Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë

14 July 2025 at 17:30

Policia Rrugore duket se ka “rënduar dorën” me gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve gjatë kësaj jave, ku ka vendosur mbi 3 mijë masa administrative. Për të evidentuar sjelljet e rrezikshme dhe shpejtësinë, “Rrugorja” ka përdorur dy dronë dhe tre radarë Poliscan. Përmes një komunikate për mediat, Policia Rrugore bën me dije se ka vendosur më […]

The post VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë appeared first on BoldNews.al.

Shkarkohen 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë së Kukësit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Kukës, Albert Halilaj vendosi ditët e fundit shkarkimin nga detyra të 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarëve të bashkisë.

Ky vendim erdhi pas analizës së punës për performancën e bashkisë Kukës për periudhën janar–qershor si dhe në kuadër të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të bashkisë Kukës.

/k.s/j.p/

The post Shkarkohen 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë së Kukësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen

By: Besnik
11 July 2025 at 11:00

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen.

Rama tha se shqiptarët na votuan për t’i përmirësuar gjërat dhe këtë gjë duhet ta bëjmë pa përsëritur asnjë gabim.

Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar.

“Përsa i përket kryetarëve të PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë, të gjithë duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia, por t’u jepet edhe të tjerëve kjo mundësi që të tregohen të zotë. Votat që kemi marrë kanë rritur diferencën mes atyre që jemi anëtarë partie dhe atyre që e duan këtë parti në krye. Duhet ta rrisim këtë hapësirë dhe për ata të tjerët që nuk na njihnin dhe s’janë me ne, na e kanë dhënë votën që ne të bëjmë më mirë. Dhe nga ana tjetër, Shqipërinë në BE në 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime. Gabime mund të bëjmë, por të reja – jo të njëjtat gabime. Dhe një nga gjërat kryesore është t’u japim një mundësi të re njerëzve që kontribuojnë në këtë vend. Edhe drejtorët dhe kryetarët nuk i fus gjithë në një thes, se me siguri ka edhe kryetarë njësish si ai i Novoselës që është 30 vjet aty, ditë e natë në krye të punës. Nuk i fus gjithë në thes se nuk ka nevojë të thuash se e sheh që tek barërat e këqija nuk funksionojnë. Kryetari i njësisë që ka në ngarkim varrezat në Elbasan duhet shkarkuar pa kthim,” – tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në Shqipëri duhet të shkarkohen appeared first on Euronews Albania.

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në vend duhet të shkarkohen

By: user 11
11 July 2025 at 11:05

Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive, Rama ka urdhëruar që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në tërë vendin deri ditën e hënë.

“Se e shoh që këtu ka edhe kryetarë të forcave të tjera, por sa i përket kryetarëve të Partisë Socialiste të gjithë kryetarët e njësive Administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë e kanë rritur diferencën midis asaj sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye dhe kjo do të thotë që të rrisim edhe hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne “, tha Rama.

The post Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në vend duhet të shkarkohen appeared first on Lapsi.al.

Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë

By: V K
11 July 2025 at 10:58

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ne mbledhjen me kryebashkiakët e vendit e cila po zhvillohet në Durrës, bëri kritika të forta, duke u shprehur se duhet të shakarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Edi Rama: Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

“Sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Gjithashtu, kreu i shtetit theksoi se atyre duhet t’u rijepet mundësia, por shtoi se “t’u jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata”.

Edi Rama: Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen. T’ju rijepet mundësia, por t`u jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata.

Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër e kanë rritur diferencën me sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.

Kjo do të thotë që duhet të rrisim hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën duke na dashur në krye duke besuar se mund të bëjmë më mirë, jo të bëjmë atë që kemi bërë.

The post Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative

By: Ardit
11 July 2025 at 11:00

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Rama theksoi se atyre duhet t’u rijepet mundësia, por shtoi se “t’u jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata”. “Këtu janë edhe disa nga kryetarët […]

The post Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria i përgjigjet Ramës:IMT Shkodër e klasifikoi si kundravajtje administrative

By: user 5
7 July 2025 at 18:21

Prokuroria e Shkodrës i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me një ndërtim pa leje në zonën e Thethit.

