Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm

11 July 2025 at 07:40

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria.

Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm.

Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple mund të quhet iPhone Ultra, dhe do të ketë dizajn në formë libri, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Fold.

Pritet që iPhone Ultra të ketë ekran të brendshëm me diagonale 7.8 inç, ekran të jashtëm prej 5.5 inç, kamerë të dyfishtë prej 48 MP, trup prej titani, si dhe një mekanizëm inovativ palosjeje nga aliazh qelqi dhe metali, që synon të eliminojë rrudhat e dukshme në ekran.

Apple thuhet se planifikon të shesë 7 milionë njësi në vitin e parë, gjë që do të përbënte më shumë se 30 për qind të tregut aktual të telefonave të palosshëm – treg në të cilin Samsung tashmë ka gjashtë gjenerata të pajisjeve Fold dhe Flip.

Çmimi i pajisjes së re ende nuk është konfirmuar, por spekulohet se do të jetë ndërmjet 2000 dhe 2500 dollarë, duke e pozicionuar si një produkt ultra-premium.

Samsung aktualisht mban pozitën udhëheqëse në fushën e telefonave të palosshëm, por Apple, i njohur për qasjen e kujdesshme dhe standardet e larta të cilësisë, duket qartë se planifikon të shfaqet si një konkurrent serioz.

Përqendrimi i tyre te një dizajn pa rrudha, materiale premium dhe performancë e lartë mund të tërheqë ata përdorues që deri tani kanë hezituar të kalojnë te telefonat e palosshëm. /Telegrafi/

The post Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm appeared first on Telegrafi.

Nvidia lë mbrapa Apple dhe Microsoft, bëhet kompania e parë që arrin vlerën e 4 trilion dollarëve

By: armand
9 July 2025 at 18:37

Prodhuesi amerikan i çipave, Nvidia, është kompania e parë në botë që arrin një vlerë tregu prej 4 trilion dollarësh. CNN shkruan se aksionet e kompanisë u rritën me deri në 2.4% duke shkuar në 164 dollarë të mërkurën e 9 korrikut, ndërsa kompania vazhdon të përfitojë nga rritja e vazhdueshme e kërkesës për teknologjinë […]

The post Nvidia lë mbrapa Apple dhe Microsoft, bëhet kompania e parë që arrin vlerën e 4 trilion dollarëve appeared first on BoldNews.al.

Apple nuk do lejojë më video-telefonatat lakuriq

By: user 6
3 July 2025 at 22:31

Të dalësh lakuriq gjatë një telefonate do të jetë më e vështirë për përdoruesit e Apple. Kompania ka miratuar disa bllokime të reja për pajisjet e saj, të cilat do t’i shohim në përditësimet e ardhshme. Sistemi operativ iOS 26 do të revolucionarizojë seksionin “mesazhe”, por edhe Wallet dhe CarPlay.

iPhone do të jenë në gjendje të njohë një trup lakuriq, duke bllokuar paraprakisht video-telefonatën në FaceTime. Kjo mënyrë synon të shmangë momentet e sikletshme në telefonata dhe në të njëjtën kohë synon të mbrojë ata që e dinë se bashkëbiseduesi në anën tjetër është pa rroba.

“Vërtet do ta shikosh lakuriq? Mund të të bëjë të ndihesh në siklet”, është ky një nga paralajmërimet që do të lexojmë në celularin tonë. Varet nga ne të vendosim nëse do ta marrim rrezikun apo jo. Apple kishte njoftuar që muajin e kaluar se me iOS 26 do të përfshinte mjete të reja për mbrojtjen e të miturve, duke përfshirë bllokimin e përmbajtjes eksplicite në video-telefonata dhe errësimin automatik të imazheve me lakuriqësi në albumet e përbashkëta.

Megjithatë, tani e dimë se funksioni i ri i FaceTime nuk do të kufizohet vetëm për llogaritë e fëmijëve. Bllokimi kundër lakuriqësisë do të jetë një mënyrë për të mbrojtur të gjithë përdoruesit, jo vetëm më të vegjlit.

Megjithatë ideja e të qenit “i kontrolluar” nga një sy i pamatur dhe teknologjik është paksa e frikshme. Edhe pse kompania e themeluar nga Steve Jobs sqaron se analiza e imazheve dhe videove zhvillohet vetëm brenda pajisjes. Shkurt, asnjë të dhënë nuk do të dalë nga telefoni ynë, me gjithë respektin e duhur për hamendësimet apokaliptike oruelliane. ©LAPSI.al

The post Apple nuk do lejojë më video-telefonatat lakuriq appeared first on Lapsi.al.

iPhone Fold po vjen – zbulohen detajet e para për telefonin e palosshëm të Apple

30 June 2025 at 17:56

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone Fold, telefonin e saj të parë me ekran të palosshëm, që pritet të debutojë në vjeshtën e vitit 2026.

