Klubi i basketbollit Bora nga Prishtina ka zyrtarizuar të dielën emërimin e trajnerit bullgar Lubomir Minchev në krye të ekipit.
Minchev do ta pasojë trajnerin malazez Danilo Rakoçeviq, ndërsa rikthehet në Superligën e Kosovës, pasi më parë kishte drejtuar Trepçën gjatë edicionit 2022/23. Para se të marrë drejtimin e Borës, ai ka qenë në krye të skuadrës bullgare BC Spartak Pleven.
Përveç përvojës në klube, Minchev ka qenë edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Bullgarisë në basketboll, duke sjellë me vete një bagazh të pasur në nivel ndërkombëtar.
Në njoftimin zyrtar, klubi Bora ka theksuar se Minchev do të sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe një vizion të qartë për ngritjen e skuadrës në nivele më të larta.
“Synimet janë të mëdha dhe me Minchevin në krye, jemi të bindur se do të ndërtojmë një ekip konkurrues dhe të përkushtuar për suksese”, shkroi klubi në rrjetet sociale.
Skuadra nga Prishtina e siguroi mbijetesën në Superligë në edicionin e kaluar duke mposhtur KEK-un në plejaut.
Bora e përfundoi kampionatin në pozitën e parafundit, por tash synon të rikthehet më e fortë nën drejtimin e trajnerit të ri. /Telegrafi/
Jo vetëm nxënësit në shkolla po bëjnë hartimet me ChatGPT, por edhe ministret po e praktikojnë për fjalimet e tyre në këto takime elektorale.
Ministrja Bora Muzhaqi ka treguar hapur se i kishte kërkuar chat-it një fjalim duke i vendosur të gjitha fjalimet e saj të mëparshme, por edhe fjalimet e kryeministrit Rama.
Atë që do e bënte një specialist fjalimesh apo 5 këshilltarë, siç tha ministrja, tashmë e bën chati.
Bora do të jetë pjesë e ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm.
Edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it, fituan ndaj KEKU, kësaj radhe me shifrat 96:80 (26:14, 21:18, 32:22, 19:24).
Duelin e parë e fituan 73:109.
Prishtinasit pas dy ndeshjeve ishin më të mirë se ‘Elektricistët’ dhe kështu do të jenë pjesë e elitës për edicionin e ardhshëm.
Kujtojmë se ky ishte debutimi i Borës në elitë, duke u renditur në vendin e shtatë, ndërkohë, që KEKU ishte finalist i Ligës së Parë të meshkujve, e po ashtu edhe finalist në Kupën e Kosovës.
Nga Liga e Parë e Meshkujve ka hyrë Grapeland./Telegrafi/
Stuhia mbylli rrugët, ndaloi trenat dhe ndërpreu energjinë në zona në Francë, Itali dhe Zvicër. Edhe pse bora në prill nuk është e rrallë në malet e Alpeve, sasia që ra në vetëm disa orë ishte e pazakontë dhe i befasoi autoritetet dhe banorët. Bëhet e ditur se në Itali, trupat e një 64-vjeçari dhe […]
Kapriçot e motit, me reshje dëbore dhe temperatura disa gradë nën zero në juglindje të vendit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në frutikulturë, kryesisht tek pemët e kumbullës dhe qershisë. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi rrezikohet i gjithë prodhimi, ndërsa specialistët e bujqësisë pranojnë që kushtet e motit përbëjnë rrezik potencial që shumica e […]
Dëbora e pranverës shkakton kaos pasi ka gjetur pa përgatitur autoritetet ku disa akse kanë qëndruar të bllokuara për disa orë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend, për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore. Raportohet se aktualisht po punohet […]
Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës. Me […]
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë.
1. Akset rrugore Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht, ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.
Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.
Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m. Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.
Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar.
Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.
Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.
2. Lumenjtë dhe rezervuarët
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Parashikimi motit për nesër datë 07.04.2025
Reshjet: Sot priten reshje mesatare në qarkun Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata. Në zonat malore në Veri, Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 12 °C në vendet e ulëta: 2/ 13 °C në vendet malore: -4 / 4 °C
Era: pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.
Këtë të dielë në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për muajin prill. Duket se “plakat e prillit” e kanë mbajtur premtimin e tyre për një rikthim të befasishëm të dimrit në rajonin juglindor të vendit. Pamjet e qytetit të zbardhur kanë surprizuar banorët, të […]
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Nga reshjet e borës janë përfshirë dhe zonat e ulta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukësi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga bora.
Paraditen e kësaj të diele reshje bore pati në zonat e larta malore. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.
I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës njofton KMC i prefektures Kukes.
