Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mira Murati dhe Kolegji AAB – Një partneritet i mundshëm për arsim dhe teknologji në Kosovë?

18 July 2025 at 16:29

Mira Murati, drejtoresha e teknologjisë në OpenAI, është përfolur kohët e fundit për një interes të mundshëm në investimet në arsimin e lartë në Kosovë.

Murati, me rrënjë shqiptare dhe një karrierë ndërkombëtare në teknologji, është një nga emrat më të njohur në fushën e inteligjencës artificiale. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e platformave si ChatGPT, DALL·E dhe Codex.

Sipas burimeve pranë ekipit të saj, ka një interes për të mbështetur projekte arsimore në rajon dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit me institucione që përqendrohen te teknologjia dhe inovacioni. Ata theksojnë se aktualisht gjithçka është në fazën e ideve dhe vlerësimeve fillestare.

Ky angazhim është përshkruar si një përpjekje afatgjatë për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë në fushat teknologjike.

Nga ana tjetër, Kolegji AAB nuk ka komentuar mbi mundësitë e këtij bashkëpunimi në këtë fazë. Përfaqësuesit e kolegjit nuk kanë dhënë komente mbi këtë çështje, ndërsa spekulimet për një bashkëpunim të mundshëm midis palëve janë përhapur në rrjetet sociale dhe median lokale.

Një investim i mundshëm nga një figurë si Murati në sektorin arsimor do të kishte ndikim të madh jo vetëm në aspektin e imazhit, por edhe në përmbajtjen akademike.

Mira Murati ka shprehur më parë dëshirën për të ndihmuar vendet shqiptare në zhvillimin teknologjik. Aktualisht, ajo vazhdon të drejtojë zhvillimet në inteligjencën artificiale, duke u bërë një nga gratë më të suksesshme shqiptare në nivel global.

Bashkëpunimi i mundshëm midis Mira Muratit dhe Kolegjit AAB do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë në Kosovë, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale.

The post Mira Murati dhe Kolegji AAB – Një partneritet i mundshëm për arsim dhe teknologji në Kosovë? appeared first on Telegrafi.

Startupi i Mira Muratit/ Vlerësohet 12 miliardë dollarë deri më tani

By: Re Nato
16 July 2025 at 14:07

“Thinking Machines Lab”, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga Mira Murati, ish-shefja e teknologjisë në OpenAI, ka njoftuar se ka siguruar rreth 2 miliardë dollarë financime te reja, duke arritur një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh ne tregun e teknologjise.

Në këtë raund financimi morën pjesë edhe gjiganti i çipeve për AI Nvidia (en-vi-dija), si dhe kompani të tjera të mëdha si Accel, ServiceNow, Cisco, AMD dhe Jane Street.

Ky investim i jashtëzakonshëm në një kompani e krijuar vetëm në shkurt të këtij viti, pa asnjë produkt ose të ardhur aktualisht, tregon fuqinë dhe besimin që Murati ka fituar në sektorin gjithnjë e më konkurrues të Inteligjences Artificake. Pothuajse dy të tretat e ekipit themelues të Thinking Machines përbëhet nga ish-punonjës të OpenAI. Murati deklaroi se:

“Jemi të entuziazmuar që në muajt në vijim do të ndajmë produktin tonë të parë, i cili do të përfshijë një komponent të rëndësishëm open source dhe do të jetë i dobishëm për studiuesit dhe startup-et që ndërtojnë modele të personalizuara.”

Murati u largua nga OpenAI në mënyrë të papritur në shtatorin e kaluar, dhe që atëherë është bërë pjesë e një grupi në rritje ish-ekzekutivësh që kanë nisur iniciativa të reja në fushën e inteligjencës artificiale.

Sipas një raporti nga PitchBook, entuziazmi i investitorëve për startup-et e AI-së mbetet i fortë, edhe pse ka pasur pikëpyetje rreth shpenzimeve në industrinë e teknologjisë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, financimi për startup-e në SHBA u rrit me 76%, duke arritur në 162.8 miliardë dollarë, ku AI përbënte rreth 64.1% të totalit të vlerës së marrëveshjeve./abcnews.al

Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë

15 July 2025 at 20:19

“Thinking Machines Lab” e Mira Muratit arrin një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh në raundin e financimit fillestar (seed).

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka ngritur një ‘start-up’ të ri në fushën e inteligjencës artificiale, Thinking Machines Lab, i cili mbylli së fundmi një raund të madh financimi “pre-seed”.

Kompania arriti të tërheqë dy miliardë dollarë investime, duke e vlerësuar atë në 12 miliardë dollarë pas investimit, shkruan techcrunch.

