Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrihet marrëveshja, ‘Santiago Bernabeu’ pritet të jetë nikoqir i finales së Kupës së Botës 2030

11 July 2025 at 13:40

Sipas një raporti nga gazetari Jose Felix Diaz për gazetën MARCA, stadiumi ikonik ‘Santiago Bernabeu’, pritet të jetë mikpritës i finales së Kampionatit Botëror 2030, pas një marrëveshjeje të arritur mes FIFA-s dhe Real Madridit. 

Edhe pse vendimi ende nuk është bërë zyrtar, burime të afërta me situatën konfirmojnë se marrëveshja është arritur. 

Kupa e Botës 2030 do të jetë historike, pasi për herë të parë do të organizohet nga tre shtete së bashku – Maroku, Portugalia dhe Spanja. 

 Brenda Spanjës, disa qytete si La Coruna, Barcelona, Bilbao, Las Palmas, Madrid, Malaga, San Sebastian, Sevilla dhe Zaragoza do të presin ndeshje të turneut. 

Por për finalen madhështore, ‘Santiago Bernabeu’ ka dalë si favorit kryesor. 

🚨 𝗡𝗘𝗪: The FIFA World Cup Final in 2030 will most likely take place at Santiago Bernabéu! ✨

@jfelixdiaz pic.twitter.com/AHbirMXoZs

— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) July 11, 2025

Marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i suksesshëm ndër vite mes FIFA-s dhe Real Madridit kanë ndikuar fuqishëm në këtë zgjedhje.  

Barcelona kishte propozuar gjithashtu ‘Spotify Camp Nou’ të rinovuar si opsion për finalen, por duket se infrastruktura dhe gatishmëria e Bernabeut i japin Madridit përparësi. 

Me një stadium modern, i vendosur në zemër të kryeqytetit dhe tashmë i testuar me ngjarje të mëdha sportive e kulturore, ‘Santiago Bernabeu’ është gjithnjë e më afër të mirëpresë ndeshjen më të madhe në futbollin botëror në vitin 2030./Telegrafi/

The post Arrihet marrëveshja, ‘Santiago Bernabeu’ pritet të jetë nikoqir i finales së Kupës së Botës 2030 appeared first on Telegrafi.

Finalja e ëndrrave/ PSG përballet me Realin në duel spektakolar për Kupën e Botës

9 July 2025 at 20:08

Chelsea ka arritur tashmë në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur Fluminense falë golave të Joao Pedro dhe tani pret rivalin e saj.

Favoriti për të fituar do të vijë nga ana tjetër e shortit, sonte në orën 21:00 drejtpërdrejt në Digitalb do të jetë një përballje e madhe e një finaleje të parakohshme nga njëra anë, PSG dhe nga ana tjetër, Reali i Madridit.

Donnarumma dhe shokët e tij të ekipit ëndërrojnë katër trofe, ndërsa Xabi Alonso dëshiron finalen dhe fitoren e tij të parë me Merengues.

Kampionët e Europës të PSG-së në këtë përballje me Realin e Madridit do ta kenë takim të një rëndësie të veçantë, për shumë arsye. Ky është takimi i parë konkurrues midis klubit francez dhe Kylian Mbappé, pas largimit të tij si transferim i lirë.

Ylli i Merengues mund ta fillojë nga stoli pavarësisht atij goli spektakolarë kundër Borussias së Dortmundit, sepse ai ende nuk është plotësisht në formë pas gastroenteritit të rëndë që i bëri të humbiste 5 kg dhe i dobësoi tonusin muskulor.

PSG gjithashtu përballet me mungesa të konsiderueshme, pasi përfundoi me nëntë lojtarë në ndeshjen kundër Bayernit, e cila u prish nga dëmtimi i Jamal Musiala: Lucas Hernandez dhe Pacho dolën jashtë me kartona në atë ndeshje. Kjo do të thotë se një mini-revolucion në mbrojtje është duke u zhvilluar, me Beraldon një kandidat për t’u bashkuar me Marquinhos; Hakimi dhe Nuno Mendes do të jenë mbrojtësit e krahut.

Pjesa tjetër e njëmbëdhjetëshes titullare është rikthyer, ndërsa Dembelén mbetet ende një temë e nxehtë: a do të jetë ky momenti i duhur që ai ta fillojë takimin nga minuta parë?

Beteja e trajnerëve është gjithashtu emocionuese, me Luis Enrique dhe Xabi Alonso që nuk janë përballur kurrë me njëri-tjetrin në stol. Ish-trajneri i Bayer Leverkusen ëndërron të fitojë trofeun e tij të parë si trajner i Blancos, ndërsa ish-trajneri i Barçës dëshiron një trofe historik me katër tituj dhe Kupën e Botës për Klube në kabinetin e trofeve të PSG-së.

The post Finalja e ëndrrave/ PSG përballet me Realin në duel spektakolar për Kupën e Botës appeared first on Sot News | Lajme.

FIFA dhe Donald Trump marrin një vendim të guximshëm para Kupës së Botës 2026

8 July 2025 at 23:44

FIFA ka arritur një marrëveshje befasuese me Donald Trump, pavarësisht frikës se politika e presidentit amerikan mund të ndikojë seriozisht në Kupën e Botës 2026. 

Pas organizimit të Kupës së Botës për Klube këtë verë në SHBA, Amerika do të jetë një nga bashkë-organizatorët e Kupës së Botës 2026, së bashku me fqinjët Kanada dhe Meksika. 

Ky turne do të hyjë në histori si Kupa e parë e Botës e organizuar nga tre shtete, me SHBA-në që do të presë shumicën e ndeshjeve në 11 stadiume të ndryshme në të gjithë vendin, përfshirë ‘MetLife Stadium’, ku do të luhet finalja më 19 korrik. 

