Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

By: Oldi
1 August 2025 at 12:53

Sipas raportimeve të fundit nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor (AREB) në Lushnjë, sipërfaqja e mbjellë me grurë në këtë zonë ka rënë me 30% gjatë vitit 2025. Temperaturat e larta gjatë dimrit dhe thatësirat e vazhdueshme gjatë vitit kanë shkurtuar ciklin jetësor të kësaj kulture, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e kokrrës dhe në […]

The post Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës appeared first on BoldNews.al.

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

31 July 2025 at 17:55

Në një treg ku rritja ekonomike shpesh matet me optimizëm, raporti i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë sjell një “sinjal të verdhë” për klimën e biznesit në Shqipëri. Indeksi i Biznesit për vitin 2024 ka rënë në 46.47 pikë, një rënie me 1.1 pikë krahasuar me një vit më parë, duke treguar një perceptim […]

The post Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci appeared first on BoldNews.al.

Ndërtonin pa leje dhe ndotën lumin Zhullima, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

By: Ela
23 July 2025 at 15:23

Policia e Tiranës ka goditur një rast të krimeve mjedisore në zonën e fshatit Mushqeta, pranë lumit Zhullima, ku një objekt po ndërtohej pa leje dhe ishin hedhur inerte që ndotnin mjedisin dhe pengonin rrjedhën natyrore të lumit. Në pranga u vu S. Ç., 52 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi […]

The post Ndërtonin pa leje dhe ndotën lumin Zhullima, arrestohet një person, një tjetër në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Si të mos kthehet banesa në saunë kur jashtë është +30: Zgjidhja me dritaret për ata që nuk kanë klimë

21 July 2025 at 21:47

Kur asfalti “digjet” nën këmbë, edhe nëse nuk keni klimë, ekzistojnë disa truke që ju ndihmojnë të përballoni të nxehtit dhe të freskoni hapësirën

Duket e pabesueshme, por me pak taktikë, dhoma juaj e ndenjës mund të bëhet një vend më i rehatshëm edhe në ditët tropikale.

Çelësi është menaxhimi i duhur i ajrit dhe lagështisë, kështu që nuk ka arsye për t’u dëshpëruar nëse shtëpia nuk ka klimë. Temperaturat e larta po kthehen sërish, prandaj ja disa mënyra që do t’ju ndihmojnë ta mbani banesën më të freskët.

Hapni dritaret, por në kohën e duhur

Harroni hapjen e dritareve pa plan. Nëse i hapni kur jashtë është më nxehtë, nxehtësia vetëm hyn brenda. Strategjia e duhur është që gjatë ditës të mbani dritaret të mbyllura dhe të ulni roletat ose perde të trasha.

Vetëm kur temperatura jashtë bie, zakonisht në mbrëmje ose herët në mëngjes, hapini dritaret plotësisht, por me mend.

Krijoni qarkullim ajri (shkuji). Hapni dritaret në të dy anët e banesës, dhe nëse keni mundësi, vendosni një ventilator që të tërheqë ajrin e freskët nga jashtë brenda. Më mirë akoma nëse dritarja më e vogël është nga ana prej nga fryn era, dhe ajo më e madhja në anën tjetër – kjo krijon një efekt “klime natyrale”, transmeton Telegrafi.

Përdorni ventilatorin me zgjuarsi

Ventilatori nuk është vetëm një pajisje që fryn erë. Me një truk të thjeshtë, mund të bëhet aleati juaj më i mirë. Vendosni një enë me akull ose shishe uji të ngrira para ventilatorit dhe do të merrni një frymëmarrje të freskët që e ftoh dhomën si klimë improvizuese.

Nëse keni ventilator tavani, kontrolloni drejtimin e rrotullimit. Gjatë verës, ai duhet të rrotullohet në drejtim të kundërt me akrepat e orës për të shtyrë ajrin e ftohtë poshtë.

Nxehtësia nuk qëndron vetëm në ajër

Ushqimet e ngrohta janë të shkëlqyera, por gatimi gjatë verës do të thotë më shumë nxehtësi në shtëpi. Nëse duhet të gatuani, gjithmonë ndizni aspiratorin e kuzhinës. E njëjta gjë vlen edhe për ventilatorët në banjo, ata ndihmojnë që avulli dhe nxehtësia të mos bllokohen brenda.

Një truk tjetër është të hapni dritaret në katet më të larta (nëse jetoni në shtëpi me kate) dhe të vendosni ventilatorin të nxjerrë ajrin e nxehtë jashtë. Në katin përdhes, mbani dritaret hapur që ajri më i freskët të ketë nga të hyjë.

Lagështia, armiku i fshehur

Gjatë verës, ndjenja e zymtësisë vjen shpesh jo vetëm nga nxehtësia, por edhe nga lagështia e tepërt në ajër. Nëse keni përshtypjen se djersiteni por nuk freskoheni dot, ndoshta ka ardhur koha për një dehumidifikues. Duke hequr lagështinë e tepërt, ambienti bëhet shumë më i këndshëm.

Mos harroni: kujdesuni për veten!

Nëse temperaturat janë mbi 30 gradë, bëni pushime të shpeshta, pini ujë, bëni dush me ujë më të ftohtë ose shkoni në një hapësirë të freskuar. Kujdesi për trupin është po aq i rëndësishëm sa freskimi i banesës! /Telegrafi/

The post Si të mos kthehet banesa në saunë kur jashtë është +30: Zgjidhja me dritaret për ata që nuk kanë klimë appeared first on Telegrafi.

Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi

11 June 2025 at 16:20

Autore: Ola Mitre | Citizens.al | Tiranë

Në dhjetor 2010, Shkodra u përfshi nga përmbytje masive. Shtëpi, rrugë, ura – gjithçka nën ujë. Historia u përsërit disa herë në vitet që pasuan. Ngjashëm ndodhi dhe në fundvitin 2024 në Vlorë. Mot ekstrem, pasoja shkatërruese.

Ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim i së ardhmes për Shqipërinë, por realitet i prekshëm. Përmbytjet, thatësirat ekstreme, stuhitë apo luhatjet e mëdha të temperaturave, janë kthyer në dukuri të shpeshta.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të përballet me to pa një sistem qendror funksional paralajmërimi meteorologjik dhe hidrologjik. Një boshllëk kritik ky që po rrezikon menaxhimin e ujërave, bujqësinë dhe vetë sigurinë publike.

“Në errësirë” përballë motit ekstrem

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë prekur nga përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit. Megjithatë, sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik është në rënie.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), institucioni që monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore me qëllim uljen e riskut, pranon për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pajisjet moderne shpesh janë të mirëfinancuara – nga Banka Botërore, GIZ, apo Universiteti Politeknik i Tiranës – por të mirëmbajtura keq. Stacionet manuale mbeten dominuese, por ofrojnë të dhëna një herë në ditë – një ritëm që lë vend për tragjedi.