Këto fonde erdhën nga investitorë të rëndësishëm, përfshirë gjigandë në fushën e mikroçipave si Nvidia dhe AMD, si dhe kompani si Andreessen Horowitz, Accel, dhe Jane Street, ky i fundit i njohur për vendosjet e tij në fintech dhe inteligjencë artificiale.

Murati po planifikon që brenda disa muajve të prezantojë produktin e parë, i cili do të përfshijë një komponent open-source, për të mbështetur kërkimin akademik dhe zhvilluesit që kërkojnë të krijojnë modele të përshtatura.

Qendra e kompanisë është në San Francisco, dhe ajo fokusohet në zhvillimin e AI shumë-modal që ndërvepron me njerëzit në një mënyrë natyrale – përmes bisedës, pamjes dhe bashkëpunimit të përbashkët.

Murati, 36 vjeçe, ka ndërtuar një ekip të fuqishëm duke përfshirë ish-punonjës nga OpenAI, Google, Meta dhe Mistral.

Gjatë karrierës së saj në OpenAI, ajo kontribuoi në zhvillimin e produkteve si ChatGPT, DALL‑E, dhe modaliteti i zërit. Ajo gjithashtu shërbeu përkohësisht si CEO gjatë trazirave të brendshme në fund të vitit 2023. /Telegrafi/

The post Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë appeared first on Telegrafi.

Revolucion në rekrutime! Mira Murati ofron paga deri në gjysmë milioni dollarë

By: gaze tare
2 July 2025 at 17:49

Thinking Machines Lab, startup-i i ri i Mira Muratit, ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të larta që u jep specialistëve të teknologjisë. Para lançimit të produkteve, kompania po investon në ndërtimin e një ekipi elitar në fushën e inteligjencës artificiale.

Thinking Machines Lab, startup-i shumë i përfolur i inteligjencës artificiale, i themeluar në fillim të këtij viti nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, ka shpenzuar shumë para për talentet teknike përpara se të lançojë ndonjë produkt.

Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit të saj teknik 450,000 dollarë pagë, ndërsa një tjetër po merr 500,000 dollarë, sipas të dhënave nga Business Insider. Kurse një punonjës i katërt, i listuar si “bashkëthemelues/specialist i mësimit automatik”, merr 450,000 dollarë në vit.

Të dhënat vijnë nga dosjet federale që kompanitë duhet të plotësojnë kur punësojnë një banor joamerikan me një vizë H-1B, që u lejon atyre të marrin në punë 85,000 punëtorë të specializuar përmes një lotarie vjetore.

Meqenëse kompanitë rrallë zbulojnë të dhëna për pagat, shifrat ofrojnë një pamje të rrallë të asaj që kandidatët po fitojnë në këtë treg pune. Vlerat përfshijnë vetëm pagat bazë, jo bonuset fitimprurëse të hyrjes dhe shpërblimet e kapitalit që shpesh janë vendi ku fitohen shumat e mëdha.

Të dhënat thuhet se janë nga tremujori i parë i këtij viti, përpara se Murati të mblidhte 2 miliardë dollarë në financimin fillestar me një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh, sipas Business Insider.

Murati kaloi 6 vjet e gjysmë në OpenAI, ku punoi në zhvillimin e ChatGPT dhe iniciativave të tjera kërkimore të inteligjencës artificiale. Ajo u emërua shkurtimisht CEO e përkohshme në nëntor 2023 pasi bordi i OpenAI shkarkoi papritur Sam Altman, një veprim që shkaktoi trazira brenda kompanisë. Pas rikthimit të Altman në detyrë si CEO, Murati rifilloi rolin e saj si shefe e sektorit të teknologjisë.

The post Revolucion në rekrutime! Mira Murati ofron paga deri në gjysmë milioni dollarë appeared first on iconstyle.al.

Qeveria shqiptare dha 10 mln euro/ Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh për start-up-in e saj të ri në ‘IA’

23 June 2025 at 12:00

Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit të start-up-it të saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, i cili, vetëm gjashtë muaj pas krijimit, ka siguruar një nga invenstimet fillestare më të mëdha në historinë e Silicon Valley – 2 miliardë dollarë, duke e çuar vlerësimin e kompanisë në 10 miliardë.

Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI, Mira Murati, ka siguruar 2 miliardë dollarë për start-up-in e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, përmes një marrëveshjeje që e vlerëson kompaninë e krijuar vetëm gjashtë muaj më parë dhe të mbajtur larg syrit të publikut, në 10 miliardë dollarë. Marrëveshja, e mbyllur së fundmi sipas disa personave të njohur me transaksionin, përfaqëson një nga raundet më të mëdha të financimit fillestar (“seed”) në historinë e Silicon Valley.

