Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

9 July 2025 at 21:36

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht, por shkaqet e dorëheqjes ende nuk janë bërë publike.

Sulejmani u emërua në krye të AMP-së në nëntor të vitit 2023, ndërsa në prill të këtij viti u përball me një pezullim nga detyra me vendim të Prokurorisë së Beratit, lidhur me transferime të vartësve të tij, çështje për të cilën nisi një hetim penal.

Megjithatë, më vonë, Gjykata e Tiranës vendosi heqjen e masës së pezullimit, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në detyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore appeared first on Euronews Albania.

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, Florian Sulejmani

By: Re Nato
9 July 2025 at 20:10

Drejtori i AMP Florian Sulejmani i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Dorëheqja është bërë të martën, teksa ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.

Edhe pse Sulejmani ka dorëzuar dorëheqjen ende nuk është vendosur nëse do të pranohet apo jo dorëheqja./abcnews.al

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

By: nilda
9 July 2025 at 20:04

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra. Pak javë më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkese të Prokurorisë së Beratit, pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloi në Tiranë dhe…

Source

Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së

By: user 5
9 July 2025 at 19:52

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Raportohet se Sulejmani i ka dorëzuar një ditë më parë dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Arsyet e dorëheqjes së kreut të AMP-së ende nuk dihen.

Ai u pezullua nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, por u rikthye sërish në detyrë 10 ditë më pas me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria kishte ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.

Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në nëntor të vitit 2023.

The post Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së appeared first on Lapsi.al.

Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

By: M C
9 July 2025 at 19:53

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Raportohet se Sulejmani i ka dorëzuar një ditë më parë dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Arsyet e dorëheqjes së kreut të AMP-së ende nuk dihen.

Ai u pezullua nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, por u rikthye sërish në detyrë 10 ditë më pas me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria kishte ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Teksa në Berat ka qenë duke u zhvilluar një hetim për disa nga OPGJ-të, ka dyshime se Sulejmani ka ndërhyrë duke i lëvizur nga detyra që mbanin.

Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në nëntor të vitit 2023.

The post Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani appeared first on Albeu.com.

Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së

By: Elva
9 July 2025 at 20:03

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se ai i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, një ditë më parë, ndërsa arsyet nuk janë bërë ende publike. Dorëheqja e Sulejmanit vjen disa javë pasi ai ishte pezulluar përkohësisht nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së […]

The post Florian Sulejmani jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së appeared first on BoldNews.al.

BE mbështetje AMP në luftën kundër krimit të organizuar, garanci për integrimin në BE

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani priti në një takim Francesca Varlese, Menaxhere e Programit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Giovanni Pasqua, Koordinator Ndërkombëtar i Programit të BE për Forcimin e Ligjit në Shqipëri (European Union for Law Enforcement in Albania EU4LEA) si edhe Thierry Vignes, Ekspert i Përhershëm Ndërkombëtar për Format Evolutive të Krimit të Organizuar dhe Policinë Shkencore.

Në një njoftim të AMP-së, thuhet se në takim u diskutua mbi vijueshmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndaj institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të garantuar një rrugë të suksesshme drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Sulejmani shprehu mirënjohjen për asistencën e vyer ndaj Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, si nga ana e rritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve, po ashtu edhe në përmirësimin e pajisjeve operacionale, duke garantuar një angazhim të lartë në përputhje me objektivat e fazës së dytë të projektit EU4LEA.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e EU4LEA, vlerësuan shumë të suksesshme fazën e parë të projektit dhe riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar asistencën strategjike përmes mentorimeve dhe trajnimeve të përbashkëta.

/e.i/

The post BE mbështetje AMP në luftën kundër krimit të organizuar, garanci për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

By: Ela
6 June 2025 at 14:40

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë dosjen penale ndaj kreut të AMP-së Florian Sulejmani, i cili për shkak të një hetimi të nisur nga prokuroria e Beratit u pezullua nga detyra e tij si titullar i Drejtorisë së AMP-së. Çështja u transferua në Tiranë, ku pas shqyrtimit të materialit në dosje, prokurori Valentin Preci, […]

The post Gjykata pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani appeared first on BoldNews.al.