Ekspertët si Kristi Bashmili dhe Prof. Dr. Petrit Zorba ngrenë shqetësimin për mungesën e të dhënave të besueshme në kohë reale dhe për moskoordinimin e institucioneve. Shqipëria, thonë ata, ka nevojë urgjente për sistem qendror të dhënash dhe një rrjet të modernizuar paralajmërimi.

Bashmili, thotë se shkalla e lartë e cenimit nga faktorët e mjedisit “vjen veçanërisht nga mungesa e kapaciteteve për të përballuar ndryshimet klimatike dhe pasojat në sektorë të ndryshëm”.

Për përballimin pa dëme të situatave emergjente, Bashmili thekson se nevojiten parashikime në kohë, të dhëna të besueshme shumëvjeçare, sistematike si dhe paralajmërimi i hershëm dhe efektiv.

“Nuk kemi sistem të integruar paralajmërimi për përmbytjet apo rrëshqitjet e dherave,” thotë Prof. Dr. Zorba, nga IGJEO, sipas të cilit të dhënat që disponohen janë fragmentare, shpesh të vjetërsuara dhe që nuk përcillen në kohë reale pranë institutit.

Profesori analizon se ajo që i mungon sistemit aktual është standardi në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, pasi mund të qëllojë që pajisjet të jenë edhe moderne, por të mungojnë këto elementë.

Ai merr si shembull 24 stacione të ngritura nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, të cilat ai thotë se pavarësisht se janë të rregullta, kanë mangësi në mirëmbajtje dhe standard përdorimi.

“Standard nuk do të thotë të kesh celularin e fundit, që kushton 1.5 milionë lekë, duhet që dhe të dish ta përdorësh siç duhet, aq më tepër pajisjet meteorologjike,” vijon Prof. Zorba.

“Nëse një stacion ti e vë mbi një pllakë betoni, betoni të nxjerr temperatura të larta, nëse e vë në një zonë ku bari shkon 25cm, nuk do të të dallojë elementët dhe do të të raportojë për borë në korrik, pra këto elementë teknikë duhen konsideruar, pasi pajisja e mirë, po nuk pati mirëmbajtjen dhe metodologjinë e duhur të përdorimit nuk do të nxjerrë të dhënat e duhura,” thekson Zorba.

Situata paraqitet e ngjashme edhe për stacionet e monitorimit në sektorin bujqësor dhe aeroportual. Në tërësi sistemi konsiderohet i dobët në raport me infrastrukturën, dendësisë së rrjetit, digjitalizimin e të dhënave dhe kapaciteteve njerëzore.

“Rrjeti i stacioneve meteorologjike përfaqësohet nga shumë stacione manuale, të cilat nuk ofrojnë informacione në kohë reale dhe kanë nevojë për staf të shtuar,” shpjegon Bashmili.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Plani Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike” mbetet pa një metodologji zyrtare monitorimi dhe vlerësimi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk e ka miratuar një metodologji të tillë.

“Me qëllim realizimin e objektivave të këtij veprimi prioritar duhet të hartohet dhe aprovohet një program monitorimi i integruar si dhe të vlerësohet rregullisht një paketë treguesish,” thotë KLSH në një auditim të kryer planit.

Përmbytjet në Shkodër gjatë vitit 2022/Franc Zhurda.

Pasojat dhe nevoja për ndërhyrje

Në vitin 2023, dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, industrinë ushqimore dhe sektorë të tjerë të ekonomisë kapërcyen për herë të parë shifrën prej 100 milionë eurosh. Një pjesë e kësaj shifre mund të ishte shmangur nëse vendi do të kishte një sistem efikas paralajmërimi.

Eksperti i mjedisit Kristi Bashmili tregon se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës me valë të shtuara të nxehti dhe të ftohti ka ndikuar negativisht në rendimentin bujqësor, cilësinë e jetës dhe përparimit të detit drejt tokës, faktor që po ndikon ndjeshëm në turizëm dhe ekosistemet lagunore dhe bregdetare.

“Kemi të bëjmë me emergjenca të nxitura nga kushtet e motit, të cilat duhet të parashikohen në kohë dhe hapësirë, në mënyrë që më pas të merren masa për parandalimin e dëmeve të mundshme,” thotë Bashmili, sipas të cilit sistemi shqiptar i paralajmërimit kërkon fuqizim të rrjetit dhe shërbimeve hidrometeorologjike.

Por, përballë nevojës për investime fondet mbeten të kufizuara.

Raporti i fundit i Bankës Botërore tregon qartë: kostoja e investimit në përshtatje me ndryshimet klimatike është e lartë, por mosveprimi kushton edhe më shumë. Shqipëria ka nevojë për mbi 6 miliardë dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike, por mungesa e koordinimit e bën edhe këtë objektiv të largët.

“Përshtatja me ndryshimet redukton në masë të madhe humbjet njerëzore dhe ekonomike nga fatkeqësitë dhe ngjarjet klimatike”, thekson BB në Raportin e Klimës dhe Zhvillimit të Vendit, të publikuar në tetor të vitit të kaluar.

IGJEO thotë se vendit i duhen jo vetëm më shumë stacione matëse – së paku një për çdo 100km2 – por edhe një shumëllojshmëri pajisjesh të tjera automatike, të cilat do të mund të gjeneronin të dhëna periodike me një frekuencë dhe saktësi më të lartë.

Sipas Prof. Dr. Petrit Zorba, krahas kësaj nevoje për pajisje dhe stacione, duhet dhe një sistem qendror për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në mënyrë të standardizuar.

“Nuk po them ndonjë shpikje të madhe, por atë që kanë bërë vendet e tjera, në gjithë botën të dhënat grumbullohen në një qendër dhe ajo më pas i përpunon me përgjegjësi sa i takon standardeve dhe i nxjerr si produkt,” përfundon Zorba.

Nëse Shqipëria nuk ndërton një sistem të integruar, çdo stuhi, thatësirë apo situatë e pazakontë natyrore rrezikon të kthehet në një krizë kombëtare.

The post Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi appeared first on Citizens.al.

Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës

By: Oldi
4 July 2025 at 12:16

Ngrohja globale po sjell transformime të dukshme në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës, duke i vendosur fermerët dhe peshkatarët shqiptarë përballë sfidave të reja. Ekspertët paralajmërojnë se, ndërsa disa specie po zhduken, të tjera po përshtaten me mjedisin e ndryshuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekosistemet ujore dhe ekonominë e sektorit. Sipas Bankës Botërore (2022), sektorët […]

The post Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës appeared first on BoldNews.al.

“Planeti ynë po ngrohet”/ Efektet e ngrohjes globale, flet astrofizikantja: Klima po ndryshon në një drejtim dramatik

3 July 2025 at 20:51

Astrofizikantja, Mimoza Hafizi e ftuar në një intervistë televizive u shpreh se planeti ynë po ngrohet dhe se klima po ndryshon në një drejtim të padëshiruar.

Mimoza Hafizi:

Këto janë shfaqjet më alamante të një situate që dihet prej kohësh. Që planeti ynë po ngrohet, klima po ndryshon në një drejtim të padëshiruar edhe dramatik.

