Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat

20 July 2025 at 18:29

Ato janë si qindra vajza e gra në botë që u premtohet një jetë më e mirë dhe që, për fat të keq, ngecin në rrjetat e trafikantëve duke u detyruar të ushtrojnë prostitucionin. Stefania jetonte në Kolumbi dhe aplikoi për punë në Shqipëri. Qëllimi i saj ishte të punonte si balerinë nate. Por sot […]

The post “Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat appeared first on BoldNews.al.

“Pa rregulla, pa kufij”, një dokumentar për gjurmët shqiptare në zinxhirin global të kokainës

9 June 2025 at 13:15

Dokumentari “Pa rregulla, pa kufij” trajton mënyrën sesi grupet shqiptare janë bërë lojtarë kyç në tregtinë globale të kokainës, veçanërisht në Ekuador dhe Kolumbi, përmes një rrjeti emisarësh dhe bashkëpunëtorësh lokalë.

Në dokumentar flasin gazetarët kolumbianë Diana Durán dhe Felipe Morales Sierra, të cilët japin një panoramë të evolucionit të krimit të organizuar në Kolumbi, nga koha e karteleve të njohura të Medellín dhe Cali, deri tek grupet e reja të lidhura me struktura paramilitare.

Durán dhe Morales theksojnë se lidhjet me krimin shqiptar filluan pas viteve 2000, kur emisarë shqiptarë nisën të shfaqen në Amerikën Latine për të porositur drejtpërdrejt dërgesat e kokainës.

Prokurori i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Alfred Shehu, tregon për punën që është bërë së fundmi për të luftuar këtë prirje të grupeve kriminale.

Gazetarët shqiptarë Fatjona Mejdini nga Global Initiative against Transnational Organized Crime (GI-TOC) dhe Xhevahir Zhabina analizojnë me detaje përfshirjen në rritje të grupeve shqiptare në trafikun ndërkombëtar, veçanërisht në Ekuador, ku operojnë gjithnjë e më shpesh me bashkëpunëtorë lokalë dhe rrugë të sigurta drejt Evropës.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Vehap Kola flet për sfidat e sistemit shqiptar në përballjen me pastrimin e parave që vijnë nga ky trafik. Ai paralajmëron për rreziqet e mëdha që ky aktivitet paraqet për ekonominë dhe sigurinë publike në vend.

Dokumentari përbën një thirrje për reflektim mbi mungesën e kontrollit institucional dhe mungesën e bashkëpunimit ndërkombëtar për të goditur këto rrjete kriminale që veprojnë “pa rregulla, pa kufij”.

Kliko këtu për të lexuar versionin e transkriptuar të dokumentarit.

Intervista e plotë me Fatjona Mejdinin:

Intervista e plotë me Vehap Kolën:

Shiko gjithashtu:

The post “Pa rregulla, pa kufij”, një dokumentar për gjurmët shqiptare në zinxhirin global të kokainës appeared first on Citizens.al.

“Degustimi më i madh i djathit në botë” u mbajt në Kolumbi

20 June 2025 at 12:23

Një kompani kolumbiane bulmeti, Alpina, festoi 80-vjetorin e saj duke thyer rekordin botëror për degustimin më të madh të djathit.

Plot 1,185 persona u mblodhën në Sopó për të provuar tre lloje djathi: Gruyere, Sopó dhe Argovia.

Guinness World Records konfirmoi rekordin, duke ia marrë vendin Australisë që kishte mbledhur 1,000 persona në vitin 2019.

Ngjarja vlerësohet si një sukses që thekson përkushtimin e Alpina-s ndaj cilësisë në industrinë e bulmetit.

Përfaqësuesja e Guinness-it uroi të gjithë pjesëmarrësit për arritjen historike. /Telegrafi/

The post “Degustimi më i madh i djathit në botë” u mbajt në Kolumbi appeared first on Telegrafi.

“El Tiempo”: Jeta luksoze e Dritan Gjikës dhe lidhjet me kartelet e kᴏkainës

By: user 6
12 June 2025 at 23:13

Stamboll, Guayaquil, Dubai, Bogotá, Tirana, Cali… Këto janë disa nga destinacionet që shfaqen në lëvizjet e bosit të fuqishëm të drogës Dritan Gjika, i përshkruar nga Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro si një nga udhëheqësit e kartelit të trafikimit të drogës që fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe, citon gazeta kolumbiane “El Tiempo”.

Presidenti kolumbian e përmendi Gjikën më 28 maj, dy ditë pasi bosi shqiptar i drogës u kap në një rrugë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kishte mbërritur duke u paraqitur si investitor. Petro foli për shqiptarin dhe për bosët e drogës të kombësive të tjera (kroate, serbe, franceze, holandeze, meksikane, paraguaiane dhe amerikane) si pjesë e një klani mafioz që, së bashku me disa kolumbianë, dyshohet se po planifikon sulme kundër tij. Ai i konsideroi ata si mjeshtrat e rinj të trafikimit të drogës.

“El Tiempo” shkruan se përtej deklaratave të Presidentit kolumbian, agjencitë federale tashmë kanë informacione mbi bashkëpunëtorët e fuqishëm kolumbianë të Dritan Gjikës, i njohur ndryshe si “Tony”. Gazeta shkruan se ka pasur qasje në një dosje konfidenciale që tregonte se bosi i fuqishëm shqiptar i drogës ka dhjetëra hyrje në Kolumbi. Një nga udhëtimet e tij në Bogota daton më 24 janar 2022, pas një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi.

