Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Alkooli më shkatërroi jetën”, 60-vjeçari i penduar: Mi mori të gjitha, edhe familjen!

31 May 2025 at 17:15

TIRANË- Kur një gotë bëhet ves, dhe vesi një sëmundje e rrezikshme.

“Alkooli ka qenë fatkeqësia ime më e madhe, që s’ja fal vetes”. Më ka dëmtuar gjithçka. Ça kam pas ndërtuar për mrekulli, i kam hedh të gjitha poshtë”

Këto janë fjalët e një 60-vjeçari nga Tirana, i cili prej më shumë se  3 dekadash ka krijuar varësi nga alkooli. Kujtimi ishte rreth të tridhjetave, kur nisi të abuzonte me alkoolin, dhe  sipas tij, gjithçka nisi si një furtunë, pa e kuptuar. Pa dashur me u shfajësuar, Kujtimi për këtë zgjedhje gishtin e drejton drejt shoqërisë.

“I varur nga alkooli, bëj rreth 60 vjet tani, dhe që në 92 i varur nga alkooli. Alkooli ka ata të vetat, e fillon si padashje dhe vjen një moment nuk e lë dot. Është si duhani, vesë është. Me shoqërinë nis çdo gjë. Shoqëria, të prish ose të rregullon, mua më kapi për keq.”

Përveç kafeneve, edhe spitalet janë bërë të pandashmë për 60 vjeçarin. Ku herë pas here nis terapinë për lënien e alkoolit, por siç thotë fjala e urtë, vesi del me shpirtin. Ves që i kushtoi shumë, deri në shkatërrimin e familjes.

“Kjo është e treta herë që shtrohem për terapi. Dy herë jam shtruar nga 7 ditë, këtë herë e kemi lënë 5 ditë, me dozë më të avancuar.  Unë nga alkooli nuk kam parë asnjë të mirë, vetëm të këqija. Herën e parë kur u shtrova e përjetova keq, nusja më kërkonte divorcin”

Alkooli nuk i mori vetëm kohën më të bukur me familjen, por, edhe bukën e fëmijëve, pasi humbi vendin e punës.

“Sektor privat isha më ndryshe, ndërsa në administratë ka kontaktin me njerëzit. Ajo aroma e alkoolit edhe qentë e rrugës i tërbon jo më njerëzit. Humba punën për shkak të alkoolit”

Punë gjeti, por, alkoolin se la. Ai thotë se paga si del vetëm për alkool.

“Rrogën se kam të keqe, marr rreth 800 mijë lekë në muaj, ama s’më dalin lekët vetëm nga alkooli. Nuk më dalin, dua të paktën 10 mijë lek në ditë.”

Alkooli më ka shpërfytyruar thotë 60 vjeçari, ndërsa thellë brenda vetes ndjen frikën e braktisjes nga njerëzit e zemrës. Pa hezitim Kujtimi ndalet në etiketimet që njerëzit i bëjn rrugës, kur e shohin të dehur.

“Kush isha e kush jam. Po të vish në lagjen time e të pyesësh ça thonë. Të duket vetja ordiner, po nuk ta thonë. O kaloi ky pijaneci, ose te dyqani o sa paske pirë. S’të do njeri, të braktisin të gjithë. Mbase s’ta thonë me fjalë, po i braktisur je. Flasin me njëri tjetrin, ja erdhi ky pijaneci. Ajo që nuk thuhet, najherë të vret më shumë. Në autobus më vjen zor të hipi, nga aroma e pakëndshme e gojës. Vjen zor, mbaj frymën. Kthejnë kokën me një përçmim të paparë. Në punë përdor çamçakëz e gjeth dafine, prape se prape era e alkoolit nuk ikën. Era e alkoolit ngjitet si në lëkurë. Ime shoqe ma ka thënë shprehimisht, edhe trupi të mban era alkool”

Përveç peshës morale, babai i dy fëmijëve, ndalet edhe tek problemet shëndetësore, të cilat faktor kryesor kanë abuzimin me alkoolin.

“Nuk kam pas pirë asgjë, tani ça nuk pi. Mëlçia ime është bërë drejt cirozës. Më dridhen duart. Kam pas problem edhe me këmbët…. Të duket vetja sikur çalon, por ke mpirje të nervave”

Koha nuk kthehet, por, Kujtimi ka pengje të parikuperueshme në jetë.

“Gjithçka. Alkooli e para, po mos të pija do isha tjetër njeri sot. Do isha më i ri, alkooli to bën të gjitha, të shpërfytyron. Të bën laparak, pa lek në xhep. Vjen fundi i muajit edhe ti kërkosh lek djalit apo nuses, nuk ka gjë më të keqe për një burrë”

Alkooli nuk vret vetëm atë që e konsumon, por, edhe anëtarët e tjerë të familjes. Alkooli nuk dëmtoi vetëm Kujtimin, por, edhe nënë e tij të moshuar dhe dy djemtë e gruan.