Sipas burimeve nga 9to5mac dhe rrjedhjeve të reja nga Digital Chat Station, pajisja është ende në fazë testimi, por disa karakteristika tashmë janë zbuluar.

Ekrani i brendshëm do të jetë 7.58 inç, pak më i vogël se sa ishte parashikuar më parë.

Telefoni do të ketë dy kamera prej 48 MP secila, ndoshta një lente të gjerë dhe një ultra të gjerë ose telefoto.

Trupi do të jetë prej titani dhe përmasat e tij janë të krahasueshme me një iPad mini, duke e bërë më të lehtë për përdorim me një dorë kur është i palosur.

Synimi i Apple duket të jetë jo vetëm inovacioni, por edhe sfidimi i rivalëve si Samsung.

Nëse përforcimi i mekanizmit të palosjes rezulton i suksesshëm, iPhone Fold mund të revolucionarizojë tregun e smartfonëve. /Telegrafi/

The post iPhone Fold po vjen – zbulohen detajet e para për telefonin e palosshëm të Apple appeared first on Telegrafi.

Në Gjermani po kërkohet nga Apple dhe Google të ndalojnë DeepSeek, duke përmendur shqetësime për privatësinë

28 June 2025 at 07:45

Një zyrtare gjermane e mbrojtjes së të dhënave ka akuzuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale (IA) DeepSeek për transferim të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në Kinë.

Meike Kamp, komisionerja e Berlinit për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e informacionit, raportoi DeepSeek te Apple dhe Google dhe u kërkoi kompanive amerikane të heqin DeepSeek nga dyqanet e tyre të aplikacioneve, përcjel Telegrafi.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, Kamp tha se DeepSeek nuk ofroi “prova bindëse” se të dhënat e përdoruesve ishin të mbrojtura, siç kërkohet nga ligji i Bashkimit Evropian.

“Transferimi i të dhënave të përdoruesve nga DeepSeek në Kinë është i paligjshëm”, tha Kamp, duke shtuar se “autoritetet kineze kanë të drejta të gjera qasje në të dhënat personale brenda sferës së ndikimit të kompanive kineze”.

“Për më tepër, përdoruesit e DeepSeek në Kinë nuk kanë të drejtat e zbatueshme dhe mjetet juridike efektive të garantuara në Bashkimin Evropian”, tha Kamp.

Ajo shtoi se Apple dhe Google tani duhet ta shqyrtojnë raportin dhe të vendosin nëse do ta heqin aplikacionin. /Telegrafi/

The post Në Gjermani po kërkohet nga Apple dhe Google të ndalojnë DeepSeek, duke përmendur shqetësime për privatësinë appeared first on Telegrafi.

iPhone 17 do të ketë një ekran 6.3 inç?

24 June 2025 at 15:45

Një listim në Amazon Indi ka nxitur spekulime të reja mbi iPhone 17, duke sugjeruar se modeli bazë i këtij viti do të vijë me një ekran më të madh prej 6.3 inç, një rritje krahasuar me ekranin 6.1 inç të iPhone 16.

Informacioni u zbulua përmes një mbrojtëseje ekrani nga Spigen, e cila përmendte përputhshmërinë me iPhone 17 – edhe pse përmendja u hoq më pas.

Të gjitha versionet e iPhone 17 thuhet se do të mbështesin ekranet 120Hz me teknologjinë ProMotion, duke sjellë përmirësime në rrjedhshmëri dhe mbështetje për ekranin gjithmonë aktiv.

Ndërkohë, modeli iPhone 17 Air pritet të zëvendësojë versionin Plus, dhe të jetë tepër i hollë me vetëm 5.5 mm trashësi.

Seria pritet të lansohet në shtator, së bashku me modelin Pro Max që do të ruajë ekranin 6.9 inç. /Telegrafi/

The post iPhone 17 do të ketë një ekran 6.3 inç? appeared first on Telegrafi.

Macja Florence Nightingale nominohet për çmim kombëtar pas zbulimit të kancerit te pronarja

By: gaze tare
18 June 2025 at 13:31

Mitzi, një mace 14-vjeçare nga Aylsham, është finaliste në Çmimet Kombëtare të Maceve për vitin 2025, në kategorinë “Macet e Moshuara”.

Kjo mace ka befasuar me intuitën e saj, pasi paralajmëroi pronaren Georgina Chapple për shtatzëninë e saj dhe më vonë, me sjellje të pazakonta, e ndihmoi të kuptonte se kishte kancer në gji.

Georgina rrëfen se Mitzi ishte gjithmonë pranë saj, duke e përkrahur gjatë gjithë trajtimeve të vështira mjekësore, duke qëndruar afër dhe duke i dhënë ngrohtësi emocionale.

