Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

3 August 2025 at 16:10

Ish drejtori i shoqërisë publike të naftës Albpetrol Endri Puka, i njohur si mëkëmbës i Koço Kokëdhimës, rezulton i përfshirë në një skemë korruptive sa banale aq edhe flagrante me kompaninë private të naftës Bankers Petroleum, nën akuzë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë. Përmes veprimeve korruptive, Puka dhe ‘ustallarët’ e […]

The post Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

30 July 2025 at 22:52

Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur edhe mbi projektet e e dhëndrit të presidentin amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, i cili do të ndërtojë resort në ishullin e Sazanit, si dhe në Zvërnec. Te përgjigjia që vihet re është se Rama e konsideron pjesën e Zvërnecit ku do ndërtohet resorti […]

The post Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit appeared first on BoldNews.al.

“Fertilizimi in vitro”: Rruga e gjatë e çifteve për një fëmijë

1 July 2025 at 12:48

Shtatë vitet e fundit Manjola* i kujton si endje nëpër klinika. Dëshira për të pasur fëmijë me bashkëshortin, me të cilin ka 15 vite martesë, nuk e ka zmbrapsur përpos vështirësive për ta pasur një të tillë në mënyrë natyrale.

Nga analizat dhe vizitat e kryera në disa klinika rezultoi se problemi qëndronte te bashkëshorti: numri i ulët i spermatozoideve të shëndetshëm në riprodhim.

“Na thanë që nuk mund të kishte fëmijë, vetëm nëse aplikohej me ‘in vitro’, por me spermatozoide të dikujt tjetër”, kujton Manjola.

“In vitro” është termi i shkurtuar në latinisht i procesit të “fekondimit në gotë” (shqip) që nënkupton riprodhimin e asistuar jashtë trupit të njeriut. Në zhargon quhet edhe “bebe në provëz”.

Në vitin 2015, Manjola ngulmoi që ta niste këtë proces, mirëpo kushtonte shumë.

“Një analizë spermatozoidi që bënte bashkëshorti, në atë kohë, kushtonte diku te 3,500 lekë,” tregon ajo, teksa kujton se vizitat në spitalet publike ishin të kota: “Mjekët na drejtonin te klinikat e tyre private!”.

Të dy nuk kishin punë fikse. Manjola angazhohej kryesisht si aktiviste e komunitetit rom, ndërsa bashkëshorti si mekanik. Të ardhurat i kishin nën minimalen prandaj, për ta, ishte thuajse e pamundur për ta provuar procesin “in vitro”.

Situata i shtyu që në vitin 2023 të shkonin si azilkërkues në Francë dhe tashmë, dy vite më pas, të jenë në pritje për ta provuar.

“Kjo ka qenë një nga arsyet që kam ardhur këtu,” tregon Manjola, “Burrit i kanë dhënë shpresë se mund të bëjmë fëmijë. Na kanë treguar edhe analizat që nuk përputhen fare me ato që kemi bërë në Shqipëri.”

Ajo tregon se autoritetet franceze po e ndihmojnë në proces duke përgjysmuar koston falë politikave sociale që aplikojnë.

Drejt procesit “in vitro” shkoi edhe Gentjana* me bashkëshortin. Në të 35-at, pas gjashtë vitesh bashkëjetesë, ata donin të kishin fëmijë. Ndiheshin të sigurt se kjo gjë do të ndodhte në mënyrë natyrale, për aq kohë sa edhe miqtë e tyre, në të njëjtën moshë ishin bërë prindër.

“Kam qenë e para që kam folur për dëshirën për fëmijë, ata në një moment u bënë, ndërsa ne na zgjati diku te një vit e gjysmë deri sa kuptuam që duhej të bënim ndonjë analizë se pse nuk po ndodhte”, tregon Gentjana.

Këshillimi me miqtë i drejtoi ata te mjekët, nga ku rezultoi se bashkëshorti i Gentjanës vuante nga varikoçela, një anomali e enëve të gjakut, që mund të shkaktojë infertilitet.

Në këto kushte ata u gjendën përballë dy mundësish: ndërhyrje kirurgjikale te partneri, që kërkonte 1 vit e gjysmë rikuperim, ose t’i futeshin procesit “in vitro”. Faktori kohë i shtyu që të zgjidhnin alternativën e dytë.

Mes konsultash dhe sugjerimesh, çifti iu drejtua një klinike private. Nxjerrja e 25 vezëve për moshën dhe parametrat që kishte Gentjana, 36 vjeçe, ishte një lajm shpresëdhënës. Mirëpo, edhe pse mbeti shtatzënë embrioni nuk u zhvillua, duke pësuar dështim.

Por në përsëritjen e procedurës gjërat shkuan mbarë. Transferimi i kryer pak muaj më vonë rezultoi me sukses dhe Gentjana mbeti shtatzënë.

Foto ilustruese, pajisje të fertilizimit in vitro/Ministria e Shëndetësisë.

Përballja me infertilitetin

“In vitro” është një teknikë e aplikuar gjerësisht pas viteve 80-të, ku vezët e gruas pllenohen jashtë mitrës. Kësisoj, embrionet krijohen në laboratorë dhe më pas vendosen në mitër për t’u zhvilluar si shtatzëni.