AMP-ICITAP, fokusi te modernizimi i kapaciteteve teknologjike e profesionale

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani priti në takim zëvëndësdrejtorin e ICITAP Stephen Fields i shoqëruar nga Atasheu i ICITAP në Shqipëri Richard Deasy.

Në fokus të takimit ishin sfidat aktuale në trajtimin e rasteve komplekse, rritja dhe modernizimi i kapaciteteve teknologjike dhe profesionale, si edhe thellimi i bashkëpunimit strategjik ndërinstitucional në fushën e zbatimit të ligjit.

Sulejmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të programit ICITAP, nëpërmjet asistencës së dedikuar për trajnimet profesionale të stafit, veçanërisht trajnimet e specializuara në FBI, mundësimin e pajisjeve të fjalës së fundit dhe vizitave studimore në institucionet homologe, duke e cilësuar si një partner kyç në përmirësimin e praktikave të punës.

Në fjalën e tij Fields, përgëzoi drejtuesin e agjencisë për rezultatet e deritanishme sasiore dhe cilësore, ku gjithashtu vlerësoi edhe përpjekjet dypalëshe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në përputhje me objektivat e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në përfundim Sulejmani garantoi një angazhim edhe më të madh në vijimësinë e bashkëpunimit me ICITAP në përmbushje të funksionit të agjencisë drejt rritjes së besimit institucional dhe publik.

/a.f/

The post AMP-ICITAP, fokusi te modernizimi i kapaciteteve teknologjike e profesionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makinë e memorjes

By: Kult Plus
30 April 2025 at 23:50

Argëzon Sulejmani 

Kur zemra e tij 
S’jepte më shumë se një shirit të drejtë 
Në diagramin e ritmit të jetës  
Ajo e puliti për herë të mbrame 
Ngrohtësinë parzmore të diellit të vet  
Shqepi vetëm unazën dhe celularin nga 
Anatomia që i kishte lënë të gjitha 
U gjymtos dhe mori e hyri 
Në atë qark floriri tanësisht 
Po me atë gjymtyrë mori e fshiu gjithçka 
Nga telefoni i tij 
Veç vetes 
Në atë makinë tashmë do ishin veç ata dy 
Si në përrallat me dashuri e pa botë: 
Do niste vërtitjen nëpër 
Bisedat e tyre mbi dritën e vetme 
Që do i tokëzonte nga tash e tutje 
Ajo zhagitje i përngjante 
Ngjitjes me litar drejt qiellit 
Do niste jetën mbrapsht  
Mbrapsht deri ditën që 
Bisedat do soseshin dhe 
Për hak të tyre do duhej shkuar 
Me ngut te ai trup i ftohtë në gjumë 
Sikur mëngjeseve të vona kur 
Matanë receptorit vinte një zë i rreptë zyrtar 
Që kërkonte arsyetimin e mospranisë  
Së tij 
Përmendu, zgjohu, çakordohu: 
“Më janë sosur të gjitha përgjigjet e kësaj bote!”/KultPlus.com

Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re”

28 April 2025 at 12:26

Nga Boldnews.al Pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, nga Gjykata e Beratit për “shpërdorim detyre”, një vendim që u shndërrua në nul nga Gjykata e Tiranës pak ditë më vonë, përbën një rast tipik se si “pavarësia e plotë” e prokurorëve, pavarësisht nivelit të tyre profesional, e trumpetuar […]

The post Pezullimi i paligjshëm i Drejtorit të AMP, rreziku nga ftujakët e “Drejtësisë së Re” appeared first on BoldNews.al.

U pezulla nga detyra, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

By: Ardit
26 April 2025 at 14:43

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani. Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret […]

The post U pezulla nga detyra, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra ndaj kreut të Agjencisë se Mbikëqyrjes Policore Florjan Sulejmani.