Ajo që dihet është se Gjika udhëtoi nëpër Evropë duke mbledhur porosi për kokainë kolumbiane. Ai udhëtoi në Cali për të negociuar mbi drogën të cilën e fshehu në fermat në Valle del Cauca dhe më pas u zhvendos në kufirin ekuadoras, ku ndihej më i sigurt.
“El Tiempo” shkruan se ka vërtetuar se bosi shqiptar i drogës krijoi të paktën 4 kompani në Guayaquil: “Agricontrade S.A.”, “Cresmark S.A.”, “Cannmaná S.A.” dhe “Negoglobal S.A.”, të dedikuara për kultivimin e luleve të kanabisit dhe kallam sheqerit dhe eksportin e mineraleve.

Nën këtë mbulesë, ai udhëtoi nëpër Kolumbi si biznesmen dhe kontaktoi kompani të njohura ekuadoriane të bananeve që, sipas hetimit, u përdorën për të transportuar kokainë kolumbiane në Evropë. Ai dhe gruaja e tij, ekuadoriane Ashley Ruiz blenë një rezidencë luksoze në një zonë banimi ekskluzive në periferi të Guayaquil. Autoritetet gjetën aty një BMW X6 të bardhë me vlerë mbi 120 000 dollarë dhe një Porsche Cayenne të zezë me vlerë 149 990 dollarë. Automjeti gjithashtu kishte një sistem të blinduar të Nivelit 3 dhe ishte i regjistruar në emër të “Agricomtrade”, një nga kompanitë e bosit të drogës.

U gjet gjithashtu një Chevrolet Corvette dhe një jaht i blerë nga gruaja e bosit në tetor 2020 për 50 000 dollarë i markës “Sea Ray Sundancer 310”, të cilin ajo e pagëzoi me emrin “Recreo”. Sipas agjentëve federalë, jeta luksoze ka vijuar edhe në Dubai. Aty u gjetën makina luksoze, akomodime në vila dhe udhëtime me fluturime çarter. Tani po hetohet nëse ai ka prona në Kolumbi.

Është konfirmuar tashmë se ai ka një partner të fuqishëm i cili është furnizuesi i kokainës që mbërrin në Evropë përmes porteve të Algeciras, Spanjë; Francë, Holandë dhe ata madje kontrolluan edhe një ngarkesë në Shqipëri.

“Ai filloi të përdorte shkurtime për emrin e tij pasi DEA e kapi në Shtetet e Bashkuara” – tha një agjent i antimafia. Ai shtoi se autoritetet në Medellín e dinë shumë mirë se kush është ai dhe tani po kërkojnë prova për ta kapur përsëri.

Tashmë ka të dhëna rreth pronave të tij dhe lidhjes së tij me “Tony”-n. Përveç marrëveshjeve mafioze dhe komunikimeve me bosë të tjerë droge që fshihen në Dubai dhe Abu Dhabi, “El Tiempo” ka vërtetuar se Kolumbia po studion mundësinë që Drejtoria Kombëtare e Inteligjencës (DNI), në bashkëpunim me agjencitë e huaja, të gjejë bosët kolumbianë të drogës që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për më tepër, në nivelin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, është arritur tashmë një marrëveshje bashkëpunimi midis autoriteteve kolumbiane dhe paraguaiane për të gjetur Sebastián Marset, të cilin Presidenti Petro e ka lidhur me vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci në Kolumbi.

“Pse vrasja e prokurorit Pecci u la në duart e prokurorit Burgos dhe pse prokurori Burgos e hoqi vrasësin nga çështja? Është trafikanti i drogës Marset”, deklaroi presidenti në shkurt. Më 1 maj, në mes të fjalimit të tij në Plaza de Bolívar në Bogotá, për Ditën e Punës, ai iu referua përsëri Marset dhe bashkëpunimit në fshehjen e çështjes Pecci.

Pas arrestimit të gruas së tij, Marset u dërgoi një letër disa mediave paraguaiane disa ditë më parë, në të cilën kërcënon autoritetet dhe sfidon vendet e tjera ta arrestojnë atë. Lidhur me Gjikën, nuk përjashtohet që qeveria Petro të kërkojë që ai të hetohet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij kolumbianë në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë edhe me personin me pseudonimin “JR”. ©El Tiempo, LAPSI.al

The post “El Tiempo”: Jeta luksoze e Dritan Gjikës dhe lidhjet me kartelet e kᴏkainës appeared first on Lapsi.al.

“Por pse?”, leximi i buzëve zbulon arsyen e përplasjes mes Messi e James Rodriguez

By: user 2
11 June 2025 at 18:52

Përballja konfrontuese mes Lionel Messi dhe James Rodriguez gjatë ndeshjes Argentina–Kolumbi nuk kalon pa u vënë re. Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ishte një rast për të sqaruar hesape të vjetra ende të hapura, fjalë që kampioni argjentinas i kishte lidhur në mendje dhe ia ktheu mbrapsht në një ndeshje të tensionuar, sidomos në fundin e saj. Shprehjet e fytyrave gjatë atij shkëmbimi të ngarkuar thonë gjithçka. Interpretimi i leximit të buzëve i bërë nga mediat e Amerikës së Jugut lejoi rindërtimin e momenteve kryesore të atij dialogu të ashpër.

Shenja e qortimit, qëndrimi pothuajse përçmues i “Pleshtit”, e lë të habitur ish-lojtarin e Real Madrid: e shikon i shtangur, belbëzon diçka, duket sikur po justifikohet, por nuk ka vlerë sepse “numri 10” nuk do të dëgjojë asgjë.