Andrologu Evin Dani, vlerëson si pozitive ekzistencën e kësaj metode riprodhuese, por thekson se edhe në këtë proces mosha luan rol të rëndësishëm.

Ai thotë se pas moshës 35 vjeç, aftësia e grave për të prodhuar vezë të shëndetshme bie. Për këtë aplikohet një metodë, ku në një moshë më të hershme vezë të shëndetshme vendosen në konservim: ngrirje.

Por ndonëse shpesh pamundësia për të bërë fëmijë iu mveshet grave, statistikat tregojnë përqindje të lartë infertiliteti edhe mes burrave.

“Statistikat nxjerrin që në 60% të rasteve problem është gruaja dhe në 40% burri,” tregon andrologu Dani, i cili thekson se për të siguruar riprodhimin meshkujve iu duhet të gëzojnë numër dhe përqendrim të lartë spermatozoidesh të shëndetshëm: rreth 40 milionë.

“Kur kemi ulje të numrit të spermatozoideve, atëherë çifti do të vonojë ose nuk do të realizojë dot shtatzëni,” shpjegon andrologu.

Por, përveç numrit dhe dendësisë së lartë që të arrihet një shtatzëni duhet që spermatozoidet të kenë dhe lëvizshmëri.

“Mund të kesh numër, por jo lëvizshmëri, atëherë i bie që spermatozoidi të mos shkojë drejt vezës, të rrijë aty deri sa ta shkatërrojë organizmi”, shpjegon andrologu Dani, i cili shton se për të qenë riprodhues një burri i nevojitet të ketë në gjendje lëvizjeje të paktën 32% e spermatozoideve.

Dani shton se që një spermatozoid të quhet normal, duhet që mbi 4% e tërësisë së tyre të kenë formë morfologjike normale. Sipas tij, ndër shkaqet kryesore të infertilitetit te meshkujt është varikoçela.

“Enët e gjakut, për një arsye apo tjetër, nga dëmtimi i kllapave, do të sjellë si pasojë pellgëzimin dhe do të bëjë që të rritet temperatura e skrotumit dhe kjo sjell si pasojë atë që quhet dëmtim i spermatozoideve,” shpjegon andrologu.

Ndër shkaqe të tjera që kanë ndikim në infertilitet ai rreshton mënyrën e jetesës, ushqimin, lëndët toksike që përdoren për rritjen e frutave dhe perimeve si dhe temperatura e ambientit. Sipas mjekut, të tjerë shkaktarë janë edhe lëndët narkotike dhe duhani.

“Kemi vënë re që shumë veta që kanë dëmtim të spermatozoideve janë duhanpirës dhe me ndërprerjen e duhanit, pas 3-6 muajsh kemi rezultat”, shpjegon më tej doktor Dani.

Sipas mjekëve, djemtë dhe burrat e kanë të vështirë të flasin për jetën dhe organet e tyre seksuale. Mirëpo, së fundmi, kjo situatë ka ndryshuar falë edhe medias në sensibilizim dhe emisione të dedikuara.

“E konsiderojmë sukses sepse jeta seksuale nuk është se mbaron në një moshë të caktuar, ajo mbaron kur të mbarojë jeta,” thekson andrologu.

Prindërimi dhe kostoja e lartë e shpresës

Pas vitesh tentativë për të pasur fëmijë Erla dhe bashkëshorti iu drejtuan një klinike private në Tiranë për të nisur fertilizimin “in vitro”. Përtej përgjigjes së një mjekeje se “kurrë nuk do të bëhej nënë”, ajo gjeti forcën për të besuar te procedura.

Procesi kërkoi më tepër kohë se sa kishin menduar: gati pesë vite.

“E kam bërë disa herë procedurën dhe nuk më jepte rezultat. Unë gocën e kam me ‘in vitro’-n e katërt”, rrëfen Erla përvojën e saj.

Sot ajo është sërish shtatzënë, por në mënyrë natyrale. Fakt që i ka lumturuar pamasë të dy.

Erla kujton se në momentin kur lindi vajzën, mjeku i pati thënë që të mos provonte më me “in vitro” pasi do të kishte mundësi për shtatzëni normale.

Rrugëtim të njëjtë ka pasur edhe Brikena. Pas tri vitesh martesë ajo solli në jetë djalin e saj. Mirëpo më pas e kishte të vështirë të kalonte sërish në shtatzëni të dytë.

Shkak për këtë ishte një ndërlikim në tubat e fallopit, ku vezët e kanë të vështirë të kalojnë drejt mitrës për shkak të një bllokimi të tubave. Për këtë Brikena iu drejtua procedurës “in vitro” për të pasur mundësinë për një fëmijë të dytë.

Sot ajo gëzon edhe vajzën e saj, ndërsa gjithë procesi i fertilizimit i zgjati shtatë muaj, duke përfshirë analizat, ekot dhe transfertën e embrionit.

Ajo tregon për Citizens.al se nëse nuk do të kishte rezultuar e suksesshme që në tentativën e parë nuk do ta vijonte më tej, pasi stimulimet dhe mjekimet me hormone kanë efektet e tyre.

“In vitro e kam bërë vetëm për faktin që nesër pasnesër, kur të kalonin vitet mos të thosha pse nuk e provova, të mos më ngelej peng,” vijon ajo.

