Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë…

9 July 2025 at 10:43

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas burimeve paraprake ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka raportuar se ka gjetur një person i cili ka një shenjë plumbi në trup. Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie. Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.

“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

The post Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Gjermani: Viktimat po ktheheshin nga një festë familjare

By: gaze tare
25 May 2025 at 21:35

Një ditë pas aksidentit të rëndë rrugor në autostradën afër qytetit Koblenz në Gjermani, që i mori jetën tre shtetasve shqiptarë, mediat vendase kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje tronditëse.

Sipas gazetës gjermane Bild, viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Ata, së bashku me gjashtë persona të tjerë – të gjithë mes moshës 20 dhe 66 vjeç – ishin duke u kthyer nga një festë familjare në landin e Hesse-s kur ndodhi tragjedia.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 25 majit, rreth orës 03:05. Mjeti me të cilin udhëtonin – një minibus me nëntë vende – doli nga rruga dhe u përmbys. Autoritetet gjermane konfirmojnë se nuk ka pasur përfshirje të automjeteve të tjera në ngjarje, megjithatë një makinë tjetër kaloi më pas mbi rrënojat, duke përkeqësuar situatën në vendngjarje.

Identitetet e plotë të personave të përfshirë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Policia gjermane shton se përveç shqiptarëve, në automjet kishte edhe shtetas të huaj, por nuk jepen detaje mbi kombësinë e tyre.

The post Zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Gjermani: Viktimat po ktheheshin nga një festë familjare appeared first on iconstyle.al.

Detaje të reja/ Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi: Shoferi nën efektin e…

6 May 2025 at 07:58

Aksidenti rrugor i regjisstruar pasditen e djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan, sjell detaje të reja të ngjarjes. Si pasojë, është plagosur një efektiv policie që ndodhej në shërbim, i cili aktualisht po trajtohet në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Dibrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në kryqëzimin Velia, ku drejtuesi i mjetit, një 27-vjeçar me inicialet A.Sh., dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

The post Detaje të reja/ Aksidenti në Peshkopi ku u përplas efektivi: Shoferi nën efektin e… appeared first on Sot News | Lajme.

Të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Laç

4 May 2025 at 13:17

Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Laç, sollën detaje të reja. Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin.

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.

Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi.Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Në dëshminë e tij paraprake, Ndreca ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin.

The post Të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Laç appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje të reja nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë/ U qëllua nga një person i maskuar me shallë dhe…

27 April 2025 at 20:45

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt në Vlorë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka hyrë nga një shteg i ngushtë që nuk përdoret shpesh nga këmbësorët.

Ai ishte i maskuar me kapele dhe shallë dhe ka qëlluar viktimën 3 herë para se të largohej në këmbë nga zona.Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

The post Detaje të reja nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë/ U qëllua nga një person i maskuar me shallë dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati në Tiranë/ Mund të kenë ngatërruar shënjestër

By: user7
18 April 2025 at 10:25

Katër të plagosurit e atentatit të mbrëmjes së djeshme mësohet se kishin shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar sepse 11-vjeçari Dior Demiraj kishte ditëlindjen. Të plagosur nga ngjarja mbetën shoferi i automjetit Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç.

Sipas informacioneve, Kian Mullahi, studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët, pasi prej vitesh studion jashtë. Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin pasi janë edhe fqinj prej kohësh dhe i kanë banesat në pranë. Shoferi Arens Stafa 34-vjeç i ka dërguar te pista e garave në Pjezë, ku të rinjtë do festonin dhe pasi kanë përfunduar atje janë nisur për t’u kthyer për te banesat e tre të rinjve ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët.

Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21:30 për vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe ka nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark. Shoferi i “G-Class” është munduar t’i shmanget të shtënave dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të shkuar te banesat e 3 të rinjve.

Gjatë largimit automjeti si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makinë mbrëmë.Më pas njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë kanë ndaluar dhe i janë dhënë ndihmën e parë dhe makinat private me shpejtësi i kanë dërguar të katër në spitalin e Traumës pasi të katër kishin mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes. Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin “G-Class” që e kishin nën shënjestrën e tyre.

