Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

11 July 2025 at 23:08

Në mbyllje të serisë së hulumtimeve të emisionit “Debat Plus”, publiku u njoh me kulmin e një rrëfimi tronditës mbi figurën shumëdimensionale të Nazim Bllacës, ish-mësuesi i gjeografisë që u bë dëshmitar kyç i EULEX-it dhe, sipas materialeve të publikuara, njëkohësisht bashkëpunëtor i prokurorisë serbe.

Përmes përgjimeve të incizuara gjatë kohës sa Bllaca ndodhej në burg, dëshmohet se ai gëzonte privilegje të jashtëzakonshme për një të dënuar për vrasje: komunikonte për orë të tëra në telefon me Zdenka Pumper, hetuese e lartë e EULEX-it, e cila më vonë do të bëhej pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Në momente kur kërkesat e tij për ulje dënimi, lirim me kusht apo avancim të rasteve në drejtësi nuk plotësoheshin, Bllaca kërcënonte se do të tërhiqej nga bashkëpunimi dhe se do të dilte publikisht kundër EULEX-it.

Në një nga përgjimet, ai dëgjohet duke thënë:

“Nëse EULEX-i nuk e çon përpara, unë më 21 janar do t’ia zgjas dorën Danillos, ty edhe me ju thanë ‘Na falni, mbaroj gjithçka’… e më dërgoni për atje. Le të lëshon ndonjë prokuror një letër që Bllaca s’don më”.

Për më tepër, ai pohon se kishte hapur Facebook-un nga burgu, ndonëse nuk kishte të drejtë, dhe kishte paralajmëruar se do të fliste publikisht për çështje të ndjeshme, përfshirë rastet Bamieh dhe Ratel, dy prokurorë të përfshirë në akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Pas 10 ditësh, Bllaca do të flas, edhe pikë”, – shkruante ai.

Bllaca paraqitet si “agjent i dyfishtë”, dëshmitar që për 6 vjet kishte ndihmuar EULEX-in të ndërtonte raste të mëdha gjyqësore, përfshirë katër procese penale në Kosovë, dhe që, sipas të gjitha gjasave, është përfshirë edhe si dëshmitar në Hagë.

Emri i tij është përmendur edhe nga vet mbrojtja e Kadri Veselit në procesin aktual.

Ndërkohë, Zdenka Pumper, personi që bashkëpunoi nga afër me Bllacën për vite me radhë në Kosovë, tashmë koordinon hetimet në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas vetë Bllacës, “nuk ka çështje që Zdenka nuk e di në Kosovë”, duke e përshkruar atë si njërën nga figurat më të fuqishme në zinxhirin e drejtësisë ndërkombëtare që ka vepruar në Kosovë.

Ky kapitull final i hulumtimit të ‘Debat Plus’ ka lënë shumë pyetje të hapura për legjitimitetin e proceseve të drejtësisë ndërkombëtare, për rolet e individëve kyç në ndërtimin e aktakuzave, dhe mbi të gjitha, për përdorimin politik e juridik të dëshmitarëve që veprojnë në kushte të paqarta dhe shpesh të dyshimta.

“Debat Plus” përmbylli episodin e fundit me thirrjen për të vazhduar kërkimin drejt së vërtetës dhe drejtësisë, në një sistem ku besimi publik është lëkundur dhe ku faktet shpesh janë të errësuara nga interesa të ndërlikuara ndërkombëtare.

“Në një sistem ku e vërteta mbetet shpesh e fshehur, e keqpërdorur dhe e manipuluar, për ne mbetet detyrë të vazhdojmë të kërkojmë përgjigje dhe drejtësi”, ka thënë Ermeal Panduri./RTV Dukagjini/

The post Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

’’Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11 July 2025 at 22:00

Në një nga përgjimet e publikuara në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Nazim Bllaca, dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it dëgjohet duke kërcënuar me pasoja të rënda në rast se ai “goditet” nga misioni ndërkombëtar.

Nëse EULEX-i e godet Bllacën, ti e din çka del mandej… Unë nuk jam as Agim Zogaj… këtu ku ka të holla, ka kallashnikov. Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”, i thotë ai Zdenka Pumper-it, një zyrtare e EULEX-it me të cilën komunikonte rregullisht.