Foto ilustruese, pajisje të fertilizimit in vitro/Ministria e Shëndetësisë.

Pas çdo embrioni, një rrugëtim i lodhshëm emocional

Manjola e kujton si stresuese periudhën e analizave dhe konsultimeve në klinikat private për procesin “in vitro”. Ajo thotë se kjo i ndikoi edhe në sjelljen karshi bashkëshortit.

“Ka qenë stresuese dhe kam qenë pak agresive ato kohë. U bëra keq! Fillova ta përjetoj keq dhe ia hidhja fajin bashkëshortit”, ndan Manjola me Citizens.al

Për Gentjanën terapia te psikologu filloi paralelisht me nisjen e transfertës së dytë të fertilizimit “in vitro”.

“E kam vazhduar terapinë edhe pas lindjes. Ky është proces i ndërlikuar, por asgjë nuk është më e ndërlikuar se sa mëmësia”, rrëfen Gentjana.

Pyetjes nëse në të njëjtin proces ishte edhe partneri i saj, ajoi përgjigjet se “ata janë të lirë”.

“Partnerët mund të jenë aty të të mbështesin në proces, por e gjitha barra fiziologjike është mbi ty”, vijon më tej Gentjana.

Sipas psikologes Tana Aliaj, infertiliteti sjell sfida të shumta fizike, emocionale dhe psikologjike te çiftet. Aliaj analizon se në tërësi koncepti i shoqërisë shqiptare për familjen dhe prioriteti që i jepet krijimit të saj nxit ndjesi zhgënjimi dhe humbjeje në çiftet që nuk ia dalin dot.

Sipas saj, gratë ndikohen më shumë në këtë proces.

“Ky presion shpesh çon në izolim emocional dhe vështirësi në ruajtjen e mirëqenies mendore dhe të marrëdhënies në çift”, shpjegon më tej Aliaj.

Për Erlën, mospasja e një fëmije pas tre tentativash të fertilizimit “in vitro” solli zhgënjim pas zhgënjimi.

“Fillon pastaj një moment që fajëson veten. Nuk është se ka pasur ndonjë krisje. Kemi qenë të dy së bashku duke i dhënë kurajë njëri-tjetrit dhe duke vazhduar akoma, duke këmbëngulur”, tregon ajo.

Sipas psikologes Aliaj, edhe burrat edhe gratë pësojnë dhimbje e trishtim kur secili prej tyre mëson se është infertil. Mirëpo, ndjenja e fajit dhe vetmisë dominon më shumë te gratë, sidomos në realitetin shqiptar.

“Ato shpesh ndihen si ‘të paplota’ për shkak të perceptimit të rrënjosur se të qenit grua lidhet automatikisht me të qenit nënë. Madje, ndjenja e fajit shkon përtej vetes dhe lidhet me pritshmëritë familjare për ‘t’u bërë nënë për prindërit’ apo për të përmbushur rolin që shoqëria i ka përcaktuar”.

Aliaj thekson se ka një presion të shtuar mbi çiftet infertilë, lidhur kjo edhe me strukturat familjare tradicionale.

“Ky presion i jashtëm forcon ndjesinë se vlera e çiftit matet me aftësinë për të lindur fëmijë, duke e lënë pak hapësirë për kuptim dhe mirëkuptim,” thekson psikologia.

Në studime të ndryshme çiftet në pritje e kanë vlerësuar ankthin e fertilizimit “in vitro” si më të madh se çdo ngjarje tjetër të jetës së tyre. 

“Ndonëse zhvillimi i teknikave alternative ka ofruar shpresë për çiftet që përballen me infertilitetin është e rëndësishme të tejkalohen barrierat psikologjike dhe normat kulturore”, përfundon Aliaj.

Kosto të larta financiare, ende pak besim te “publikja”

Kostot e larta financiare dhe pamundësia ekonomike e shtynë Manjolën të shkonte jashtë shtetit, me shpresën se do të përfitonte nga programet sociale atje.

Për Gentjanën nuk ka një përgjigje të saktë të vlerës totale, pasi gjithë procesi ka qenë i fragmentarizuar në periudha të ndryshme.

“Rreth 2,500 euro ‘in vitro’ dhe nja 500 euro ilaçe. Pastaj për çdo transfertë diku te 1,000 euro,” tregon Gentjana.

Mirëpo, ajo kujton se për 14 injeksionet që ia bëri vetes për të përgatitur vezën për procesin e fertilizimit, iu desh të shkonte në Prishtinë, për shkak të kostos së përgjysmuar.

“Të nesëmem i kemi hipur makinës, shkuam në Prishtinë me firgorifer me vete. Diferenca ishte 500 euro deri në 1 mijë euro”, rrëfen Gentjana.

“Nëse dua edhe sot të provoj për një fëmijë të dytë, kam embrione në ngrirje dhe mund të shkoj ta bëj sërish procesin”, shton ajo, duke theksuar edhe kostot e analizave të herëpashershme për të gjithë procesin.

Nga ana tjetër, Brikena tregon për një kosto rreth 8,000 euro.

“Nga fillimi, analizat e mia, të bashkëshortit, pagesën që ishte 3,000 euro dhe ‘in vitro’, embrionet, vizitat, ekot e njëpasnjëshme,” rendit ajo në llogaritjen totale.