“Sa herë vjen. Hap derën tek unë thotë bobo si vjen era si me pas thy bidonat. Prape ke pi ti më thotë. Nëna ime plasi, sa të dëgjoj erën e alkoolit. Në spital iki pa e ditë”

Me peshën e fajit, që i rëndon mbi supe dhe me lotët që rrjedhin porsi fëmijë, mbi faqen me rrudha, Kujtimi i kërkon falje familjes për çdo lot të derdhur, dhe për çdo natë pa gjumë që iu ka shkaktuar.

“S’do kem mundësi t’ju kërkoj falje kurrë. Iu kam dhënë stres të paparë. Ata kurrë s’ma kanë thënë një fjalë të keqe”

Kjo është hera e tretë që Kujtimi kërkon ndihmë te bluzat e bardha në QSUT për lënien e alkoolit, dhe me besimin në Zot, 60 vjeçari thotë që do të heqë dorë njëherë e mirë nga ky ves, në të kundërt është i vetëdishëm për atë që e pret.

“Nuk kam rrugë tjetër. Pres të bëhem me nip. Po se lash do iki tek të shumtit”

E përjetuar nën lëkure, Kujtimi lë këtë mesazh.

“Të heqin dorë nga varësia, nga çdo varësi….”, tha ai/abcnews.al

Synimi, për më shumë kohë me familjen/ Ja cili shtet është drejt miratimit, për shkurtimin e orarit të punës

25 May 2025 at 17:30

Sipas kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajic, do t’i kënaqë punëdhënësit, por edhe sindikatat. Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës.

Orari i punës pritet të shkurtohet në shtatë orë në ditë. Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

Qëllimi, sipas Spajic, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.

Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi megjithatë ka thënë se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira ka thënë se e kupton kundërshtimin e bizneseve, por se beson që shteti duhet të niset në këtë drejtim.

The post Synimi, për më shumë kohë me familjen/ Ja cili shtet është drejt miratimit, për shkurtimin e orarit të punës appeared first on Sot News | Lajme.

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

16 May 2025 at 11:29

Një i ri nga Korça është larguar drejt Gjermanisë tre ditë më parë, më 13 Maj, por ka humbur kontaktet me familjen e tij në Shqipëri. Nisur nga kjo situatë, e motra e tij ka bërë kallëzim në Policinë e Korçës, ku kërkon ndihmë për gjetjen e të vëllait. “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka […]

The post I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici appeared first on BoldNews.al.

Berisha, ngushëllime për familjen e Margarita Xhepës: Artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare

By: V K
3 April 2025 at 14:17

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreh ngushëllimet e tij për familjen Xhepa, për ndarjen nga jeta të artistes Margarita Xhepa.

Në nisje të konferencës me gazetarët, Berisha shprehu vlerësimin e tij për artisten e ndjerë.

Ai tha se Margarita Xhepa, është një artiste e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film.

Pas fjalës për Margarita Xhepën, kreu i PD mbajti një minutë heshtje në nder të kujtim të artistes.

“Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve të Shqipërisë, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa.

Margarita Xhepa është një artistë e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film.

Me një talent të rrallë. Me një forcë interpretimi të jashtëzakonshëm. Ajo mbeti gjithnjë një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë.

Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj.

Mbretëresha e skenës shqiptare dhe ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Por kush ishte aktorja e mirënjohur shqiptare?

Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.

The post Berisha, ngushëllime për familjen e Margarita Xhepës: Artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare appeared first on Albeu.com.

Prej 3 ditësh e zhdukur një 20-vjeçare në Librazhd, e ëma bën kallëzim në Polici

17 February 2025 at 11:53

Një vajzë nga Librazhdi ka humbur prej tre ditësh kontaktet me familjen e saj. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 20-vjeçaren me inicialet Xh. R., e cila është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më. Mamaja e saj, e shqetësuar për të bijën, ka bërë kallëzim në Polici, ku ka […]

The post Prej 3 ditësh e zhdukur një 20-vjeçare në Librazhd, e ëma bën kallëzim në Polici appeared first on BoldNews.al.

Koalicioni për Familjen kërkon votën në Hajvali

4 February 2025 at 22:39

Koalicioni për Familjen mbajti një tubim në Hajvali, ku morën pjesë qytetarë të shumtë dhe drejtues të rëndësishëm të koalicionit.

Gjatë këtij tubimi, përveç liderëve të koalicionit, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, një mbështetje të fuqishme dhe të veçantë për koalicionin dha edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shehu, i cili theksoi se kishte ardhur enkas nga Shqipëria për të mbështetur Koalicionin për Familjen, pasi, siç tha ai, “familja është e shenjtë.”

Në fjalën e tij, Behgjet Pacolli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë mes qytetarëve dhe koalicionit, duke garantuar një të ardhme më të mirë për familjet kosovare.