Reshje të dendura bore aktualisht ka edhe në të gjithe Rrugën e Kombit, kompania mirëmbajtëse bën të ditur se deri më tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në Rrugën e Kombit nga Fan-Tunel-Kukës-Morinë janë 18 borëpastuese që po bëjnë pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.
Vijojnë reshjet e dëborës në të gjithë rajonin verilindor përfshire edhe qytetin e Kukësit. Në zonat malore që shtrihen mbi 400 metra mbi nivelin e detit trashësia e dëborës vijon nga 5 në 10 cm.
Në Rrugën e Kombit nuk ka shtresa dëbore pasi mjetet borëpastruese e kanë mbajtur nën monitorim dhe kanë operuar me hedhjen e kripës në trasenë e saj nga Repsi në Morinë. Edhe akset e tjera nacionale nuk kanë probleme për momentin, por në orët në vijim pritet rënie e ndjeshme e temperatura çka mund të sjellin ngrica e shtresa akulli në rrugë.
Kompanitë sipërmarrëse dhe bashkitë respektive kanë në terren mjete borëpastruese e mjete të tjera për t’i mbajtur rrugët në qarkullim të plotë për mjetet. Pavarësisht erës së fortë dhe stuhive të dëborës furnizimi me energji elektrike vijon normalisht dhe pandërprerë në të gjithë qarkun e Kukësit përjashtuar vetëm lagjes Trull në njësinë administrative Surroj Kukës për shkak të djegës së transformatorit. Aktualisht po punohet nga punonjësit e OSHEE për zëvendësimin e tij dhe rikthimin e energjisë elektrike edhe në këtë lagje./abcnews.al
Qyteti i Pukës është mbuluar nga bora të dielën. Edhe pse jemi në muajin prill, reshjet intensive të borës kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar gjatë ditës së sotme duke zbardhur plotësisht qytetin.
Meteorologët kanë parashikuar ulje të temperaturave nga sot dhe 2 ditët në vijim, çka pritet të shoqërohet me reshje bore në zonat malore në veri dhe juglindje.
Në dramën e zhvilluar në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Borës pas vazhdimeve me rezultat 87:78 (20:21, 15:21, 23:12, 18:22, 11:2), në përballjen e zhvilluar në javën e 26-të të ProCredit Superligës.
Sfidën më mirë e nisën mysafirët, që në çerekun e parë kishin epërsi deri në nëntë pikë, 10:19, derisa kuqezinjtë u rikthyen shpejt, ku kjo pjesë përfundoi 20:21. Prishtinasit sërish kishin epërsi në periudhën e dytë, që e fituan 15:21, për të shkuar në pushim me shifrat 35:42.
Vendasit që ditë më parë fituan Ligën Unike, u rikthyen fuqishëm në periodën e tretë, duke bërë përmbysjen, ku shifrat pas 30 minutash ishin 58:54. Në dhjetëminutëshin e katërt, drama vazhdoi deri në sekondat e fundit, me mysafirët që rikthyen epërsinë, dhe drama vazhdoi deri në fund, ku Jericole Hellems me dy gjuajtje të lira, tre sekonda nga fundi barazoi shifrat në 76:76 për ta dërguar sfidën në vazhdime.
E, në vazhdime, kuqezinjtë ishin bindshëm më të mirë, 11:2, për të triumfuar 87:78.
Paraqitje të jashtëzakonshme regjistroi Jericole Hellems me 42 pikë për vendasit, duke u ndihmuar nga Don Polloshka me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Jason Jitoboh me 16 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët, Musab Mala shënoi 21 pikë.
Pas 26 ndeshjeve, Vëllaznimi ka 13 fitore e 13 humbje, derisa Bora është në vendin e shtatë me tetë fitore e 18 humbje.
KORÇË- Reshjet e borës, një ditë me parë dhe ulja e temperaturave disa grade nen zero, rrezikon dëmtimin e drurëve frutore në qarkun e Korçës.
Sipas specialistëve të bujqësisë, më të rrezikuara janë drurët frutore te qershisë, kumbullës, kajsisë dhe te disa drurëve te tjerë qe çelin lulet ne pranverën e hershme.
Meqenëse parashikimet e sinoptikanëve janë qe gjithë java do te shoqërohet me temperatura deri ne minus 8 grade, specialistet këshillojnë fermerët marrjen e disa masave rrethanore, për te minimizuar dëmet.
Sipas specialistit te mbrojtjes së bimëve në Drejtorinë e Bujqësisë, këto masa janë të domosdoshme, pasi rritin temperaturën e ambientit deri n e 3 grade celsius.
