Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Anita Haradinaj rrëfen takimin me të fejuarën e djalit: Deri në 50 vjeç nuk dua të jem as gjyshe, as vjehrrë

By: M C
12 July 2025 at 23:24

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, moderatorja Anita Haradinaj ndau për herë të parë detaje personale mbi familjen dhe raportin me të birin dhe partneren e tij. Me nota humori, ajo tregoi se u vendosi kushte të dyve: “I thashë që deri në 50 vjeç nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë”.

Në bisedë me moderatoren Erjona Rusi, Anita rrëfeu se kishte ndihmuar edhe për zgjedhjen e fustanit të të fejuarës së djalit, duke shtuar: “Pak, duke i rënë nga Kina… por e zgjodhi me shumë shije!”

Ajo gjithashtu pranoi me sinqeritet se nuk është tipi i vjehrrës pasive: “Nuk përtoj, jam vjehrrë e keqe”, duke shtuar me krenari për të birin: “Nuk e them unë, ai është më i miri në botë!”

Anita Haradinaj: U martua vëllai im dhe erdhi shoqja e djalit dhe më filluan mendimet. Se i bika kur shkon në dasmë të familjes, bëhet zyrtare. Për mua ishte okej, kanë qejf të vijnë, te lë vijnë. Pavarësisht se ajo goca është shumë e mirë, unë e kam takuar.

Erjona Rusi: Unë po përpiqem të imagjinoj se çfarë lloj vjehrre je ti?

Anita Haradinaj: Nuk përtoj, jam vjehrrë e keqe. Kur filluan këto mendimet, i thashë asaj dhe djalit tim që deri në 50 vjeçe, nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë.

Erjona Rusi: Edhe sa duhen deri te të pesëdhjetat?

Anita Haradinaj: Edhe pesë, nuk është shumë. Për dashuri ia vlen sakrifica. Ndërsa kur shikova te Valdrini të blija fustanet, e mora dhe atë me vete. E pyeta ‘po ti çfarë do veshësh’, më tha ‘i kam gjetur’. I thashë ‘jo, zgjidhe këtu një.

Erjona Rusi: Doje t’ia zgjidhje ti fustanin

Anita Haradinaj: Pak, duke i rënë nga Kina…

Erjona Rusi: Ta pranoi?

Anita Haradinaj: Ajo e zgjodhi me gusto shumë të mirë dhe unë thashë ‘okej’. Dhe Valdrini që më thoshte ‘ty s’të kisha bërë kurrë vjehrrë’.

Erjona Rusi: Je ti nga ato mama që thonë ‘djali im është më i miri në botë dhe askush nuk i afrohet dot’.

Anita Haradinaj: Nuk e them unë, ai është!

The post Anita Haradinaj rrëfen takimin me të fejuarën e djalit: Deri në 50 vjeç nuk dua të jem as gjyshe, as vjehrrë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinaj në radion ku punonte

By: M C
12 July 2025 at 18:50

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh ndërsa së bashku ndajnë dhe 3 fëmijë të mrekullueshëm.

E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka treguar se hera e parë që takohej me Ramush Haradianj ishte në radio ku dhe ajo punonte në atë kohë. Ndër të tjera ajo ka zbuluar dhe një tjetër anë të ish-kryeministrit, duke treguar se ai është person shumë romantik.

“Takimin e parë me të e kam bërë gjatë një interviste në radio. Ishte i ftuar në Radio Kosova dhe më tha mua ‘goca e kujt je ti’. Dhe unë, duke menduar që ne njiheshim familjarisht, i thashë jam goca e Mustafës. Kr nisa punë në Koha Vizion, u takuam sërish. Aty u njohëm, u takuam, ai ishte një djalë ndryshe. Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem. Dhe ai ishte i pjekur, nuk kishte rutinë, nuk e dije kur do flije apo ku do ishe.

Është shumë romantik, më shumë se unë. Gjithçka e ka me shumë delikatesë, me shumë elegancë. Më ka sjellë edhe mëngjesin në shtrat. Edhe lule…”, ka treguar Anita Haradinaj.

