Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Eliza Hoxha: Shteti ka dështuar të mbrojë qytetarët e tij në Hagë

14 July 2025 at 19:35

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha nga Platforma “Liria ka emër” ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për mënyrën se si e kanë trajtuar raportin me Dhomat e Specializuara në Hagë. Ajo ka theksuar mungesën e llogaridhënies, transparencës dhe mbështetjes institucionale për të akuzuarit kosovarë që po gjykohen atje.

Në një intervistë në emisionin “Five” të Televizionit Dukagjini, Hoxha ngriti shqetësime për funksionimin dhe qëllimin themelor të Dhomave të Specializuara, duke thënë se aktakuzat aktuale nuk përputhen me rrëfimin për të cilin ishte themeluar ky institucion.

“Qysh në fillim kemi qenë të zëshëm dhe me shumë delikatesë e kemi adresuar ndjeshmërinë dhe faktin që këto dhoma operojnë jashtë territorit të Kosovës. Juridikisht dhe kushtetueshëm, ato i detyrohen Kosovës, por ka munguar përgjegjësia e vërtetë për llogaridhënie,” theksoi Hoxha.

Ajo kritikoi edhe mënyrën se si janë mbajtur seancat informuese nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara, duke i cilësuar ato si formale dhe pa mundësi për dialog real me publikun. “Këto procese ishin vetëm për të bërë një ‘tik’, jo për të informuar publikun se çfarë po ndodh realisht në Hagë,” tha ajo, duke përmendur edhe mungesën e hapësirës për pyetje në prezantimet e kryetares Ekatarina Trendafilova.

Hoxha përkujtoi se tre vite më parë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut kishte kërkuar të vizitonte të akuzuarit në Hagë për të vëzhguar gjendjen e tyre, por kjo nuk ishte lejuar. Ajo e cilësoi këtë si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Shteti i Kosovës ka dështuar të sigurojë mbështetje juridike dhe financiare për qytetarët e vet. Janë dashur individë, PDK-ja dhe fondacione të ndryshme që të ndërhyjnë për të ndihmuar procesin e mbrojtjes,” u shpreh Hoxha, duke kritikuar edhe reduktimin e fondeve për mbrojtjen përmes një udhëzimi administrativ.

Ajo përfundoi se përgjegjësia është e dyanshme: Dhomat e Specializuara që kanë funksionuar në mënyrë të mbyllur e të anshme dhe institucionet e Kosovës që kanë treguar mosinteresim dhe mungesë angazhimi për qytetarët e vet të akuzuar.

Ndryshe, sot në konferencën “Lira ka Emër”, akademik Arsim Bajrami ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës së Kosovës, të drejtave themelore të njeriut dhe për komplot ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së.

Bajrami e cilësoi këtë Gjykatë si “derivat i një raporti të rremë dhe të fabrikuar nga Dick Marty”, që sipas tij u sponsorizua nga Rusia dhe Serbia.

Ai tha se përmes këtij procesi, po tentohet të rishkruhet historia moderne e Kosovës dhe të inkriminohet padrejtësisht lufta çlirimtare.

“Gjykata Speciale është një projekt i montuar politikisht për ta shtrembëruar të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare. Ajo është ndërtuar mbi një mashtrim ordiner të Raportit të Martyt dhe për këtë heshtja e Këshillit të Evropës është bashkëfajësi e pastër”, theksoi Bajrami.

Ai kritikoi ashpër edhe vetë institucionet e Kosovës, duke i konsideruar si të dështuara në mbrojtjen e luftës çlirimtare dhe të qytetarëve që po përballen me këtë proces gjyqësor.

“Kuvendi e formoi Gjykatën Speciale me mirëbesim për drejtësi, por ajo tani është shndërruar në një gjykatë monoetnike e diskriminuese, që bashkëpunon më shumë me Serbinë sesa me autoritetet e Kosovës”, deklaroi ai.

Bajrami renditi një sërë shkeljesh që, sipas tij, e bëjnë këtë gjykatë të paligjshme dhe të paragjykuar: mbajtje të gjatë e të pajustifikuar në paraburgim, mohimi i barazisë së palëve në proces, dëshmi të fabrikuara e të përcjella nga shërbimet sekrete serbe, si dhe mungesë totale transparence dhe monitorimi ndërkombëtar.

Në lidhje me aktakuzën për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, Bajrami tha se ajo është juridikisht e paqëndrueshme dhe politikisht e rrezikshme.

“UÇK-ja nuk ka qenë ushtri shtetërore me komandë qendrore. Ishte një lëvizje popullore, një guerile patriotike që s’kishte as strukturë shtetërore dhe as plan të përbashkët kriminal. Plani i vetëm shtetëror ishte ai i Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, përmes operacionit gjenocidal ‘Patkoi’”, theksoi akademiku.

Ai kritikoi rëndë institucionet kosovare për dështimin në mbështetjen e të akuzuarve dhe në ndërkombëtarizimin e shkeljeve që po ndodhin në këtë proces.

The post Eliza Hoxha: Shteti ka dështuar të mbrojë qytetarët e tij në Hagë appeared first on Telegrafi.

Lodhja nga nxehtësia, goditja termike dhe ndihma urgjente paraspitalore

5 July 2025 at 15:41

Vera e shumëpritur sjell me vete destinacione joshëse pushimesh, dalje natën, shëtitje përgjatë lumit, not në pishina, lumenj, liqene, det etj. Por kjo stinë sjell një sërë problemesh të mundshme shëndetësore

Prof. ass.dr. Isuf Bajrami
Specialist i mjekësisë urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente, Prishtinë

Temperatura është një gjendje patologjike për shkak të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, e cila shkakton një ndryshim të sistemit të termorregullimit hipotalamik. Ajo çon në ngritje të temperaturës së trupit mbi vlerën e konsideruar normale, rreth 36.8°C.

Probleme të vogla të shkaktuara nga nxehtësia:

• Ënjtje e kyçit të këmbës
• Ngërçe, fascie
• Skuqje të shkaktuara nga nxehtësia (miliaria)

Probleme më serioze janë lodhja nga nxehtësia dhe goditja nga nxehtësia. Ato ndodhin në rrethanat e mëposhtme:

1. Goditja klasike e nxehtësisë pa mbingarkesë shkaktohet nga temperaturat e jashtme shumë të larta. Është më e zakonshme te të moshuarit në zonat me klimë shumë të nxehtë.