Ai theksoi mbështetje të plotë për kandidatët e koalicionit dhe apeloi qytetarët që të angazhohen fuqishëm për të mbështetur kandidaturat e koalicionit për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Drejtuesit e koalicionit falënderuan qytetarët e Hajvalisë për praninë dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që dhanë gjatë këtij tubimi, i cili ishte mbushur me entuziazëm dhe optimizëm. Ata theksuan se ky ishte vetëm fillimi i një fushate të fuqishme për mbrojtjen e interesave të familjeve kosovare dhe për një të ardhme më të mirë për vendin.

Gjatë tubimit, u prezantuan gjithashtu kandidatët për deputet nga Komuna e Prishtinës, të cilët do të paraqesin angazhimin dhe përkushtimin e tyre për zhvillimin e Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Koalicioni për Familjen mbetet i angazhuar për të ofruar një program politik që mbështet çdo familje dhe garanton përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatë.

The post Koalicioni për Familjen kërkon votën në Hajvali appeared first on Telegrafi.

Koalicionit për Familjen premton angazhim për një të ardhme më të mirë

3 February 2025 at 23:45

Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Podujevës. Drejtuesit e këtij koalicioni kanë thënë  se qëllimi i tyre është angazhimi për një të ardhme më të mirë. Sipas tyre, ky qëllim është më afër se kurrë duke falënderuar mbështetjes dhe besimit që po i japin qytetarët.

Drejtuesit e Koalicionit për Familjen në Podujevë kanë thënë se do të angazhohen për një të ardhme ku shëndeti, arsimi dhe siguria do të jenë prioritet. Ata kanë thënë se të bashkuar mund të arrihet çdo qëllim dhe të krijohet një shoqëri që mbështet vlerat.

“Koalicioni për Familjen është alternativa e vetme që mund të ofrojë një mbështetje të plotë për familjen kosovare, me 7 zotimet e programit tonë, të cilat do të kontribuojnë në një jetë më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë”, theksuan drejtuesit.

Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, premtoi siç tha ai paraqitje të dinjitetshme të qytetarëve në Kuvend.

“Koalicioni për Familjen është koalicion i cili është nisë nga qytetarët. Është koalicion i cili do të vazhdoj të qëndroj sepse ka në krah qytetarët. Është nevojë që ky koalicion të jetë në Kuvendin e Kosovës sepse anëtarët e tij, kanë mbrojtur vlerat e familjes për katër vite”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli tha se me ta në qeveri do të ndërpritet paraqitja e detyrueshme e pensionistëve për të vërtetuar se janë gjallë.

“Janë kategoria më çmuar e shoqërisë.  Duke e ditur se ata janë prindërit tanë ata janë të cilët po tentohet t’u fshihet emri babë dhe nënë dhe tu shndërrohen në numra. Por jo ata janë babë dhe nënë. Paraqitja çdo gjashtë muaj se ata janë gjallë do të ndërpritet”, theksoi ai.

Koalicioni për familjen premtoi realizim të premtimeve nëse ata do të kenë mundësi të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ky koalicion ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga qyteti i Podujevës.

The post Koalicionit për Familjen premton angazhim për një të ardhme më të mirë appeared first on Telegrafi.

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

2 February 2025 at 23:02

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba të larta ndaj subjekteve politike për shkeljet e bëra gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Deri më 2 shkurt, vlera totale e gjobave të vendosura nga PZAP ka arritur në 515,000 euro.

Gjobat janë shqiptuar për shkelje të ndryshme të Kodit të Etikës, duke përfshirë përdorimin e gjuhës nxitëse të urrejtjes, përdorimin e resurseve publike për qëllime elektorale, vendosjen e materialit propagandistik në hapësira publike pa leje dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës.

Subjektet më të ndëshkuara nga PZAP

Sipas vendimeve të PZAP, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson listën e shkelësve me 30 raste të evidentuara, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20 raste, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19 raste, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8 raste dhe Koalicioni për Familjen me 5 raste.

Në aspektin financiar, gjobat janë shpërndarë si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 171,000 euro

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 125,000 euro

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 97,500 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 66,200 euro

Koalicioni për Familjen – 26,100 euro

Lista Serbe – 13,500 euro

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 3,000 euro

SRB Demokratija – 7,500 euro

Partia Kosovksi SRBA – 7,200 euro

Nova Stranka – 1,500 euro

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 1,500 euro

Partia e Ashkalinjve për Integrim – 1,000 euro

Shkeljet më të shpeshta gjatë fushatës

PZAP ka evidentuar një numër të madh shkeljesh nga subjektet politike, duke përfshirë:

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes: Disa kandidatë kanë përdorur retorikë përçarëse dhe fjalor ofendues kundër kundërshtarëve politikë gjatë tubimeve dhe postimeve në rrjete sociale.

Keqpërdorimi i resurseve publike: Kandidatë dhe zyrtarë të caktuar janë kapur duke shfrytëzuar hapësirat publike dhe institucionet shtetërore për promovim elektoral.

Vendosja e materialeve propagandistike pa leje: Posterët dhe banderolat e partive janë vendosur në hapësira publike pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Përdorimi i fëmijëve në aktivitete elektorale: Në disa raste, janë raportuar tubime elektorale ku kanë marrë pjesë fëmijë nën moshën 15 vjeç, duke shkelur rregullat e fushatës.

