Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994

By: V K
15 July 2025 at 14:22

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, i cili do të zbatohet për të gjithë qytetarët që përfitojnë të drejtën për pension pas datës 1 janar 2025.

Sipas projektvendimit të Këshillit të Ministrave, indeksi i ri vjetor është llogaritur në masën 9.3% për pagat e viteve 1994–2023, duke reflektuar ecurinë e kontributeve mesatare për person të siguruar.

Ky indeks do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bazës mbi të cilën llogaritet pensioni, duke bërë që pensionet fillestare mujore të jenë më të larta për ata që dalin në pension gjatë vitit të ardhshëm.

“Duke rritur dhe bazën e vlerësuar individuale, për të gjithë personat që e drejta për pension iu lind nga data 01.01.2025, nga kjo datë e në vazhdim do të arrihet të përllogariten, të jepen pensione mujore që janë të lidhura drejtpërdrejt me kontributet e paguara dhe që vetëm për shkak të tyre mund të jenë më të larta së më parë”, – thuhet më tej në relacion.

Paralelisht me vendimin, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur edhe relacionin shoqërues, ku bëhet e ditur se për pagat përpara vitit 1994 do të përdoret një koeficient unifikues prej 13.397, duke u dhënë atyre një rritje mesatare me 8.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se për shembull, një punonjës që ka marrë 3.233 lekë në muaj në vitet ‘80, do të ketë një pagë të rivlerësuar prej 43.312 lekë për llogaritjen e pensionit.

Pas miratimit të vendimit, paga maksimale e rivlerësuar bëhet 110.123 lekë nga 100.752 që ishte një vit më parë, ndërsa paga minimale shkon në 33.037 lekë nga 30.225 lekë.

Ky përmirësim, përfiton direkt rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja deri në fund të vitit 2025.

Vendimi thekson gjithashtu se për pensionet me datë lindjeje të së drejtës deri në 31 dhjetor 2024, llogaritja do të bëhet mbi bazën e indeksit të çmimeve të konsumit, ndërsa nga 1 janari 2025 e në vazhdim do të përdoret baza e rivlerësuar.

Për periudhën 1994–2023, indeksimi do të bëhet sipas pagave të paguara çdo muaj dhe sipas punëve dhe profesioneve të përcaktuara në vendimin nr. 561 të Këshillit të Ministrave të vitit 2005.

Kjo metodologji ruan frymën kontributive të sistemit të pensioneve, ku pensioni lidhet ngushtë me shumën dhe kohëzgjatjen e kontributeve të derdhura.

Për vitet pas 1994-ës, koeficientët janë të ndryshëm për çdo vit, për shkak të luhatjeve të pagave reale në ekonominë shqiptare.

Për shembull, për vitin 1995 koeficienti është 10.781, për vitin 1996 është 8.365, ndërsa për vitin 1999 është 5.673.

Për vitet 2024 dhe 2025 nuk aplikohet indeksim, por paga referohet në masën reale të deklaruar.

Ndërkohë, ISSH sqaron se rritja e pensioneve të reja do të varet edhe nga rritja vjetore e kontributeve mesatare që derdhen nga punonjësit aktivë.

Formula aktuale e përcaktimit të pensionit fillestar, e ndryshuar me reformën e vitit 2014, përcakton një pension bazë (aktualisht rreth 9.800 lekë) dhe një shtesë mbi të që është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar.

Ky sistem synon të sigurojë që pensionet të jenë sa më të drejta dhe në përputhje me kontributet e dhëna. Pritet që vendimi të kalojë për miratim në një nga mbledhjet e ardhshme të qeverisë, ndërsa koeficientët e indeksimit do të përfshihen në përllogaritjet për pensionistët e rinj nga fillimi i vitit 2025.

The post Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994 appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT)

By: V K
13 July 2025 at 12:09

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku, ndërsa Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ditët e fundit, kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Emërime të reja në komisariatet e policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë, mes tyre dhe një grua (EMRAT)

By: V K
12 July 2025 at 11:15

Policia e Shtetit, ka emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë.

Një nga drejtuesit e rinj është grua. Ajo është komisare Edjona Dano e cila është emëruar shefe e komisariatit ts Policisë Kuçovë.

Ish-shefi i komisariatit të policise Kuçovë Kleant Serdari është emëruar shef i komisariatit të policisë Mallakastër.