2. Goditja nga nxehtësia me sforcim shkaktohet nga prodhimi i tepërt i nxehtësisë. Ndodh te: sportistët, punëtorët fizikë, zjarrfikësit, ushtarët fillestarë, përdoruesit e saunës.

3. Medikamentet dhe barnat e ndryshme mund të predispozojnë për zhvillimin e sëmundjes nga nxehtësia. Përveç kësaj, njerëzit që marrin drogë (p.sh. kokainë, ekstazi, amfetaminë) dhe më pas kërcejnë fort mund të sëmuren nga sëmundja e nxehtësisë.

                                                Goditja nga nxehtësia, kategoritë me rrezik dhe simptomat

Vlerësimi

Siguroni vendin e ngjarjes dhe zbatoni masat e mbrojtjes personale. Vlerësoni ABCDE -vlerësoni nivelin e vetëdijes me Glasgow Coma Scale (GCS).

Është e rëndësishme të dyshohet për lodhje nga nxehtësia/goditje nga nxehtësia, të vlerësohet historia mjekësore, rrethanat dhe çrregullimet e vërejtura gjatë ekzaminimit fizik. Megjithatë, mund të jetë e rrezikshme të supozohet se kolapsi i sportistit është shkaktuar vetëm nga nxehtësia.

Shkaqe të tjera të mundshme, si diabeti ose problemet e zemrës, duhet të kontrollohen. Te lodhja nga nxehtësia, pacienti mund të ketë simptoma të ngjashme me gripin si:

• Dhimbje koke
• Të përziera
• Marramendje
• Të vjella
• Spazma

Temperatura e trupit mund të jetë e ngritur (zakonisht nën 41°C), rrahjet e zemrës do të rriten, frymëmarrja përshpejtohet, presioni i gjakut ulet dhe djersitja është e pranishme. Dallimi midis goditjes nga nxehtësia dhe lodhjes nga nxehtësia është se pacienti me goditje nga nxehtësia do të ketë simptoma neurologjike si:

• Çrregullim i vetëdijes
• Ataksi
• Konvulsione

Për më tepër, temperatura e trupit do të jetë gjithmonë e ngritur, rregullisht mbi 41°C. Djersitja nuk duhet të jetë e pranishme.

Vapa është rreziku kryesor jo vetëm për personat që vuajnë nga patologji kardiake. Në rast të humbjes së vetëdijes nevojitet trajtim mjekësor urgjent

Trajtimi

• Filloni të kujdeseni për ABCDE
• Jepni oksigjen (ngopja e synuar >94 %)
• Matni nivelin e glukozës në gjak
• Nëse pacienti është plotësisht i vetëdijshëm dhe pa shqetësime të sistemit nervor qendror (lodhje nga nxehtësia), ai mund të trajtohet me zëvendësim të lëngjeve orale; nëse është e mundur, të përdoret tretësirë izotonike për rehidrim.
• Në rastet e rënda hapni një linjë intravenoze dhe filloni rehidratimin me tretësirë fiziologjike.

Te individët e shëndetshëm me lodhje nga nxehtësia, zëvendësimi fillestar i lëngjeve duhet të administrohet përpara se shenjat vitale të bëhen patologjike.

– Nëse pacienti ka simptoma që tregojnë rraskapitje nga nxehtësia, atëherë duhet të jepet bolus prej 250 ml tretësirë fiziologjike.
– Vëllimet e mëdha të lëngjeve duhet të shmangen pasi ato mund të shkaktojnë edemë të trurit.
– Nëse nuk ka puls qendror ose periferik, atëherë kërkohen boluse prej 250 ml tretësirë fiziologjike, në sasi totale deri në 1 litër.

Kujdesi

Gjatë ekzaminimit të parë, është e nevojshme të hapet linja intravenoze (rruga intraoseale merret parasysh). Shenjat vitale duhet të rivlerësohen pas çdo bolusi të lëngjeve dhe para administrimit të mëtejshëm të lëngjeve.

• Monitoroni vazhdimisht ritmin e zemrës
• Zhvendoseni pacientin nga ambienti i nxehtë ose, nëse është e mundur, largoni shkakun
• Zhvendoseni pacientin në automjet me ajër të kondicionuar, nëse ka mundësi
• Matni temperaturën e trupit të pacientit; do të ishte më mirë të matej temperatura rektale (dhe temperatura e ambientit, nëse është e mundur)
• Hiqni rrobat
• Filloni ftohjen
• Largojeni pacientin nga ambienti i nxehtë
• Spërkateni pacientin me ujë të vakët dhe drejtojini ventilatorët për të fryrë ajrin në lëkurën e lagur.
MOS përdorni ujë të ftohtë sepse mund të shkaktojë vazokonstriksion dhe të reduktojë humbjen e nxehtësisë.
• Mund të vendosni akull në sqetull, qafë dhe ijë
• Vendosni peshqirë të lagur me ujë të ftohtë në faqe, pëllëmbë dhe shputa
• Filloni transportin urgjent të pacientit për në spital me kondicionerin ndezur ose me dritare të hapura
• Nëse pacienti është jashtëzakonisht i shqetësuar dhe i çorientuar, mund t’i jepet diazepam intravenoz (5-10 mg ngadalë intravenoz)
• Çdo gjë e vërejtur dhe e zbatuar duhet të regjistrohet në dokumentacionin mjekësor
• Njoftoni pranimin e urgjencës në spital për mbërritjen e pacientit, nëse është e nevojshme
• Vazhdoni trajtimin e pacientit gjatë rrugës për në spital.

Rekomandime

• Mbani barnat në temperaturë nën 25 °C ose në frigorifer (lexoni udhëzimet për ruajtjen e barit).
• Kërkoni këshillën e mjekut nëse keni sëmundje kronike ose jeni duke marrë medikamente të shumta.

Nëse ju ose të tjerët përreth jush nuk ndiheni mirë:

• Kërkoni ndihmë nëse keni marramendje, dobësi, lodhje, ankth ose jeni jashtëzakonisht të etur dhe keni dhimbje koke të fortë; shkoni në një vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur dhe matni temperaturën.
• Pini ujë ose lëng frutash për t’u rehidratuar.
• Qetësohuni dhe shtrihuni në një dhomë të ftohur; nëse keni ngërçe të dhimbshme, më shpesh në këmbë, krahë ose bark, shpesh pas punës ose stërvitjes në mot shumë të nxehtë, pini lëngje që përmbajnë elektrolite dhe nëse ngërçet vazhdojnë për më shumë se një orë, kërkoni ndihmë mjekësore.
• Konsultohuni me mjekun në rast të ankesave të tjera ose nëse ankesat e përshkruara zgjasin më shumë.
• Nëse një anëtar i familjes suaj ka lëkurë të thatë, të nxehtë ose është në delir (duke folur në mënyrë jokoherente dhe i shqetësuar), ka konvulsione ose është pa ndjenja, telefononi menjëherë numrin 194, shërbimin e urgjencës mjekësore.