PZAP ka theksuar se masat ndëshkuese synojnë të mbajnë një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë nga presionet e paligjshme. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse këto gjoba do të kenë ndikim në sjelljen e partive politike në ditët e mbetura të fushatës.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 pritet të jenë një ndër proceset më të vëzhguara, duke pasur parasysh tensionet politike dhe sfidat në respektimin e rregullave zgjedhore.

The post LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë appeared first on Telegrafi.

Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve

31 January 2025 at 20:50

Sonte, në Vushtrri, u dëshmua fuqishëm mbështetje për Koalicionin për Familje.

Drejtuesit e koalicionit, Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, u shprehën me një zë të vetëm se do të punojnë së bashku për realizimin e programit dhe përmbushjen e shtatë zotimeve që kanë paraqitur.

Ata theksuan angazhimin për të çuar përpara agjendën e koalicionit dhe për të siguruar fitoren në zgjedhje.

Ky koalicion do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore që janë në interes të qytetarëve, duke u angazhuar për realizimin e reformave të rëndësishme dhe për një të ardhme më të mirë për familjet.

The post Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve appeared first on Telegrafi.

“Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja

28 January 2025 at 20:36

Lista për Familjen është gjobitur me 18 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për gjuhën e përdorur gjatë fushatës politike.

Në Debat Plus, Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga kjo listë, deklaroi se gjobat janë vendosur për shkak të qëndrimeve kundër martesave të gjinisë së njëjtë, të shprehura gjatë fushatës.

“Neve 18 mijë euro na kanë dënuar deri tash. Tri vendime i kemi për shkak të gjuhës që po e përdorim. Duhet ta dinë qytetarët se gjuha që është bërë objekt i dënimit është ‘ne nuk do të lejojë martesën burrë me burrë, grua me grua’.

Është e paprecedent këto viteve të fundit në Kosovë që kemi një kufizim të tillë, të lirisë së shprehjes. Sidomos në një kontekst të një gare politike. Ne po dënomi për shkak të përdorimi të fjalëve ‘turp është mu martu burri me burrë’, ‘marre është me u martu burri me burrë’. Kemi të bëjmë të me ideologji dhe na detyrojnë të heshtim përballë këtij degjenerimi. Ne kemi parashtruar ankesë ndaj dy vendimeve të para në Gjykatën Supreme, dhe ende nuk kemi përgjigje”.

“Mendojmë që është duke u kufizuar në mënyrë të paligjshme liria e shprehjes. Ky është premtim i joni politik. S’mund të kufizohet premtimi politik për një të drejtë që na garanton kushtetuta dhe ligji. Ne po premtojmë për një të drejtë që nuk ekziston, që nuk është e rregulluar ligjërisht”, ka thënë Bytyqi.

The post “Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja appeared first on Telegrafi.

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

26 January 2025 at 14:57

Partitë politike tashmë hyjnë në javën e tretë të fushatës zgjedhore, dhe të njëjtat po vazhdojnë të shkelin kodin e mirësjelljes, për cka edhe po gjobiten nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP-ja së fundmi ka publikuar 13 vendime të marra më 25 janar.

LVV ka dorëzuar ankesë në PZAP kundër LDK-së e cila është dënuar me 4 mijë euro, për shkak të vendosjes së posterave të kandidatëve për deputetë në hapësirat/rrugët publike në Suharekë.

Për të njëjtën arsye, LVV ka dorëzuar ankesë edhe ndaj PDK-së e cila është dënuar me 3 mijë euro.

PDK është dënuar edhe me 3 mijë euro të tjera, shkak i ankesës së LVV-së dorëzuar në PZAP, për shkak të një postimi në Facebook të kandidatit Faruk Bojaxhi e ku ka përdorur objekte fetare.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar edhe për subjektin politik Partija Kosovskih Srba (PKS), e cila është dënuar me gjobë prej 3 mijë e 500 euro, për shkak të vendosjes së posterave në hapësirat/rrugët publike në veri të Mitrovicës.

Pavarësisht ankesave të shumta, LVV gjithashtu është gjobitur me 4 mijë euro nga PZAP, lidhur me një ankesë të dorëzuar nga PDK për një video të postuar në TikTok nga kandidati nga radhët e LVV-së, Valon Ramadani.

Gjobës nuk i ka shpëtuar as Koalicioni për Familje. PZAP-ja ka gjobitur Koalicioni për Familje me 5000 euro pas ankesës së bërë nga organizata joqeveritare “CEL Kosova dhe Dylberizmi”.

Organizata kishte dorëzuar ankesë pas postimit të bërë në Facebook nga kandidati i kësaj partie Jeton Haxhimustafa.

Nga 13 vendimet e marra më 25 janar, prej tyre PZAP ka hedhur poshtë 6 ankesa.

Ankesat që nuk janë miratuar ishin nga LVV ndaj Sprska Demokratija, Partisë Demokratike të Kosovës në dy raste si dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës gjithashtu në dy raste.

