Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tiranë/ Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen babë e bir (EMRAT)

By: V K
5 July 2025 at 11:13

Policia e Tiranës, ka zbuluar një laborator falsifikimi dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Ylli Brahimaj, 65-vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe Pjerin Brahimaj, 45-vjeç (babë e bir), si dhe është proceduar penalisht shtetasi me iniciale Sh. L., 62-vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Sipas hetimeve, prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj kushtonte nga 15 000 deri në 20 000 euro.

Këto dokumente dyshohet se përdoreshin për kalime të paligjshme, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Tiranë/ Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen babë e bir (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT

By: Oldi
5 July 2025 at 10:44

Një laborator falsifikimi dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit është zbuluar nga policia e Tiranës. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Ylli Brahimaj, 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe Pjerin Brahimaj, 45 vjeç (babë e bir), si dhe është proceduar penalisht shtetasi me iniciale Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet […]

The post Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Rinas – Dy turq të arrestuar për falsifikim dokumentesh

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, ka goditur një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas me kombësi turke.

Të ndaluarit janë shtetasit H. K., 29 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në dalje të pikës kufitare Rinas, shtetasi H. K., që udhëtonte në itinerarin Tiranë–Luton, paraqiti një pasaportë greke të dyshuar si të falsifikuar. Të dy personat u shoqëruan menjëherë në vijën e dytë për verifikime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë i gjetën H. K. një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke, të cilat, së bashku me pasaportën e paraqitur, rezultuan të falsifikuara. Ndërkohë, në çantën e A. H. u gjet një pasaportë turke me të dhënat e H. K., që pas verifikimit rezultoi dokument i rregullt, si dhe një pasaportë greke, një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi greke me të dhënat e një shtetasi tjetër (Y. Y.), të cilat gjithashtu rezultuan të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vijimin e procedurave ligjore.

Policia Kufitare Rinas thekson se do të vijojë me kontrolle të shtuara për të garantuar sigurinë e kufijve, lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe parandalimin e çdo tentative të paligjshme, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

/a.f/

The post Rinas – Dy turq të arrestuar për falsifikim dokumentesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Poloni nën dyshim – a ka pasur falsifikim të rezultateve?

9 June 2025 at 10:27

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Polonisë (PKW) do të rishqyrtojë protokollet zgjedhore që përmbanin gabime në disa zona të vendit, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo masë vjen pas dyshimeve për manipulim të mundshëm të rezultateve apo gabimeve të kryera nga komisionet vendore të zgjedhjeve. Lajmi u bë i ditur nga anëtari i komisionit, Ryszard Kalisz, përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter).

Vërehet se këtë të hënë më 9 qershor, në orën 17:00, Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve (PKW) do të shqyrtojë protokollet e plotësuara gabimisht në disa zona.

“Mbledhja e Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve mbi të dhënat e numërimit të pasaktë të votave në protokollet e disa komisioneve zgjedhore të rretheve do të zhvillohet më 9 qershor 2025, në orën 17:00. Gjykata Supreme vendos për vlefshmërinë e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Polonisë në bazë të raportit të paraqitur nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve dhe pasi shqyrtoi protestat”
, shkroi Ryszard Kalisz.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 160,000 qytetarë në Poloni kanë nënshkruar një peticion që kërkon rishikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Njerëzit po kërkojnë rinumërimin e votave në zonat ku u zbuluan probleme gjatë përmbledhjes. Ndër arsyet kryesore për kërkesën për rinumërim janë dyshimet për falsifikim të rezultateve ose gabime nga komisionet zgjedhore. Në veçanti, rezultatet e sondazheve pas raundit të dytë të votimit më 1 qershor nuk përputheshin me rezultatet zyrtare: shumica e të anketuarve thanë se mbështetën kandidatin nga “Koalicioni Qytetar” Rafal Tszaskowski, por Karol Nawrocki nga partia “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) u shpall fitues.

Diferenca midis kandidatëve ishte vetëm 369,591 vota: Nawrocki mori 10,606,877 vota, Tszaskowski – 10,237,286. Në të njëjtën kohë, numri i fletëvotimeve të pavlefshme arriti në 189,000. Autorët e peticionit theksojnë se në rrethana të tilla është e nevojshme të kryhet një rinumërim i plotë i votave.

The post Zgjedhjet në Poloni nën dyshim – a ka pasur falsifikim të rezultateve? appeared first on Sot News | Lajme.