Dialogu i rindërtuar nga leximi i buzëve: “Por pse?”

Gjithçka nisi kur, rreth minutës së 70’, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj Kevin Castano. James proteston, grumbullohen disa lojtarë të Argjentinës dhe pikërisht në atë moment afrohet Messi. Nga pamjet dallohet sesi ish-lojtari i Barcelonës e shtyn tutje, duke e larguar nga grupi dhe më pas e tërheq mënjanë për të biseduar veçmas. Të dy përpiqen të flasin duke mbuluar gojën, në mënyrë që transmetimi direkt në televizion të mos mund të rikrijojë fjalët e përdorura. Ia dolën deri në një farë pike, por ajo që duhej të dilte, doli gjithsesi në dritë.

“Por pse?”, thotë kolumbiani duke provokuar reagimin e zemëruar të argjentinasit: “Po, po… thatë që arbitri do të na ndihmonte në finale. Ti flet shumë…”. James e përtyp goditjen i habitur dhe pas ndeshjes preferoi të mos zgjatej rreth asaj që ndodhi në fushë, duke u mjaftuar të thotë: “Ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë”.

🔥🗣 “VOS DIJISTE QUE NOS HABÍAN AYUDADO EN LA FINAL, HABLÁS MUCHO”

El tenso cruce entre Lionel Messi y James Rodríguez. #EliminatoriasEnTyCSports pic.twitter.com/QGexwSrQm6

— TyC Sports (@TyCSports) June 11, 2025

Mosmarrëveshjet e vjetra mes Messi dhe James Rodriguez

Mes të dyve kishte përplasje të vjetra që datojnë një vit më parë, saktësisht në fitoren e Argjentinës në finalen e Copa America. Rodriguez pati thënë se nëse Kolumbia kishte humbur, kjo kishte ndodhur “për shkak të faktorëve të jashtëm, mendoj se nuk do të kishim mundur të bëheshim kampionë. Arbitri pati një ndikim të madh dhe nuk na dha një ose dy penallti”. Deklarata që nuk i kishin pëlqyer argjentinasit Messi: zakonisht nuk reagon publikisht ndaj akuzave të tilla, por me James nuk mundi ta përmbante veten. “Flet shumë”, i tha pothuajse pa e parë fare në sy, duke e lënë me një shprehje të hutuar në fytyrë.

The post “Por pse?”, leximi i buzëve zbulon arsyen e përplasjes mes Messi e James Rodriguez appeared first on Lapsi.al.

A po zgjohet ushtria famëkeqe guerile – 19 sulme anembanë Kolumbisë, të paktën shtatë të vrarë

11 June 2025 at 19:53

Në Kolumbi gjatë ditës së djeshme u kryen plot 19 sulme në mbarë vendin, dhe mediat lokale i lidhën këto sulme me ushtrinë guerile që ishte shuar zyrtarisht, e cila ka vepruar gjatë 50 viteve të fundit – Forcat Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë (FARC).

Sipas raportimeve të mediave në Kolumbi, mënyrat e sulmeve përfshinin bomba në vetura, dronë dhe të shtënat me armë, dhe ndodhën në rajonet perëndimore Cauca dhe Valle del Cauca.

Raportimet e policisë thonë se u vranë të paktën shtatë persona, prej të cilëve dy ishin policë.

Objektivat e sulmeve ishin stacionet e policisë, ndërtesat komunale dhe civile, shkruan BBC.

Ministria përshkroi dhunën si “një reagim të dëshpëruar të grupeve të armatosura të paligjshme ndaj operacioneve masive të ushtrisë dhe policisë, të cilat kanë shkatërruar strukturat dhe ekonomitë e tyre të paligjshme”.

Kryetari i qytetit më të madh në rajonin e Cali-t tha se qyteti është kthyer në vitin 1989, kur ishte goditur nga trafiku i drogës dhe dhuna e kartelit.

Sulmet erdhën disa ditë pas një atentati të dështuar ndaj kandidatit të djathtë për president, Miguel Uribe Turbay, në kryeqytetin Bogotë, ndërsa ai po i drejtohej mbështetësve të tij.

Megjithëse askush nuk ka marrë përgjegjësi zyrtarisht, mediat lokale i lidhën sulmet me Forcat Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë (FARC), grupin guerilas që ka vepruar nga viti 1966 deri në 2017.

Edhe pse është shpallur zyrtarisht e shuar, mënyra e kryerjes së këtyre sulmeve dhe fakti që objektivat ishin ndërtesa komunale dhe të policisë, të çojnë në përfundimin se sulmet i kanë kryer anëtarë të këtij grupi.

Gjatë periudhës kur ishin aktivë formalisht, forcat e FARC-ut zhvillonin luftë guerile kundër qeverisë së Kolumbisë, duke synuar të merrnin pushtetin dhe të krijonin një shtet komunist.

Metodat e tyre përfshinin rrëmbimin, shantazhin dhe prodhimin dhe shpërndarjen e drogës. Për këtë arsye shpesh ishin në përplasje me kartelët kolumbianë, përfshirë kartelin e Medellinit, që drejtohej nga Pablo Escobar. /Telegrafi/

The post A po zgjohet ushtria famëkeqe guerile – 19 sulme anembanë Kolumbisë, të paktën shtatë të vrarë appeared first on Telegrafi.