Tani Mitzi është në garë me macet e tjera dhe votimi publik për fituesin do të qëndrojë i hapur nga 16 qershori deri më 31 korrik në faqen e Cats Protection. Fituesit do të shpallen më 24 shtator në një ceremoni në Londër.

Kjo histori tregon fuqinë e veçantë që kanë kafshët shtëpiake për të ndihmuar dhe mbështetur pronarët në momentet më të vështira.

The post Macja Florence Nightingale nominohet për çmim kombëtar pas zbulimit të kancerit te pronarja appeared first on iconstyle.al.

iPhone i palosshëm mund të jetë 200 dollarë më i shtrenjtë se Fold 8 i Samsungut

18 June 2025 at 07:25

Apple po përgatitet të hyjë në tregun e telefonave të palosshëm dhe, sipas informacioneve të fundit, kjo hyrje nuk do të jetë aspak e lirë.

Konkretisht, iPhone i parë i palosshëm i Apple, i cili sipas informacionit të disponueshëm duhet të quhet iPhone 18 Fold, mund të kushtojë midis 2,100 dhe 2,300 dollarëve, transmeton Telegrafi.

Kjo do ta bënte atë të paktën 200 dollarë më të shtrenjtë se konkurrenti i tij i drejtpërdrejtë, Samsung Galaxy Z Fold 8, i cili, sipas çmimeve aktuale, duhet ta mbajë shumën rreth 1,899 dollarë.

Ky informacion vjen nga platforma kineze Weibo, nga një informator i njohur për informacionin e saktë të Apple, i cili gjithashtu konfirmon parashikimet e mëparshme nga analisti Tim Long.

Ai deklaroi muajin e kaluar se pajisja e palosshme e Apple do të jetë rreth 20 përqind më e shtrenjtë se Z Fold 6 aktual dhe, duke pasur parasysh se Samsung rrallë i ndryshon çmimet e modeleve të tij të palosshme midis brezave, diferenca në çmim pritet të mbetet e konsiderueshme për modelin Z Fold 8.

Edhe pse është një pajisje që do të përfaqësojë një kombinim të një iPhone dhe një iPad, gjë që mund të ketë kuptim për përdoruesit që duan gjithçka në një, çmimi i lartë dhe rreziqet e natyrshme në gjeneratën e parë të pajisjes mund të përfaqësojnë një pengesë për pranim më të gjerë.

Nga ana tjetër, nëse Apple e justifikon çmimin me cilësinë e ndërtimit, përdorimin afatgjatë dhe përvojën e përdoruesit, dhe nëse tregu njeh avantazhin e një pajisjeje që mund të zëvendësojë dy, iPhone 18 Fold mund të gjejë audiencën e tij.

Në të gjitha këto, Samsung do të përfitojë përsëri sepse është kompania koreano-jugore që furnizon Apple me panele OLED të palosshme, një komponent kyç në prodhimin e kësaj pajisjeje.

Hyrja e Apple në tregun e telefonave të palosshëm mund të përshpejtojë më tej zhvillimin e këtij segmenti, por edhe të intensifikojë konkurrencën midis dy fuqive teknologjike. /Telegrafi/

 

 

The post iPhone i palosshëm mund të jetë 200 dollarë më i shtrenjtë se Fold 8 i Samsungut appeared first on Telegrafi.

Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit, ja çfarë mund tju ndodhë

13 June 2025 at 15:07

Apple ka përditësuar udhëzimet e sigurisë për përdoruesit e iPhone, duke këshilluar që pajisjet e karikuara të vendosen vetëm në sipërfaqe të forta dhe të ajrosura mirë. Arsyeja? Bateritë litium-jon gjatë karikimit ngrohen natyrisht, dhe nëse nxehtësia bllokohet, ajo mund të shkaktojë dëmtime serioze si djegie të pajisjes, zjarr apo dëme në tekstile si çarçafët.

Autoritetet e zjarrfikësve dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorit kanë dokumentuar raste të kabllove të shkrira dhe çarçafëve të djegur nga karikimi pranë shtratit. Apple kujton se telefoni është një pajisje teknologjike precize, jo një lodër e butë, ndaj duhet kujdes gjatë karikimit dhe vendosjes së tij në ambientet e gjumit.

Mbani gjithmonë telefonin tuaj në një vend të sigurt dhe të ajrosur gjatë karikimit!

The post Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit, ja çfarë mund tju ndodhë appeared first on Sot News | Lajme.

Apple prezanton iOS 26 me dizajnin revolucionar ‘Liquid Glass’ – fillimi i një epoke të re teknologjike

9 June 2025 at 23:38

Apple ka hapur zyrtarisht Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC 2025), duke prezantuar një sërë risish që sinjalizojnë ndryshime të thella në mënyrën si përdoruesit ndërveprojnë me teknologjinë e kompanisë.