Kostoja më e lartë është paguar nga Erla, për shkak se ajo dhe bashkëshorti provuan katër herë. Sipas saj kostoja ka shkuar në 80,000 euro.

“S’do ta besosh, por ka shkuar… ka shkuar kaq sepse mjekimet dhe stimulimet janë të shtrenjta, edhe procedura kushton, analizat përsëri kushtojnë”, na tregon Erla.

Spitali Obstretik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”/Ministria e Shëndetësisë.

Në shkurt të vitit 2024, shërbimi i fertilizimit “in vitro” nisi në sistemin shëndetësor publik, pranë Spitalit Universitar Obstetrikë Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Pavarësisht se laboratori për fertilizimin u ndërtua në këtë institucion prej vitit 2013, financuar nga Bashkimi Evropian me rreth 250 mijë euro dhe trajnim të mjekëve jashtë vendit, kjo sallë nuk u hap kurrë për 11 vite.

Sipas të dhënave nga spitali “Koço Gliozheni” prej nisjes së shërbimit ka pasur shumë kërkesa nga çiftet shqiptare.

“Në vitin 2024 ka pasur 73 aplikime, ndërsa për vitin 2025 deri më tani janë 117 aplikime”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Citizens.al nga spitali obstetrikë-gjinekologjik.

Megjithatë, ky proces është përzgjedhës. Sipas formularëve që plotësohen nga çiftet që nisin këtë procedurë, mosha e grave që pranohen për të kryer teknikat e FIV-ICSI (fertilizimi in vitro dhe Injektimi Intracitoplazmatik i Spermatozoidit) nuk duhet të kalojë 42 vjeç për gratë që kanë cikël menstrual të rregullt.

Sipas spitalit “Koço Gliozheni”, në vitin 2024, nga 73 aplikime janë pranuar 30 dhe nga 117 aplikime deri më tani në 2025-ën janë pranuar 53 çifte që plotësojnë kriteret.

Në vitin 2024 ka pasur 9 rezultate pozitive, ndërsa në vitin 2025 (deri më tani) janë 12 rezultate pozitive. Por nga të gjitha këto vetëm dy lindje të shëndetshme janë shënuar në spitalin “Koço Gliozheni” përmes fertilizimit “in vitro”.

Andrologu Dani shpjegon se përse rezultatet pozitive nuk përkthehen në lindje. Ai thotë se mund të ndodhë që të jetë kryer me sukses transferta e vezëve të pllenuara në uterus, por më pas ajo të mos zhvillohet më tej.

Megjithatë, Erla dhe Brikena, të dyja pjesë e administratës publike rrëfejnë se edhe nëse do t’iu jepej mundësia për ta kryer procesin në shtet, sërish do të zgjidhnin ta merrnin këtë shërbim në privat.

“Kam besim te mjeku që jam dhe nuk do ta ndërroja. Kam ndërruar disa mjekë dhe te ky kam gjetur besim”, rrëfen Erla.

“Ne që punojmë në shtet shkojmë të privati mbarojmë punë. Punojmë vetë aty dhe na sorollasin, jo më një qytetar i thjeshtë që nuk di ku të shkojë”, shprehet me mosbesim Brikena.

Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” ende në rishqyrtim nga ekspertët

“Me buxhetin e vitit të ardhshëm, rreth 150 çifte të reja do të mbështeten për të realizuar ëndrrën e tyre për të krijuar familje”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në dhjetor të 2024, duke u shprehur se ky shërbim brenda 2025-ës do të ofrohet edhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Mirëpo, në aspekt ligjor fertilizimi “in vitro” u soll sërish në vëmendje përmes projektligjit “Për shëndetin riprodhues dhe atë seksual” që synon të garantojë të drejta seksuale dhe riprodhuese për qytetarët. Në këtë projektligj nuk përcaktohet qartë se si do të mbështeten çiftet që nuk munden dot të bëjnë fëmijë.

“Projektligji është tërhequr nga ministria, pas konsultimeve publike që ato patën në faqen e tyre online dhe që nga ai moment, nuk ka më asnjë reagim”, tha për Citizens.al Zheni Gjergji, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.

Sipas deputetes Gjergji, ky projektligj nuk kishte asnjë paketë sociale të parashtruar për gratë në nevojë dhe që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë fertilizimin “in vitro”.

“Nuk ishte parashikuar asgjë, as nuk e citonte që do të ishte në institucionet publike, por thoshte në institucionet publike dhe jopublike. Nuk është se ishte prioritet publiku. Por ishte publike dhe private”, argumenton deputetja Gjergji.

Sipas Gjergjit, Shqipëria nuk ka ende një regjistër kombëtar të infertilitetit, duke mos pasur mundësi kësisoj të hartohen politika të duhura shtetërore.


*Emrat janë ndërruar për të ruajtur privatësinë e zonjave që besuan të rrëfejnë historinë e tyre për Citizens.al

The post “Fertilizimi in vitro”: Rruga e gjatë e çifteve për një fëmijë appeared first on Citizens.al.

“Kam patur momente pasigurie, nuk doja të dilja…”/ Rrëfehet ndryshe Kiara Tito, zbulon periudhën e errët të jetës…

2 July 2025 at 20:11

E ftuar në një emision televiziv Kiara foli hapur për momentet e pasigurta që kishte përjetuar dhe vendimin që i dha një drejtim të ri jetës së saj, si në aspektin personal ashtu edhe profesional.