Thinking Machines, me bazë në San Francisko, nuk ka zbuluar ende se çfarë po zhvillon, duke u mbështetur në emrin dhe reputacionin e Muratit për të tërhequr investitorët, sipas burimeve të afërta me fushatën e financimit. Ky financim tregon interesin e jashtëzakonshëm të investitorëve për inteligjencën artificiale dhe besimin e tyre në vizionin e themeluesve me profil të lartë, që konkurrojnë me kompani si OpenAI dhe Anthropic, si dhe me gjigantët e teknologjisë si Google dhe Meta.

Murati, 36 vjeç, u largua nga OpenAI në shtator, pasi kishte drejtuar zhvillimin e produkteve si ChatGPT, gjeneratori i imazheve Dall-E dhe modalitetit zanor. Më parë, ajo ka qenë menaxhere e lartë produkti në Tesla, ku ka punuar për Model X. Sipas disa burimeve, ajo ishte një ndër drejtueset që kishte ngritur shqetësime për lidershipin e Sam Altman-it para përpjekjes së dështuar të bordit për ta shkarkuar atë në nëntor 2023. Për një kohë të shkurtër, Murati u emërua drejtore e përkohshme ekzekutive, përpara se Altman të rikthehej shpejt në detyrë.

Thinking Machines ka rekrutuar gjithashtu disa ish-punonjës të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, ish-drejtuesin e projekteve speciale Jonathan Lachman, dhe ish-nënkryetarët Barret Zoph dhe Lilian Weng.

“Ka një grup shumë të kufizuar themeluesish dhe njerëz jashtëzakonisht të zgjuar,” tha një investitor. “Ekipi që Murati ka mbledhur është jashtëzakonisht bindës.”

Megjithatë, informacioni për atë çfarë po zhvillon kompania mbetet minimal. Në shkurt, ajo deklaroi se synon të bëjë “sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme, të personalizueshme dhe në përgjithësi më të afta”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Për shkak të natyrës shumë të fshehtë të projektit, disa fonde që Murati i kishte kontaktuar nuk pranuan të investojnë. Njëri prej tyre tha se prezantimi i Muratit nuk përmbante asnjë informacion konkret mbi një produkt ose plan financiar. Një tjetër person tha se Thinking Machines po punon në zhvillimin e “inteligjencës së përgjithshme artificiale”, një koncept hipotetik në të cilin kompjuterët arrijnë nivele inteligjence të barabarta ose më të larta se ato njerëzore. Megjithatë, sipas tij, aktualisht grupi është ende në fazën e ndërtimit të strategjisë.

Pas këtij raundi financimi, Murati do të ketë të drejtën e votës në bord, që i jep epërsi absolute ndaj të gjithë anëtarëve të tjerë, duke i garantuar asaj fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm në kompani, sipas personave të njohur me marrëveshjen. Struktura e votimit është raportuar për herë të parë nga The Information. Mungesa e një produkti konkret nuk ka penguar gjithashtu investitorët të mbështesin edhe bashkëthemeluesin tjetër të OpenAI, Ilya Sutskever, i cili në prill grumbulloi 2 miliardë dollarë për start-up-in e tij “Safe Superintelligence”, me një vlerësim 32 miliardë dollarë.

Qeveria shqiptare kontribuoi me 10 mln euro

Qeveria shqiptare ka hynë me një kontrobust modest në start-up e sipërmarres me origjinë shqiptare, Mira Murati. Në fillim të muajit qershor, qeveria ndryshoi buxhetin 2025, për të mundësuar alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh (10 mln euro) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Fondi i është akorduar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”.

Gjatë fjalës së tij në në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku po prezantohej ndryshimi Ministri i financave, Petrit Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin ato ekonomike, por edhe të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut të rëndësishëm botëror në fushën e inteligjencës artificiale. Ai tha se përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare (IPO apo blerje)./ Monitor

The post Qeveria shqiptare dha 10 mln euro/ Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh për start-up-in e saj të ri në ‘IA’ appeared first on Sot News | Lajme.

Mira Murati i thotë “Po” dashurisë në një dasmë të fshehtë në zemër të Toskanës

By: gaze tare
12 June 2025 at 16:30

Pas një rrugëtimi që e bëri një nga emrat më të përfolur në botën e teknologjisë, Mira Murati, shqiptarja e famshme që drejtoi zhvillimin e ChatGPT, do të kurorëzojë dashurinë në një ceremoni tërësisht private në Toskanë, Itali.

Vetëm pak muaj pasi nëna e saj kishte pyetur me shaka vetë ChatGPT “kur do të martohej vajza”, duket se universi dhe inteligjenca artificiale gjetën mënyrën për t’i kthyer përgjigje.