Derisa prisni për mjekun/shërbimet e urgjencës, vendoseni personin në një dhomë të freskët në pozicion horizontal, ngrini këmbët dhe ijet, hiqni rrobat dhe filloni ftohjen e jashtme – si p.sh. pako të ftohta në qafë, sqetull dhe ijë, me ventilator dhe spërkatje të lëkurës me ujë në 25-30°C.

• Matni temperaturën e trupit
• Ftoheni personin derisa temperatura e trupit të bjerë nën 38 °C.
• Mos jepni acid acetilsalicilik ose paracetamol.
• Vendosni personat pa ndjenja në pozicion të shtrirë.
• Ndiqni rekomandimet e institucioneve shëndetësore kombëtare dhe lokale gjatë gjithë kohës së vapës së fortë!

Komplikimet e goditjes nga nxehtësia janë:

• Respiratore – aspirim, bronkospazëm, edemë pulmonare jo kardiogjene, sindromë e shqetësimit respirator akut, pneumoni, infarkt pulmonar, hemorragji pulmonare
• Kardiake – dekompensim kardiak, infarkt akut i miokardit, çrregullime të ritmit
• Hipotension
• Konvulsione
• Rabdomiolizë
• Insuficiencë renale akute
• Dëmtim akut i mëlçisë
• Koagulopati intravaskulare e diseminuar (DIC)

Përmbledhje

• Lodhja dhe goditja e nxehtësisë ndodhin në temperatura të larta të jashtme, si pasojë e prodhimit të tepërt të nxehtësisë dhe gjatë marrjes së disa medikamenteve dhe barnave.
• Sa më tepër të ulet temperatura e mjedisit, aq më shumë zvogëlohet mundësia për goditje nga nxehtësia.
• Te sportistët nuk duhet gjykuar se bëhet fjalë për kolaps nga nxehtësia, por duhet kontrolluar shkaktarët e tjerë.
• Te lodhja nga nxehtësia, pacienti mund të ketë simptoma të ngjashme me gripin, siç janë dhimbja e kokës, mundimi, të vjellat, marramendja dhe ngërçet, por temperatura nuk do të thotë se është gjithmonë e ngritur.
• Te goditja termike, pacienti do të ketë simptoma neurologjike siç janë çrregullimet e vetëdijes, ataksia dhe konvulsionet, ndërsa temperatura trupore do të jetë e ngritur, zakonisht mbi 41°C.
• Në rast të lodhjes ose rraskapitjes nga nxehtësia dhe goditjes termike, pacienti duhet të transportohet me kujdes mjekësor nga ekipi i urgjencës për trajtim spitalor.

/Telegrafi/

The post Lodhja nga nxehtësia, goditja termike dhe ndihma urgjente paraspitalore appeared first on Telegrafi.

Arta Bajrami sjell këngën e re “Riviera”

29 June 2025 at 19:34

Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me këngën e saj më të re, të titulluar “Riviera”.

Ky projekt i ri muzikor, me një atmosferë tërësisht verore, vjen si një kombinim energjik i zhanrit pop dhe dance – perfekt për ditët e nxehta dhe netët plot gjallëri të kësaj vere.

“Riviera” është një këngë ritmike që premton të kthehet në një hit të sezonit. Ajo është punuar nga producenti i njohur Don Arbas, i cili është njëkohësisht edhe vëllai i këngëtares.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Avni Qahili dhe Roy, të cilët kanë sjellë një fabul të freskët dhe melodike, që lidhet ngushtë me atmosferën verore dhe pushimet buzë detit.

Videoklipi i këngës nuk mbetet pas: i xhiruar përgjatë bregdetit shqiptar, ai ofron pamje mahnitëse të Rivierës Shqiptare dhe përçon ndjesinë e lirshmërisë, relaksit dhe ritmit të verës.

Arta shfaqet me një stil modern dhe plot vetëbesim, duke sjellë imazhe që përputhen në mënyrë perfekte me energjinë e këngës. /Telegrafi/

The post Arta Bajrami sjell këngën e re “Riviera” appeared first on Telegrafi.

Merr fund edhe martesa e dytë? Fero fshin çdo kujtim me Nitën

By: gaze tare
28 June 2025 at 12:33

Pas muajsh në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë dhe lajmin e martesës, duket se marrëdhënia mes reperit Fero dhe Nita Bajramit ka hyrë në një fazë të re… dhe duhet pranuar, nuk eshte shumë pozitive.

Së fundmi, fansat kanë vënë re një detaj domethënës në profilin e Feros: ai jo vetëm që nuk e ndjek më Niten në Instagram, por ka fshirë gjithashtu çdo foto apo postim të përbashkët me të. Një veprim që në botën e rrjeteve sociale shpesh tregon më shumë se fjalët.

Megjithëse çifti nuk ka bërë ende asnjë reagim publik, këto sinjale virtuale kanë mjaftuar për të ndezur dyshimet se lidhja e tyre ka përfunduar.

The post Merr fund edhe martesa e dytë? Fero fshin çdo kujtim me Nitën appeared first on iconstyle.al.

Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’

26 June 2025 at 13:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se LDK ende shpreson për bashkëpunim me Listën Serbe.

Bajrami ka thënë se është hipokrizi ajo se çfarë thotë Murati, derisa shtoi se LVV është ajo që e fton LDK-në për bashkëpunim, transmeton Telegrafi.

“I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”. Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”. Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje ka shkruar “Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas?”.

“Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin një MWh energji elektrike”, vijon reagimi.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se partia e tij është e përcaktuar që për postin e nënkryetarit të Kuvendit ta zgjedhin dikë që nuk vjen nga Lista Serbe.

Murati ka pohuar se për këtë nismë kanë ftuar edhe subjektet tjera politike, por që ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Ai gjithashtu ka akuzuar partitë politike PDK, LDK dhe AAK se ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. /Telegrafi/

The post Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’ appeared first on Telegrafi.