Përgatitjet për turneun kanë përfshirë bashkëpunim të ngushtë mes FIFA-s dhe presidentit Trump, edhe pse janë shprehur shqetësime rreth vendimeve të fundit të tij për tarifat ndërkombëtare. 

Tani, trupi qeverisës i futbollit botëror ka marrë një vendim befasues që tregon se sa e ngushtë është marrëdhënia me Trump. 

Të hënën në mbrëmje, FIFA konfirmoi zyrtarisht se ka hapur një zyrë të re brenda Trump Tower në New York City. 

Ky njoftim u bë në një ngjarje të mbajtur në rrokaqiellin e vendosur në cepin jugperëndimor të Central Park-ut, ku Kupa e Botës për Klube u shfaq në hollin e ndërtesës, në prani të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe legjendës së futbollit Ronaldo Nazario. 

“FIFA është një organizatë globale, dhe për të qenë global, duhet të jesh lokal, duhet të jesh kudo, kështu që duhet të jemi në New York”. 

Jo vetëm për Kupën e Botës për Klube këtë vit dhe Kupën e Botës vitin tjetër, ne duhet të jemi në New York edhe kur bëhet fjalë për vendndodhjen e zyrave tona”, ka thënë Infantino. 

FIFA nuk konfirmoi se cilat departamente do të zhvendosen në zyrën e Neë York, apo sa do të jetë e përfshirë ajo në fazat përfundimtare të planifikimit për Kupën e Botës 2026./Telegrafi/

The post FIFA dhe Donald Trump marrin një vendim të guximshëm para Kupës së Botës 2026 appeared first on Telegrafi.

Rikthehet Kupa e Botës për klube, në mbrëmje çerekfinalja e parë

By: fra nc
4 July 2025 at 15:31

Kupa e Botës për klube vijon me një tjetër fazë të saj edhe më interesanten, konkretisht atë çerekfinale. Dueli i parë është ai mes Al Hilal dhe Fluminense, ndërsa kjo është hera e parë që këto dy ekipe sfidojnë njëra-tjetrën. Rrugëtimi deri në këtë pikë ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos për klubin arab që në fazën me eliminim direkt mposhti Manchester Cityn.

Në anën tjetër edhe Fluminense i dha një shuplakë të fortë një tjetër emri të madh, nënkampionëve të Evropës, Inter. Si Al Hilal ashtu dhe Fluminense janë thuajse në një nivel futbolli, madje statistikat tregojnë se dhe në fazën e grupeve u paraqitën po njësoj, secila e mbylli me 5 pikë. Në mbrëmje favoritë, të paktën në letër cilësohen arabët e udhëhequr nga Simone Inzaghi, por diferencat janë të vogla.

Për Al Hilal, mungesa kryesore është ajo e sulmuesit serb Mitroviç, por dhe Al Dawsari e Al Malki. Në anën tjetër, 4 futbollistë nuk janë në dispozicion për duelin çerekfinal, Isaque Silva, Otavio, Rene dhe Riquelme Felipe. Një fakt interesant është se Fluminense nuk ka asnjë humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rikthehet Kupa e Botës për klube, në mbrëmje çerekfinalja e parë appeared first on Euronews Albania.

Fazë interesante në Kupën e Botës: PSG dërgon në shtëpi Messin, e pret Bayerni

By: fra nc
30 June 2025 at 11:44

Padyshim një finale e parakohshme dhe ndeshja më spektakolare deri më tani e Kupës së Botës pritet të jetë ajo mes Bayernit të Mynihut dhe kampionëve të Evropës PSG. Të dyja skuadrat kaluan pa problem fazën e 1/16, ku gjermanët eliminuan në mbrëmje Flamengon, ndërsa parizienët likujduan me një poker golash Inter Miamin e udhëhequr nga Lionel Messi. Ndeshja e radhës vë përballë dy skuadra të cilat janë ndeshur jo pak me njëra-tjetrën në të shkuarën.

Të dielën skuadra e Luis Enrique i dha një shuplakë të fortë Inter Miamit, duke konfirmuar se futbolli në Amerikë është shumë larg atij që luhet në kontinentin e vjetër, ndërsa të 4 golat u shënuan që në fraksionin e parë. Dopieta e Neves, një autogol i Aviles dhe Hakimi ishin shënuesit, me PSG-në që u tregua e kursyer në pjesën e dytë. 4-0 dhe francezët janë në cerekfinale aty ku përballen me bavarezët.

Këta të fundit eliminuan ekipin brazilian Flamengo, por jo pa vështirësi. Heroi i takimit ishte britaniku Harry Kane që realizoi një dopietë. Në pjesën e parë brazilianët shënuan autogol me Pulgar, ndërsa Kane dyfishoi avantazhin. Gerson ngushtoi diferencën, por pas tij Goretzka realizoi për gjermanët që mbyllën pjesën e parë 1-3. Në të dytën një penallti u shndërrua në gol nga Jorginho, por pas tij Kane dërgoi shfirat në 2-4 për Bayernin, që do i duhet të përballet me kampionët e Evropës në cerekfinale.

The post Fazë interesante në Kupën e Botës: PSG dërgon në shtëpi Messin, e pret Bayerni appeared first on Euronews Albania.

Marcelo komenton Kupën e Botës për Klube si dhe emërimin e Carlo Ancelottit në stolin e Brazilit

By: S SH
16 June 2025 at 20:18

Ish-kapiteni i Real Madridit, Marcelo, ka dhënë mendimin e tij për favoritët e Kupës së Botës të Klubeve dhe ka shprehur besimin se Brazili do të arrijë sukses nën drejtimin e Carlo Ancelottit në Botërorin e vitit 2026.

Gjatë një interviste për Sport Mediaset gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara, Marcelo, tashmë i pensionuar, deklaroi se Real Madridi është gjithmonë favorit, por mund të ketë befasi.

“Real Madrid është gjithmonë favorit, por ka edhe skuadra të tjera të jashtëzakonshme, madje edhe disa që mund të na befasojnë”.