Sipas ‘A2Cnn’, ceremonia është mbajtur nën masa të rrepta sigurie: asnjë detaj nuk është bërë publik nga organizatorët, ndërsa të ftuarit janë pajisur me marrëveshje strikte konfidencialiteti që ndalojnë publikimin e çdo pamjeje nga dita e madhe.

Megjithatë, burime pranë familjes kanë bërë të ditur se dasma do të jetë një ndërthurje elegante mes traditës shqiptare dhe peizazhit romantik italian. Mira do të veshë një kostum tradicional nga jugu i Shqipërisë, me elementë të trashëgimisë kulturore të zonës së Vlorës, një homazh i bukur ndaj origjinës së saj.

Në sfond do të dëgjohen këngë dhe valle popullore shqiptare, që do të sjellin shpirtin e Shqipërisë në një nga ambientet më magjepsëse të Toskanës.

The post Mira Murati i thotë “Po” dashurisë në një dasmë të fshehtë në zemër të Toskanës appeared first on iconstyle.al.

Shqiptarja Mira Murati renditet si ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë

2 June 2025 at 22:10

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme në botë, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Fortune.

Në renditjen e kaluar ajo pozicionohej në vendin e 57-të, por këtë vit ka shënuar një ngjitje domethënëse, duke u renditur në vendin e 47.

Ky progres reflekton jo vetëm ndikimin e saj të vazhdueshëm në industrinë globale të teknologjisë, por edhe fuqinë dhe vizionin që ajo përfaqëson si një lidere inovative.

Mira Murati, ish-drejtoreshë teknologjike e OpenAI, dha dorëheqjen në shtator 2024. Ajo ishte truri pas revolucionit të ChatGPT, modelit që ndryshoi tërësisht peizazhin e Inteligjencës Artificiale.

Gjashtë muaj më pas, Murati prezantoi Thinking Machines Lab, një startup inovativ në fushën e IA-së që ka krijuar shumë zhurmë, megjithëse ende operon në fshehtësi”

“Ndikimi i 36-vjeçares është i qartë: në mesin e majit ajo ishte pranë sigurimit të një investimi prej 2 miliardë dollarësh”, shkruan revista.

Thinking Machines Lab, ku aktualisht Mira Murati shërben si CEO, është vlerësuar me një vlerë të mundshme prej 10 miliardë dollarësh, duke e bërë atë një nga startup-et më të vlefshme në fushën e AI-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqiptarja Mira Murati renditet si ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë appeared first on Euronews Albania.

Jo vetëm Mira Murati, por edhe Kozeta Garrett! Vajza nga Saranda drejton Microsoft

By: user 6
1 June 2025 at 18:46

Suksesi nuk është rastësi, është vullnet, dije dhe guxim. Kjo që do të dëgjoni është historia e vajzës nga Saranda Kozeta Garret, e cila në vitin 1996 ikën përgjithmonë nga Shqipëria për të studiuar në Itali në degën e matematikës.

Por që rrugëtimi i saj i dijes vazhdoi në fushë, teknologjia do të bëhej e ardhmja e saj. Sot ajo është drejtoresha globale e sigurisë kibernetike e gjigandit Microsoft. Kozeta Garret është një tjetër grua shqiptare që po shkëlqen në arën ndërkombëtare të teknologjisë.

Pjesë nga intervista për Top Channel:

Keni ikur nga Shqipëria në vitin 1995?

Garret:Po, shkova në Itali për të studiuar në Itali, më pas në Hollandë, Gjermani, Kuvajt, e më pas në USA. Studimet i kam përfunduar për matematikë.

Ndërkohë që vazhdoni të studioni?

Garret: Jam gjithmonë dukë mësuar gjëra të reja, duke investuar në njohuri për rritje profesionale, për të kuptuar risitë e teknologjisë në vazhdimësi. Si dhe gjithashtu mënyrë se si të mbrohemi nga teknologjia.

Të punosh për Microsoftin nuk është krenari vetëm për Kozetën, por për të gjithë ne. Nëse deri më tani njihnim vetëm Mira Murati, themeluesen e OpenAI, Kozeta Garret është një tjetër emër për të cilët të gjithë ne duhet duam, sepse ajo po jep shembullin e femrës shqiptare që prek majat në revolucionin e teknologjisë.

Fillimet e tua kanë qenë të vështira?

Garret: Fillimi është gjithmonë të vështira, por më shumë punë dhe vendosshmëri mund të arrish gjithçka. Unë besoj që shqiptarët janë ndër njerëzit më të zgjuar në botë, pasi ata po shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare

Dy gra, dy histori suksesi, një komb, ato e kanë emrin Mira dhe Kozeta.

E keni takuar ndonjëherë Mira Muratin?

