Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Nuk është gjithmonë e lehtë”/ Alba Pollozhani dhe Lim Hoti i japin fund lidhjes së tyre

By: gaze tare
9 June 2025 at 21:30

Pas përfundimit të aventurës në Ferma VIP 2, duket se rrugët e dy ish-konkurrentëve, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, janë ndarë edhe jashtë formatit.

Përmes një postimi në InstaStory, Alba ka bërë të ditur se marrëdhënia e tyre ka marrë fund. Ajo shpjegon se pas një kohe reflektimi të dy kanë marrë vendimin për t’u ndarë, duke zgjedhur secili të ecë në rrugën e tij.

Postimi i plotë i Albës:

“I dashur publik që me ndjek dhe më vlerëson për atë që jam…Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:

Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara.

Ndajmë kujtime, jo më plane.

Ju falënderoj për mirëkuprtimin dhe për hapësirën.

Jeta vazhdon.

The post “Nuk është gjithmonë e lehtë”/ Alba Pollozhani dhe Lim Hoti i japin fund lidhjes së tyre appeared first on iconstyle.al.

Vazhdojnë lidhjen bashkë? Alba Pollozhani tregon raportin me Lim Hotin

By: Ardit
2 June 2025 at 22:26

Çifti mjaft i përfolur i “Ferma VIP 2”, Alba dhe Limi janë nën vëzhgimin e ndjekësve, edhe pse jashtë fermës. Bashkë apo të ndarë? Kjo është pyetja që i shqetëson më shumë ndjekësit e tyre, por këtë përgjigje e dha sot Alba gjatë spektaklit të Ferma VIP. Alba Pollozhani tha se ajo vijon t’a shoh […]

The post Vazhdojnë lidhjen bashkë? Alba Pollozhani tregon raportin me Lim Hotin appeared first on BoldNews.al.

Alba flet për herë të parë për marrëdhënien me Limin pas daljes nga Ferma

By: gaze tare
2 June 2025 at 22:26

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, një nga çiftet më të komentuar të “Ferma VIP 2”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pse rrugëtimi i tyre në reality show ka përfunduar.

Pas thashethemeve të shumta në rrjet rreth marrëdhënies së tyre, nëse janë ende bashkë apo jo duket se dilema mori fund gjatë mbrëmjes së së hënës, në programin “Ferma VIP”.

Teksa po flitej për ecurinë e lojës, moderatorja Luana Vjollca e pyeti Albën nëse Limi e lejon të ndjekë programin. Me një buzëqeshje të lehtë dhe pa shumë zhurmë, Alba la të kuptohet se jo vetëm që janë ende bashkë, por edhe që e ndjekin fermën së bashku nga jashtë.

“Po, e ndjekim bashkë”, tha ajo, duke qartësuar statusin e marrëdhënies së tyre dhe duke i dhënë ndjekësve një përgjigje që kishin kohë që e prisnin.

The post Alba flet për herë të parë për marrëdhënien me Limin pas daljes nga Ferma appeared first on iconstyle.al.

Feston sot ditëlindjen, Lim Hoti publikon për herë të parë të birin (Foto)

21 May 2025 at 15:20

Këngëtari Lim Hoti, pjesëmarrës i spektaklit ‘Ferma Vip’, ka ndarë shumë informacione për jetën e tij personale, duke përfshirë dhe një detaj që shumë nuk e dinin. Ai është baba i një djali 10 vjeç. Gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, Limi ka folur shpesh për raportin e tij me të birin, duke treguar se janë shumë të afërt, pavarësisht periudhës që kanë qenë larg njëri-tjetrit.

Në Instagram, ai ka uruar të birin për ditëlindjen, duke ndarë edhe një foto të tij dhe shkruar: “Gëzuar ditëlindjen bir. Të dua.”

Është shumë i zgjuar. Është 10 vjeç. Flet turqisht, gjermanisht dhe anglisht. Ama ka mentalitet amerikan. Erdhi para 6 muajsh, kisha 4 vite pa e parë. Më tha: Më premto që s’do më lesh më. Thash me mendjen time të jetë kaq i zgjaur. Nuk jam përzier fare që dua ta mbaj unë sepse i kalon stresi fëmijës. Por do rritet dhe do i kuptojë. Unë e kam lënë 2 vjeç. Pasyaj e kam takuar pas 1 viti pasi u ndamë dhe më pas 4 vite nuk e kam parë fare“, zbuloi Limi gjatë qëndrimit në Ferma VIP.