37-vjeçari, i cili kaloi 16 sezone në Bernabeu dhe fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve, theksoi gjithashtu fuqinë e skuadrave jashtë Europës.

“Ekzistojnë skuadra braziliane, argjentinase, dhe klube meksikane. Mund të ndodhë gjithçka”.

Marcelo, që ka luajtur 58 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola për Brazilin, komentoi edhe për emërimin e Carlo Ancelottit si trajner i Brazilit.

Ish-trajneri i Realit ka siguruar kualifikimin për në Botërorin 2026 me vetëm dy ndeshje të luajtura me Brazilin.

“Jam shumë i lumtur për Carlo Ancelottin. Si tifoz i Brazilit, gjithmonë shpresoj që ekipi të rritet dhe të fitojë”.

“Vitin e ardhshëm është Botërori dhe shpresoj që gjithçka të shkojë shumë mirë, shpresoj që Brazili ta fitojë atë. Lojtarët e meritojnë dhe Ancelotti gjithashtu”, ka thënë Marcelo.

The post Marcelo komenton Kupën e Botës për Klube si dhe emërimin e Carlo Ancelottit në stolin e Brazilit appeared first on Albeu.com.

Fillon Kupa e Botës së Klubeve/ Një muaj futbolli historik me sfida dhe pikëpyetje

14 June 2025 at 16:46

Sonte nis një muaj futbolli i pazakontë me Kupën e Botës së Klubeve të FIFA-s, një turne historik që pritet të ndryshojë skenën e futbollit ndërkombëtar. Ky event, i pari i këtij formati, do të mbledhë klube nga të gjitha kontinentet dhe ofron një çmim rekord prej një miliard dollarësh, më shumë se dyfishi i shpërblimeve të Kupës së Botës në Katar.

Megjithatë, turneu është i rrethuar nga shumë pikëpyetje. Yjet kryesorë të futbollit europian raportojnë lodhje të madhe fizike, ndërsa interesimi në vendin pritës duket i vakët, me pritshmëri që stadiumet në fazën fillestare të jenë gjysmë bosh.

Në këtë kompeticion pritet një përplasje e stileve të ndryshme mes ekipeve nga Europa, Amerika e Jugut, Amerika e Veriut dhe Lindja e Mesme. Favoritët kryesorë janë skuadrat evropiane si Manchester City, Real Madrid, PSG dhe Bayern Mynih, ndërsa ekipet nga Amerika e Jugut, si River Plate dhe Palmeiras, synojnë të surprizojnë me talentet e tyre të rinj dhe me lojë të freskët e intensive.

Një tjetër moment historik i turneut është debutimi i Lionel Messit me Inter Miami në një garë të madhe ndërkombëtare. Ndeshja hapëse do të jetë Inter Miami kundër Al Ahly të Egjiptit, e cila do të luhet në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës.

FIFA ka premtuar një spektakël të vërtetë me risi teknologjike si kamerat e vendosura në trupin e gjyqtarëve dhe me një përfaqësim të gjerë global – 81 kombe, nga të cilat 22 marrin pjesë për herë të parë në këtë garë.

Megjithëse çmimet janë të mëdha, turneu vjen me sfida serioze: lodhja e futbollistëve, skepticizmi për rëndësinë e tij dhe presioni i lartë financiar për klubet evropiane, ndërkohë që ekipet e vendeve më pak të zhvilluara përballen me hendek të madh ekonomik dhe përvojë më të vogël në nivele të tilla konkurrimi.

The post Fillon Kupa e Botës së Klubeve/ Një muaj futbolli historik me sfida dhe pikëpyetje appeared first on Sot News | Lajme.

Kupa e Botës për Klube/ Oraret, formula dhe ndarja e grupeve! Gjithçka duhet të dini për turneun

By: armand
14 June 2025 at 09:31

Kupa e Botës për Klube fillon sot (14 qershor) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (15 qershor me kohën shqiptare), me 32 ekipe që garojnë për titullin në garën e re të zgjeruar ndërkontinentale të klubeve. 32 ekipet janë të ndara në tetë grupe me nga katër skuadra, të cilat do të luajnë me njëra-tjetrën. […]

The post Kupa e Botës për Klube/ Oraret, formula dhe ndarja e grupeve! Gjithçka duhet të dini për turneun appeared first on BoldNews.al.

Chelsea nuk e grumbullon Armando Brojën në Kupën e Botës për klube

By: fra nc
12 June 2025 at 12:55

Chelsea duket se është bindur, Armando Broja nuk ka vend në skuadër dhe nuk do të jetë në dispozicion për sezonin e ri, fakt të cilin e ka konfirmuar nëpërmjet listës së publikuar për kupën e botës për klube. Në rrjetet sociale janë publikuar emrat e grumbulluar nga Enzo Maresca, ku bien në dy disa mungesa mes tyre dhe ylli kuqezi. Tekniku në fjalë është i zhgënjyer prej tij apo dhe shokëve të skuadrës si Joao Felix e Sterling, të cilët po ashtu ishin në huazim sezonin që sapo u mbyll.

Londinezët janë të qartë sa i përket masave të marrë për 23-vjecarin shqiptar, të cilin e kanë informuar se ai është në shitje dhe nëse vjen një ofertë afro 20 milionë euro, ai do të largohet. Interesi për të ka qenë i madh, por vetë sulmuesi nuk dëshiron të braktisë Premier Leaguen, pasi diskutimet janë zhvilluar dhe me Ëolfsburg e Leipzig në Gjermani. Broja preferon elitën e futbollit anglez, por fatkeqësisht nuk arriti dot të bindë në dy huazimet e bëra te Everton e Fulham, duke krijuar një situatë aspak pozitive.

