Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga Dhërmiu me dashuri

By: Ardit
15 August 2025 at 20:00

Nga Klodian Tomorri Ndërsa Shqipëria shkrumbohet nga Vermoshi në Konispol, në vilën qeveritare të Dhërmiut hyjnë e dalin kestëxhinjtë. Sot e pati radhën Sebastian Kurz, ish kryeministri i Austrisë. Pasi i thuri lavde të mëdha Edi Ramës pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit përmes një editoriali që u botua vetëm tek facebooku i tij […]

The post Nga Dhërmiu me dashuri appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3 vëllezërit

14 August 2025 at 21:34

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Për mbi 1 vit e gjysmë, Hashim Thaçi është nën regjim vizitash në paraburgim.

Kufizimi i takimeve me familjen e ngushtë, apo lejimi i vetëm 5 takime në muaj me miq e të afërm tjerë, nuk po i mjafton Prokurorisë. Madje as përgjimi 24/7 me përkthyes shqiptar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që ish presidentit t’i ndalohen krejtësisht vizitat me tre vëllezërit, Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi.

Siç mëson Klan Kosova, këta janë përfshirë në një listë me 14 emra që po synohen t’i zhduken përkohësisht nga jeta e Thaçit, deri në përfundim të gjykimeve, edhe për krime lufte edhe për pengim të drejtësisë.

“Edhe pse janë vendosur masa të caktuara për ta minimizuar rrezikun e pengimit, ZPS ka mësuar përmes burimeve publike se disa vizitorë që përbëjnë shqetësim, vazhdojnë ta vizitojnë Thaçin në Qendrën e Paraburgimit. Për të qenë të sigurt, rreziku që Thaçi të përcjellë mesazhe të palejuara dhe udhëzime gjatë vizitave jo të privilegjuara nuk mund të eliminohet kurrë krejtësisht, as në Qendrën e Paraburgimit. Kjo është vërtetuar përmes shfaqjes së Hashim Thaçit në një thirrje me video te një i akuzuar tjetër, në shkurt 2025” – thuhet në kërkesën e ZPS që e ka parë Klan Kosova.

Fakti që prokurorisë i ka rënë në mend tek tash për videolidhjen ku Thaçi shihet me Haxhi Shalën, dhe nuk ka kërkuar më herët masa, sipas mbrojtjes, është krejt e paarsyeshme.

Avokatja Sophie Menegon, nuk ka gjetur në kërkesën e prokurorisë asnjë fakt të ri apo shkelje të klientit të saj ndryshe nga masat e vendosura në nëntor 2023. E veçon faktin se vetëm 5 nga 14 emrat e listës, përfshirë vëllezërit, e kanë vizituar Thaçin pas vendosjes së këtyre masave.

Njëri nga dy tjerët, në Sheveningen diskuton gjëra të përgjithshme.

“[E redaktuar] është mik i familjes. Ai e ka vizituar Z. Thaçi pas nëntorit 2023. Meqë Z. Thaçi lejohet t’i ketë vetëm 5 vizita jo të privilegjuara në muaj, takimet me miq të ngushtë si [E redaktuar] ia mundësojnë atij mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.”

Emri i pestë ndërkaq që ka zhvilluar vizita në Qendrën e Paraburgimit që kur është në fuqi regjimi, është anëtar i ekipit mbrojtës.

“[E redaktaur] është konsulent në ekipin mbrojtës të Z. Thaçi në rastin për krime lufte. Në këtë cilësi, ai është i autorizuar që të shkëmbejë informacione konfidenciale me Z. Thaçi. Që nga nëntori 2023, ai e ka vizituar Z. Thaçi si pjesë e vizitave të privilegjuara të Mbrojtjes dhe nuk ka zhvilluar asnjë vizitë jo të priviliegjuar. Pra nuk ka asnjë bazë që të vendosen kufizime tjera në vizitat e tij.”, transmeton Klankosova.tv

Gjyqtarja e procedurës paraprake, po e konfirmon këtë individ, për të cilin ka kërkuar të dhëna shtesë nga Mbrojtja, para se të merr vendim për kërkesën e ZPS me 14 emra.

