Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie

By: Ardit
12 July 2025 at 15:56

Administratori i një subjekti në Voskopojë është arrestuar nga policia Korçës, pasi dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë–Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Ai dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, […]

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Vlerësimet: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

By: user7
11 July 2025 at 09:07

Sipas vlerësimeve të Kievit rindërtimi i Ukrainësdo të kushtojë rreth 850 miliardë euro dhe do të zgjasë rreth 14 vjet. “Koncepti ynë parashikon krijimin e dy fondeve”, tha kryeministri Denis Shmyhal, i cili u lidh me video në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Romë.

Në takimin dyditor të Romës marrin pjesë rreth 60 vende, organizata ndërkombëtare dhe kompani private. Për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë dëmet e luftës, do të krijohet një fond i ri evropian në të cilin pritet të marrë pjesë edhe sektori privat. Paratë do të përdoren kryesisht për riparimin dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për impiantet industriale dhe qendrat e të dhënave digjitale.

Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë

Pjesa e parë e “Fondit për Ukrainën” do të menaxhohet nga Kievi dhe do të financohet përmes aseteve ruse të konfiskuara jashtë vendit të cilat kanë një vlerë prej më shumë se 460 miliardë euro. Me këtë ide bashkohet edhe Kancelari Friedrich Merz, i cili mendon se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj Ukrainës.

Merz tha në Romë se “Rusia duhet të paguajë për këtë dëm dhe derisa të ndodhë kjo, Rusia nuk do të ketë qasje në asetet e saj të ngrira.” Pjesa e dytë e fondit me një vëllim prej gati 400 miliardë euro do të krijohet përmes investimeve private.

Gjermania do të blejë nga SHBA armatime për Ukrainën

Qeveria gjermane do të blejë nga SHBA-ja sisteme për mbrojtjen ajrore të tipit “Patriot” për t’ia vënë ato në dispozicion Ukrainës. “Fola për këtë me Presidentin Trumptë enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij të na furnizojë me këto sisteme armatimi”, tha Merz në Romë.

Ai nuk tha se sa sisteme synon të blejë Gjermania, por sipas një deklarate të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Selenski në shërbimin e mesazheve të shkurtra X Gjermania do të paguajë dy nga këto sisteme, kurse Norvegjia i ka premtuar Ukrainës financim për një sistem “Patriot”./ DW

The post Vlerësimet: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

ROMË – Shmyhal: Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë mbi 1 trilion dollarë

10 July 2025 at 18:40

ROMË, 10 korrik /ATSH-DPA/- Riparimi i dëmeve të shkaktuara nga lufta më shumë se 3-vjeçare – do të kushtojë më shumë se 1 trilion dollarë gjatë një periudhe 14-vjeçare, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal në konferencën për rimëkëmbjen e Ukrainës të mbajtur sot në Romë.

Duke folur në një lidhje me video, Shmyhal tha se Ukraina po shqyrtonte krijimin e dy fondeve me vlerë rreth 1 trilion dollarë.

“Fondi i parë – i administruar nga Kievi – duhet të financohet nga asetet ruse të sekuestruara jashtë vendit me vlerë 540 miliardë dollarë, dhe një fond i dytë me vlerë 460 miliardë dollarë do të mundësohet nga investitorët privatë”, tha ai.

Shmyhal u bëri thirrje aleatëve të vendit të lënë mënjanë fonde shtesë për të mbuluar deficitin në buxhetin e Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.

“Në kushte paqeje dhe pa përfshirë prodhimin e armëve, mirëmbajtja e ushtrisë ukrainase kushton rreth 50 miliardë euro (58 miliardë dollarë) në vit”, tha ai, duke shtuar se Ukraina po mbështetej në gjysmën e kësaj shume që do të sigurohej nga Bashkimi Evropian.

Ukraina ka luftuar kundër pushtimit rus në shkallë të plotë që nga shkurti i vitit 2022.