Në dy ndeshjet e fundit me komëbtaren shqiptare luajti si titullar, por pa mundur të lërë gjurmë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Chelsea nuk e grumbullon Armando Brojën në Kupën e Botës për klube appeared first on Euronews Albania.

Stadiumi që kushtoi 217 milionë euro për t’u ndërtuar, tani është në gjendje të mjerueshme – aty po organizohen dasma

9 June 2025 at 18:40

Një stadium historik i Kupës së Botës, që kushtoi një shumë marramendëse për t’u ndërtuar, është tashmë pothuajse i braktisur, aq sa është detyruar të organizojë dasma për të mbijetuar. 

Më shumë se një dekadë më parë, Kupa e Botës 2014 u zhvillua në Brazil, një nga kombet më ikonike të futbollit, me 12 stadiume të reja që pritën ndeshje të turneut më të famshëm në këtë sport. 

Arena da Amazônia në Manaus ishte një nga stadiumet që pati privilegjin të presë katër ndeshje gjatë Kupës së Botës, përfshirë humbjen 2-1 të Anglisë ndaj Italisë. 

Ajo gjithashtu priti disa ndeshje gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2016 në Brazil, por tani, 11 vite më pas, stadiumi me kapacitet 44,300 ulëse është pothuajse plotësisht i braktisur, me raportime lokale që tregojnë se përdoret edhe për organizimin e dasmave për të mbuluar shpenzimet.

 

Arena da Amazônia u ndërtua për katër vite dhe u bë e njohur si stadiumi më i vështirë për t’u arritur nga tifozët, pasi ndodhet në mes të pyllit të Amazonës. 

Ndërtimi i stadiumit i kushtoi Brazilit rreth 217 milionë euro, dhe fatkeqësisht, gjatë punimeve humbën jetën tre persona. 

Por sot, ai qëndron pothuajse i papërdorur, duke organizuar vetëm ndeshje të rralla të ekipeve lokale nga Manausi, që tërheqin më pak se 1,000 spektatorë, shumë larg kapacitetit të plotë të stadiumit. 

Që nga Kupa e Botës dhe Lojërat Olimpike, stadiumi ka qenë gjithashtu vend i disa eventeve ungjillore të krishtera, si dhe një koncerti të Guns N’ Roses në vitin 2022. 

Megjithatë, një raport i vitit 2016 nga media spanjolle El País tregonte se stadiumi nuk ishte i hapur vetëm për koncerte, pasi Sekretariati i Rinisë, Sportit dhe Rekreacionit kishte lëshuar dekrete që lejonin organizimin e ditëlindjeve dhe dasmave në ambientet e tij. 

Raporti shtonte gjithashtu se mirëmbajtja e stadiumit kushtonte rreth 850,500 euro në vit, ndërkohë që gjatë dy viteve të para nuk kishte gjeneruar as një të tretën e kësaj shume. 

Prandaj, nuk përbën aspak surprizë fakti që fotot më të fundit të stadiumit tregojnë një gjendje të mjerueshme, shumë larg pamjes së tij gjatë Kupës së Botës 2014, turne i fituar nga Gjermania./Telegrafi/

The post Stadiumi që kushtoi 217 milionë euro për t’u ndërtuar, tani është në gjendje të mjerueshme – aty po organizohen dasma appeared first on Telegrafi.

Maqedonia gati për sfidën me Kazakistanin

8 June 2025 at 19:04

Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi  stërvitjen zyrtare në “Astana Arena”, në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Kazakistanit, njofton Telegrafi.

Përkundër mungesës së përzgjedhësit Bllagoja Milevski, i cili është i pezulluar, skuadra është e motivuar për një tjetër rezultat pozitiv. Ekipin do ta drejtojnë ndihmësit Robert Stojanovski dhe Vllatko Grozdanoski.

Maqedonia do të jetë pa të lënduarit Alimi dhe Dimoski, ndërsa pritet të luajë me formacion pothuajse identik me atë kundër Belgjikës, me ndonjë ndryshim të vogël.

Në Astanë, skuadra synon të zgjasë serinë prej nëntë ndeshjesh pa humbje në garat zyrtare – me bilanc gjashtë fitore dhe tri barazime që nga disfata e fundit, në miqësoren ndaj Çekisë më 10 qershor të vitit 2024.

Ndeshja kundër Kazakistanit luhet të hënën në orën 16:00 sipas kohës së Maqedonisë. Takimi do të gjykohet nga  arbitra sllovakë, me Filip Glova si kryesor dhe mbështetur nga Polacek, Bednar, Kraloviç, si dhe VAR-i do të jetë i kontrolluar nga Dhohal dhe Marchevka. /Telegrafi/

The post Maqedonia gati për sfidën me Kazakistanin appeared first on Telegrafi.

Dueli Shqipëri–Serbi, ndeshje me emocione – gjithçka minutë pas minute

7 June 2025 at 00:35

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet të shtunën, në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky takim pritet të jetë i zjarrtë, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për ngarkesën emocionale mes dy kombëtareve.

Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë pasur gjithmonë tensione dhe emocione të veçanta.

Në prag të ndeshjes, përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti janë munduar ta mbajnë kontrollin mbi emocionet, duke mos dhënë deklarata të nxituara dhe duke u fokusuar vetëm te përgatitja e skuadrës.

E njëjta gjë vlen edhe për kampin serb, ku Dragan Stojković dhe sulmuesi Aleksandar Mitrović kanë ruajtur qetësinë dhe kanë kërkuar të shmangin çdo tension që mund të dalë jashtë fushe.

