Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BR publikon listën e basketbollistëve më të mirë në histori – Michael Jordan para LeBron James

16 July 2025 at 23:46

Portali i njohur sportiv amerikan, Bleacher Report, ka publikuar një listë ekskluzive me 100 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse që përfshinte emrat e 500 lojtarëve.

Në këtë listë, Michael Jordan zë vendin e parë, përpara LeBron James, duke riforcuar statusin e tij si “GOAT” – më i madhi i të gjitha kohërave.

“Është një detyrë thuajse e pamundur të krahasosh legjendat e epokave të ndryshme. Statistikat ndihmojnë, por nuk ekziston një formulë e saktë që jep një përgjigje përfundimtare. Gjithsesi, kjo është lista jonë më gjithëpërfshirëse, që merr në konsideratë: arritjet individuale dhe kolektive, ndikimin kulturor, madhështinë në parket dhe jashtë tij”, thuhet në sqarimin e Bleacher Report.

Pse Michael Jordan është mbi të gjithë

Bleacher Report thekson se Michael Jordan është lojtari me mesataren më të lartë të pikëve në histori të NBA-së (30.1 për ndeshje) dhe ka një rekord të përkryer 6 nga 6 në finalet e NBA-së, pa humbur asnjë seri për titull.

“Në kulmin e tij, Jordan ishte pothuajse si një Zot në parket. Nuk humbi kurrë në skenën më të madhe dhe dominonte me një intensitet të paarritshëm”, thuhet në analizë.

Ndërkohë, LeBron James mbetet shumë afër në renditje, falë efikasitetit, qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së tij të jashtëzakonshme në elitë, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme gjatë karrierës së tij.

Në vend të tretë qëndron Kareem Abdul-Jabbar, legjenda me gjashtë tituj dhe gjashtë çmime MVP, një ikonë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e ligës.

Pas Karim vjen Magic Johnson, arkitekti i lojës moderne dhe lideri i “Showtime Lakers”, një nga lojtarët më karizmatikë të të gjitha kohërave. Në vijim është Bill Russell, një tjetër figurë madhështore, me plot 11 tituj kampioni – një rekord që zor se do të thyhet ndonjëherë.

Shaquille O’Neal është mishërimi i dominimit fizik në basketboll – një qendër e pakapërcyeshme dhe një personalitet unikal. Tim Duncan, “The Big Fundamental”, përfaqëson qetësinë, profesionalizmin dhe klasin në lojë. Larry Bird, një legjendë e Boston Celtics, njihet jo vetëm për titujt, por edhe për konkurrencën ikonike me Magicun.

Wilt Chamberlain është statistika vetë – një njeri që shënonte 100 pikë në një ndeshje dhe vendoste rekorde si të ishin pjesë e zakonshme e lojës. Stephen Curry, nga ana tjetër, ndryshoi rregullat e lojës moderne – me shpejtësi, precizion dhe dominimin e epokës së trepikëshit.

 

TOP 100 NBA PLAYERS OF ALL TIME🐐

1⃣ MJ
2⃣ LeBron
3⃣ Kareem
4⃣ Magic
5⃣ Russell
6⃣ Shaq
7⃣ Duncan
8⃣ Bird
9⃣ Wilt
🔟 Steph
11 Kobe
12 Hakeem
13 KD
14 Oscar
15 West
16 KG
17 Jokić
18 Dirk
19 David Robinson
20 Dr J

FULL B/R STAFF RANKINGS HERE: https://t.co/P8hSoAoE1R pic.twitter.com/kq47DdXzYC

— Bleacher Report (@BleacherReport) July 14, 2025

Nga vendin i 11-t deri në vendin e 20-të janë emra si Kobe Bryant, Hakeem Olajuwon, Kevin Durant, Oscar Robertson, Jerry West, Kevin Garnett, Nikola Jokić, Dirk Nowitzki, David Robinson dhe Julius Erving. /Telegrafi/ 

 

The post BR publikon listën e basketbollistëve më të mirë në histori – Michael Jordan para LeBron James appeared first on Telegrafi.

U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani

By: gaze tare
10 July 2025 at 12:31

Edona James, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, ka shpërthyer së fundmi me një postim të sinqertë dhe të guximshëm në rrjetet sociale, ku ka ndarë arsyet e rikthimit të saj në Gjermani.

Ajo ka theksuar se arsyeja kryesore e largimit është një faktor i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: pagesat. Në një reflektim të ndershëm, Edona shprehet se ka vërejtur se tregu i showbizit në Kosovë ka një hendek të madh mes mundësive financiare të artistëve të ndryshëm, ku këngëtarët janë ata që mund të fitojnë mjaftueshëm për të jetuar si në vende të tjera evropiane.