The post Atentati në Tiranë/ Mund të kenë ngatërruar shënjestër appeared first on Lapsi.al.

Vdekja e mistershme e çiftit të njohur, zbulohet telefonata drejt mjekut

By: gaze tare
18 March 2025 at 13:47

Autoritetet kanë zbuluar të dhëna të reja që ndryshojnë kohën e vdekjes së aktorit Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në New Mexico më 26 shkurt. Fillimisht u tha se Arakawa kishte ndërruar jetë më 11 shkurt, ndërsa Hackman një javë më vonë.

Megjithatë, aktiviteti telefonik tregon se Arakawa ka telefonuar disa herë një klinikë shëndetësore më 12 shkurt për ndihmë mjekësore, por nuk mori trajtim. Ajo raportoi probleme me kapsllëkun, ndërsa anuloi një konsultë të planifikuar, duke thënë se duhej të kujdesej për bashkëshortin. Telefonatat e fundit të klinikës drejt saj mbetën pa përgjigje.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të ndarjes nga jeta të çiftit.

The post Vdekja e mistershme e çiftit të njohur, zbulohet telefonata drejt mjekut appeared first on iconstyle.al.

Operacioni në Pogradec/ Dalin detaje, u kontrolluan mbi 29 banesa

By: user7
17 January 2025 at 14:08

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i sotëm policor në Pogradec. RENEA, FNSH, Forcat Shqiponja dhe policia kanë kryer kontrolle në 29 banesa në total, ku brenda tyre janë gjetur sende të jashtëligjshme të eksponentëve të botës së krimit.

Siç e raportuam edhe më herët, deri më tani si rezultat i operacionit janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje 14 persona. Sipas informacioneve për pjesën më të madhe të tyre do të ketë arrestim. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e Erjon Llapushi, i cili nuk është gjetur aty.

Ndërkohë, efektivët kanë sekuestruar armë të llojit shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si thika në forma stilolapsi.

Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën mbi 100 milion lekë, 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe janë sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati. Në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë.

The post Operacioni në Pogradec/ Dalin detaje, u kontrolluan mbi 29 banesa appeared first on Lapsi.al.

Ngjarja në Astir/ Kishin marrë dy apartamente me qera, konsumuan drogë gjatë natës

By: user7
10 January 2025 at 10:09

Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e djeshme në “Astir”.

Në total kanë qenë 6 persona, 3 vajza dhe 3 djem të cilët prej mbrëmjes së të mërkurës ndodheshin në dy apartamente në katin e 8 të pallatit ku i kishin marrë me qira airbnb ngjitur me njëri-tjetrin.

Apartamentet ishin marrë me qira nga një djalë me të cilin frekuentohej 21-vjeçarja S.Q. Të rinjtë e kanë kaluar natën e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes te të dy apartamentet, ku dyshohet se kanë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Mesditën e së entjes 5 të rinjtë e tjerë dy vajzat dhe 3 djemtë kanë zbritur poshtë pallatit për të konsumuar kafe, ndërsa vajzën me iniciale S.Q. e kanë lënë në dhomë në gjumë dhe kur është zgjuar nga gjumi e reja ka parë dy armët e zjarrit pistoleta dhe jelekun antiplumb dhe më pas ka filluar të shfaqë paranoja dhe të bërtasë e frikësuar, ulërima që janë dëgjuar edhe nga banorët në pallat.

Më pas ajo ka telefonuar familjen e saj, nënën, duke i thënë se ndjehet e rrezikuar dhe e frikësuar dhe se gjatë gjithë natës është dhunuar nga disa persona dhe po mbahej peng. Kanë qenë familjarët e saj që më pas kanë lajmëruar policinë duke i thënë se vajza e tyre është rrëmbyer nga persona që kanë edhe armë dhe që e kanë dhunuar. Ndryshe nga njoftimi zyrtar i parë i policisë së Tiranës që deklaron se në sallën operative ka telefonuar vajza me iniciale S.Q. por në polici ka telefonuar babai i vajzës dhe daja ka bërë denoncim në polici.