FOTO/ Iu kufizua minutazhi me kombëtaren, lojtari përfundon në Emiratet e Bashkuara

By: S SH
24 June 2025 at 13:53

Kombëtarja shqiptare u ndal në dy barazime në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë barazuan në fillim me Serbinë pa gola, pas pak ditësh ndaj Letonisë me shifrat 1-1.

Ajo që ishte e çuditshme ishte minutazhi i kufizuar për Nedim Bajramin. Mesfushori i Rangers zhvilloi në të dyja ndeshjet vvetëm 50 minuta, duke mos arritur të bëhej protagonist.

Së fundmi, Bajrami ka ndarë në “Instagram Story” një fotografi ku ndodhet në Emiratet e Bashkuara, në Dubai. Mesfushori kuqezi shihet duke shijuar pushimet në një gradaçelë shumëkatëshe.

The post FOTO/ Iu kufizua minutazhi me kombëtaren, lojtari përfundon në Emiratet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.

Bajrami: Pamjet nga KEK tregojnë degradimin e sektorit të energjisë

22 June 2025 at 19:31

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga “Sindikata e Re e KEK-ut”, ku një punëtor shihet duke dalë nga brendësia e kaldajës së Bllokut A5 në kushte të rënda pune.

“Pamjet që po qarkullojnë nga KEK-u janë fakte të gjalla për degradimin institucional të një sektori jetik siç është ai i energjisë”, ka deklaruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka thënë se punëtori në video del “me rrobat e shqyera dhe pa asnjë pajisje mbrojtëse, në kushte tepër të rënda, duke rrezikuar jetën”. Sipas saj, pavarësisht vështirësive, “punëtori në video dhe qindra si ai punojnë pa ndalë që vendi të mos zhytet në terr, derisa tenderët e KEK-ut ndahen në WhatsApp”.

Bajrami ka akuzuar Qeverinë në detyrë dhe menaxhimin e sektorit të energjisë, duke përmendur tenderin prej 137 milionë euro për “Rehabilitim dhe Modernizim e A3”.

“Ky është KEK-u nën qeverisjen e Komitetit për Energji të Lëvizjes Vetëvendosje, me tenderë të negociuar pa garë, pa fizibilitet, pa transparencë”, ka thënë ajo.

“Tregoni a po gjeneron KEK-u energji duke sakrifikuar edhe remontet, sepse kjo ju lëverdiAll Postssë tregtarëve të energjisë, pasi që ata fitojnë edhe kur shet edhe kur blen Kosova energji”, ka theksuar Bajrami e cila ka kërkuar hetim nga Prokuroria.

“Një gjë është e vërtetë se shteti nuk mbahet me propoagandë, por me djersën e këtyre punëtorëve. Prokuroria ka detyrë ta kthejë shtetin nga pengmarrësit te qytetarët. HETIM!”, ka përfunduar Bajrami.

The post Bajrami: Pamjet nga KEK tregojnë degradimin e sektorit të energjisë appeared first on Telegrafi.

Bajrami kërkon hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë, thotë se importi po vjen përmes Serbisë

21 June 2025 at 14:06

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot në KEK po funksion vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW.

Në një postim në Facebook, ka shkruar se kryesisht energjia po importohet përmes Serbisë, transmeton Telegrafi.

“KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”. Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë: Sa po na kushton importi sot?Nga po vjen energjia? Kujt po ia paguajmë transportin? Po ua them unë: energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji”, ka deklaruar deputetja.

Tutje, ajo ka pohuar se ” LVV po e pamundëson konstituimin e Kuvendit dhe njëherësh deputetëve që të diskutojnë aty për këtë çështje me rëndësi jetike dhe jo vetëm”.

“Unë dua të besoj se pas mijëra raportimeve publike, Prokuroria Speciale ka nisur më në fund hetimet për mafinë energjetike.
Mos harroni: jemi duke importuar mbi 1 milion euro energji në ditë, këto janë para të qytetarëve që do t’i paguajnë përmes faturave të rrituara edhe më shumë të energjisë elektrike dhe përmes inflaciont për produktet tjera. Qytetarëve me pak mirëqenie për fitimet të majme, për EFT-në e Vuki-it, NOA-n e për ata që e kanë bë të mundshme krejt këtë situatë”, shtoi tuje ajo.

Deputetja ka kërkuar hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë. /Telegrafi/

The post Bajrami kërkon hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë, thotë se importi po vjen përmes Serbisë appeared first on Telegrafi.

Sylvinho e la në stol, Nedim Bajrami nis punën në kalçetot e Tetovës

By: S SH
20 June 2025 at 16:58

Nedim Bajrami po i kalon këto ditë pushimi në vendin e tij të lindjes, Tetovë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është shfaqur në një nga fushat sportive/kalçetot e qytetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke u munduar të qëndrojë në formë.

Pavarësisht se luan në nivele të larta, si me Kombëtaren kuqezi apo me Rangers në Skoci, duket se 26-vjeçari nuk e harron të shkuarën. Kjo kalçeto vjen menjëherë pas ndeshjeve me Kombëtaren, përballë Serbisë dhe Letonisë.

Kujtojmë se në të dyja këto sfida, Bajrami u la në stol nga Sylvinho, me këtë të fundit që nuk e preferoi mesfushorin fantazist titullar. Tetovari luajti 28 minuta kundër Serbisë dhe 22 të tjerë përballë Letonisë.

The post Sylvinho e la në stol, Nedim Bajrami nis punën në kalçetot e Tetovës appeared first on Albeu.com.

Transferimi te kampionët shqiptarë? Nedim Bajrami jep përgjigjen e PAPRITUR: Nuk i dihet…

By: S SH
14 June 2025 at 18:36

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka qenë së fundmi duke vizituar vendlindjen e tij, Tetovën.

Gjatë vizitës së tij nuk kanë munguar edhe gazetarët, të cilët e pyetën nëse do të vishte ndonjëherë fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Futbollisti që momentalisht aktivizohet te Rangers në Skoci, u përgjigj me mjaft sportivitet, por edhe disi me fjalë të papritura.

Bajrami tha se karriera është shumë e gjatë dhe kurrë nuk i dihet, duke i lënë derën hapur kampionë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Karriera është e gjatë shumë, por si dihet kurrë futbollit. Unë jam për momentin në Rangers, fokusi është aty. Shkëndijës së Tetovës i uroj shumë suksese”, është shprehur Bajrami.