 

 

The post Feston sot ditëlindjen, Lim Hoti publikon për herë të parë të birin (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Drama jashtë “Ferma VIP”: Limi tradhton Albën, ish-fermerja reagon live në emision

By: gaze tare
20 May 2025 at 11:23

Largimi surprizë i Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit nga reality show “Ferma VIP” tronditi ndjekësit, teksa dyshja vendosi të lërë garën për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë. Tashmë, ata po bashkëjetojnë në Tiranë, në banesën e Limi-t. Por mesa duket, marrëdhënia e tyre nuk është aq e qartë sa pritej…

Ndërsa Alba ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën me Luana Vjollcën, një situatë aspak e zakontë ndodhi në banesën që ajo ndan me partnerin. Limi, i cili po qëndronte në shtëpi, postoi në Instastory një video ku shfaqej një vajzë provokuese, thuajse nudo, duke bërë lëvizje me konotacion seksual. Postimi u fshi menjëherë, por mjaftoi për të ndezur rrjetin dhe për të vënë në dijeni edhe vetë Albën, gjatë kohës që ajo ishte ende live në emision.

Reagimi i saj ishte i menjëhershëm: e informuar për atë që po ndodhte në shtëpi, Alba i dërgoi një mesazh vajzës që shfaqej në video, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga rezidenca e Limi-t, përndryshe paralajmëroi “tërmet”.

Pa humbur kohë, ajo u largua nga studio dhe u nis drejt banesës ku qëndron partneri i saj.

The post Drama jashtë “Ferma VIP”: Limi tradhton Albën, ish-fermerja reagon live në emision appeared first on iconstyle.al.

Si është raporti me Albën pas “Ferma VIP”, flet Lim Hoti

By: gaze tare
16 May 2025 at 23:08

Një nga largimet më të përfolura nga Ferma VIP ka qenë ai i Limi-t, i cili u tërhoq nga gara papritur, pas largimit të Albës. Në një rrëfim pas daljes, Limi sqaroi arsyet që qëndrojnë pas vendimit të tij, duke theksuar se pjesëmarrja në spektakël ishte një përvojë që kishte dashur ta provonte, por pa ambicie për të fituar.

Unë e kam pas një plan për rrugëtimin tim. E kam pasur të limituar kohën time në Fermë. Çdo ditë po e shtyja. Kjo eksperiencë ishte diçka që doja ta provoja, çfarë nuk kemi bërë në jetë, thashë ta bëj edhe këtë. Por nuk kam hyrë që të jem më i miri apo për të fituar,” tha Limi.

Ai theksoi se vendimi për t’u larguar ishte marrë me urgjencë dhe se eksperienca, ndonëse e shkurtër, kishte qenë e paharrueshme:

Kam kaluar shumë bukur dhe nuk do e harroj asnjëherë. Por doja të dilja. Jam mësuar të jem pas kamerave – kjo ishte hera e parë që isha 24 orë nën vëzhgim. Ndonjëherë nuk thoja dot atë që doja.”

Në lidhje me marrëdhënien me Albën, ai konfirmoi se vazhdojnë të jenë bashkë edhe jashtë fermës, por zbuloi se një debat mes tyre kishte ndikuar në ecurinë e tyre në spektakël:

Unë me Albën vazhdoj. Por para një jave kishim një debat. Alba deshi të largohej dhe unë e ndalova. Jemi në një marrëdhënie, kemi ngrene pire dhe ndenjur bashkë nga dalja deri tani“, tha Limi.

The post Si është raporti me Albën pas “Ferma VIP”, flet Lim Hoti appeared first on iconstyle.al.

Pas largimit nga “FermaVIP”, Alba poston foto me Limin

By: gaze tare
14 May 2025 at 23:41

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, dy prej figurave më të komentuara të “Ferma VIP”, kanë ndezur rrjetin pas një postimi të fundit në Instagram. Alba ka publikuar një foto ku shihet me Lim-in, shoqëruar me mbishkrimin: “Loyalty over Love” (Besnikëria mbi dashurinë), duke i etiketuar edhe njëri-tjetrin.

Ky postim vjen menjëherë pas përfundimit të aventurës së tyre në reality show, ku marrëdhënia mes tyre dukej e afërt por jo e qartë.