Sidomos këto shfaqje të cilat prekin miliona e miliarda njerëz në të njëjtën kohë, janë këmbana të cilat mendoj se Toka po na i dërgon për të na bërë më të ndërgjegjshëm për mënyrën se si po sillemi me të.

Është detyra e secilit prej nesh të ndihmojë në këtë ndërgjegjësim të publikut në formësimin të themi të një koshience kolektive që ne duhet të reagojmë, të ndryshojmë në mënyrë që e ardhmja të jetë e mirë për pasardhësit tanë.

Shkenca ka treguar që Toka po ngrohet, kjo është një fakt i cili nuk mund të anashkalohet. Gjithçka tregon se temperatura e Tokës, temperatura mesatare e Tokës po rritet në mënyrë të vazhdueshme.

Planetit Tokë dhe as njerëzimit nuk i ka ndodhur ndonjëherë të jetë në situata të tilla. Kjo është një sfidë e panjohur për njerëzit.

The post “Planeti ynë po ngrohet”/ Efektet e ngrohjes globale, flet astrofizikantja: Klima po ndryshon në një drejtim dramatik appeared first on Sot News | Lajme.

Ja pse gjithnjë e më shumë njerëz po përjetojnë skuqje të lëkurës të lidhura me klimën që zgjasin gjithë verën – gabimet që bëjnë të gjithë

3 July 2025 at 12:41

Pas një dite të kaluar nën diellin e nxehtë, gjithçka që dëshiron është të futesh në shtëpi, të ndezësh kondicionerin dhe të shijosh ajrin freskues.

Por a e dinit që qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj? Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur ambientin, por në këtë proces, ata largojnë edhe hidratimin e nevojshëm nga lëkura, duke e lënë atë të thatë, të dehidratuar dhe të prirur ndaj plakjes së parakohshme.

Si ndikon klima në lëkurë: Pse shkakton tharje dhe ndjeshmëri

Nëse keni vënë re që lëkura juaj ndihet e tendosur, e shkëputur ose e zbehtë pasi keni qëndruar gjatë në një dhomë me klimë, kjo nuk është imagjinatë.

Ja një shpjegim më i detajuar për mënyrën se si kondicioneri ndikon në lëkurën tuaj dhe çfarë mund të bëni për ta mbrojtur atë.

Klima mund të thajë lëkurën dhe t’u shkaktojë kruajtje

Kondicionerët nuk largojnë vetëm nxehtësinë nga ajri, por edhe lagështinë. Mungesa e lagështisë ndikon drejtpërdrejt në lëkurë, duke shkaktuar tharje të tepruar.

Shtresa më e jashtme e lëkurës, epidermisi, është e para që dëmtohet, dhe kur nuk është mjaftueshëm e hidratuar, ndikon edhe në shtresat më të thella. Me kalimin e kohës, kjo shkakton kruarje, skuqje dhe irritim.

Efekti i kondicionerit në lëkurë mund të bëjë që këto simptoma të jenë edhe më të dukshme, ndaj është e rëndësishme të mbani hidratimin dhe të përdorni produkte që riparojnë lagështinë dhe mbrojnë lëkurën.

Si ta përmirësoni situatën:

Përdorni një hidratues që mban lagështinë;

Pini shumë ujë për të hidratuar lëkurën nga brenda;

Mendoni të përdorni një lagështues ajri (humidifier) për të rikthyer lagështinë në ambient, veçanërisht në dhomat e kondicionuara.

Klima dehidraton lëkurën dhe e zbehë atë

Kondicioneri ul temperaturën e ambientit në rreth 18-26°C, dhe trupi juaj redukton djersitjen – përveç në zona si sqetullat, pëllëmbët dhe shputat.

Kjo bën që toksinat të mbeten të bllokuara në lëkurë, në vend që të nxirren natyrshëm përmes djersitjes. Gjithashtu, ekspozimi ndaj kondicionerit mund të ulë prodhimin e vajit natyral të lëkurës, duke e bërë atë të duket e zbehtë dhe e jo e shëndetshme.

Klima shkakton plakje të parakohshme dhe rrudha

Hidratimi është thelbësor për elasticitetin dhe shëndetin e lëkurës. Kur kondicioneri largon lagështinë nga ambienti, lëkura humbet hidratimin natyral, duke u tkurrur, duke u zbehur dhe duke krijuar rrudha të holla. Me kalimin e kohës, ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të thatë mund të shkaktojë rrudha të parakohshme dhe zbehje të lëkurës. /Telegrafi/

The post Ja pse gjithnjë e më shumë njerëz po përjetojnë skuqje të lëkurës të lidhura me klimën që zgjasin gjithë verën – gabimet që bëjnë të gjithë appeared first on Telegrafi.

Çfarë kuptimi kanë simbolet në kondicionerin tuaj që askush nuk i di, mënyra më e mirë për të mbajtur gjithçka të freskët duke kursyer para

1 July 2025 at 22:49

Kondicionerët janë bërë një pjesë e domosdoshme e çdo shtëpie. Megjithatë, edhe pse shumica prej nesh e përdorin kondicionerin çdo ditë, shumë prej nesh nuk e dinë kuptimin e të gjitha simboleve dhe funksioneve të disponueshme në telekomandë.

Kondicionerët nuk janë vetëm për ftohje – ato janë sisteme shumëfunksionale që, me përdorimin e duhur, mund të rrisin ndjeshëm rehatinë dhe të ulin kostot e ngrohjes dhe ftohjes.

Mësoni të lexoni simbolet në telekomandë, përfitoni nga mënyrat e përparuara të funksionimit dhe mirëmbajeni rregullisht pajisjen në mënyrë që t’ju shërbejë për vite me radhë pa probleme.

Funksionet dhe simbolet bazë në telekomandë

Shumica e kondicionerëve përdorin simbole universale për mënyrat bazë të funksionimit. Ja çfarë do të thotë secili simbol:

❄ Flokë dëbore (Modaliteti i Ftohjes)

Përdoret në verë. Kondicioneri ul temperaturën në dhomë duke nxjerrë ajrin e ftohtë. Temperatura e rekomanduar për ftohje është 24–26°C. Temperaturat më të ulëta rrisin konsumin e energjisë elektrike dhe e sforcojnë trupin.

☀ Dielli (Modaliteti i Ngrohjes)

Përdoret gjatë muajve të ftohtë. Kondicioneri nxjerr ajër të ngrohtë. Është efektiv deri në një temperaturë të caktuar të jashtme (zakonisht -5°C deri në -15°C, varësisht nga modeli). Temperatura ideale për ngrohje është 20-22°C.

💧 Pikëza (Modaliteti i Tharjes)

Largon lagështinë e tepërt nga ajri, veçanërisht i dobishëm në zonat me lagështi të lartë (bodrume, kuzhina, banjo). Nuk e ftoh dhomën si modaliteti “Ftohje”, por mund të ftohet këndshëm falë lagështisë më të ulët.