Falsifikim gjatë zgjedhjeve? Qytetarët në Poloni kërkojnë rishikimin e rezultateve

9 June 2025 at 10:27

Komisioni Shtetëror Zgjedhor Polak (PKW) do të shqyrtojë protokollet që ishin plotësuar me gabime në disa zona zgjedhore. Ky është raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Ndër arsyet kryesore për inspektimin janë dyshimet për falsifikim të rezultateve ose gabime nga komisionet zgjedhore. Kjo është raportuar nga anëtari i komisionit zgjedhor Ryszard Kalisz në faqen e tij X.

Vërehet se këtë të hënë më 9 qershor, në orën 17:00, Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve (PKW) do të shqyrtojë protokollet e plotësuara gabimisht në disa zona.

“Mbledhja e Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve mbi të dhënat e numërimit të pasaktë të votave në protokollet e disa komisioneve zgjedhore të rretheve do të zhvillohet më 9 qershor 2025, në orën 17:00. Gjykata Supreme vendos për vlefshmërinë e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Polonisë në bazë të raportit të paraqitur nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve dhe pasi shqyrtoi protestat”, shkroi Ryszard Kalisz.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 160,000 qytetarë në Poloni kanë nënshkruar një peticion që kërkon rishikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Njerëzit po kërkojnë rinumërimin e votave në zonat ku u zbuluan probleme gjatë përmbledhjes.

Ndër arsyet kryesore për kërkesën për rinumërim janë dyshimet për falsifikim të rezultateve ose gabime nga komisionet zgjedhore. Në veçanti, rezultatet e sondazheve pas raundit të dytë të votimit më 1 qershor nuk përputheshin me rezultatet zyrtare: shumica e të anketuarve thanë se mbështetën kandidatin nga “Koalicioni Qytetar” Rafal Tszaskowski, por Karol Nawrocki nga partia “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) u shpall fitues.

Diferenca midis kandidatëve ishte vetëm 369,591 vota: Nawrocki mori 10,606,877 vota, Tszaskowski – 10,237,286. Në të njëjtën kohë, numri i fletëvotimeve të pavlefshme arriti në 189,000. Autorët e peticionit theksojnë se në rrethana të tilla është e nevojshme të kryhet një rinumërim i plotë i votave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Falsifikim gjatë zgjedhjeve? Qytetarët në Poloni kërkojnë rishikimin e rezultateve appeared first on Euronews Albania.

Falsifikonin dokumente/ SPAK çon për gjykim 37 anëtarët e dy grupeve të trafikantëve

By: user 8
5 June 2025 at 15:46

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, të akuzuar si anëtarë të dy grupeve kriminale.

Sipas SPAK, është provuar se përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Veprimtaria e tyre e paligjshme konsistonte në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.177, të vitit 2022, dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve të strukturuar kriminale.

Të pandehurit janë:

  1. Bashkim Sulaj,
  2. Njazi Ademaj,
  3. Fitim Rama,
  4. Xhelal Krasniqi,
  5. Rrezart Domi,
  6. Ylli Brahimaj,
  7. Osman Luca,
  8. Artur Mici,
  9. Emiljan Marashi,
  10. Adrian Mema,
  11. Jugert Gashi,
  12. Maksim Domi,
  13. Arsen Caka,
  14. Gridi Elezi,
  15. Behar Rexha,
  16. Deila Qama,
  17. Arnold Shahu,
  18. Fatmir Stankova,
  19. Arben Rushiti,
  20. Ylli Çaushaj,
  21. Eriola Spaho,
  22. Murat Gjuniku,
  23. Bajram Xhaja,
  24. Bardhyl Imeri,
  25. Roland Islamaj,
  26. Amarildo Luca,
  27. Robert Gjika,
  28. Artid Shtylla,
  29. Leonard Lama,
  30. Xhelil Alla,
  31. Besnik Lumaj,
  32. Dritan Cena,
  33. Altin Neli,
  34. Redi Salaj,
  35. Behar Nuhiallari,
  36. Azem Canaj,
  37. Perlat Canaj.