Ky postim, vjen pas lajmit ekskluziv të Iconstyle, ku sipas burimeve tona, largimi i tyre nga reality show erdhi pas dyshimeve se Alba mund të ishte në pritje të ëmbël.

The post Pas largimit nga “FermaVIP”, Alba poston foto me Limin appeared first on iconstyle.al.

Ekskluzive/ Zbulohet arsyeja pas largimit të Albës dhe Lim Hotit nga “Ferma VIP”

By: gaze tare
14 May 2025 at 19:07

Ashtu sikurse Iconstyle raportoi, ditën e djeshme, Alba Pollozhani u largua nga “Ferma VIP”, duke i uruar publikisht fitoren partnerit të saj, Lim Hoti. Por vetëm pak orë pas largimit të saj, produksioni njoftoi edhe daljen e menjëhershme të Limit nga formati.

Deri dje, arsyet e kësaj vendimmarrjeje mbeteshin të paqarta, duke krijuar përshtypjen se Limi nuk mund të qëndronte në fermë pa praninë e Albës. Por, sipas burimeve ekskluzive të Iconstyle, nga një spital privat në Tiranë, e vërteta është më e thellë.

Mësohet se Albës i janë kryer testet e gjakut për shtatzëni pak përpara largimit nga programi. Dyshohet se çifti mund të jetë në pritje të një fëmije, dhe kjo të ketë qenë arsyeja e largimit të tyre të përbashkët dhe të papritur nga spektakli.

Deri në këto momente, as Alba dhe as Limi nuk kanë reaguar publikisht, po ashtu as produksioni nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar në lidhje me situatën.

The post Ekskluzive/ Zbulohet arsyeja pas largimit të Albës dhe Lim Hotit nga “Ferma VIP” appeared first on iconstyle.al.

Vendimi i papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

14 May 2025 at 09:02

Pas largimit të Alba Pollozhanit me vullnetin e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim Hoti vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij. Një vendim i papritur ky, teksa pasi braktisi garë, u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës. Lim Hoti tha se Big Mamën e sheh si finaliste dhe i uroi […]

The post Vendimi i papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP” appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Shqipëri: Konkurrenti Lim Hoti del nga Ferma VIP për të votuar

11 May 2025 at 16:29

Ditën e sotme (e diel) në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare 2025.

Qytetarët atje po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend.

Dhe ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri që një pjesëmarrës në një reality shou ka lënë garën për të ushtruar të drejtën e votës.

Foto: Screenshot/YouTube

Fermeri Lim Hoti ka dalë nga programi përkohësisht për të votuar në qendrën e tij të votimit, në shkollën e mesme në Babrru.

Udhëtimi i tij është ndjekur live nga produksioni i Ferma VIP, duke e kthyer momentin në një ngjarje shumë të veçantë.

“Është shumë speciale, vendimin e kam marrë ka kohë. Mos e humbni besimin. Rruga e duhur dihet kush është”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Dy zgjedhje në vit, fituam në Fermë, do fitojmë edhe këtu. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë, votoni dhe mos humbni besimin”. /Telegrafi/

The post Zgjedhjet në Shqipëri: Konkurrenti Lim Hoti del nga Ferma VIP për të votuar appeared first on Telegrafi.

Video ekskluzive: Limi dhe Alba kryejnë marrëdhënie brenda “Ferma VIP”

By: Iconstyle
4 May 2025 at 17:57

Ajo që duhet të ishte një reality show për argëtim dhe sfida në një fermë, është kthyer në një mini serial erotik që po transmetohet në ekranet e shqiptarëve pa përgjegjësi dhe pa asnjë ndjeshmëri për ndikimin social që po shkakton.

Çfarë dyshohej dhe përflitej prej disa javësh, tashmë është konfirmuar! Afrimiteti nën jorgan mes Limit dhe Albës, në fakt nuk ishin vetëm puthje e përkëdhelje, por marrëdhënie seksuale brenda “Fermës VIP”.

“Iconstyle” ka siguruar videon ekskluzive të çiftit, teksa qëndruan së bashku në “Dhomën e Njëshit” 9 ditë më parë.

Jo vetëm debatuan e shkëmbyen puthje të zjarrta, por patën më tepër zhvillime. Pamjet ekskluzive mund t’i gjeni në kanalin tonë në Telegram, duke klikuar në këtë link: https://t.me/+IRD4UJsv4oAyMmM0

Rikujtojmë edhe akuzat e Big Mamës për çiftin, që duket se këto skena i ka të përsëritura.

