Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Kapiteni shpëtoi turistet dhe vdiq/ Mediat Izraelite jehonë për rastin në Shkodër

11 July 2025 at 15:54

Rasti i tragjik i Arben Anamalit, kapitenit të një anijeje turistike nga Shkodra, ka tërhequr vëmendjen e mediave izraelite, pas humbjes së jetës së tij gjatë një operacioni shpëtimi për dy turistë izraelitë që kishin rënë në ujë për shkak të rrymave të forta në Liqenin e Shkodrës.

Mediat izraelite e kanë cilësuar si një rast heroik të shqiptarit dhe shpjegojnë gjatë raportimit fillesën e ngjarjes deri në gjetjen e trupit të Arben Anamalit.

Gjatë raportimit shkruhet:

“Mbetjet mortore të Anamalit u gjetën të enjten në mëngjes pas një kërkimi që zgjati pothuajse 48 orë. Anamali, i cili udhëhoqi një grup turistësh përfshirë shtatë qytetarë izraelitë, humbi jetën duke shpëtuar dy prej tyre, të cilët ishin në rrezik të mbyten.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fillim të javës, kur Anamali, pavarësisht paralajmërimeve për rryma të forta, i udhëhoqi turistët në një ekskursione në Liqenin e Shkodrës. Dy prej turistëve izraelitë u hodhën në ujë dhe u përballën me një rrezik për mbytje. Pavarësisht përpjekjeve të para për shpëtim, përfshirë hedhjen e jelekëve shpëtimi, ata nuk arritën të shpëtohen.

Në një akt heroik, Anamali u hodh vetë në ujë për të shpëtuar turistët, duke i afruar ata me varkën dhe duke i ndihmuar ata të ktheheshin në anije. Pas shpëtimit të dy turistëve, Anamali humbi kontaktet dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak si pasojë e lodhjes dhe përpjekjeve ekstreme.

Pas dy ditësh kërkimesh të përpiktë, trupi i tij u gjet dhe u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme. Arben Anamali lë pas dy fëmijë dhe një komunitet të tronditur nga humbja e këtij njeriu heroik që dha jetën për të shpëtuar të tjerët”, thuhet në raportimin e mediave izraelite.

The post Kapiteni shpëtoi turistet dhe vdiq/ Mediat Izraelite jehonë për rastin në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Skema e naftës për bujqësinë, 189 683 aplikime në e-Albania

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në platformën e-Albania janë realizuar në total 189 683 aplikime për skemën e naftës për bujqësinë, për periudhën 2020-2024.

Sipas statistikave të publikuara sot nga e-Albania në rrjetet sociale, gjatë vitit 2023, aplikuan për skemën e naftës pa taksa për bujqësinë 54 691 fermerë, ndërsa në vitin 2024 aplikuan 54 239 fermerë.

Numri i aplikimeve të fermerëve është me ndryshime të vogla nga viti në vit, çka tregon për ndërgjegjësimin e tyre drejt formalizimit të aktivitetit bujqësor.

Fermerët në të gjithë vendin aplikojnë lehtësisht online, përmes platformës qeveritare “e-Albania”, për të përfituar subvencione nga masat mbështetëse të Skemës Kombëtare, duke kursyer kohë dhe përfituar transparencë të plotë në procesin e aplikimit.

Qeveria po vijon edhe këtë vit me skemën e mbështetjes për fermerët me naftën pa taksa, si një masë që kontribuon në rritjen e qëndrueshme të zhvillimit të bujqësisë dhe uljen e kostove të prodhimit për fermerët.

/r.e//a.f/

The post Skema e naftës për bujqësinë, 189 683 aplikime në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump vendos tarifë 50% mbi importet e bakrit: Kjo është epoka jonë e artë

By: fra nc
10 July 2025 at 12:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se një tarifë prej 50 për qind do të vendoset mbi importet e bakrit, duke filluar nga 1 gushti.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shkroi: “Pas një vlerësimi të plotë të sigurisë kombëtare, po njoftoj një tarifë prej 50 për qind mbi bakrin, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht.”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se bakri është një material thelbësor për prodhimin e gjysmëpërçuesve, avionëve, anijeve, municioneve, qendrave të të dhënave, baterive litium-jon, sistemeve të radarëve, sistemeve të mbrojtjes nga raketat dhe armëve hipersonike. Sipas Trump, bakri është metali i dytë më i përdorur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Duke kritikuar ashpër administratën e Joe Biden-it, Trump tha: “Udhëheqës budallenj dhe letargjikë po e shkatërrojnë industrinë e bakrit. Kjo tarifë prej 50 për qind do ta përmbysë sjelljen e pamatur dhe budallallëkun e administratës së Biden-it. SHBA-ja do të krijojë përsëri një industri dominuese të bakrit. Në fund të fundit, kjo është epoka jonë e artë.”