Fernandez, takat në kokën e Castaño: reagimi i tij drithëron Argjentinë-Kolumbi

By: user 2
11 June 2025 at 17:42

Ndeshja mes Argjentinës dhe Kolumbisë, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, ka qenë pak të thuash intensive. Një nga momentet kyçe të ndeshjes, që u mbyll më pas në barazim 1-1, ndodhi rreth minutës së 70’, kur Kevin Castaño rrezikoi seriozisht. Arsyeja? Një ndërhyrje e çmendur nga Enzo Fernández, që mund të kishte pasur pasoja shumë më të rënda.

Fernandez godet me taka në kokë Castaño

Episodi ndodhi në mes të fushës, ndërsa të dy lojtarët po përballeshin për topin. Fernández u përpoq të ndalonte kundërshtarin me këmbën shumë lart, duke e goditur me taka në kokë. Reagimi i Castaño ishte i frikshëm dhe shqetësues. Kolumbiani u shemb në tokë dhe filloi të rrotullohej, duke u dridhur gjithashtu.

Momente ankthi për Castaño

Një moment frike për të gjithë, me bashkëlojtarë dhe kundërshtarë që u afruan menjëherë. Momente tensioni, me disa lojtarë të Kolumbisë që tentuan të kërkonin drejtësi ndaj Enzo Fernández. Ky i fundit, pasi fillimisht e minimizoi thuajse ndërhyrjen e tij, kërkoi ndjesë disa herë. Një sjellje që nuk e shpëtoi nga kartoni i kuq i drejtpërdrejtë.

🟥 ROJA PARA ENZO FERNÁNDEZ

El jugador de la Selección Argentina fue expulsado después de una patada en la cabeza a Kevin Castaño. pic.twitter.com/fbNIWu9W25

— TyC Sports (@TyCSports) June 11, 2025

Para se të largohej nga fusha, argjentinasi ndihmoi Castaño të ngrihej dhe u interesua për gjendjen e tij. Mesfushori i “Albiceleste” preku ballin e kundërshtarit, ku ishin të dukshme shenjat e thumbave dhe një ënjtje e madhe. Edhe Castaño u detyrua të largohej nga loja, pasi pranoi me shumë sportivitet ndjesën e kundërshtarit. Kontrollimet e nevojshme për të përjashtuan rrezikun e pasojave të rënda: vetëm një goditje e fortë. Për Fernandez, në bazë të rregullores, gjithçka lë të kuptohet se do të ketë një pezullim me dy ndeshje me kombëtaren argjentinase.

The post Fernandez, takat në kokën e Castaño: reagimi i tij drithëron Argjentinë-Kolumbi appeared first on Lapsi.al.

Kolumbia goditet nga një tërmet i fuqishëm, sa ishte magnituda

8 June 2025 at 16:22

Kolumbia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 35 kilometrash, jo shumë larg qytetit të Paratebuenës, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Bogota.

Dëshmitarët okularë pohojnë se tërmeti u ndje jashtëzakonisht i fortë edhe në Bogota, se ndërtesat u drodhën dhe se tërmeti zgjati për një kohë të gjatë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kolumbia goditet nga një tërmet i fuqishëm, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Nga Kolumbia në Evropë, ZDF: Si Mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet, për të kontrolluar tregun e drogës

28 May 2025 at 15:44

Media kryesore gjermane, televizioni ZDF ka publikuar një dokumentar ku heton rolin e mafies shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe lidhjet e saj me kartelet e Amerikës Latine.

Gazetari britanik Matt Shea udhëtoi në Kolumbi për të zbuluar si mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet e drogës dhe kontrollojnë shpërndarjen e kokainës në Evropë.

Ai hedh dritë mbi mënyrën se si kokaina shpërndahet nëpër Evropë, deri tek rrugët e Londrës, Amsterdamit e Tiranës.

“Konsumi i kokainës është në rritje në Evropë. Droga transportohet me anije mallrash nga Amerika Latine në Evropë dhe mafia shqiptare luan një rol kyç në këtë trafik”, evidenton dokumentari.

Ai zbulon gjithashtu se si grupe si “Hellbanianz”, të njohur për videot ku shfaqin pasurinë e tyre luksoze, e çojnë drogën deri tek konsumatorët.

Matt Shea takon anëtarë bandash, trafikantë rruge, zyrtarë dogane dhe gazetarë investigativë, të cilët dëshmojnë sesi klanet shqiptare janë bërë të pazëvendësueshme në tregun ndërkombëtar të drogës. Ato operojnë me një disiplinë ushtarake, teknologji të avancuar dhe janë të lidhura ngushtë me rrjete financiare për pastrimin e parave.

Sipas Shea, shqetësimi i vërtetë nuk qëndron vetëm te droga, por te fuqia e jashtëzakonshme ekonomike dhe territoriale që këto grupe po fitojnë. Ato po ndërtojnë struktura paralele që sfidojnë ligjin dhe rendin në shumë shtete evropiane. Për më tepër, mungesa e koordinimit ndërkombëtar dhe niveli i lartë i korrupsionit në disa vende ndihmon në mbijetesën dhe fuqizimin e këtyre organizatave.

Dokumentari është pjesë e një serie ndërkombëtare që eksploron format e reja të krimit të organizuar dhe përpiqet të kuptojë rrënjët dhe përhapjen globale të këtij fenomeni. Ai është një alarm për autoritetet, por edhe për shoqërinë: krimi shqiptar nuk është më një problem lokal – është një forcë transnacionale që po kërcënon sigurinë dhe rendin në të gjithë Evropën.

Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës, ka një histori të trazuar. Varfëria, dobësia e institucioneve, korrupsioni dhe trashëgimia e regjimit komunist e kanë kthyer këtë shtet të Ballkanit në një terren të përshtatshëm për lulëzimin e krimit të organizuar.

Kjo seri e dokumentarit investigon ngritjen e mafies shqiptare në një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Përmes bisedave me anëtarë bandash, shpërndarës rrugësh, doganierë dhe gazetarë investigativë, Matt Shea nxjerr në pah se si kartelet, klanet dhe rrjetet financiare ushqejnë së bashku një nga tregjet më fitimprurëse të drogës në botë.

Në të gjithë globin, ekipe gazetarësh hetojnë format e reja të krimit të organizuar. Bisedat e tyre me viktima, autorë dhe hetues ofrojnë një vështrim të thelluar në botën e errët të krimit. /Euronews/

The post Nga Kolumbia në Evropë, ZDF: Si Mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet, për të kontrolluar tregun e drogës appeared first on Telegrafi.

Nga 200-1000 euro për klient, eskorta në Tiranë, gjykata gjobit rusen dhe kolumbianet

26 April 2025 at 17:37

Tre vajza nga Kolumbia, një nga Venezuela dhe një tjetër nga Rusia janë dënuar me nga 1 milionë lekë gjobë secila nga Gjykata e Tiranës, pasi u fajësuan për ushtrim prostitucioni në Shqipëri.

Katër të pandehurat, të moshave 24, 31, 33 dhe 34 vjeç u gjykuan në mungesë në gjykatën e kryeqytetit, ku përmes avokatëve u dakordësuan me dënimin e kërkuar nga prokuroria.

Gjatë hetimit, të akuzuarat kanë treguar detaje se si kanë mbërritur në Shqipëri, pagesat nga 200 deri në 1 mijë euro që merrnin për çdo klient, por edhe se me kë i ndanin fitimet e tyre, dhe pretendimin se nuk ishin në dijeni të faktit se prostitucioni konsiderohet krim në Shqipëri.

Sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga A2, hetimi që çoi në gjyq rusen dhe 4 amerikano-latinet, nisi në vitin 2022, pas informacioneve të grumbulluara në rrjete sociale në internet se shtetase të huaja, kryesisht me origjinë nga vendet e lindjes, Rusi, Poloni, Moldavi dhe Ukrainë, por edhe Amerika Latine mbërrijnë në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Referuar të dhënave, ato qëndronin në banesa të marra me qira për periudha 1-2 mujore në Tiranë e më pas largohen dhe zëvendësohen me vajza të tjera, ç’ka e bënte të vështirë edhe dokumentimin e veprimtarisë së jashtëligjshme.

Lëvizjet e vajzave që mbërrinin në Shqipëri për prostitucion koordinohen nga shtetas shqiptarë e të huaj, që bashkëpunojnë nga rekrutimi i vajzave, krijimi i kushteve të udhëtimit, akomodimet në Tiranë në banesa a hotele e deri tek ndërmjetësimi takimeve dhe vjelja e përfitimeve.

Për rastin, hetuesit kqyrën një faqe interneti, ku shfaqeshin foto intime të vajzash dhe kontakte telefonike të tyre. Për të mbërritur tek to, është autorizuar një veprim i simuluar, ku Oficerë të Policisë Gjyqësore, duke u hequr si klientë kanë kontaktuar vajzat dhe kërkuar shërbime seksuale dhe më pas duke zbuluar apartamentet ku 5 të akuzuarat ushtronin prostitucion.

Në deklarimet e tyre gjatë hetimit, të pandehurat kanë rrëfyer se janë lidhur me një agjenci në Shqipëri, të cilës i janë ofruar për të ushtruar prostitucion në Tiranë. Ato kanë pretenduar janë koordinuar nga një grua me të cilën flisnin në whatsapp, që i akomodonte në apartamente.

Sipas rrëfimeve, vajzat jepnin gjysmat e fitimeve të siguruara nga prostitucioni, para që ja jepnin një djali rreth 35 vjeç, që shkonte tek apartamentet e tyre një herë në 7-8 ditë./A2 CNN

The post Nga 200-1000 euro për klient, eskorta në Tiranë, gjykata gjobit rusen dhe kolumbianet appeared first on Telegrafi.

Shfrytëzonin 44 vajza për prostitucion/ Lëshohohen 11 urdhër-arreste, në pranga një oficere policie

21 March 2025 at 09:52

Policia e Tiranë ka ndërmarrë natën e kaluar një operacion për të goditur një rrjet prostituciuoni në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se janë lëshuar urdhër-arreste për rreth 11 persona, ku mes tyre edhe për një oficere policie. Ata dyshohet se shfrytëzonin 44 vajza të huaja nga Amerika Latine për prostitucion. Mësohet se […]

The post Shfrytëzonin 44 vajza për prostitucion/ Lëshohohen 11 urdhër-arreste, në pranga një oficere policie appeared first on BoldNews.al.

Presidenti kolumbian pretendon se trafikantët e drogës po planifikojnë ta vrasin me raketa

By: lia rda
18 February 2025 at 21:49

Presidenti kolumbian Gustavo Petro deklaroi se trafikantët e drogës kanë blerë dy sisteme raketash tokë-ajër (SAM) me të cilat planifikojnë të vënë në shënjestër avionin e tij dhe ta vrasin atë.