🔁 Ventilator (Modaliteti i Ventilatorit)

Kondicioneri vetëm qarkullon ajrin, pa ftohje ose ngrohje. Ideal për freskimin e hapësirës kur nuk kërkohet rregullimi i temperaturës.

🔄 Modaliteti Automatik

Kondicioneri vetë zgjedh midis ngrohjes dhe ftohjes, në varësi të temperaturës aktuale dhe të dëshiruar. I përshtatshëm për periudhat kalimtare (pranverë/vjeshtë).

Cilësimet dhe veçoritë e përparuara që mund të mos i keni përdorur

🕑 Kohëmatësi

Ju lejon të planifikoni ndezjen ose fikjen e pajisjes në një kohë specifike. Shumë e dobishme nëse dëshironi të përballeni me një dhomë të freskët në mëngjes ose nëse dëshironi që kondicioneri të fiket pasi të flini.

🌙 Modaliteti i gjumit

Optimizon temperaturën dhe zvogëlon zhurmën. Zakonisht rrit gradualisht temperaturën gjatë natës në modalitetin e ftohjes (ose e ul atë në modalitetin e ngrohjes) për të kursyer energji dhe për të përmirësuar rehatinë e gjumit.

📶 Modaliteti Eko

Zvogëlon konsumin e energjisë duke ruajtur temperaturën e caktuar. Pajisja punon në modalitetin “ekonomik”, shpesh me një fuqi më të ulët të kompresorit.

The post Çfarë kuptimi kanë simbolet në kondicionerin tuaj që askush nuk i di, mënyra më e mirë për të mbajtur gjithçka të freskët duke kursyer para appeared first on Telegrafi.

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

By: Elva
28 June 2025 at 15:49

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Lima, kryeqyteti i Perusë, ku punonjës të një impianti të trajtimit të ujërave në zonën “La Atarjea” kanë zbuluar trupin e pajetë të një vajze të futur në qese plastike. Viktima është identifikuar si Fabiola Alejandra Caicedo Pina, 19 vjeçe, një e re e njohur në rrjetin social TikTok, […]

The post Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru appeared first on BoldNews.al.

Del LISTA/ Këta janë 50 restorantet më të mirë në botë për vitin 2025

By: user 6
20 June 2025 at 22:43

Duket se kryeqyteti i Perusë, Lima do të mirëpresë shumë adhurues të kuzhinës luksoze në muajt në vijim. Dy restorante në kryeqytetin peruan u renditën në 10 vendet e para në listën e vitit 2025 të “50 Restoranteve më të Mira në Botë”, duke përfshirë edhe vendin e lakmuar të “numrit një”.

Çmimi i konsideruar si “Oscar i kuzhinës luksoze inovative” u nda në një ceremoni në Torino, Itali, të enjten në mbrëmje ku restoranti “Maido” në Lima që mori çmimin kryesor. I renditur në vendin e pestë në listën e vitit të kaluar ai është në pronësi dhe drejtohet nga shefi i kuzhinës Mitsuharu “Micha” Tsumura.

El restaurante peruano Maido es uno de los 5 mejores del mundo

“Maido” shërben atë që njihet si kuzhina Nikkei, “duke përzier teknikat e kujdesshme japoneze me përbërës të gjallë peruanë për të krijuar një përvojë ngrënieje që është si e pasur nga ana kulturore ashtu edhe moderne nga ana inovative”.

“Këto do të jenë 16 vitet e “Maido” tha Tsumura teksa pranoi çmimin. “Mendoj se gastronomia – ushqimi dhe mikpritja – mund të bëjnë gjëra të mahnitshme. Ato mund t’i bëjnë ëndrrat realitet.”

MUST EAT: Maido In Lima, Peru Restaurant Review - Nomadic Foodist

Në vendin e dytë u rendit “Asador Etxebarri” në Atxondo të Spanjës, ndërsa “Quintonil” i Meksikos zuri vendin e tretë, i ndjekur nga “Diverxo” në Madrid (Nr. 4) dhe “Alchemist” i Kopenhagenit duke plotësuar pesëshen më të mirë.

Duke u zhvendosur në Azi, Bangkoku doli si fituesi i madh i natës, me gjashtë restorante që u renditën në listën e 50 më të mirëve, përfshirë “Gaggan” në ‘vendin e gjashtë. (foto poshtë)

Bangkok restaurant Gaggan earned the number six spot this year.

Në vendin e shtatë ishte “Sézanne” i Tokios, i ndjekur nga “Table by Bruno Verjus” në Paris në numrin tetë. Vendi i nëntë shkoi te “Kjolle” në Lima, ndërsa restoranti tjetër amerikanojugor “Don Julio” në Buenos Aires mbajti vendin e dhjetë – pikërisht aty ku u rendit vitin e kaluar.

I vetmi restorant amerikan që u rendit në listën e 50 më të mirëve ishte “Atomix” i Nju Jorkut, në vendin e 12-të, i cili gjithashtu u nderua edhe me çmimin “Mikpritje e Shquar”.

50 më të mirët

Lista vjetore është hartuar bazuar në votat e Akademisë së 50 Restoranteve më të Mira në Botë, e cila përbëhet nga 1080 ekspertë ndërkombëtarë të industrisë së restoranteve, përfshirë shkrimtarë dhe shefa kuzhine, në 27 rajone anembanë botës.

Restorantet mund ta fitojnë çmimin kryesor vetëm një herë, pas së cilës ato futen në një program të veçantë “Më të mirët”.

Anëtarët e këtij grupi elitar përfshijnë “Geranium” dhe “Noma” në Kopenhagen, si dhe “Eleven Madison Park” të Nju Jorkut, “The Fat Duck” pranë Londrës, “Osteria Francescana” në Modena, Itali, “Mirazur” në Menton, Francë. Fituesi i vitit të kaluar i çmimit “50 Restorantet më të Mira”, “Disfrutar” i Barcelonës është gjithashtu tani në atë listë.