Garret: Akoma jo, dhe jam në pritje, është kënaqësi të takohem me të. /Marrë nga Top Channel

The post Jo vetëm Mira Murati, por edhe Kozeta Garrett! Vajza nga Saranda drejton Microsoft appeared first on Lapsi.al.

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

By: M C
31 May 2025 at 17:00

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme në botë, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Fortune.

Në renditjen e kaluar ajo pozicionohej në vendin e 57-të, por këtë vit ka shënuar një ngjitje domethënëse, duke u renditur në vendin e 47.

Ky progres reflekton jo vetëm ndikimin e saj të vazhdueshëm në industrinë globale të teknologjisë, por edhe fuqinë dhe vizionin që ajo përfaqëson si një lidere inovative.

Murati, dikur drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI dhe një nga mendjet kyçe pas suksesit të ChatGPT, tronditi botën e teknologjisë kur dha dorëheqjen nga kompania në shtator të vitit 2024.
Vetëm gjashtë muaj më pas, ajo riktheu vëmendjen botërore me lansimin e startup-it të saj të ri, Thinking Machines Lab – një projekt i Inteligjencës Artificiale që po krijon jehonë të madhe, pavarësisht se ende funksionon në mënyrë të fshehtë.

Edhe pse detajet për këtë sipërmarrje janë të kufizuara, ndikimi i saj është i dukshëm.

Në maj 2025, Murati ishte në prag të mbylljes së një investimi rekord prej 2 miliardë dollarësh, që pritet të vlerësojë Thinking Machines në mbi 10 miliardë dollarë një prej raundeve më të mëdha të financimit në historinë e teknologjisë.

The post Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë! appeared first on Albeu.com.

Sa vlen mbështetja buxhetore për Mira Muratin?

30 May 2025 at 10:58

Fatos Çoçoli

Më 29 prill 2025, me një akt normativ të pashoq, qeveria [e Shqipërisë] miratoi financimin me një miliard lekë, ose 10 milionë dollarë, të një kompanie të re ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe inteligjencës artificiale, me themeluese shkencëtaren e talentuar shqiptare me famë botërore, Mira Murati.

Në shtator të vitit të kaluar, Mira la papritur punën e saj si drejtoreshë e teknologjisë në gjigandin e inteligjencës artificiale, “OpenAI” – që ofron shërbimet e “ChatGPT”-së, shërbimet të cilat sot, në një fazë më të avancuar të tyre, ofrohen kundrejt pagesës. Më 18 shkurt 2025, shqiptarja njoftoi se është bërë drejtore ekzekutive e një korporate të re për përfitim publik, të quajtur “Laboratori i makinave që mendojnë” (në anglisht, Thinking Machines Lab). Sipas mediave, ajo ka arritur të mbledhë rreth dy miliardë dollarë, si fond fillestar për startapin (nismë inovative) e saj.

Zonja Murati tha se misioni i saj është të zhvillojë inteligjencën artificiale të nivelit të lartë, me synimin për ta bërë atë të dobishme dhe të arritshme për të gjithë qytetarët. Mira beson se ekziston një hendek serioz midis inteligjencës artificiale që përparon me shpejtësi dhe kuptimit të publikut për teknologjinë e re që mbart kjo inteligjencë. Sipas saj, edhe shkencëtarët e sofistikuar nuk kanë një kuptim të qartë të aftësive dhe kufizimeve të inteligjencës artificiale. Nisma e saj e re “Thinking Machines Lab” planifikon ta mbushë këtë boshllëk, duke ndërtuar qasjen e qytetarëve të thjeshtë që nga fillimi, në mënyrë që kjo teknologji dhe produktet e saj të mos ngelen të pakuptuara dhe të largëta për qytetarët.

Ajo premton ta ndajë punën e saj me të gjithë, duke publikuar falas shënime teknike, punime dhe kod aktual. Sipas relacionit që shoqëron këtë akt normativ në faqen në internet të Kuvendit të Shqipërisë, dhënia e 10 milionë dollarëve financim argumentohet me rëndësinë strategjike të futjes së Shqipërisë në botën e teknologjisë së inteligjencës artificiale, me leverdi financiare në të ardhmen për vendin. Futja e Shqipërisë në sipërmarrjen e re të shkencëtares Mira Murati, pa dyshim premton të tërheqë investitorë ndërkombëtarë edhe në Shqipëri, si dhe ta pozicionojë vendin tonë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale. Përbën një investim në të ardhmen e afërt për të gjithë ne.