Presidenti Petro deklaroi se arsyeja e këtij plani të klaneve të drogës është suksesi që ata kanë arritur në luftën kundër trafikut të drogës, transmeton Reuters.

“Tregtarët e drogës duan të gjuajnë një raketë në aeroplanin tim nga një sistem që ata blenë. Jo një, por dy raketa. E di kush është dhe prandaj duhet të veprojmë”, tha Petro gjatë ceremonisë së inaugurimit të drejtorit të ri të Policisë Kombëtare Kolumbiane, por nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij./abcnews.al

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

31 January 2025 at 23:27

Presidenti i Kolumbisë u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që punojnë pa status ligjor në SHBA që të lënë punën e tyre dhe të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pasuria prodhohet vetëm nga njerëzit që punojnë”, tha Gustavo Petro në X.

“Le të ndërtojmë pasuri sociale në Kolumbi”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se presidenti i majtë njoftoi se qeveria e tij do t’u japë kredi atyre që pranojnë ofertën e tij për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’u regjistruar në një nga programet e saj për të filluar një biznes, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Petro i bëri komentet e tij pas një grindjeje të ashpër për imigracionin fundjavën e kaluar me presidentin e SHBA-së Donald Trump që gati shkaktoi një luftë tregtare dhe prishje në marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-së dhe aleatit të saj historik në Amerikën e Jugut.

Petro, në një “stuhi” të mëparshme në rrjete sociale, akuzoi administratën Trump për keqtrajtim të migrantëve që hynë ilegalisht në SHBA duke i vënë në pranga dhe duke i larguar me aeroplanë ushtarakë për në Amerikën Latine.

Dhe Trump shpërtheu kur Petro ua mohoi dy fluturimeve të tilla lejen për ulje.

Më vonë, qeveria kolumbiane pranoi kushtet e Trumpit dhe lejoi uljen e fluturimeve të deportimit.

Ndryshe, Kolumbia pranoi 475 fluturime dëbimi nga SHBA nga viti 2020 në 2024. /Telegrafi/

The post Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe appeared first on Telegrafi.

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

By: A M
28 January 2025 at 23:00

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis nga Hjustoni, në Teksas.

Ky zhvillim vjen pas përplasjeve që u krijuan të dielën mes Uashingtonit dhe Bogotës, kur Presidenti kolumbian Gustavo Petro refuzoi që emigrantët kolumbianë të deportoheshin me avionë ushtarakë amerikanë.

Zoti Petro e cilësoi një gjë të tillë si mungesë respekti. Pas refuzimit të tij Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i vendoste tarifa Kolumbisë, dhe presidenti kulumbian tha se do t’i kundërpërgjigjej me të njëjtën monedhë.

Por nuk vonoi dhe dy vendet të njoftonin se kishin arritur një marrëveshje për të qetësuar situatën. Gustavo Petro tha se emigrantët kolumbianë do të udhëtojnë “pa pranga”, me avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane.

“Kjo dispozitë, dinjitet për të dëbuarit do të zbatohet për të gjitha vendet që i dëbojnë ata”, tha ai. Prej momentit që mori detyrën, Presidenti Trump ka vepruar me shpejtësi për të kryer deportime, një nga premtimet e fushatës së tij.

Ai tha të hënën se nëse vendet që nuk i pranojnë menjëherë emigrantët e tyre “do të paguajnë një çmim shumë të lartë ekonomik dhe ne do t’u vendosim menjëherë tarifa masive”.

Në ndryshim nga Kolumbia, Guatemala ka pranuar disa avionë të Forcave Ajrore amerikane që transportonin emigrantë të këtij vendi, të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara ditët e fundit.

Fluturimi i fundit u krye të hënën me kthimin e 64 emigrantëve nga Guatemala.

Dëbimet e imigrantëve nga Shtetet e Bashkuara nuk janë të reja. Agjencia e amerikane e Emigracionit dhe Doganave kryen me qindra fluturime çdo vit.

Por ajo çka është e re është përdorimi i avionëve ushtarakë. Agjencia më parë përdorte fluturime me avionë civilë për të dëbuar njerëzit që kishin hyrë në rrugë të paligjshme në territorin e Shteteve të Bashkuara./ VOA

Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

27 January 2025 at 08:38

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se qeveria kolumbiane ka pranuar kushtet e presidentit Donald Trump, pas kërcënimit të Shtëpisë së Bardhë për vendosjen e tarifave për shkak të bllokimit nga Kolumbia të fluturimeve ushtarake të deportimit.

“Qeveria e Kolumbisë ka pranuar të gjitha kushtet e presidentit Trump, duke përfshirë pranimin e pakufizuar të të gjithë emigrantëve të paligjshëm nga Kolumbia të kthyer nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë ata me aeroplanë ushtarakë amerikanë, pa kufizime ose vonesa”, tha Leavitt në deklaratën e saj.

Ajo shtoi se veprimet e hartuara për tarifat dhe sanksionet “do të mbeten në rezervë dhe nuk do të firmosen, përveçse nëse Kolumbia nuk i respekton këto marrëveshje”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Leavitt gjithashtu deklaroi se sanksionet e vizave të Departamentit të Shtetit dhe kontrollet e përforcuara nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare “do të mbeten në fuqi derisa aeroplani i parë me deportues kolumbianë të kthehet me sukses”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo, tha në një deklaratë në spanjisht se vendi “do të vazhdojë të pranojë kolumbianët e deportuar, duke u garantuar atyre kushte dinjitoze si qytetarë me të drejta”.