Ajo gjithashtu shprehet hapur për këtë situatë duke thënë: “Më mirë të jem pa famë, sesa të punoj dhe të paguhem vetëm 50 euro. Për intervista nuk më japin asnjë cent.” Edona nuk i kurseu kritikat e saj për tregun kosovar, duke e quajtur atë të pamjaftueshëm dhe jo të drejtë për profesionistët që angazhohen në të.

The post U largua nga Kosova, Edona James shpjegon arsyet e rikthimit në Gjermani appeared first on iconstyle.al.

“Por pse?”, leximi i buzëve zbulon arsyen e përplasjes mes Messi e James Rodriguez

By: user 2
11 June 2025 at 18:52

Përballja konfrontuese mes Lionel Messi dhe James Rodriguez gjatë ndeshjes Argentina–Kolumbi nuk kalon pa u vënë re. Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ishte një rast për të sqaruar hesape të vjetra ende të hapura, fjalë që kampioni argjentinas i kishte lidhur në mendje dhe ia ktheu mbrapsht në një ndeshje të tensionuar, sidomos në fundin e saj. Shprehjet e fytyrave gjatë atij shkëmbimi të ngarkuar thonë gjithçka. Interpretimi i leximit të buzëve i bërë nga mediat e Amerikës së Jugut lejoi rindërtimin e momenteve kryesore të atij dialogu të ashpër.

Shenja e qortimit, qëndrimi pothuajse përçmues i “Pleshtit”, e lë të habitur ish-lojtarin e Real Madrid: e shikon i shtangur, belbëzon diçka, duket sikur po justifikohet, por nuk ka vlerë sepse “numri 10” nuk do të dëgjojë asgjë.

Dialogu i rindërtuar nga leximi i buzëve: “Por pse?”

Gjithçka nisi kur, rreth minutës së 70’, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj Kevin Castano. James proteston, grumbullohen disa lojtarë të Argjentinës dhe pikërisht në atë moment afrohet Messi. Nga pamjet dallohet sesi ish-lojtari i Barcelonës e shtyn tutje, duke e larguar nga grupi dhe më pas e tërheq mënjanë për të biseduar veçmas. Të dy përpiqen të flasin duke mbuluar gojën, në mënyrë që transmetimi direkt në televizion të mos mund të rikrijojë fjalët e përdorura. Ia dolën deri në një farë pike, por ajo që duhej të dilte, doli gjithsesi në dritë.

“Por pse?”, thotë kolumbiani duke provokuar reagimin e zemëruar të argjentinasit: “Po, po… thatë që arbitri do të na ndihmonte në finale. Ti flet shumë…”. James e përtyp goditjen i habitur dhe pas ndeshjes preferoi të mos zgjatej rreth asaj që ndodhi në fushë, duke u mjaftuar të thotë: “Ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë”.

🔥🗣 “VOS DIJISTE QUE NOS HABÍAN AYUDADO EN LA FINAL, HABLÁS MUCHO”

El tenso cruce entre Lionel Messi y James Rodríguez. #EliminatoriasEnTyCSports pic.twitter.com/QGexwSrQm6

— TyC Sports (@TyCSports) June 11, 2025

Mosmarrëveshjet e vjetra mes Messi dhe James Rodriguez

Mes të dyve kishte përplasje të vjetra që datojnë një vit më parë, saktësisht në fitoren e Argjentinës në finalen e Copa America. Rodriguez pati thënë se nëse Kolumbia kishte humbur, kjo kishte ndodhur “për shkak të faktorëve të jashtëm, mendoj se nuk do të kishim mundur të bëheshim kampionë. Arbitri pati një ndikim të madh dhe nuk na dha një ose dy penallti”. Deklarata që nuk i kishin pëlqyer argjentinasit Messi: zakonisht nuk reagon publikisht ndaj akuzave të tilla, por me James nuk mundi ta përmbante veten. “Flet shumë”, i tha pothuajse pa e parë fare në sy, duke e lënë me një shprehje të hutuar në fytyrë.

The post “Por pse?”, leximi i buzëve zbulon arsyen e përplasjes mes Messi e James Rodriguez appeared first on Lapsi.al.

Shaq zgjedh 10 lojtarët më të mirë të NBA-së të të gjitha kohërave: LeBronin e vendos vetëm të tretin

4 June 2025 at 16:55

Shaquille O’Neal ka zgjedhur dhjetë basketbollistët më të mirë në historinë e NBA-së, duke befesuar jo pak me zgjedhjet e tij, ndërsa vetën e tij nuk e futi në këtë mes.

Qendra legjendare dhe një nga lojtarët më dominues në histori tani punon si komentator profesionist dhe shpesh shkakton polemika me deklaratat e tij.

Ai e vendosi Michael Jordanin, i konsideruar nga shumë si lojtari më i madh dhe më i mirë i të gjitha kohërave, në vendin e parë, ndërsa vendin e dytë ia rezervoi ish-shokut të ekipit Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident me helikopter.