The post “Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinaj në radion ku punonte appeared first on Albeu.com.

“E kam ditur që do të më kërkojnë”, Anita Muçaj – Haradinaj flet për Olta Gixharin si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

By: D Marku
7 July 2025 at 15:08

Gazetarja dhe opinionistja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Koment për koment” në emisionin ‘Prive by Liberta Spahiu’, ku ka komentuar disa nga mendimet dhe pyetjet që i drejtohen në rrjete sociale.

Një prej çështjeve më të përfolura ishte mungesa e saj në Big Brother VIP, ku ajo ishte pjesë si opinioniste në edicionin e parë dhe është ende e kujtuar nga shumë fansa të formatit.

Anita u ndal tek komentet që vazhdimisht merr nga ndjekësit, të cilët i shprehin dëshirën që ajo të rikthehet si opinioniste.

“Unë kam marrë vazhdimisht komente që po na mungon. Çiltërsia, mënyra e komunikimit të drejtpërdrejtë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu komentoi edhe për opinionistët e rinj të përzgjedhur nga produksioni këtë sezon, duke bërë një vërejtje të drejtpërdrejtë ndaj figurave që kanë qenë më parë pjesë e shtëpisë.

“Prej kur i kanë përzgjedh opinionistët e rinj, e kam ditë që kanë me më kërku. E kam vlerësuar Oltën në BBVA si banore, por nuk mund të jesh opinionist i mirë nëse ke qenë banor”, theksoi tutje.

E pyetur për mundësinë e rikthimit në Big Brother VIP nëse do të vinte një ftesë zyrtare, Anita nuk e përjashtoi mundësinë, duke lënë të kuptohet se një rikthim i saj mbetet në dorën e produksionit dhe situatave të ardhshme.

The post “E kam ditur që do të më kërkojnë”, Anita Muçaj – Haradinaj flet për Olta Gixharin si opinioniste në Big Brother VIP Kosova appeared first on Albeu.com.

“Të vras, do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë

5 July 2025 at 10:58

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra të rënda penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Sipas aktakuzës së siguruar nga mediat në Kosovë, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024.

“Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”, citohet të ketë thënë ai në një prej episodeve të përsëritura të ofendimeve. Në dokumentin zyrtar thuhet se Fero e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, duke i shkaktuar “frikë, ankth dhe dhimbje emocionale”. Përveç dhunës, Fero dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.

arbenita ismajli

Në aktakuzë thuhet se ai e ka puthur Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë: “Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo”. “ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem… unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt me m’than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

arbenita ismajli5

Aktakuza, gjithashtu, përfshin detaje shqetësuese të kërcënimeve të Feros, përmes mesazheve në WhatsApp, përfshirë fjalët: “Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”. Sipas Prokurorisë, këto ishin përpjekje për të frikësuar dhe kontrolluar emocionalisht Arbenitën, duke përbërë kështu vepër penale të kanosjes serioze.

arbenita ismajli2

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

arbenita ismajli2

Fero u arrestua për herë të parë më 11 korrik 2023, për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes. Tashmë, me aktakuzën e ngritur në dhjetor 2024, Prokuroria kërkon dënimin e tij sipas ligjit dhe ka paraqitur provat përkatëse për të mbështetur akuzën.

Sipas “Telegrafi”, avokati i Feros ka konfirmuar për mediat ekzistencën e aktakuzës, por ka refuzuar të komentojë për detaje. Ndërkohë, Fero është rikthyer në muzikë pas një pauze dy-vjeçare dhe konflikteve të vazhdueshme publike me modelen për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina.

arbenita ismajli

Sakaq vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e babait të saj, por atë të nënës Ismajli. Kjo u bë e ditur nga vetë Arbenita, përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një dokument që duket të jetë një certifikatë nga kopshti i vajzës së tyre. Në dokument, qartazi shkruhet emri i vogëlushes i shoqëruar me mbiemrin “Ismajli”. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndryshimi i mbiemrit është bërë me vendim gjyqësor.

arbenita ismajli2

Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre. Reperi ka folur edhe publikisht për dramën që po kalon me vajzën e tij duke u shprehur se ndihet tmerrësisht keq që nuk ndodhet pranë saj. “Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, meReperi e ka akuzuar t’përqafu, apo me të uru si çdo babë,” shprehet ai. Me anë të një postimi në Instagram, reperi ka publikuar momente të tij me Ninën si edhe përbri u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të veprojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tij.

