Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

PARIS – AFP: Gazetarët tanë në Gaza po vdesin urie

PARIS, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Një grup gazetarësh në agjencinë e lajmeve Agence France-Presse po ngre alarmin për kushtet me të cilat përballen kolegët që punojnë në Gaza duke thënë se pa ndërhyrje të menjëhershme, gazetarët e fundit në Gaza do të vdesin, sipas AP.

Në një territor të shkatërruar nga lufta, ku Izraeli në përgjithësi u ndalon gazetarëve të jashtëm hyrjen, organizatat ndërkombëtare të lajmeve si AFP, ”The Associated Press” dhe Reuters mbështeten në ekipet lokale për të përhapur lajmet.

Ata janë penguar nga shqetësimet për sigurinë tek uria në Gaza, ku rreth 59 000 njerëz kanë vdekur në konfliktin 21-mujor, sipas autoriteteve lokale.

Shoqata e Gazetarëve në AFP, një shoqatë profesionistësh në agjencinë e lajmeve, detajoi se me çfarë po përballen kolegët e tyre në Gaza.

Ajo tha se ”ndan shqetësime për situatën e tmerrshme” dhe se ”po punon për të evakuuar punonjësit e saj të pavarur dhe familjet e tyre”.

“Për muaj të tërë, ne kemi parë që kushtet e tyre të jetesës përkeqësohen në mënyrë dramatike. Situata e tyre tani është e padurueshme, pavarësisht guximit të tyre shembullor, përkushtimit profesional dhe qëndrueshmërisë”, tha AFP në një deklaratë.

Një nga fotografët e AFP-së, i identifikuar si Bashar, dërgoi një mesazh në mediet sociale gjatë fundjavës dhe tha se ”nuk kam më forcë të punoj për median, pasi trupi im është i dobët dhe nuk mund të punoj më”.

”Bashar ka punuar për AFP-në që nga viti 2010. Që nga shkurti, ai ka jetuar në rrënojat e shtëpisë së tij në Qytetin e Gazës me nënën e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, dhe tha se një nga vëllezërit e tij kishte vdekur nga uria”, sipas grupit të gazetarëve.

Gazetarët marrin një pagë mujore nga AFP, por çmimet e larta nuk i lënë të blejnë shumë ushqim.

Që nga themelimi i AFP-së në vitin 1944, Shoqata e Gazetarëve tha se “kemi humbur gazetarë në konflikte, disa janë plagosur, të tjerë janë marrë robër, por askush prej nesh nuk mund të kujtojë kurrë të ketë parë kolegë të vdesin nga uria”.

“Ne refuzojmë t’i shohim ata të vdesin”, tha shoqata./  /os/

The post PARIS – AFP: Gazetarët tanë në Gaza po vdesin urie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 22 July 2025Main stream

Gazetaret në Shqipëri të pambrojtura përballë abuzimeve online

22 July 2025 at 11:44

Në tetor të vitit të kaluar, Safejournalists.net, një platformë e krijuar nga shoqatat e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, publikoi një raport që paralajmëronte për kërcënimet digjitale në rritje ndaj gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Shqipëri, veçanërisht ndaj grave. Brenda pak ditësh, autorja e raportit, studiuesja e medias Blerjana Bino, u vu […]

The post Gazetaret në Shqipëri të pambrojtura përballë abuzimeve online appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

By: xhir jeta
14 July 2025 at 13:25

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën.

Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në Shqipëri, por që nga ajo kohë, interesimi i saj për Kosovën vetëm është thelluar.

Mes shumë vlerave që, sipas saj, i karakterizojnë shqiptarët nga Kosova, ajo veçon një: adhurimin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

VIDEO/ Batutat e Ramës me gazetaren nga Kosova: Ngrihu bre…

By: user 6
1 July 2025 at 20:31

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së samitit dhe panelit të parë të diskutimeve, Rama ka bërë një dalje për mediat atje, ku ka pasur një “përplasje” me një gazetare nga Kosova.