Në vazhdën e publikimeve, janë zbardhur përgjime dhe dokumente që dëshmojnë për mënyrën se si Bllaca për vite me radhë ka bashkëpunuar me hetues ndërkombëtarë dhe me Serbinë, përfshirë edhe raste që më vonë përfunduan në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një tjetër përgjim, Bllaca deklaron se kishte bashkëpunuar me prokurorin italian Maurizio Salustro, i cili fillimisht u prezantua si ndjekës i “peshqve të mëdhenj” në Kosovë, por që më pas punoi si këshilltar i drejtësisë në Beograd.

Ai tregon se kishte dorëzuar lëndë për rastin “Kleçka” dhe se e njihte mirë procesin e përzgjedhjes së figurave që viheshin në shënjestër nga hetimet ndërkombëtare:

Unë kam nënshkru kush janë peshqit e mëdhenj gjatë kohës së luftës… kam dorëzu lëndën te Salustro… e di se cilët janë figurat me pushtet dhe me pika të zeza”, dëgjohet të thotë Bllaca.

Kurse në një përgjim tjetër Bllaca i thotë Zdenkës: Prit pak se kur nis punën Gjykata Speciale, do ta kalojmë atje rastin sepse është çështje sensitive.

Por përtej dëshmisë, përgjimet zbulojnë një frikë dhe tension të vazhdueshëm tek Bllaca, për shkak të përfshirjes së tij në rrjete sensitive të bashkëpunimit ndërkombëtar.

The post ’’Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë appeared first on Telegrafi.

Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”

11 July 2025 at 21:42

Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që ishte në kontakt të vazhdueshëm me Nazim Bllacën, por njihte edhe serbët me të cilët ai bashkëpunonte, si Radosllav, Gjinoviq e Mirkoviq.

Emrat e tyre përmenden qartë në biseda të regjistruara, ku Bllaca i referohet Gjinoviqit si “Gjina” – një figurë kyçe me lidhje të drejtpërdrejta me EULEX-in dhe, sipas Bllacës, njeri që ndihmonte në çuarjen përpara të çështjeve ku “viktimat ishin nga pala serbe”.

BllacaPo dëgjo, Gjina veç m’ka thirr thotë Bllacë, Bllacë hyn me bashkëpunu me Allenin edhe u kry muhabeti. Mos fol asgjë para dy vjetëve, mos fol kurrgjë me Danillon. Unë dje e kom thirr edhe i kom thonë: “Gjino, unë e kom kry punën,  Alleni e ka kry punën, Zdenka e ka kry punën”. Mirëpo, tash duan me mashtru Prokuroria, a e kupton. Thotë, ‘fal Zotit që e kanë kry punën Alleni edhe Zdenka’. I them ‘po veç Prokuroria e bllokon’ thotë ‘pse’, i them unë pse mund të jetoj në duart e peshqve të mëdhenj të Hajredin Kuçit, a e kupton? Atëherë thotë ‘jo unë se paskam ditë edhe thotë se EULEX-i të monitoron aty edhe thotë jo s’ka asgjë aty. S’kam kurrfarë sigurie për jetën time. Sot jam gjallë, nesër muj me vdek. I thom mirë çoma letrën unë e çoj të hënën edhe kur ta ndërprej tash lidhjen me ty menjëherë do ta thërras Gjinoviqin, edhe i them edhe njëherë të hënën në ora 09:00 me ma dërgu dokumentin të Rado Saljeviqi. Pse kërkoj ndihmë prej këtij, për shkak se viktimat janë nga pala serbe a e kupton? Për këtë arsye unë kërkoj që dikush brenda ndonjë njeri brenda, a e ke pa dokumentin unë e kom çu te Mirkoviqi, ka dikush brenda në EULEX që don me m’blloku, nuk po du me të gënjy.

Në njërin nga përgjimet, Bllaca përmend se kishte refuzuar të bashkëpunonte me një pjesë të stafit të EULEX-it, duke u ankuar për “mashtrime brenda organizatës”, por se Gjinoviqi kishte ndërhyrë për të rregulluar kontaktin me prokurorin Allen Cansick – duke i dhënë sinjalin se gjithçka do të shkonte mirë për aq kohë sa viktimat ishin serbe.