The post Trump vendos tarifë 50% mbi importet e bakrit: Kjo është epoka jonë e artë appeared first on Euronews Albania.

Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë

By: fra nc
10 July 2025 at 11:45

World Economic Forum (WEF), një nga Forumet  më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka botuar sot një shkrim të Majlinda Bregut, në rolin e Komisioneres për Klimën dhe Shëndetin pranë OBSH Europë, mbi pasojat që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin, tregun e punës dhe strukturën sociale, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimi hedh dritë mbi një të vërtetë të pakundërshtueshme: krizat klimatike nuk po djegin vetëm pyjet dhe tokën, po gërryejnë edhe sigurinë tonë ekonomike dhe shëndetësore. Dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e parë të kësaj sfide.

“I nxehti ekstrem, siguria ushqimore, ndotja e ajrit, nuk janë më një rrezik i largët, por një realitet i përditshëm që rrit sëmundjet, godet më fort shtresat e pambrojtura dhe sfidon tregun e punës veçanërisht për komunitetet që varen nga industritë ndotëse”- shkruan Bregu duke theksuar më pas se çdo ditë ka raste emergjencash shëndetësore, nga i nxehti, nga ushqimi me pesticide, nga ndotja e ajrit prej blozës së makinave apo betonit. Por ka edhe një hall tjetër për ata që rrezikojnë të humbasin punën si rezultat i zhvillimit. Në gjithë Europën dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, kalimi i domosdoshëm drejt energjisë së rinovueshme, të gjelbër, po i bie ndesh një tregu pune të brishtë, duke vënë në rrezik edhe vendet e punës të shumë punëkërkuesve që s’kanë shumë alternative zgjedhjeje. Çdo vend është sot në presionin e ndërtimit apo fuqizimit të ekonomisë. Nuk them asgjë të re që konceptet e ekonomisë së qendrueshme, të pastër ose të gjelbër nuk duken kaq prioritare apo emergjente. Por, nëse mendojmë së “ kjo punë pret” mund t’i hapim rrugë një burim të ri problemesh të cilat nesër do të duan më shumë energji dhe buxhete për t’i zgjidhur. Nuk është çështje klime, është çështje jete. Ndotja që rrit sëmundjet kronike, pasiguria ushqimore që kërcënon shëndetin e familjeve, stresi dhe ankthi që po godet sidomos të rinjtë kanë nevojë për politika të qarta sot.

The post Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë appeared first on Euronews Albania.

Vllaznia nis të enjten rrugëtimin në Conference League, Martini kërkon fitoren

9 July 2025 at 16:29

Vllaznia po u jep fund përgatitjeve në prag të ndeshjes së Conference League, ku në turin e parë kualifikues përballet me letonezët e Daugavpils. Këtë të fundit vijojnë të jenë aktivë për faktin se kampionati atje është duke u luajtur, ndryshe nga shkodranët të cilët prej më tepër se 1 muaji nuk kanë luajtur ndeshje zyrtare, vetëm miqëdoret përgjatë fazës përgatitore.

Për teknikun Edi Martini ndeshja kërkon kujdes, pasi kundërshtari është ekip i vështirë.

“Është ndeshje që duhet fituar, tur që duhet kaluar, do të jetë e vështirë. Kundërshtari ështën ë gjendje të mirë fizike, janë shtatlartë, do hyjmë në fushë, të bëjmë punën tonë e të kualifikohemi në turin tjetër”.

Më tej gazetarët nuk hezituan ta pyesin për çështjen Gruda, si dhe ndeshjen e parë që Egnatia luajti në Champions League.

“Nuk kam koment, e kam mendjen tek ekipi im, është nje temë e harruar për mua dhe ekipin. Ia lëmë kohës, ajo jep verdiktet e veta. Nuk e kam dëgjuar, smë intereson aspak”, shtoi trajneri Martini.

Shkodranët nuk i kanë në dispozicion të gjithë futbollistët për këtë sfidë vendimtare, ku Mala e Krymi janë në dyshim, por me gjasa ky i fundit do të rikthehet për të qenë i gatshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vllaznia nis të enjten rrugëtimin në Conference League, Martini kërkon fitoren appeared first on Euronews Albania.