The post Transferimi te kampionët shqiptarë? Nedim Bajrami jep përgjigjen e PAPRITUR: Nuk i dihet… appeared first on Albeu.com.

Përurohet muralja për Nedim Bajramin në Tetovë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Në Tetovë, në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile, u përurua muralja e futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit Nedim Bajrami me një ceremoni speciale.

Të pranishëm ishin përfaqësues të Komunës së Tetovës, nxënës, qytetarë dhe vetë lojtari kuqezi.

Eventi është pjesë e një nisme për të promovuar figura pozitive dhe për të frymëzuar të rinjtë përmes shembujve të suksesit.

Bajrami tregoi emocionet për këtë murale në qytetin e tij të origjinës. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen, të luajë për ekipin e qytetit, Shkëndijën.

Nisma për muralen e Bajramit përfaqëson një përpjekje për të sjellë më afër të rinjtë me sportin, duke udhëtuar në rrugën e suksesit përmes përkushtimit dhe pasionit.

/gj.m/

The post Përurohet muralja për Nedim Bajramin në Tetovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 June 2025 at 14:43

Ishte ky momenti që frymëzoi. Ka kaluar gati një vit që kur Nedim Bajrami realizoi golin e tij rekordmen ndaj Italisë, më të shpejtin ndonjëherë në fazat finale të Kampionatit Europian, dhe qyteti i lindjes vendosi ta respektonte fort.

Në Tetovë u përurua një murale gjigande për nder të futbollistit të kombëtares shqiptare, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i madh qytetarës, vetë Bajrami si dhe kryetari I Bashkisë, Bilal Kasami.

Lojtari I talentuar I Shqipërisë ishte një nga më të mirët në Europian, dhe po ashtu ndër kryesorët në kualifikimin e ekipit përfaqësues në turneun që u mbajt verën e kaluar në Gjermani.

Shënoi gola të bukur, të cilët u shpallën ndër më të mirët e eliminatoreve nga ana e UEFA-s.

Bajrami luajti për disa sezone në Itali, fillimisht me Empolin dhe pastaj me Sasuolon, ndërsa edicionin e kaluar kaloi në Skoci te klubi më I madh në vend, Glazgou Rejnxhërs.

Ai realizoi dy gola dhe shërbeu një asist në Premier Ligën skoceze, ndërsa gjithsej pati 5 rrjeta e 5 pasime për gol në të gjitha konkurrimet në vend dhe në Europë.

 

Zbulohet murali i Nedim Bajramit në Tetovë

By: S SH
13 June 2025 at 17:02

Në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile në Tetovë, sot u përurua murali i futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, njofton Telegrafi.

Ky projekt është pjesë e një nisme për të promovuar figura pozitive dhe për të frymëzuar të rinjtë përmes shembujve të suksesit.

Ceremonia e zbulimit u ndoq nga përfaqësues të Komunës së Tetovës, nxënës, qytetarë dhe vetë protagonisti i murales. I emocionuar, Bajrami u shpreh i nderuar për këtë gjest që lidhet ngushtë me qytetin e tij të origjinës.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem sot këtu në Tetovë, jo vetëm unë, por edhe e gjithë familja ime. Më gëzon fakti që shoh kaq shumë njerëz të buzëqeshur dhe të lidhur me sportin. Ju uroj të gjithëve shumë suksese,” tha futbollisti i Kombëtares Shqiptare Bajrami.

I pyetur nëse e sheh veten ndonjëherë me fanellën e KF Shkëndijës, Bajrami nuk e përjashtoi një mundësi të tillë në të ardhmen: “Karriera është e gjatë dhe nuk i dihet futbollit. Për momentin jam i përqendruar te Rangers, por Shkëndijës i uroj shumë suksese.”

Iniciativa për muralin e Bajramit përfaqëson një përpjekje për të sjellë më afër të rinjtë me sportin dhe vlerat që ai përçon, duke ndriçuar rrugën e suksesit përmes përkushtimit dhe pasionit.

The post Zbulohet murali i Nedim Bajramit në Tetovë appeared first on Albeu.com.

U vra gjatë sulmit në shkollë, Lea Bajrami do të varroset në Austri dhe jo në Kosovë

By: Ela
11 June 2025 at 17:50

10 të rinj humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme në shkollë në Austri pasi një 21-vjeçar hap zjarr ndaj tyre. Mes viktimave është edhe një adoleshente nga Kosova, 15-vjeçarja Lea Bajrami. Në i afërm i familjes së viktimës, Martin Marku ka bërë me dije për “Kosova Live” T7 se vajza do të varroset në Austri. […]

The post U vra gjatë sulmit në shkollë, Lea Bajrami do të varroset në Austri dhe jo në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Masakra në shkollën austriake, mes viktimave një nxënëse 15-vjeçare nga Kosova

By: Besnik
10 June 2025 at 19:02

Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.

Sipas mediave, bëhet e ditur se në mesin e viktimave është edhe një vajzë nga Kosova, 15-vjeçarja Lea Bajrami.

Raportimet tregojnë se familjarët e saj kanë publikuar lajmin dhe foton e viktimës.

“Me zemër të thyer dhe dhembje të madhe, njoftojmë familjarët, miqtë, që mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetë tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Gazetari kosovar Vehbi Haliti, që jeton dhe vepron në Graz, në një prononcim për FRONTAL të T7, tha se për fat të keq, një prej viktimave të sulmit është edhe një vajzë nga Kosova. “Fatkeqësisht, po them se është e saktë. Është një vajzë e aktivistit tonë këtu në Graz. Është anëtare e kryesisë së Unionit Humanitar në Graz. Është një tragjedi më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Austri, sa i përket tragjedive të qëllimshme”, tha ai.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e mesme ‘Dreierschutzengasse’. Mediat austriake kanë publikuar emrat e disa prej viktimave.

Sipas raportimeve, pesë nga viktimat janë nxënës të kësaj shkolle: Emma Leitner, Jakob Weiss, Sophie Gruber, Lukas Thalberg, Nina Hartwig.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, deklaroi se vrasësi ishte një ish-nxënës që nuk e mbaroi shkollën. “Çdo gjë tjetër është ende spekulim”, tha zyrtari austriak, raporton Sky News.

Sipas mediave të huaja, autori i cili kreu vetëvrasje pas sulmit, ishte një 21-vjeçar nga zona e Grazit. Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë ende.