Financimi pritet të miratohet nga Kuvendi, në rinisje të punimeve të tij, të ndërprera për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Investimi do të bëhet nëpërmjet Korporatës së Investimeve dhe parashikohet që efekti financiar të mbulohet nga rritja në të njëjtën masë prej një miliard lekësh e të ardhurave jotatimore në zërin “Të ardhura nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara”, sidomos ndaj krimit të organizuar, që vijnë nga aktiviteti i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). “Thinking Machines Lab” është tashmë shndërruar në një kompani kërkimore dhe produktesh për inteligjencën artificiale, me synimin për t’i bërë sistemet e Inteligjencës Artificiale më të kuptueshme dhe të përdorshme për njerëzit. Nisma e Muratit ka tërhequr një ekip mbresëlënës studiuesish dhe shkencëtarësh, shumë prej të cilëve kanë aktivitet të mëparshëm në gjigandin “OpenAI” në CV-të e veta. Ata përfshijnë, ndër të tjerë, edhe ish-zëvendëspresidentin e kërkimit shkencor tek “OpenAI”, i cili tani është drejtor teknologjik në “Thinking Machines Lab”.

Shkencëtari kryesor i laboratorit do të jetë John Schulman, një shpikës kyç i “ChatGPT”-së, i cili u largua nga kompania “OpenAI” verën e kaluar. Shkencëtarë të tjerë po ashtu shumë cilësorë vijnë edhe nga konkurrentë, si kompanitë “Google” dhe “Mistral AI”. Ekipi i ri i zonjës Murati u zhvendos në një zyrë në San Francisko në fund të vitit të kaluar dhe tashmë ka filluar punën në një numër projektesh. Mira tregon se produktet e kompanisë së saj “Thinking Machines Lab” nuk do të jenë imitime të “ChatGPT” ose “Claude”, por modele të inteligjencës artificiale, që optimizojnë bashkëpunimin midis njerëzve, sidomos qytetarëve të thjeshtë dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Kontributi financiar i buxhetit të shtetit të shqiptarëve të Shqipërisë, për një shqiptare të talentuar që përfaqëson të sotmen dhe të ardhmen e teknologjisë që po ndryshon botën, edhe pse modest, do ta shlyejë veten në shumëfisha në të ardhmen. Për këtë duhet të jemi të ndërgjegjësuar të gjithë. E ardhmja për fëmijët tanë edhe në Shqipëri, i takon përdorimit masiv dhe me zgjuarsi të inteligjencës artificiale në çdo fushë të ekonomisë dhe jetës.

 

 

The post Sa vlen mbështetja buxhetore për Mira Muratin? appeared first on Telegrafi.

Associated Press Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

By: redi
22 May 2025 at 18:13

Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën e individëve. Natyrisht që Sam Altman, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, qëndronte pas saj dhe ishte imazhi, por dikur në sfond, një vajzë me shikim të zbehtë dhe shprehi të mistershme e tërhiqte vëmendjen. Mira Murati, vlonjatja simpatike dikur drejtoreshë…

Source

“Urgjente”/ Qeveria jep 10 milionë dollarë për kompaninë e Mira Muratit

19 May 2025 at 15:37

Qeveria shqiptare investon 10 milionë USD në kompaninë ‘Thinking Machines Lab’, një ‘start-up’ i themeluar nga ish-punonjësja ekzekutive e Open AI. Nisur nga një bisedë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Mira Muratit, ish-drejtoreshës së teknologjisë së kompanisë “Open AI”, Këshilli i Ministrave ka firmosur me Akt Normativ financimin me 10 milionë dollarë të një kompanie […]

The post “Urgjente”/ Qeveria jep 10 milionë dollarë për kompaninë e Mira Muratit appeared first on BoldNews.al.

 ‘Urgjente’, Qeveria jep 10 milionë USD për kompaninë e Mira Muratit

19 May 2025 at 13:51
A close up of a cell phone with icons on it

Nisur nga një bisedë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Mira Muratit, ish-drejtoreshës së teknologjisë së kompanisë “Open AI”, Këshilli i Ministrave ka firmosur me Akt Normativ financimin me 10 milionë dollarë të një kompanie të re në fushën e teknologjisë, ku Murati ësht një ndër themeluesit. “Fola me Mira Muratin dhe i thashë a është […]

The post  ‘Urgjente’, Qeveria jep 10 milionë USD për kompaninë e Mira Muratit appeared first on Reporter.al.

Rama ndryshon buxhetin 10 ditë para zgjedhjeve, financon 10 mln dollarë Start up-in e Mira Muratit

1 May 2025 at 14:03

10 ditë përpara zgjedhjeve qeveria ndryshon për herë të parë për këtë vit buxhetin e vitit 2025. Për këtë ndryshim Ministria e Financave i është drejtuar me një shkresë për opinion Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ky adresim që bën ekzekutivi lidhet me çka sanksionohet në Kodin Zgjedhor ku theksohet se 4 muaj nga dita e […]

The post Rama ndryshon buxhetin 10 ditë para zgjedhjeve, financon 10 mln dollarë Start up-in e Mira Muratit appeared first on BoldNews.al.