Fillimisht pas telefonatës së familjarëve të vajzës, në katin e tetë pranë apartamentit kanë shkuar dy efektivë të forcave të rendit, por vajza e cila herë pas here ulërinte e frikësuar duke shfaqur paranoja nuk i ka hapur derën.

Më pas edhe familjarët e saj kanë shkuar aty për ta bindur. Ka qenë i ati i cili ka komunikuar me video call me vajzën pas derës ku ndodhej bashkë me policinë, por vajza sërish nuk ka hapur derën. Më pas efektivët e rendit kanë lajmëruar FNSH dhe forcat RENEA të cilët u futën në apartament nga dritarja duke zbritur nga taraca e pallatit.

Ndërkohë 5 personat e tjerë 3 djemtë dhe dy vajzat e tjera, në momentin e parë që kanë konstatuar që në katin e 8 pranë apartamenteve që kishin marrë me qira u ngjitën dy efektivë të forcave të rendit janë larguar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të pallatit dhe ka identifikuar të gjithë personat ( 3 djemtë dhe 2 vajzat e tjera) dhe lëvizjet e tyre nga dita e parë e akomodimit te dy apartamentet deri te largimi pas mbërritjes së policisë.

Madje 6 të rinjtë mbrëmjen e së mërkurës i kanë vizituar edhe disa miq të tjerë, por këta kanë qëndruar pak dhe janë larguar. Dy vajzat e tjera të identifikuar tashmë janë pyetur nga policia.

Policia, pas mbërritjes në fillim te apartamenti ku ndodhej vajza brenda, ka pyetur pronarin i cili ka deklaruar se personi që e kishte marrë me qira apartamentin, prej muajit nëntor kishte marrë edhe apartamentin ngjitur me qira.

Më pas policia ka ushtruar kontroll edhe aty, teksa vajza qëndronte e mbyllur te apartamenti tjetër. Në dy apartamentet policia gjeti pije alkoolike, dy pistoleta dhe një jelek antiplumb. Po ashtu u konstatuan edhe shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.

Vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe në dëshminë e saj paraprake para policisë ka deklaruar se është ndjerë e rrezikuar dhe se ka qenë bashkë me dy vajza të tjera dhe 3 djem dhe se ata e kishin ftuar. Ajo është shprehur se ka qenë e frikësuar kur ka parë që mbanin armë dhe i ka kërkuar ndihmë familjarëve. Pasi është qetësuar ajo ka deklaruar se nuk është dhunuar.

The post Ngjarja në Astir/ Kishin marrë dy apartamente me qera, konsumuan drogë gjatë natës appeared first on Lapsi.al.

Ekzekutimi në makinë i Klaudio Prendit/ Policia shoqëron disa persona

By: user7
9 January 2025 at 12:10

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Kladiu Prendit më 19 nëntor në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Prendi u vra me silenciator në momentin që hipi në makinën e tij, pasi ishte shoqëruar me disa persona në një lokal në atë zonë.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje. Ndërkohë që dyshohet se mes personave të shoqëruar janë dhe autorë të ngjarjes ose porositësit e ekzekutimit. Policia po ndjek pistën e konflikteve për çështje borxhi.

The post Ekzekutimi në makinë i Klaudio Prendit/ Policia shoqëron disa persona appeared first on Lapsi.al.

Detaje nga sherri i adoleshentëve në Fier

By: user7
16 December 2024 at 14:24

Detaje të reja janë bërë të njohura rreth konflikti mes adoleshentëve në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në fshatin Cakran në Fier, ditën e premte më 13 dhjetor, ku mësohet se mollë sherri është bërë publikimi i disa fotove në rrjetin social “Snapchat”.

Sipas Prokurorisë së Fierit, i mituri me iniciale B.D, i cili është lënë në burg nga Gjykata, goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij gjatë sherrit mes tyre, pasi vetë ai i kishte publikuar të dëmtuarit disa foto në Snapchat, pa pëlqimin e këtij të fundit.

Nga materiali hetimor i administruar, rezulton se motivi i dyshuar i konfliktit është publikimi i disa fotove në rrjetin social Snapchat, pa pëlqimin e të miturit të dëmtuar”, thotë prokuroria.