Sipas medieve me kërkesë të prokurorit Valentin Preçi, gjyqtarja Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit, të caktuar nga gjykata e Beratit për Sulejmanin me dyshimin se ka transferuar dy oficerë të policisë gjyqësore në kundërshti me ligjin.

Tashmë hetimet ndaj kreut të AMP do të vijojnë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por pa asnjë masë sigurie.

/a.f/

The post Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së

26 April 2025 at 14:49

Gjykata e Tiranës vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqytjes Policore, Florian Sulejmani. Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi. Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.

Pezullimi

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, me daten 16 prill. Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

“Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’,”- njoftoi Prokuroria.

Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.

“Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit”, informon organi i akuzës.

The post U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj drejtorit të AMP-së appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE)

24 April 2025 at 23:22

Gazetari Ferdinand Dervishi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një skandal që përfshin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Sipas tij, më 22 Shkurt të vitit të kaluar, në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një automjet “Mercedes Benz” e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që dyshohet se i përkiste drejtuesit të […]

The post Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE) appeared first on BoldNews.al.

Vendimi/ Balluku i kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar për vrasje dhe prostitucion

By: Ardit
24 April 2025 at 11:47

Në 2 mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ndryshonte fushën e përgjegjësisë shtetërore për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila drejtohet nga Belinda Balluku. Në atë kohë vendimi me nr. 111 dukej si një akt i rëndomtë burokratik. Por në të vërtetë ai fshihte një hile të madhe […]

The post Vendimi/ Balluku i kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar për vrasje dhe prostitucion appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit

21 April 2025 at 13:35

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka qenë sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat, ku u zhvillua një seancë për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”.

Kjo masë ishte vendosur pas kërkesës së Prokurorisë së Beratit, e cila kishte nisur hetimet për shpërdorim detyre ndaj Sulejmanit në lidhje me transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët dyshohet se janë transferuar në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria e Beratit e kishte caktuar më 16 prill masën e sigurimit personal ndaj Sulejmanit, duke e pezulluar atë nga detyra në kuadër të një procedimi penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Beratit e konfirmoi ekzistencën e dyshimeve të arsyeshme për shkeljen e ligjeve që rregullojnë organizimin e policisë gjyqësore dhe funksionimin e AMP-së.

Gjyqtari Ilirjan Hysi, pasi shqyrtoi çështjen për rreth një orë, shpalli moskompetencë territoriale dhe vendosi që dosja të kalojë për shqyrtim në Tiranë.

Megjithatë, ai vendosi të vazhdojë masën e pezullimit nga detyra për Sulejmanin deri në përfundimin e procedurës.

The post I akuzuar për shpërdorim detyre/ Drejtori i AMP-së paraqitet në gjykatë për verifikimin e masës së pezullimit appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

16 April 2025 at 18:00

Gjykata e Beratit ka pranuar një kërkesë të prokurorisë për pezullimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, pasi është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me procedurën e ndjekur në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, që dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës. Prokuroria e Beratit njoftoi […]

The post Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore appeared first on Reporter.al.

Pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani

16 April 2025 at 14:02

Me kërkesë të Prokurorisë Berat dhe me vendim gjykate është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Autoritetet bëjnë me dije se masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” është caktuar ndaj kreut të AMP-së në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar […]

The post Pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani appeared first on BoldNews.al.

I riu ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, vihet nën hetim administratori i kompanisë së internetit në Dibër

By: V K
1 April 2025 at 13:46

Ditën e djeshme, një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës humbi jetën, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa ka qenë duke riparuar një defekt në kutinë shpërndarëse të internetit, në një shtyllë tensioni.

Viktima është shtetasi Andi Sulejmani, i cili la pas dy fëmijë të vegjël. Në lidhje me ngjarjen tragjike, Policia e Dibrës bën me dije se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë administratorin e kompanisë së internetit, ku ishte i punësuar i riu.

Bëhet fjalë për shtetasin O. K., 43-vjeç, banues në Peshkopi, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

The post I riu ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, vihet nën hetim administratori i kompanisë së internetit në Dibër appeared first on Albeu.com.

❌
❌