Veprat kryesore për të cilat akuzohen:

“Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë;  “Grup i strukturuar kriminal”“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi” kriminal, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4;  186/1 e 28/4; 333/a/1/2;  334/1 të Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;  “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 190/1 dhe 192 të Kodit Penal; “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 283/2 të Kodit Penal; si dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

“Modus operandi” i dy grupeve të strukturuara kriminale

Dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Veprimtaria e tyre konsistonte në:

  • Prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi dhe dokumenta të tjera).
  • Gjetjen apo ndërmjetësimin për shtetasit shqiptarë që do të udhëtonin në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Amerikë, mënyrën e kryerjes së pagesave dhe vlerat e paguara prej tyre;
  • Transportimin e dokumentave dhe të personave që do të udhëtonin; akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve për itinerarin që do të ndiqnin, veprime këto të realizuara nga agjensitë e udhëtimit; “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;
  • Përdorimin e dokumentave të falsifikuara, udhëzimin e personave se si duhet të silleshin gjatë intervistave, për t’u pajisur me vizë amerikane dhe kanadeze.

Në këtë veprimtari kriminale, të pandehurit sigurojnë procese të ndryshme. Ata njohin njëri-tjetrin, dhe janë në dijeni për rolin e gjithsecilit. Këto rrethana tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të përcaktuar dhe qëllimi i saj është përftimi material.

Gjatë hetimit është dokumentuar në qytetin e Tiranës një ambient në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumentave të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.

The post Falsifikonin dokumente/ SPAK çon për gjykim 37 anëtarët e dy grupeve të trafikantëve appeared first on Lapsi.al.

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

By: Ela
3 June 2025 at 12:41

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin “Fake Star 5, që çoi në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi turk që drejtonte skemën e stampimit të logove false të markave luksoze në veshje të kontrabanduara nga jashtë. Për dy fabrikat që u zbuluan përgjatë rrugës së Arbrit, policia […]

The post Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës appeared first on BoldNews.al.

“Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

By: V K
2 June 2025 at 13:21

Prokuroria e Elbasanit, ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht.

Në përgjigjen e organit të akuzës ndaj Partisë Demokratike thuhet se; “është regjistruar procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”.

Sipas Prokurorisë së Elbasanit, aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi.

“Në përgjigje të kërkesës suaj të protokolluar pranë nesh me Nr.5470, datë 26.05.2025, lidhur me informacionin e kërkuar për ngjarjen e datës 22.05.2025 të ndodhur në fshatin Pekisht Peqin, ju bëjme me dije se:

Nga verifikimi i kryer nga zyra e regjistrit rezulton të jetë regjistruar procedimi penal Nr.522 datë 26.05.2025, për veprën penale të “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjadhjeve” të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi. Duke ju falenderuar”,– thuhet në përgjigje.

Ky vendim i Prokurorisë së Elbasanit, erdhi pas denoncimit të Sali Berishës dhe kandidatit demokrat Bledi Himçi se në një lokal në fshatin Pekisht, u gjetën disa materiale të dyshuara zgjedhore.

Në këtë lokal, u sekuestruan disa fletë votimit false dhe një shumë parash në posedim të kryeplakut të fshatit Pekisht, Dervish Beqiri, njëherësh vëzhgues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

The post “Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Zbulohen katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke

By: user 5
24 May 2025 at 12:19

Policia greke ka kryer një operacion në shkallë të gjerë të quajtur “Kerveros”, gjatë të cilit u arrestuan 23 persona të përfshirë në një rrjet trafikimi qeniesh njerëzore, ndërsa u sekuestruan 3,700 pasaporta të falsifikuara.

Janë identifikuar të paktën katër laboratorë që prodhojnë pasaporta të falsifikuara, kryesisht shqiptare dhe greke.

Hetimi, i cili është ende në vazhdim, ka çuar në sekuestrimin e 3,700 pasaportave dhe kartave të identitetit të falsifikuara nga vende të ndryshme, si dhe afërsisht 50,000 euro cash.

Gjatë kontrolleve në apartamente, policia gjeti çanta plot me pasaporta të falsifikuara, sirtarë me pulla dhe zarfe që përmbanin shuma parash.

Mësohet se në pranga ka rënë edhe kreu i grupit. Ai kishte ngritur një laborator të pajisur plotësisht brenda një apartamenti, në zonën e banesave të punëtorëve të Peristerit në Athinë.

Sipas informacionit, rrjeti ishte i përfshirë në më shumë se 500 raste të trafikut të paligjshëm të klandestinëve, duke fituar një total prej të paktën 4 milionë euro.

Detaje të reja lidhur me operacionin priten në orët në vijim.

The post Zbulohen katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke appeared first on Lapsi.al.

Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin

23 May 2025 at 18:10

Policia Elbasanit ka proceduar penalisht pronarin e lokalit në Pekisht të Peqinit, pas publikimit nga drejtuesi i opozitës Sali Berisha një ditë më parë të një videoje nga lokali i tij si provë për manipulimin e zgjedhjeve. “Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., […]

The post Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin appeared first on Reporter.al.