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka ndarë së fundmi një rrëfim të ndjerë për periudhën e vështirë që ka kaluar para se të bëhej pjesë e reality show-t “Big Brother VIP Albania”, i cili, sipas saj, i ndryshoi tërësisht jetën.

“Po të mos isha futur në Big Brother, nuk do të kisha këtë jetë që kam tani. Nuk do të kisha Lunën, nuk do të kisha takuar Luizin dhe ndoshta nuk do të isha kthyer më në televizion. Ishte një periudhë ku nuk dija çfarë doja nga jeta. Ishte ose gjithçka, ose asgjë”-u shpreh moderatorja.

Ajo tregoi se ishte tërhequr nga jeta publike dhe shoqëria, duke pranuar se e kishte humbur motivimin dhe dëshirën për të vazhduar në botën e televizionit.

“Nuk do ta kisha takuar Luizin jashtë, sepse nuk dilja më në rrugë, nuk doja të shfaqesha më askund, nuk doja të isha më pjesë e ekranit”.

Kiara shtoi se pjesëmarrja në reality show rezultoi të ishte një pikë kthese që e ndihmoi të rindërtonte jetën dhe identitetin e saj.

“Ndoshta fati luan rolin e vet, por në fund janë vendimet tona ato që e ndryshojnë rrjedhën e jetës”.

Sot, Kiara gëzon një jetë të lumtur familjare përkrah Luiz Ejllit dhe vajzës së tyre të vogël, Lunës, ndërsa mbetet një figurë e dashur për publikun shqiptar, duke dhënë shpesh mesazhe frymëzuese për ata që ndodhen në udhëkryq jetësor.

The post “Kam patur momente pasigurie, nuk doja të dilja…”/ Rrëfehet ndryshe Kiara Tito, zbulon periudhën e errët të jetës… appeared first on Sot News | Lajme.

46 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

By: user7
5 June 2025 at 09:59

Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu iu afrua kufirit të 46 mijë anëtarëve. Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve arriti në 46 337 anëtarë, në rritje me 3.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i këtyre skemave në shoqëri ngelet ende shumë modest. Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat ngelet në afërsisht 3% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 13.36 miliardë lekë, në rritje me 3.8% që nga fillimi i vitit dhe me 88.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Në fund të tremujorit të parë, në treg ishin aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese. Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 42.13% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 34.84%, Raiffeisen Pension me 10.35%, Albsig Pension me 10%, Smart Pension, me 1.4% dhe Sigal Pro, me 1.27%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 38.54% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.71%, Raiffeisen Pension, me 20.49%, Albsig Pension me 8.88%, Smart Pension, me 0.97% dhe Sigal Pro, me 0.4%. Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat./Monitor

The post 46 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat appeared first on Lapsi.al.

Vdes një italian në Tiranë, pas operacionit në një klinikë dentare private

24 May 2025 at 11:24

Një shtetas italia ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se ai ishte paraqitur në spitalpara dy ditësh, pasi nuk ndihej mirë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare private në Tiranë, që e kishte kryer më 20 Maj. Viktima është shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me […]

The post Vdes një italian në Tiranë, pas operacionit në një klinikë dentare private appeared first on BoldNews.al.

“Dashuria e njerëzve më ka mbushur zemrën”/ Ndarja me bashkëshortin, flet koreografja e njohur Enada Hoxha

23 May 2025 at 21:13

E rrallë në intervista, por duke folur e sinqertë për jetën e saj private, koreografja e njohur Enada Hoxha rrëfehet sot. Sa e rëndësishme ka qenë puna për të në këtë periudhë, Enada shpreh me mirënjohje se angazhimi profesional ka qenë një burim force dhe stabiliteti.

Shumë e rëndësishme dhe falë punës, çdo gjë po kalon më së miri. Jo vetëm unë mendoj, por mendoj që është një fakt që në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Duhet të jemi shumë falënderues dhe mirënjohës Zotit që na rrethon me njerëz që na duan fort, që na mbështesin dhe unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm, duke filluar nga njerëzit me të cilët jetoj, familjarët e mi, njerëz që pafund më shprehin dashuri çdo ditë, e kam zemrën plot.

The post “Dashuria e njerëzve më ka mbushur zemrën”/ Ndarja me bashkëshortin, flet koreografja e njohur Enada Hoxha appeared first on Sot News | Lajme.

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

16 May 2025 at 10:32

Një grua është vënë nën hetim nga Policia e Vlorës, pas denoncimit të një gruaje tjetër, se i ndërhynte në jetën private. Më konkretisht është proceduar penalisht shtetasja E. B., 40 vjeçe, pasi shtetasja R. R., 43 vjeçe, pretendon se 40-vjeçarja i ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme në jetën private, nëpërmjet telefonatave dhe e-mail-eve. […]

The post “Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim appeared first on BoldNews.al.

SHBA konfirmon planin për shpërndarjen e ndihmave në Gaza përmes firmave private

9 May 2025 at 18:14

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se po përgatiten të implementojnë një sistem të ri për ofrimin e ndihmës humanitare në Gaza përmes kompanive private, ndërkohë që bllokada izraelite vazhdon për të tretin muaj me radhë.