Në listë janë edhe Artan Behrami e Vllaznim Kryeziu që përmenden në aktakuzën e dytë të Hashim Thaçit për tentim-pengimi të drejtësisë./Klankosova.tv/

The post Prokuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3 vëllezërit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Byzylyku që shpëton jetë: Arma e re kundër substancave që përdoren për abuzim seksual në takime

By: gaze tare
13 August 2025 at 18:22

Një në tre gra të rritura në të gjithë BE-në kanë përjetuar sulm seksual ose fizik, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore. Kjo përfshin atë që njihet si sulm seksual i lehtësuar nga droga (DFSA).

Përballë këtyre statistikave alarmante, një ekip kimistësh nga Portugalia dhe Spanja, i udhëhequr nga Carlos Lodeiro Espiño i Universidade NOVA de Lisboa, ka paraqitur një prototip të një byzylyku letre të pajisur me një sensor kimik.

Në shikim të parë, duket si një byzylyk i zakonshëm festivali. Në realitet, është një laborator mikroskopik më vete, i cili mund të zbulojë praninë e drogës së përdhunimit në takim, Gamma-hidroksibutirat, e njohur ndryshe si GHB, si dhe substancave të tjera dehëse, brenda pak sekondash.

Shpikja, e cila mund të shfaqet në festivalet dhe klubet evropiane që këtë vit, ka potencialin të ulë ndjeshëm numrin e sulmeve seksuale.

Si funksionon rripi i dorës?

Byzylyku i lehtë dhe biodegradues fsheh dy sensorë kolorimetrikë miniaturë, njëri prej të cilëve reagon ndaj pranisë së GHB-së. Thjesht lagni një pjesë të shiritit me një pikë lëngu. Nëse bëhet jeshile, kjo tregon praninë e një substance të padëshiruar.

I gjithë reaksioni kimik zgjat disa sekonda dhe rezultati është i dukshëm me sy të lirë.

“Është një produkt i projektuar si një mburojë personale. Mund të funksionojë deri në pesë ditë, duke testuar vazhdimisht pije të ndryshme”, shpjegon profesori Carlos Lodeiro Espiño, i cili udhëhoqi kërkimin për byzylykun.

Pse është GHB kaq i rrezikshëm?

GHB është pa ngjyrë, pa erë dhe metabolizohet shpejt në trup. Vetëm pak orë pas gëlltitjes, mund të jetë praktikisht i pazbulueshëm në testet standarde. Viktimat shpesh humbasin vetëdijen ose kujtesën e ngjarjeve, duke e bërë të vështirë hetimin e mëvonshëm.

Në Evropë, deri në një të tretën e sulmeve seksuale që përfshijnë agjentë kimikë ndodhin pikërisht pas administrimit të GHB-së ose derivateve të tij.

Nga laboratori në klub

Projekti është një bashkëpunim midis studiuesve nga Portugalia dhe Universitetit të Valencias në Spanjë. Hulumtimi mbi sensorët zgjati disa muaj, duke u bazuar në 20 vjet përvojë në metodat e zbulimit optik. Grupet e para të byzylykëve kanë mbërritur tashmë në koncerte, festivale dhe klube të njohura në Spanjë dhe Portugali.

Gjatë verës, kur trafiku turistik është në kulmin e tij dhe festat vazhdojnë deri në agim, rreziku i konsumimit të tepërt të pijeve rritet ndjeshëm.

Nëse projekti fiton mbështetje të mjaftueshme, krijuesit e tij planifikojnë të zgjerojnë shpërndarjen në më shumë vende evropiane.

“Ky shirit krahu nuk do ta zgjidhë problemin e dhunës seksuale, por mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e saj”, theksojnë studiuesit.

Çmimi dhe disponueshmëria

Kostoja e një byzylyku pritet të jetë midis 3 dhe 5 eurove. Për më tepër, versionet e paketuara që përmbajnë byzylykë të shumtë do ta ulin koston e mbrojtjes ditore në më pak se 1 euro.

Megjithatë, krijuesit shpresojnë që fondet do të sigurohen nga organizatorët e eventeve, autoritetet lokale dhe institucionet publike – si pjesë e programeve të “festivalit të sigurt”.

Teste të tjera janë në dispozicion

Rripat e dorës janë vetëm një mundësi, pasi ka edhe zgjidhje të tjera teknologjike dhe kimike që funksionojnë. Për shembull, shiritat e testimit të disponueshëm që mund të zhyten në një pije janë në shitje dhe tregojnë praninë e disa barnave. Gjithashtu të njohura janë edhe ngjitëset diskrete që ndryshojnë ngjyrë kur bien në kontakt me një pije.