Atmosfera në Tiranë pritet të jetë elektrizuese, ndërsa të dyja skuadrat synojnë të marrin pikët e plota për të ecur përpara në garën e gjatë drejt Botërorit.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:27:11" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 32 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 32 min

AP i jep jehonë ndeshjes Shqipëri–Serbi: Përballje mes tensioneve politike, që nuk është veç për tri pikë

Agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet nesër, e shtunë, në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“AP” shkruan se përballja në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me tri pikë, pasi jehona e përballjeve të mëparshme është e pamundur të injorohet, dhe ballafaqim i cili është thellësisht i rrënjosur në identitet kombëtare, të cilat “organizatorët po përpiqen me çdo kusht t’i lënë mënjanë”.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:26:07" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 33 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 33 min

Kapiteni Berat Gjimshiti flet për porosinë që mori gjatë vizitës në Luginë, provokohet me pyetje për guan e tij

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka rrëfyer për porosinë që ka marrë gjatë vizitës në Luginë, ku mesazhi kryesor ishte fitorja ndaj Serbisë në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje.

Shqipëria pret Serbinë në “Albanian Arena”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:25:00" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 35 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 35 min

“Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore” – Sylvinho krenar me lojtarët e tij

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka theksuar se kuqezinjtë do të hyjnë në fushë për të synuar fitoren ndaj Serbisë, në përballjen e së shtunës në Tiranë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botërorit 2026.

Trajneri brazilian ka folur për kualitetin e kundërshtarëve, duke nënvizuar se Serbia ka një ekip të fortë fizikisht dhe disa sulmues të rrezikshëm.

Por gjithashtu ai ka shprehur krenarinë e tij për lojtarët kuqezi dhe besimin te paraqitja e tyre.

Lexo lajmin e plotë>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:24:02" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 36 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 36 min

“Shqipëria ka lojtarë cilësorë dhe trajner të shkëlqyer” – përzgjedhësi i Serbisë lavdëron ekipin shqiptar

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkoviq kanë përsëritur shumë herë se Shqipëria është ekip cilësor, por në konferencën për shtyp të mbajtur të premten pasdite tha se në “Air Albania” synojnë fitore.

Shqipëria e Serbia përballen të shtunën prej orës 20:45 në stadiumin e bukur në Tiranë.

Ndeshja i takon kualifikimeve për Botërorin 2026. Serbia të premten ka udhëtuar për në Tiranë, ndërsa para stërvitjes në stadium, Stojkovic e Mitrovickanë mbajtur konferencë për shtyp.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:21:18" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 38 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 38 min

“Pres lojë të vështirë, Shqipëria ekip i mirë dhe i organizuar” – Mitrovic flet për ndeshjet para dhjetë vitesh dhe tani

Kapiteni i Serbisë, Aleksandar Mitrovic, është një nga dy lojtarët e vetëm në ekipin serb nga dy takimet e kualifikueseve të Europianit “Francë 2016”, por në këtë përballje të tanishme ai do fitore.

Sulmuesi 30-vjeçar u shpreh se pret një duel të vështirë, pasi Shqipëria ka një ekip mjaft të mirë.

“Ju përshëndes të gjithëve. Kanë kaluar gati 10 vite. Kam ndjesi të mira nga ndeshja e dytë, jo të parës. Vetëm unë dhe Gudelj jemi nga ato dy ndeshje. Nga Shqipëria nuk e di, më duket vetëm Hysaj”.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:20:19" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 39 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 39 min

Serbia arrin në Tiranë nën masa të rrepta sigurie – ndryshon hotelin, bllokohen rrugë

Përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë ku do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”.

Që nga mbërritja e tyre në Rinas e deri në akomodimin në hotel, ata janë shoqëruar nga Policia e Shtetit për të garantuar të gjitha masat e sigurisë.

Edhe pse fillimisht ishte raportuar se përfaqësuesja e Serbisë do të qëndronte në afërsi të stadiumit ku do të luhet ndeshja, ata kanë ndryshuar hotelin dhe janë vendosur në një hotel tjetër në Tiranë, çka ka bërë që edhe autoritetet të marrin masa me bllokimin e disa akseve rrugore shtesë.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:18:56" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 41 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 41 min

Policia ‘blindon’ Tiranën, zbulohen masat në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e saj.

Policia e Shtetit ka hartuar plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Serbi”, që do të zhvillohet më datë 7 qershor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

Në planin e masave parashikohen 

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:17:28" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 42 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 42 min

Gjyqtari italian caktohet për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

UEFA ka shpallur tashmë emrat e zyrtarëve të ndeshjes, ku takimi do të drejtohet nga gjyqtari italian Davide Massa.

Asistentët e tij në këtë përballje të rëndësishme do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Fabio Maresca.

Në dhomën e VAR-it, teknologjia që gjithmonë ka rol vendimtar në ndeshje të tilla, do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:15:30" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 44 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 44 min

Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha përpara gazetarëve se skuadra ndihet gati për këtë sfidë dhe që do të futen në fushë për të marrë tre pikët.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:14:19" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 45 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 45 min

Arbër Hoxha: Do të pranoja të mundeshim nga Letonia nëse mposhtim Serbinë

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Ekipi kombëtar ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.

Arbër Hoxha foli për ndeshjen e radhës, duke theksuar se kundërshtari është i një niveli të lartë vështirësie.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:11:37" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 48 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 48 min

Duka me mesazh para ndeshjes Shqipëri-Serbi, flet sërish edhe për Euro 2027

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka komentuar në emisionin “Andale Sport” rëndësinë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, si dhe bashkëorganizimin e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027 mes dy vendeve.

Duka e cilësoi përballjen me Serbinë si një sfidë me ndjeshmëri të lartë, por theksoi se fokusi duhet të mbetet te sporti: “Kjo ndeshje e ka sensibilitetin e vet… Uroj që të jetë një shtysë për një rezultat pozitiv. Të gjithë duhet ta shohin si një ndeshje futbolli, jo si konflikt”, u shpreh ai.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:09:32" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 50 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 50 min

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi qarkulluan në ‘tregun e zi’

Pavarësisht përpjekjeve të FSHF-së për një proces të drejtë dhe transparent, në praktikë, biletat për këtë ndeshje po qarkullojnë edhe në tregun e zi.