Ish-shefi i komisariatit të policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar shef sektori i policisë rrugore në DVP Vlorë.

The post Emërime të reja në komisariatet e policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë, mes tyre dhe një grua (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

11 July 2025 at 08:51

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit […]

The post Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale appeared first on BoldNews.al.

Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë…

9 July 2025 at 10:43

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas burimeve paraprake ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka raportuar se ka gjetur një person i cili ka një shenjë plumbi në trup. Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie. Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.

“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

The post Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Egli Tako shfaqet ndryshe, stil që nuk e kemi parë ndonjëherë, çfarë planesh ka këngëtarja

7 July 2025 at 09:25

Këngëtarja Egli Tako në imazhet e fundit është shfaqur ndryshe nga herët e tjera duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj unikal. Ajo ka pozuar para kamerës e veshur me kostume tradicionale shqiptare, dimija dhe jelek, duke ndriçuar rrjetet sociale me bukurinë e saj autentike.

Kjo paraqitje na nxit të mendojmë më shumë për rëndësinë e ruajtjes së traditave në bashkëkohësi dhe mënyrën se si artistët e rinj e ushqejnë kulturën tonë, duke ndikur ndjeshëm në perceptimin e saj brenda dhe jashtë vendit.

Pas lidhjes me Gjestin dhe projekteve të saj muzikore, Egli ka nisur të kalojë më shumë kohë në Kosovë, një vend me tradita të pasura dhe historia të thella. Në këtë kontekst, ajo duket të ketë gjetur një harmoni të veçantë me identitetin e saj, duke zbatuar elemente tradicionale në stilin e saj dhe duke sjellë freski në artin shqiptar.

Me kalimin e kohës dhe me çdo projekt të ri, Egli shihet si një artiste që jo vetëm ka dashuri për muzikën, por edhe për kulturën dhe vlerat që ajo përfaqëson. Është një kujtesë për të gjithë ne se bukuria gjen shprehje në shumë forma dhe se ruajtja e identitetit kulturor është e domosdoshme.

The post Egli Tako shfaqet ndryshe, stil që nuk e kemi parë ndonjëherë, çfarë planesh ka këngëtarja appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit: Ja se si patronazhistët shoqërojnë zgjedhësit në…

By: V K
4 July 2025 at 13:21

Këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për mediat, nga ku foli për zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa i cilësoi zgjedhjet parlamentare si ‘farsë elektorale’, Berisha publikoi sot video të reja nga disa qendra votimi në Krujë, që sipas tij faktojnë manipulimin e votave.

Në videot e publikuara dhe të shpjeguara nga PD, vërehen votime familjare dhe patronazhistë që shoqërojnë zgjedhësit në kutinë e votimit.

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”, tha PD përmes videove të transmetuara.

Berisha: Tani, rikthehemi tek problemi themelor, shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqitparët. Farsa elektorale 11 maj, 2025.
Në themel te shkretimit të Shqipërisë, të përgjysmimit në 10 vite të popullatës së saj.

Në themel të rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend. Në themel të dominimit total të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimi, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve me një ndërthurje të këtyre faktorëve, ndaj dhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besimin e plotë se, do të jetë një motiv i madh për ta për t’u ngritur dhe rivendosur me çdo çmim dhe me çdo kusht votën e lirë në Shqipëri, për t’u përballur me narkoshtetin.

Sot, këtu kemi video, nga një seri qendrash të Bashkisë së Krujës, ku ju do të shihni se si u votua në këtë bashki, ndërkohë që, policia politike e patronazhistëve kontrollonte në mënyrë anti-ligjore, anti-kushtetuese votën e qytetarëve, ose qytetarët votonin kolektivisht, ose votonin duke patur kamerat mbi kokë, në mënyrë që t’u lexohej vota. Kjo është fshehtësia e votës.

 

The post Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit: Ja se si patronazhistët shoqërojnë zgjedhësit në… appeared first on Albeu.com.

SPAK prova të reja ndaj Arben Ahmetajt

By: user7
2 July 2025 at 11:10

SPAK paraqet prova të reja për ish zevëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” lidhur me dosjen “Buka sha”.

Gjykata e Posaccme i la kohë mbrojtjes deri në 17 korrik që të japë konkluzionet e saj, mbi veprimet e reja hetimore të kryera nga prokurori Elvin Gokaj.