Po ashtu, mësohet se adoleshenti i plagosur ka marrë në trup katër plagë, tre në shpatullën e majtë dhe një në pjesën e poshtme të këmbës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në korridorin e katit të tretë të shkollës dhe më pas në njërën nga klasat, ndërsa konflikti mes tyre është ndërprerë si pasojë e ndërhyrjes të mësueses kujdestare.

“Menjëherë pasi është marrë dijeni për ngjarjen, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurores së gatshme. Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i celularëve dhe provave të tjera materiale, pyetja e Zv/ Drejtoreshës, e disa mësuesve dhe oficerit të sigurisë së shkollës, intervistimi i të miturve duke garantuar zbatimin e dispozitave të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, etj.:, thuhet në njoftim.

Adoleshenti i cili u la në burg nga Gjykata e Fierit, ka heshtur para togave të zeza, duke mos thënë asnjë fjalë lidhur me konfliktin me shokun e tij pak ditë më parë në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran.

Burime bëjnë me dije se adoleshenti me iniciale B. D ka thënë vetëm: “Jam në ankth, nuk jam në gjendje të flas”.

Mësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit në shtëpi, por gjykata ka vendosur që adoleshenti të qëndrojë në burg.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale.

Ai nxori biçakun, gjithmonë e mbante biçakun me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Unë u shmanga, u futa në klasë dhe mbylla derën, për fat të keq nuk e mbaja dot derën për shkak të shpatullës. Ai e hapi derën, në atë moment vjen mësuesja dhe më shpëtoi nga ai djalë”, tha adoleshenti, i cili tha se kërkon drejtësi.

“Gjithçka nisi duke më bërë foto mua, familjes time dhe shkove të mi, gjithashtu edhe familjes së atyre. Hidhte nëpër telefon foto, ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot. Vuante nga sëmundja besoj, nuk është mirë nga trutë. Nuk është herë e parë që e bën. Ka ndodhur edhe herë tjetër. Kam njoftuar profesorin dhe më ka thënë që është i sëmurë nga mendorja, më ka thënë që i kemi thënë edhe të atit të tij”, tregoi 17-vjeçari.

Konflikti mes të miturve në Shkollën ‘Mustafa Hoxha’, Prokuroria Fier kërkon ‘Arrest në burg’ për të miturin e dyshuar për ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, paraqiti kërkesën për masë sigurimi për të miturin B.D që goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij.

Kjo prokurorin regjistroi procedimin penal nr.1933/2024 në ngarkim të të miturit në konflikt me ligjin B. D., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Procedimi lidhet me ngjarjen e ndodhur në orën 07.50 në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në fshatin Cakran të Bashkisë Fier, në korridorin e katit të tretë dhe më pas në njërën nga klasat. Nxënësit B.D. dhe H.Xh., janë konfliktuar fizikisht dhe nxënësi B.D. ka nxjerrë nga xhepi një mjet prerës duke i shkaktuar të miturit tjetër katër dëmtime në shpatullën e majtë dhe një në pjesën e poshtme të këmbës. Konflikti është ndërprerë si pasojë e ndërhyrjes të mësueses kujdestare.

Menjëherë pasi është marrë dijeni për ngjarjen, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurores së gatshme. Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i celularëve dhe provave të tjera materiale, pyetja e Zv/ Drejtoreshës, e disa mësuesve dhe oficerit të sigurisë së shkollës, intervistimi i të miturve duke garantuar zbatimin e dispozitave të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, etj.

Nga materiali hetimor i administruar, rezulton se motivi i dyshuar i konfliktit është publikimi i disa fotove në rrjetin social Snapchat, pa pëlqimin e të miturit të dëmtuar.

Nga ana e prokurorisë është paraqitur kërkesa në Gjykatë për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, si dhe po kryhen veprime të mëtejshme hetimore. Kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër të miturve, me qëllim mbrojtjen e interesit më të lartë të të miturve dhe parandalimin e këtyre ngjarjeve në të ardhmën.

The post Detaje nga sherri i adoleshentëve në Fier appeared first on Lapsi.al.