Ky plan ka shkaktuar shqetësime dhe kundërshtime, veçanërisht nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me këtë iniciativë.

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka shpjeguar se “qendrat e shpërndarjes” të mbrojtura nga kontraktorë sigurie do të sigurojnë ushqim dhe furnizime të tjera për mbi një milion palestinezë në Gaza. Ky plan është pjesë e një përpjekjeje për të parandaluar grupin Hamas nga vjedhja e ndihmave humanitare. Huckabee theksoi se Izraeli nuk do të marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmës, por do të sigurojë perimetrin e qendrave të shpërndarjes.

Megjithatë, ky plan është përballur me kundërshtimin e agjencive të OKB-së, të cilat e kanë konsideruar sistemin të papranueshëm për shkak të ndikimit të mundshëm politik dhe të sigurisë mbi ndihmën humanitare. Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke, ka deklaruar për BBC-në se OKB-ja nuk do të marrë pjesë në këtë plan, duke theksuar se sistemi është në kundërshtim me parimet themelore të çdo organizate humanitare parimore.

Kjo zhvillim vjen në një kohë kur Gaza po kalon një krizë humanitare të thellë pas ndërprerjes së furnizimeve nga Izraeli që nga fillimi i marsit. Ndërprerja e ushqimit, ilaçeve, karburantit dhe strehimeve ka goditur rëndë rreth 2.1 milionë banorët e Gazës. Sipas OCHA, një e treta e kuzhinave të komunitetit janë detyruar të mbyllen për shkak të mungesës së ushqimit dhe karburantit.

Po ashtu, çmimet e ushqimeve bazë janë rritur në mënyrë dramatike, me një qese mielli prej 25 kg që tani shitet për 415 dollarë, një rritje 30-fish krahasuar me fundin e shkurtit.

Ky plan i SHBA-së për të përdorur firmat private për shpërndarjen e ndihmave është pjesë e përpjekjeve për të adresuar krizën në Gaza, por ka shkaktuar debate të mëdha për mënyrën e menaxhimit të ndihmave dhe sigurinë e personave të përfshirë në këtë proces.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA konfirmon planin për shpërndarjen e ndihmave në Gaza përmes firmave private appeared first on Euronews Albania.

Rudina Dembacaj rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës së saj: “Vitin e kaluar në janar pata një…”

27 April 2025 at 20:49

Në një rrëfim të ndjerë, Rudina Dembacaj ka ndarë me publikun një përvojë shumë të dhimbshme që përjetoi vitin e kaluar. Moderatorja tregoi se në janar kishte kaluar një abort spontan, pa ndonjë arsye të qartë mjekësore.

Megjithatë, Rudina zgjodhi ta shihte këtë ngjarje të rëndë nga një këndvështrim më pozitiv, duke e përshkruar si një moment reflektimi dhe forcimi për të dhe familjen e saj.

“Unë vitin e kaluar në janar pata një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar. Zgjodha ta përjetoja këtë situatë në një mënyrë tjetër. Ishte një përvojë që na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam”.

The post Rudina Dembacaj rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës së saj: “Vitin e kaluar në janar pata një…” appeared first on Sot News | Lajme.

Nga paniku tek përgatitja/ Pse po rritet kërkesa për ndërtimin e bunkerëve në Evropë?

2 April 2025 at 22:10

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë dhe përshkallëzimi i tensioneve ndërkombëtare kanë shtuar ndjeshëm interesin për mbijetesë dhe siguri, veçanërisht në Spanjë. Sipas industrisë së ndërtimit të bunkerëve, kërkesat për strehimore private janë rritur me 200% që nga fillimi i luftës në vitin 2022, një fenomen që po përhapet edhe në vende si Gjermania, Franca dhe shtetet baltike.

Shumë qytetarë dhe familje po kërkojnë mënyra të avancuara për të siguruar mbrojtjen në rast të një konflikti të mundshëm. Një shembull konkret është një bunker në Spanjë i dizajnuar për të mbijetuar rrezatimin bërthamor. Ai është i pajisur me dushe speciale, mure të trasha betoni dhe çeliku, dyer blinduara dhe sisteme të pavarura për furnizim me energji dhe ujë të pijshëm deri në 1000 litra. Fernando Díaz, menaxheri i kompanisë VIP Bunker, e përshkruan këtë hapësirë si një “apartament me siguri të lartë”, që mund të ofrojë mbrojtje për muaj të tërë.

Megjithatë, këto strehimore kanë një kosto të lartë prej 150,000 €, një investim që shumica e qytetarëve nuk mund ta përballojnë. Si rezultat, disa individë po krijojnë hapësira të sigurta në shtëpitë e tyre, duke grumbulluar ushqime dhe pajisje emergjence.

Në këtë kontekst, Bashkimi Evropian ka kërkuar që qytetarët të përgatisin komplete mbijetese për të paktën 72 orë dhe ka bërë thirrje për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve civile dhe ushtarake për të përmirësuar gatishmërinë ndaj krizave të mundshme.

The post Nga paniku tek përgatitja/ Pse po rritet kërkesa për ndërtimin e bunkerëve në Evropë? appeared first on Sot News | Lajme.