SPAK e ka marrë të pandehur ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ai i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.

Organi i akuzës vijon hetimet për 7 personat e tjerë të përfshirë në ketë cështje, përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenë.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim në muajin korrik të vitit 2023, pas hetimeve për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, ku ish numri dy i qeverisë, rezultoi se kishte përfituar shuma të ndryshme parash nga pronarët e inceneratorëve.

SPAK shpalli në kërkim Ahmetajn për kryerjen e 3 veprave penale, “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

The post SPAK prova të reja ndaj Arben Ahmetajt appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Buka”/ SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për Arben Ahmetajn

By: V K
2 July 2025 at 11:47

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dorëzuar prova të reja në Gjykatën e Posaçme, lidhur me hetimin e dosjes “Buka”, ku i pandehur është edhe ish-kryeministri Arben Ahmetaj.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se avokati mbrojtës i Ahmetajt, ka kërkuar kohë për t’u njohur me materialet e reja të dorëzuara nga SPAK, duke shkaktuar kështu shtyrjen e seancës paraprake për më datë 17 korrik.

Arben Ahmetaj, akuzohet për shpërdorim detyre në këtë çështje. Sipas Prokurorisë, gjatë kohës që ishte ministër i Financave, Ahmetaj ka lejuar privatizimin e trojeve të një furre buke, në vendin e të cilës është ndërtuar më pas një kompleks pallatesh.

Ndërkohë, Ahmetaj po hetohet edhe për tre vepra të tjera penale në lidhje me inceneratorin, konkretisht për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

The post Dosja “Buka”/ SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për Arben Ahmetajn appeared first on Albeu.com.

Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/ Procesi i ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se synon ta lidhë Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën e Jugut të banuar me shumicë shqiptare – do të fillojë në pasditen e 1 korrikut, ka bërë të ditur Qeveria në detyrë.

Gurthemelet e dy urave të reja, njëra për automjete dhe tjetra për këmbësorë, do të vendosen të martën, në orën 17:00.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti; kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq; nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri; ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryesues i Bordit të Përbashkët të dy komunave; Elbert Krasniqi; si dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Qeveria në detyrë e Kosovës, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha më herët se projekti për ndërtimin e urave është iniciuar me kërkesë të dy komunave, si rezultat i krijimit të Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

Memorandumi i mirëkuptimit, thuhet në deklaratë, parashikon që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) t’i financojë dhe zbatojë këto projekte infrastrukturore – që përfshijnë ndërtimin e urave për këmbësorë dhe automjete mbi lumin Ibër – me qëllim të lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.

Sa i përket mundësisë së hapjes së urës kryesore mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve – gjë që ka shkaktuar tensioneve vitin e kaluar – Qeveria ka theksuar se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar:

“Ura kryesore mbi Ibër duhet të jetë e hapur për qarkullim të plotë, ndërsa ndërtimi i dy urave të reja do të kontribuojë më shumë në frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave dhe lëvizjen e lirë në të dyja anët e lumit Ibër”.

Nga Bashkimi Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të.

Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje.

Një këshilltar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut nga komuniteti serb, Dushan Millunoviq, beson se këto ura janë të panevojshme.

Ndërtimi i këtyre urave “do të ndikojë negativisht në situatën e përgjithshme”, ka thënë Millunoviq.

“Nëse do t’i kishim zgjidhur të gjitha problemet e qytetit, siç janë rrugët, kanalizimet, infrastruktura… Nëse do të ishte koha për të ndërtuar ura, do ta kuptoja. Por, për fat të keq, situata në terren nuk është e tillë”, është shprehur ai për Radion Evropa e Lirë.

Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka thënë se mbështet çdo ndërtim urash, pasi ato janë simbol i lidhjes mes njerëzve, kulturave dhe dallimeve, por ka shtuar se për momentin, ka çështje më me prioritet për t’u trajtuar.

Qyteti i Mitrovicës u nda në periudhën e pasluftës, ndërsa në vitin 2013 u nda edhe zyrtarisht në dy komuna: Mitrovica e Jugut e banuar me shumicë shqiptare, dhe Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe.

Në mes të qershorit të 2025-tës u formua edhe një bord i përbashkët i këtyre dy komunave, bazuar në Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim “përafrimin e qytetarëve”.