Al Ahli interesohet për Lionel Messin, dëshiron rikthimin e duelit legjendar

By: fra nc
7 July 2025 at 14:12

38-vjeçar, por Lionel Messi është një lider i vërtetë, një futbollist i jashtëzakonshëm i cili bën diferencën në fushë, diçka të cilën e konfirmon nga ndeshja në ndeshje me Inter Miamin. Argjentinasi mbetet sërish një ëndërr për një pjesë të madhe të skuadrave, sidomos ato në Arabinë Saudite, ku Al Ahli nuk heq dorë. Gjërat duken serioze, pasi klubi në fjalë ka nisur tratativat me Inter Miamin, ku i ka bërë të ditur se dëshiron me çdo kusht sulmuesin.

Mosha nuk i tremb aspak, sidomos në një situatë ku Ronaldo është 40-vjecar dhe luan si titullar i padiskutueshëm me Al Nassr. Ideja e Al Ahli është që duke filluar nga janari i 2026-ës Messi të jetë pjesë e skuadrës. Në këtë mënyrë do të riktheheshin duelet legjendare Messi-Ronaldo, një dyshe që ka shkruar historinë.

Kushtet e futbollistit nuk janë aspak të papërballueshme për Al Ahli, pasi gjithçka i është vënë në dispozicion sulmuesit argjentinas, madje edhe aspekti ekonomik me Inter Miamin mund të arrihet. Ajo çka mbetet në diskutim është vetë mendimi i Messi-t, pasi ky i fundit e refuzoi kalimin tek Al Ahli 2 vite më parë, madje me një rrogë të jashtëzakonshme, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në histori. Tifozët janë emocionuar sërish, pasi do të ishte spektakolar një tjetër rikthim i duelit Messi-Ronaldo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Al Ahli interesohet për Lionel Messin, dëshiron rikthimin e duelit legjendar appeared first on Euronews Albania.

Beleri merr pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në Korçë: Dëshirë e qytetarëve

By: fra nc
7 July 2025 at 11:58

Këtë të hënë u inaugurua në Korçë konsullata e re greke. I pranishëm në ceremoni, krahas ministrit të Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, dhe homologut të tij grek, George Gerapetritis, ishte dhe eurodeputeti Fredi Beleri.

Beleri zgjodhi të jepte një intervistë për kamerën e Euronews Albania, ku tha se hapja e konsullatës është një dëshirë e qytetarëve që u bë realitet. Ai shtoi se ky institucion do të shërbejë për të mbajtur më afër dy popujt dhe për të zgjidhur problematikat e qytetarëve.

Intervista:

Gazetari: Zoti Beleri, në Korçë inaugurohet konsullata greke, çfarë do të thotë kjo për ju?
Beleri: Ishte një dëshirë e qytetarëve të Korçës që kjo godinë historike të marrë rolin që historia e kishte zgjedhur. Këtu ishte shtëpia ku ka lindur nobelisti grek Seferis. Kjo godinë bëhet sot konsullatë. Konsullata është institucioni që do mbajë afër dy popujt dhe do të zgjidhë problematikat e tyre.

Gazetari: Zoti Beleri, sot do të jenë të pranishëm ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani dhe homologu i tij grek. A do të ndërmjetësoni ju për çështjen e detit?
Beleri: Të dy ministrat nuk kanë nevojë për ndërmjetës, pasi kanë marrëdhënie shumë të mira dhe roli i eurodeputetit nuk hyn këtu.

Gazetari: Kanë marrëdhënie të mira të dyja shtetet?
Beleri: Po, dy ministrat, thashë.

Gazetari: Është harruar çështja juaj?
Beleri: Asgjë nuk harrohet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Beleri merr pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në Korçë: Dëshirë e qytetarëve appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Një 23-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nëpërmjet rrjetit “ENFAST” në Kroaci.

Policia njoftoi sot se “në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi, në territorin e Kroacisë, i shtetasit shqiptar A. T., 23 vjeç, banues në Peshkopi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian”, njoftoi Policia.

Sipas Policisë, “ky operacion i suksesshëm u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

6 July 2025 at 08:44

Qindra ekipe shpëtimi janë angazhuar në kërkimin e personave të zhdukur në Teksasin qendror, pas përmbytjeve të papritura që morën jetën e 51 njerëzve, përfshirë 15 fëmijë.

Zona më e prekur nga tragjedia është Qarku Kerr, ku janë regjistruar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë janë ende të zhdukur pas një kampi rinor të krishterë, i cili u vendos përgjatë lumit Guadalupe.