Prokuroria në reagim shkruan se ndërtimi nuk ka qenë pa leje i referuar sipas policisë së shtetit dhe se nuk mund të nisej hetim penal, pasi shkelet Kushtetuta.

Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një Prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon:

Vendimi i datës 30.05.2025 i Prokurores zj.Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:

Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qënë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.

Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.

Vetë IMT, Bashkia Shkodër në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.

Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale dhe Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.

Respektimi i ndarjes së pushteteteve është themel i funksionimit të shtetit demokrati dhe se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.

Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale. Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore, dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera.

Prokuroria mbetet e angazhuar për të kryer funksionin e saj në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

The post Prokuroria i përgjigjet Ramës:IMT Shkodër e klasifikoi si kundravajtje administrative appeared first on Lapsi.al.

Policia Rrugore e Tiranës procedon penalisht 35 drejtues mjetesh

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle intensive të pandërprera për sigurinë në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve, ndëshkimin e shkelësve dhe menaxhimin e trafikut, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në terren, me patrulla dhe mjete bashkëkohore, në të gjitha akset hyrëse/dalëse të kryeqytetit.

Policia bën me dije se gjatë javës së fundit janë arrestuar/proceduar penalisht 35 drejtues mjetesh dhe janë bllokuar 42 automjete, për shkelje të ndryshme.

Fokus i veçantë i kontrolleve janë parandalimi/eliminimi i zhurmave shqetësuese të shkaktuara nga marmitat e modifikuara, që cenojnë rendin dhe qetësinë publike; lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete/apo biznese, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT, sigurimi i përdorimit të kaskës mbrojtëse dhe jelekëve fosforeshentë nga drejtuesit e motomjeteve, ndëshkimi i drejtuesve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit dhe shkelja e sinjalistikës rrugore.

Policia Rrugore do të vijojë kontrollet pa ndërprerje, në çdo orë dhe në çdo segment rrugor, për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë.

/e.i//r.e//a.f/

The post Policia Rrugore e Tiranës procedon penalisht 35 drejtues mjetesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Drejtuesi i një mjeti lundrues tip skaf është ndëshkuar me 100 000 mijë lekë gjobë pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese në plazhin e Borshit Gjithashtu, atij iu bllokua edhe mjeti.

Policia e Shtetit njoftoi sot se ky mjet lundrues shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke u kthyer në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Borshit, pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

“Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin A. Ll., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020”, thuhet në njoftim, ndërsa mjeti u bllokua nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

/e.i//r.e/

The post Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore monitorim intensiv në Tiranë, procedohen 11 drejtues mjetesh

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Policia Rrugore, prej 72 orësh ka qenë në monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit.

Në një njoftim, Policia e Shtetit bën me dije se fokuset e monitorimit kanë qenë parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë, si edhe zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor/përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve.

Sipas Policisë, si rezultat i kontrolleve, 19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjetngritës, u vendosën masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa u arrestua 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete dhe një tjetër që lëvizte pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Policia njofton se janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.

Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.

Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.

/e.i/j.p/

The post Policia Rrugore monitorim intensiv në Tiranë, procedohen 11 drejtues mjetesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani?

11 May 2025 at 19:12

Procedura ligjore parashikon që me votimin e votuesit të fundit që pret në radhë para qendrës së votimit edhe pas orarit zyrtar 19:00 të mbylljes së procesit, kutitë e votimit transportohen në masa sigurie në Vendet e Numërimit të Votave, ambjente të caktuara me vendim të KQZ-së pranë qendrave të votimit. Numërimi i votave bëhet […]

The post Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani? appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet, gjobitet me 3000 lekë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

23 April 2025 at 17:28

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesat ankimore nr. 9 me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 52 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Durrës” dhe nr. 10 , me objekt “Ankim kundër vendimit  të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 51 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Tiranë”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore.

U shqyrtua në seancë publike kërkesa e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr. 3 dhe objekt “Propozim për vendosje sanksioni administrativ, “Për shqyrtimin administrative bazuar në denoncimin nr.24 ID, datë 21.02.2025, të regjistrit të denoncimeve, te Koalicioni Për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara/KRIIK”.