Babai është hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK-ut, ja kush është personi i dytë në vrasjen e Martin Canit (EMRAT)

By: V K
26 November 2024 at 12:34

Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali ku është përfshirë me dashje, Policia e Shtetit, në lidhje me autorin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçajt.

Pasi u bë e ditur se autori i dytë, i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tani është mësuar se edhe nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës.

Burime ekskluzive për JOQ, kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.

Emri që është fshirë nga Policia e Shtetit është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.

Bejkaj nuk është ndaluar nga policia, pasi policia pretendon se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim, ndërkohë që të kundërtën ka treguar i plagosuri Luis Meçe.

JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje, por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.

Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçe, i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin.

Gjithashtu, ai ka thënë se 14-vjeçarin, prindërit me influencë në BKH, po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë./JOQ

 

The post Babai është hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK-ut, ja kush është personi i dytë në vrasjen e Martin Canit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Klaudio Prendit/ Automjeti i autorëve ishte vjedhur para një viti

By: user7
21 November 2024 at 11:01

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i kryer ndaj Klaudio Prendit. Mësohet se makina e autorëve e cila u gjet e djegur në Farkë pak çaste pas atentatit, rezulton e vjedhur para një viti në kryeqytet. Sipas informacioneve makina tip “Audi” ishte vjedhur në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa identifikimi u bë nga numri i shasisë së makinës që u rikuperua nga ekspertët.

Bëhet gjithashtu me dije se hetuesit po verifikojnë të tjera pista për të zbardhur atentatin dhe identifikuar autorët e vrasjes. Ndër këto pista janë edhe pistat e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete apo lidhje të dyshimta jashtë vendit. Agjentët hetimorë kanë dyshime se persona të ndryshëm kanë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk i ka shlyer.

Klaudio Prendi, 28 vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip “Audi” dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti “Audi A4”. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

The post Vrasja e Klaudio Prendit/ Automjeti i autorëve ishte vjedhur para një viti appeared first on Lapsi.al.

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Makina që përdorte ishte në emër të një vajze

By: V K
20 November 2024 at 08:51

Një ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Klaudio Prendi, gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson detaje të reja. 30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro.

Madje ditët e fundit, Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet dhe ishte konfliktuar me grushte me disa persona të tjerë.

Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij, ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

The post Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Makina që përdorte ishte në emër të një vajze appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Viktima ishte konfliktuar me disa persona

By: user7
20 November 2024 at 09:44

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i orëve të para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku viktimë mbeti Klaudio Prendi. Ai u ekzekutua me armë zjarri, teksa po dilte nga një lokal në zonën e “Xhamllikut” dhe po hipte në makinën e tij. Sipas raportimeve, i riu dyshohet se kishte një borxh afro 15 mijë euro. Ditët e fundit, thuhet se Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.

Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që nuk ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte që mund të përfundonin deri në atentat. Ndërkohë, po ashtu raportohet se makina luksoze që përdorte 28-vjeçari nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.

Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar për krimin.

The post Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Viktima ishte konfliktuar me disa persona appeared first on Lapsi.al.

Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Dyshime për tre autorë

By: user7
19 November 2024 at 09:17

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit, Klaudio Prendi. I riu humbi jetën pak pas mesnatës pasi u qëllua sapo doli nga një lokal. Ndërkohë sot raportohet se viktima ka qenë i vetëm në momentin që është qëlluar nga autorët.

Sipas raportimeve viktima ka qenë në një lokal në zonën e “Xhamllikut” i shoqëruar nga persona të tjerë. Por në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

The post Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Dyshime për tre autorë appeared first on Lapsi.al.

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Ekspertë të huaj për përzierjen e kokainës

By: user7
16 November 2024 at 12:06

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i SPAK në bashkëpunim me forcat operacionale dhe agjentë spanjollë, i zhvilluar mbrëmjen e djeshme te “Kodra e Diellit” dhe në fshatin Qerekë të Niklës.

Teksa më herët u raportua se u arrestuan 5 persona, njëri prej tyre nga Venezuela, sipas gazetares Klodiana Lala, është arrestuar pronari i banesës ku u zbulua laboratori i drogës në Qerekë të Fushë Krujës.