Një ekip studiuesish në Korenë e Jugut ka zhvilluar një tatuazh të përkohshëm, dizajni i të cilit do të ndryshojë menjëherë ngjyrën nga e verdha në të kuqe kur bie në kontakt me një “pilulë përdhunimi”.

Diku tjetër, studentët në departamentin e inxhinierisë së materialeve në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut kanë zhvilluar një manikyr thonjsh që ndryshon ngjyrë kur bie në kontakt me substanca që e bëjnë një person të prekshëm ndaj sulmeve seksuale.

The post Byzylyku që shpëton jetë: Arma e re kundër substancave që përdoren për abuzim seksual në takime appeared first on iconstyle.al.

Ambasada e SHBA takime me deputetët e rinj të Kuvendit: Presim të punojmë me përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik

6 August 2025 at 18:51

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se përfaqësues të saj janë takuar së fundmi me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, në prag të fillimit të legjislaturës së re.

Sipas ambasadës, këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.

“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit”, bën të ditur Ambasada.

“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thekson Ambasada e SHBA.

/gj.m/r.e/

The post Ambasada e SHBA takime me deputetët e rinj të Kuvendit: Presim të punojmë me përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anija “Bel Espoir” në Durrës, të rinjtë ndanë mesazhe shprese, dialogu e solidariteti

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Për herë të parë në vendin tonë mbërriti dy ditë më parë anija “Bel Espoir”, si pjesë e nismës frymëzuese MED25, “Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor”, mbështetur nga Selia e Shenjtë dhe Dioqeza e Marsejës.

Gjatë kësaj ndalese në Portin e Durrësit, 25 të rinj nga brigje të ndryshme të Mesdheut, përfshirë zona të prekura nga konflikte, ndanë me publikun shqiptar mesazhe shprese, dialogu e solidariteti.

Në bordin e kësaj “shkolle lundruese”, ata ndërtojnë ura miqësie përmes debateve, reflektimeve shpirtërore dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit, solli një mesazh për drejtësi dhe humanizëm në rajonin tonë, ndërsa Atë Alexis Leproux, drejtues i Takimeve të Mesdheut 2025, vlerësoi Shqipërinë si një qendër historike e bashkëjetesës ndërfetare dhe një shembull frymëzues për paqen mes popujve.

Nga 4 deri më 6 gusht, Durrësi dhe Tirana u bënë skena e aktiviteteve reflektuese dhe bashkëbisedimeve me të rinjtë për tema jetike si migracioni, bashkëjetesa dhe sfidat e përbashkëta mesdhetare.

Falë mikpritjes së Portit të Durrësit, Shqipëria u bë pjesë e këtij udhëtimi unik që synon të bashkojë mbi 200 të rinj nga e gjithë hapësira mesdhetare, në një rrugëtim 8-mujor drejt Triestes, ku do të mbahet Festivali i Rinisë Mesdhetare.

/k.s//a.f/

The post Anija “Bel Espoir” në Durrës, të rinjtë ndanë mesazhe shprese, dialogu e solidariteti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Gjenevë, takime me presidenten e Bundestagut dhe kreun e Knessetit të Izraelit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, merr pjesë në konferencën e gjashtë të kryetarëve të parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila po mbahet në datat 29-31 korrik në Gjenevë dhe i kushtohet bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Spiropali u takua sot pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner.

Kryetarja Spiropali diskutoi me presidenten Klöckner mbi forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, bashkëpunimin e suksesshëm mes Kuvendit dhe Budestagut dhe mbështetjen e Gjermanisë për objektivin strategjik të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Shqipëria dhe Gjermania po zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera, një parteritet të fuqishëm e dinamik, shkëmbime të vazhdueshme të nivelit të lartë dhe bashkëpunim të sukseshëm në mjaft sektorë si drejtësia, siguria, punët e bredshme, energjia, arsimi, turizmi, etj. Mbështetja e Gjermanisë, si një ndër aleatët më të rëndësishëm politik, është thelbësore për avancimin e reformave, integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin, stabilitetin e paqen në rajon. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit dhe Budestagut për thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore do të vijojë në mbështetjen e Kuvendit për realizimin e objektivit kombëtar për përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin brenda 2030. Ne vlerësojmë vizionin dhe kontributin e veçantë të Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit dhe nismave të tjera”, u shpreh Spiropali.