Sherifi i Qarkut Kerr, Larry Leitha, siguroi se kërkimet do të vazhdojnë: “Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjenden të gjithë”, tha ai.

Po ashtu, janë konfirmuar viktima edhe në disa qarke të tjera, si Qarku Travis dhe Qarku Tom Green. Paralajmërime të shumta për përmbytje të menjëhershme janë ende në fuqi për fundjavën në Teksasin qendror.

Deri më tani, rreth 850 persona janë shpëtuar.

Në një konferencë për shtyp të shtunën, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, shpalli një deklaratë të zgjeruar të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke përforcuar përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin. Ai shtoi se autoritetet do të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar gjetjen e çdo individi që ka humbur jetën në këtë tragjedi: “Ne do të ndalemi kur puna të përfundojë,” theksoi Abbott.

Për më tepër, autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë qytetarët për mundësinë e përmbytjeve të tjera.

The post Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër, përfshihet nga zjarri transformatori elektrik në fshatin Kakoz

5 July 2025 at 20:02

Mbrëmjen e sotme një transformator elektrik në fshatin Kakoz, Gjirokastër është përfshirë nga zjarri.

Flakët rrezikuan të përhapeshin në mjedisin përreth.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, të zjarri u vendos nën kontroll në kohë dhe u shuan plotësisht, pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër, përfshihet nga zjarri transformatori elektrik në fshatin Kakoz appeared first on Euronews Albania.

Dodik shmang paraburgimin, paraqitjet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

By: fra nc
5 July 2025 at 08:33

Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi të premten u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës për t’u marrë në pyetje si i dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Prokuroria e Bosnjës njoftoi se Dodik u mor në pyetje në prani të avokatit të vet mbrojtës, shkruan REL.

Muaj më parë, Gjykata e Bosnjës kishte lëshuar fletarrestim kombëtar për Dodikun dhe kishte urdhëruar një muaj paraburgim për të, por ai nuk u kap asnjëherë nga autoritetet.

Gjatë një seance të premten, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për ta shfuqizuar masën e paraburgimit për Dodikun, duke thënë se arsyet e mëparshme për paraburgosjen e tij nuk vlenin më.

Gjykata urdhëroi që Dodiku të paraqitet detyrimisht para autoriteteve të drejtësisë kohë pas kohe.

Urdhri për paraqitje të detyrueshme mund të zgjasë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ose deri në një vendim të ri të gjykatës, thuhet në njoftim.

“I dyshuari është paralajmëruar posaçërisht se mund të caktohet masa e paraburgimit nëse shkel detyrimet nga masat ndaluese”, thuhet në një njoftim të përbashkët të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës.

Në shkurt, Gjykata e shkallës së parë e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Sërpska për gjashtë vjet.

Dodik u shpall fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe për nënshkrimin e dekreteve për zbatimin e ligjeve që Schmidt i kishte shfuqizuar më parë.

Këto ligje kishin për qëllim ta ndalonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe përfaqësuesit të lartë në territorin e entitetit serb të Bosnjës, të cilat më herët kishin shfuqizuar ligjet e miratuara nga Parlamenti i entitetit lidhur me regjistrimin e pronës shtetërore në emër të entitetit apo ligje për festat.

Prokuroria e Bosnjës kishte njoftuar se që nga dhjetori i vitit 2024 po zhvillonte hetime lidhur me dyshimet për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës.

Në mars të këtij viti, gjykata lëshoi fletarresime për Dodikun, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, si të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Urdhri u lëshua në ditën kur Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska pritej të diskutonte për një draft të kushtetutës së Republikës Sërpska, përmes së cilës autoritetet në këtë entitet planifikonin të përcaktonin atë si shtet të popullit serb, t’i jepnin të drejtën për vetëvendosje, të themelonin ushtrinë e vet dhe të shfuqizonin Këshillin e Popujve.

Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për këdo që përpiqet në mënyrë të paligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bonjës, ose të rrëzojë institucionet më të larta të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dodik shmang paraburgimin, paraqitjet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës appeared first on Euronews Albania.

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, do kërkoj sqarim për pasojat

By: fra nc
4 July 2025 at 15:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuesja.

Deklaratat e Osmanit erdhën pas ceremonisë së diplomimit të kadetëve, ku ajo foli për procesin e stërzgjatur të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit. Presidentja tha se ka zhvilluar takime me partitë politike dhe do të vazhdojë konsultimet edhe sot, por shtoi se bllokada për çështjen e llojit të votimit është “shumë jo racionale”.

Osmani: “Kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetues, moskryerja e këtij detyrimi nuk kalon pa pasoja. Do të ketë pasoja juridike.”