Gazetarja ishte ulur në gjunjë për të mos penguar kamerat teksa i bënte pyetje Ramës, ndërsa ai i thotë të ngrihet. Ajo iu përgjigj se e bëri për shkak të hapësirës dhe nu’k po i ulej askujt në gjunjë.

REPLIKAT:

Rama: Ngrihu bre…

Gazetarja: Për shkak të hapësirës, ​​nuk ka telash.

Rama: Ka shumë telash se gjithë këta çuna që kanë mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim.

Gazetarja: Ama fuqia është te zëri zoti Rama, jo të gjithë gjatësisë.

Rama: Jo. Jo nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë, megjithatë cila ishte pyetja?

The post VIDEO/ Batutat e Ramës me gazetaren nga Kosova: Ngrihu bre… appeared first on Lapsi.al.

SHBA – Trump kërkon pushimin nga puna të gazetarëve që raportuan për sulmet ajrore në Iran

UASHINGTON, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po bën thirrje për shkarkimin e gazetarëve të CNN dhe ”The New York Times” për raportimin mbi ndikimin e sulmeve amerikane në Iran.

”Gazetarët e lajmeve të rreme në CNN dhe The New York Times duhet të pushohen nga puna, menjëherë!!! Njerëz të këqij me qëllime të këqija”, shkroi Trump me shkronja kapitale në platformën e tij Truth Social.

Është shumë e pazakontë që qeveria e një vendi demokratik të bëjë thirrje hapur për shkarkimin e gazetarëve.

CNN, NYT dhe ”Washington Post” raportuan më parë këtë javë se sulmi i fundjavës dështoi të shkatërronte objektet bërthamore nëntokësore të Iranit, duke cituar zyrtarë të njohur me raportin e inteligjencës ushtarake nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) e Pentagonit.

Menjëherë pas kësaj, Trump i quajti raportet e medias “lajme të rreme” dhe pretendoi se programi bërthamor i Iranit ishte bllokuar “për dekada të tëra”.

”The Times” raportoi se Trump kishte kërcënuar të padiste dhe kishte kërkuar një kërkim falje.

Gazeta citoi avokatin e tij, David McCraw, i cili iu përgjigj në një letër se “nuk është e nevojshme tërheqje”.

“Nuk do të ketë kërkim falje. Ne e kemi thënë të vërtetën me gjithë aftësitë tona. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shtoi McCraw.

Trump ka kritikuar rregullisht mediat kryesore, duke i quajtur ato “media të lajmeve të rreme” dhe ka marrë masa të ashpra ndaj atyre që kritikojnë politikat qeveritare./   /os/

The post SHBA – Trump kërkon pushimin nga puna të gazetarëve që raportuan për sulmet ajrore në Iran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Të pushohen menjëherë”/ Trump sulmon ashpër gazetarët e CNN dhe New York Times

26 June 2025 at 17:44

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, ka kritikuar ashpër gazetarët e CNN dhe New York Times, duke i cilësuar si “gazetarë të lajmeve të rreme” dhe duke kërkuar që ata të pushohen “menjëherë” nga puna.

Trump i ka quajtur këta gazetarë “njerëz të këqij me qëllime të liga”, dhe ka vazhduar sulmet e tij ndaj tyre për raportimet që vënë në dyshim efektivitetin e sulmeve amerikane në centralet bërthamore të Iranit.

Kritikat e Trump-it erdhën pas një vlerësimi paraprak të inteligjencës që ngrinte pikëpyetje mbi rezultatet e bastisjeve, çka ka sjellë kundërshtime të forta nga administrata e tij.

Në një konferencë për shtyp sot, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, theksoi se sulmet ishin “historikisht të suksesshme”, duke cituar raportime nga agjenci të ndryshme që evidentojnë dëmet e shkaktuara nga aksionet amerikane.

The post “Të pushohen menjëherë”/ Trump sulmon ashpër gazetarët e CNN dhe New York Times appeared first on Sot News | Lajme.

