Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

18 May 2025 at 21:28

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku i është përgjigjur edhe pyetjes së juristit Rezart Kthupi.

Ai pyeti nëse ka patur ankesa në KQZ ankesa nga kandidatë të partive të ndryshëm për tjetërsim të votave dhe nëse do të merren masa për këtë çështje. Celibashi u shpreh se deri më tani asnjë ankesë nuk është depozituar në KQZ.

“Deri tani nuk është prezantuar asnjë pretendim apo shqetësim. Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultatit ashtu sikurse e parashikon kodi zgjedhor, KQZ do të bëjë një verifikim në mënyrë rastësore, por ndoshta dhe më shumë se kaq, për kutitë e votimit qoftë në rastin e votimit të subjekteve zgjedhore, edhe për atë të kandidatë”,-tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ appeared first on Euronews Albania.

Hoxha analizon zgjedhjet e 2025: Rama do të marrë 68 mandate, PD e ka mundësinë të kapitalizojë partitë e vogla

9 January 2025 at 18:47

Një tjetër analizë bëri gazetari Poli Hoxha për një emision televiziv.

Ai tha se nuk mendon që Rama do marrë 80 mandate. Sipas tij, mazhoranca nuk merr më shumë se 68 mandate, edhe pse e konsideron fitues, pasi plani mbetet krijimi i bipolaritetit, ku Rama mban pushtetin dhe Berisha partinë.

“Pa dashur të paragjykoj sondazhet, s’më duket ky perceptimi i realitetit si gazetar. Të shkosh nga 74 në 80 në një mandate ku ke mbetur vetëm nga ata me të cilët e nise qeverisjen nga 2021? Pa e paragjykuar, por këta na kanë nën kontroll, me patronazhim e të dhëna, përfshi edhe neve këtu (panelit) dhe madje vetë kreu i PS mburret me këtë dhe thotë se do e forcojë edhe më shumë. Kam dy motra në SHBA dhe i telefonojnë dhe i thonë na jep votat që t’i deklarojnë se janë në punë shteti dhe të thonë se i kanë ata dy vota. Duke pasur informacion brenda PS, unë këtij 80% i heq 10%, ndryshe Rama nuk thërriste mbledhje urgjente me drejtues politikë dhe nuk ndryshonte drejtuesit e Tiranës. Nuk mund të merrej me votën e emigrantëve nëse ishte i sigurt. E gjithë është lojë mediatike dhe sondazhesh (s’ka gjë, se ka dhe marzh gabimi, ndërhyn Arbër Hitaj), kujtojmë dhe rastin e SHBA. E gjithë kjo bëhet për të nxjerrë bipolaritetin Rama-Berisha, por realiteti është ndryshe”, shprehet gazetari .

Hoxha i kthehet edhe deklaratës së fortë të Mediut brenda kampit opozitar, duke e cilësuar si rrezik për PD për të maksimalizuar votën.

“Mediu dha deklaratë të fortë, ku tha se PD e dha propozimin për reformën zgjedhore, sepse ai i PS ishte më i mirë në fakt, i propozuari. Por bëhet fjalë për bipolaritet, valle dyshe Rama-Berisha dhe të tjerët bëhen inekzistentë, se ekzistenca e tyre, partive të tjera, bëhet pasiguri për ta. Por nëse partitë e tjera të vogla bashkohen, edhe kodi s’i lejon shumë, por ata mund të bëhen kingmaker dhe të shkojnë deri te 30% që ta kapitalizojnë. Unë parashikoj faktor të tretë, ndërhyrje të ndërkombëtarëve dhe goditjet e tjera të SPAK. Unë s’e shikoj Ramën as me 71 deputetë, por më e shumta tek 68 deputetë”, vijon ai.

Në lidhje me sjelljen e politikës dhe përballjen me drejtësinë, Hoxha e sheh SPAK-un si rrezik për partitë e mëdha politike dhe veçanërisht mazhorancën.

“SPAK po hap zyra në çdo qark për shkeljet zgjedhore dhe krimin elektoral. Por edhe presioni ndaj drejtësisë është i madh. Madje para pak minutash zonja Xhaferrllarit është dorëhequr nga çështja Berisha në Kushtetuese, pas 3 ditësh presionesh që iu bënë. Jam për transparencë, por jo për metoda komuniste. Por ke të tjerë që bashkëjetojnë me të tjerë apo janë burrë e grua”, thotë Hoxha.