Presidentja e Bundestagut, Klöckner, vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe nënvizoi se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të vijojë dhe Bundestagu do të bashkëpunojë e ndihmojë Kuvendin në lidershipin e procesit të integrimit europian.

Pasditen e sotme Spiropali u takua edhe me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin diskutuan mbi partneritetin politik, bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat i kanë rrënjët në miqësinë e thellë historike dhe aktin unik të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë ditëve të errëta të Holokaustit.

“Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fuqishëm kundër antisemitizmit, pjesë e kontributit për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, kundër padrejtësive dhe diskriminimit të çdo lloji”, u shpreh Spiropali.

Kuvendi dhe Knesset do të intensifikojnë ndërveprimin për të mbështetur marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. /j.p/

The post Spiropali në Gjenevë, takime me presidenten e Bundestagut dhe kreun e Knessetit të Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi!

By: Oldi
19 July 2025 at 15:10

“Eskortat VIP në burgje”, kjo ka qenë tema më e diskutuar në javën e fundit pas takimeve speciale të bosëve të krimeve në qeli dhe paraburgim. Ishte një “vizitë’’ e pazakontë në burgun e Drenovës që ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si funksionojnë takimet speciale në burgjet shqiptare. Emri i të dënuarit përjetë, Laert […]

The post Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi! appeared first on BoldNews.al.

Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Çdo qytetar ka të drejtën për akses të barabartë në drejtësi, pavarësisht gjendjes ekonomike, sepse drejtësia është një e drejtë, jo një privilegj.

Prezenca e OSBE në Shqipëri, në vijim të nismës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pushtetit vendor, këtë javë, zhvilloi takime informuese dhe bashkëpunuese në bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.

Këto takime shërbyen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, jo vetëm me përfaqësues vendorë, por edhe me organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbështesin qytetarët për të pasur akses më të mirë në sistemin e drejtësisë.

“Përmes bashkëbisedimeve me qytetarët në terren dhe me përfshirjen në media lokale, përhapëm më gjerësisht informacionin mbi të drejtën për ndihmë juridike falas për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Prezenca e OSBE në një postim në rrjetet sociale.

Sipas prezencës së OSBE, kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë që askush të mos mbetet pa zë për shkak të pamundësisë ekonomike.

/gj.m/j.p/

The post Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtari i lartë amerikan sot Kosovë

PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/ Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mësuar KosovaPress nga burime në ekzekutiv.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të enjten, konfirmoi takimin, mirëpo shtoi që për shkak të një udhëtimi të tij, LDK-në do ta përfaqësojë në takim nënkryetarja, Hykmete Bajrami.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. /Kosovapress/

The post Zyrtari i lartë amerikan sot Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron viziton Britaninë e Madhe javën e ardhshme

By: user 5
4 July 2025 at 19:38

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe nga e marta deri të enjten, me një agjendë të ngarkuar politike që përfshin një fjalim në parlamentin britanik dhe njoftime të rëndësishme për çështje të mbrojtjes dhe emigracionit.

Vizita vjen në një moment kur Britania, nën drejtimin e kryeministrit të ri Keir Starmer, synon të rindezë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian pas Brexit-it. Macron u ftua nga Mbreti Charles III dhe do të jetë lideri i parë i një shteti anëtar të BE-së që viziton zyrtarisht Britaninë që prej daljes së saj nga unioni në vitin 2020, një sinjal i fortë i afrimit mes dy vendeve, sipas Parisit.

Përveç pritjes zyrtare dhe darkës së shtetit në Kalanë e Windsor-it, ngjarjet kryesore të vizitës përfshijnë fjalimin e Macron në Parlament dhe një samit franko-britanik që do të fokusohet te çështjet e sigurisë dhe emigracionit.

Dy vendet pritet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, në kuadër të marrëveshjeve të Lancaster House të vitit 2010, të cilat do të përshtaten me realitetin e ri strategjik të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Fokus i veçantë do t’i jepet bashkëpunimit në fushën bërthamore, operacionale dhe teknologjike – përfshirë ndërtimin e përbashkët të raketave.

Të enjten, Macron dhe Starmer do të bashkëdrejtojnë një takim virtual nga baza ushtarake Northwood për të koordinuar ndihmën e vendeve vullnetare ndaj Ukrainës.