“Nën drejtimin e Gustavo Petros, qeveria ka vënë në dispozicion aeroplanin presidencial për të pranuar kolumbianët që do të ishin deportuar sot”, tha ministri.

“Kolumbia përsërit se kanalet diplomatike për dialog do të mbeten të hapura për të ruajtur të drejtat, interesat kombëtare dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

The post Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar appeared first on Telegrafi.

Trump njofton masa ndëshkuese pas bllokimit të fluturimeve të deportimit nga Kolumbia

26 January 2025 at 20:38

Kolumbia ka refuzuar hyrjen e dy fluturimeve ushtarake të deportimit nga SHBA-ja, sipas zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të Mbrojtjes.

Fluturimet, të realizuara me aeroplanë ushtarakë C-17 të SHBA-së, transportonin rreth 80 migrantë kolumbianë secili dhe ishin nisur nga Kalifornia, konfirmoi një zyrtar i mbrojtjes për NBC News.

Në përgjigje, ish-presidenti Donald Trump njoftoi të dielën në Truth Social një sërë masash ndëshkuese, duke përfshirë tarifa mbi importet kolumbiane, sanksione vizash për zyrtarët dhe aleatët qeveritarë, kontrolle të shtuara doganore dhe penalitete financiare.

Bëhet e ditur se SHBA-ja akuzon Kolumbinë për shkelje të detyrimeve të saj për të pranuar shtetasit e deportuar.

Fluturimet, që fillimisht kishin leje për të ateruar, u ndaluan pasi presidenti kolumbian Gustavo Petro papritmas revokoi të gjitha lejet diplomatike, sipas zyrtarit.

Ky zhvillim vjen pas bllokimit të përkohshëm nga Meksika të dy aeroplanëve të SHBA-së javën e kaluar, me nga 80 pasagjerë secili, duke penguar planet e deportimit dhe duke shkaktuar tensione.

Edhe pse çështja u zgjidh më vonë, zyrtarët meksikanë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj veprimeve të njëanshme të SHBA-së lidhur me politikat e imigracionit, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë të publikuar në X, Petro kritikoi përdorimin e aeroplanëve ushtarakë për deportime.

“Një migrant nuk është një kriminel dhe duhet të trajtohet me dinjitetin që meriton një qenie njerëzore”, shkroi Petro.

“Ne do të pranojmë shtetasit tanë me aeroplanë civilë, pa i trajtuar si kriminelë. Kolumbia duhet të respektohet”, shtoi ai.

Qeveria braziliane gjithashtu dënoi atë që e konsideroi si trajtim poshtërues ndaj shtetasve të saj në një fluturim deportimi të ICE, duke përmendur përdorimin e prangave, një sistem ajrosjeje të dëmtuar dhe shkelje të tjera të një marrëveshjeje dypalëshe që garanton trajtim njerëzor.

Ndërkohë, të premten, Guatemala pranoi rreth 265 shtetas të deportuar përmes tre fluturimeve nga SHBA-ja, dy prej të cilave ishin aeroplanë ushtarakë, sipas Institutit të Migracionit të Guatemalës.

Këto fluturime janë pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të luftuar emigracionin e paligjshëm, të iniciuara përmes urdhrave ekzekutivë gjatë javës së parë të mandatit të tij. Krahas deportimeve, administrata ka dërguar edhe 1,500 trupa shtesë në kufirin SHBA-Meksikë për të forcuar zbatimin. /Telegrafi/

The post Trump njofton masa ndëshkuese pas bllokimit të fluturimeve të deportimit nga Kolumbia appeared first on Telegrafi.

Kolumbia ndalon dy fluturime deportimi nga SHBA-ja – Revokohen lejet diplomatike

26 January 2025 at 20:01

Kolumbia ka refuzuar dy fluturime deportimi nga Shtetet e Bashkuara, sipas një zyrtari të departamentit të mbrojtjes dhe një zyrtari të Departamentit të Sigurisë së Atdheut (DHS).

Dy aeroplanë ushtarake të tipit C-17 fillimisht kishin marrë leje për të zbritur në territorin e Kolumbisë, por presidenti i vendit, Gustavo Petro, papritmas revokoi të gjitha lejet diplomatike për fluturimet, tha zyrtari i mbrojtjes.

Kjo nënkupton që asnjë fluturim ushtarak apo i ICE (Immigration and Customs Enforcement) nga SHBA nuk lejohet të zbarkojë në Kolumbi.

Sipas zyrtarit të mbrojtjes, në çdo fluturim ishin rreth 80 persona, të cilët ishin nisur nga Kalifornia, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i DHS vuri në dukje se të gjithë ishin migrantë me origjinë kolumbiane.

Në një postim në platformën X, Petro theksoi se Kolumbia dhe qytetarët e saj duhet të trajtohen me respekt.

“Një migrant nuk është kriminel dhe duhet të trajtohet me dinjitetin që i takon një qenieje njerëzore”, shkroi Petro.

“Ne do të pranojmë shtetasit tanë në aeroplanë civilë, pa i trajtuar si kriminelë”. /Telegrafi/

The post Kolumbia ndalon dy fluturime deportimi nga SHBA-ja – Revokohen lejet diplomatike appeared first on Telegrafi.