Dyshja luajtën së bashku te LA Lakers, ku shkëlqyen dhe fituan edhe trofe.

LeBron James, i vetmi lojtar aktiv në listë, u rendit i treti.


Si pjesë e shfaqjes së Netflix, ai renditi dhjetë më të mirët si më poshtë 

1. Michael Jordan
2. Kobe Bryant
3. LeBron James
4. Magic Johnson
5. Bill Russell
6. Wilt Chamberlain
7. Larry Bird
8. Hakeem Olajuwon
9. Tim Duncan
10. Julius Erving

 

Shaq reveals his top 10 greatest NBA players of all time 👀

Watch one of the all-time greats make his next play on Power Moves with Shaquille O’Neal premieres June 4. pic.twitter.com/yxonDJvM9m

— Netflix (@netflix) June 3, 2025


/Telegrafi/ 

The post Shaq zgjedh 10 lojtarët më të mirë të NBA-së të të gjitha kohërave: LeBronin e vendos vetëm të tretin appeared first on Telegrafi.

LeBron James shpjegon dietën ‘sekrete’ dhe zbulon nëse shpenzon mbi 800 mijë euro për të qëndruar në formë

By: D Marku
28 May 2025 at 15:12

LeBron James, basketbollisti legjendar i Los Angeles Lakers, zbuloi detaje rreth rutinës së tij të përditshme dhe mohoi pretendimet se shpenzon më shumë se 800 mijë euro në vit për mirëmbajtjen e trupit të tij.

Gjatë një paraqitjeje si i ftuar në podcast-in “Mind the Game”, ai shpjegoi zakonet e tij të të ngrënit, duke vënë në dukje se nuk ka asnjë “dietë mrekullie”.

Plani i tij i të ngrënit bazohet në një konsum të ekuilibruar të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave të shëndetshme, duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe sheqerin. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e hidratimit dhe konsumimit të ushqimeve të freskëta.

“Unë pi një lëng të gjelbër ose ndonjë frut apo çfarëdo qoftë në mëngjes, por nuk ha një vakt të plotë derisa të kthehem në shtëpi nga stërvitja”, tha James.

“Vakti im i parë zakonisht është rreth orës një ose dy të pasdites”, shkroi ai.

Bashkëprezantuesi Steve Nash e pyeti nëse e ndjek atë orar për arsye dietike apo sepse nuk i pëlqen të hajë para stërvitjes.

James u përgjigj se ishte e para, dhe gjithashtu zbuloi se ai nuk merr asnjë suplement artificial.

“Jo, jo kreatinë. Vetëm vitamina natyrale, të përditshme, gjëra të tilla…”.

Ajo që LeBron e mohoi kategorikisht ishte se nuk shpenzon mbi 800 mijë euro për të qëndruar në formë.

“O Zot, nuk e di nga erdhi kjo gjë… Po, nuk e di nga erdhi, por, dëgjo, unë kujdesem për trupin tim, por nuk kam idenë se nga erdhi ajo shumë parash”, thotë James.

The post LeBron James shpjegon dietën ‘sekrete’ dhe zbulon nëse shpenzon mbi 800 mijë euro për të qëndruar në formë appeared first on Albeu.com.

Roli i James Bond: Theo James, emri që po bën zhurmë

By: gaze tare
22 May 2025 at 12:15

Debati për të gjetur aktorin që do t’i marrë stafeten legjendës Daniel Craig si James Bond vazhdon të ndezë pasionet. Ndër emrat që po përfliten së fundmi është britaniku Theo James, i njohur për rolin e tij në serinë “Divergent” dhe për paraqitjen në sezonin e dytë të serialit hit “White Lotus”.

James, i cili interpretoi Cameron Sullivan, ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe kritikëve për performancën e tij, duke u bërë një prej favoritëve të agjencive të basteve si Ladbrokes dhe Coral. Ky është një hap i rëndësishëm pasi më parë aktori kishte shmangur zërat rreth rolit, duke deklaruar në një intervistë për The Guardian se roli i Bondit është një përgjegjësi e madhe dhe ndoshta nuk është ai personi ideal.

Megjithatë, emri i tij duket se po fiton peshë në këtë garë të ngushtë për të zëvendësuar një ikonë kinematografike. Fansat presin me padurim vendimin final, ndërsa industria kinematografike mbetet në pritje të James Bond-it të ri që do ta vazhdojë traditën britanike të agjentit më të famshëm të botës.

The post Roli i James Bond: Theo James, emri që po bën zhurmë appeared first on iconstyle.al.

Është kryetar nderi i eventit! LeBron James papritmas tërhiqet nga Met Gala 2025

By: gaze tare
5 May 2025 at 22:59

Hera e parë e LeBron James në Met Gala do të duhet të presë.