Në këtë treg informal, biletat shiten me çmime shumë më të larta se ato zyrtare dhe shpesh pa asnjë garanci për autenticitetin e tyre.

Kjo situatë krijon jo vetëm vështirësi për tifozët që duan të blejnë bileta në mënyrë ligjore dhe të sigurt, por edhe rrezikon përhapjen e mashtrimeve dhe problemeve të tjera gjatë hyrjes në stadium. 

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:08:02" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 52 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 52 min

“Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se nuk do të jenë prezent në stadium për ndeshjen ndaj Serbisë

Për herë të parë pas 21 vitesh të ekzistencës së tyre, grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të përkrahur Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit ndaj Serbisë.

Kësaj radhe, arsyeja qëndron, sipas deklaratës, tek vetë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të cilën ata e akuzojnë për përjashtim të qëllimshëm dhe favorizim të interesave private.

Në thelb të reagimit të tyre është kundërshtimi ndaj mënyrës së shpërndarjes së biletave, të cilën e quajnë “farsë” dhe një “short të rremë”.

Lexo lajmin e plotë>>>

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-07-2025 00:06:41" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 53 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 53 min

Hysaj dhe Laçi njëzëri: Përballja me Serbinë vetëm një ndeshje futbolli, të jemi të përqendruar në fushë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht para pesë ditësh grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Kuqezinjtë zhvilluan të hënën pasdite seancën e parë stërvitore, ndërkohë aty folën Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi në konferencë për mediat dhe folën për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë.

Lexo lajmin e plotë>>>

 

The post Dueli Shqipëri–Serbi, ndeshje me emocione – gjithçka minutë pas minute appeared first on Telegrafi.

AP i jep jehonë ndeshjes Shqipëri–Serbi: Përballje mes tensioneve politike, që nuk është veç për tri pikë

6 June 2025 at 23:50

Agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet nesër, e shtunë, në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“AP” shkruan se përballja në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me tri pikë, pasi jehona e përballjeve të mëparshme është e pamundur të injorohet, dhe ballafaqim i cili është thellësisht i rrënjosur në identitet kombëtare, të cilat “organizatorët po përpiqen me çdo kusht t’i lënë mënjanë”.

Përballja Shqipëri – Serbi, është një nga rivalitetet më të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht në futbollin evropian, e mbështetur në tensione të thella historike dhe etnike, veçanërisht ato që lidhen me luftën e Kosovës dhe historinë më të gjerë të Ballkanit.

AP e kujtoi edhe ndeshjen e tetorit të vitit 2014 në Beograd, e cila u ndërpre kur droni me flamurin “Autochthonous”, fluturoi mbi qiellin e Beogradit, i cili më pas shkaktoi përleshje të madhe në fushë.

“Shqipërisë iu dha fitorja 3-0 pas një vendimi që theksonte se loja nuk mund të vazhdonte për shkak të atmosferës armiqësore në stadium. Kjo fitore siguroi kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016 — hera e parë në histori për kombëtaren shqiptare”.

“Edhe përpara ndeshjes, ajo përballje ishte cilësuar me rrezik të lartë. Kosova, e cila ka një popullatë me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 — një akt që Serbia nuk e njeh. Futbolli, shpesh pasqyrë e nacionalizmit dhe politikës, pasqyroi këtë ndarje të thellë”.

“Serbia dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për statusin e Kosovës tashmë të pavarur, dhe rivaliteti midis tifozëve mbetet i zjarrtë”.

“Pothuajse gjysma e skuadrës shqiptare përbëhet nga lojtarë me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Serbia jugore”.

“Për lojtarët, kjo është një ndeshje e mbuluar nga hija e historisë, politikës dhe krenarisë kombëtare — një kujtesë se nganjëherë sporti nuk është thjesht një lojë”, shkroi “AP”.

Në lidhje me ndeshjen ka folur edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili ishte pjesë e ndeshjes së tetorit të vitit 2014, ku tha se kaosi “nuk duhet të përsëritet”.

“Duhet të jemi të qetë dhe të vetëdijshëm se jemi futbollistë. Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë më të mirën për fitoren”, tha Hysaj.

Për përballjen, pashmangshëm ka folur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili edhe një herë u bëri thirrje shqiptarëve që ndeshjen ndaj Serbisë ta shohin si një ngjarje sportive, ku “ekipi merr mbështetje dhe energji pozitive nga tifozët për ta arritur qëllimin”.

“Lojtarët nuk bartin barrën e historisë apo të tensioneve politike. Ata konkurrojnë në fushë për të fituar, për të dhënë më të mirën për fanellën që përfaqësojnë dhe, mbi të gjitha, për të ndërtuar ura respekti përmes lojës”, tha Duka.

“Associated Press” përmendi edhe deklaratën e siç e quajtën ata, “presidentit populist” të Serbisë, Alleksandar Vuçic, i cili sipas tyre, ka shtuar tensionin duke i thënë trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkovic, në një tubim të madh të mbështetësve të tij, se Serbia “duhet të fitojë.”

“Shkoni atje dhe mundini”, i tha Vuçici Piksit, nofka e trajnerit të Serbisë, i cili ishte në turmë, shkruan “AP”.

Ndërsa, sipas “AP”-së, Stojkovic dhe disa lojtarë kanë tentuar të zbusin tensionet, duke thënë se kjo është vetëm një ndeshje tjetër.

“Të gjithë thonë se ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Jemi shumë të përqendruar për ta nisur ashtu siç duam dhe do të përgatitemi të luajmë sa më mirë që mundemi, me gjithë respektin për Shqipërinë”.

The post AP i jep jehonë ndeshjes Shqipëri–Serbi: Përballje mes tensioneve politike, që nuk është veç për tri pikë appeared first on Telegrafi.