Bllaca:  Jam nervozu shumë kam punu me ty edhe them faleminderit shumë që kemi punu, bashkëpunojmë, shkojmë kadale, step by step, 20 muj aty këtu edhe u kry muhabeti. Nuk të kam gënjy apo jo? Kam mendu me ndihmu edhe Gjinoviqi ka hy në kontakt me Allenin edhe thotë hyn Bllaca, edhe i thash jo bre se nuk besoj se ka shumë mashtrues aty brenda, në organizatën tande. Ai thotë hyn kur të them unë, hyn. Unë them a mundesh me m’ndihmu nëse më del ndonjë bllok aty? Thotë unë do të ndihmoj, s’ka me pas bllok këtu për arsye se viktimat janë të anës serbe, a më kupton?

Zdenka: Po,po e kuptoj

Në një tjetër përgjim, Bllaca thotë se kishte informuar Gjinoviqin, Zdenkën dhe Allenin se kishte përfunduar punën e tij, por po përballej me bllokada nga Prokuroria, të cilat ai i lidhte me “peshq të mëdhenj” si Hajredin Kuçi. Bllaca shprehet se i frikësohet për jetën e tij dhe se po kërkonte ndihmën e serbëve me ndikim për të çuar përpara dokumentet që kishte përgatitur.

BllacaPo dëgjo, Gjina veç m’ka thirr thotë Bllacë, Bllacë hyn me bashkëpunu me Allenin edhe u kry muhabeti. Mos fol asgjë para dy vjetëve, mos fol kurrgjë me Danillon. Unë dje e kom thirr edhe i kom thonë: “Gjino, unë e kom kry punën,  Alleni e ka kry punën, Zdenka e ka kry punën”. Mirëpo, tash duan me mashtru Prokuroria, a e kupton. Thotë, ‘fal Zotit që e kanë kry punën Alleni edhe Zdenka’. I them ‘po veç Prokuroria e bllokon’ thotë ‘pse’, i them unë pse mund të jetoj në duart e peshqve të mëdhenj të Hajredin Kuçit, a e kupton? Atëherë thotë ‘jo unë se paskam ditë edhe thotë se EULEX-i të monitoron aty edhe thotë jo s’ka asgjë aty. S’kam kurrfarë sigurie për jetën time. Sot jam gjallë, nesër muj me vdek. I thom mirë çoma letrën unë e çoj të hënën edhe kur ta ndërprej tash lidhjen me ty menjëherë do ta thërras Gjinoviqin, edhe i them edhe njëherë të hënën në ora 09:00 me ma dërgu dokumentin të Rado Saljeviqi. Pse kërkoj ndihmë prej këtij, për shkak se viktimat janë nga pala serbe a e kupton? Për këtë arsye unë kërkoj që dikush brenda ndonjë njeri brenda, a e ke pa dokumentin unë e kom çu te Mirkoviqi, ka dikush brenda në EULEX që don me m’blloku, nuk po du me të gënjy.

Bisedat mes Bllacës dhe Gjinoviqit janë të shumta. Në to, dallohen kujdesi në komunikim dhe përdorimi i kodeve, ndërsa Bllaca premton dërgimin e dokumenteve me email te prokurori Kujtim Shehu. Në një bisedë tjetër, Gjina i kërkon që mos të flasin në telefon për çështje të ndjeshme, por të shkëmbejnë të gjitha informatat përmes emailit.

GjinaGjallë jemi te dy, edhe unë edhe ti, edhe pse dojnë me na pa të vdekur.

BllacaE din që kam punu dy vjet me këtë landën, e din ti.

GjinaE di.

BllacaPo e din ti mirë. Tash Alleni ka kry punë, ai miku yt.

GjinaBravo, bravo. A të kam thanë?

BllacaMirëpo, tash ka dalë një guri i madh.

GjinaAni shkrujëm, mos të folim kështu në telefon. Shkrumi.

BllacaAni mirë. T’i shkruj të gjitha. Po, a e din cili është çelësi? Ai miku yt sipër. E din ti cili është ai.

GjinaPo, po e di. Krejt,  shkrumi të gjitha këto. Mirëpo, dëgjo. Shkruje një email ku mundesh me mi çu direkt. A don me shkru në shqip?

Bllaca: Po, po në shqip.

GjinaAtëherë, çoma me email. Ai miku i merr, i përkthen edhe mi çon.

BllacaAtëherë, mirë. Edhe ti prej të hanës duhesh me dhezë motorrin.

GjinaTë thërras unë të hanën. Tung, tung. Shihemi./RTV Dukagjini/

The post Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre” appeared first on Telegrafi.

“Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së

11 July 2025 at 21:34

Emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka publikuar episodin e pestë të serisë ekskluzive “Llaptopi i Bllacës”, ku janë zbardhur përgjime të reja dhe komunikime të ndjeshme ndërmjet Nazim Bllacës dhe ish-hetueses së EULEX-it, Zdenka Pumper.

Në episodet e mëparshme, ishin paraqitur pjesë të shkurtra të bisedave mes tyre, por sonte, “Debat Plus” sjell një mori të dhënash të reja – përfshirë përgjime të drejtpërdrejta – që hedhin dritë mbi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Bllacës dhe hetueses evropiane.

Në këto përgjime Zdenka Pumper  komunikon rrjedhshëm me Bllacën në gjuhën serbe. Ajo më vonë gjatë dëshmisë së saj në Hagë në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt  ndër të tjera prezantohet si ish-police austriake.

Dyshja, Bllaca-Pumper diskuton për gjithçka: nga pakënaqësitë e Bllacës në burg, te emrat e prokurorëve që nuk i pëlqejnë atij, e deri te mënyrat se si të koordinojnë informatat për t’i shndërruar në raste gjyqësore.

Bllaca e thërriste Zdenkën “motër”, duke reflektuar një marrëdhënie të ngushtë dhe të pandarë, me komunikime që ndodhnin ditë e natë, pa ndonjë kufizim orari apo fundjave.

Sipas profilit të saj në LinkedIn, Zdenka Pumper kishte nisur punën si hetuese në EULEX nga maji i vitit 2009, vetëm pesë muaj pas zbarkimit të misionit në Kosovë. Ajo ishte pjesë e Task-Forcës kundër korrupsionit për gjashtë vjet.

Por ajo që shton edhe më shumë peshë në këtë histori është fakti se pas largimit nga EULEX-i, Pumper u bashkua me Prokurorinë e Gjykatës Speciale në Hagë, fillimisht si pjesë e Task Forcës Hetimore Speciale (SITF) dhe më pas si pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Vetë Pumper, në rastin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, është paraqitur si dëshmitare.

“Jam Zdenka Pumper. Punoj për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. I jam bashkuar TFHS-së në janar të 2016-s dhe pastaj në verë kalova direkt në ZPS. Jam udhëheqëse e koordinimit të hetimeve”, kishte thënë ajo gjatë dhënies së dëshmisë së saj në Hagë.

“Për prejardhjen e saj, interesohej edhe Bllaca kur fliste me të. Veçse Zdenkes nuk i vinte mirë e as s’donte të lëshohej se pse din kaq mirë serbisht”, ka thënë Ermal Panduri.

Bllaca: Ku ke kry shkollë ti bre?

Zdenka: Qysh po mendon?

Bllaca: Ti ke punu në Kroaci apo jo?

Zdenka: Jo, në Austri.

Bllaca: E qysh e din serbishten?

Zdenka: Ee ma ka mësu baba.

Bllaca: Pse e ke mësu, çka po të vyn? Kjo është gjuhë ballkanike, për pak vende?

Zdenka: Baba më ka thënë gjithnjë që duhet me mësu ma shumë gjuhë.

Bllaca: Këtu ka njëfarë ndërlidhje. Mirë, mirë…

Zdenka: Çka?

Bllaca: Duhet me pa a ka ndonjë far lidhje këtu apo jo …

Zdenka: Çfarë lidhje?

Bllaca: Dëgjomë. Unë kam kqyr pak, kam lexu pak. Ku ke punu, çka ke punu. Çfarë kohe e ke kry shkollën fillore, shkollën e naltë e fakultetin. Kam lexu pak.

Zdenka: Po…?

Bllaca: …edhe që ke punu me financa shumë. Po, e kam pa e kam lexu me kënd duhet me punu Bllaca, kush është ky njeri, a ka far fuqie? A ka nerva…

Zdenka: Unë kam nerva.

Bllaca: Edhe kështu është mirë, por tash duhet me verifiku a ki ndonjë lidhje…kjo lidhja ballkanike….

Zdenka: Jo unë nuk kam kurrgjë ..

Pra, Bllaca me Zdeken, koordinonin në përpikmëri se sit ë vepronin tutje.