“Më jep 1 mijë euro, të fshi fotot nga TikTok-u”/ Arrestohet i riu në Tiranë, shantazhoi 33-vjeçarin

31 March 2025 at 09:54

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Imazhi” ka goditur dy raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë. Më konkretisht, në një rast ka arrestuar një 27-vjeçar dhe ka proceduar një 25-vjeçare, pasi akuzohen se kanë kanosur një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi […]

The post “Më jep 1 mijë euro, të fshi fotot nga TikTok-u”/ Arrestohet i riu në Tiranë, shantazhoi 33-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Zhaku rrëfen detaje tronditëse: Isha 15-vjeç kur pija bar dhe alkool që në 8 të mëngjesit

By: M C
16 February 2025 at 19:39

Inida Gjata, artistja dhe gazetarja e njohur si Zhaku është rikthyer në ekran pas shumë kohësh mungese.

E ftuar në “Profil” në Euronews, Zhaku ka zbuluar detaje tronditëse nga rinia e saj, abuzimin me drogën dhe alkolin, deri në pikën ku jeta e saj ka qenë në dorë të zotit.

“Ku rafsha mos u vrafsha, është përcaktimi që i bëj vetes. Shyqyr nuk jam më ashtu, shpesh herë kam qenë vërtetë në dorë të Zotit. Kur unë kam qenë e re, 15-vjeçe këtu ka qenë 1997, ne na lanë pa shkollë, plumba gjithandej, kriminelë gjithandej.

Ne gjithë ditën pinim barë sa këtu atje. Unë në gjimnaz në vend të shkoja në mësim orën e parë shkoja te klubi i lagjes e porosisja një “kaçurrel”, (pije alkoolike). Abuzim sikur isha një njeri komplet i dëshpëruar që nuk ke fare të ardhme që në pikë të mëngjesit kaçurel, rrugëve”,- tha Zhaku.

Sipas Zhakut ishte Gjermania ajo e cila e bëri të kuptonte se po jetonte një jetë të cilën nuk e donte

“Këtu mu mbyllën të gjitha dyert, e vetmja derë e hapur ishte Kristjani dhe Gjermania. Kështu 31 vjeçe nisa jetën nga e para shkova në Gjermani, mësova Gjuhën, krijova një jetë të re, s’më njihte askush. Nisa një jetë shumë të thjeshtë. Punoja në kuzhinë.

Një jetë që e bën çdo emigrant. Mua më bëri shumë mirë. Ishte një zbor i mirë që e meritoja dhe ja uroj çdokujt, sepse unë duke qenë në gjendje depresive para se të ikja.

Në ato momente njeriu ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, vetëm ajo është zgjidhje në këto momente të marrësh një vendim radikal. nuk doja fare të ekzistoja në Shqipëri dhe sa herë shikoja ndonjë koment, u thoja mos të më përmendnin. Kisha nevojë për këtë restart.

Mbi të gjitha kuptova se para se të mendoj të shpëtoj botën, duhet të shpëtoj veten”,- tha Zhaku.

The post Zhaku rrëfen detaje tronditëse: Isha 15-vjeç kur pija bar dhe alkool që në 8 të mëngjesit appeared first on Albeu.com.

Raketa SpaceX nis misione private në Hënë

15 January 2025 at 13:37

Dy tokëzues hënor të ndërtuar nga kompani private në SHBA dhe Japoni janë larguar nga Toka me një raketë SpaceX si pjesë e një udhëtimi në Hënë. Falcon 9 u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida në orën 01:09 me orën lokale të mërkurën, duke mbajtur tokëzues që i përkasin Aeroplanit Amerikan Firefly dhe hapësirës hapësinore të Japonisë.

Zbarkuesit përfundimisht do të ndahen sapo të arrijnë në orbitën e Hënës dhe të kryejnë eksplorime të pavarura. Ato janë më të fundit në një numër në rritje të misioneve komerciale në Hënë. Roveri i Firefly, Blue Ghost, pritet të marrë rreth 45 ditë për të arritur në Hënë, pasi të jetë ndarë nga raketa SpaceX.

Më pas do të shpojë, mbledhë mostra dhe gjithashtu do të marrë imazhe me rreze X të fushës magnetike të Tokës për të “përparuar kërkimin për misionet e ardhshme njerëzore në Hënë dhe për të ofruar njohuri se si moti i hapësirës ndikon në planet”, sipas SpaceX.

Ndërkohë, zbarkuesit Resilence të Space do t’i duhen deri në pesë muaj për të arritur në sipërfaqen e Hënës, ku do të vendosë një rover për eksplorim dhe përpjekje për të grumbulluar materiale të sipërfaqes së lirshme të njohur si regolith.

Nasa po mbështet përpjekjen, e cila, nëse do të jetë e suksesshme, do të jetë dërgesa e saj më e madhe komerciale në Hënë deri më tani. Intuitive Machines vitin e kaluar u bë veshja e parë komerciale që vendosi një tokëzues në Hënë , një arritje e realizuar më parë vetëm nga SHBA, Bashkimi Sovjetik, Kina, India dhe Japonia.

Më vete, SpaceX po kryen gjithashtu testin e shtatë të fluturimit orbital të raketës së saj Starship, e cila do të ngrihet nga Teksasi në orën 16:00 me kohën lokale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raketa SpaceX nis misione private në Hënë appeared first on Euronews Albania.

