Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 August 2025Main stream

I parakaloi me makinë/ Dy vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë 35-vjeçarin (EMRAT)

By: Ela
4 August 2025 at 11:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit në autostradën Durrës-Tiranë, ku një 35-vjeçar është qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes me automjetin e tij, pas një konflikti për parakalimin. Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Emiljano dhe Elton Domi, […]

The post I parakaloi me makinë/ Dy vëllezërit qëllojnë me armë në autostradë 35-vjeçarin (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

By: Ela
19 July 2025 at 16:07

Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani. Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, […]

The post Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna masive në ribashkimin e shkollave në Tenesi: 4 të plagosur, personi i armatosur në kërkim

By: gaze tare
13 July 2025 at 11:29

Skena paniku u zhvilluan në një takim të shkollave të mesme në Tenesi, kur një person hapi zjarr, duke plagosur katër persona. Policia e Chattanooga-s nuk ka publikuar ende një përshkrim të të dyshuarit, por siguron se nuk ka kërcënim për publikun e gjerë.

Katër viktimat e të shtënave u dërguan në një spital aty pranë dhe janë jashtë rrezikut, sipas raportimeve të shumta.

“Të gjithë po kalonin mirë”, tha dëshmitari okular Jeff Herman për Local News 3. “Papritmas, të shtëna u dëgjuan kudo. Fëmijë të vegjël dhe foshnje po binin përtokë për t’u fshehur. Ishte shumë keq, shumë keq.”

Incidenti ndodhi rreth orës 3 të pasdites sipas kohës lokale dhe dëshmitarët përshkruan skena kaosi, me disa që vraponin për t’u fshehur dhe të tjerë të shtrirë përtokë për t’u fshehur. Nuk është njoftuar asnjë motiv për dhunën dhe hetimi për autorin e të shtënave është duke vazhduar.

The post Të shtëna masive në ribashkimin e shkollave në Tenesi: 4 të plagosur, personi i armatosur në kërkim appeared first on iconstyle.al.

Nata e tmerrit në Francë/ Ushtari hap zjarr ndaj civilëve në mes të qytetit, raportohet për 6 persona të plagosur

27 June 2025 at 22:22

Të shtënat janë regjistruar në mbrëmje në një shesh në qytetin e Nimes, Francë. Sipas informacioneve fillestare, autori i krimit besohet të jetë një ushtarak dhe ka qëlluar mbi civilët. Mediat franceze raportojnë se të paktën gjashtë persona kanë marrë ndihmën e parë.

Forca të forta policore kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa autoritetet theksojnë se autori i krimit është arratisur dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Të shtënat janë regjistruar në një video në sheshin “Place Avogardo” në Nîmes.

 

 

 

The post Nata e tmerrit në Francë/ Ushtari hap zjarr ndaj civilëve në mes të qytetit, raportohet për 6 persona të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës/ Karamuço zbulon detajet: Jo atentat, por shantazh personal

20 June 2025 at 18:43

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në një lokal në Fushë Krujë. Pronari i lokalit rezultoi të jetë Mond Voga, i cili ka qenë ish-shoferi i Arjan Ndojës, të cilit iu bë atentat në vitin 2019, në një kohë kur ishte prokuror.

Sipas ekspertit të Kriminalistikës, Ervin Karamuço, kjo ngjarja është një mesazh që kanë tentuar të japin autorët.

“Nga rrethanat në vendngjarja ajo është vetëm për kërcënim, shantazh. Apo për të dhënë një mesazh. Ngjarja me avokatin mendoj që është shumë larg dhe nuk ka lidhje me atë ngjarje. Mund të ketë lidhje me ngjarje që janë më të freskëta. Pasi avokati Ilia, ka pasur problemet që ka pasur dhe drejtësia është marrë. E mira është të mos vendosim një paralele sepse mendoj që janë gjëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”, tha ai.

Po ashtu theksoi se kjo ngjarje sipas tij mund të ketë në problematiken e saj situata që i përkasin individit.