Ndër më të spikaturat ishin prezantimi i dizajnit të ri “Liquid Glass” dhe debutimi i platformës së avancuar të inteligjencës artificiale “Apple Intelligence”.

“Liquid Glass”: Një dizajn futurist për të gjitha platformat

Për herë të parë që nga viti 2013, Apple ka ridizajnuar rrënjësisht sistemet e saja operative.

Dizajni i ri, i quajtur “Liquid Glass”, karakterizohet nga elementë vizualë të tejdukshëm, efekte të rrumbullakosura dhe animacione fluide, që krijojnë një përvojë më të butë dhe intuitive.

Ky stil do të përfshijë të gjitha platformat kryesore të Apple, përfshirë iOS 26, iPadOS 26, macOS 26, watchOS 26 dhe sistemin për Vision Pro.

Apple Intelligence: Inteligjenca artificiale në zemër të përvojës

Një nga njoftimet më të mëdha ishte “Apple Intelligence” – një sistem i integruar i inteligjencës artificiale (AI) që premton të ndryshojë mënyrën si përdoruesit krijojnë, komunikojnë dhe bashkëveprojnë me pajisjet e tyre.

Teknologjia përfshin përkthime në kohë reale në aplikacionet Mesazhe, FaceTime dhe Telefon, si dhe mjete inteligjente për redaktimin e tekstit dhe organizimin e përmbajtjes.

Apple deklaroi se kjo platformë AI është projektuar me theks të madh tek privatësia, duke funksionuar kryesisht në pajisje (on-device), me mundësinë e përdorimit të serverëve të Apple për detyra më komplekse, por gjithmonë në mënyrë të sigurt.

Pajisjet dhe sistemet operative me veçori të reja

iPhone 16 do të mbështesë një gamë të gjerë funksionesh të reja të mbështetura nga AI, përfshirë kërkimin vizual dhe përkthimin në kohë reale.

Ndërkohë, Apple Watch merr një përditësim të rëndësishëm me watchOS 26, duke përfshirë një ndërfaqe të re vizuale, një gjest të ri kontrolli me lëvizjen e dorës (“wrist flick”), dhe asistentin e ri të stërvitjes “Workout Buddy”.

Në anën tjetër, macOS 26, i quajtur “Tahoe”, dhe iPadOS 26 sjellin përmirësime të dukshme në produktivitet, shumë dritare dhe personalizim, duke e bërë punën në këto platforma më të lehtë dhe më të fuqishme se kurrë më parë.

Apple zbulon aplikacionin “Games”

Në një lëvizje që synon t’i japë një shtysë të re botës së lojërave në ekosistemin Apple, kompania prezantoi aplikacionin e ri “Games”.

Ky aplikacion bashkon në një vend të gjitha përvojat e lojërave, përfshirë rezultatet, ftesat dhe përditësimet në kohë reale nga miqtë.

WWDC 2025 shënon një pikë kthese për Apple, duke e zhvendosur fokusin nga përditësimet harduerike tek inteligjenca artificiale dhe ndërfaqet intuitive.

Me “Liquid Glass” dhe “Apple Intelligence”, kompania duket se ka hedhur themelet për një të ardhme më të zgjuar, më të bukur dhe më personale. /Telegrafi/

The post Apple prezanton iOS 26 me dizajnin revolucionar ‘Liquid Glass’ – fillimi i një epoke të re teknologjike appeared first on Telegrafi.

Snapchat më në fund ka një aplikacion për watchOS

8 June 2025 at 07:50

Aplikacioni Snapchat, i krijuar për sistemin operativ watchOS, e ka sjellë për herë të parë këtë platformë në linjën e orëve inteligjente të Apple. Kjo risi është pritur gjatë, duke marrë parasysh se Apple Watch është prezantuar më shumë se dhjetë vjet më parë.

Aplikacioni u mundëson përdoruesve të shikojnë mesazhet e reja dhe të përgjigjen përmes tastierës, me shkrim me gisht, diktim zanor ose duke dërguar emotikone. Deri tani, përdoruesit e Apple Watch kanë pasur mundësi të shikojnë njoftimet nga Snapchat nëpërmjet iPhone-it, por nuk ka pasur mënyrë për t’u përgjigjur nga vetë ora.

Nga kompania Snapchat bëjnë të ditur se aplikacioni do të jetë i dobishëm, për shembull, për të njoftuar një mik për kohën e mbërritjes në një restorant, apo për të dërguar një përgjigje të shpejtë gjatë një vrapimi. Një përfaqësues i kompanisë deklaroi se aplikacioni synon përdoruesit që duan të vazhdojnë bisedat edhe kur janë në lëvizje.