Ezgjan Alioski me një super gol i mori një pikë Belgjikës

6 June 2025 at 22:57

Përfaqësuesja e Maqedonisë barazoi 1-1 ndaj favoritit Belgjikës, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në arenën “Todor Proeski” për kualifikimet e Botërorit, njofton Telegrafi.

Në nddshjen e luajtur para 30 mijë tifozëve, kuqeverdhët treguan lojë luftarake dhe shpërdoruan disa raste, përfshirë dy shtylla në një aksion dhe një gol të anuluar nga VAR-i.

Belgët kaluan në epërsi në minutën e 28-të me golin e De Kuiper, pas një aksioni të shpejtë. Pavarësisht presionit dhe mungesës së fatit, Maqedonia nuk u dorëzua.

Në minutën e 87-të, Ezgjan Alioski realizoi një gol spektakolar pas një asisti të Çurlinovit, duke vendosur baraspeshën dhe ndezur entuziazmin në stadium.

Në fund, barazimi ishte i merituar për një skuadër që tregoi karakter dhe shpirt gare përballë favoritit të grupit.

 

Alioski | 🇲🇰 North Macedonia 1-1 Belgium 🇧🇪pic.twitter.com/ybXCENcAVI

— Goals Xtra (@GoalsXtra) June 6, 2025

Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka kohë për pushim apo eufori – tashmë nesër futbollistët nisen drejt Astanas për ndeshjen kundër Kazakistanit të hënën. /Telegrafi/

The post Ezgjan Alioski me një super gol i mori një pikë Belgjikës appeared first on Telegrafi.

“Shqipëria ka lojtarë cilësorë dhe trajner të shkëlqyer” – përzgjedhësi i Serbisë lavdëron ekipin shqiptar

6 June 2025 at 19:41

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkoviq kanë përsëritur shumë herë se Shqipëria është ekip cilësor, por në konferencën për shtyp të mbajtur të premten pasdite tha se në “Air Albania” synojnë fitore.

Shqipëria e Serbia përballen të shtunën prej orës 20:45 në stadiumin e bukur në Tiranë.

Ndeshja i takon kualifikimeve për Botërorin 2026. Serbia të premten ka udhëtuar për në Tiranë, ndërsa para stërvitjes në stadium, Stojkovic e Mitrovickanë mbajtur konferencë për shtyp.

“Shqipëria është ekip shumë i mirë. Ia doli të kualifikohet në Evropian dhe kjo e dëshmon këtë. Ka lojtarë të mirë, trajner të shkëlqyer, Sylvinhon”.

“Prej lojtarëve ka Brojën, Manajn, Hoxhën, Laçin, Asllanin, të mos i përmend të tjerët. Ekip i shkëlqyer”.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të jemi të koncentruar maksimalisht dhe mos të bëjmë gabime, pasi do të na dënojnë”, ka thënë Stojkovic. /Telegrafi/ 

The post “Shqipëria ka lojtarë cilësorë dhe trajner të shkëlqyer” – përzgjedhësi i Serbisë lavdëron ekipin shqiptar appeared first on Telegrafi.

‘Gjeniu’ Yamal dhe klasiku i të gjitha kohërave, pse Spanja është favorite për Kupën e Botës

By: gaze tare
6 June 2025 at 09:14

Spanja po hyn në një fazë të artë të futbollit të saj, dhe shumë ekspertë besojnë se ajo është një nga favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës së ardhshme. Dy faktorë po ndikojnë fuqishëm në këtë optimizëm: talenti i jashtëzakonshëm i adoleshentit Lamine Yamal dhe rikthimi i stilit klasik spanjoll që dikur dominonte botën.

Lamine Yamal, mrekullia 16-vjeçare

Ende pa mbushur 17 vjeç, Yamal ka mahnitur botën me paraqitjet e tij te Barcelona dhe te Kombëtarja spanjolle. Me një qetësi që nuk i përket moshës së tij, ai kombinon teknikën, vizionin dhe një dozë magjie që i kujton shumë tifozëve ditët e lavdishme të Iniesta-s dhe Xavi-t.

Yamal nuk është thjesht një talent i ri, ai është një “gjeni” në ndërtim, një futbollist që ndryshon dinamikën e një ndeshjeje me një prekje të vetme.

Stili klasik, me një frymë moderne

Spanja është rikthyer te “tiki-taka”, por me një dimension më vertikal dhe më të shpejtë. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri aktual po kombinon zotërimin e topit me efikasitetin përpara portës – një përzierje që po jep rezultatet më të mira.

Në mesfushë dhe në mbrojtje, Spanja ka balancën perfekte mes përvojës dhe gjeneratës së re, duke krijuar një skuadër me thellësi, disiplinë taktike dhe pasion.

Pse janë favoritë?

Talente si Yamal, Gavi, Pedri, dhe një brez që nuk ka frikë të marrë përgjegjësi.

Rikthimi i identitetit – një futboll dominues dhe inteligjent.

Kohezioni dhe eksperienca – shumë nga lojtarët janë bashkë që prej U17 dhe U21, çka sjell harmoni në grup.

The post ‘Gjeniu’ Yamal dhe klasiku i të gjitha kohërave, pse Spanja është favorite për Kupën e Botës appeared first on iconstyle.al.

Historike për Uzbekistanin: Siguron për herë të parë kualifikimin për Botërorin e 2026

By: S SH
5 June 2025 at 21:36

Futbolli uzbek ka shkruar historinë. Kombëtarja e Uzbekistanit është kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës, pas një barazimi pa gola ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në ndeshjen e zhvilluar në Abu Dabi – rezultat që i siguroi vendin e dytë në Grupin A të fazës së dytë të kualifikimeve aziatike.

Sipas BBC Sport, ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një kombëtare që për vite të tëra ka qenë pranë kualifikimit, por kurrë nuk e kishte kaluar pengesën finale.