Meta: Më dënuan 10 ditë pse dhashë intervistë. Në qeli nuk ka as ujë, ju rrëfej jetën time këtu

By: Oldi
11 June 2025 at 19:36

Presidenti i partisë së Lirisë ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me dënimin e tij me 10 ditë pa aktivistet sportiv pas një interviste live me gazetaren Beti Njuma në Ora News. Përmes një interviste me gazetarin Andi Kurti, Meta bën me dije se e kanë dënuar pasi kaloi me 20 minuta orarin zyrtar […]

The post Meta: Më dënuan 10 ditë pse dhashë intervistë. Në qeli nuk ka as ujë, ju rrëfej jetën time këtu appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE ngre shqetësimin për trajtimin e gazetarëve

By: user 8
27 May 2025 at 17:35

Prezenca e OSBE-së në Tiranë me anë të një reagimi për shtypin, ka shprehur shqetësimin e saj, sa i përket incidenteve me gazetarët këto zgjedhje që lamë pas.

OSBE i referohet disa rasteve që kanë ndodhur me gazetarët gjatë raportimeve të tyre, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rastet sipas OSBE-së kanë të bëjnë me frikësimin dhe pengimin e gazetarëve. Edhe një herë tjetër, OSBE thekson rëndësinë jetike të lirisë së medias.

Reagimi i OSBE: 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave. Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE ngre shqetësimin për trajtimin e gazetarëve appeared first on Lapsi.al.

Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve të 11 Majit, OSBE reagon me shqetësim: Duhet një mjedis i sigurtë

By: redi
27 May 2025 at 16:47

Prezenca e OSBE-së në vend ka komentuar ngjarjet e shënuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. OSBE shpreh shqetësimin për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. “Ritheksojmë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë”, thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu angazhimi i OSBE-së për të mbështetur…

Source

Organizatat e medias ngrenë shqetësime për shkurtimet në ABC News TV

23 May 2025 at 18:22

Organizatat e medias reaguan të premten mbi shkurtimet nga puna të kameramanëve dhe ndryshimin e kontratave të korrespondentëve të televizionit ‘ABC News;. Duke referuar ankesat nga gazetarët, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e cilësoi ‘shqetësuese’ situatën dhe vuri në dukje se ndryshimet në kontratë pa paralajmërim cenojnë sigurinë e punës së gazetarëve dhe operatorëve. “Asociacioni […]

The post Organizatat e medias ngrenë shqetësime për shkurtimet në ABC News TV appeared first on Reporter.al.

Jemi zemërthyer/ Politikanë e gazetarë reagojnë për vdekjen e papritur të Artan Lames: Iku kur po notonte në pasionin e tij…

By: V K
22 May 2025 at 12:34

Këtë të enjte, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare Artan Lame.

Artan Lame, ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, pas një ndërhyrje të vështirë në zemër.

Kolegë, miq e të afërm, kanë shprehur ngushëllimet për familjen Lame.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.

Reagimi i ministrit Taulant Balla:

Lamtumirë miku dhe shoku im i mirë Artan Lame.

Mimi Kodheli:

Lamtumirë Tan Lame. Jam pa fjalë dhe zemërthyer

Niko Peleshi:

Një humbje e madhe largimi nga jeta i Artan Lames. Një mik i mirë, një njeri me vlera dhe një kolonjar që e mbajti gjithmonë lart peshën e krenarisë dhe përulësisë së vendlindjes së tij.

Me ikjen e tij, Shqipëria humbi një intelektual, një shërbëtor të përkushtuar të shtetit dhe një historian të palodhur që e deshi të shkuarën jo thjesht për ta rrëfyer, por për ta kuptuar dhe për ta ndriçuar të ardhmen.

Artani ishte një mendje e kthjellët dhe një zë i veçantë i së vërtetës. Një misionar i historisë dhe besnik i trashëgimisë sonë kulturore. Humbja e tij prek të gjithë ata që besojnë në idealet e dijes, të shtetit dhe të dashurisë për vendin.