Kolumbia ndalon hyrjen e avionëve ushtarakë me emigrantë nga SHBA! Trump përgjigjet me taksa të larta për mallrat

26 January 2025 at 20:09
Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka njoftuar se ka ndaluar hyrjen e avionëve ushtarakë amerikanë që transportojnë emigrantë të deportuar në hapësirën ajrore të vendit të tij, duke thënë se ai do të pranojë vetëm fluturime civile që i trajtojnë këta njerëz “me dinjitet”. Një zyrtar amerikan i tha Reuters se Kolumbia ka refuzuar hyrjen dy

Presidenti i Kolumbisë kundër dëbimeve të emigrantëve: SHBA-ja nuk mund t’i trajtojë kolumbianët si kriminelë

26 January 2025 at 18:43

Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro nuk do të lejojë aeroplanët nga Shtetet e Bashkuara që transportojnë emigrantë në fluturimet e dëbimit të zbarkojnë në vend.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Petro në një postim në X, shkruan Reuters.

“SHBA nuk mund t’i trajtojë emigrantët kolumbianë si kriminelë”, shkroi Petro në postim, duke shtuar se qeveria në Uashington duhet të zhvillojë një protokoll që “i trajton emigrantët me dinjitet”.

Los EEUU no pueden tratar como delincuentes a los migrantes Colombianos.

Desautorizo la entrada de aviones norteamericanos con migrantes colombianos a nuestro territorio.

EEUU debe establecer un protocolo de tratamiento digno a los migrantes antes que los recibamos nosotros.

— Gustavo Petro (@petrogustavo) January 26, 2025

Bëhet e ditur se komentet e kolumbianit pasojnë pakënaqësitë në rritje në Amerikën Latine për dëbimet masive të planifikuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ministria e Jashtme e Brazilit tha se do të kërkonte shpjegime nga qeveria amerikane mbi “trajtimin degradues” të brazilianëve në një fluturim depërtimi.

Ndërsa Meksika gjithashtu refuzoi një fluturim të tillë për t’u ulur në vend. /Telegrafi/

The post Presidenti i Kolumbisë kundër dëbimeve të emigrantëve: SHBA-ja nuk mund t’i trajtojë kolumbianët si kriminelë appeared first on Telegrafi.

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

24 January 2025 at 17:44

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, i financuar nga shqiptarët që jetojnë në Dubai dhe përfshin Amerikën Latine, Evropën dhe Lindjen e Mesme është goditur nga Europoli.

Sipas Europol, shqiptarët akuzohen se kanë vepruar si investitorë duke siguruar financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat e kokainës nga Kolumbia apo Ekuadori, me destinacion brigjet e Europës.

Organizata akuzohet për trafikimin nëpërmjet financimit të 7.2 tonë kokainë që është sekuestruar. Gjithashtu janë sekuestruar 6,5 milionë euro cash, 1,5 mln euro në sende dhe bizhuteri floriri apo me vlerë, 48 armë dhe makina luksoze.

NJOFTIMI I EUROPOL:

Garda Civile Spanjolle e mbështetur nga Europol, ka çmontuar një rrjet në shkallë të gjerë të trafikut të drogës në një hetim që përfshin Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë. Të dyshuarit dyshohet se ishin të përfshirë në marrjen dhe shpërndarjen me shumicë të kokainës në të gjithë BE-në, si dhe në pastrim parash. Goditja u koordinua nga Task Forca Operacionale e Europolit.

Hetimi i nisur në qershor 2022 zbuloi këtë rrjet të trafikut të drogës që vepronte në tre kontinente. Anëtarët e rrjetit – shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja – organizuan trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendi i origjinës në Evropë. Secili prej tyre mori role të ndryshme brenda zinxhirit logjistik.

Shtetasit kolumbianë trajtonin dërgesat nga Kolumbia në Evropë, ndërsa shtetas bullgarë, kolumbianë dhe spanjollë mbikëqyrnin marrjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës. Ekipet e shpëtimit u fshehën në një kontejner për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxorën kokainën gjatë natës.

Anëtarë të tjerë shqiptarë, me qendër në Dubai, vepruan si investitorë – ata siguruan financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat nga Kolumbia. Anëtarët e rrjetit gjithashtu pastronin të ardhurat nga krimet e tyre. Inteligjenca sugjeron se rrjeti kriminal kishte kapacitet për të marrë deri në një ton kokainë në javë. Dërgesat u kryen nëpërmjet ngarkesave ajrore dhe kontejnerëve detarë. Në tetor 2024, autoritetet kapën 4.1 ton kokainë në Panama, me destinacion Spanjën, në lidhje me këtë rrjet. Rrjeti dyshohet se është i lidhur me konfiskimet e kokainës që arrijnë në mbi shtatë tonë. Gjithashtu, autoritetet e zbatimit të ligjit kishin sekuestruar edhe dy ton kokainë në Spanjë që nga fillimi i hetimeve.

Rezultatet e aksionit, të realizuar në tre faza, midis dhjetorit 2024 dhe janarit 2025

22 arrestime në Spanjë (shtetas spanjollë dhe kolumbianë);
27 bastisje shtëpish në Barcelonë, Kadiz, Madrid, Malaga dhe Valencia;
Konfiskimet përfshijnë rreth 1 ton kokainë dhe 5 kg ‘tusi’ (kokainë rozë), 35 automjete, përfshirë 8 makina luksoze (vlera rreth 2.5 milionë euro), orë luksoze dhe stoli (vlera rreth 1.5 milionë euro) dhe 6.5 milionë euro cash;
48 armë;
53 llogari bankare të ngrira./A2 CNN

The post Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro appeared first on Telegrafi.

❌
❌