Në përfundim, KAS pranoi kërkesën e KSHZ, rikualifikoi referencën ligjore për shkeljen,  dhe vendosi sanksionin administrativ në masën 3 000 lekë, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, në detyrë në kohën kur është kryer shkelja.

Gjithashtu, u shqyrtua edhe kërkesa nr. 4 e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve regjistruar me objekt “Propozim për vendosje sanksioni administrativ”, në zbatim të vendimit nr. 438 “Për shqyrtimin administrativ” bazuar në denoncimin nr. 55 ID, të regjistrit të denoncimeve, të Qendrës “Qëndresa Qytetare”.

KAS pranoi kërkesën e KSHZ, rikualifikoi referencën ligjore për shkeljen dhe vendosi sanksionin administrativ në masën 3 000 lekë, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, në detyrë në kohën kur është kryer shkelja.

/r.e/a.f/

The post Zgjedhjet, gjobitet me 3000 lekë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore 165 masa administrative për shkelje në Tunelin e Murrizit në 2 javë (VIDEO)

By: V K
14 April 2025 at 08:09

Policia Rrugore intensifikoi monitorimet e akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara, 24 orë në 7 ditë të javës.

Po ashtu, policia njoftoi se në bashkëpunim me administratorët e mirëmbajtjes së tuneleve, po monitorohen 24/7 lëvizjet në tunele dhe pamjet filmike të kamerave dhe radarëve të tuneleve administrohen nga Policia Rrugore.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara, Policia Rrugore, vendos masën administrative, e cila pasqyrohet menjëherë në portalin e-Albania, në adresën e drejtuesit të automjetit apo subjektit që është konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, për të cilin, krahas masës administrative, aplikohet edhe sanksioni plotësues i zbritjes deri në 15 pikë nga leja e drejtimit.

Përgjatë dy javëve të fundit, në Tunelin e Murrizit janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh me masë administrative 40000 lekë të rinj dhe me zbritje prej 15 pikësh nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët, si dhe nga ata që lëvizin me biçikleta ose me monopatina.

 

The post Policia Rrugore 165 masa administrative për shkelje në Tunelin e Murrizit në 2 javë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Drejtuesi i SPAK heq dorë nga kërkimi për shkarkimin e prokurorit Hysni Mulaj

7 April 2025 at 17:13

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 7 prill me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj, lidhur me pretendimet e ngritura në ankimin e ish-Komisioneres Publike, Irena Nino që kërkoi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. […]

The post Drejtuesi i SPAK heq dorë nga kërkimi për shkarkimin e prokurorit Hysni Mulaj appeared first on Reporter.al.

Policia Rrugore e Tiranës procedon 26 persona dhe vendos mbi 15 mijë masa administrative

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, si rezultat i të cilave u arrestuan 26 shtetas dhe u vendosën mbi 15 mijë masa administrative gjatë javës të fundit.

Sipas Policisë Rrugore, në vëmendje të kontrolleve janë dhe automjetet të cilat zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera dhe automjetet e tonazhit të rëndë.

“Gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e DVP Tiranës ka arrestuar/proceduar 26 shtetas për veprat “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, gjatë javës së fundit, janë vendosur gjithsej 15 637 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mesatarisht 2233 masa në ditë”, njoftoi Policia.

“Më tej, gjatë javës, janë tërhequr me mjet ngritës 10 automjete që kishin penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, janë bllokuar 25 automjete për shkelje të ndryshme rrugore, si dhe janë vendosur 174 masa adminstrative ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë, autobuzave dhe fugonave”, njoftoi Policia.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

/r.e/

The post Policia Rrugore e Tiranës procedon 26 persona dhe vendos mbi 15 mijë masa administrative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë, 12 852 masa administrative në një javë për shkelje të qarkullimit rrugor

23 March 2025 at 14:28

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar monitorimet dhe kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj jave janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë 37 shtetas konkretisht 8 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt (gjendje të dehur); 6 shtetas të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; 3 shtetas të arrestuar për drejtim automjetit në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi); 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; 6 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në mënyrë parregullt (pa leje drejtimi); 1 shtetas i proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjetit nën efektin e alkoolit; 1 shtetas i proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe 1 shtetas i kapur në kërkim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë javës janë vënë 12 852 masa administrative, për shkelje të ndryshme rrugore, janë tërhequr karrotrec 20 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.