Por si e sheh të ardhmen e opozitës dhe mundësitë për të fituar më 11 Maj 2025, si dhe opsioni real i partive të vogla. Hoxha thotë se e vetmja zgjidhje është një front opozitar dhe që Berisha të veprojë si më 2005.

“Unë mendoj se i vetmi shans që kanë të rinjtë në PD është që Berisha të kujtojë vitin 2005, të veshë lëkurën e qingjit, të rikthejë KOP-in si me rastin Basha dhe të fitojë dhe uroj, por me ç’shikoj po shkohet drejt besnikërisë ndaj liderit dhe kalcifikimit. Unë jam për të rinjtë dhe jo për ata që hidhen e përdridhen, e përdredhin belin më mirë se për njerëzit e tyre, nga ata që dikur thoshin jo do hidhemi nga ballkoni etj., dhe sot ja ku janë. Janë kapur partitë. Shikoni në PS çfarë bëhet, nga televizori e marrin vesh se bëhen ministra e deputetë, pse kjo është demokracia?”, përfundon gazetari.

The post Hoxha analizon zgjedhjet e 2025: Rama do të marrë 68 mandate, PD e ka mundësinë të kapitalizojë partitë e vogla appeared first on Sot News | Lajme.

Ilirjan Celibashi zbulon datën që i propozoi Begajt për zgjedhjet e 2025

By: V K
25 November 2024 at 13:21

Për kryekomisionerin zgjedhor Ilirjan Celibashi, 11 Maji i vitit të ardhshëm është data optimale për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Deklaratën e tij Celibashi e bëri menjëherë pasi doli nga Presidenca, ku zhvilloi një takim konsultativ me kreun e Shtetit Bajram Begaj, lidhur me procesin e nisur për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

Më herët gjatë ditës së sotme, Begaj zhvilloi dhe një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste, të cilët propozuan gjithashtu 11 majin 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

 

The post Ilirjan Celibashi zbulon datën që i propozoi Begajt për zgjedhjet e 2025 appeared first on Albeu.com.

Begaj vijon agjendën, PS dhe PD diskutojnë sot për datën e zgjedhjeve

By: sara fuga
25 November 2024 at 08:32

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të vijojë ditën e sotme konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm.
Mësohet se sot kreu i Shtetit do të presë në Presidencë përfaqësuesit e dy partive kryesore, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Në orën 10:30 është planifikuar që të takohet me përfaqësuesit e PD-së, më konkretisht me sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Nokën dhe kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin.
Ky i fundit pak ditë më parë akuzoi se konsultimet janë farsë, pasi sipas tij, Bajram Begaj e ka caktuar datën e zgjedhjeve me kryeministrin Edi Ramën dhe Taulant Ballën.
Gjithsesi, pavarësisht reagimit publik të selisë blu, se do të refuzojë konsultimet me kreun e shtetit, Begaj nuk e ka anuluar agjendën, për t’i pritur 2dy përfaqësuesit e PD-së, që i ka dërguar edhe ftesë.

Ndërsa në orën 11:30 është planifikuar që Bajram Begaj të takohet me përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe më pas ngelet për të takuar vetëm Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Calibashin për të përmbyllur konsultimet dhe për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve.
Javen e kaluar Begaj është konsultuar edhe me kryetarë dhe faktorë politikë të tjerë, përfshi edhe atë të PD-Demokratët Atlantikë, Lulzim Basha.

The post Begaj vijon agjendën, PS dhe PD diskutojnë sot për datën e zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-kreu i PD-së deklaroi se janë në diskutime, Endri Shabani e përgënjeshtron: Ka zero shanse të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës

9 November 2024 at 11:19
Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani ka përgënjeshtruar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se janë në fazë të avancuar diskutimi me njëri-tjetrin për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025. Në një postim në rrjetet sociale, Endri Shabani shkruan se ka zero shanse që “unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim

“Me Shabanin jemi në fazë të avancuar diskutimi”- Basha flet për bashkëpunim me partitë e reja politike!

8 November 2024 at 23:00
Lulzim Basha është shprehur se është në fazë të avancuar diskutimi me Endri Shabanin e Nismës Thurja, për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025. Në emisionin ‘Log.’ në News24, është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë. “Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në

“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi nuk përmbahet: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…

25 October 2024 at 22:10

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi është shprehur se në zgjedhjet e 2025 do të përdoren të gjitha mjetet për të marrë rezultatin pozitiv. Në një emision televiziv Këlliçi shprehet se nuk do t’ua falin mandatin e katërt socialistëve. Ndër të tjera demokrati nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj SPAK ku tha se po përdoren të gjitha manyrat për ta zhbërë opozitën.