“E ka parë gjithë Shqiptaria ça ke bërë mbrëmë, edhe klithmat t’i kanë dëgjuar! Të hysh në krevat dhe të bësh ‘ah ah’”- iu drejtua Albës. “O Limi, vëlla të kam, bëj çfarë të duash vetëm farën mos e zgjero.”- iu drejtua edhe konkurrentit.

Prej kaq ditësh, produksioni ka tentuar të fshehë pamjet e marrëdhënies seksuale brenda reality show-t të transmetuar në një televizion publik.

Qytetarë të të gjitha moshave, fëmijë, të rinj e të moshuar, po ekspozohen çdo ditë ndaj përmbajtjes që, më shumë se sa argëtim, ngjall habi, revoltë dhe pyetje të forta mbi kufijtë e moralit televiziv. Një banalizim i trishtë i dashurisë, intimitetit dhe lidhjeve njerëzore!

Produksioni ka përgjegjësi direkte jo vetëm për çfarë ndodh brenda mureve të asaj ferme, por edhe për çfarë transmetohet jashtë saj. Në vend që të vendosin kufij etikë, zgjedhin të fshehin ose modifikojnë, duke e lënë publikun të informohet nga rrjedhjet e paautorizuara.

Është momenti që institucionet përgjegjëse, autoritetet mediatike dhe vetë shoqëria të reagojë!

Ky është një sinjal i qartë që formatet televizive po shkelin me të dy këmbët çdo normë morale dhe çdo ndjeshmëri kulturore. Jo vetëm që s’po edukojmë brezin e ri, por po e shpërfytyrojmë atë!

Populli po shthuret dhe m nuk ka më asnjë filtër. Kur nuk ka më filtra, nuk ka më as përgjegjësi. Në këtë realitet, kush do t’i vendosë kufijtë?

The post Video ekskluzive: Limi dhe Alba kryejnë marrëdhënie brenda “Ferma VIP” appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Çfarë ndodhi tek “Ferma Vip”? Alba i hedh Limit rrobat nga dritarja

By: Ela
3 May 2025 at 16:07

Marrëdhënia e Albës dhe Limit duket mjaft e komplikuar së fundmi pasi vetë fermeri në prime është shprehur se nuk i përputhen mendimet me të. “Gjatë këtij rrugëtimi 10-ditor jam munduar që t’i tregoj pak a shumë Albës kush jam dhe kam parë që mendimet tona nuk përputhen. Dmth as stili i jetës as veshja, […]

The post VIDEO/ Çfarë ndodhi tek “Ferma Vip”? Alba i hedh Limit rrobat nga dritarja appeared first on BoldNews.al.

Momente intime mes Albës dhe Limit në ‘Ferma VIP 2’, puthje e ledhatime mes çiftit në dhomën e gjumit

2 May 2025 at 10:35

Në një mbrëmje të qetë në “Ferma VIP 2”, atmosfera u ngroh papritur nga afrimiteti romantik mes dy konkurrentëve, Albës dhe Limit.

Çifti, që kohëve të fundit ka treguar afeksion të ndërsjellë, u përfshi në një moment të ëmbël ndërsa ndodheshin në dhomën e gjumit, pranë fermerëve të tjerë që po flinin.

Mes puthjeve dhe përqafimeve, Alba nisi të flasë, por Limi – me kujdes për të mos zgjuar të tjerët – i kërkoi që të ulte zërin. Kur ajo nuk pranoi, ai zgjodhi një mënyrë më romantike për ta “qetësuar” – duke ia mbyllur gojën me një puthje.

I vetmi që nuk flinte ishte Ylli, i cili nuk i kurseu batutat duke i thënë me shaka Limit: “E mbyte morë vajzën!” – një koment që shkaktoi të qeshura mes çiftit, të cilët më pas vijuan me bisedën dhe afërsinë e tyre, si të ishin vetëm.

Ky moment i ngrohtë është një tjetër dëshmi e kimisë mes Albës dhe Limit, që po bëhen gjithnjë e më të afërt në sytë e publikut, ndërsa fansat tashmë kanë nisur t’i shohin si një çift të mundshëm jashtë fermës.

Dëshiron edhe një titull alternativ për rrjete sociale? /Telegrafi/

The post Momente intime mes Albës dhe Limit në ‘Ferma VIP 2’, puthje e ledhatime mes çiftit në dhomën e gjumit appeared first on Telegrafi.