Sa i përket çështjes së emigracionit, një pikë e nxehtë mes Francës dhe Britanisë, Parisi kërkon të ketë të drejtën të ndërhyjë deri në 300 metra nga bregdeti për të ndalur mjetet e mbushura me emigrantë. Vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar mbi 36.800 mbërritje në brigjet britanike, një rritje me 25% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa 78 emigrantë kanë humbur jetën, një numër rekord.

The post Macron viziton Britaninë e Madhe javën e ardhshme appeared first on Lapsi.al.

Eliminimi i pajisjeve me mërkur, spitali rajonal i Dibrës dhe i Vlorës përzgjidhen si spitale pilot

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Zyra e OBSH-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore të OSHKSH-së, organizoi dy takime teknike ndër-institucionale në kuadër të projektit për eliminimin e pajisjeve mjekësore që përmbajnë mërkur, në përputhje me Konventën e Minamatës dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.

Sipas njoftimit të zyrës së OBSH-së në vendin tonë, takimet u zhvilluan në Spitalin Rajonal të Dibrës, si dhe në ambientet e Drejtorisë Rajonale të OSHKSH-së në Vlorë. Spitali rajonal i Dibrës dhe spitali rajonal i Vlorës janë përzgjedhur si spitale pilot për këtë fazë fillestare, e cila synon të mundësojë identifikimin, eliminimin dhe zëvendësimin e pajisjeve që përmbajnë mërkur me pajisje moderne, të certifikuara dhe të sigurta për pacientët dhe stafin.

Të dy takimet u organizuan me pjesëmarrjen e ekspertëve të OBSH-së, përfaqësuesve të OSHKSH-së në nivel qendror dhe lokal, profesionistëve të spitaleve rajonale dhe njësive vendore të kujdesit shëndetësor.

Në të dy aktivitetet mori pjesë edhe drejtoresha e OSHKSH Jeta Deda cila prezantoi objektivat e ndërhyrjes dhe udhëhoqi diskutimet teknike.

“Ekspertët e OBSH-së prezantuan formularin standard të inventarizimit dhe udhëzuan pjesëmarrësit mbi mënyrat e sigurta të largimit dhe menaxhimit të pajisjeve ekzistuese, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe respektimin e protokolleve teknike gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim.

Drejtues të OSHKSH-së në Dibër dhe Vlorë ritheksuan angazhimin për zbatimin e suksesshëm të projektit, ndërsa Drejtoria Qendrore e OSHKSH-së do të vijojë mbikëqyrjen dhe koordinimin e procesit në të dy spitalet pilot.

Këto takime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë në sistemin shëndetësor shqiptar dhe mbrojtjes së mjedisit, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe standardet që OBSH promovon.

Nga takimet e zyrës së OBSH-së në Shqipëri, me Drejtorinë Qendrore të OSHKSH-së
1 nga 5

/e.i/

 

The post Eliminimi i pajisjeve me mërkur, spitali rajonal i Dibrës dhe i Vlorës përzgjidhen si spitale pilot appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parandalimi i murtajës, takime ndërgjegjësuese me fermerët në Postribë dhe Rrethina

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zhvilluan sot takime me fermerë të zonës së Postribës dhe Rrethina.

Sipas njoftimit të bashkisë Shkodër, këto takime informuese me fermerët në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, zhvillohen në kuadër të planit të hartuar nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre takimeve është ndërgjegjësimi për rreziqet e murtajës së bagëtive të imta, si dhe marrja e masave parandaluese në kohë, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe specialistët e fushës.

Gjatë takimeve, u diskutua për rëndësinë e masave higjieno-sanitare, mënyrat e mbrojtjes së tufave, si dhe u dhanë këshilla praktike nga veterinerë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Shkodër.

Bashkia Shkodër dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuara për të qenë në terren pranë fermerëve, duke i mbështetur ata në përballimin e kësaj sfide dhe në garantimin e një blegtorie të sigurt dhe të qëndrueshme.

Përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe ministrisë së Bujqësisë, takime me fermerë të zonës së ...
1 nga 4

/e.i//a.f//r.e/

The post Parandalimi i murtajës, takime ndërgjegjësuese me fermerët në Postribë dhe Rrethina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Identifikimi elektronik dhe shërbimet e besuara, projektligji konsultohet me sektorin financiar

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Në kuadër të procesit të hartimit të projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një sërë takimesh konsultuese me përfaqësues nga sektori financiar, fintech dhe mikrofinanciar, me ofrues të shërbimeve të besuara, si dhe me institucione publike që ofrojnë shërbime digjitale dhe që parashikohet të jenë palë të përfshira në zbatimin e këtij ligji.

Në njoftimin e AKSK, thuhet se projektligji i ri synon të modernizojë kuadrin ekzistues ligjor për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, duke e përafruar plotësisht me rregulloren eIDAS të Bashkimit Evropian.

“Ai parashikon krijimin e një kuadri të plotë rregullator për identifikimin elektronik, futjen e portofolit të identitetit digjital si një mjet i ri, i sigurt dhe i ndërveprueshëm për qytetarët dhe institucionet, si dhe zgjerimin e shërbimeve të besuara, përfshirë nënshkrimin elektronik, vulosjen, arkivimin dhe verifikimin e të dhënave digjitale”, thuhet në njoftim.

Sipas AKSK-së, portofoli i identitetit digjital, i konceptuar si një risi në këtë projektligj, do t’u mundësojë qytetarëve të ruajnë dhe ndajnë të dhënat e tyre personale në mënyrë të sigurt, të nënshkruajnë dhe vulosin dokumente në formë elektronike, të aksesojnë shërbime publike dhe private si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe të menaxhojnë ndërveprimet e tyre digjitale me transparencë dhe kontroll të plotë.

Këto konsultime synuan të mbledhin mendime, komente dhe sugjerime konkrete nga palët e interesuara për të ndihmuar në përmirësimin e draftit përfundimtar dhe garantimin e zbatueshmërisë së tij në praktikë. Kontributet e marra gjatë këtij procesi do të shërbejnë si një vlerë e shtuar për ndërtimin e një kuadri ligjor të besueshëm, funksional dhe të përputhshëm me zhvillimet teknologjike dhe standardet evropiane.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike gjatë takimeve konsultuese me përfaqësues nga sekt...
1 nga 13

/e.i/

The post Identifikimi elektronik dhe shërbimet e besuara, projektligji konsultohet me sektorin financiar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

20 June 2025 at 18:03

Ilir Metës i janë ndaluar takimet gjatë kësaj jave me fëmijët dhe motrën e tij në burg, për shkak se e kishte ezauruar takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Denoncimi është bërë nga ky i fundit, përmes një deklarate nga selia e partisë, ku e konsideroi aktin e ndalimit të […]

The post Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën appeared first on BoldNews.al.

Stefan Çapaliku përmbyll ciklin e takimeve kulturore ‘Pena e Dritës’, prezanton veprat ‘Camera obscura’ & ‘Saga e Sarajevës’

By: Kult Plus
20 June 2025 at 11:20

Në vazhdën e takimeve kulturore mujore “PENA E DRITËS”, për muajin qershor, Biblioteka “Ernest Koliqi” ka pasur shkrimtarin e mirënjohur Stefan Çapalikun, një zë i veçantë në letërsinë bashkëkoherë shqipe, i cili përmes një paraqitje të thellë e mbrëslënëse prezantoi dy veprat e tija: “Camera obscura” poezi, dhe “Saga e Sarajevës” romani më i ri i tij.

Ky takim kulturor me shkrimtarin Çapaliku, shënon fundin e këtij cikli takimesh me figura të njohura të letërsisë, që pritet të vazhdojë përsëri në muajin shtator.

“Përvoja e tij shkrimore, krijimtaria e tij e veçantë, janë pasuri për kulturën tonë shqiptare. Takimi me shkrimtarin Çapaliku ishte i fundit para pushimeve verore. Ne do të rikthehemi me takimet tona në muajin shtator. Duke shprehur mirënjohje dhe falënderim bashkëpunëtorëve dhe gjithë audiencës, Ju urojmë të keni pushime të mira. Mirëupafshim në shtator!”, thuhet në komunikatë./ KultPlus.com

Proda merr pjesë në konferencën e INTERPOL, zhvillon takime me homologët e tij

By: Ardit
4 June 2025 at 13:56

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar. Konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të […]

The post Proda merr pjesë në konferencën e INTERPOL, zhvillon takime me homologët e tij appeared first on BoldNews.al.