1. Maido (Lima, Peru)

2. Asador Etxebarri (Atxondo, Spanjë)

3. Quintonil (Mexico City, Meksikë)

4. Diverxo (Madrid, Spanjë)

5. Alkimist (Kopenhagë, Danimarkë)

6. Gaggan (Bangkok, Tajlandë)

7. Sézanne (Tokio, Japoni)

8. Tabela nga Bruno Verjus (Paris, Francë)

9. Kjolle (Lima, Peru)

10. Don Julio (Buenos Aires, Argjentinë)

11. Wing (Hong Kong)

12. Atomix (Nju Jork)

13. Potong (Bangkok)

14. Plénitude (Paris, Francë)

15. Ikoyi (Londër, Angli)

16. Lido 84 (Gardone Riviera, Itali)

17. Sorn (Bangkok, Tajlandë)

18. Reale (Castel di Sangro, Itali)

19. Kryetari (Hong Kong)

20. Atelier Moessmer Norbert Niederkofler (Brunico, Itali)

21. Narisawa (Tokio, Japoni)

22. Suhring (Bangkok, Tajlandë)

23. Boragó (Santiago, Kili)

24. Elkano (Getaria, Spanjë)

25. Odette (Singapore)

26. Mérito (Lima, Peru)

27. Trèsind Studio (Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe)

28. Lasai (Rio de Janeiro, Brazil)

29. Mingles (Seul, Koreja e Jugut)

30. Le Du (Bangkok, Tajlandë)

31. Le Calandre (Rubano, Itali)

32. Piazza Duomo (Alba, Itali)

33. Steirereck (Vjenë, Austri)

34. Enigma (Barcelona, ​​Spanjë)

35. Nusara (Bangkok, Tajlandë)

36. Florilège (Tokio, Japoni)

37. Orfali Bros (Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe)

38. Frantzén (Stokholm, Suedi)

39. Mayta (Lima, Peru)

40. Septime (Paris, Francë)

41. Kadeau (Kopenhagë, Danimarkë)

42. Belcanto (Lisbonë, Portugali)

43. Uliassi (Senigallia, Itali)

44. La Cime (Osaka, Japoni)

45. Arpege (Paris, Francë)

46. ​​Rosetta (Mexico City, Meksikë)

47. Vyn (Skillinge, Suedi)

48. Celele (Kartagena, Kolumbi)

49. Kol (Londër, Angli)

50. Restorant Jan (Mynih, Gjermani). /Përgatiti LAPSI.al

The post Del LISTA/ Këta janë 50 restorantet më të mirë në botë për vitin 2025 appeared first on Lapsi.al.

KANADA – Trump: Kina në G7? Nuk është ide e keqe!

KANANASKIS, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – Të ulet Kina në G7? Nuk është ide e keqe, nuk më shqetëson nëse dikush dëshiron të sugjerojë hyrjen e Kinës, tha sot presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në kuadë të një takimi dypalësh me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney.

“Por, ju duhen njerëz me të cilët mund të flisni. Ata nuk flasin. Putini flet me mua. Putini flet me mua dhe me askënd tjetër sepse ai u fye kur u përjashtua nga G8, siç do të kisha bërë unë dhe siç do të kishte bërë kushdo tjetër”, shtoi ai.

“Ai u përjashtua nga Obama dhe Trudeau. Ai nuk është i lumtur për këtë”, theksoi Trump.
Atyre që e pyetën nëse Putini duhet të rikthehet në tryezën e “Të Mëdhenjve”, presidenti amerikan u përgjigj se “nuk po them që ai duhet të jetë pjesë e kësaj në këtë pikë, sepse shumë ujë ka kaluar nën urë, por ishte një gabim i madh”.

“Obama nuk e donte Rusinë. Nuk do të kishim pasur luftë nëse do ta kishim pasur armikun në tryezë, edhe nëse në atë kohë unë as nuk e konsideroja armik. Nëse Putini do të kishte qenë anëtar i G8-ës, nuk do të kishim luftë tani”, deklaroi Trump./ /os/

The post KANADA – Trump: Kina në G7? Nuk është ide e keqe! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmet i frikshëm/ Kryeqyteti Peruan goditet rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore, ja sa ishte magnituda

16 June 2025 at 09:18

Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:35 (ora lokale; 18:35 sipas orës tonë), rreth 30 kilometra në jugperëndim të Callao, një qytet bregdetar rreth dhjetë kilometra nga Lima, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike Peruane.

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi kryeqytetin peruan dhe rrethinat e tij të dielën, duke vrarë një person dhe duke plagosur 36 të tjerë, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe dëme në infrastrukturën shëndetësore dhe shkollore, thanë autoritetet.

Policia njoftoi se një 36-vjeçar humbi jetën kur një mur u shemb mbi automjetin me të cilin po udhëtonte, në lagjen Independencia të kryeqytetit peruan. Nga ana e saj, qendra kombëtare e operacioneve të emergjencës (COEN) raportoi për 36 persona të plagosur në Lima, njëri prej të cilëve është shtruar në spital.

“U bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë”, tha presidentja Dina Boluarte, duke shtuar se nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Oqeanit Paqësor, një zonë e gjerë me aktivitet të fortë vullkanik dhe sizmik që shtrihet pjesërisht përgjatë bregdetit perëndimor të kontinentit amerikan. Vendi regjistron qindra tërmete të dukshme çdo vit.

The post Tërmet i frikshëm/ Kryeqyteti Peruan goditet rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

BERLIN, 16 qershor/ATSH/- Një numër kompanish të mëdha evropiane po kërkojnë më shumë qartësi nga BE-ja mbi mbrojtjen e klimës dhe zbatim më të shpejtë të objektivave ekonomike.

Në një letër të hapur në fund të majit, rreth 150 kompani kërkuan uljen e emetimeve të gazrave serrë në Bashkimin Evropian me të paktën 90 për qind deri në vitin 2040.

Nënshkruesit argumentuan se një objektiv i fortë klimatik dhe dekarbonizimi i ekonomisë do të përmirësonin qëndrueshmërinë, sigurinë energjetike dhe konkurrueshmërinë.

Nënshkruesit janë anëtarë të Grupeve të Liderëve të Korporatave, të mbledhura nga Instituti për Lidership të Qëndrueshëm i Universitetit të Kembrixhit.

Letra iu drejtua Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Parlamentit Evropiandhe krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Midis nënshkruesve janë korporata të mëdha, duke përfshirë SAP, Grupin Otto dhe Allianz.

Deri më sot, BE ka vendosur një objektiv për uljen e emetimeve të CO2me 55 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990 dhe arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050. Një objektiv i përkohshëm detyrues për vitin 2040 ende nuk ekziston.

Gara në tregtinë globale dhe hezitimi i BE-së

Objektivat e qarta të përkohshëm mund t’u ofrojnë kompanive më shumë qartësi. Kjo sinjalizon edhe nëse Evropa vazhdon në rrugën e saj klimatike. Tani ka dyshime për këtë. Komisioni Evropian kohët e fundit ka rihapur disa drejtime për diskutim. Proceset duhet të thjeshtohen.

“Nëse kjo do të mbetet kështu apo nëse rregulloret e dakorduara më parë do të zbuten është aktualisht “e paparashikueshme”, thotë Manon Dufour. Kjo do t’i bënte investitorët të hezitonin, thotë drejtori i përgjithshëm i zyrës së një organizate ndërkombëtare në Bruksel EG3, e specializuar për diplomacinë ndërkombëtare të klimës.

Për Dufour, është e qartë: Pas thirrjes për ambicie më të mëdha klimatike qëndron shpresa se kjo do të rezultojë në një avantazh konkurrues për kompanitë nga BE-ja. Duke pasur parasysh investimet masive të gjelbra në Kinë, “tranzicioni teknologjik në Evropë nuk është më një projekt ekskluzivisht evropian”, por kjo duhet parë në kontekstin e konkurrencës globale.

“Në disa sektorë, Evropa mund ta ketë më të vështirë të ruajë avantazhin e saj konkurrues. Megjithatë, në të tjera, Evropa është shumë mirë e pozicionuar”, thotë Dufour.