Para luftës, Ukraina ishte vendi më i varfër i Evropës, sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. //a.i/

The post ROMË – Shmyhal: Rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë mbi 1 trilion dollarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni në Theth/ Shembet objekti dy katësh që ishte në ndërtim e sipër (VIDEO)

By: Oldi
9 July 2025 at 20:19

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e fshatit turistik të Thethit vijon. Ditën e sotme, IKMT ka hedhur në tokë një objekt dy katësh që ishte në ndërtim e sipër. Sipas IKMT, ky objekt po ndërtohej pa leje por natyrshëm lind pyetja retorike se deri në këtë moment ku ishin autoritetet dhe […]

The post Aksioni në Theth/ Shembet objekti dy katësh që ishte në ndërtim e sipër (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit

9 July 2025 at 17:34

Një 38-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë në një gurore në zonën e Mamurrasit, në Kurbin. Sipas Policisë së Kurbinit, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur punëtori i identifikuar si P. P., banues në fshatin Sanxhak të Kurbinit, u dëmtua aksidentalisht ndërsa riparonte një prej makinerive të punës.Policia bëri me dije se dëmtimi […]

The post Aksidenti në punë i merr jetën 38-vjeçarit appeared first on Reporter.al.

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

By: Ardit
2 July 2025 at 16:15

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, ka komentuar situatën me ndërtimet në Shqipëri dhe ekonominë e narkoeuros. Sipas tij, ndërtimi ka një varësi totale nga paratë e krimit dhe konsiderohet si sektori më i predispozuar për të ricikluar paratë. Po ashtu ai theksoi se kur popullsia ka tendencë rënse, lejet e dhëna në Shqipëri kanë një […]

The post Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike appeared first on BoldNews.al.

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave

By: Ardit
1 July 2025 at 18:43

Nga Klodian Tomorri Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode të dokumentuara të marrëzisë kolektive. Shpesh ato janë shndërruar në kriza që kanë gjunjëzuar ekonomitë e perandorive të mëdha të globit, si kriza e aksioneve të Misisipit apo fluska e Detit Jugor. Në raste të tjera, ato kanë rrënuar jetët e mijërave […]

The post Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave appeared first on BoldNews.al.

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

30 June 2025 at 18:15

Një 66-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në një pallat në ndërtim në Berat.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ku dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital appeared first on Euronews Albania.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

By: Ardit
26 June 2025 at 08:56

Tashmë me funksion të ndryshuar për shkak të sfidave ligjore, qendrat e azilkërkuesve të Italisë në Shqipëri kanë kushtuar më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht, dhe shumë më tepër se objekte të ngjashme në Itali, duke ofruar kështu një mësim për qeveritë e tjera evropiane që mund të tundohen të ndjekin të njëjtën rrugë. […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura

By: Ardit
23 June 2025 at 08:59

Autobuzët urbanë të linjës së plazhit në Durrës këtë fillim sezoni veror janë plot me turistë. Vapa e parakohshme ka sjellë pranë detit familjarë nga Kosova dhe vende të tjera. E megjithatë, fluksi i turistëve duket se i ka gjetur sërish të papërgatitur institucionet vendore. Në gjatësinë prej 3.4 kilometrash të plazhit vijojnë punimet për […]

The post Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura appeared first on BoldNews.al.

Godina për jetimët, në shënjestër për ndërtime/ Si u përvetësua prona publike në “zemër” të Vlorës

By: Ardit
19 June 2025 at 20:58

Të hënën e parë të shkurtit 2021, në zyrën e protokollit të Bashkisë Vlorë do të mbërrinte një letër nga Drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit për Personat me Aftësi të Kufizuara Vlorë, Elida Grabova. Në brendësi të letrës gjendeshin detaje për rikonstruksionin e godinës, projekt i cili për shkak të fondeve të vakta të Qeverisë […]

The post Godina për jetimët, në shënjestër për ndërtime/ Si u përvetësua prona publike në “zemër” të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

By: Ardit
13 June 2025 at 15:20

Xhafer Lila banon në një prej pallateve pas shkollës Emin Duraku në Tiranë. Ai dhe një grup banorësh po protestojnë prej muajsh, pasi mësuan se në hapësirën mes pallateve dhe oborrit të shkollës do të ndërtohet një kullë 16 katëshe. “Nuk e di si mund të lejohet një katrahurë e tillë, për më tepër ngjitur […]

The post Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën appeared first on BoldNews.al.

Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares

12 June 2025 at 08:41

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga […]

The post Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares appeared first on BoldNews.al.

Të dhënat: Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë

By: user7
12 June 2025 at 07:37

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga në ndërtim nga 58.706 lekë në 3-mujorin e parë 2024 arriti në 68.221 lekë, me rritje prej 16.2%, më e larta ndër të gjitha aktivitetet. Po ashtu, sektori i tregtisë dhe akomodimit ka shënuar një rritje me 15.3%, duke u ngjitur nga 58.506 lekë në janar-mars 2024 në 67.485 lekë.