Mungesa e tij do të ndihet në çdo tryezë ku diskutohet me mendje e me zemër për të ardhmen e këtij vendi.

Une humba një mik të dashur!

Reagimi i gazetarit Blendi Fevziu:

Artan Lame, nje qytetar par exellence, nje historian i apasionuar, nje zyrtar model, nje njeri plot energji dhe deshire per jeten iku sot nga kjo bote ne moshen 58 vjecare. Iku kaq i ri, tamam atehere kur ishte duke notuar ne pasionin e tij kryesor, ngritjen e nje muzeu per medaljet dhe flamujt, pjese e koleksionit te tij te rralle e mahnites.

Kam kaq shume per te thene per te, por ne kete moment te pare shokues, mund te them vetem kaq. U prehsh ne paqe Artan. Familja humbi njeriu e dashur, ne mikun, por Shqiperia humbi nje nga dashnoret e fundit te historise dhe shkelqimit te saj.

Reagimi i deputetit Vullnet Sinaj:

Gjatë detyrës si drejtor i ALUIZNI-t dhe më tej i Kadastrës, Artan Lame trajtoi problemin delikat ose më mirë të them, një nga plagët e vjetra të shoqërisë shqiptare, çështjen e pronës.

Me qetësinë dhe dashamirësinë e tij u investua për të zgjidhur mjaft probleme të trashëguara, pa pretenduar se mund t’u jepte rrugë të gjithave.

Unë mbaj mend nga ai, dëshirën për t’ia dalë, vullnetin për reforma dhe fjalën e mirë në çdo komunikim.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve për humbjen e parakohshme të të dashurit të tyre.

The post Jemi zemërthyer/ Politikanë e gazetarë reagojnë për vdekjen e papritur të Artan Lames: Iku kur po notonte në pasionin e tij… appeared first on Albeu.com.

Rama: Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike përcollën çdo moment nga samiti i EPC-së

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike ndërkombëtare ndoqën nga afër çdo zhvillim të samitit të Komunitetit Politik Europian (EPC) që u mbajt në Tiranë më 16 maj.

Sipas Kryeministri Edi Rama, i cili përcolli në rrjetet sociale pamje të punës së gazetarëve përgjatë këtij samiti, prania kaq e gjerë mediatike dëshmon jo vetëm për rëndësinë e ngjarjes, por edhe për pozicionin e ri që Shqipëria po fiton në arenën europiane.

Rama tha se gazetarët që erdhën në Tiranë nga vende të ndryshme të Europës, e ndoqën nga afër organizimin, zhvillimet dhe mesazhet e këtij samiti të rëndësishëm dhe u larguan me mbresa shumë pozitive për vendin tonë.

“Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike përcollën çdo moment nga samiti i EPC-së në Tiranë, e u larguan me mbresat më të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Tirana u bë mikpritësja e samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Komuniteti Politik Evropian, ideja për të cilin u parashtrua fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian në Strasburg më 9 maj 2022, synon të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët, të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian. /j.p/

The post Rama: Mbi 800 gazetarë dhe ekipe mediatike përcollën çdo moment nga samiti i EPC-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Përplasja’ e politikanëve të PD me gazetarët/ Berisha ‘u tërheq veshin’ të tijëve: Duhet të kenë kujdes ndaj medias…

19 May 2025 at 11:04

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lidhur me përplasjet verbale mes disa përfaqësuesve të kësaj force politike dhe gazetarëve. I pyetur nga mediat pas paraqitjes në SPAK, ai theksoi se çdo politikan duhet të tregojë kujdes të shtuar në marrëdhënien me median, duke e konsideruar respektin ndaj gazetarëve si një parim të rëndësishëm në jetën publike.