E ngjashme me ChatGPT, Shqipëria do të financojë me 10 mln dollarë projektin e Mira Muratit

By: Kult Plus
1 May 2025 at 09:00

“Ka ardhur koha që të hyjmë nëpër kompani, që shteti të futet të financojë dhe të përfitojë. Siç fola me Mira Muratin, i thashë që a është e mundur që të futemi edhe ne. Më tha patjetër”, deklaroi më 15 prill kryeministri Edi Rama.

Shqipëria do të bashkë-financojë me 10 milionë dollarë platformën e re në drejtim të Inteligjencës Artificiale që ish-shefja e teknologjisë e “Open AI”, Mira Murati po ndërton, të quajtur “Thinking Machines Lab”. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka depozituar kërkesën për fonde pranë Ministrisë së Financave.

“Ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, me potencial të madh për avancim teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin. Ai ofron përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtpërdrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbështetur teknologjitë inovative dhe kërkimin e avancuar”, tha Ministria e Financave, teksa i drejtohej KQZ-së.

Me zgjedhjet e 11 majit në prag, “financat” kanë kërkuar mendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëse ndryshimi i buxhetit në këto momente bie ndesh me kodin zgjedhor.

“Rishikimi i buxhetit 2024, i propozuar përmes një akti normativ, parashikon një shtesë prej 1 miliard lekësh si në të ardhura ashtu edhe në shpenzime. Ky ndryshim nuk ndikon në nivelin e deficitit buxhetor, i cili mbetet i pandryshuar, si në vlerë nominale ashtu edhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, krahasuar me buxhetin fillestar të miratuar për vitin 2025.”

Për të bindur KQZ-së, Ministria e Financave argumenton se financimi i Shqipërisë në “Thinking Machines Lab” do të ishte me leverdi për ekonominë e venit. Thinking Machines Lab ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të AI që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese të CHATGPT.

“Vlen të theksohet se të gjitha aspektet teknike që lidhen me investimin në fjalë – përfshirë leverdishmërinë financiare që pritet të sjellë dhe përllogaritjen e fondit të nevojshëm – janë vlerësuar dhe konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë dhe e Inovacionit në përputhje me përgjegjësitë e saj funksionale si autoriteti përgjegjës për politikat në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.”

Startupi i ri i AI i themeluar shqiptarja Mira Murati, po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha ndonjëherë, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Sipas Business Insider, nëse arrihet kjo shifër, vlera e kompanisë do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë – pavarësisht se startupi ende nuk ka një produkt apo të ardhura konkrete./ KultPlus.com

E afërt me ChatGPT, Shqipëria do të financojë me 10 mln dollarë projektin e Mira Muratit

By: redi
30 April 2025 at 20:12

Shqipëria do të bashkë-financojë me 10 milionë dollarë platformën e re në drejtim të Inteligjencës Artificiale që ish-shefja e teknologjisë e “Open AI”, Mira Murati po ndërton, të quajtur “Thinking Machines Lab”. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka depozituar kërkesën për fonde pranë Ministrisë së Financave. Për të bindur KQZ-së, Ministria e Financave argumenton se financimi i…

Source

Shqipëria do të investojë 10 milionë dollarë në projektin e Mira Muratit

30 April 2025 at 20:32

Në një hap historik për Shqipërinë, qeveria ka marrë vendimin të investojë 10 milionë dollarë në një nga projektet më ambicioze të inteligjencës artificiale në nivel global – startup-in “Thinking Machines Lab,” të krijuar nga Mira Murati, ish-drejtuese teknologjike e OpenAI.

Ky lajm u bë i ditur më 15 prill nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili, gjatë një deklarate publike, njoftoi se kishte zhvilluar biseda personale me Muratin për mundësinë e përfshirjes së Shqipërisë në këtë iniciativë, dhe kishte marrë një përgjigje pozitive nga ajo.

Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar tashmë kërkesën për fondet përkatëse pranë Ministrisë së Financave, ndërsa ky i fundit ka filluar procedurat për ndryshimin e buxhetit – një hap që kërkon një vlerësim të kujdesshëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të afërsisë me zgjedhjet vendore të 11 majit, shkruan living.

Përmes dokumenteve zyrtare, është konfirmuar se ky investim nuk do të ketë ndikim në deficitin buxhetor dhe pritet të sjellë përfitime strategjike për vendin, duke përfshirë përmirësimin e pozicionit të Shqipërisë në hartën globale të teknologjisë dhe rritjen e potencialit ekonomik.