Më tej, është ushtruar kontrolluar ndaj 64 kamionëve dhe autobetoniereve, ku është marrë masë administrative për shkelje të ndryshme rrugore për 5 drejtues kamionësh dhe 3 drejtues autobetonieresh.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe të mos parkojnë në hapësirat e dedikuara për mjetet e transportit publik apo ku bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.

/r.e/

The post Tiranë, 12 852 masa administrative në një javë për shkelje të qarkullimit rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mungesë transparence me rindërtimin, pezullohet rikonstruksioni i një pallati në Tiranë

6 February 2025 at 09:56

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë pezulloi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e një pallati pas ankesave të banorëve, të cilët për pesë vite nuk ishin vënë në dijeni për dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ishte dhjetori i vitit 2024, kur banorët e pallatit “Nr.116,” ngjitur me shkollën 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” […]

The post Mungesë transparence me rindërtimin, pezullohet rikonstruksioni i një pallati në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Gajda për ATSH-në: 265 ankesa dhe 13 gjoba në 2024-ën, problem gjuha diskriminuese në media

2 February 2025 at 08:15

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Gjatë vitit 2024, pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë regjistruar 265 ankesa, ndërsa janë marrë 13 vendime me gjobë, nga të cilat pesë vendime për mosdhënie të informacionit të kërkuar nga Komisioneri sa i përket shqyrtimit të çështjeve në proces dhe tetë gjoba për shkak të moszbatimit të vendimeve në të cilat është konstatuar diskriminim.

Në një intervistë për ATSH-në, drejtuesi i KMD-së, Robert Gajda thotë se 125 prej këtyre masave janë regjistruar nga subjekte ankues burra, 90 nga subjekte ankues gra, 25 nga OJF-të dhe 25 nga grupe personash.

“Veprimtaria e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi shtrihet në fushën e punësimit, e arsimit dhe fushën e të mirave dhe shërbimeve. Referuar çështjeve të regjistruara gjatë vitit 2024 (265 ankesa dhe 3 çështje ex-officio), rezulton se: në 54 raste ankesat janë drejtuar në fushën e arsimit; në 89 raste ankesat janë drejtuar në fushën e punësimit dhe në 123 raste ankesat janë drejtuar në fushën e të mirave dhe shërbimeve”, pohon Gajda.

Sipas drejtuesit të Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, vihet re se ankesat në fushën e të mirave dhe shërbimeve, zënë pjesën më të madhe të numrit total të ankesave të regjistruara.

Sipas Gajdas, problematikat kryesore lidhen me “mosofrimin e shërbimeve nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore apo institucione të tjera private, përdorimi në media i shprehjeve diskriminuese nga persona që bëjnë pjesë në jetën publike të vendit, për të etiketuar persona të pakicave rome dhe atyre egjiptiane, anëtarëve të komunitetit LGBTI apo anëtarëve të komuniteteve fetare në vend”.

“Vonesat në procesin e legalizimit të banesave të anëtarëve të pakicave rome dhe egjiptiane, mungesa e një strehimi të përshtatshëm nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarë të pakicave rome dhe egjiptiane, mosgarantimi i aksesueshmërisë të objekteve publike apo private për PAK, mosgarantimi i aksesueshmërisë lidhur me përcaktimin e vendeve të parkimit për PAK, mosgarantimi i aksesueshmërisë në infrastrukturë rrugore, përfitimi i shërbimit të transportit publik sipas tarifave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi janë tjetë anë e medaljes e problematikave dominuese për çështjet që trajton Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, thotë ai.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se “gjatë 2025-ës, masat dhe aktivitetet që do ndërmarrë institucioni janë të shumta dhe të gjithanshme, por në fokus më të veçantë do të jenë fëmijët, zonat rurale, personat më aftësi të kufizuar, personat e pamundur ekonomikisht, gjuha e urrejtjes dhe informimi dhe ndërgjegjësimi i përhershëm i shoqërisë dhe organeve publike mbi pasojat negative të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes”.