Burime nga SPAK për gazetaren thanë se shtetasit e huaj ishin ekspertë në ndarjen e kokainës, ndërsa ka dyshime se grupi kriminal operonte prej kohësh në vendin tonë. Sasia e gjetur e drogës ende nuk është përcaktuar pasi është e papërpunuar. Ndërsa në laborator raportohet se kishin arritur të përpunonin vetëm 2 kg kokainë.

Në mesnatë, operacioni i u fokusua sërish te “Kodra e Diellit 2”, pasi ka dyshime për të tjerë laboratorë kokaine në vilat luksoze që dominojnë këtë lagje.

Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.

Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.

The post Operacioni antidrogë në Tiranë/ Ekspertë të huaj për përzierjen e kokainës appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Reçit/ Autoritetet kryejnë prova për të zbuluar pozicionin nga kanë qëlluar

By: user7
16 November 2024 at 10:41

Policia e Tiranës ka kryer disa prova mbrëmjen e djeshme në vendin ku u qëllua biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi. Këto prova kishin si qëllim zbulimin e vendit dhe pozicionin që autorët kanë përdorur në momentin kur kanë qëlluar me një plumb të ndjerin.

Mësohet se grupi hetimor kishte dyshime se biznesmeni ishte qëlluar nga taraca e një ndërtese aty pranë, por nga provat dyshohet se autori ka qënë në lartësi më të ulët. Ndërkohë ditën e sotme pritet që autoritetet të kryejnë sërish eksperimente të tjera, pasi ka akoma paqartësi.

Atentati ndaj biznesmenit Eduart Reçi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës teksa 52-vjeçari ka ndërruar jetë disa orë më pas, mëngjesin e së enjtes në spital pas plumbit që kishte marrë në kokë. Viktima ka qenë në sheshin e pallatit me bashkëshorten duke pastruar ambientin poshtë, dhe ka hyrë e dalë disa herë në pallat.

Sipas informacioneve, në një moment që ka dal jashtë dhe kur zhurma e fishekzjarreve kishte nisur, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë. Bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ai është lënduar në kokë nga fishekzjarret duke mos kuptuar se ishte plumb.Momentalisht mbetet e papërcaktuar se nga çfarë arme u qëllua Reçi.

The post Vrasja e Reçit/ Autoritetet kryejnë prova për të zbuluar pozicionin nga kanë qëlluar appeared first on Lapsi.al.

Biznesmeni në Tiranë u vra me plumb në kokë, familjarët: Nuk kishte konflikte

By: user7
14 November 2024 at 09:49

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku biznesmeni Eduart Reci, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës. Bëhet me dije se në momentin e atentatit, 52-vjeçari ka qenë i vetëm dhe se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

Po ashtu mësohet se kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia, kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes. Sipas raportimeve, në pamje duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë.

Paraprakisht dyshohet se autoret e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjecari të dilte jashtë pallatit. Nga ana tjetër, familjarët e Recit kanë deklaruar se viktima nuk ka pasur konflikte.

The post Biznesmeni në Tiranë u vra me plumb në kokë, familjarët: Nuk kishte konflikte appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Portugezi merret në pyetje për 2 orë

By: user7
9 November 2024 at 11:44

28-vjeçari portugez Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u paraqit sot nën masa të rrepta sigurie dhe me antiplumb në prokurorinë e Lezhës. Bëhet me dije se Saraiva i ka qëndruar deklarimeve fillestare, duke thënë se kishte ardhur si turist në Shqipëri dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Nikulajt.

Nga ana tjetër mësohet se Saraiva ka pranuar njohjen me 5 personat e tjerë, Edmond Haxhinë dhe katër britanikët e vënën në akuzë për këtë krim.

Gjithashtu bëhet me dije se marrja në pyetje e portugezit zgjati për rreth dy orë, ndërsa organi i akuzës është në pritje të ekstradimit nga Britania edhe të 5 personave të tjerë për të mbyllur hetimet në lidhje me vrasjen e Nikulajt.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill 2023 brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator dyshohet se është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit.

Portugezi Ruben Saravia u largua nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Ai u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Nga ana tjetër, britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.

The post Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Portugezi merret në pyetje për 2 orë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