Orë para tapetit të kuq, atleti 40-vjeçar zbuloi se nuk do të marrë më pjesë për shkak të një dëmtimi, pavarësisht se është kryetar nderi i eventit.

“Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimit në gju që pësova në fund të sezonit, nuk do të jem në gjendje të marr pjesë në Met Gala në Nju Jork sonte, pasi shumë njerëz më kanë kërkuar dhe përgëzuar! Nuk dua ta humbas një ngjarje historike!” shkroi ai në X.

Megjithatë, në vend të mungesës së tij, ylli i NBA-së tha se gruaja e tij, Savannah , të cilën ai e quajti një “Mbretëreshë të bukur dhe të fuqishme”, do të jetë në event.

James dhe Los Angeles Lakers humbën në raundin e parë të playoff-eve ndaj Minnesota Timberwolves më 30 prill. Ishte gjatë asaj ndeshjeje që ai “pësoi një shtrembërim të ligamentit të ligamentit të shkallës 2 në gjurin e majtë”, raportoi ESPN  Duke folur me gazetarët më pas, James tha se dalja në pension është diçka për të cilën do të duhej të diskutonte me familjen dhe “grupin mbështetës” të tij.

The post Është kryetar nderi i eventit! LeBron James papritmas tërhiqet nga Met Gala 2025 appeared first on iconstyle.al.

LeBron James, pension apo titull/ Legjenda e koshit përjeton një tjetër dështim në NBA

By: Rovena
4 May 2025 at 17:29

E di se nuk do të mundet të vazhdojë gjatë kështu. LeBron James do të mbushë 41 vjeç në dhjetor të këtij viti dhe koha për të synuar një titull në NBA po mbaron.

I mbiquajturi “Mbreti i basketbollit” dështoi sërish në ambicien e tij për të qenë për herë të pestë kampion i basketbollit amerikan dhe për t’iu afruar atij që cilësohet si më i madh lojtar i të gjitha kohëve, Majkëll Xhordanit.

Legjenda e Çikagos ka 6 tituj, dhe Lebron do ta ketë të vështirë të arrijë tek pesa. Disfata e fundit ishte duke u gdhirë kjo e enjte sipas kohës shqiptare, kur Minesota Timbërulvs eliminoi Lejkërsat që në raundin e parë të play off-it.

Ishte një dështim i hidhur, pasi Lebron me shokë fituan vetëm një duel dhe humbën katër të tjerë, dy prej të cilëve në shtëpi.

Nuk bëri punë niveli i lartë i Xhejmsit, që shënoi 22 pikë, kapi 7 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, si dhe vodhi dy topa.

Gjithsesi, lodhja u ndje, sidomos përballë yjeve më të rinj dhe më energjitë të Minesotës me në krye Entoni Eduardsin, që shpesh herë të shuan mallin e Xhordanit.

Lebron gaboi shumë në gjuajtje, ndërsa as Luka Doncic nuk bëri punë, ndonëse shënoi 28 pikë, kapi 7 topa në tabela dhe shërbeu 9 asistë. Lejkërsave u mungoi një qendër, pasi Entoni Dejvis u largua, dhe centimetrat i dënuan.

Që kur u fitua titulli në 2020, skuadra e madhe është eliminuar në raundin e parë të play off-it 4 herë në 5 sezone, ndërsa shpresa është të sigurohet një lojtar qendër në verë, dhe që Lebron Xhejms të mbetet në formë edhe 41 vjeç. Kjo nuk është aspak e sigurt./abcnews.al

LeBron James: Atleti i parë në histori që u bë kukull Ken

By: gaze tare
9 April 2025 at 22:28

LeBron James e ka parë imazhin e tij të përshkruar kudo, nga videolojërat deri te filmat e Hollivudit. Me siguri, në një moment do të shohim një statujë që po ndërtohet për të.

Tani është koha që ai të luajë si… Ken në universin Barbie.

Një njoftim i Mattel që paraqet James si një tjetër… Ken thekson se ai u zgjodh në njohjen e ndikimit të tij pozitiv në kulturë, stil dhe komunitet. Sigurisht, aksesorët e figurës kanë edhe disa sponsorë të Jamesit, si këpucët, kufjet dhe sigurisht ora. Shifra do të jetë e disponueshme nga 14 prilli në dyqane të zgjedhura në SHBA, si dhe në internet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barbie (@barbie)

The post LeBron James: Atleti i parë në histori që u bë kukull Ken appeared first on iconstyle.al.

Edona James konfirmon lidhjen e dashurisë, dhurata romantike që mori nga partneri

By: gaze tare
8 April 2025 at 18:53

Edona James sapo ka zbuluar për ndjekësit e saj në Instagram se është në një lidhje të re dashurie. Në një video të publikuar pak minuta më parë, ajo shfaqet e emocionuar duke marrë një buqetë madhështore me trëndafila të kuq.