Plan për të luftuar ndotjen e ajrit? Tirana ndalon përdorimin e makinave çdo ditë

5 January 2025 at 14:44

Në Tiranë mund të ndalohet përdorimi i makinës çdo ditë të javës. Propozimi  është hedhur me synimin për të ulur nivelin e ndotjes.

Me argumentin për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit, qarkullimi i lëvizjes me makinë do të kufizohet në kryeqytet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar planin, ku propozon që nxjerrja e makinave private në rrugë, të bëhet në ditë të caktuara të javës, për shembull sipas targës së makinës.

Kjo masë, e hedhur për konsultim publik, mund të nisë të zbatohet brenda këtij viti, nëse kalon për miratim, ndërsa një praktikë e ngjashme, është vendosur edhe në qytete të mëdhenj në Europë, SHBA dhe Azi.

Ndërkohë, plani kombëtar për të reduktuar emetimet e gazeve me  efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve.

The post Plan për të luftuar ndotjen e ajrit? Tirana ndalon përdorimin e makinave çdo ditë appeared first on Sot News | Lajme.

Erjola Doçi rrëfehet pa rezerva për jetën private

By: D Marku
22 December 2024 at 22:15

Moderatorja Erjola Doçi ka zbuluar për herë të parë disa detaje të jetës së saj private gjatë një interviste në emisionin “Pa filtra” në Top Channel.

Ajo u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka nëse është në një lidhje dhe përgjigjja e saj ishte se është e lumtur dhe e plotësuar, duke lënë të kuptohet se ka një jetë të kënaqshme, por pa dhënë detaje specifike mbi një marrëdhënie të mundshme.

Pjesë nga biseda:

Sharka: Je apo nuk je me dikë?

Doçi: Mundohem ta mbaj jetën private. Por një gjë është e sigurt, jam shumë e lumtur. Kur njeriu është i lumtur, do të thotë që është i plotësuar.

Sharka: Momenti yt më i sikletshëm në këtë sezon të parë të “Pa filtra”

Doçi: Ai ‘prank’ (qeshin të dy).

The post Erjola Doçi rrëfehet pa rezerva për jetën private appeared first on Albeu.com.

Heshtja që solli padrejtësitë

By: Ardit
9 December 2024 at 18:54

Nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë Dhoma e Përmbarimit nuk reshti nga viti 2015 e në vazhdim ta denoncojë fenomenin e “Mashtrimit me kredi”, por shteti në gjithë zinxhirin e tij hierarkik bashkë me Bankën e Shqipërisë – HESHTI! Kjo është letra e pestë publike, në të pestin vit rresht, që ne e drejtojmë […]

The post Heshtja që solli padrejtësitë appeared first on BoldNews.al.

A mund të jetë kjo zgjidhja për problemin e pensioneve?

8 December 2024 at 09:39

Banka e Shqipërisë sugjeroi edhe këtë vit ngritjen e një kolone të dytë të pensioneve, me kontribut të detyrueshëm. Qeveria shqiptare po e merr seriozisht në konsideratë një zgjidhje të tillë. Nëse shumica aktuale do të marrë një mandat të ri qeverisës, me shumë mundësi pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, pritet të propozohen ndryshime […]

The post A mund të jetë kjo zgjidhja për problemin e pensioneve? appeared first on BoldNews.al.

“Ikin” koncesionet private, vijnë monopolet shtetërore

By: Oldi
23 November 2024 at 08:25

Për shumë vjet, Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, ishin ndër aktivitetet më fitimprurëse në ekonomi, teksa në të shumtën e rasteve, riskun financiar e mori përsipër shteti. Madje, siç po rezulton nga hetimet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka edhe raste kur kompanitë marrin paratë nga buxheti dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë […]

The post “Ikin” koncesionet private, vijnë monopolet shtetërore appeared first on BoldNews.al.

Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë

By: V K
15 November 2024 at 11:25

Atentati mafioz i 30 Tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati mes tyre dhe dy njerëz të pafajshëm, çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha, tronditi mbarë opinionin publik.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, gazetarja Anila Hoxha, theksoi se jo zyrtarisht pranohet se personi që del në foto i gjakosur është Ibrahim Lici, një prej të shumëkërkuarve në vend.

Sipas saj, ka disa versione jo zyrtare se ai mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

“Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici.

Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime.

Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”, tha gazetarja në emisionin Breaking të Top News.

Sipas gazetares, autorët kanë lënë gjurmë në vendngjarje dhe mund të ketë një emër nga policia, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Në automjet ai ishte me vëllanë dhe shokun e tij. Ndaj duhet të kemi parasysh grupet kriminale janë më të informuar se vetë institucionet kur bëhet fjalë për të kërkuar. Ky rast vërtetoi se grupet kriminale kanë informacione ‘ekskluzive’ për kundërshtarët e tyre.

Nuk mund të them nëse Ibrahim Lici po largohej nga Shqipëria për sa kohë ai kishte ardhur, por them me garanci se ky krim është i një natyre tejet të sofistikuar, por autorët kanë lënë gjurmë pas dhe mund të themi se do të kemi një emër“, theksoi gazetarja./TPZ

The post Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë appeared first on Albeu.com.

❌
❌