Evropa është lidere në të gjitha fushat që lidhen me teknologjitë e rrjetit ose kabllove, si dhe në disa fusha të teknologjisë CCS, e cila blen dhe ruan CO2 nga impiantet industriale. “Evropa mund të përfitojë ende këtu”, beson Dufour.

Politika funksionon: më shumë kompani me objektiva klimatike

Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë kompani po i bëjnë thirrje BE-së të veprojë më me vendosmëri. Që kur BE miratoi Marrëveshjen e Gjelbër në vitin 2019, qindra miliarda euro janë investuar në teknologjinë dhe industrinë e gjelbër. Janë miratuar edhe rregullore të shumta për qëndrueshmëri në biznes. Që atëherë, ka pasur një ndryshim të thellë në qëndrimin e kompanive ndaj politikës klimatike në të gjithë Evropën.

Analiza nga organizata jofitimprurëse InfluenceMap me bazë në Mbretërinë e Bashkuar arrin në përfundimin: kjo politikë po tregon rezultate.

Sot, 23 për qind e kompanive në BE zbatojnë strategji që, sipas analizës, ndihmojnë në arritjen e qëllimeve klimatike. Në vitin 2019, kjo shifër ishte 3 për qind. Në të njëjtën kohë, pjesa e kompanive të klasifikuara si “të papranueshme nga klima” ra nga 34 për qind në 14 për qind.

Politika klimatike është në interesin e kompanive

Qëllimi i uljes së emetimeve me 90 për qind deri në vitin 2040, i kërkuar nga nënshkruesit e letrës së hapur, “do të na jepte një rrugë të qartë për të zgjeruar veprimet dhe investimet tona në kalimin në modele biznesi më të qëndrueshme dhe uljen e shpejtë të emetimeve tona”. Në fund të fundit, nënshkruesit pohojnë se rreziku klimatik është një rrezik ekonomik dhe financiar.

Sipas Raportit të Qëndrueshmërisë të firmës konsulente Deloitte, pothuajse të gjithë menaxherët e anketuar në Gjermani (97 për qind e tyre) deklaruan që në vitin 2022 se kompania e tyre është prekur negativisht nga ndryshimet klimatike. 50 për qind thanë se biznesi i tyre është i lidhur drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike.

Industria e rëndë

Pavarësisht kësaj, Agjencia Federale Gjermane e Mjedisit zbuloi në një studim të vitit 2021 se vetëm gjysma e kompanive gjermane DAX raportojnë mbi rreziqet ekonomike të krizës klimatike.

Sondazhi i fundit i Deloitte për vitin 2024 tregon se shumica e mbi 2.000 drejtuesve të anketuar nga 27 vende të botës i japin përparësi projekteve të qëndrueshmërisë në vendimmarrjen e tyre. 85 për qind e të anketuarve thanë se po rrisin investimet e tyre në këtë fushë, krahasuar me 75 për qind vitin e kaluar.

Megjithatë edhe ata që bëjnë thirrje për mbrojtje më pak ambicioze të klimës deri në vitin 2040 janë të zëshëm në Bruksel. Kjo përfshin, në veçanti, kompanitë në industrinë e rëndë evropiane, industrinë kimike gjermane, Konfederatën e Industrisë Gjermane, industrinë evropiane të çimentos dhe shqetësimet e naftës dhe gazit.

Transformimi i vonuar i ekonomisë jo vetëm që do të ndikojë në biznese, por do t’u kushtojë taksapaguesve shuma të mëdha parash në dëmet e shkaktuara nga kriza klimatike.

Një studim nga shkencëtarët në Institutin e Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit të Klimës (PIK) tregon se edhe nëse emetimet e gazrave serrë do të reduktoheshin në mënyrë drastike që tani e tutje, të ardhurat globale për frymë do të binin me 19 përqind deri në vitin 2050.

Kjo është e barabartë me rreth 38 trilionë dollarë në vit, që është rreth gjashtë herë kostoja e vlerësuar e veprimit klimatik.

Shkëputja e rritjes ekonomike nga emetimet e CO2

Ndërkohë, rritja ekonomike po shkëputet nga emetimet e CO2 në të gjithë botën. Nga viti 2015 deri në vitin 2022, produkti i brendshëm bruto (PBB) global u rrit me 22 për qind, ndërsa emetimet u rritën vetëm me shtatë për qind.

Më shumë se 40 vende kanë rritur PBB-në e tyre duke ulur njëkohësisht emetimet, sipas një studimi të vitit 2025 nga OECD dhe Kombet e Bashkuara. Ky trend ka fituar vrull që nga vitet 1990.

Investimet në energji të pastër dhe të qëndrueshme tani janë dyfish më të larta se ato në lëndët djegëse fosile, duke ofruar zgjidhje të përballueshme për klimën, inovacion, vende pune dhe rritje ekonomike, thonë nënshkruesit e letrës.

Tregjet e energjisë së pastër janë rritur me shpejtësi, të nxitura fillimisht nga politikat dhe më pas nga kërkesa e tregut. Sot, siç thuhet në letër, 87 për qind e ekonomisë globale ka objektiva zero kur bëhet fjalë për emetimet e CO2.

Në të njëjtën kohë, qeveritë, rajonet, qytetet dhe kompanitë kanë marrë masa për të kufizuar emetimet e gazrave serrë.

Vrulli kur bëhet fjalë për mbrojtjen e klimës aktualisht po dobësohet. “Politikat e paqarta rrezikojnë të vonojnë investimet private dhe të ulin PBB-në me 0.75 për qind që në vitin 2030”, deklarojnë autorët.

Vitin e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi uljen e emetimeve të gazrave serrë me të paktën 90 për qind krahasuar me nivelet e vitit 1990. Propozimi përkatës legjislativ pritet të publikohet para pushimeve verore. Megjithatë, ai ende duhet të negociohet nga shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian. Disa anëtarë të Parlamentit Evropian shprehën shqetësim se objektivi i propozuar mund të jetë shumë ambicioz. Një numër gjithnjë e në rritje i përfaqësuesve të ekonomisë padyshim i shohin gjërat ndryshe. /DW/

The post BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

By: Mirgen
8 June 2025 at 22:38

Në betejën globale kundër ndryshimeve klimatike, një ndihmës i papritur po del në skenë që janë pinguinët dhe jashtëqitjet e tyre. Një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Helsinkit ka zbuluar se guanoja, përzierja e jashtëqitjeve të zogjve detarë, mund të ndikojë ndjeshëm në klimën e Antarktidës duke stimuluar formimin e reve që […]

The post Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët appeared first on BoldNews.al.

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

By: M C
8 June 2025 at 23:16

Në betejën globale kundër ndryshimeve klimatike, një ndihmës i papritur po del në skenë që janë pinguinët dhe jashtëqitjet e tyre.

Një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Helsinkit ka zbuluar se guanoja, përzierja e jashtëqitjeve të zogjve detarë, mund të ndikojë ndjeshëm në klimën e Antarktidës duke stimuluar formimin e reve që ndihmojnë në uljen e temperaturave.