Kancelari austriak, Christian Stocker, ka shpallur një periudhë zie kombëtare tre-ditore që nis nesër, me një minutë heshtje në orën 10:00, në nder të viktimave të masakrës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Masakra në shkollën austriake, mes viktimave një nxënëse 15-vjeçare nga Kosova appeared first on Euronews Albania.

Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk lahen me patriotizëm të rrejshëm

8 June 2025 at 19:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si të zhytur në korrupsion, keqqeverisje dhe kapje të institucioneve kyçe në sektorin e energjisë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bajrami e ka quajtur sistemin aktual të menaxhimit të energjisë në vend si një “mafi energjetike”, duke theksuar se institucione si Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) janë të dominuara nga familjarë dhe militantë të partisë në pushtet.

“Albin Kurti dhe partia e tij janë thellë në këtë rrjet të korrupsionit energjetik. Po mbushin xhepat e tregtarëve të energjisë ndërsa e kanë shkatërruar sektorin privat dhe po dëmtojnë rëndë interesat e qytetarëve,” ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka ngritur gjithashtu shqetësime për rritjen e varësisë së Kosovës nga importi i energjisë, duke përmendur përfitimet e kompanive ndërmjetëse si EFT e biznesmenit Vuk Hamoviq dhe GEN-in, të cilin ajo e lidh me ambasadorin Martin Berishaj.

Në vijim të reagimit, Bajrami ka akuzuar kryeministrin për dhënien e mijëra tenderëve njëburimor dhe për zhvillimin e proceseve të dyshimta të prokurimit publik, përfshirë, sipas saj, negociata të zhvilluara në grupe private të komunikimit.

Ajo ka hedhur edhe akuza për lidhje të mundshme të Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij me individë të përfshirë në trafik droge.

Një pjesë e veçantë e kritikës iu drejtua edhe qasjes së qeverisë ndaj situatës në veri të Kosovës.

Bajrami theksoi se “retorika patriotike nuk mund të fshehë dështimet konkrete në terren”, duke vlerësuar se kthimi i zyrtarëve serbë në institucionet e Kosovës është vetëm çështje kohe.

“Kosova ka humbur pesë vjet kohë nën qeverisjen tënde. Ke sjellë masa ndëshkuese nga BE-ja dhe e ke dëmtuar rëndë përkrahjen e aleatëve tanë më të rëndësishëm,” shtoi ajo.

Deputetja Bajrami ka kërkuar hetime të thelluara për ata që, sipas saj, kanë shkelur Kushtetutën dhe kanë përdorur pushtetin për përfitime personale.

“Nëse institucionet e drejtësisë dhe sigurisë funksionojnë, atëherë duhet të ndalojnë hyrjen në ndërtesën e Qeverisë nga ata që janë në shkelje të Kushtetutës,” përfundoi ajo./Telegrafi/

The post Bajrami, Kurtit: Mafia energjetike, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk lahen me patriotizëm të rrejshëm appeared first on Telegrafi.

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

By: armand
8 June 2025 at 11:37

Të martën në orën 20:45 në ” Skonto Stadions” të Rigës, Letonia dhe Shqipëria do përballen në duelin e radhës të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në këtë përballje Kombëtarja jonë do ketë një mungesë të madhe, atë të Berat Gjimshitit. Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të […]

The post Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’! appeared first on BoldNews.al.

Sylvinho lë në tribuna mesfushorin e Serie A dhe tre lojtarë të tjerë për ndeshjen ndaj Serbisë

7 June 2025 at 09:40

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Duke qenë se në listën e lojtarvë të grumbulluar nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho ishin 27 futbollistë, katër prej tyre tashmë janë lënë në tribuna për këtë sfidë.

Rregullat e UEFA-s e thonë që vetëm 23 lojtarë mund të jenë në dispozicion për një ndeshje dhe kjo ka detyruar Sylvinhon që të largojë nga lista e tij katër lojtarë.

Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti janë lojtarët që janë sakrifikuar nga Sylvinho për ndeshjen ndaj Serbisë, ka raportuar Panorama Sport.

Një befasi mund të quhet mungesa e mesfushorit të Lecces, Medon Berisha, i cili në ndeshjet paraprake ndaj Anglisë dhe Andorrës ka qenë në bankën rezervë.

Pajazit kishte marrë disa minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese, teksa Dajsinani që ishte një risi nga Sylvinho, duhet të presë edhe pak për të marrë rastin e tij.

Adrian Bajrami në anën tjetër nuk ka marrë minuta loje nën urdhrat e Sylvinhos, ndonëse ftesa për të nuk ka munguar./Telegrafi/

The post Sylvinho lë në tribuna mesfushorin e Serie A dhe tre lojtarë të tjerë për ndeshjen ndaj Serbisë appeared first on Telegrafi.

Komunikimi në shërbimin urgjent mjekësor

6 June 2025 at 19:58

Komunikimi: Le të jetë i thjeshtë, le të jetë human, le të jetë i shkurtër dhe theksi le të jetë tek dëgjimi. (Keith Nichols, 2003)

 

Prof. Ass. Isuf Bajrami
Specialist i Mjekësisë Urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë

Skena e përditshme në repartin e urgjencës: pacientët të rreshtuar para pultit të triazhës, ekipi urgjent duke transportuar pacientë me karroca, fëmijë që qajnë, familjarë të shqetësuar.

Në qendër të gjithë këtij dinamizmi ndodhet mjeku ose infermierja e triazhës, që duhet të zotërojë aftësinë për të komunikuar në mënyrë efektive me familjarët, ekipin e urgjencës, mjekët dhe infermierët e tjerë.

Vendimmarrja dhe vlerësimi profesional bazohen mbi informacionin e marrë në kohë reale dhe të përpunuar përmes një komunikimi funksional.

Kur ndodhin probleme në procesin e komunikimit, në pah del aftësia e profesionistit të triazhës për të mbledhur informatat thelbësore pavarësisht pengesave.

Është e domosdoshme që ai/ajo të jetë i vetëdijshëm për faktorët që pengojnë komunikimin dhe të minimizojë ndikimin e tyre në vendimmarrje.

Për shembull, si duhet vepruar kur komunikimi verbal është i pamundur – si në rastin e një pacienti pa vetëdije?

Çfarë është një mjek ose infermieri/e e triazhit telefonik

Komunikimi efikas është baza për mbledhjen e informatave të sakta dhe me këtë edhe zbatimin e saktë të vlerësimit.