’’Ajo i jepte udhëzime si komandantja e saj, ai i ndiqte si ushtar i disiplinuar. Dytë, qëllimin e kishin të njëjtë, punoni kundër ish-komdantëve të UÇK-së. Dhe në telefon nga burgu, Bllaca i raportonte asaj e edhe ajo i shpjegonte se qysh po punon p.sh. kundër Haradinajt dhe atë në dy telefonata të ndryshme”, ka thënë tutje Panduri.

Bllaca: Unë kam punu në tri linja kundër kolaboracionistëve..

Zdenka: A keni bërë ndonjëherë atë që e kam kërkuar prej jush?

Bllaca: Po, kam punu në tri linja me kolaboracionistë, me LDK-në, kundër PDK-së dhe kundër dëshmitarëve.

Zdenka: …edhe s’keni mujt …

Bllaca:  a ti je i rrezikshëm … unë kam lexuar e-mailin, u çudita thash çka ka lidhje kjo me këtë? Pi ujë, coca-cola, edhe mendoj çka është kjo? Duhet me mendu për këto punë apo jo? Çka është kjo? Çfarë lidhje ka me këtë far linku? Edhe them, çudi …ne kemi punu në tri linja. Edhe procesi kundër Limajt…

Zdenka: Unë kam dërguar për Haradinajn.

Bllaca: Dëgjomë, na duhet me punu për këtë punën që e kemi, a po kupton? Që e kam përpara, afër. Shefi yt, a don me ngrit padi kundër peshqve të mëdhenj apo jo?

Zdenka: Nuk e di.

The post “Motra” e Bllacës në EULEX – Roli i dyfishtë i Zdenka Pumper në rastet kundër UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel

10 July 2025 at 23:30

Në episodin e parafundit të ciklit “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?” në emisionin Debat Plus, janë publikuar detaje nga komunikimet e Nazim Bllacës, dëshmitarit të shumëproceseve gjyqësore në Kosovë.

Sipas përgjimeve të publikuara, Bllaca i shprehte shqetësimet hetueses së EULEX-it, Zdenka Pumper, për bllokimin e rastit “Bllaca 4”.

Ai tregon asaj se do t’i dërgojë një letër përmes mikut të tij, Gjinoviq Radosllavit, prokurorit serb Miljko Radosavljeviq, me qëllim që ky i fundit ta përcjellë letrën drejt Brukselit.

Bllaca:  A po të pengoj diçka?

Zdenka: Jo, jo jo…

Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol me Gjino, dhe ai thotë që e do komentin  në ora 9 të hënën. Unë e çoj në tavolinë te Mirko, a po kupton? Sepse atë dokumentin tim, a e kupton? Dhe ai do të thërras menjëherë…a e kupton?

Zdenka: Jo, nuk e kuptoj se çfarë dokumenti.

Bllaca: Tash kam fol me Gjinoviqin, ai thotë bone dokumentin që të bllokohet aty puna, i kam thanë Alleni mundet me kry komplet landën dhe çoje në Prokurori, mirëpo tash në Prokurori ka dal një guri i madh, a po kupton?

Zdenka: Më fal por nuk po të kuptoj.

Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol tash, i kam thanë Alleni punon me ekipin dhe e ka kry landën për arat.

Zdenka: Po, po e kuptoj.

Bllaca: Po, tash ai e kalon te Prokuroria.

Zdenka: Po, tash veç është bë.

Bllaca: Po, është kry por ku është poenta? Poenta është se Prokuroria po ma bllokon punën, nuk don me shku deri në fund. Ai thotë shkruaje dokumentin me ma çu dhe unë do ta dërgoj në Bruksel direkt. Tash, të hënën shkon në Bruksel në orën 10 Gjino, dokumenti im.

Zdenka: Kur shkon?

Bllaca: Në ora 10 shkon dokumenti. Pse ky njeri don me dal prej procesit, a e kupton? Ne dojmë llogari pse, ku është problemi?

Zdenka: Ani, ata kanë me kërku prej Brukselit.

Sipas këtyre bisedave, Gjino, i përmendur nga Nazim Bllaca, kishte lidhje të forta brenda EULEX-it. Këto lidhje arrinin deri te zyrtarë shumë të lartë, përfshirë Allen Eduarsin, i cili ka shërbyer si shef i hetimeve në Njësinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në EULEX.

Kjo konfirmohet edhe nga regjistrimi audio mes Bllacës dhe Pumper.