“Nuk mendoj se kjo ka lidhje me zotin Ndoja. Por me probleme që lidhen me zonën, pasurinë dhe që i përkasin ati si individ. Pra duhet të jetë fokusi më shumë tek kjo pjesë. Në lidhje me motivet duhet të flasë vetë i shënjestruari, por në të tilla ngjarje duhet të shihen kamerat e sigurisë, gëzhojat, në vendngjarje, të dhëna nga dëshmitarë të ndryshëm. Janë shumë veprime që po ndërmerren nga ana e grupit hetimor”, tha më tej ai.

 

The post Të shtëna ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës/ Karamuço zbulon detajet: Jo atentat, por shantazh personal appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtënat me armë drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, reagon policia

By: Ela
20 June 2025 at 09:50

Mondi Voga, ish-shoferi Arjan Ndojës, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se është qëlluar me armë në drejtim të lokalit të tij në fshatin Krastë. Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve. “Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. […]

The post Të shtënat me armë drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, reagon policia appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali

By: user7
20 June 2025 at 09:52

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur drejt një lokali në Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 Qershor). Ngjarja ka ndodhur reth orës 01:10 dhe pronari i lokalit Mond Voga ka njoftuar policinë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, teksa plumbat kanë prekur ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

The post Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Qëllohet në drejtim të një lokali appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

By: Ela
8 June 2025 at 08:50

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë […]

The post Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ Dy viktima pas të shtënave me armë në Filadelfia

27 May 2025 at 07:39

SHBA- Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë të raportuara në Filadelfia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Fairmount Park në Filadelfia. Viktimat u raportua se ishin adoleshentë.

 

BREAKING UPDATE: At least 2 dead, 8 injured after mass shooting at Fairmount Park in Philadelphia, Pennsylvania. – local media

pic.twitter.com/bjfxxqh0hZ

— AZ Intel (@AZ_Intel_) May 27, 2025

Të shtënat me armë afër rrugës “B”, Policia jep detaje

13 May 2025 at 11:16

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjuajtjen me armë afër rrugës “B” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i tha Telegrafit se mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Bardhyl Qaushi” në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me  gjetjen e dy lloje gëzhojash. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar”, tha ai.

Borovci tutje shtoi se Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq, në një përgjigje për Telegrafin nga Zyra për informim e Prokurorisë bën të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas tyre, deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se në rrugën B është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigje. /Telegrafi/

 

The post Të shtënat me armë afër rrugës “B”, Policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT

By: Ela
11 May 2025 at 15:51

Një konflikt mes dy shtetasve është regjistruar sot në ambientet pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është ngritur QV 0871, Fushë-Milot. Personat e përfshirë në përplasje janë identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur fillimisht brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit në formën e një debati […]

The post Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

11 May 2025 at 15:54

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve, raporton A2 CNN.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot. Mësohet se dy personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.

Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjale dhe ke përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a2cnn/

The post Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Esat Gjura, babai i kandidatit të PS u la i lirë edhe pasi qëlloi me armë

By: Ela
11 May 2025 at 12:43

Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, oficer policie dhe babai i kandidatit të PS, në një ngjarje me armë, janë publikuar pamje të autorit i cili qëlloi dy herë në ajër. Megjithëse u raportua se ishte arrestuar, sot është parë i lirë duke pirë kafe te lokali i vëllait të tij, vend që, sipas […]

The post VIDEO/ Esat Gjura, babai i kandidatit të PS u la i lirë edhe pasi qëlloi me armë appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për të plagosur

By: user7
3 May 2025 at 14:20

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Laç. Si pasojë e të shtënave dyshohet se kanë mbetur tre persona të plagosur.

Megjithatë ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë zjarri në Laç, dyshohet për të plagosur appeared first on Lapsi.al.

“Kërcet” arma në Tiranë, zbardhen detajet e para

17 April 2025 at 22:16

Të shtëna me armë zjarri raportohen mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga policia e kryeqytetit.

The post “Kërcet” arma në Tiranë, zbardhen detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

‘Dyshohet për një konflikt çasti’, policia sqaron të shtënat me armë në Tiranë: Nuk ka persona të plagosur

16 April 2025 at 20:51

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:00 dhe sipas të dhënave të para dyshohet për një konflikt të çastit, ku një person ka qëlluar në ajër.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me grupin hetimor dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur.