Verën e vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndërmori një nismë për të hapur urën kryesore mbi Ibër për trafik – gjë që u kundërshtua nga popullsia lokale serbe dhe bashkësia ndërkombëtare.

Misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR – ushtarët e të cilit janë të stacionuar në urën kryesore mbi lumin Ibër – kishte thënë atëkohë se çdo vendim për hapjen e urës, duhet të merret brenda kornizës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se ka rrezik real nga hapja e urës në Mitrovicë, i cili mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë edhe ushtarët amerikanë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më pas se Qeveria e tij do t’i vazhdonte konsultimet dhe koordinimin në lidhje me hapjen e urës, duke theksuar se kjo çështje nuk është e drejtuar kundër askujt.

Në vitin 2014, Kosova dhe Serbia ranë dakord për hapjen e urës për trafik, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

I ashtuquajturi rivitalizim i urës u planifikua me qëllim heqjen e të gjitha barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe funksionalizimin e urës.

Më pas, në vitin 2016, u miratua një plan i ri zbatimi, që synonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mbi interpretimet e ndryshme të konstatimeve të mëparshme.

Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës duhej të bëhej në janar të vitit 2017.

Punimet rreth rivitalizimit të urës përfunduan vetëm në qershor të vitit 2018 dhe ura, në të cilën u investuan 1.5 milion euro, nuk u hap kurrë për automjete, por vetëm për këmbësorë. /rel/

The post Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tomini: 6 raste të konfirmuara me COVID, nuk kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha sot në një intervistë televizive se gjatë javëve të fundit janë konfirmuar gjashtë raste me Covid-19.

Tomini tha se nuk ka elementë që kanë të bëjnë me nënvariantin e ri të raportuar në SHBA.

Njëherësh, drejtuesja e ISHP-së u bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes me higjienën sidomos gjatë kësaj periudhe të nxehtë.

“Është variant, i cili po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe Covid-19 në mënyrë paralele. Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste Covid-19 të konfirmuar, dhe asnjë element mbi karakteristikat të një nënvarianti të ri”, vuri në dukje Tomini.

“Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara”, tha ajo.

Tomini shtoi se edhe pse nuk jemi në sezon gripi, Covid-19 ka treguar se është prezent gjatë gjithë vitit.

“Duhet pasur kujdes nga etika tek shenjat respiratore, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por Covid-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim tek të tjerë”, pohoi Tomini.

Tomini shtoi se alergjitë e stinës apo infeksionet respiratore janë prezente, por numri është i ulët krahasuar me pikun. Infeksionet, tha Tomini, janë kryesisht pulmonare për shkak të ndryshimit të temperaturave.

“Nuk kemi viroza të tjera s’kemi konfirmuar grip në survejancën të sindromit të ngjashëm me gripin. Vetëm 6 raste nga buletini i fundit i ISHP janë me Covid. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave. Infeksionet respiratore janë prezent por në numër më të ulët se sa në periudhën kur është piku janar-shkurt”, tha Tomini.

/e.i/j.p/

The post Tomini: 6 raste të konfirmuara me COVID, nuk kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni informacion kontaktoni menjëherë policinë

By: Ela
30 June 2025 at 08:57

Ambasada e Kosovës në Gjermani, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar zhdukjen e 13-vjeçares, Arta Hajzeraj. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Arta është raportuar e zhdukur dhe se familjarët së bashku me autoritetet policore në qytetin Zwickau janë në kërkim të saj. “Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet […]

The post Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni informacion kontaktoni menjëherë policinë appeared first on BoldNews.al.

Zbulimet e reja, arkeologët: Lini konfirmohet si vendbanimi më i vjetër në Evropë

By: Besnik
27 June 2025 at 17:26

Në zonën e Linit vijojnë kërkimet për të zbuluar fakte të reja rreth vendbanimit më të vjetër në Evropë.

Në një sesion të mbajtur të premten, arkeologët konfirmuan se lista e provave që tregojnë se kemi të bëjmë me vendbanimin më të lashtë të kontinentit është zgjeruar me zbulime të reja.

Në përfundim të fazës së parë të gërmimeve, profesor Adrian Anastasi konfirmoi këto gjetje të reja, përfshirë një gardh rrethues dhe elementë të tjerë.

Për arkeologun e njohur shqiptar, Ilir Gjipali, rëndësia e këtyre zbulimeve është shumë e madhe, pasi ato rikonfirmojnë se ky vendbanim është më i lashti në Evropë.

Vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është mbi 8,500 vjeçar, i zbuluar para dy vjetësh, dhe gjatë kësaj periudhe arkeologë të ndryshëm po punojnë për të gjetur fakte të reja.

Studimet kanë treguar se në Lin janë zbuluar për herë të parë hapjet e llogoreve tokësore, shumë shtylla druri të shtëpive, shtresa qeramike të dekoruara me impreso, një nga format më të hershme të poçarisë, si dhe grumbuj të mëdhenj pishash, të cilat mendohet se janë mbetje të një ose disa shtëpive.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulimet e reja, arkeologët: Lini konfirmohet si vendbanimi më i vjetër në Evropë appeared first on Euronews Albania.

FSHF miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Durrës

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe miratoi disa vendime të rëndësishme.

Në fushën e investimeve, u vendos ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës, një pranë shkollës “Bernardina Qeraxhia” dhe fusha tjetër në Katund të Ri.

Komiteti miratoi edhe projektin për pajisjen me uniforma të reja për arbitrat dhe akademinë e arbitrimit.

Diskutimet përfshinë edhe çështje administrative, si organizimi i ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares, programet e edukimit dhe për kanalin televiziv FSHF TV.

/r.e//a.f/

The post FSHF miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rindërtimi, Sako: Brenda javës dorëzohen çelësat e shtëpive të reja për 132 familje

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ 132 familje në Durrës, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, janë bërë me shtëpi të reja.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri të ditur se është zhvilluar sot shorteu publik ku janë shpërndarë apartamentet të cilat i përkasin pallatit në rrugën “Ramadan Veliu”.

Sako tha se “brenda javës që vjen banorëve do t’u dorëzohen çelësat e shtëpive, për të nisur një fillim të ri me banesat e tyre të reja të dhuruara falas, më të mira e më të sigurta seç i kishin më parë”.

Ndërsa, qytetarët përmes mesazheve të tyre falënderojnë bashkinë e Durrësit dhe të gjithë personat e angazhuar në këtë proces.

“Jemi shumë të kënaqur për shortin, më së fundi do hyjmë brenda në shtëpitë tona. Ky është shorteu më i shkëlqyeshëm që kam parë”, shprehen disa prej tyre.

“Sot përfunduam me sukses edhe shorteun e radhës për shpërndarjen e apartamenteve në pallatin “Kastrati”, njësia administrative numër 5. Janë 16 familje, të cilat përfunduan me sukses shorteun sot, që ishte vijimi i shorteut të djeshëm ku 116 familje u pajisën me shtëpi të reja. Pra, ne kemi finalizuar me sukses procesin e strehimit për 132 familje, të cilat do të marrin çelësat e apartamenteve të reja dhe bashkëkohore nga e marta e javës tjetër”, shprehet një nga anëtarët e jurisë së shorteut për apartamentet e programit të Rindërtimit.

/e.i//r.e/a.f/

The post Rindërtimi, Sako: Brenda javës dorëzohen çelësat e shtëpive të reja për 132 familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova synon të ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

19 June 2025 at 18:32

Qeveria në detyre e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilat do ta lidhnin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë serbe me Mitrovicën Jugore të banuar me shumicë shqiptare. Synimi për ndërtimin e tyre vjen disa ditë pasi Mitrovica – qyteti i ndarjes më […]

The post Kosova synon të ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë appeared first on BoldNews.al.

Bashkëjetuesi bën denoncim, zhduket e reja në Tiranë

By: Ardit
11 June 2025 at 11:02

Një 21-vjeçare është denoncuar si e humbur në Tiranë. Policia bën me dije se ka qenë bashkëjetuesi i së resë që ka kallëzuar se 21-vjeçarja është larguar nga banesa dhe ka humbur. Ndërsa ‘blutë’ e kryeqytetit theksojnë se po punojnë për gjetjen e saj. “Me datë 10.06.2025, shtetasi E. D., kallëzon se me datë 09.06.2025, […]

The post Bashkëjetuesi bën denoncim, zhduket e reja në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

By: Ardit
7 June 2025 at 19:50

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato do të sillnin ndonjë ndryshim të madh në raportin e forcave politike. “E tëra që mund të ndodhë, është një rezultat i përafërt dhe rikthim në situatën ku jemi aktualisht. Është […]

The post Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare? appeared first on BoldNews.al.