Bllaca: Po, po. A e din çka më tha? Më tha a je gjallë, ku ke qenë? Unë i thashë po don me më vra EULEX-i, po don me m’rreh EULEX-i. Ai veç keshi. Ai tha jo bre. Derisa të jetë gjallë Allen Eduards, mos u brengos, mos mendo për këtë punë – kështu më ka thanë ai.

Zdenka: Ndoshta edhe mua dojnë…

Bllaca: Tash unë për 2-3 orë e bëjë gati edhe e çoj të hënën.

Zdenka: Atëherë shkon të hënën në ora 10 në Bruksel.

Bllaca: Po, po

Zdenka: Zyrtarisht thua ashtu?

Bllaca: Po, po. Kjo shkon formalisht. Ai do të thërras direkt. Ai flet direkt çka bëhet nëse del ky njeri prej procesit. Natyrisht, kjo është goditje e madhe, a e kupton? Edhe shkruaj krejt, që kam punu edhe nuk kam flejt hiç prej pram.

Zdenka: Veç me pa, a e kam kuptu mirë. A i keni thanë atij se ju planifikoni, kur është ajo të enjten, kur takohemi, që ju do të shkoni te mediat?

Bllaca: Po, po. Ai thotë që çoje gjithçka me shkrim.

Zdenka: Unë për këtë po flas.

Bllaca: Dëgjomë, ai thotë se kjo nuk guxon me ndodh. Nuk mundemi me shku te kjo pikë sepse kemi investuar shumë në këto punë. A më kupton?

Zdenka: Po.

Bllaca: Tash do ta shkruaj dhe do ta çoj në shqip sepse ai e ka dikënd prej Shqipërisë aty që ia përkthen. Ka disa gra që punojnë aty, e din qysh funksionon aty. Veç dashta me të lajmëru.

Zdenka: Mirë që më ke lajmru, unë do t’iu tregoj edhe poshtë.

Në letrën “Çështja për tu trajtuar: ndihmë në zhbllokimin e situatës përmes Brukselit”, drejtuar prokurorit për krim të organizuar në Serbi, Miljko Radosavljeviq, Bllaca shprehet qartë se ai nuk do të dëshmojë më kundër Azem Sylës – në rastin Bllaca 4 – nëse nuk lirohet me kusht.

“Që nga prilli i vitit 2013 kam kam filluar të bashkpunoj me hetuesen Zdenka ne lidhje me çështjen  e pronave dhe kemi bashkpunuar pothuajse 20 muaj  dhe jam  shume i knaqur me bashkpunimin qe kam pas me Zdenken ne lidhe  me rastin e Azem Syle dhe kunder 9 personav tjerë.Pasi Zdenka ka perfunduar hetimet në lidhej  me pronat  dhe mashtrimi ndaj disa familjeve serbe ku bëhet  fjal  për  milion  euro   lënda ka përfunduar  fazen e hetimeve dhe shefi i policis me siguri.z.Alan  Edëars ka dorzuar në prokurori kete rastë për  10 persona jane pjes e krimit te organizuar. Lendën në prokurori  është duke e udhëheç Danilo Cecarelli prokuror special nga Eulex. Une jam takuar me kete pëson  dhe i kam then nëse  Ju z.Danilo nuk me lironi me kusht që unë e kam fituar  këtë  të drejt ather  unë  nuk  guxoj  të deshmoj kunder Azem Syles  dhe të tjerve sepse  Une në Pavionin D  jam  nën kontrrolit   e  Hajredin Kuqit  dhe Azem Syles  unë nuk  guxoj se me  vrasin si Agim Zogajn. Po të  donte  Brukseli  pasi une  kam  plotsuar  kriterin per  tu  liruar  Brukseli  do  ta zhbllokonte  situaten  dhe  do  te  me  lironte   permes  Hajredin  Kuqit  automatikisht”, thuhet në letërn e Bllacës.

Bllaca shpëtimin e kërkon në Beograd.