Gjithashtu, u njoftua se shikimi i një mesazhi në Apple Watch nuk e shënon atë si “të lexuar” në aplikacionin në telefon apo në ueb, pasi në orë shfaqen vetëm 100 karakteret e para të mesazhit. Për momentin, aplikacioni nuk lejon shikimin e fotografive apo videove, por Snapchat ka plane për ta përmirësuar përvojën në vitet në vijim.

Edhe pse erdhi një dekadë pas Apple Watch-it, aplikacioni i Snapchat për watchOS ka parë sukses më të madh se shumë prej rivalëve të vet. Facebook dhe WhatsApp nuk kanë aplikacione për pajisje të veshshme, ndërsa Facebook Messenger dikur kishte një të tillë, por ajo u hoq.

Ky aplikacion i ri i Snapchat vjen pak përpara konferencës WWDC të këtij viti, ku sipas thashethemeve, Apple pritet të bëjë njoftime të mëdha, përfshirë një ridizajnim të plotë të sistemeve operative dhe prezantimin e funksioneve të reja të inteligjencës artificiale Apple Intelligence, të cilat priten të ngjallin interes të madh. /Telegrafi/

The post Snapchat më në fund ka një aplikacion për watchOS appeared first on Telegrafi.

iPhone po arrin më në fund Samsung në garën me megapikselë

28 May 2025 at 07:20

Pas viteve të mbetur pas prodhuesve të Android në numrin e megapikselëve, Apple ka filluar të testojë kamerën 200MP për modelet e ardhshme të iPhone. Kjo lajm vjen nga burimi i njohur i informacionit Digital Chat Station, i cili ka publikuar në rrjetin social kinez Weibo se kompania kaliforniane po hyn përfundimisht në garën për rezolucion të lartë.

Samsung ka qenë ndër të parët që vendosi kamerën 200MP në telefonat e tij më të shtrenjtë, duke vendosur standarde të reja në industrinë e teknologjisë. Që atëherë, gjithnjë e më shumë marka përdorin këto sensorë me numër të madh megapikselësh për kamerat kryesore dhe ato të zmadhimit.

Tani duket se edhe Apple i bashkohet kësaj grupi. Sipas informacionit nga burime të besueshme, Apple po teston një sensor 200MP për kamerën kryesore. Kjo do të ishte një përmirësim serioz krahasuar me kamerat aktuale 48MP në modelet iPhone Pro. Kjo risia mund të shfaqet në disa nga modelet e ardhshme të iPhone, megjithëse nuk dihet saktësisht kur.

Një përparësi edhe më e rëndësishme është zmadhimi hibrid më cilësor. Samsung me sensorin e tij Isocell HP3 ka mundësuar zmadhim deri në 4x pa humbje të cilësisë. Apple teorikisht mund të anashkalojë kamerën 2x ose 3x në modelet më të lira të iPhone dhe përsëri të ofrojë mundësi të mira për zmadhim afatshkurtër. Alternativisht, kompania mund të përdorë kamerën 200MP në modelet Pro për të mbushur boshllëkun deri te zmadhimi 5x.

Megjithatë, kamerat me shumë megapiksel kanë edhe sfida. Këto sensorë kanë pikselë shumë të vegjël krahasuar me kamerat 108MP ose 50MP, dhe në teori marrin më pak dritë. Samsung ka zgjidhur këtë problem me teknologjinë që bashkon të dhënat e nëntë pikseleve në një, duke dhënë rezultate të mira.

Problemi më i madh i telefonave me kamera 200MP është ngadalësia në kapjen e imazhit. Këto kamera nuk kapin mirë objektet në lëvizje. Shpresojmë që Apple të zgjidhë këtë çështje nëse vendos të përdorë kamerën kryesore 200MP.

Ky lajm vjen në kohën kur kompani si vivo, HONOR dhe Xiaomi po vendosin sensorë 200MP në kamerat e tyre teleskopike. Kjo u mundëson atyre zmadhim më të mirë krahasuar me kamerat e zakonshme 12MP ose 50MP, pikërisht falë numrit të madh të megapikselëve. /Telegrafi/

The post iPhone po arrin më në fund Samsung në garën me megapikselë appeared first on Telegrafi.

OpenAI blenë kompaninë e njeriut që e bëri të famshëm dizajnin e iPhone

25 May 2025 at 09:30

Me sa duket, OpenAI ka vendosur të eksperimentojë dhe të hyjë në fushën e harduerëve.

OpenAI po blen startup-in “io”, të themeluar nga Jony Ive, për 6.5 miliardë dollarë, shkruan The New York Times.

Kompania e konfirmoi lajmin në një postim në faqen e saj të internetit, me një foto shoqëruese të dy biznesmenëve.

Pretendohet se fotografia është reale dhe jo e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e marrëveshjes, Ive dhe studioja e tij e dizajnit LoveForm do të vazhdojnë të operojnë në mënyrë të pavarur nga OpenAI.