Në këto raste, me rëndësi është të kemi shkathtësi për vlerësimin e gjendjes fizike të pacientit, pasi metoda primare e triazhës atëherë bëhet mbledhëse e informatave të cilat mund të ndihmojnë rreth identifikimit të faktorëve fiziologjikë dhe me këtë përcaktimin e urgjencës.

Mbani mend se edhe komunikimi përmes personit të tretë, si anëtarit të familjes, kujdestarit ose përkthyesit, mund të ndikojë në procesin e vlerësimit.

Në këto raste, komunikimi gjithashtu mund të jetë i vështirë, pasi porosia është dërguar përmes personit të tretë vetëm nga pamja e tyre e ngjarjeve, e kjo mund të jetë edhe një pengesë potenciale.

Komunikimi është proces i dërgimit dhe pranimit të porosive mes personave brenda një harku dinamik. Çdo person është përgjegjës si dërgues, ashtu edhe si pranues i mesazhit.

Ekzistojnë shumë pyetje të rëndësishme lidhur me pacientin, mjekun ose infermierin e triazhës në rrethana të cilat mund të ndikojnë në kompleksitetin e procesit.

Literatura për komunikim shpesh i emërton këta faktorë “zhurmues”: zhurmë e jashtme fizike, zhurmë e brendshme ose fiziologjike, zhurmë semantike ose interpretuese.

Një prej çështjeve më të rëndësishme për shqyrtim është se pacienti mund të ketë pengesa në plotësimin e obligimeve të tij si dërgues dhe pranues i komunikimit, për arsye të “zhurmës”, e cila është e pandashme prej triazhës. Kjo nënkupton se mjeku ose infermierja-i më së shpeshti bart përgjegjësinë e njohjes dhe detektimit të faktorëve që ndikojnë në komunikim, edhe për vete edhe për pacientin.

Aftësia e mjekut ose infermierës së triazhës të qëndrojë e qetë dhe të realizojë komunikim efektiv brenda atij ambienti është bazamenti për vendimmarrje. Triazha në shërbimet emergjente funksionon non-stop, 24/7

Faktorët që ndikojnë në procesin e komunikimit gjatë triazhës

Sa më mirë që mjeku ose infermierja/i të kuptojë faktorët që ndikojnë në efikasitetin e komunikimit, kjo ndikon në komunikimin më të mirë dhe në kvalitetin e informatave të grumbulluara.

Faktorët në të cilët duhet pasur kujdes

• Ambienti fizik: pengesat si plastika e padepërtueshme, pultet, mungesa e privatësisë, zhurmat alarmuese dhe lëvizja e njerëzve nëpër hapësirë mund të ndikojnë në procesin e komunikimit gjatë triazhës.
• Mjeku ose infermierja e triazhës duhet të përpiqet të komunikojë me pacientin, përkundër pengesave, duke ruajtur privatësinë dhe besimin.
• Kufizimi kohor: vlerësimi dhe marrja e vendimeve për kategoritë e triazhës nuk guxojnë të zgjasin më tepër se 2–5 minuta.
• Përdorimi i gjuhës: përdorimi i zhargonit, qoftë mjekësor apo të rrugës, mund të rezultojë me moskuptim, në nivel të njëjtë sikur dy njerëz flasin në gjuhë të ndryshme.
• Sjellja joverbale: gjuha e trupit, pamja e fytyrës, toni i pacientit dhe i infermieres së triazhës janë njësoj të rëndësishëm në aspektin e komunikimit.
• Dallimet kulturore: përfshijnë dallimet në moshë, gjini, nacionalitet, gjuhë, fe, status shoqëror-ekonomik dhe në pritjen e kohëzgjatjes së jetës.
• Natyra e problemeve shëndetësore: problemet shëndetësore që janë shumë të ndjeshme, varfërojnë ose krijojnë pengesa mund të ndikojnë në mënyrën se si ato informata jepen, si nga ana e pacientit, ashtu edhe nga mjeku ose infermierja/i e triazhës.
• Anashkalimi i termineve kyçe dhe përdorimi i termineve jo adekuate (eufemizmave) mund të rezultojë me mesazhe të shtrembëruara që dërgohen dhe pranohen.
• Paramendimet në pritje: pacientët vijnë në Repartin e Urgjencës Mjekësore (RUM) me pritje të caktuara.
• Në këto pritje ndikojnë qasjet ndaj urgjencës që lidhen me problemet shëndetësore dhe përvojat paraprake që lidhen me shëndetin.
• Të gjitha këto pritje, në një moment të caktuar, mund të jenë jo reale.
• Njohja e ambientit të triazhës nga ana e infermieres së triazhës, njohja e pacientit, sjelljes së tij dhe qasja e personelit tjetër mjekësor në shërbim mund të kenë ndikim pozitiv ose negativ.
• Edhe pse këto ndikime mund të ndihmojnë në njohjen e simptomave të hershme, ato mund të çojnë potencialisht në paramendime dhe paragjykime jo adekuate.
• Ndjenjat: pacientët, mjeku dhe infermierja reagojnë në mënyra dhe intensitet të ndryshëm ndaj stresit dhe nervozizmit.
• Këto reakcione mund të ndikojnë në aftësinë e personit për të ofruar informata dhe për t’u përgjigjur saktë në pyetje.

Dhënia e informatave

Pacienti dhe personi shoqërues duhet të jenë të informuar për:

• procesin e triazhës
• veprimet me pacientin në RUM
• mjekimin potencial
• protokolet e caktuara të RUM

Procesi i triazhës

Pacienti në përcjellje duhet të jetë i informuar për procesin e triazhës. Kjo përfshin informimin e kuptueshëm për procesin, kategoritë e triazhës dhe bazën mbi të cilën bëhet kategorizimi.

Pacientit duhet t’i sqarohet se, në varësi të kategorisë, pritet kohë e caktuar. Shkaqet e pritjes së gjatë për kontroll mjekësor gjithashtu duhet të sqarohen pacientit dhe përcjellësit, p.sh. ardhja e një pacienti me rrezik të funksioneve vitale në shërbimin urgjent paraspitalor.

Triazha me telefon mund të zbatohet derisa arrin ekipi i urgjencës në vendndodhje

Veprimet me pacientin në repartin e urgjencës mjekësore (RUM)

Pacienti dhe përcjellësi duhet të marrin informata për atë që mund të ndodhë gjatë qëndrimit në repart, p.sh.:

“Infermierja do t’ju thërrasë dhe do t’ju vendosë në krevat, do t’ju masë shtypjen e gjakut, temperaturën dhe sipas nevojës do të bëjë EKG. Më pas, do t’ju lidhë në monitor deri në ekzaminimin mjekësor.”