Sipas Berishës, ndonëse në momente tensioni, si protestat, mund të ketë episode të papëlqyeshme, marrëdhëniet mes PD dhe mediave kanë qenë përgjithësisht më të qeta në krahasim me forcat e tjera politike.

Sali Berisha: Jam që gazetarët të respektohen. Ju keni bërë çfarë do lloj pyetje dhe keni marrë përgjigje për çfarë do që keni dashur. Çdo politikan, kushdo qoftë, duhet të ketë një kujdes të veçantë në marrëdhënien me gazetarin, sikundër besoj se në protesta, kur ka një kauzë, gazetari nuk duhet të përpiqet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi, që nuk është vendi për t’i zbatuar aty, sepse mund të krijojë gjaknxehtësi dhe gjëra jo të pëlqyeshme. Kjo është e gjitha. Marrëdhëniet me PD ju i keni pasur në tërësi më normale, krahasuar me çdo forcë tjetër politike.

The post ‘Përplasja’ e politikanëve të PD me gazetarët/ Berisha ‘u tërheq veshin’ të tijëve: Duhet të kenë kujdes ndaj medias… appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

By: user 8
18 May 2025 at 17:00

Policia ka referuar në SPAK materialet për deputetin e PD Edi Paloka pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

“Referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njofton policia.

Ndryshe nga njoftimi i policise, gazetarja u tërhoq nga denoncimi për dy deputetët, në veçanti duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë përplasje me Klevis Balliun.

Gjatë protestës, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.

“Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

The post Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun appeared first on Lapsi.al.

Protesta – Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive ndaj gazetarëve të deputetëve të PD

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore protestoi sot pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në të njëjtën ditë kur edhe po zhvillohet samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Gjatë protestës së Partisë Demokratike u shënuan dhe incidente verbale ndërmjet gazetarëve dhe zyrtarëve të opozitës.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u përplas me gazetarët, pasi këta të fundit e pyetën nëse do ta japë dorëheqjen Sali Berisha pas humbjes në zgjedhje, ashtu siç ia dikton statuti i partisë.

“Për të gjithë ju që merrni instruksione te Fuga, kam një përgjigje: Statuti është zbatuar dhe do të zbatohet nga Partia Demokratike me përpikërinë më të madhe në momentin që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, çdokush brenda nesh do të mbajë përgjegjësi”, tha Noka.

Në lidhje me këto incidente ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili i bëri “thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës”.

Edhe Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënoi sjelljen e deputetëve të Partisë Demokratike.

“Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike nga Edi Paloka, Klevis Balliu ndaj gazetares Sara Demushi së Euronews dhe kameramanit, por edhe gazetarëve të tjerë, në protestën e sotme në Tiranë.

“Gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Tentativa për ti larguar është e papranueshme dhe cenon rëndë lirinë e medias. Është e rrezikshme për standardet e një vendi që një parti politike të shantazhojë dhe kërcënojë gazetarët. Një parti politike nuk mund të largojë mediet nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet të ndalojë ato të ushtrojnë misionin e tyre”, thuhet në reagimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Evropianë.

Në një deklaratë për mediet edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënoi gjuhën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës ndaj gazetarëve.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron të papranueshme gjuhën e disa prej drejtuesve të partisë kryesore të opozitës ndaj gazetarëve në protestën kundër procesit zgjedhor të 11 majit, të zhvilluar në Bulevardin Zog i I në Tiranë. Reporterët dhe operatorët e mediave u janë drejtuar krerëve të protestës opozitare me pyetje dhe si përgjigje, prej tyre dhe mbështetësve të pranishëm, kanë marrë reagime dhe etiketime të palejueshme”, shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë “gazetarët e pranishëm në aktivitete politike apo protesta nuk kanë asnjë angazhim politik, por vetëm misionin e raportimit dhe të pasqyrimit të asaj që ndodh. Çdo etiketim apo polemikë me reporterët, në protestat e subjekteve politike, janë të papranueshme dhe përbëjnë shkelje të etikës dhe cenim të lirisë së shprehjes, raportimit dhe kërcënim të tyre, në krye të detyrës”.