Megjithatë, Scott Cannon, Evans Hankey dhe Tang Tan, të cilët bashkëthemeluan “io” me Ivo-n, po bëhen punonjës të OpenAI, së bashku me rreth 50 inxhinierë, dizajnerë dhe studiues të tjerë.

Në bashkëpunim me ekipet ekzistuese të OpenAI, ata do të punojnë në harduer që u lejon njerëzve të bashkëveprojnë me teknologjitë OpenAI.

OpenAI nuk zbuloi nëse blerja do të paguhet me para në dorë apo me aksione.

Sipas Wall Street Journal, ky është një transaksion i plotë aksionesh, duke pasur parasysh që OpenAI ende nuk po nxjerr fitim nga operacionet e saj.

Kur Altman u pyet se si do ta financonte këtë blerje, ai i tha The Times se media ishte më e shqetësuar për financimin dhe të ardhurat e OpenAI sesa për vetë kompaninë.

“Do të jemi mirë. Faleminderit për shqetësimin tuaj”, theksoi Altman.

Marrëveshja është ende në pritje të miratimit nga autoritetet rregullatore.

Në një intervistë me The Times, CEO i OpenAI, Sam Altman, dhe Jony Ive, i njohur më së miri për dizajnin e tij të iPhone, thanë se qëllimi i partneritetit është të krijojnë produkte të jashtëzakonshme që e ngrenë lart njerëzimin.

“Ekipi i io, i përqendruar në zhvillimin e produkteve që frymëzojnë, fuqizojnë dhe mundësojnë, tani do të bashkohet me OpenAI për të punuar më ngushtë me ekipet e kërkimit, inxhinierisë dhe prodhimit në San Francisko”, tha OpenAI në faqen e saj të internetit në lidhje me blerjen.

“Ndërsa io integrohet me OpenAI, Johnny dhe LoveForm do të marrin role të rëndësishme në dizajn dhe krijimtari brenda OpenAI dhe io”, thotë Altman.

Sipas raportimeve, OpenAI tashmë kishte 23% të aksioneve në io bazuar në një marrëveshje që dy kompanitë arritën në fund të vitit 2024. Tani OpenAI po paguan rreth pesë miliardë dollarë për të marrë kontrollin e plotë të startup-it.

Nëse kjo do të thotë që pajisjet fizike OpenAI së shpejti do të na presin dhe në çfarë forme do të jenë të disponueshme, mbetet e paqartë për momentin.

Përshkrimi i videos në YouTube të treguar më poshtë thotë: “Po ndërtojmë një familje produktesh të inteligjencës artificiale për të gjithë”. /Telegrafi/

 

The post OpenAI blenë kompaninë e njeriut që e bëri të famshëm dizajnin e iPhone appeared first on Telegrafi.

Syzet e para inteligjente të Apple mund të debutojnë vitin e ardhshëm

25 May 2025 at 07:50

Apple po planifikon të debutojë syzet e para inteligjente vitin e ardhshëm, sipas një raporti nga Bloomberg.

Syzet e ardhshme thuhet se do të vijnë me kamera, mikrofona dhe altoparlantë, “duke i lejuar ata të analizojnë botën e jashtme dhe të marrin kërkesat përmes asistentit zanor Siri”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Syzet do të jenë gjithashtu të afta të marrin telefonata, të kontrollojnë muzikën, të kryejnë përkthime të drejtpërdrejta dhe të ofrojnë udhëzime.

Sipas Bloomberg, syzet do të jenë të ngjashme me ato të Ray-Ban.

Ndryshe, kompania mund të ketë hequr dorë nga planet për të krijuar një orë inteligjente me kamera dhe veçori të AI. /Telegrafi/

The post Syzet e para inteligjente të Apple mund të debutojnë vitin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Çfarë baterie do të ketë iPhone 17 Air?

24 May 2025 at 07:50

Janë shfaqur informacione të reja që zbulojnë disa detaje rreth baterisë së telefonit iPhone 17 Air.

Informacionet, të cilat vijnë nga zinxhiri i furnizimit të Apple, konfirmojnë se iPhone 17 Air që po vjen do të ketë një trashësi prej 5.5 milimetra, si dhe kapacitetin e baterisë që do të furnizojë telefonin.

Sipas thashethemeve, Air do të ketë një bateri me kapacitet vetëm 2,800 mAh, që është shumë më pak se 3,900 mAh e Samsung Galaxy S25 Edge me madhësi dhe trashësi të ngjashme.

Megjithatë, përmendet se Apple mund të përdorë teknologjinë e dendësisë së përmirësuar të baterisë, e cila mund të rrisë kapacitetin e baterisë për 15 deri në 20 për qind. Për më tepër, informacionet e rrjedhura sugjerojnë se pesha e telefonit do të jetë 145 gramë.