PZAP ka refuzuar edhe një ankesë të bërë nga PDK ndaj LVV-së.

Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ka nisur më 11 janar. /Telegrafi/

The post PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro appeared first on Telegrafi.

E moshuara Bukurie Hadroi nuk dorëzohet, siguron ushqim për familjen duke shitur banane

By: V K
26 January 2025 at 10:15

Kjo është Bukurie Hadroi 74-vjeç një grua që ka kaluar një jetë plot sfida, por që ka gjetur gjithmonë mënyra për të siguruar ushqim për familjes.

Që pasi u pushua nga puna në ‘97, ajo tregon se të ardhurat e familjes i fiton duke shitur banane.

E njohur nga të gjithë si nëna e Kombinatit, e moshuara është një figurë e njohur për të gjithë, për kujdesin dhe dashurinë që tregonte ndaj çdo personi që kalonte pranë tezgës së saj.

Ajo sot nuk ka një tezge të qëndrueshme ku mund të tregtojë, ndaj kërkon një vend ku të mund të vazhdojë aktivitetin e saj dhe të sigurojë jetesën për ata që ka pranë.

Kjo zonjë pavarësisht nga vitet dhe vështirësitë e shumta që ka kaluar, nuk ka hequr kurrë dorë për një jetë më të mirë

The post E moshuara Bukurie Hadroi nuk dorëzohet, siguron ushqim për familjen duke shitur banane appeared first on Albeu.com.

Rrahmani nga Koalicioni për Familjen: Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm

24 January 2025 at 11:34

Koalicioni për Familjen ka vazhduar edhe sot fushatën zgjedhore në Prishtinë.

Eman Rrahmani nga ky koalicion ka postuar disa fotografi nga takimi me qytetarët në Prishtinë.

“Sot, me kolegët nga Koalicioni për Familjen, vizituam Tregun e Gjelbër, vendin ku bëhet puna më e ndershme për të krijuar e mbajtur ekonomitë familjare. Takuam fermerë dhe tregtarë që, me përkushtim dhe punë të palodhur, sigurojnë furnizimin e vazhdueshëm me produkte ushqimore për familjet tona”, ka pohuar ai.

Tutje, Rrahmani shtoi se do të vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm, duke siguruar që puna e tyre të jetë më efikase dhe ndikimi në ekonominë e vendit sa më i madh. /Telegrafi/

The post Rrahmani nga Koalicioni për Familjen: Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm appeared first on Telegrafi.

Koalicioni për Familjen kërkon mbështetje nga qytetarët për të kundërshtuar ndryshimet që cenojnë vlerat e familjes

23 January 2025 at 11:43

Koalicioni për Familjen, sot ka mbajtur një konferencë për media. Gjatë kësaj konference, Eman Rrahmani, përfaqësues i koalicionit, theksoi dy arsye kryesore që e detyruan këtë konference.

Sipas njoftimit për media, Rrahmani e konsideroi vendimin e PZAP-it për të dënuar një veprim pa bazë ligjore si një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave politike të qytetarëve dhe një kërcënim për angazhimin e koalicionit në mbrojtje të vlerave të familjes.

“Ky veprim është i paargumentuar dhe i pabazuar,” tha Rrahmani, duke shtuar se koalicioni po përballet me një situatë që cenon angazhimin dhe kauzën e tij për mbrojtjen e familjes. Ai theksoi gjithashtu se spoti televiziv, i cili është në përputhje me vlerat e shoqërisë, nuk përmban asnjë gjuhë urrejtjeje dhe nuk mund të ndalohet. “Ne nuk mund të ndalojmë asnjëherë gjuhën tonë, ku flasim për vlerat e familjes,” tha Rrahmani.

Më tej në njoftim thuhet se Koalicioni për Familje theksoi se do të vazhdojë të angazhohet dhe të punojë për mbrojtjen e këtyre vlerave.

Rrahmani gjithashtu bëri një paralajmërim për organizatat që janë të regjistruara në Serbi dhe që, sipas tij, përpiqen të dëmtojnë familjen dhe angazhimin e qytetarëve për vlerat e familjes në Kosovë.

“Ai theksoi se disa ligje po tentojnë të cenojnë angazhimin e qytetarëve që kundërshtojnë këto përpjekje. Koalicioni bëri thirrje për mbështetje nga qytetarët dhe theksoi se do të ndërmarrin hapa ligjorë për të kundërshtuar çdo përpjekje për të ndaluar dhe ndryshuar normat që mbrojnë vlerat e familjes”, thuhet në njoftim.

Koalicioni për Familje do të vazhdojë gjithashtu të argumentojë për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe të kundërshtojë çdo formë të instrumentalizimit që është në dëm të familjes. /Telegrafi/

The post Koalicioni për Familjen kërkon mbështetje nga qytetarët për të kundërshtuar ndryshimet që cenojnë vlerat e familjes appeared first on Telegrafi.

Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

22 January 2025 at 12:39

Sot, liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” zhvilluan vizitë në Odën Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatën e Pensionistëve.