Guanoja e pinguinëve, e pasur me amoniak dhe dimetilaminë, lëshon gazra që ndikojnë drejtpërdrejt në atmosferë.

Këto substanca nxisin formimin e grimcave aerosoli dhe reve, të cilat pasqyrojnë rrezatimin diellor dhe kontribuojnë në ftohjen e klimës në këtë rajon të ndjeshëm.

Studimi, i drejtuar nga kërkuesi Mattheë Boyer, përfshiu matje të kryera pranë Bazës Marambio në Gadishullin Antarktik, gjatë verës së vitit 2023.

Në këtë zonë, afër një kolonie me rreth 60,000 pinguinë Adelie, u vu re një rritje drastike e amoniakut në atmosferë, deri në 1,000 herë më shumë se nivelet bazë.

“Kolonitë e pinguinëve janë një burim kryesor i amoniakut në bregdetin e Antarktidës, ndërsa kontribuimi nga Oqeani Jugor është i papërfillshëm”, theksoi Boyer.

Ai shtoi se dimetilamina, një tjetër komponent me origjinë nga guanoja, rrit ndjeshëm formimin e grimcave deri në 10,000 herë më shumë.

Edhe pasi pinguinët emigruan nga zona, nivelet e larta të amoniakut u mbajtën për më shumë se një muaj, për shkak të ‘ujitjes’ së tokës me guano, që mbeti aktive si burim kimik për atmosferën.

Përgjatë bregdetit të Antarktidës, studiuesit identifikuan ‘pika të nxehta’ të emetimeve të amoniakut, të krahasueshme me ato të tokave bujqësore në verë.

Kjo tregon se kolonitë bregdetare të pinguinëve mund të jenë një burim i rëndësishëm aerosoli edhe për zonat përtej brigjeve.

Ky zbulim merr rëndësi të veçantë në një kohë kur Antarktida po ngrohet me ritme dy herë më të shpejta se pjesa tjetër e botës.

Humbja e akullit detar po kërcënon habitatet, ushqimin dhe ciklet riprodhuese të shumë specieve të pinguinëve, disa prej të cilave mund të zhduken deri në fund të këtij shekulli.

Megjithatë, ky rol i ri i guanos si ‘agjent klimatik’ jep një perspektivë të re për mënyrat se si jeta e egër dhe ekosistemet lokale ndikojnë në klimën globale.

Pinguinët, nëpërmjet jashtëqitjeve të tyre, mund të ndihmojnë në ngadalësimin e disa prej efekteve më të rënda të ngrohjes globale në rajonin polar.

The post Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet – na mori lumi tokë dhe para

By: FAKTOJE
30 May 2025 at 16:26

Fenomeni i përmbytjeve në vendin tonë, pasojat në bujqësi dhe dëmi i madh ekonomik. Përse po përmbytemi?

Nga SEBI ALLA

“Sa herë vjen lumi, toka ime është pothuaj e para që përmbytet”-thotë Bardhi, një 40-vjeçar nga fshati Darragjat

Lumi Drin, në mesin e majit është i qetë dhe ngjan sikur nuk bën dëm, por mjaftojnë shirat e vjeshtës dhe dimrit, e sidomos nëse ndodh hapja e digës së Hidrocentralit të Vaut të Dejës, që thuajse e gjithë zona e Nënshkodrës të përmbytet, duke sjellë pas pasoja ekonomike dhe jo vetëm. “Çdo tokë e përmbytur nuk është më si më parë. Përmbytjet në disa raste e pasurojnë tokën me lym, por ka edhe fenomene të ledhizimit, gërryerjeve dhe inerteve të ngurta të cilat tokat bujqësore mund t’i degradojnë”-thotë për Faktoje.al eksperti i çështjeve mjedisore, Lavdosh Ferruni. Përveç panikut, dëmtimit të banesave, stallave, bagëtive dhe dhe bimëve bujqësore, fatura që vjen pas është e lartë. Një studim i Bankës Botërore i publikuar në vitin 2022 përllogariti një dëm prej 2.3 miliardë dollarë i shkaktuar në 33 vitet e fundit në Shqipëri. Përveç ndryshimeve klimaterike që ndikojnë në përmbytje, prerja e pyjeve dhe dëmtimet e shtrateve të lumenjve sollën pasoja të mëdha në vendin tonë.

Rreziku në prag

Foto Atdhe Mulla

Vendi ynë renditet me risk të lartë nga rreziku i përmbytjeve. Zonat më problematike janë ultësira përënëdimore, veçanërisht pjesa e Nënshkodrës, kryesisht nga vërshimi i lumenjve Drin dhe Bunë, por edhe Vjosa në jug të vendit.  “Në vitet 2010-2011 kemi pasur shumë dëme. Një pjesë e banorëve mori dëmshpërblim, nga 1-3 milionë lekë të vjetra”-thotë një banor i fshatit Dajç, ndërsa shton se u dhanë edhe ushqim për bagëtitë. Ai gjithashtu shton se edhe në vitet 2017-2018 patën dëme nga përmbytjet, por nuk kanë marrë ende dëmshpërblim, pavarësisht se ekipet e emergjencave civile dhe të pushtetit lokal plotësuan disa formularë mbi dëmen e konstatuara. Në të dyja anët e Lumit Drin, sidomos në afërsi të grykëderdhjes janë ngritur disa argjinatura, duke sjellë një lloj stabiliteti, i cili më shumë ka ardhur nga intesiteti i ulët i rreshjeve. “Ushtria ngriti disa argjinatura në vitet 2010-2011, ndërsa më pas ka pasur ndërhyrje në pastrimin e kanaleve”-thotë për Faktoje.al një tjetër banor i fshatit Darragjat.

Çfarë e “tërbon” Drinin?

Tre kaskada Hidrocentralesh mbi lumin Drin përveç prodhimit të anergjisë elektrike do të shërbenin edhe si tampon për të mos lejuar përmbytjet nga intesiteti i lartë i rreshjeve, por në disa raste keqmenaxhimi i digave solli përmbytje masive. “Prania e 3 digave të mëdha në një seri favorizon ruajtjen e vëllimeve të mëdha të ujit, megjithëse, në rast mosfunksionimi, ose vonesa në rregullimin e derdhjes mund të favorizojnë përmbytjet në drejtim të rrjedhës së poshtme, veçanërisht nëse ka një mbivendosje me valët e përmbytjeve që vijnë nga Mali i Zi (Liqeni i Shkodrës)”-thuhet në raportin e hartuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila i referohet lumit Drin dhe Bunë.

Ndërtime pranë zonës së rrezikut

Ndonëse shkakun kryesor të përmbytjeve ekspertët e lidhin më dëmtimin masiv të pyjeve dhe devijimin nga shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumenjve, një tjetër fenomen lidhet me ndërtimet.