Sipas saj, aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese mbi votimin e fshehtë ka krijuar hapësirë për interpretime të ndryshme, ndaj ka kërkuar një vlerësim nga ekipi i saj ligjor. Osmani shtoi se votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, por për këtë kërkohet konsensus ndërmjet deputetëve.

Osmani paralajmëron: “Nëse Kuvendi nuk konstituohet shumë shpejt, do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim se çfarë ndodh pas 30 ditësh.”

Presidentja e konsideroi moskonstituimin e Kuvendit si një nga shkeljet më të rënda të rendit kushtetues, duke theksuar se mosfunksionimi i organit përfaqësues cenon ushtrimin e sovranitetit nga populli.

Deputetët pritet të mblidhen sërish nesër për herë të 42-të, në një tjetër tentativë për konstituimin e Kuvendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, do kërkoj sqarim për pasojat appeared first on Euronews Albania.

Rikthehet Kupa e Botës për klube, në mbrëmje çerekfinalja e parë

By: fra nc
4 July 2025 at 15:31

Kupa e Botës për klube vijon me një tjetër fazë të saj edhe më interesanten, konkretisht atë çerekfinale. Dueli i parë është ai mes Al Hilal dhe Fluminense, ndërsa kjo është hera e parë që këto dy ekipe sfidojnë njëra-tjetrën. Rrugëtimi deri në këtë pikë ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos për klubin arab që në fazën me eliminim direkt mposhti Manchester Cityn.

Në anën tjetër edhe Fluminense i dha një shuplakë të fortë një tjetër emri të madh, nënkampionëve të Evropës, Inter. Si Al Hilal ashtu dhe Fluminense janë thuajse në një nivel futbolli, madje statistikat tregojnë se dhe në fazën e grupeve u paraqitën po njësoj, secila e mbylli me 5 pikë. Në mbrëmje favoritë, të paktën në letër cilësohen arabët e udhëhequr nga Simone Inzaghi, por diferencat janë të vogla.

Për Al Hilal, mungesa kryesore është ajo e sulmuesit serb Mitroviç, por dhe Al Dawsari e Al Malki. Në anën tjetër, 4 futbollistë nuk janë në dispozicion për duelin çerekfinal, Isaque Silva, Otavio, Rene dhe Riquelme Felipe. Një fakt interesant është se Fluminense nuk ka asnjë humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rikthehet Kupa e Botës për klube, në mbrëmje çerekfinalja e parë appeared first on Euronews Albania.

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të Prokurimeve Publike

4 July 2025 at 12:44

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i cili akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe kryerje të veprimeve të paligjshme në bashkëpunim.

Gjatë seancës, u vendos që masa e “pezullimit nga detyra” dhe “detyrimi për t’u paraqitur” të mbetet në fuqi. Myzyri, i cili u bë i pandehur më 24 qershor, është i akuzuar për një tender të kontestuar, atë për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit, i cili ka një vlerë prej 2.29 milionë eurosh dhe një gjatësi prej 58.7 km.

Sipas SPAK, tenderi ka pasur shkelje të procedurave ligjore dhe paligjshmëri të evidentuara nga autoriteti kontraktor, të cilat Komisioni i Prokurorimeve Publike nuk i ka marrë parasysh. Për këtë çështje, janë pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe 3 përfaqësues të kompanive të ndërtimit.

Procedurat e hetimit vijojnë dhe seanca e radhës do të sjellë më shumë detaje mbi këtë çështje të rëndësishme për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit në tendera publikë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të Prokurimeve Publike appeared first on Euronews Albania.

Policia heq bllokadat e trafikut, të tjerë të ndaluar në Serbi

4 July 2025 at 10:52

Policia me pajisje për shpërndarjen e protestave po heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, ndërsa gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar edhe për arrestimet e para.

Studentët dhe qytetarët nisën të mblidhen herët në mëngjes, më 4 korrik, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, ku vendosën kontejnerë dhe pengesa të tjera në rrugë.

Forcat e forta të policisë ndërhynë për t’i larguar ata nga rruga. Nuk ka pasur incidente më të mëdha deri tani, pasi protestuesit po largohen vetë në trotuar sapo mbërrin policia.

Në qendër të Beogradit janë ndaluar disa pjesëmarrës të bllokadave, ndërsa arrestime janë shënuar edhe në Novi Beograd, afër Fakultetit të Arteve Dramatike.

Studentët në bllokadë kishin bërë thirrje një ditë më parë për një “bllokadë totale të Serbisë për shkak të brutalitetit policor”.