Gjatë këtyre vizitave, ata u njoftuan nga afër me sfidat dhe shqetësimet që po përballojnë bizneset vendore dhe pensionistët.

Në njoftimin për media thuhet në takimin me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna u diskutua për zhvillimet ekonomike të vendit dhe për rëndësinë e përkrahjes së prodhimeve vendore.

“Të dyja palët ishin të një mendimi se shteti i Kosovës duhet të ofrojë më shumë mbështetje për prodhuesit vendorë. Rafuna theksoi disa prej sfidave kryesore me të cilat përballen bizneset vendore, përfshirë mungesën e fuqisë punëtore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, lideri i koalicionit, Selim Pacolli, shpjegoi se, sipas planit programor të Koalicionit “Lista për Familjen”, parashihet krijimi i një gjykate ekonomike, e cila do të lehtësojë zhvillimin ekonomik të vendit.

Deputeti Visar Korenica vlerësoi punën e deritanishme të Odës Ekonomike dhe theksoi se Koalicioni “Lista për Familjen” do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të punësimit dhe mbështetje për prodhimin vendës.

Pas vizitës në Odën Ekonomike, Koalicioni “Lista për Familjen” u takua me Shoqatën e Pensionistëve, ku diskutuan për rëndësinë e mbrojtjes dhe përkrahjes së pensionistëve në vend.

Pacolli theksoi se familja do të mbetet gjithmonë një prioritet kryesor i Koalicionit, ndërsa Visar Korenica theksoi se Koalicioni do të luftojë për të mbrojtur institucionin e familjes dhe për të kundërshtuar çdo përpjekje që mund të dëmtojë këtë institucion të shenjtë.

“Gjatë këtij takimi, ushtruesi i detyrës së Shoqatës së Pensionistëve theksoi mbështetjen e koalicionit për pensionistët dhe ngriti disa kërkesa kryesore. Një nga kërkesat e tyre primare ishte ligji për fondin pensional, si dhe shqetësimi për paraqitjen e pensionistëve çdo gjashtë muaj, një praktikë që ata e konsiderojnë si një pengesë të madhe. Koalicioni ‘Lista për Familjen’ premtoi se ky vendim do të eliminohet, duke siguruar që ky proces të jetë më i thjeshtë dhe më i drejtë, si pjesë e planit qeverisës të koalicionit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve appeared first on Telegrafi.

“Burrë dhe grua, pikë!” – Eman Rrahmani në një linjë me Donald Trump rreth koncpetit të gjinive

21 January 2025 at 12:47

Kryetari i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.

Ai ka ndarë një mesazh të presidentit Trump i cili tha se në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, burrë dhe grua.

“Kauza Jonë: “Mashkull dhe femër”, vetëm dy gjini, PIKË”, ka shkruar Rrahmani, derisa është shprehur i nderuar që ishte pjesë e kësaj ceremonie.

Ai e ka cilësuar këtë si moment historik, derisa ka theksuar se me krenari përfaqëson vlerat dhe parimet e Kolaicionit për Familjen.

“Një moment historik dhe një atmosferë e jashtëzakonshme! Me krenari përfaqësoj vlerat dhe parimet e Koalicionit për Familjen, për të forcuar lidhjet me aleatin tonë më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja, tradita dhe vlerat konservatore janë themeli ynë! Ky është një hap domethënës në rrugëtimin tonë për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen e kombit tonë”, ka shkruar Rrahmani. /Telegrafi/

The post “Burrë dhe grua, pikë!” – Eman Rrahmani në një linjë me Donald Trump rreth koncpetit të gjinive appeared first on Telegrafi.

Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu”

20 January 2025 at 13:49

Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar përformancën artistike në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, me titullin “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafirë”.

Kjo ngjarje organizohet si pjesë e kampanjës “Shqiptari në Parlament” dhe ka për qëllim t’i ofrojë qytetarëve mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me kandidatët e Koalicionit për Familjen.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se kandidati për deputet nga ky koalicion, Ferid Agani, ka thënë se kjo paraqitje e kandidatit Sokol Plakolli, është një rrugë me vlera kulturore, për të zënë karrigen në Kuvend të Kosovës.

“E ka zgjedhur një rrugë me vlera kulturore, për ta zënë karrigen në Kuvend të Kosovës… I lus të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që modelin e Sokolit si shqiptar që e ka zgjedhur ta personifikojë këtë korpus të vlerave që dëshiron të promovojë, ta votojë dhe ta sjellim aty ku e ka vendin”, tha Agani.

Ndërsa, kandidati tjetër, i cili ishte veshur me rroba tradicionale e duke pritur “mysafirët”, Sokol Plakolli u shpreh se ai do të mbajë rrobën kombëtare në parlamentin e Kosovës për 365 ditë.

Sipas tij, shpeshherë ka dukuri të dëmshme në parlament, të cilat po trajtohen jo në mënyrë adekuate.