The post “Të vras, do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë appeared first on Sot News | Lajme.

“Do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë!

By: armand
5 July 2025 at 10:04

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra të rënda penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Sipas aktakuzës së siguruar nga mediat në Kosovë, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese […]

The post “Do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë! appeared first on BoldNews.al.

Pas Feros, edhe Arbenita Ismajli vihet nën hetim

By: redi
4 July 2025 at 19:57

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet zyrtare ndaj modeles së njohur Arbenita Ismajli, për shkak të dyshimeve se ajo ka refuzuar me dashje të respektojë një vendim të plotfuqishëm gjyqësor lidhur me të drejtën e kontaktit të ish-bashkëshortit të saj, reperit Feronit Shabani, I njohur me emrin artistik “Fero”, me vajzën e tyre të mitur, Nina Shabani. Sipas një dokumenti të siguruar nga…

Source

Mesazhet mes çiftit të njohur të showbizit: ”Të vras, të nxjerr shpirtin vendit”

By: user 10
3 July 2025 at 14:20

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penale të rënda: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

Sipas aktakuzës, Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor–tetor 2024. Ai akuzohet për sjellje kërcënuese, përfshirë edhe ofendime si:
“Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”

Prokuroria thotë se ai e ka shqetësuar vazhdimisht Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

Fero po ashtu akuzohet për ngacmim seksual, pasi sipas aktakuzës, ka tentuar ta puthë Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë:
“Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo.”

Në dokumentin e prokurorisë përmenden edhe kërcënime serioze përmes WhatsApp-it:
“Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”

Fero ishte arrestuar më 11 korrik 2023 për sulm fizik ndaj Arbenitës. Me ngritjen e aktakuzës në dhjetor 2024, Prokuroria kërkon dënimin e tij dhe ka paraqitur provat përkatëse.

Avokati i Feros ka konfirmuar aktakuzën për mediat, por nuk ka komentuar më tej. Ndërkohë, Fero është rikthyer në muzikë pas një pauze dyvjeçare dhe përballjes me betejën ligjore për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina.

The post Mesazhet mes çiftit të njohur të showbizit: ”Të vras, të nxjerr shpirtin vendit” appeared first on Lapsi.al.

“Të vras, ta nxjerr shpirtin”/ Zbulohen mesazhet tronditëse të Feros ndaj Arbenitës

By: D Marku
3 July 2025 at 12:43

“Me kon je tu fol…qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”, duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë të ndryshme kohore ashtu edhe me rastin e takimit me të dëmtuarën për ta marrë apo dorëzuar fëmijen, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tija që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhembje, frike dhe shqetësim të madh emocional tek e dëmtuara”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Përpos dhunës në familje, Fero dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të ngacmimit ndaj Arbenites. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike. Fero thuhet se e ka puthur kundër vullnetetit të saj ish-bashkëshorten, duke iu drejtuar me fjalët se“ti je gruja jeme unë kam të drejt me flejt me ty”.

“Ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem.. unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

E gjithë lidhja bashkëshortore mes Feros e Arbenitës pershkallezoi në shtator të vitit 2024.

Sipas Prokurorisë, Fero e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”.

“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

The post “Të vras, ta nxjerr shpirtin”/ Zbulohen mesazhet tronditëse të Feros ndaj Arbenitës appeared first on Albeu.com.