Disa teori konspirative sugjerojnë se Apple “kursen” në kapacitetin e baterisë për të shitur më shumë karikues dhe mbështjellëse karikimi.

Raporte të tjera përmendin se kompania nga Cupertino po punon në një funksion kursimi të baterisë bazuar në inteligjencën artificiale, i cili mund të kompensojë kapacitetin dhe të sigurojë fuqinë e duhur të baterisë. /Telegrafi/

The post Çfarë baterie do të ketë iPhone 17 Air? appeared first on Telegrafi.

UASHINGTON – Trump kërcënon “Apple” me tarifa prej 25% për iPhone-t e prodhuar jashtë SHBA-së

UASHINGTON, 23 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar “Apple” se do të vendosë një tarifë importi prej 25% për iPhone-t e prodhuar jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“E kam informuar prej kohësh drejtorin ekzekutiv, Tim Cook të “Apple” se iPhone-ët që do të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhet të prodhohen në SHBA, dhe jo në Indi, apo diku tjetër”, shkroi sot Trump në platformën “Truth Social”.

“Nëse nuk është kështu, një tarifë prej të paktën 25% do të duhet t’i paguhet SHBA-së nga “Apple”, shtoi ai.

Trump ka kërkuar prej kohësh që “Apple” të prodhojë iPhone-t, në SHBA.

Ekspertët argumentojnë se kjo do të kërkonte investime të mëdha dhe do t’i bënte telefonat inteligjentë shumë më të shtrenjtë.

Nën udhëheqjen e Cook, “Apple” ka ndërtuar zinxhirë furnizimi në Azi gjatë dekadave të fundit me fabrika të mëdha, kryesisht në Kinë.

Në vitet e fundit, kompania ka rritur gjithashtu prodhimin në Indi dhe Vietnam, pjesërisht në përgjigje të bllokimeve të furnizimit pas izolimit të shkaktuar nga koronavirusi në Kinë. //a.i/

The post UASHINGTON – Trump kërcënon “Apple” me tarifa prej 25% për iPhone-t e prodhuar jashtë SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Për të gjithë përdoruesit e iPhone: Fikni menjëherë këtë funksion!

20 May 2025 at 21:30

Hakerat mund të marrin kontrollin e iPhone-it, Mac-ut tuaj, madje edhe makinës përmes Apple AirPlay, duke përdorur një grup të rrezikshëm dobësish të quajtura AirBorne.

Ekipi i kompanisë Oligo Security ka zbuluar 23 dobësi në AirPlay, që lejon përdoruesit të transmetojnë audio, video dhe foto nga pajisjet Apple në pajisje të tjera inteligjente.

Pas zbulimit të këtyre dobësive, studiuesit teknologjikë identifikuan 17 mënyra të ndryshme që hakerat mund t’i shfrytëzojnë për sulme në distancë ndaj miliarda pajisjeve që përdorin këtë teknologji transmetimi pa tel.

Çdo mënyrë e mashtrimit kërkon përditësime të posaçme softuerike për të mbrojtur pajisjet nga kërcënime si marrja në distancë, vjedhja e të dhënave ose përhapja e malware-t përmes rrjeteve.

Dobësia AirBorne lejon sulme “zero-click”, ku hakerat mund të dëmtojnë pajisjet pa ndonjë veprim nga ana e përdoruesit, si problemi në macOS që fshehurazi zëvendëson aplikacionin Apple Music me kod keqdashës.

Apple më 31 mars përditësoi pajisjet me ‘patch-e’ sigurie, përfshirë iOS 18.4, macOS Sequoia 15.4 dhe tvOS 18.4.

Megjithatë, dhjetëra miliona pajisje AirPlay të prodhuara nga palë të treta mund të mbeten të pambrojtura nëse nuk marrin përditësime në kohë nga prodhuesit.

Për të qëndruar të sigurt, çaktivizoni marrësit AirPlay në cilësimet e pajisjes dhe kufizoni qasjen në “Current User”. Instalimi i softuerit të sigurisë në pajisjet Apple ul edhe më shumë rreziqet nga transmetimi i vazhdueshëm në sfond të AirPlay-t.

Me 1.8 miliard iPhone dhe 500 milion pajisje të tjera kompatibile me AirPlay aktive në të gjithë botën, kërcënimi nga AirBorne është i madh, përforcuar nga aftësia e tij për të lidhur sulmet zinxhir përmes rrjeteve.

Për të çaktivizuar AirPlay në iPhone tuaj, hapni “Settings” (Cilësimet), shkoni te seksioni “General” dhe pastaj “AirPlay & Continuity”.

Në krye të menusë do të shihni kartelën “Automatically AirPlay”. Shtypeni dhe zgjidhni opsionin “Never” për të fikur këtë funksion. /Telegrafi/

The post Për të gjithë përdoruesit e iPhone: Fikni menjëherë këtë funksion! appeared first on Telegrafi.