Pasi bënë s*ks para kamerave, Alba i shpreh pëlqimin Limit, ai e refuzon: Ta do by**a jo zemra

By: Ela
25 April 2025 at 15:15

Lim Hoti dhe Alba Pollozhani së fundmi kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit në “Ferma VIP”. Gjatë një darke romantike, Alba i ka shprehur Limit ndjenjat e saj të vërteta teksa i ka thënë se e pëlqen dhe se i mungon kur është larg. Mirëpo Limi ja ka prerë […]

The post Pasi bënë s*ks para kamerave, Alba i shpreh pëlqimin Limit, ai e refuzon: Ta do by**a jo zemra appeared first on BoldNews.al.

Alba dhe Limi përplasen pas afrimitetit në ‘Ferma VIP’: Ty ta do by*ha, jo zemra

By: gaze tare
25 April 2025 at 10:46

Dy prej banorëve më të përfolur të ‘Ferma VIP’, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, janë bërë sërish qendër e vëmendjes, pas një afrimi të shpejtë që nisi me intimitet nën jorgan dhe përfundoi me një përplasje të ashpër emocionale.

Gjatë një darke romantike, Alba vendosi të fliste hapur për ndjenjat e saj. “Kam pëlqim për ty, interes, dua të të njoh më shumë. Më mungon kur je larg,” – i tha ajo Limit. Por përgjigjja e tij ishte befasuese.

“Unë jam komplet e kundërta e kësaj. Mendoj se duhet t’i japim hapësirë njëri-tjetrit. Çfarë pëlqen tek unë?”, e pyeti ai me ironi.

Kur Alba i shpjegoi se nuk e di saktësisht, por i pëlqen çdo gjë që ai bën, Limi u përgjigj prerë:
“Atëherë çdo gjë që po ndodh këtu mes nesh, po ndodh se ty ta do by*ha dhe jo zemra.”

Edhe pse Alba këmbënguli se ndjenjat e saj janë të sinqerta, Limi ishte i vendosur në qëndrimin e tij:

“Nuk dua të jem i keq, por po të them me mënyrën më të butë që mes nesh s’ka asgjë. Ti nuk arrin ta kuptosh. Nisi si lojë dhe po përfundon po aq shpejt.”

The post Alba dhe Limi përplasen pas afrimitetit në ‘Ferma VIP’: Ty ta do by*ha, jo zemra appeared first on iconstyle.al.

Darka romantike që përfundoi në lot, Limi i jep fund lidhjes me Albën në Ferma VIP (Video)

25 April 2025 at 09:37

Ajo që nisi si një mbrëmje romantike në Ferma VIP, përfundoi në një ndarje të papritur mes Albës dhe Limit. Sfida e dhënë nga Agai, që fakirët t’i shërbenin “çiftit” te Njishi, çoi në një darkë intime mes dyshes, në shoqërinë e muzikës nga Andueli me kitarë dhe Keisit si spektatore.

Fillimisht atmosfera ishte e qetë dhe e ngrohtë. Alba shprehu dëshirën që marrëdhënia me Limit të vijojë dhe të marrë zhvillim, por reagimi i tij i ftohtë dhe i drejtpërdrejtë i prishi pritshmëritë. Limi tha se të dy kanë nevojë për hapësirë dhe la të kuptohej se nuk e sheh raportin si diçka serioze. “Ty ta do b*tha, jo zemra,” – u shpreh ai me tone të ashpra, pasi e pyeti Albën se çfarë i pëlqen tek ai. Me fjalët: “Mes nesh nuk ka asgjë. Nisi si lojë dhe do përfundojë aq shpejt sa nisi,” Limi i dha fund lidhjes, duke e lënë Albën të përlotur.

Ndërkohë, sjellja e Keisit gjatë momentit emocional ka ngjallur shumë komente në rrjete sociale. Ajo u pa duke qeshur, ndërsa Alba qante, gjë që është interpretuar nga publiku si mungesë ndjeshmërie.

 

The post Darka romantike që përfundoi në lot, Limi i jep fund lidhjes me Albën në Ferma VIP (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time!

22 April 2025 at 09:21

Debati i ashpër mes Albës dhe Ganiut ka prekur edhe Limin. Shkak është bërë hyrja e Ganiut në shtratin e Albës gjatë kohës që kjo e fundit po flinte gjumë. Limi u shpreh se Ganiu ka cënuar emrin, krevatin dhe partneren e tij. Ai deklaroi se priste një reagim tjetër nga fermerët dhe jot ë bëheshin bashkë e të sulmonin Albën.