Aktakuzë ndaj Feros, avokatja e Arbenitës: Procesi ka nisur, akuzohet për tri vepra penale

By: D Marku
2 July 2025 at 20:08

Avokatja e modeles Arbenita Ismajlit, Blinera Osmani, ka konfirmuar aktakuzën e ngritur ndaj reperit Feronit Shabanit, [njëherësh ish-bashkëshorti i modeles].

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, Osmani tha shkurt se aktakuza ndaj Feros është ngritur në dhjetor të vitit 2024 për tri vepra penale.

Ajo gjithashtu deklaroi se procesi gjyqësor ndaj reperit ka filluar këtë muaj.

“Aktakuza është ngritur në dhjetor 2024 për tri vepra penale. Procesi gjyqësor ka filluar këtë muaj dhe nuk mund të dimë sa do të zgjasë”, tha avokatja e Arbenitës në një prononcim.

Gjatë ditës së sotme, në një raportim u bë e ditur se Prokuroria Themelore në Gjilan i ka ngritur aktakuzën Feros për ngacmim seksual ndaj Arbenitës, dhunë psikologjike dhe kanosje.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se për natyrën e saktë të veprave për të cilat akuzohet Fero, ende nuk ka përgjigje zyrtare nga institucionet kompetente gjyqësore.

The post Aktakuzë ndaj Feros, avokatja e Arbenitës: Procesi ka nisur, akuzohet për tri vepra penale appeared first on Albeu.com.

Arbenita publikon certifikatën: Vajza s’ka më mbiemrin e Fero-s

By: D Marku
27 June 2025 at 23:25

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me mbiemrin “Ismajli”, jo më atë të babait të saj, reperit Fero.

Certifikata, që duket të jetë nga kopshti ku ndjek aktivitetet Nina, ka hapur diskutime të reja në rrjet për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit të vajzës. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vendim zyrtar apo thjesht për një referencë të përkohshme.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes prindërve të saj vijojnë të jenë të tensionuara. Fero ka akuzuar disa herë publikisht Arbenitën për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë, duke deklaruar se nuk i lejohet të takojë vajzën për periudha të gjata.

Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë nga ana e reperit lidhur me mbiemrin e vajzës. Por ky detaj i vogël ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi betejën ligjore dhe emocionale që vijon mes dy ish-partnerëve.

The post Arbenita publikon certifikatën: Vajza s’ka më mbiemrin e Fero-s appeared first on Albeu.com.

Arbenita publikon certifikatën: Vajza s’ka më mbiemrin e Fero-s

By: gaze tare
26 June 2025 at 22:36

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me mbiemrin “Ismajli”, jo më atë të babait të saj, reperit Fero.

Certifikata, që duket të jetë nga kopshti ku ndjek aktivitetet Nina, ka hapur diskutime të reja në rrjet për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit të vajzës. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vendim zyrtar apo thjesht për një referencë të përkohshme.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes prindërve të saj vijojnë të jenë të tensionuara. Fero ka akuzuar disa herë publikisht Arbenitën për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë, duke deklaruar se nuk i lejohet të takojë vajzën për periudha të gjata.

Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë nga ana e reperit lidhur me mbiemrin e vajzës. Por ky detaj i vogël ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi betejën ligjore dhe emocionale që vijon mes dy ish-partnerëve.

The post Arbenita publikon certifikatën: Vajza s’ka më mbiemrin e Fero-s appeared first on iconstyle.al.

Pas akuzave publike, Fero dhe Arbenita përballen ligjërisht

By: gaze tare
25 June 2025 at 18:33

Reperi Fero dhe ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, janë përballur sot në Gjykatë për një seancë që ka tërhequr vëmendje të madhe publike.

Sipas burimeve të Klan Kosova, seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mbrojtja e artistit nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për mediat, duke mos zbuluar detaje mbi natyrën e seancës.

Ky zhvillim vjen pas muajsh tensioni mes ish-çiftit, të cilët prej kohësh janë në mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tyre. Fero ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij, duke e akuzuar Arbenitën për shkelje të përsëritura të marrëveshjes për kujdestarinë, dhe për faktin se shpesh kalojnë muaj pa e takuar të bijën.