Apple do të lansojë veçori të reja aksesueshmërie për përdoruesit me vështirësi në shikim, dëgjim dhe aftësi të tjera të kufizuara

18 May 2025 at 10:59

Apple ka njoftuar një sërë funksionesh të reja që do të jenë pjesë e përditësimit të ardhshëm të iOS, duke synuar mbështetjen e përdoruesve me vështirësi në shikim, dëgjim dhe aftësi të tjera të kufizuara.

Të shpallura në prag të Ditës Globale të Ndërgjegjësimit për Aksesueshmëri më 15 maj, këto risi përfshijnë përmirësime në përdorimin e brajlit dhe jo vetëm, përcjell Telegrafi.

Kompania prezantoi gjithashtu “etiketat e aksesueshmërisë” për aplikacionet në App Store, duke u kërkuar zhvilluesve të tregojnë funksionet që i bëjnë aplikacionet më të aksesueshme për të gjithë.

Apple theksoi se të gjitha këto veçori janë të integruara në pajisje pa ndonjë kosto shtesë.

“Ne po demokratizojmë aksesueshmërinë”, tha Sarah Herrlinger, drejtoreshë e lartë për politikat globale të aksesueshmërisë në Apple, “duke siguruar që këto mjete të jenë të disponueshme për të gjithë që në momentin që hapin pajisjen”.

Ekspertët thonë se këto përditësime — veçanërisht mbështetja e përmirësuar për brajlin — mund të jenë thelbësore për studentët dhe përdoruesit me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/

The post Apple do të lansojë veçori të reja aksesueshmërie për përdoruesit me vështirësi në shikim, dëgjim dhe aftësi të tjera të kufizuara appeared first on Telegrafi.

Apple drejt prezantimit të një iPhone të përsosur

17 May 2025 at 18:24

Historia e Apple është e gjatë me shumë ulje-ngritje.

Por ajo ka prodhuar një prej telefonave më të njohur në botë sot.

Steve Jobs prezantoi telefonin e parë iPhone 18 vjet më parë.

Në dy vjet nga tani – për 20 vjetorin e iPhone – Apple po përpiqet maksimalisht t’u japë klientëve të saj besnikë një telefon me të vërtetë që ia vlen edhe më shumë.

Ky telefon, ose iPhone 20 ose një emër i ri tërësisht, ka potencialin të jetë iPhone më i përsosur i krijuar ndonjëherë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Mark Gurman i Bloomberg raportoi së fundmi se kompania po punonte për një model të ri të guximshëm iPhone për vitin 2027.

Vizioni origjinal i Steve Jobs më në fund mund të bëhet realitet dy vjet nga tani me një iPhone pa port që eliminon gjithashtu kornizat e ekranit.

iPhone 20 – nëse do të quhet ashtu – do të sjellë një epokë të re për telefonat inteligjentë.

Ai do të karikohet vetëm me valë, do të mbështesë vetëm pajisje audio Bluetooth dhe do të shfaqë një ekran të përsosur.

Madje ka zëra se Apple ka miratuar bateri më të mira për këtë telefon.

Megjithatë, gjithçka mund të ndryshoj në dy vjet dhe ndoshta Apple do të ketë plane të tjera. /Telegrafi/

The post Apple drejt prezantimit të një iPhone të përsosur appeared first on Telegrafi.

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë

13 May 2025 at 21:14

Përditësimi i iOS 19 i Apple mund të përfshijë një veçori të fuqizuar me AI të krijuar për të kursyer baterinë, sipas një raporti nga Bloomberg.

Mjeti i menaxhimit të baterisë thuhet se do të optimizojë konsumin e energjisë së iPhone tuaj bazuar në mënyrën se si e përdorni pajisjen, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se funksioni i ri do të përdorë “të dhënat e baterisë për të kuptuar tendencat dhe për të bërë parashikime se kur duhet të ulë fuqinë e përdorimit të aplikacioneve ose veçorive të caktuara”.

iOS 19 gjithashtu thuhet se do të përfshijë një tregues në ekran që tregon se sa kohë do të duhet për të ngarkuar plotësisht telefonin tuaj.

Siç raportohet, Apple është kryesisht duke lansuar mjetin me Al për menaxhimin e baterisë për iPhone 17 të ardhshëm, i cili përflitet të jetë telefoni më i hollë i kompanisë deri më tani.

Dizajni i tij i hollë do të thotë se do të ketë një bateri më të vogël, duke e bërë ruajtjen e baterisë më të rëndësishme.

Mjeti i baterisë me AI do të jetë i disponueshëm për të gjithë iPhone me iOS 19 – jo vetëm për iPhone 17. /Telegrafi/

The post Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë appeared first on Telegrafi.

❌
❌