“Faleminderit zemra ime, të dua shumë…” janë fjalët plot emocion që dëgjohen nga Edona, drejtuar personit misterioz që i ka fituar zemrën.

Kjo surprizë romantike duket ta ketë bërë shumë të lumtur Edonën, ndonëse ajo ka preferuar që identitetin e partnerit të ri ta mbajë ende sekret nga publiku.

The post Edona James konfirmon lidhjen e dashurisë, dhurata romantike që mori nga partneri appeared first on iconstyle.al.

Edona James konfirmon lidhjen e dashurisë, dhurata romantike që mori nga partneri

By: D Marku
8 April 2025 at 19:20

Edona James sapo ka zbuluar për ndjekësit e saj në Instagram se është në një lidhje të re dashurie. Në një video të publikuar pak minuta më parë, ajo shfaqet e emocionuar duke marrë një buqetë madhështore me trëndafila të kuq.

“Faleminderit zemra ime, të dua shumë…” janë fjalët plot emocion që dëgjohen nga Edona, drejtuar personit misterioz që i ka fituar zemrën.

Kjo surprizë romantike duket ta ketë bërë shumë të lumtur Edonën, ndonëse ajo ka preferuar që identitetin e partnerit të ri ta mbajë ende sekret nga publiku.

The post Edona James konfirmon lidhjen e dashurisë, dhurata romantike që mori nga partneri appeared first on Albeu.com.

Reece James tregon se si e sheh Chelsean dhe a do të arrijnë rikthimin në Ligën e Kampionëve

1 April 2025 at 23:45

Kërkimi i Chelseat për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm vazhdon këtë javë me dy derbi vendimtar në Londër. 

Blutë presin Tottenhamin të enjten në mbrëmje përpara se të përballen me Brentford të dielën pasdite. 

Sipas kapitenit të Chelsea, Reece James, objektivi kryesor i skuadrës është të luajë futboll në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

James shprehu besimin e tij në rritjen e ekipit, duke deklaruar se ata kanë “ardhur me hapa të mëdhenj” këtë vit. 

“Ne kemi mësuar shumë këtë sezon dhe ende po mësojmë. Bilanci i skuadrës është kyç, të kemi lojtarë të ndryshëm për role të ndryshme. Të gjithë e plotësojnë njëri-tjetrin mirë dhe kjo na ndihmon ku jemi deri tani”, deklaroi James.  

Mbrojtësi i djathtë vlerësoi edhe trajnerin e skuadrës, duke theksuar pasionin e tij dhe atmosferën e këndshme që krijon.  

“Ideja dhe fokusi ynë mbeten të njëjta, pavarësisht se me kë do të luajmë”, theksoi James. 

Me synimet e Chelseat për një rikthim në Ligën e Kampionëve, ndeshjet e ardhshme kundër Tottenham dhe Brentford do të jenë vendimtare në përcaktimin e fatit të tyre./Telegrafi/  

The post Reece James tregon se si e sheh Chelsean dhe a do të arrijnë rikthimin në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Nga Laporte te Hakimi dhe Rudiger – 10 mbrojtësit më të paguar në futbollin botëror

8 March 2025 at 11:54

Pagat e larta në futbollin modern nuk janë të rralla. Përndryshe, është më befasuese të mësosh për një lojtar të shkëlqyer që ka një pagë javore që është nën gjashtë shifra, të tilla janë fondet brenda lojës sot.

Gjatë dekadave të fundit, me prezantimin e gjërave të tilla si Liga Premier, futbolli është bërë gjithnjë e më i vlefshëm.

Ka argumente nëse shuma të tilla të larta parash janë tërësisht të dobishme apo të dëmshme, por pavarësisht nga opinionet, nuk mund të mohohet se pagat marramendëse janë pjesë e lojës tani.

Që një lojtar më i mirë të transferohet në një klub tjetër, ka më shumë gjasa se jo që t’i ofrohet një rrogë tërheqëse për t’i bindur.

Ndërsa supozimi i përgjithshëm mund të jetë se lojtarët sulmues, përgjegjës për golat, asistimet dhe aspektet e tjera të lojës që tentojnë të joshin njerëzit të shikojnë, janë me pagat më të larta, që nuk do të thotë se mbrojtësve nuk u jepen pako të ngjashme pagash.

Por, cilët janë 10 mbrojtësit janë më të paguarit në futbollin botëror?

Të gjitha shifrat e pagave për këtë listë janë marrë nga faqja e specializuar Capology dhe shërbejnë si faktori i vetëm i renditjes.