Pjesë nga biseda:

Limi: Ganiu ka kaluar çdo cak. Ka cënuar emrin tim, krevatin tim dhe partneren tim. Unë këtu kam një shoqëri të pastër, dhe nuk e prisja që edhe vajzat të cënonin hapësirën time. Me Big Mamën u ula dhe u sqarova. Për gjithë moshën e tretë, që janë më profesionistë dhe më artistë se ne, prisja një reagim ndryshe. Por po bëhen të gjithë bashkë pa asnjë arsye.

Federik: Nuk pashë një qëllim të keq nga Ganiu, sikur donte të përdhunonte dikë. Ne skema kemi parë edhe nga Limi.

Alba: Ishte pa lejen time.

Federik: Bravo Alba, e shfrytëzove bukur.

The post Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time! appeared first on Sot News | Lajme.

Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time

By: gaze tare
21 April 2025 at 22:22

Debati i ashpër mes Albës dhe Ganiut ka prekur edhe Limin. Shkak është bërë hyrja e Ganiut në shtratin e Albës gjatë kohës që kjo e fundit po flinte gjumë. Limi u shpreh se Ganiu ka cënuar emrin, krevatin dhe partneren e tij.

Ai deklaroi se priste një reagim tjetër nga fermerët dhe jot ë bëheshin bashkë e të sulmonin Albën.

Pjesë nga biseda:

Limi: Ganiu ka kaluar çdo cak. Ka cënuar emrin tim, krevatin tim dhe partneren tim. Unë këtu kam një shoqëri të pastër, dhe nuk e prisja që edhe vajzat të cënonin hapësirën time. Me Big Mamën u ula dhe u sqarova. Për gjithë moshën e tretë, që janë më profesionistë dhe më artistë se ne, prisja një reagim ndryshe. Por po bëhen të gjithë bashkë pa asnjë arsye.

Federik: Nuk pashë një qëllim të keq nga Ganiu, sikur donte të përdhunonte dikë. Ne skema kemi parë edhe nga Limi.

Alba: Ishte pa lejen time.

Federik: Bravo Alba, e shfrytëzove bukur./vizionplus

The post Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time appeared first on iconstyle.al.

“Mos të shes moral kur futet në krevat me ty”, Big Mama prish raportet me Limin në Ferma VIP për shkak të Albës

21 April 2025 at 20:00

Duket se kanë nisur përplasjet mes konkurrentëve në spektaklin Ferma VIP 2.

Siç shihet marrëdhënia e Ester dhe Nur nuk është e vetmja që po përçahet, një tjetër që ka pasur hatërmbetje është edhe ajo e Big Mamës me Lim Hotin.

Të njëjtit në fillim kanë pasur një raport shumë të mirë, duke qenë në krah të njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/YouTube

Limi i tregon Big Mamës hatërmbetjet e tij me këtë të fundit ndërkohë që këngëtarja i kthehet duke treguar arsyet se pse kësaj i ka mbetur hatri me fermerin.

E përfshirë në marrëdhënien mes tyre është Alba Pollozhani, me të cilën Limi ka pasur disa momente intime.

“Ke thënë që Alba iu nxjerr të gjithave kë nxjerr ajo, mos të më shes moral ajo kur futet në krevat me ty”, iu drejtua Big Mama.

“Unë dostin e dua deri në vdekje, nuk jam si ti”, tha ajo ndër tjerash. /Telegrafi/

The post “Mos të shes moral kur futet në krevat me ty”, Big Mama prish raportet me Limin në Ferma VIP për shkak të Albës appeared first on Telegrafi.

Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: Gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat, të shfrytëzoi për një natë

16 April 2025 at 12:13

Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre. Pas kësaj nate, situata ka degraduar në një përplasje të fortë mes Big Mamës dhe Albës. Big Mama ka vendosur të ndajë krevatët që kishin bashkuar Alba dhe Limi, duke pretenduar se vepronte me kërkesë të Limit.

Big Mama:
“Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!”

Alba:
“Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?”

Big Mama:
“Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!”

Alba:
“E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala ‘pornografi’ është shumë e rëndë.”

Big Mama:
“E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!”

The post Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: Gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat, të shfrytëzoi për një natë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