“Une  i  kam  thën  pasi  ju   nuk  keni fuqi  të  me  lironi  me  Kusht  Unë  Nazim Bllaca  do  të  terhiqem  se nuk guxoj  të  dëshmoj  kunder  Azem Syles a  në  realitet  Azem  Syla  dhe  partia e  tij  mua  me  japin  bukë  në  Dubravë. Unë  Nazim  Bllaca  pas  5 vitetve  bashkpunim  me  Eulexi-in  do  të  terhiqem  zyrtarish dhe  publikish  pa  vullnetin  tim  nga  rasti  Bllaca  4  kundër  Azem  Syles  dhe  të  tjerve. Takimi  mes  meje  dhe  z.Danilo  do  të  jetë  me  21  janar  2015  ne  Fush Kosovë  ku  zyrtarisht  do  te  terhiqem. Une  po  kërkoj  nga  ju  z.Radosavleviç  ndihmë     që  ju  te  intervenoni në  Bruksel  dhe  ata  ti  pyetni  pse  po  perzihet  politika   ne  rastin  Bllaca  4  në  krye  me Hashim Thaqit   për  mos  me  lirue  Bllacen nga  Burgu. Une  kerkoj  nga  Ju  që  ju të  pyetni  z.Jerosllava –kryeprokurore ,Danilon –prokuror dhe Alan Edwars-shef policie    se  a  ka  nderhy  politika  kunder  Bllaces  apo jo   veç  pèr  arsye  mos  me  fillu  procesi  Bllaca 4  sepse  ka  te  bej  me  profilin  e  lartët  politke”, thuhet më tej në letrën e Bllacës drejtuar prokurorit serb.

Bllaca në këtë letër thotë se Radosavljevici është personi i cili mund të ndikoj në Bruksel për ta liruar nga burgu.

“Ju lutem z.Radosavljevic ju  jeni    person  i cili  mund  të  ndikon  ne  Brkusel  lidhur  me  lirmin  tim  se  pa u   liruar  unë  nuk do  burgoset  kurrë  Azem Syla dhe  ju  e  di  dhe   keni  arsye  se  familjet  serbe  nga  Serbija  janë  viktima   të  grupi të Azem Syles. Dhe  ne  fund  kerkoj  nga  ju  intervenim  direkt ne  Bruksel  se  këtu  ne  Kosove  por  ka  edhe  ne  Eulex  disa  persona  që  kan  deshir  të  deshtoi  rasti  BLLACA  4.Ju  falenderoj  per  mirkuptim  i  nderuari  z.Radosavljevic dhe  kete  leter  ju  lutem  mund  ta  perdoreni  si  deshmi  edhe  ne  Bruksel në  emer  timin”, thuhet në letërn e Bllacës.

Bllaca u bë i njohur për publikun kosovar më 2009, kur doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke u vetëshpallur si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe pretendimeve se informacione për vrasjet e pasluftës, raporton RTVDukagjini.

The post Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra

9 July 2025 at 22:41

Në një transkript prej 116 faqesh, datuar më 13 tetor 2009, janë zbuluar detaje nga një takim i fshehtë në Sankoc mes Nazim Bllacës dhe tre personave të tjerë: Shpresim Uka, Hysri Rama dhe Qazim Shabani.

Qëllimi i këtij takimi ishte të bindnin Bllacën që të mos dalë publikisht me rrëfimet e tij.

Sipas dokumentit, Bllaca kërkon plot 1 milion euro për të heshtur dhe shmangur publikimin e fakteve.

Ai përmend 63 herë Azem Sylën, duke thënë se ky i fundit e ka tradhtuar dhe ka qenë i informuar për përgatitjen e atentatit ndaj tij.

Në një pjesë të bisedës, Bllaca thotë:

“Interesi jem është kësaj pune mi grah masi s’mujm me gjet gjuhë të përbashkët. Unë i grahi, jam i gatshëm mi grah. Bllacalia është i gatshëm me i grah se më ke vra s’më ka dha llogari Azem Syla. Bllacalia ke i mirë kur shkojke te Seferi, ke i mirë kur shkojke te Ismeti, ke i mirë kur shkojke te Ademi, tash spo ban po duhet me qit në tjetër taborr edhe më vrajte në prapasken.”

Në një moment tjetër, Bllaca kërkon 600 mijë euro nga Faruk Gashi, duke thënë: “Mi bjen mue 600 mijë euro i mbyllim senet. Unë i marr edhe eci.”

Takimi përfundoi pa marrëveshje, dhe pak kohë më vonë, Bllaca doli para kamerave dhe opinionit publik, duke nisur kështu një prej sagave më të njohura të drejtësisë në Kosovë – dosjen “BLLACA”, që përfshiu edhe emra si Azem Syla.

The post Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra appeared first on Telegrafi.

❌
❌