Hyseni në SHBA: Partneritet strategjik në fushën e inteligjencës e sigurisë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington DC (15-17 maj), ku u takua me drejtues dhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe partneritetit strategjik.

Në takimin me Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA, u diskutuan çështje të bashkëpunimit dhe sfidat në fushën e inteligjencës e sigurisë, me interes për sigurinë kombëtare të dy vendeve tona.

Gjatë takimit, u shkëmbyen vlerësime mbi zhvillimet me impakt në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, angazhimin konstruktiv e konkret për sigurinë kolektive, duke konsideruar SHISH si partner të besueshëm dhe Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon.

Në takimin me John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta.

Po ashtu, u shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës.

“Vizita në SHBA dëshmon përkushtimin e agjencive respektive për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot në faqen zyrtare të SHISH.

1 nga 2

/m.m/a.f/

The post Hyseni në SHBA: Partneritet strategjik në fushën e inteligjencës e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

31 May 2025 at 17:39

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më 5 qershor, bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Kornelius.

Kornelius tha më 31 maj se është planifikuar që dy udhëheqësit të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë, pasuar nga një drekë e përbashkët e më pas një konferencë për media.

Bisedimet në Uashington pritet të përqendrohen në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përgjigjes së NATO-s ndaj kërcënimeve të jashtme në rritje. Udhëheqësit po ashtu pritet të bisedojnë për mosmarrëveshjet tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Ky do të jetë takimi i parë mes dy udhëheqësve që kur Merzi mori detyrën e kancelarit më 6 maj. Para se Merz të merrte këtë post, ishte takuar me Trumpin shumë vite më parë në Nju Jork.

Merz do të niset drejt Uashingtonit të mërkurën, pas një darke që do të ketë me kryeministrat e 16 landeve gjermane në Berlin, tha Kornelius.

Presidenti Trump do ta akomodojë kancelarin gjerman në shtëpinë e tij për mysafir, Shtëpinë Blair, që gjendet afër Shtëpisë së Bardhë. Kornelius tha se akomodimi i Merzit në këtë vend është një nder i posaçëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian u mbaj në Tiranë në 16 maj nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot fotoalbumin e këtij samiti, duke e etiketuar atë si “fotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën”.

Pas ceremonisë së mikpritjes në sheshin “Skënderbej” nga Kryeministri Edi Rama dhe eventit hapës së këtij forumi të rëndësishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit, liderët pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian bënë edhe foton familjare, sipas protokollit zyrtar të këtij forumi.

Fotoja familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian u bë para Shtëpisë së Europës nën monumentin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Liderët europianë u zhvendosën më pas brenda ambienteve të Shtëpisë së Europës, ku zhvilluan punimet edhe katër panelet kryesore të këtij samiti. Fillimisht ata firmosën logon e këtij samiti të vendosur në hyrje të sallës ku u mbajtë ky forum.

Ceremonia e mirëseardhjes në samit u shoqërua nga performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Samiti vijoi punimet me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve. Kryefjalë e punimeve ishte situata në Ukrainë, riarmatimi i Evropës, por edhe zgjerimi i BE. Gjatë samitit u mirëprit ideja e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ngritjen e një grupi drejtues të komunitetit politikë evropian, i cili do të jetë nën vëzhgimin e Presidentit të Këshillit të Evropës.

/a.f/

The post Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Takime intensive jashtë vendit për të vërtetuar farsën e 11 majit

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një konferencë për mediet nga selia e kësaj partie se ka bindjen e thellë që faktori ndërkombëtar do të qëndrojë i palëkundur në anën e votës së lirë të shqiptarëve.

Duke e cilësuar farsë 11 majin, Berisha tha se PD do të dokumentojë çdo blerje, çdo dhunim të hapur, publik dhe të fshehur të ligjeve të vendit.

“Zgjedhjet ishin farsa elektorale më e shëmtuar e 34 viteve në Shqipëri. Partia Demokratike do të angazhohet si në lëvizje të fuqishme të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 maj 2025”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, rezultatet e fabrikuara në mënyrën më të turpshme do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar.

“Beteja është e hapur në të gjitha frontet. Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota”, deklaroi Berisha.

The post Berisha: Takime intensive jashtë vendit për të vërtetuar farsën e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