Në pozitën e parë renditet Kalidou Koulibay me një pagë prej 553,225 funte i ndjekur nga Aymeric Laporta me pagë 390,627 funte dhe David Alaba që kompleton podiumin me një pagë prej 358,739 funte.

Në listë gjenden edhe emra tjerë të njohur si Achraf Hakimi, Lucas Herandez, John Stones, Reece James, Joao Cancelo, Alphonso Davies dhe Antonio Rudiger.

Vlen të përmendet se lojtarët e përfshirë duhet të kenë kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tyre si mbrojtës, prandaj Joshua Kimmich nuk gjendet në listë. /Telegrafi/

The post Nga Laporte te Hakimi dhe Rudiger – 10 mbrojtësit më të paguar në futbollin botëror appeared first on Telegrafi.

LeBron James në histori, bëhet basketbollisti i parë që shënon 50,000 pikë në NBA

By: armand
5 March 2025 at 16:24

LeBron James është dhe vazhdon të mbetet një basketbollist i jashtëzakonshëm edhe pse në moshën 40-vjeçare. Mbrëmë ai u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënoi 50,000 pikë në sezonin e rregullt dhe në atë play-off së bashku. James theu rekordin me një trepikësh në fillim të çerekut të parë të ndeshjes […]

The post LeBron James në histori, bëhet basketbollisti i parë që shënon 50,000 pikë në NBA appeared first on BoldNews.al.

Vdes dhuruesi i gjakut që shpëtoi jetën e 2.4 milionë foshnjave

By: Kult Plus
3 March 2025 at 17:51

Dhuruesi më i madh i gjakut në botë, plazma e të cilit shpëtoi jetën e më shumë se 2.4 milionë foshnjave, ka vdekur na Australi.

James Harrison “bujarisht” dhuroi plazmën e tij pothuajse 1200 herë nga viti 1954 deri në 2018 dhe njihej si “njeriu me krahun e artë”.

I përshkruar si një humanitar që ishte “krenar” që kishte shpëtuar kaq shumë jetë, ai vdiq në moshën 88-vjeçare në një shtëpi pleqsh, sipas familjes së tij, transmeton Klankosova.tv.

Plazma e tij u zbulua se përmbante një antitrup të rrallë i cili më pas u përdor për të zhvilluar ilaçe për të parandaluar vdekjen e të porsalindurve nga sëmundja Rhesus.

FILED - 11 May 2018, Australia, Sydney: James Harrison donating blood at the service center of the Red Cross. 63 years after his first donation, Harrison is holding out his arm for the last time. According to calculations of the Red Cross, Harrison has helped more than two million mothers prevent miscarriages and bring their babies to the world safely. Photo by: Subel Bhandari/picture-alliance/dpa/AP Images

Photo Details
ID:	18191625211299
Submission Date:	Jul 10, 2018 17:22 (GMT)
Creation Dat

Ilaçi, anti-D, u jepet nënave shtatzëna, gjaku rezus negativ i të cilave rrezikon të sulmojë gjakun rezus pozitiv të foshnjës.

Gjatë më shumë se 60 viteve të dhurimit të gjakut, Harrison nuk humbi kurrë një takim, tha Kryqi i Kuq Australian Lifeblood – dhe ai mban Rekordin Botëror Guinness për numrin e dhurimeve.

Kur ndërpreu dhurimin në vitin 2018 për shkak se kishte kaluar kufirin e moshës, ai tha se do të jepte akoma gjak nëse do t’i lejohej.

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

12 February 2025 at 23:56

Edhe në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë në fushë dhe të mbetet një makineri parash.  

Për të dytin vit radhazi, ai kryeson renditjen e sportistëve më të paguar në botë, me të ardhura vjetore prej 251.7 milionë euro, nga të cilat 208 milionë vijnë nga kontrata e tij me Al-Nassr dhe 43.5 milionë nga sponsorizimet, sipas një studimi të industrisë sportive. 

Pas Ronaldos, podiumi plotësohet nga Stephen Curry (147.8 milionë euro) dhe Tyson Fury (141.3 milionë euro).  

Cristiano është i vetmi sportist që ka fituar mbi 100 milionë euro në vit për tetë vite rresht, duke përfituar nga popullariteti i tij në rrjetet sociale, ku ka mbi 1 miliard ndjekës.  

Arabia Saudite, me investimet e saj masive në sport, ka ndikuar në rritjen e pagave të yjeve. 

Pesë futbollistë në top 10 

Nga dhjetë sportistët më të paguar, pesë janë futbollistë. Pas Ronaldos vjen Leo Messi (129.7 milionë), Neymar (127.8), Karim Benzema (111.5) dhe Kylian Mbappé (105).  

Lebron James me 128 milionë euro është i gjashti, ndërsa Oleksandr Usyk mban vendin e shtatë me 117 milionë euro.