Thirrja erdhi pas aksioneve të policisë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut, kur në disa qytete u arrestuan gati 80 studentë dhe protestues kundër qeverisë.

Qytetarët dhe studentët që nga ora shtatë e mëngjesit kishin bllokuar kryqëzimin pranë Fakultetit Juridik në qendër të Beogradit, u tërhoqën nga rruga kur mbërritën kordonët e policisë.

Pasi policia largoi pengesat metalike dhe kontejnerët nga rruga, protestuesit u zhvendosën në një tjetër vend dhe vazhduan bllokadën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia heq bllokadat e trafikut, të tjerë të ndaluar në Serbi appeared first on Euronews Albania.

Balla për prodhimet “Made in Albania”: Duhet të tregohesh atdhetar duke konsumuar prodhimin vendas

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot ndaj pretendimeve për çmimin e ulët të shalqirit, që sipas deputetit Luan Baçi shitet me 10 lekë për kilogram.

Balla e cilësoi të pavërtetë këtë deklaratë, duke theksuar se aktualisht në Myzeqe shalqiri grumbullohet me 17 lekë për kilogram, ndërsa në fillim të sezonit ka arritur deri në 220 lekë për kilogram.

“Gënjyet kur thatë që shalqiri është 10 lekë. Në momentin që flasim bashkë, grumbullohet me 17 lekë dhe nëse keni fermerë, mund t’i drejtoni në pikat e grumbullimit”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se prodhuesit shqiptarë po përballen me konkurrencën rajonale dhe është e zakonshme që çmimi të ulet në fazat e mëvonshme të sezonit, kur edhe vendet e tjera të rajonit nxjerrin prodhimin e tyre.

“Çmimi fillon i lartë në ditët e para, kur jemi të parët në treg, dhe pastaj zbritet kur edhe rajoni del në prodhim. Por bilanci përfundimtar i fermerit fillon që me çmimin e parë”, tha ai.

Balla nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendas.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për fermerin, koleg Baçi, është të promovojmë sa të kemi mundësi prodhimet vendase dhe t’u bëjmë thirrje qytetarëve të konsumojnë mallra “Made in Albania”. Nuk mjafton të jesh patriot apo atdhetar duke brohoritur “Fitore, Shqipëria!” në stadium, por të tregohesh patriot duke konsumuar mallra të prodhuara në Shqipëri”, deklaroi Balla.

Në përfundim të replikës, ministri theksoi se “asnjë kokërr shalqiri nuk ngelet pa shitur,” duke shtuar se çmimi ndjek një trajektore natyrale që përputhet me ligjin e tregut – fillon më lart dhe ulet me kalimin e sezonit.

/m.q//r.e//a.f/

The post Balla për prodhimet “Made in Albania”: Duhet të tregohesh atdhetar duke konsumuar prodhimin vendas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURIZËM – FAS: Të gjithë të çmendur pas Shqipërisë, mes blusë së detit dhe gjelbërimit të maleve

ROMË, 3 korrik /ATSH/ – Shqipëria ka hyrë fort në radarin e udhëtarëve evropianë duke u bërë një nga destinacionet më të dëshiruara për verën, shkruan faqja e njohur italiane forumagricolturasociale.it (FAS).

Falë një deti çuditërisht të pastër, plazheve ende pak të frekuentuara nga turizmi masiv dhe çmimeve padyshim të përballueshme, kjo perlë e Ballkanit po fiton një vend të privilegjuar në zemrat dhe ushqimet e atyre që kërkojnë autenticitet pa hequr dorë nga bukuria e saj.

Por, midis shumë vendeve bregdetare, cilat janë vërtet qytetet me detin më të bukur? Janë tre që dominojnë skenën, të afta të ofrojnë pamje marramendëse dhe një përvojë intensive dhe të rafinuar bregdetare.

Dhërmiu: uji bruz që sfidon Karaibet

I vendosur midis gjelbërimit të maleve dhe blusë së pafundme të detit Jon, Dhërmiu është thelbi i Rivierës Shqiptare.

Fama e tij nuk është e rastësishme: vetëm një vështrim në ngjyrën e ujit, transparente dhe e gjallë, mjafton për të kuptuar pse ky vend e çmend këdo që shkel atje.

Por, Dhërmiu nuk është vetëm estetikë: është një ekuilibër i përsosur midis atmosferës së egër dhe atmosferës së verës, midis perëndimeve të qeta të diellit dhe mbrëmjeve të ndriçuara nga muzika dhe koktejet në plazh.