Nga ana tjetër, “Thinking Machines Lab” është në fazën e përgatitjes për një nga raundet më të mëdha të financimit të hershëm në historinë e startup-eve të inteligjencës artificiale, me një objektiv investimi prej 2 miliardë dollarësh dhe një vlerësim potencial që arrin deri në 10 miliardë dollarë, edhe pa një produkt të përfunduar në treg. /Telegrafi/

The post Shqipëria do të investojë 10 milionë dollarë në projektin e Mira Muratit appeared first on Telegrafi.

Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë

11 April 2025 at 21:47

Thinking Machines Lab, startupi i ri i Inteligjencës Artificiale nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, thuhet se po përpiqet të mbyllë një nga raundet më të mëdha fillestare në histori.

Business Insider raportoi të enjten se Thinking Machines Lab ka dyfishuar objektivin për raundin e saj të financimit fillestar në 2 miliardë dollarë (mbi 1.7 miliardë euro).

Raundi, nëse mbyllet sipas planit, do ta vlerësonte kompaninë në “të paktën” 10 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Thinking Machines Lab u krijua së fundmi dhe ende nuk ka asnjë produkt apo të ardhura për të folur.

Ajo që ka – dhe ajo që ka të ngjarë të bindë investitorët të paguajnë para – janë dhjetëra studiues të profilit të lartë të AI në radhët e saj.

Kohët e fundit, Bob McGrew, më parë shefi i kërkimit në OpenAI dhe Alec Radford, një ish-kërkues i OpenAI që qëndron pas shumë prej inovacioneve më transformuese të kompanisë, iu bashkuan Thinking Machines Lab si këshilltarë.

Thinking Machines Lab tha më parë se synon të krijojë sisteme të AI që janë “më gjerësisht të kuptueshme, të personalizueshme dhe përgjithësisht të aftë” sesa ato aktualisht të disponueshme. /Telegrafi/

The post Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë appeared first on Telegrafi.

9 mld dollarë, revolucioni i shqiptares Mira Murati po vjen

9 March 2025 at 14:00

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka nisur startup-in e saj Thinking Machines Lab, dhe ai pritet të vlerësohet në 9 miliardë dollarë.

Startup-i po mbledh financime për të krijuar një të ardhme ku inteligjenca artificiale është më e aksesueshme dhe e personalizuar për të gjithë.

Pas një karriere 6 vjeçare në OpenAI, ku ka punuar në zhvillimin e ChatGPT dhe teknologjive të tjera AI Murati ka ngritur një ekip të fuqishëm që përfshin ish-kolegë nga OpenAI, Meta dhe Anthropic.

Kjo kompani, sipas Bussines Insider, po bëhet pikë referimi për të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe po sjell ndryshime të mëdha në industrinë e teknologjisë.

Në Thinking Machines Lab, ata po krijojnë një laborator që ka për qëllim ta bëjë AI-në më të kuptueshme dhe të përdorshme nga të gjithë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 9 mld dollarë, revolucioni i shqiptares Mira Murati po vjen appeared first on Euronews Albania.

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

19 February 2025 at 17:32

Ish-drejtuesja kryesore e teknologjisë (CTO) e OpenAI, Mira Murati, të mërkurën, lansoi një startup të AI, të quajtur Thinking Machines Lab.

Kompania e re e përshkroi veten si një kërkim i inteligjencës artificiale dhe produkt që fokusohet në “ndërtimin e një të ardhmeje ku të gjithë kanë qasje në njohuritë dhe mjetet për ta bërë AI të funksionojë për nevojat dhe qëllimet e tyre unike”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ekipi i Thinking Machines Lab përbëhet nga rreth 30 njerëz që janë studiues, inxhinierë dhe ndërtues nga OpenAI, Meta dhe Mistral.

I started Thinking Machines Lab alongside a remarkable team of scientists, engineers, and builders. We're building three things:
– Helping people adapt AI systems to work for their specific needs
– Developing strong foundations to build more capable AI systems
– Fostering a…

— Mira Murati (@miramurati) February 18, 2025

Mira në shtator 2024 u largua papritur nga OpenAI. Ajo ndau një deklaratë në internet ku thuhej: “Unë po largohem sepse dua të krijoj kohë dhe hapësirë për të bërë eksplorimin tim”.

Startup-i aktualisht përbëhet nga dy të tretat e ish-punonjësve të OpenAI, i cili përfshin Barret Zoph, një ish-kërkues në OpenAI dhe John Schulman, bashkë-themelues i OpenAI dhe ish-Zyrtar Kryesor Shkencës në Anthropic. /Telegrafi/

The post Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI appeared first on Telegrafi.

❌
❌