Projekti i Kushnerit në Beograd, i pasigurt pas pranimit të fajësisë për falsifikim nga zyrtari serb

15 May 2025 at 12:33

Kompania Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushnerit, ka njoftuar se tashmë është i pasigurt fati i projektit për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin ku sot ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit, pas arrestimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi.

Goran Vasiq, drejtor i përkohshëm i këtij institucioni, u arrestua më 13 maj, nën dyshimet se kishte falsifikuar dokumentacionin mbi bazën e të cilit Qeveria e Serbisë ia hoqi statusin e mbrojtjes kulturore objektit të Shtabit të Përgjithshëm. Kjo kishte hapur rrugën që, në vend të këtij objekti modernist, të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XX, kompania e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, të ndërtonte një hotel luksoz dhe objekte shumëkatëshe – projekt i kundërshtuar nga ekspertë dhe opinioni publik në Serbi.

Nga Affinity Partners i thanë gazetës amerikane, The New York Times, se nuk kanë pasur asnjë rol në procesin e rishqyrtimit të statusit kulturor të lokacionit.

“Sot, nga mediat, mësuam se një ish-zyrtar i Qeverisë serbe, pa asnjë lidhje me kompaninë tonë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente në lidhje me statusin e mbrojtjes kulturore për projektin ‘Belgrade Square’”, thuhet në deklaratën e kompanisë, duke shtuar se “do ta hetojmë situatën dhe do të marrim hapat e mëtejshëm”.

Sipas kompanisë, punimet në këtë lokacion ende nuk kanë nisur, dhe fati i projektit është tashmë i pasigurt. Prokurori serb për krime të organizuara njoftoi më 14 maj se ka marrë në pyetje të dyshuarin Goran Vasiq, i cili – sipas Institutit – ka pranuar veprën penale që i ngarkohet.

Qeveria e Serbisë më 15 maj 2024 nënshkroi një marrëveshje për “revitalizimin” e kompleksit me kompaninë e Kushnerit, Affinity Global Development, përmes së cilës ia ka dhënë tokën me qira për 99 vjet. Kushner ka planifikuar të ndërtojë një kompleks afaristo-banesor, ku do të përfshihet edhe një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s, por detajet e kontratës me Qeverinë serbe nuk janë bërë publike.

Projekti është kundërshtuar nga ekspertë, opozita dhe një pjesë e qytetarëve, të cilët e konsiderojnë sulm ndaj trashëgimisë kulturore, dhe kritikojnë mungesën e transparencës.

Ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së atëhershme jugosllave, dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, u ndërtuan mes viteve 1955-1965, sipas projektit të arkitektit Nikolla Dobroviq, si një ansambël dykatësh që atëherë quhej Sekretariati Shtetëror për Mbrojtjen Popullore. Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u bombardua dy herë gjatë fushatës ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër Jugosllavisë, më 1999. REL/

The post Projekti i Kushnerit në Beograd, i pasigurt pas pranimit të fajësisë për falsifikim nga zyrtari serb appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Irena Gjoka është e dënuar për falsifikim, vendimet e saj të pavlefshme

By: user 11
5 May 2025 at 09:33

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit në SPAK paraditen e sotme për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje. Në dalje, ai foli për mediat, duke thënë se la edhe një shënim në zyrat e SPAK.

“Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë: Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtor i Edi Ramës, i cili kërkon që të shndërrojë kushtetutën në duman kushtetutë dhe firma e Sali Berishës.

Ju duhet të mësoni se njeriu që kryeson gjykatën speciale të shqiptarëve ishte një delikuente, e pafytyrë, e pamoral, e pakaraktere, e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend se të vuajë dënimet është lartësuar në kryetaren e gjykatës speciale nga Edi Rama dhe Taulant Balla dhe është keqpërdorur nga Altin Dumani. Nga viti 2005 viti i dënimit të saj, dënim të cilën ajo e ka fshehur në kolektiv bën të pavlefshëm absolutisht cdo vendim të saj në përputhje me vendimet e gjykatës së Strasburgut.

Dokument zyrtar me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se: Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh. Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ. Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.”, tha Berisha.

The post Berisha: Irena Gjoka është e dënuar për falsifikim, vendimet e saj të pavlefshme appeared first on Lapsi.al.