Ndërsa Erling Haaland renditet i 24-ti (67.3 milionë), Vinicius dhe Salah ndajnë vendin e 38-të (52.8 milionë), ndërsa Mahrez (50 milionë), Mané (43.7) dhe Harry Kane (40) janë më poshtë në listë. 

Në dhjetëshen më të mirë janë pesë futbollistë, dy basketbollistë, dy boksierë dhe një lojtar golfi – spanjolli Jon Rahm.  

Ai renditet i dhjeti me 101.7 milionë euro të ardhura. /Telegrafi/  

The post Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë! appeared first on Telegrafi.

Luka Doncic mendoi se ishte një shaka e 1 prillit kur u shkëmbye nga Dallas, tregon se çfarë i tha LeBron

4 February 2025 at 20:48

Ylli slloven i basketbollit Luka Doncic iu drejtua mediave për herë të parë pas bashkimit me Los Angeles Lakers. 

Doncic u pyet menjëherë se çfarë mendonte për vendimin e Dallasit për ta shkëmbyer atë me Anthony Davis. 

“Është vendim i tyre dhe nuk kam asnjë koment për të. Nuk e di se çfarë kanë bërë. Absolutisht asnjë histori që nuk do ta pranoj kontratën nuk është e vërtetë”. 

“Sinqerisht, ishte e vështirë në fillim, u ndjeva sikur kishte kaluar një muaj edhe pse ishin vetëm dy ditë. Ishte shumë emocionale dhe e vështirë, dhe sot është shumë më mirë dhe jam i lumtur që jam këtu. Këtu është Lakers. Një “një nga ekipet më të mira në historinë e basketbollit”, deklaroi slloveni, i cili tha se dëshiron të fitojë titullin kampion. 

Doncic po ashtu tha se ishte i befasuar, por se mezi po priste të luante për klubin më të famshëm të NBA-së. 

“Kur u zgjova, nuk mund ta besoja dhe mendova se ishte dita e 1 prillit. Këto janë momente të vështira për mua, por unë kam mundësinë të luaj për klubin më të madh në botë dhe mendoj se kjo është një gjë e mrekullueshme, mundësi për mua”, deklaroi Luka me sinqeritet. 

 

“When I got a call, I had to check if it was April 1st. I didn’t really believe it at first.”

–Luka on when he got the call he was being traded pic.twitter.com/4IoVZt8mTK

— ESPN (@espn) February 4, 2025

Ashtu siç pritej, ka pasur edhe një pyetje për të luajtur me LeBron James. 

“Një ëndërr e realizuar. Gjithmonë e kam admiruar LeBron dhe ka shumë gjëra që mund të mësoj prej tij. Mendoj se të dy do t’i bëjmë më të mirë shokët tanë të skuadrës, do t’i ndihmojmë të gjithë sepse jemi basketbollistë jashtëzakonisht inteligjentë. Jam i emocionuar të punojmë së bashku dhe të përmirësohemi çdo ditë”, nënvizoi Doncic. 

 

“[LeBron] called me right away.”

–Luka said he got the call immediately from LeBron James after the trade pic.twitter.com/AZEOJdZMI2

— ESPN (@espn) February 4, 2025

Së fundi, ai zbuloi se çfarë i tha LeBron kur mori vesh se ata do të bëheshin shokë skuadre. 

“Ai më telefonoi menjëherë. Ai ishte në Nju Jork dhe ne nuk folëm shumë, sepse ai më tha se e dinte se si ndihesha dhe ishte mirë që ai më telefonoi menjëherë dhe më mirëpriti në Los Anxhelos”, përfundoi Doncic.  

Sipas burimeve pranë Lakers, debutimi i tij mund të jetë të hënën e ardhshme në shtëpi kundër Jazz ose dy ditë më vonë në Utah. /Telegrafi/  

The post Luka Doncic mendoi se ishte një shaka e 1 prillit kur u shkëmbye nga Dallas, tregon se çfarë i tha LeBron appeared first on Telegrafi.

Gazetarja e quan “Kujtim”, transgjinorja Edona James i kthehet ashpër: Ta q* nanën, k**vë

By: Ela
28 January 2025 at 09:56

Reansgjinorja Edona James ka shpërthyer keq ndaj një gazetareje dhe moderatoreje nga Kosova pas një deklaratë që kjo e fundit ka bërë lidhur me ndryshimin e gjinisë së saj. Paulina Nushi, e ftuar në një emision është shprehur se nuk është pro ndryshimeve të gjinisë duke marrë si shembull Edona James, e cila për të, […]

The post Gazetarja e quan “Kujtim”, transgjinorja Edona James i kthehet ashpër: Ta q* nanën, k**vë appeared first on BoldNews.al.