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

By: user7
3 June 2025 at 08:27

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se qeveria synon të investojë për këtë 1.5 miliardë paund (rreth 1.8 miliardë euro). Përveç kësaj ushtria do të blejë deri në 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Britaninë e Madhe.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka treguar në një mënyrë të ashpër se një ushtri është aq e fortë sa industria që qëndron pas saj, tha ministri i Mbrojtjes John Healey. Forcimi i ushtrisë ka për qëllim të frikësojë kundërshtarët dhe ta bëjë vendin më të sigurt dhe më të fortë.

“Gjendemi në një botë kërcënimesh në rritje”, tha Healey për BBC-në. Prandaj, strategjia e re e mbrojtjes parashikon një rritje të prodhimit britanik të armëve dhe synon të krijojë “një kapacitet prodhimi municionesh që është gjithmonë i disponueshëm”. Strategjia e re e mbrojtjes synon ta bëjë vendin “të gatshëm për luftë”, tha kryeministri britanik Keir Starmer për gazetën The Sun. “Ne do ta ribëjmë gatishmërinë për luftë të Britanisë qëllimin qendror të forcave tona të armatosura.” Për shkak të tensioneve në rritje në të gjithë botën strategjia e re duhet të shërbejë si një “plan për forcën dhe sigurinë në dekadat e ardhshme”, tha Starmer.

Shpenzimet për mbrojtjen do të rriten

Kryeministri britanik kishte njoftuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që përpara vizitës së tij tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt. Deri në vitin 2027 shpenzimet pritet të rriten në masën 2.5 përqind të produktit të brendshëm bruto. Deri tani ato janë rreth 2.3 përqind. Në vitin financiar 2023/24 u investuan 53.9 miliardë paund (rreth 63.9 miliardë euro).

Një rritje e mëtejshme në tre përqind është planifikuar për vitin 2029. Ministri i Mbrojtjes Healey pret që më së voni deri në vitin 2034 vendi i tij të shpenzojë tre përqind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Healey i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dyshim se kjo do të ndodhte në periudhën e ardhshme legjislative./DW

The post Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh appeared first on Lapsi.al.

Kërkesa për apartamente të reja në rënie, pronarët e firmave shprehen pesimistë, ngadalësojnë vrullin e ndërtimeve

2 June 2025 at 19:14

Besimi në ekonominë shqiptare është rritur me 1.1% në muajin maj, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, me përmirësime të ndjeshme në sektorin e industrisë dhe shërbimeve, ndërsa ndërtimi dhe tregtia vijojnë të shfaqin tendenca negative.

Sektori industrial ka shënuar një rritje prej 8% në besim, falë shtimit të kontratave për porosi të reja dhe rritjes së prodhimit. Në të njëjtën kohë, shërbimet, të nxitura nga shtimi i turistëve të huaj gjatë majit, kanë pasur një përmirësim të lehtë prej 2.2% në pritshmëri, veçanërisht në hotele, resorte, bujtina dhe restorante që presin kërkesë më të lartë dhe rritje çmimesh në muajt e verës.

Në të kundërt, sektori i ndërtimit ka përjetuar një rënie të besimit me 3.4%, për shkak të vlerësimeve të dobëta për aktivitetin ndërtimor aktual dhe pritshmërive më të ulëta për kontrata të reja. Rënia është reflektuar edhe në numrin e lejeve të ndërtimit, ku sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit janë miratuar 258 leje ndërtimi, nga 311 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përfaqëson një rënie prej 17%.

Vlera totale e ndërtimeve të reja, për të cilat janë miratuar leje, është përllogaritur në rreth 200 milionë euro, çka tregon për një ngadalësim të ndjeshëm të këtij sektori pas bumit të kullave shumëkatëshe në vitet e fundit. Rënia e kërkesës për prona, së bashku me rritjen e çmimeve, po japin sinjale të qarta për një frenim të mëtejshëm të investimeve në ndërtim.

Ndërkohë, perceptimi i qytetarëve për situatën e tyre financiare mbetet pesimist dhe nuk planifikojnë blerje të mëdha, duke treguar një kontrast mes gjallërimit të bizneseve dhe pasigurive në nivel familjar.

The post Kërkesa për apartamente të reja në rënie, pronarët e firmave shprehen pesimistë, ngadalësojnë vrullin e ndërtimeve appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