I falsifikuan firmën një shtetasi për t’i vjedhur ndihmën ekonomike, e pësojnë dy zyrtarët në Elbasan

By: Ela
25 April 2025 at 12:30

Policia e Elbasanit ka referuar materialet në Prokurori për nisjen e një procedimi penal ndaj dy zyrtarëve lokalë, të dyshuar për përfshirje në një rast tërheqjeje të paligjshme të ndihmës ekonomike në emër të një shtetasi tjetër. Nën hetim janë vënë Alken Çerma, 26 vjeç, punonjës i njësisë administrative Gjocaj, i cili akuzohet për veprën […]

The post I falsifikuan firmën një shtetasi për t’i vjedhur ndihmën ekonomike, e pësojnë dy zyrtarët në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë

22 April 2025 at 17:34

Si u regjistrua toka në emër të punonjësit së ndërmarjes së ujësjellësit së Bashkisë Himarë për të kaluar më pas tek bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama që u shpall investitor strategjik. Në sipërfaqen prej 5512 m2, në kodrinën buzë detit jonë, në zonën e quajtur Gjilekë nuk ka asnjë shenjë dalluese që tregon se […]

The post Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë appeared first on BoldNews.al.

Fusnin në treg euro të falsifikuara, dy të arrestuar dhe një i proceduar në Vlorë/ EMRAT

By: Ela
11 March 2025 at 12:01

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi shpërndanin kartëmonedha të falsifikuara. Jurgen Tërpo, 25 vjeç, dhe Bledar Sulko, 35 vjeç, siguronin eurot false ndërsa 24 vjeçari Trifon Kiço i fuste në treg duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit. Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë […]

The post Fusnin në treg euro të falsifikuara, dy të arrestuar dhe një i proceduar në Vlorë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Me letra e firma false, si u përvetësua prona 300 milionë Euro në Ksamil

By: Ela
5 March 2025 at 21:42

Në fundvitin e kaluar emisioni “Stop” transmetoi disa denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin se ajo përmes dokumenteve të parregullta ka përfituar prona që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e […]

The post Me letra e firma false, si u përvetësua prona 300 milionë Euro në Ksamil appeared first on BoldNews.al.

Falsifikonin certifikata të gjuhëve të huaja, 3 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër në kërkim/ EMRAT

By: Ela
27 February 2025 at 11:20

Policia e Tiranës goditur një grup që merrej me falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. Në pranga ranë: Martin Pacani, 62 vjeç, Olgert Jaupaj, 43 vjeç dhe Ervin Yzeiraj, 42 vjeç. Është proceduar shtetasja B. N., 24 vjeçe, ndërkohë që shtetasja E. A., 34 vjeçe, është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, këta […]

The post Falsifikonin certifikata të gjuhëve të huaja, 3 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër në kërkim/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Gabimi që e prangosi/ Si u arrestua në Athinë Jani Alia pasi i tregoi policisë greke dokumente false

By: Mirgen
5 January 2025 at 22:17

Janë zbuluar detaje të reja në studion lidhur me arrestimin e Jani Alias nga autoritetet greke në Athinë. Alia, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasjen e Elton Çiçës në vitin 2016, u kap gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Sipas mediave greke, lëvizjet e dyshimta të Alias kishin tërhequr vëmendjen e policisë greke, e cila e […]

The post Gabimi që e prangosi/ Si u arrestua në Athinë Jani Alia pasi i tregoi policisë greke dokumente false appeared first on BoldNews.al.

Pastrim i mln € me dokumente false, dërgim i parave jashtë e blerje pronash/ Zbadhet dosja e Klod Allajbeut

14 December 2024 at 15:05

Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allejbeu pronar i “American Hospital Kosova” me Igli Larashi si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën […]

The post Pastrim i mln € me dokumente false, dërgim i parave jashtë e blerje pronash/ Zbadhet dosja e Klod Allajbeut appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria Speciale akuzon Klod Allajbeun dhe Spitalin Amerikan për pastrim parash dhe falsifikim

14 December 2024 at 09:56

Prokuroria Speciale e Kosovës në orët e pasditës së 13 Dhjetorit ka njoftuar për ngritjen e një aktakuze e cila prek disa emra të korporatave që kanë në pronësi edhe media në Kosovë. Përmes një komunikate për mediat, Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për shkak […]

The post Prokuroria Speciale akuzon Klod Allajbeun dhe Spitalin Amerikan për pastrim parash dhe falsifikim appeared first on BoldNews.al.

❌
❌