“Unë kam marrë një guxim intelektual personal që rrobën kombëtare ta fus në parlamentin e Republikës së Kosovës dhe për 365 ditë këtë rrobë ta prezantoj atje. Jo me fol shumë si në fushatë, me fol pak, por qytetarët edhe vetë deputetët me pa qoftë edhe figurën e Adem Jasharit, sepse të gjithë këta deputet dhe ky qytetari i cili ecë sheshit deri sa vjen te parlamenti shkel mbi gjakun e dëshmorëve. Shpeshherë shoh dukuri të dëmshme brenda në parlament, zënka shumë të mëdha, problematika të cilat trajtohen jo në mënyrë adekuate siç jemi mësuar në odën e shqiptarit”, u shpreh Plakolli.

Kjo përformancë artistike do të mbahet deri më 7 shkurt, nga ora 12:00 deri në 13:00, në sheshin “Skënderbeu”. /Kp//Telegrafi/

The post Koalicioni për familje pret qytetarët për një “kafe” në sheshin “Skëndërbeu” appeared first on Telegrafi.

Koalicioni për Familjen: Do t’i mbrojmë vlerat e familjes, kjo na dallon nga të tjerët

15 January 2025 at 21:17

Koalicioni për Familjen ka mbajtur sonte tubim elektoral në Mitrovicë, ku morën pjesë aktivistë e qytetarë.

Selim Pacolli, përfaqësues nga Aleanca Kosova e Re, theksoi “rëndësinë jetike të familjes si bazë e ndërtimit të një vendi të fortë dhe të qëndrueshëm”. Ai tha se përparimi i shoqërisë fillon nga përkrahja dhe zhvillimi i familjes.

“Ne biseduam, analizuam dhe vendosëm që të rrugëtojmë bashkë katër subjektet politike për të vetmin qëllim – që duhet ta mbrojmë familjen tonë, një familje të shëndoshë, me tradita tona, ashtu siç kemi qenë çdo herë, dhe një familje ku dihet kush është baba, nëna, vëllai, motra, gjyshi, gjyshja dhe pasardhësit e familjes. Kjo është ajo që neve na dallon nga të tjerët dhe ne do t’i mbrojmë deri në fund këto vlera”, ka thënë Pacolli.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, duke folur për programin e Koalicionit për Familjen tha se “emëruesi i përbashkët i të gjitha zhvillimeve negative në shoqëri, është kriza e familjes”.

“Koalicioni për familje si bashkim origjinal politik ka vendosur që para jush të zgjedhë një platformë politike dhe program zgjedhor që do të ofrojë këto perspektiva mbi bazën e rezultateve të analizës dhe detajeve të shkaqeve që kanë sjellë deri te gjendja aktuale e riciklimit të zhvillimeve negative në shumë sfera të jetës shoqërore. Emëruesi i përbashkët të gjitha këtyre zhvillimeve është kriza e familjes. Në të gjitha aspektet e funksionimit të saj që po manifestohet me rezultate të dobëta të sistemit arsimor, shkaqet e shtuara të dhunës e agresivitetit në shkolla, familje, mjedise sportive, në mbarë shoqërinë e deri te vrasjet e vetëvrasjet, veçanërisht në mesin e rinisë, grave dhe vajzave. Kjo krizë është rezultat i shumë faktorëve, ndër të cilat veçohet paaftësia e institucioneve shtetërore, veçanërisht qeverisë së vendit që të sigurojnë mjedis të volitshëm zhvillimor, por edhe mos besimi i tyre i duhur në vlerat e traditës së shoqërisë sonë, duke u bërë pre e lehtë e agjendave të rrejshme liberale me përmasa globale… Ka ardhur koha që drejtimin e vendit ta marrin ata që të ardhmen e tij e shohin në radhë të parë në vlerat e shoqërisë së tyre, në bukurinë e familjeve tona të shenjta që ia mundësuan kombit shqiptar mbijetesën ndër shekuj, dhe në idetë origjinale e kreative të politikanëve të rinj të vendit, të cilët kanë dije, aftësi dhe shkathtësi për ta përparuar vendin në gjirin e shteteve më demokratike e botës”, tha ai.

Bartësi i listës, Fatmir Smajli theksoi se familja është bazë e çdo suksesi pavarësisht sfidave. Sipas tij, pa familje, nuk mund të mbrohet as kufiri dhe as besimi.

“Mitrovica është qyteti ku familja ka qëndruar si baza e çdo suksesi, pavarësisht sfidave dhe stuhive që kanë goditur këtë tokë, familja ka funksionuar si ura që i lidhë të gjitha, nga dija tek besimi dhe nga industria te kultura. Pa një familje të fortë nuk ka siguri, ekonomi, nuk ka kulturë të gjallë e përparim të qëndrueshëm. Sot më shumë se kurrë familja ka nevojë për mbrojtje dhe forcim sepse nuk mund të mbrohet as kufiri e as besimi pa familje”, tha ai.

Në anën tjetër, i pari i kësaj liste, Eman Rrahmani ka thënë se subjektet e tjera politike sot janë zmbrapsur dhe “nuk munden të shtyjnë ligje që cenojnë familjen”.