“Tendenca për të politizuar pyetjet apo këmbënguljen e gazetarëve për shkak të pyetjeve të tyre, është e gabuar dhe na kthen në fillimet e pluralizmit politik shqiptar dhe në mendësitë e kulturës së munguar të diversitetit demokratik”, thekson më tej Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

“UGSH dënon këto episode, agresionin verbal dhe stigmatizimet që deputetë dhe drejtues të vecantë të opozitës dëshmuan në këtë aktivitet politik të tyre. Kërkojmë prej opozitës dhe përfaqësuesve të saj, të pranishëm në këtë ndodhi, të reflektojnë në respekt të medias, rolit të gazetarisë dhe pavarësisë së gazetarëve në përgjithësi”, nënvizon UGSH.
Sipas UGSH “betejat e opozitës janë të lidhura dhe duhet të mbesin vetëm brenda politikës, me palët dhe kundërshtarët politikë të saj. Gazetarët janë përfaqësues të një pushteti tjetër në demokraci. Nuk është e drejtë që për arsye të kundërshtarëve apo armiqve politikë, sikundër është karakterizuar klasa jonë politike, të shtojë në listën e armiqve gazetarët dhe rolin e mediave. Kjo është e papranueshme!”.

“UGSH shpreh solidaritetin e fuqishëm me kolegët dhe operatorët që u përballën me këtë situatë në protestën e thirrur prej opozitës. Apelojmë që forumet dhe drejtuesit e lartë të opozitës të distancohen urgjentisht nga ky rast dhe sjellje të kësi shembujve, në marrëdhënien me gazetarët në detyrë!”, nënvizoi UGSH.

/r.e/a.f/

The post Protesta – Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive ndaj gazetarëve të deputetëve të PD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i “shkul” badge nga qafa

By: Oldi
16 May 2025 at 20:52

Ndërkohë që po zhvillohej protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën. I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin […]

The post VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i “shkul” badge nga qafa appeared first on BoldNews.al.

AEJ dënon gjuhën e deputetëve të PD ndaj gazetares

By: Ela
16 May 2025 at 20:16

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë ka dënuar sjelljen e demokratëve drejtuar gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi gjatë protestës së mbajtur këtë të premte nga opozita. Gazetarja dhe operatori i Euronews Albania u penguan nga demokratët Edi Paloka, Kleivs Balliu dhe Aldo Bumçi në punën e tyre, ku Euronews ishte për të pasqyruar zhvillimet e […]

The post AEJ dënon gjuhën e deputetëve të PD ndaj gazetares appeared first on BoldNews.al.

Demokratët në protestë sulmojnë gazetaren e Euronews, AEJ: E papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë

By: redi
16 May 2025 at 19:48

Në protestën e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike refuzuan të flasin për kamerën e ”Euronews Albania”, ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën. I pari ishte Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte…

Source

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

14 May 2025 at 10:28

Në Shqipëri po diplomohen gjithnjë e më pak të rinj në fushat që dikur dominonin universitetet: arsimi, gazetaria, artet dhe shkencat sociale, të cilat të gjitha janë në rënie të lirë. Nga viti 2019 deri në 2024, këto degë kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Ndërkohë, shkenca të aplikuara si mjekësia dhe inxhinieria po […]

The post Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve appeared first on BoldNews.al.

Gaztorë dhe gazetarë

3 May 2025 at 13:30

Nga Lutfi Dervishi Në ditën ndërkombëtare të Lirisë së shtypit duhet kujtuar se sot të gjithë jemi gazetarë. Kush ka një celular me kamera dhe një sens protagonizmi, në mos gazetar është gaztor. Sot është dita të kujtojmë që jemi në një epokë të re. Ashtu si epoka e gurit mbaroi, jo se mbaruan gurët, […]

The post Gaztorë dhe gazetarë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