Kjo rritje vjen në një kohë kur të dy sektorët kanë një kërkesë gjithnjë e më të lartë për fuqi punëtore, të nxitur nga zgjerimi i sektorit të ndërtimit dhe rritja e aktivitetit turistik në vend. Megjithatë, pavarësisht kërkesës në rritje, pagat në këto sektorë mbeten nën mesataren kombëtare, duke reflektuar një mospërputhje mes nevojave të tregut dhe shpërblimit financiar për punonjësit. Në tremujorin e parë të vitit 2025 paga mesatare në ndërtim ishte 17 % më e ulët se mesatarja. Ndërsa pagat në bizneset e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve ishin 18 % më të ulëta se mesatarja kombëtare.

Të dhënat e fundit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në 82.210 lekë, duke u rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (73.641 lekë). Kjo rritje është pjesë e një tendence në të gjitha sektorët ekonomikë, megjithatë, pabarazitë midis tyre mbeten të mëdha.

Në krye të listës mbeten aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 142.435 lekë, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni 121.465 lekë, si dhe administrata publike dhe shërbimet sociale 98.505 lekë. Këto fusha jo vetëm që ofrojnë paga të larta, por gjithashtu kanë ruajtur një ritëm rritje rritjeje gjatë gjithë vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025 në 10-12%.

Përtej rritjes së përgjithshme të pagave, të dhënat nxjerrin në pah një pabarazi të theksuar ndërmjet sektorëve. Bujqësia, për shembull, mbetet sektori me pagën më të ulët, vetëm 44.598 lekë në muaj, pavarësisht se një pjesë e madhe e popullsisë aktive ekonomike është ende e angazhuar në këtë fushë. Më tej sektorët e ndërtimit dhe industria kanë pagë më të ulët se mesatarja kombëtare. Rritja e pagave ishte e pranishme në të gjithë sektorët, duke reflektuar presionet nga mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë dhe konkurrencën e nga rritja e pagave në sektorin publik. / Monitor

The post Të dhënat: Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë appeared first on Lapsi.al.

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

By: Ardit
4 June 2025 at 14:14

Rritja e kostove të ndërtimit është ngadalësuar ndjeshëm muajt e fundit, sipas të dhëave të raportuara nga INSTAT në Indeksin e Kushtimit në Ndërtim për Banesa. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2025 arriti 113,1, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në […]

The post Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve appeared first on BoldNews.al.

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

By: Ardit
1 June 2025 at 12:47

Një ngjarje tragjike është regjistruar një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një punëtor i huaj, 47-vjeçari V. N., ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim. Si pasojë e ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. H., 32 […]

The post Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik appeared first on BoldNews.al.

Po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia 48-vjeçari në Tiranë, ndërron jetë në vend

31 May 2025 at 19:13

Një 48-vjeçar ka humbur jetën paraditen e së shtunës në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një pallat në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada VIII”. Viktima është një shtetas i huaj nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

 

 

The post Po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia 48-vjeçari në Tiranë, ndërron jetë në vend appeared first on Sot News | Lajme.

Bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë punëtori nga Bosnje-Hercegovina

By: user 11
31 May 2025 at 19:36

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Një punëtor i huaj ka rënë nga një pallat në ndërtim. Për pasojë ai ka humbur jetën. Sipas policisë, 48-vjeçari ishte nga Bosnje-Hercegovina.

Sakaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.

The post Bie nga lartësia e një pallati, ndërron jetë punëtori nga Bosnje-Hercegovina appeared first on Lapsi.al.

Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP

By: Ardit
20 May 2025 at 17:34

Nga Klodian Tomorri Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës është shndërruar mirëfilltazi në një betejë mafioze me klaneve të pushtetit për të ndarë plaçkën e pushtetit. Situata ka degraduar deri në atë pikë saqë Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, ka refuzuar […]

The post Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP appeared first on BoldNews.al.

Ish-prokurori Eugen Beci: Qeveria bleu zgjedhjet, SPAK s’e ndali

By: Oldi
20 May 2025 at 09:59

Ish prokurori, Eugen Beci nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar me tone kritike rolin e prokurorisë dhe institucioneve shtetërore në procesin zgjedhor, duke vënë theksin te përdorimi politik i mekanizmave të drejtësisë dhe strukturave të shtetit. Ish-prokurori Eugen Beci ka ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e prokurorisë dhe të strukturave shtetërore në procesin zgjedhor, […]

The post Ish-prokurori Eugen Beci: Qeveria bleu zgjedhjet, SPAK s’e ndali appeared first on BoldNews.al.

❌
❌