Ai ka folur edhe për natalitetin që sipas tij duhet rritur në Kosovë, ndërkaq premtoi mbështetje për gratë prej 500 e deri në 1 mijë euro në muaj për dy vjet rresht, varësisht nga sa fëmijë lindin.

“Në Mitrovicë ka burra e ka gra, ka babë e nënë, vajzë e djalë, ka motër e ka vëlla… Nuk mundemi që sot në vitin 2025, nataliteti të jetë më i lartë në këto vendet fqinje sesa në Mitrovicë… Statistikat sot flasin se në Kosovë nataliteti është 1.51 për qind, kurse në Serbi është 1.59 për qind, kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe këtë do ta ndryshojmë. Andaj ne si Koalicion për Familje nga këtu ju premtojmë dhe garantojmë që kushti i parë për çdo lloj qeverisje me cilindo subjekt do të jetë realizimi i projektit tonë për mbështetjen e nënave dhe grave me një mbështetje të dinjitetshme që do të ndryshojë rrjedhën e natalitetit. Për secilën grua që lind një fëmijë, nuk është me rëndësi nëse është e punësuar ose jo, për dy vite rresht do të ketë mbështetje financiare nga 500 euro për çdo muaj. Për secilën grua e cila lind fëmijën e dytë mbështetja financiare do të jetë 750 euro, dhe gratë të cilat lindin tre e më shumë fëmijë mbështetja për to do të jetë 1 mijë euro për çdo muaj dhe për dy vite rresht… Nëse vazhdojmë me këtë trend, atëherë për 10 vite në vendin tonë do të jemi më pak se një milion banorë. Kështu që, buxheti ynë dhe financimi i këtyre projekteve duhet të orientohet në këto dy sektorë, në mbështetjen e nënave, kujdesin e fëmijëve të tyre dhe në forcimin e ushtrisë së vendit tone”, tha ai.

Rrahmani ka kritikuar subjektet tjera politike për siç tha “tentimin e miratimeve të ligjeve për martesat mes gjinisë së njëjtë, për të cilat tha se i ka ndaluar dhe do t’i ndalojë edhe në të ardhmen.

“Të gjitha subjektet politike pa dallim, secila kur ka qenë në pushtet është angazhuar dhe kanë sjellë ligje që kanë cenuar familjen dhe kanë provuar t’i informojnë fëmijët tanë se martesat burrë me burrë e grua me grua janë normale. Andaj në këtë pikë ne jemi ndryshe nga të gjitha subjektet… Kur fëmija juaj, djali ose vajza kthehet nga shkolla dhe i thotë nënës ose babës, unë sot jam ndryshe nga ajo se çka kam qenë kur më ke dërguar në shkollë. Unë sot nuk jam më djalë, por jam vajzë. Me ligjin që është provuar të miratohet në kuvendin e Republikës së Kosovës kjo do të mund të ndodhte. Nuk është votuar, nuk kemi lejuar të kaloj ky ligj, e kemi ndaluar dhe do ta ndalojmë çdo herë bashkë me juve”, u shpreh Rrahmani.

Gjatë këtij tubimi u prezantuan gjithashtu edhe kandidatët për deputetë nga rajoni i Mitrovicës, përkatësisht nga Vushtrria, Skenderaj dhe Drenasi. /kp/

The post Koalicioni për Familjen: Do t’i mbrojmë vlerat e familjes, kjo na dallon nga të tjerët appeared first on Telegrafi.

Këngëtarja Ledina Çelo ndan pamje me familjen e saj (FOTO)

By: V K
4 January 2025 at 08:36

Këngëtarja Ledina Çelo, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për talentin dhe karrierën e saj. Ajo ka ruajtur një jetesë të rezervuar dhe private, duke qenë e kujdesshme në lidhje me jetën e saj jashtë skenës.

Në këtë periudhë festash, ajo ka ndarë me ndjekësit një kartolinë familjare, një portret i ngrohtë dhe i bukur, që tregon dashurinë dhe harmoni në jetën e saj personale.

Mesazhi që ajo ka shpërndarë ishte i thjeshtë dhe i sinqertë: “Një vit i mbare dhe i gëzuar për të gjithë ju!”.

Bashkëshorti i Ledinës është Naim Kabashi, ish-kampionin shqiptar nga Kosova të kick box-it, me të cilin tani jeton në Gjermani.

The post Këngëtarja Ledina Çelo ndan pamje me familjen e saj (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

By: M C
18 December 2024 at 18:41

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndarë një lajm të gëzueshëm në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se këngëtarja Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë për herë të parë në video me ish-bashkëshortin dhe djalin e saj pas një periudhe shumë të gjatë.

Në postimin e tij, Ilirjani ka shkruar: “Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin! Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar Shën Premten!”

Ky moment i prekshëm vjen pas më shumë se 10 vitesh, gjatë të cilave besohet se këngëtarja nuk ka pasur asnjë kontakt me djalin e saj që nga ndarja me bashkëshortin.

The post Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin appeared first on Albeu.com.

❌
❌