The post Pas akuzave publike, Fero dhe Arbenita përballen ligjërisht appeared first on iconstyle.al.

Kriza në martesën e dytë të reperit? Fero dhe Nita Bajrami përfliten për ndarje

By: M C
17 May 2025 at 16:17

Reperi i njohur Fero ka ndezur sërish mediat rozë, këtë herë për një krizë të mundshme në jetën e tij personale. Në qendër të vëmendjes është marrëdhënia e tij me bashkëshorten e dytë, Nita Bajrami, me të cilën u martua vetëm pak muaj më parë.

Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata mund t’i kenë dhënë fund martesës, edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Ajo që ka ngritur dyshime të forta ka qenë fakti se Fero e ka hequr Nitën nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale.

As Fero dhe as Nita nuk kanë reaguar publikisht, por ndjekësit e reperit kanë nisur me komente dhe pyetje, pasi dyshojnë për një përplasje mes tyre.

Pas ndarjes nga modelja Arbenita Ismaili, me të cilën ka një vajzë reperi kishte deklaruar se po fillonte një kapitull të ri në jetën e tij, i përkushtuar ndaj fesë islame dhe larg skenës muzikore.

The post Kriza në martesën e dytë të reperit? Fero dhe Nita Bajrami përfliten për ndarje appeared first on Albeu.com.

Përsëritet historia: Pas Arbenitës, Fero përballet me krizë edhe në martesën e dytë

By: gaze tare
17 May 2025 at 12:16

Fero ka ndezur sërish thashethemet për një krizë në jetën e tij personale. Kësaj here, në qendër të vëmendjes është marrëdhënia me bashkëshorten e tij të dytë, Nita Bajramin.

Burimet tregojnë se dyshja mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre, vetëm pak muaj pasi e bënë publike. Shkëndija e parë që ndezi zërat për një ndarje ishte fakti që Fero ka hequr Nitën nga lista e ndjekësve në rrjete sociale – një veprim që shpesh nuk është thjesht një “klikim”.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë ndarje, mediat sociale kanë shpërthyer me spekulime, ndërsa ndjekësit e reperit dyshojnë për një përplasje të re në jetën e tij, që vjen pas një sërë ngjarjesh të bujshme.

Pas ndarjes nga Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë, Fero deklaroi se kishte filluar një kapitull të ri në jetë, duke u përkushtuar ndaj fesë islame dhe duke lënë pas të kaluarën si artist. Madje, me shumë entuziazëm tregonte se ishte dashuruar sërish, më fort se kurrë më parë.

Por për një artist si Fero, drama dhe qetësia rrallë ecin bashkë. Rikthimi i tij në muzikë dhe vendimet e fundit në rrjet, lënë të kuptohet se diçka po ndodh. Nëse kjo është një shkëputje përfundimtare apo vetëm një tjetër episod në një histori të trazuar dashurie, mbetet për t’u parë.

The post Përsëritet historia: Pas Arbenitës, Fero përballet me krizë edhe në martesën e dytë appeared first on iconstyle.al.

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

By: M C
13 May 2025 at 21:44

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në muzikë, duke rilançuar karrierën e tij nën një kompani të re muzikore.

Këngët e reja kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave, ndërsa ai ka nisur të performojë në klube të ndryshme, si pjesë e këtij kapitulli të ri artistik.

Megjithatë, jo gjithçka ka qenë rreth muzikës për Feron ditët e fundit. Në mediat rozë kanë qarkulluar zëra për një ndarje të mundshme mes tij dhe bashkëshortes së dytë, Nita, pasi dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Këto aludime janë hedhur poshtë nga burime pranë çiftit, të cilat për “Prive” sqarojnë se lidhja mes tyre vazhdon dhe se ndryshimet në profilin e Instagram-it të reperit lidhen vetëm me arsye profesionale. Çifti ka zgjedhur që të ruajë më shumë privatësi në këtë fazë të jetës së tyre.