Mjekimi potencial

Pacienti dhe shoqëruesi duhet të informohen për mjekimin potencial, p.sh.: “Ekziston mundësia që ta keni thyer dorën. Ndoshta thyerja duhet të rivendoset, prandaj, ju lutemi, mos hani apo pini asgjë më, pasi që mund të jetë e nevojshme të jeni esëll. Mjeku do t’ju njoftojë për hapat e mëtejshëm.”

Protokollet e caktuara në repartin e urgjencës mjekësore

Pacienti dhe shoqëruesi duhet të jenë të njoftuar me rregullat e repartit. Gjatë ekzaminimit të pacientit, shoqëruesi mund të marrë pjesë sipas kërkesës së vet; gjithashtu mund të qëndrojë pranë pacientit gjatë observimit dhe të jetë me të gjatë përcjelljes në repart.

Koha e pritjes – çka nuk duhet të thuhet?

Ekzistojnë pyetje të shpeshta që pacientët dhe shoqëruesit parashtrojnë gjatë triazhës, dhe përgjigjja e mjekut apo infermierit të triazhës ka ndikim të madh në cilësinë e komunikimit:

“Sa duhet të presim?” Nëse i thuhet pacientit “duhet të prisni një ose dy orë”, kjo dëmton procesin e triazhës.
Më e përshtatshme është të thuhet: “Kjo varet nga natyra e ankesave tuaja. Si mund t’ju ndihmoj?”

Nëse pacienti është triazhur dhe ndodhet në pritje, është me rëndësi që të kuptohet arsyeja e pyetjes: a janë përkeqësuar ankesat? Në këtë rast, ndoshta është e nevojshme ri-triazhimi.

Komunikimi i dobët çon në kujdes të dobët

Sipas OBSH-së, komunikimi cilësor është një nga pesë aftësitë kyçe për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Aftësitë e komunikimit janë parakusht për punë cilësore në shëndetësi.

Sëmundja ndikon në çdo person dhe i shton ndjenjën e dobësisë. Çdo gjest ose fjalë e punonjësit shëndetësor ka efekt terapeutik për pacientin.

Komunikimi i mirë ndërmjet punonjësit shëndetësor dhe pacientit është baza e trajtimit të suksesshëm. Sigurisht, nuk mjafton “një fjalë e mirë i shëron të gjitha”, por është thelbësore të transmetohen saktë informatat mbi gjendjen dhe trajtimin shëndetësor.

Është e gabuar të supozohet se të gjithë dinë të dëgjojnë. Duhet kaluar më shumë kohë duke dëgjuar sesa duke folur ose shkruar.

Kontakti i parë duhet të jetë i ngrohtë, miqësor, profesional dhe i menjëhershëm. Është e domosdoshme të flitet në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme, pa shumë terma profesionalë dhe nëse përdoren, secili duhet të shpjegohet me kujdes. Kjo ndihmon që pacienti të ndihet i kuptuar dhe i dëgjuar, çka forcon marrëdhënien e besimit dhe ndjenjën e sigurisë.

Rekomandime për komunikim më të mirë me pacientët

• Drejtojuni pacientit me emër (zonjë, zotëri, por kurrë: gjyshe, gjysh, nënë, baba, teze, hallë…) – kjo respekton individualitetin e tyre.
• Prezantoni veten me emër dhe rolin tuaj profesional.
• Ndihmoni pacientin të orientohet duke i treguar për rrjedhën e trajtimit.
• Përdorni gjuhë të thjeshtë për të ulur frikën dhe për të përmirësuar kuptueshmërinë.
• Jepni informacione për mundësinë e mbështetjes psikologjike nëse është e nevojshme.
• Edhe në mungesë të psikologut, theksojeni se pacienti nuk ka pse të përballet me gjithçka vetëm – ofroni alternativa për ndihmë.

Situata me komunikim problematik

Shpesh, sjelljet problematike në komunikim reflektojnë nevoja njerëzore të paplotësuara. Të kuptuarit e sfondit të sjelljes problematike dhe ndjeshmërisë emocionale që e shoqëron, i ndihmon mjekut apo infermierit të triazhës të merret me shkakun dhe jo me simptomën e sjelljes.

Zhvillimi i strategjive për të interpretuar shpejt sinjalet e sjelljes mund të zvogëlojë pasojat negative që komunikimi problematik mund të ketë në procesin e triazhës.

Përmbledhje

• Aftësia për të udhëhequr procesin e komunikimit ndikon drejtpërdrejt në sjelljen dhe reagimin e pacientit.
• Komunikimi është proces i dyanshëm – verbal dhe joverbal.
• Sa më i mirë komunikimi, aq më e mirë dhe më e saktë është triazha.
• Asnjëherë mos nënvlerësoni ndikimin e faktorëve të jashtëm.
• Qëndroni të qetë.
• Dëgjoni me vëmendje, shpjegoni qartë dhe sigurohuni se jeni kuptuar.
• Mbani nën kontroll reagimet tuaja emocionale.
• Njihni veçoritë e grupeve të ndryshme të pacientëve.
• Ngrohtësia dhe empatia janë terapi më vete.
• Komunikimi është aftësi që mësohet gjatë gjithë jetës.

/Telegrafi/

The post Komunikimi në shërbimin urgjent mjekësor appeared first on Telegrafi.

Kurban Bajrami, Kryepeshkopi Joan vizitë në Komunitetin Mysliman dhe Bektashinj

By: Besnik
6 June 2025 at 17:24

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, zhvilloi këtë të premte vizita urimi në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Fortlumturia e Tij u prit fillimisht nga kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, dhe më pas nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Gjatë urimit të tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri.

“Jemi si gjithnjë bashkë, si në gëzime ashtu edhe në të gjitha vështirësitë. Harmonia fetare është një thesar shumë i madh për vendin tonë, të cilin duhet ta ruajmë gjithmonë, për të dëshmuar se është e mundur të jetojmë së bashku, edhe kur kemi besime të ndryshme”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kurban Bajrami, Kryepeshkopi Joan vizitë në Komunitetin Mysliman dhe Bektashinj appeared first on Euronews Albania.

❌
❌