“Prerjet e pyjeve janë shkaktari kryesor i përmbytjeve, pasi eleminimi i pemëve të larta bën që uji të vërshojë me intesitet të lartë në lumenj dhe tejmbushja e tyre shkakton përmbytje”-thotë eksperti i çështjeve mjedisore Lavdosh Ferruni, ndërsa sugjeron se përmbytja në të vërtete nis nga zonat malore për tu kthyer në mjaft problematike në ultësirën perëndimore, veçanërisht në afërsi të grykëderdhjes së lumenjve. Nga ana tjetër banesa të shumta dhe njësi shërbimi janë ndërtuar pas viteve 90’ në zona fushore dhe shumë pranë brigjeve të lumenjve. “Në dekadat e fundit, presioni antropogjen në fushën e përmbytjeve është rritur ndjeshëm, duke përfshirë zhvillimin e paplanifikuar, urbanizimin e shpejtë dhe ndërtimin e vendbanimeve të reja në zonat me risk të lartë përmbytjeje”-konstaton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Përmbytjet në qytete

Në dy vitet e fundit po shihet një problematikë përmbytjesh edhe në zonat urbane, të cilat më parë nuk përfshiheshin në pjesën e rrezikut. Një prej tyre është edhe Vlora dhe sipas eskspertit të mjedisit Lavdosh Ferruni kjo situatë lidhet me intesitetin e ndërtimeve. “Ndërtimet me intesitete të lartë dhe betonizimi i pjesëve periferike ka bërë që të shtohen rastet e përmbytjeve edhe në zonat urbane, veçanërisht në Vlorë, por edhe qytetate të tjera”-thotë Ferruni. Sipas tij, në situatë të tillë për të ndaluar këtë fenomen nevojiten edhe ndërhyrje ligjore. “Nevojitet detyrim ligjor që një hapësirë e caktuar e territorit pranë zonave urbane të mos preket nga ndërtimet, por të lihet në mënyrë natyrale, sepse nëse preket ndikon drejtëpëdrejtë në prishjen e skosistemit dhe përmbytjet janë pasojë”-shprehet eksperti mjedisor Lavdosh Ferruni.

Foto Atdhe Mulla

Investimet e munguara

Pavarësisht shtimit të fondeve për ngritje argjinaturash dhe hapjes së kanaleve kulluese, për dy vitet e ardhshme parashikomet buxhetore për parandalimin e përmbytjeve janë më të ulëta dhe mund të sjellë rrezik përmbytjesh, e ndikuar edhe nga ndryshimet klimaterike. Në parashikimet e buxhetit fillestar 2025 dhe buxhetet paraprake për 2026 për programin e Ministrisë së Bujqësisë “Menaxhimi i infrastruktures se kullimit dhe ujitjes”, kemi një rritje të buxhetit të planifikuar, duke shkuar nga realizuar 2.15 miliard lekë në 2023, dhe planifikuar2.55 miliard lekë në 2024, duke shkuar përkatësisht 2.88 miliard lekë në 2025 dhe 2026. “Ajo çfarë vërëhet si problematike për buxhetin paraprak të vitit 2027 është një ulje e shpenzimeve kapitale, pra e investimeve, ndërkohë që shpenzimet korrente, ato administrative dhe paga janë planifikuar që të rriten”-thotë për Faktoje.al eksperti i ekonomisë Ilir Brasha, teksa shton se “buxheti 2027 parashikon më pak investime në përmirësimin e ujitjes dhe kullimit por edhe në parandalimin e përmbytjeve”.

12 projekte, më shumë se gjysma në pikëpyetje

Nga monitorimi i statusit të zbatimit të 12 masave për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet rezistente ndaj klimes, 4 nuk kanë filluar, 1 është bërë plan

i për zbatim në afat të shkurtër, 5 janë në vazhdim, dhe 2 janë të pasigurtë. “Shumica e projekteve të ndërmarra për parandalimin e përmbytjeve nuk janë filluar akoma, gjë që tregon një realizim të ulët të masave që duhet të ndërmerren për të siguruar digat dhe mbrojtjen nga përmbytjet”-konstaton eksperti Brasha.

Përfundimi

Vendi ynë vijon të jetë i rrezikuar nga përmbytjet ku përveç ndikimit nga faktorë lokalë si prerja e pyjeve, dëmtimi i lumenjve dhe ndërtimet pa kriter shtohen edhe ndryshimet klimaterike që kanë ulur ditët me shi, por rritur rrezikun e përmbytjeve nga intesisiteti i lartë në periudha që nisin rreshjet. Investimet për ngritjen e argjinaturave dhe pastrimin e kanaleve kryesore kulluese nuk janë në nivelin e kërkuar, ndërsa plani kombëtar për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, përfshi edhe përmbytjet nuk shoqërohet me buxhetin e nevojshëm.

The post Përmbytjet – na mori lumi tokë dhe para appeared first on Faktoje.al.

Përplaset autobusi me studentë dhe profesorë në Kolumbi, 10 të vdekur dhe 11 të plagosur

25 May 2025 at 09:58

Ditën e djeshme një aksident i rëndë ka ndodhur në Kolumbi. Një autobus me studentë dhe profesorë univeristeti teksa po shkonin në ekskursion u përplas. Si pasojë u vranë 10 persona dhe 11 të tjerë u plagosën.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili po transportonte 26 pasagjerë nga Tolima në Quindio.

Universiteti Humboldt ka shpallur dy ditë zie pas humbjes së dhimbshme të disa kolegëve, studentëve, profesorëve dhe administratorëve në aksident.

Autobusi mbante 22 studentë, dy mësues dhe një oficer komunikimi, tha rektori i universitetit Diego Fernando Jaramillo Lopez.

The post Përplaset autobusi me studentë dhe profesorë në Kolumbi, 10 të vdekur dhe 11 të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk jemi 28 748 kilometra katrorë, kush e mori Shqipërinë?!

By: Ela
20 May 2025 at 14:28

Shqipëria nuk është më 28 748 kilometra katrorë. Tokën e ka marrë deti, ndërsa qindra mijëra hektarë terren bujqësor, kullota, livadhe dhe brigje lumenjsh, u zhdukën si pasojë e erozionit (gërryerjes së tokës). Më shumë se natyra, fenomeni njeri ndikoi në rrëshqitjen masive, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kuqe të rrezikut, rreth 11 herë më të lartë […]

The post Nuk jemi 28 748 kilometra katrorë, kush e mori Shqipërinë?! appeared first on BoldNews.al.

Tirana, një oaz i nxehtë betoni

By: Ela
28 April 2025 at 17:23

Në zemër të Tiranës, aty ku dikur kumbonte zëri i filmave të vjetër nga kinema “Dajti”, një projekt ndërtimi po trazon qetësinë e banorëve të rrugës “Myslym Shyri”. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e qendrës TEN – një qendër shumë funksionale për rininë që u krijua në vitin 2010 duke ruajtur strukturën e vjetër të ish-kinema “Dajtit”. […]

The post Tirana, një oaz i nxehtë betoni appeared first on BoldNews.al.

❌
❌