The post A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin appeared first on Albeu.com.

Ribashkimi me Keisin, Arbenita Ismajli thotë dy fjalë për Stresin: Një duartrokitje, u tregua burrë

By: D Marku
12 May 2025 at 19:42

Arkimed Lushaj – Stresi pak ditë më parë ka konfirmuar ribashkimin me tashmë partneren e tij, Keisin.

Lidhja e tyre ka qenë gjatë e komentuar nëpër media e shtypin rozë, me gjithë uljet e ngritjet.

Megjithatë, ata konfirmuan bashkimin dhe u shfaqën bashkë në një nga klipet e reperit shqiptar.

Ky rikthim ka emocionuar shumë nga të famshmit, të cilët kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, për shembullin e dhënë.

Ka qenë së fundmi modelja Arbenita Ismajli që ka përgëzuar artistin për këtë veprim.

“Një duartrokitje për Stresin u tregua shumë burrë”, ka qenë komenti që ka lënë në një nga postimet e Keisit.

Stresi së fundmi solli “Sa t’kam dasht” duke reflektuar në gjithë historinë e dashurisë së tyre.

The post Ribashkimi me Keisin, Arbenita Ismajli thotë dy fjalë për Stresin: Një duartrokitje, u tregua burrë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Arbenita Ismajli shfaqet natyrale pa grim, duke surprizuar fansat e saj

By: M C
4 May 2025 at 20:18

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit. Së fundmi, Arbenita ka vendosur që të shfaqet pa grim, duke u paraqitur në mënyrë natyrale dhe duke e lënë pas qenëstonin e zakonshëm të modës. Kjo zgjedhje ka qenë përhapëse në mediat sociale, duke nxitur një bisedë të gjerë për bukurinë natyrale dhe për standardet e bukurisë që shpesh janë të krijuara nga shoqëria. Edhe pa asnjë pikë grimi, Arbenita po shkëlqen me pamjen e saj.

Mënyra se si ajo e pranon veten, sidomos pas ndarjes nga Fero, është një mesazh i fortë për shumë vajza e gra, duke treguar se bukuria e vërtetë vjen nga brenda. Arbenita ka fituar zemrat e shumë fansave me këtë qasje të saj, duke i inkurajuar ata të pranonin gjendjen e tyre natyrale.

Me vendosjen e saj në Dubai dhe fokusin në rritjen e vajzës së saj, Arbenita ka krijuar një jetese që është frymëzuese për shumë të rinj. Ajo vazhdon të jetë një figurë e njohur në industrinë e modës dhe një simbol i forcës për të gjitha gratë që duan të pranojnë veten të vërtetë.

The post FOTO/ Arbenita Ismajli shfaqet natyrale pa grim, duke surprizuar fansat e saj appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Arbenita feston ditëlindjen e vajzës në Dubai por jo vetëm

By: D Marku
29 April 2025 at 16:23

Teksa drama mbi kujdestarinë e vajzës Ninës po vazhdon, Arbenita ditëlindjen e vajzës e ka pritur në Dubai.

Atje, ajo nuk është vetëm por me një nga personat e shpirtit që ka marrë rrugë enkas drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Bëhet fjalë për motrën e saj, prezantuesen e njohur Almedina Ismajli.

Në ndërkohë, një postim interesant është bërë nga Keisi, (ish) partnerja e Stresit.

Ajo e ka konsideruar Arbenitën si “bombën e saj” duke i uruar vajzës ditëlindjen.

The post FOTO/ Arbenita feston ditëlindjen e vajzës në Dubai por jo vetëm appeared first on Albeu.com.

“Mashtrimi nga motra e Presidentes”/ Fero deklaratë për avokaten e Arbenitës

By: D Marku
10 April 2025 at 12:33

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një apel prekës për vajzën e tij, Ninën, të cilën thotë se nuk e ka parë apo takuar që nga muaji tetor i vitit të kaluar. Në një deklaratë të gjatë, ai shpreh zhgënjimin dhe dhimbjen për mungesën e kontaktit me të bijën, duke sqaruar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por edhe përmes avokatëve të përfshirë në çështje.