Pjesë nga intervista:

Si ndikon fakti që lideri i Partisë Demokratike, zoti Berisha është “arrest shtëpie” dhe kreu i Partisë së Lirisë, zoti Meta është në masën e sigurisë “arrest me burg”, për tu folur drejtëpërdrejtë votuesve tuaj. Sa të vështirë do ta keni këtë përballje me mazhorancën në zgjdhjet e vitit 2025?

Belind Këlliçi: Ndikon në pikën që ne po j’ua bëjmë të qartë qytetarëve që tentativa e SPAK është për ta çuar opozitën në zgjedhje të dëmtuar, të copëzuar dhe për të zhbërë opozitën në vend që të mos bëhen më zgjedhje, por të bëhen votime. E gjithë paranoja e Edi Ramës për të shkuar në një proces zgjedhjesh të lira dhe të ndershme do duhet të përkrahet me ndërhyrhjen brutale të SPAK në zgjedhje. Si ka mundësi që 6 muaj para zgjedhjeve të dy drejtuesit e partive më të mëdha opozitare ndodhen njëri i arrestuar në shtëpi dhe tjetri në burg, ndërkohë personi që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shteti që është Edi Rama është i lirë.

Si do të shkoni në zgjedhje?

Belind Këlliçi: Do shkojmë në zgjedhje dhëmbë për dhëmbë. Dy duar për një kokë, me çdo mjet që do të kemi në dorë, ne këtyre mandatin e katërt nuk j’ua falim, ta harrojnë. Dy duar për një kokë, me çdo formë do të futemi në zgjdhje. Ne votime nuk ju lëmë. E keni thënë edhe herë të tjera këtë. Në 2019 kur ata u futën vetëm zoti Këllici dhe ju betoheshit që zgjdhje lokale nuk do të kishte…

 

The post “Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi nuk përmbahet: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim… appeared first on Sot News | Lajme.

Diaspora voton në zgjedhjet e 2025, ministri Hasani: Një moment historik për demokracinë shqiptare

By: redi
11 October 2024 at 18:09

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i pranishëm në Samitin e V të Gruas Shqiptare të Diasporës, vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së grave të diasporës në procesin zgjedhor të ardhshëm. ”Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese…

Source

Çfarë nënkupton suksesi për Opozitën? Çeka: Duhet front i gjerë, jo vetëm me PL-në

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 21:29

Blendi Çeka, nga DataCentrum, ishte pjesë e panelit të emisionit Barometri këtë të mërkurë, ku diskutoi strategjinë që do të duhet të ndjekë opozita për të pasur sukses në zgjedhjet e përgjithshme të vitit që vjen.

Sipas tij, mekanizmi i duhur do të jetë bashkimi në një front të madh opozitar, ku do të përfshihet jo vetëm Partia e Lirisë krah Partisë Demokratike, por edhe fragmente të tjera të opozitës.

Duke sjellë në vëmendje këtë qasje, Çeka u shpreh se nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm që do të ketë harxhim të madh të energjisë për secilën parti, por gjithashtu nuk do mundet që të arrihet një numër i lartë mandatesh.

“Raporti është mes territorit dhe mbështetjes që ti ke, e sa më mirë ti e njeh veten, automatikisht dhe mënyra si e njeh veten dhe investyon gjithë  kapacitetet, arrin të bësh një program se ku pret më tepër ose më pak. Partia Socialiste është efikase nga mënyra si kërkon, nga pikëpamja e targetit. Opozita duhet të jetë më efikse. Në rast se opozita është e fragmentarizuar, nuk është thjesht problem PD-LSI, por nëse dalin dhe 4 ose 5 parti të reja që burojnë nga opozita dhe nuk arrijnë të përfshihen në një front, nga pikëpamja e sistemit ka kosto në mandate. Qëllimi final i opozitës është që të ketë një front të madh opozitar, ku përfshihet jo vetëm Partia e Lirisë, por çdo segment opozitar, ku përfshihen individë me reputacion brenda opozitës. Nuk ka lidhje shumë se sa punë bën një parti, por është efekt mekanik i sistemit që ndikon në mandate,”-u shpreh Çeka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë nënkupton suksesi për Opozitën? Çeka: Duhet front i gjerë, jo vetëm me PL-në appeared first on Euronews Albania.

❌
❌