87 vite nga lindja e këngëtares Etta James, ky është hiti i saj i paharrueshëm (VIDEO)

By: Kult Plus
25 January 2025 at 10:00

Sot në 87 vjetorin e lindjes përkujtohet këngëtarja amerikane, Etta James, shkruan KultPlus.

Veç muzikës dhe zërit të mrekullueshëm, emocioneve që u fali mijëra fansave, jeta e saj u shoqërua nga alkooli dhe droga, që shpesh i rrezikuan jetën, por dhe vendosën disa herë përballë me ligjin.

James nisi karrierën në vitin 1950, kur ishte vetëm 14 vjeç me këngën “The Creolettes”, kënduar bashkë me dy këngëtare të tjera. Suksesi i vërtetë i saj mbërriti në vitin 1961, me “At Last”, një këngë blues për të ardhur më pas tek “Tell Mama”, një këngë tepër e famshme që u riprodhua në vitet në vazhdim nga shumë artistë të tjerë.

Etta James fitoi 4 Grammy Award, 17 çmime për Muzikën Blues dhe ishte përfshirë në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993. Një prej këngëve të saj më të famshme është “At Last”.

Vdiq në moshën 74-vjeçare. Këngëtarja vdiq në një spital në Kaliforni, ku ishte shtruar prej disa ditësh pasi u diagnostikua me leukemi në fillim të vitit 2011. James do të mbahet mend për këngët e saj soul, rhythm ‘n’ blues dhe jazz.

Zëri i fuqishëm, tokësor i James e mbylli hendekun mes ritmit dhe rock and roll. Ajo fitoi gjashtë çmime Grammy dhe 17 çmime Blues Music. Ajo u fut në Hall of Fame Rock and Roll në vitin 1993, në Blues Hall of Fame në vitin 2001 dhe në Grammy Hall of Fame në të dyja vitet 1999 dhe 2008. Revista Rolling Stone e renditi James numrin 22 në listën e 100 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe numrin 62 në listën e 100 artistëve më të mëdhenj.

Më poshtë KultPlus ua sjell interpretimin e këngës ‘At least’ në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993./ KultPlus.com

Ndeshja ‘All Star’ do të luhet në një format tjetër, tani dihen edhe pesëshet e dy konferencave

24 January 2025 at 11:49

NBA ka shpallur zyrtarisht pesë basketbollistët që kanë marrë më shumë vota për lojën “All Star”, e cila do të organizohet në San Francisko në muajin shkurt.

Titullarët nga të dyja konferencat u zgjodhën në bazë të 50 për qind të votave të tifozëve, ndërsa mediat dhe vetë lojtarët kishin një peshë prej 25 për qind në përzgjedhje.

14 pjesëmarrësit e mbetur të takimit “All Star” do të zgjidhen nga trajnerët dhe emrat e tyre do të bëhen të ditur më 30 janar.

 

Three voting groups determined the starters for the 2025 NBA All-Star Game:

▪ Fans (50%)
▪ NBA players (25%)
▪ Media panel (25%)

Complete voting results are available here: https://t.co/mrjb1ziHai

Below are the overall scores for the top finishers at each position. pic.twitter.com/KXPIlK5XYc

— NBA Communications (@NBAPR) January 24, 2025

Loja ‘All-Star’ në San Francisko do të luhet në një format të ri pasi do të luhen tre ndeshje dhe 24 lojtarët do të ndahen në tre ekipe që do të përbëhen nga ish-yjet e NBA-së, Charles Barkley, Shaquille O’Neal dhe Kenny Smith.

Skuadra e katërt do të jetë e mbushur me fillestarë dhe lojtarë që njihen si ‘rising stars’ apo yjet në rritje.

Pesëshja e konferencës Lindore perbehet nga Giannis Antetokounmpo, Jalen Brunson, Donovan Mitchell, Jayson Tatum dhe Karl-Anthoni Towns, ndërsa ajo Perëndimore nga Stephen Curry, Kevin Durant, Shai Gilgeous-Alexander, Lebron James dhe Nikola Jokic.

 

The #NBAAllStar 2025 Starters Pool!@Giannis_An34@jalenbrunson1@spidadmitchell@jaytatum0 @KarlTowns@StephenCurry30 @KDTrey5@shaiglalex @KingJames
Nikola Jokić pic.twitter.com/DCuACxG7Wh

— NBA (@NBA) January 24, 2025

Do të luhet me sistemin e gjysmëfinaleve dhe finaleve dhe duelet do të luhen derisa dikush të arrijë 40 pikë.

All Star do të fillojë të premten, më 14 shkurt dhe do të zgjasë deri të dielën, më 16 shkurt.. /Telegrafi/

The post Ndeshja ‘All Star’ do të luhet në një format tjetër, tani dihen edhe pesëshet e dy konferencave appeared first on Telegrafi.

❌
❌