Pika kulmore është padyshim Plazhi i Gjipesë, një shtrirje bregdetare e vendosur midis shkëmbinjve të lartë që duket sikur ka dalë nga një kartolinë ekzotike.

Mund të shkoni atje në këmbë, përgjatë një shtegu midis ullinjve, ose nga deti: në të dyja rastet, emocioni është i garantuar.

Aty pranë gjendet e fshehur edhe Shpella e Piratëve, një gji sugjestionues, i arritshëm me kajak, i cili i shton një prekje misteri qëndrimit.

Ajo që e bën Dhërmiun edhe më të veçantë është ”shpirti i tij paqësor”: Manastiri me pamje nga deti ofron një pamje të pakrahasueshme dhe një ndjesi paqeje që është e vështirë të harrohet. Një vend ku koha duket se ndalet, ndërsa deti vazhdon të tregojë histori të lashta.

Himara, atje ku bregdeti vishet me autenticitet

Më në jug, përgjatë të njëjtit bregdet të Jonit, Himara magjeps me thjeshtësinë e saj autentike dhe detin e saj të qelqtë.

Është një qytet i qetë, ku çdo plazh ka identitetin e vet, nga rëra e artë te gjiret e fshehura me guralecë. Por, ajo që pushton vërtet është atmosfera: e vërtetë, e gjallë, kurrë artificiale. Këtu turizmi ende përzihet me jetën lokale dhe kjo e bën përvojën më intensive.

Midis një noti dhe një shëtitjeje, nuk mund ta injoroni Kalanë e Himarës, të vendosur në një kodër dhe roje e një historie mijëvjeçare që shikon nga deti.

Pamja nga atje lart është një nga ato që mbeten të gdhendura përgjithmonë. Dhe pastaj është Porto Palermo, me gjirin e tij të qetë të dominuar nga kalaja e Ali Pashës: një vend që duket i pikturuar, perfekt për ata që e duan zhytjen me maskë, por edhe për ata që kërkojnë një vështrim poetik për të soditur.

Jala, gjiri sekret që magjeps udhëtarët

Midis Dhërmiut dhe Himarës, si një sekret i pëshpëritur midis shkëmbinjve, Jala zbulon veten në të gjithë mrekullinë e tij. Është një gji i vogël, i mbrojtur dhe diskret, ku uji merr nuanca joreale dhe rëra duket si kadife.

Është vendi ideal për ata që kërkojnë pushime më intime, të bëra nga ngadalësia dhe detajet, me nota të qeta dhe mëngjese pranë detit. Pavarësisht madhësisë së saj, Jala surprizon me shumëllojshmërinë e ofertave të saj.

Gjatë ditës është relaks i pastër: kajak, zhytje me maskë, shëtitje përgjatë bregdetit ndërsa në perëndim të diellit, plazhi gjallërohet me drita dhe tinguj të butë që përzihen me flladin e detit.

Klubet e plazhit këtu janë elegante dhe kurrë të tepërta, të dizajnuara për ata që duan të përjetojnë natën pa hequr dorë nga sharmi i vendit.

Por, pasuria e vërtetë e Jalës qëndron në gjiret e saj të fshehura, të arritshme vetëm me varkë ose me not.

Shpella detare me ”aromë” kripe dhe misteri, restorante të vogla që shërbejnë peshk të sapo kapur dhe një ndjenjë harmonie me natyrën që është e vështirë të gjendet diku tjetër./    /os/

The post TURIZËM – FAS: Të gjithë të çmendur pas Shqipërisë, mes blusë së detit dhe gjelbërimit të maleve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E-Albania në kolaps, ekonomistët në stres! Ku shkojnë miliardat e mirëmbajtjes?

2 July 2025 at 18:59

Përdoruesit e platformës e-Albania, veçanërisht ekonomistët dhe financierët janë në pikën e durimit për shkak të problemeve të vazhdueshme teknike që i kthejnë aplikimet më të thjeshta në makthe orësh të tëra pritjeje. Çdo dokument që në letër zgjat 5 minuta maksimumi, në praktikë kthehet në një betejë ku platforme vetëm ngec dhe nuk punon. […]

The post E-Albania në kolaps, ekonomistët në stres! Ku shkojnë miliardat e mirëmbajtjes? appeared first on BoldNews.al.

Ukraina paralajmëron: Ndërprerja e armëve nga SHBA nxit Rusinë për luftë

2 July 2025 at 14:47

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar se një ndërprerje e dërgesave të armëve amerikane mund të nxisë Rusinë që të vazhdojë konfliktin, i cili tashmë ka hyrë në vitin e tij të katërt.