Në një njoftim paraprak, policia deklaroi:

“Ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë te Liqeni, kanë shkuar shërbimet për ta verifikuar. Paraprakisht dyshohet për një konflikt çasti, ku njëri dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Deri tani s’ka informacion për persona të plagosur me armë zjarri. Policia në terren po kryen verifikimet.”

The post ‘Dyshohet për një konflikt çasti’, policia sqaron të shtënat me armë në Tiranë: Nuk ka persona të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

“Kërcet” arma në Tiranë, zbardhen detajet e para

16 April 2025 at 20:25

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë.

Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka të plagosur me armë zjarri.

The post “Kërcet” arma në Tiranë, zbardhen detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Të shtëna me armë në një park, raportohet për 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

14 April 2025 at 20:01

Skena të frikshme paniku dhe tmerri janë raportuar nga qyteti Conway, Arkansas, ku një përleshje me armë zjarri në një park publik përfundoi në tragjedi. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë të shtënave që ndodhën në mes të ditës, përballë syve të tmerruar të qindra qytetarëve të pranishëm.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak kilometra larg kryeqytetit të shtetit, Little Rock, në një zonë të frekuentuar zakonisht për aktivitete familjare dhe rekreative. Në vend që të shijonin një ditë pranverore, qytetarët e Conway u gjendën në mes të një fushe lufte, ndërsa breshëritë e plumbave përhapën panik dhe frikë.

Policia e Conway, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se të gjitha viktimat janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve të zonës dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, me përjashtim të dy që nuk mundën të mbijetojnë plagëve të marra. Autoritetet, megjithatë, nuk kanë dhënë ende informacion nëse ka një të dyshuar të arrestuar apo se çfarë e shkaktoi këtë shpërthim vdekjeprurës dhune.

“Një ngjarje e tmerrshme, e pashpjegueshme dhe e papranueshme,” tha një zyrtar lokal për mediat amerikane. “Nuk kemi ende asnjë informacion konkret mbi motivin ose autorët. Hetimet janë në fazë të hershme.”

Pamje amatore të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëz që vrapojnë të tmerruar, ndërsa disa qëndrojnë të shtrirë në tokë duke u dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Dëshmitarët flasin për një seri të shtënash të fuqishme që zgjatën disa sekonda – të mjaftueshme për të kthyer një park të qetë në skenë krimi.

Ky incident rikthen edhe njëherë në qendër të vëmendjes krizën e sigurisë publike dhe dhunën me armë në Shtetet e Bashkuara, ku incidente të tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, duke lënë pasoja të rënda për komunitetet lokale.

Zyrtarët e rendit po u bëjnë thirrje banorëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarve. Për momentin, parkut i është vendosur shiriti i sigurisë dhe është mbyllur për publikun deri në një njoftim të dytë.

The post E rëndë/ Të shtëna me armë në një park, raportohet për 2 të vdekur dhe 9 të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur, në kërkim autori/ EMRAT

By: Ela
10 April 2025 at 09:14

Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar në Tiranë mbrëmjen e djeshme, në rrugën e Dibrës, në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”. Raportohet se është qëlluar në këmbë 29-vjeçari Gerald Hoxha. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, 30-vjeçarin Franci Canaj dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të para të marra në vendngjarje, […]

The post Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur, në kërkim autori/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Virxhinia, humbin jetën 3 persona

By: user7
9 April 2025 at 09:53

Të shtënat me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në Virxhinia. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Autoritetet vendase thanë se të shtënat mund të jenë kryer nga më shumë se një autor dhe se ende nuk ka asnjë arrestim për ngjarjen.

Motivet e ngjarjes së rëndë po ashtu nuk dihen, por një zëdhënëse e zyrës së sherifit tha se është përjashtuar mundësia që të ketë ardhur nga një konflikt në familje.

Të shtënat u raportuan rreth orës 17:30 në Olde Greenwich Circle, një rrugë me banesa në qarkun Spotsylvania rreth 60 milje në jugperëndim të Uashingtonit, DC, tha zyra e sherifit.

Autoritetet vijojnë me ërkimet për kapjen e autorit/ëve dhe janë gjithashtu bëhet me dije se janë ngritur dronë nga policia mbi një zonë të pyllëzuar pranë rrugës.

The post Të shtëna me armë zjarri në Virxhinia, humbin jetën 3 persona appeared first on Lapsi.al.

❌
❌