“Një moment historik për futbollin e Azisë Qendrore,” e cilëson ESPN, duke vlerësuar progresin e jashtëzakonshëm që Uzbekistani ka bërë sidomos në aspektin taktik dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Uzbekët mbyllën grupin me 18 pikë, pas pesë fitoreve, tri barazimeve dhe vetëm një humbje, me një golavarazh prej 11-7. Ata siguruan matematikisht vendin e dytë, pas Iranit që kishte garantuar më herët pozitën e parë dhe kualifikimin.

Pavarësisht presionit të Emirateve, që kishin shpresuar ta zgjatnin garën deri në ndeshjen e fundit, Uzbekistani tregoi pjekuri taktike dhe menaxhim të shkëlqyer të lojës – një reflektim i qartë i punës së bërë nga trajneri Srecko Katanec, i cili ka transformuar këtë skuadër në një forcë të respektuar në rajon.

🇺🇿 Uzbekistan have qualified for their first #FIFAWorldCup! @aramco | #WeAre26 pic.twitter.com/AqxX4mZLgC

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 5, 2025

Suksesi i tyre vjen në një moment kur FIFA World Cup 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në histori, me 48 skuadra dhe tri shtete pritëse: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika.

Për Uzbekistanin, kjo është më shumë se pjesëmarrje – është një hap i madh drejt afirmimit në skenën globale.

The post Historike për Uzbekistanin: Siguron për herë të parë kualifikimin për Botërorin e 2026 appeared first on Albeu.com.

“SHBA 2026” – Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, Manaj nuk stërvitet me grupin

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.

/a.f/

The post “SHBA 2026” – Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, Manaj nuk stërvitet me grupin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Del në pah një skenar tepër i rrallë: Pesë shtete mund të kualifikohen në Kupën e Botës 2026 këtë javë

2 June 2025 at 17:48

Pesë kombëtare mund të sigurojnë kualifikimin për Kupën e Botës 2026 këtë javë, përfshirë dy vende që nuk kanë qenë kurrë më parë në turne.

Kupa e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, është më pak se një vit larg. 

Tre vendet pritëse i kanë siguruar tashmë vendet e tyre në turne, ndërsa Japonia, Zelanda e Re, Irani dhe Argjentina janë gjithashtu të kualifikuara përmes grupeve përkatëse eliminatore. 

Këtë muaj rifillojnë ndeshjet kualifikuese për federatat AFC, CAF, Concacaf, CONMEBOL dhe UEFA, dhe pesë ekipe mund të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në turne gjatë kësaj jave. 

Në Amerikën e Jugut, Ekuadori renditet i dyti pas Argjentinës në fazën kualifikuese dhe mund të sigurojë kualifikimin nëse fiton ndaj Brazilit dhe, në të njëjtën kohë, Venezuela barazon me Bolivinë të premten, më 6 qershor. 

Në Azi, Uzbekistani është pranë një kualifikimi historik, që do të ishte i pari në historinë e këtij vendi. Ata do të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës nëse shmangin humbjen ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) të enjten, më 5 qershor. 

Katër kombëtare të tjera, Koreja e Jugut, Jordania, Iraku dhe Omani, mund të sigurojnë gjithashtu kualifikimin gjatë qershorit. 

Koreja e Jugut mund ta vulosë kualifikimin të enjten nëse nuk humbet ndaj Irakut. 

Jordania, që synon një kualifikim të parë historik në Kupën e Botës, do të sigurojë pjesëmarrjen nëse fiton ndaj Omanit dhe Iraku humbet ndaj Koresë së Jugut. 

Australia, Arabia Saudite dhe Indonezia kanë gjithashtu shpresa për kualifikim. Megjithatë, vetëm Australia ka mundësi ta sigurojë kualfikimin këtë javë. Ata duhet të mposhtin Japoninë dhe të shpresojnë që Arabia Saudite të humbasë pikë ndaj Bahreinit të enjten. 

Kombëtaret afrikane nuk mund të sigurojnë kualifikimin në këtë dritare ndërkombëtare dhe do të duhet të presin të paktën deri në shtator. 

Ashtu si Afrika, asnjë kombëtare evropiane nën ombrellën e UEFA-s nuk mund të sigurojë pjesëmarrjen këtë javë, pasi faza kualifikuese ka nisur vetëm në muajin mars. 

Sa i përket Oqeanisë, Zelanda e Re tashmë është e kualifikuar, ndërsa ishulli i vogël i Kaledonisë së Re do të marrë pjesë në fazën ‘play-off’ për kualifikim në Kupën e Botës./Telegrafi/

The post Del në pah një skenar tepër i rrallë: Pesë shtete mund të kualifikohen në Kupën e Botës 2026 këtë javë appeared first on Telegrafi.

Përballja me Serbinë/ Sylvinho: Është një ndeshje me specifike dhe e njoh historinë, të fokusohemi te loja jonë!

26 May 2025 at 11:14

TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho komentoi dy përballjet e fundit të Shqipërisë kundër Serbisë dhe Letonisë.

Ai theksoi se dy ndeshjet në fjalë janë sfida të vështira, por theksoi se Shqipëria do të luajë lojën e saj.

“Jam dakord, janë dy ndeshje të vështira dhe dy kundërshtarë fizikisht shumë të mirë, por duhet të punojmë për të dyja sfidat.

Mesazhi që i vjen lojtarëve; kam nevojë për 27 prej tyre dhe duhet të fokusohemi te puna për këto dy ndeshje, specifikisht te ndeshja e parë.

E kuptoj është një ndeshje me specifike, më e veçantë, e njoh historinë, por ne do fokusohemi te loja jonë, te futbolli që dimë të bëjmë dhe ta bëjmë mirë atë.

Ne jemi një skuadër që futemi me zëmër dhe shpirt në fushë  edhe kemi theksin te identiteti tonën si skuadër. Janë ndeshjet të vështira, por duhet të fokusohemi të bëjmë punën e mirë”, tha ai/abcnews.al

❌
❌