Të martën, Shtëpia e Bardhë njoftoi ndërprerjen e disa prej dërgesave ushtarake për Ukrainën, duke argumentuar se vendimi u mor për të vendosur “interesat e Amerikës në vend të parë” pas një rishikimi të mbështetjes së SHBA për vendet e tjera, sipas zëdhënëses Anna Kelly.

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme e Ukrainës theksoi se çdo vonesë apo zvarritje në mbështetjen ushtarake vetëm do ta inkurajonte agresorin rus të vazhdonte luftën dhe terrorin, në vend që të kërkonte paqe. Kievi theksoi veçanërisht nevojën urgjente për forcimin e mbrojtjes ajrore, përballë sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dronë nga Rusia.

Një diplomat amerikan me bazë në Kiev u ftua në ministrinë e jashtme ukrainase për bisedime të mërkurën, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për pezullimin apo rishikimin e dërgesave të armëve nga SHBA, duke bërë thirrje që të mos spekulohet mbi informacion të pjesshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina paralajmëron: Ndërprerja e armëve nga SHBA nxit Rusinë për luftë appeared first on Euronews Albania.

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria narkodiktaturë, ndihmoni të votojmë të lirë

1 July 2025 at 15:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Berisha, në fjalën e mbajtur sot para Asamblesë ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 11 majit një farsës elektorale, si në diktaturë.

“Kartelet e drogës në Shqipëri janë direkt të lidhura me qeverinë dhe janë shumë të fuqishme: karteli Troplini/Poja kontrollon portin e Durrësit, portin më të madh të vendit dhe të rajonit. Karteli Çela i Elbasanit kontrollon autostradën e trafikimit të heroinës që vjen nga Lindja. Këto kartele janë shumë të fuqishme, emërojnë ministra, gjyqtarë, prokurorë, shefa policie, deputetë etj.

Kjo ishte situata me të cilën ne hymë në zgjedhjet e 11 majit.

Përveç këtyre në vitin elektoral, narkodiktatori Edi Rama, për të marrë mandatin e katërt, vendosi të arrestojë dy liderët kryesorë të opozitës (Sali Berisha dhe Ilir Meta) dhe të hapë proces penal ndaj Fatmir Mediut, kryetarit të forcës së tretë opozitare. Të gjitha këto pa asnjë akuzë penale. Gjithashtu, ai urdhëroi arrestimin e kryebashkiakëve dhe deputetëve të opozitës”, tha veç të tjerash Berisha.

Ne kemi pasur në të kaluarën diktaturën më të ashpër, diktaturën staliniste, që nuk krahasohet me asgjë tjetër.

Në këto zgjedhje, është e vërtetë që kishte kandidatë të forcave të ndryshme politike. Por nga ana tjetër, të gjitha potencialet dhe burimet e shtetit u përdorën si instrument elektoral nga partia-shtet…

Pse jam sot këtu? Ne kemi qenë tashmë në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Por mendojmë që OSBE është themeluar mbi premtimin dhe detyrimin e vendeve anëtare për respektimin e votës së qytetarëve dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas parimeve dhe standardeve të vendosura në dokumentin e Kopenhagës dhe konventa të tjera. Ne kemi besim të plotë që ky institucion, brenda misionit të tij, do të mbështesë mbajtjen e  zgjedhjeve te lira e të ndershme dhe krijimin e mjedisit që çdo parti të jetë në kushte të barabarta gare, dhe media te lirë, votim pa intimidime, ku çdo qytetar të ketë mundësinë e zgjedhjes së lirë dhe të informuar të kandidatëve, siç e përmend edhe Dokumenti i Kopenhagenit dhe raporti paraprak i ODIHR, OSBE, PE dhe PACE.

Mendoj se situata jonë është një situatë e veçantë.

Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë.

Pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj sot, në emër të opozitës shqiptare, kërkoj nga ky institucion i nderuar:

–          Së pari, të mbështesni raportin paraprak të ODIHR (Gjithçka që ju përmenda është e shkruar në raportin paraprak të ODIHR).

–          Së dyti, iu bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndjekin rekomandimet e shkruara në raportet e fundit të OSBE-ODIHR, që prej vitesh kanë mbetur të pa zbatuara për shkak të mungesës së vullnetit të narkoqeverisë.

Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe është jetike për vendin tim, që ndodhet në një moment shumë të vështire”, tha Berisha mes të tjerash.

 

The post Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria narkodiktaturë, ndihmoni të votojmë të lirë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