Fero tregon se përfaqësuesja ligjore e ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli, i kishte premtuar mundësinë e takimit me vajzën nëse ai pranonte të nënshkruante një marrëveshje. Sipas tij, marrëveshja u firmos pa kushte, vetëm me shpresën për t’u ribashkuar me Ninën. Ai kritikon ashpër edhe Gjykatën Themelore të Gjilanit, të cilën e akuzon për neglizhencë që nga tetori, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbuluar vendndodhjen e vajzës apo për të lehtësuar kontaktin midis tyre.

Postimi i plotë:

Deklaratë Publike

#drejtësipërNinën

Mashtrimi Profesional nga Motra e Presidentes

Në cilësinë e prindit të vajzës sime të mitur, Nina Shabani, kam qenë në kërkim të vazhdueshëm të kontaktit me vajzën përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, si dhe përmes përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër.

Avokatja Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës – më ka premtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se, nëse nënshkruaj një marrëveshje, do të më mundësohej kontaktimi dhe takimi me vajzën time të mitur, për të cilën momentalisht nuk kam as informata të sakta lidhur me vendndodhjen e saj.

Duke qenë në një gjendje të rënduar emocionale, pasi nuk e kam takuar vajzën time që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kam vepruar me besim të plotë ndaj çdo fjale të thënë nga përfaqësuesja ligjore e palës tjetër. Kam nënshkruar marrëveshjen pa asnjë kusht tjetër, me shpresën dhe bindjen se do të më mundësohej kontakti me vajzën time. Pasi kam nënshkruar marrëveshjen dhe kam përmbushur çdo kërkesë të palës tjetër, i jam drejtuar avokates për realizimin e premtimit – takimin me vajzën. Në përgjigje, ajo është shprehur se klientja e saj nuk po i lajmërohet dhe se nuk di çfarë të bëjë më tej, duke u tërhequr nga çdo përgjegjësi për zotimin e dhënë ndaj meje.

Ndërkohë, Gjykata Themelore e Gjilanit është në një gjumë të thellë që nga tetori i vitit të kaluar dhe nuk ka marrë ende masat e duhura as për të përcaktuar se ku ndodhet vajza ime, as për të mundësuar realizimin e kontaktit mes meje dhe saj.

The post “Mashtrimi nga motra e Presidentes”/ Fero deklaratë për avokaten e Arbenitës appeared first on Albeu.com.

Fero ofendon rëndë Arbenitën në këngën e re, përmend edhe motrën e Presidentes

By: M C
26 March 2025 at 23:13

Pas një periudhe larg skenës muzikore dhe një përkushtimi të thellë ndaj fesë, reperi Fero duket se është gati për një rikthim të fuqishëm në muzikë.

Në Instastory, ai ndau një pjesë nga projekti i tij i ri, ku dëgjohet duke shprehur motivimin për të rikthyer suksesin — këtë herë me një qëllim personal: vajzën e tij, të cilën thotë se nuk e ka parë prej muajsh.

Kënga duket se përmban nota emocionale, por edhe të ashpra. Teksti përfshin referenca ndaj situatës së tij personale, përfshirë raportin me ish-partneren Arbenita Ismajli, të cilës i drejtohet me fjalë të forta.

Në mënyrë të papritur, ai përmend edhe avokaten e saj, znj. Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës, duke e përfshirë si figurë me ndikim në përplasjen ligjore për kujdestarinë.

“Se kom pa cikën qe 8 muaj, ku*** po bon skena, i qoj të fala motrës t’Presidentes…”, ndëgjohet të thotë Fero gjatë këngës së re, që ende nuk e ka publikuar.

The post Fero ofendon rëndë Arbenitën në këngën e re, përmend edhe motrën e Presidentes appeared first on Albeu.com.

❌
❌