Një vëmendje të shtuar këtë vit, do të marrë edhe jeta politike, sidomos prag fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Thirrja që drejtuesi i Komisionit për Mbrojtjen e Diskriminimit ka për partitë politike dhe kandidatët lidhet me aktivizimin e tyre politik që të fokusohet tek programet, kritikat, diskutimet apo debatet, por duke shmangur gjuhën e dhunshme, të papërshtatshme apo paragjykuese pasi jo vetëm që krijon një klimë negative, por mund të tejkalojë edhe kufijtë e lirisë së fjalës dhe mund të kthehet në gjuhë urrejtje duke prekur edhe grupe shoqërore që rezultojnë sistematikisht të diskriminuar si romët, Egjiptianët, personat me aftësi të kufizuar, gratë dhe vajzat, personat LGBTI, por edhe minoritetet etnike dhe minoranca tjera shoqërore.

/a.f/

The post Gajda për ATSH-në: 265 ankesa dhe 13 gjoba në 2024-ën, problem gjuha diskriminuese në media appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U përfshinë në një përplasje me armë zjarri/ Gjykata e Lezhës jep dënimin për ish-kreun e Njësisë Administrative…

18 January 2025 at 09:31

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burg ish kreun e njësisë Administrative, Besnik Simoni në lidhje me përplasjen me armë zjarri të ndodhur tre vite më parë në fshatin Kallmet. Simoni u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja ne kapërcim të kufijve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim.

Ndërsa bashkëfshatari Altin Marku u dënua me 20 vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Prokurori i çështjes Françesk Ganaj kishte kërkuar dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska ju dha një masë dënimi më të butë me 26 vite e 6 muaj burg në total.

Dinamika e ngjarjes

Konflikti me armë zjarri ndodhi në muajin prill të vitit 2022. Sipas dosjes hetimore ka qenë Altin Marku, i cili ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor, Besnik Simoni, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë me armë zjarri.

Nga të shtënat të dy personat mbeten të plagosur, por 41-vjeçari Besnik Simoni ka mohuar të ketë qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij, ndërsa arma nuk është arritur të gjendet. Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht, Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjetën të plagosur në një banese në fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin, shtetasin Altin Marku.

Pas veprimeve paraprake hetimore, Policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe për pasojë, ata u vunë në pranga. Pas 6 muajsh, ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, u lirua nga paraburgimi, pasi Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga ‘Arrest në burg’ në ‘Arrest në shtëpi’. Por me vendimin nuk u pajtua prokurori i çështjes, Françesk Ganaj, i cili bërëi ankim në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke kërkuar që i pandehuri të rikthehej në burg.

Ndërsa në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku, i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin pasur probleme prej më shumë se 1 viti.

The post U përfshinë në një përplasje me armë zjarri/ Gjykata e Lezhës jep dënimin për ish-kreun e Njësisë Administrative… appeared first on Sot News | Lajme.

PD amendamente në projektligjin për anulimin e gjobave: Të kthehen dhe shumat e paguara

18 December 2024 at 10:45

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi sot disa ndryshime në projektligjin e propozuar nga PS për anulimin e masave administrative të paekzekutuara, të vendosura nga 1 janari 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale, sa i takon masave të vendosura nga Inspektoratet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoratit Qendror të Mbrojtjes se Territorit, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në shkresën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi propozohet që të anulohen të gjitha masat administrative të vendosura në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim, që është shfuqizuar si papajtueshme me Kushtetutën që nga data e hyrjes së ligjit në fuqi e deri në momentin e shfuqizimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.

Po ashtu, propozohet që të anulohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

“Të anulohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; Të anulohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës”, thuhet në propozim.

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD argumenton që në kuadër të parimit të barazisë përpara ligjit të gjithë personave fizikë dhe juridikë që do të ishin subjekt përfitues sipas ligjit nëse nuk do të kishin kryer ekzekutimin e masave administrative përpara hyrjes në fuqi të tij, në bazë të parimit iu kthehen shumat e paguara dhe kthimi i shumave të bëhet nga institucionet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligji brenda datës 31 janar 2025.

Projektligji u miratua dje në komisionet e Kuvendit për t’u votuar nesër në seancë plenare ku janë adresuar edhe propozimet e PD-së.  /j.p/

The post PD amendamente në projektligjin për anulimin e gjobave: Të kthehen dhe shumat e paguara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