Në qarkun e Korçës janë të mbjella me drurë frutorë rreth 4 mije hektarë toke, ku 90 për qind e saj e zënë mollët, qe këtë radhë nuk u rrezikuan nga moti./abcnews.al
Në bashkinë Shkodër gjatë natës ka patur reshje dëbore në zonat malore ku në Qafe-Thore ka rreth 20 cm borë, por rruga është e kalueshme. Strukturat e Mbrojtjes Civile në Shkodër bëjnë të ditur se situata paraqitet e qetë dhe pa probleme. Ne aksin rrugor Kirë-Shosh është bërë e mundur gjatë natës hapja e rrugës […]
Bora Zemani ka dhënë një intervistë për ‘Top Albania Radio’ ku ka folur për marrëdhënien e saj me aktorin Donald Veshaj. Ajo ka theksuar se nuk është xheloze, por thjesht është shumë e rregullt dhe e kujdesshme në lidhjen e saj. Sipas Borës, është e rëndësishme që në një marrëdhënie të dy palët të japin dhe marrin në mënyrë të barabartë.
Ajo ka shtuar se xhelozia nuk ka vend në lidhjen e saj, pasi besimi dhe respekti janë baza kryesore e marrëdhënies.
Në këtë intervistë, Bora gjithashtu ka përmendur se Donaldi është një person shumë kokëfortë, duke aluduar për karakterin e tij të fortë, por që ndikon në mënyrën e veprimit në marrëdhënien e tyre.
“Nuk jam xheloze, jam shumë e rregullt në marredhënie, japim dhe marrim sa duhet. Nuk është xhelozi. Donaldi eshtë shumë kokëforte”- tha ajo.
Bora arriti një fitore shumë të rëndësishme dhe të madhe, duke mundur kampionët dhe fituesit e Kupës, Trepçën me shifrat 89:88 (17:15, 16:22, 33:20, 23:31).
Në takimin e javës së 21-të të ProCredit Superligës, prishtinasit kishin deri 17 pikë epërsi, por në fund mitrovicasit u rikthyen, derisa drama vazhdoi deri në çastet e fundit, me vendasit që triumfuan në fund.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra nuk arriti shkëputjen, duke përfunduar 17:15. Në periudhën e dytë, mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, 16:22, për të shkuar në pushim me shifrat 33:37.
Dallimi vendimtar u bë në periodën e tretë. Në këtë pjesë, prishtinasit ishin shumë më të mirë, 33:20, ku shifrat pas 30 minutash ishin 66:57.
Vendasit arritën epërsinë më të lartë në 17 pikë, 79:62, por kampionët me një seri të jashtëzakonshme 4:22 përmbysën shifrat në 83:84, derisa dramë u zhvillua deri në sekondat e fundit me shumë ndërrime në rezultat, ndërsa vendimtar në fund ishte Cambridge për vendasit, i cili me dy ngulitje për 89:88 i solli Borës dy pikë shumë të rëndësishme.
Ai kaloi te Bora, pikërisht nga Trepça.
Alex Lomax ishte më i miri te Bora me 25 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime, kurse te mysafirët u dalluan Tekele Cotton me 21 pikë dhe Michael Myres me 16 pikë e 12 kërcime.
Bora ka shtatë fitore e 14 humbje, ndërsa Trepça 14 fitore e shtatë humbje.
“Ata që mbijetuan” është vepra fituese e Çmimit Kadare 2025 me autor Armand Borën. Kjo është hera e parë që fitues i këtij çmimi, i cili jepet për prozën shqipe, të shpallet një dorëshkrim në dramë. Gjatë një dekade të veprimtarisë, çmimi ka shkuar për dorëshkrime në zhanrin e romanit, tregimeve, novelës, nga autorë të njohur dhe të rinj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe diasporë.
Risia e dytë këtij edicioni të njëmbëdhjetë ishte juria. Duke qenë se çmimi ka krijuar traditën e vet, fondin e tij të fituesve dhe veprave, juria erdhi me konceptin e ri që vlerësimi për dorëshkrimin më të mirë të bëhet nga fituesit e mëhershëm. Këtë vit pati përfaqësi nga tre breza shkrimtarësh, nga më i riu Dionis Prifti, te Loer Kume e Vera Bekteshi, e cila kryesoi punën e jurisë, nën asistencën këshilluese të kritikut letrar Ermir Nika dhe koordinimin e Suadela Balliut.
Çmimi Kadare 2025 pati gjithashtu prurje rekord dorëshkrimesh, me rreth 40 të tilla, me autorë nga të gjitha trojet ku flitet dhe shkruhet shqip, me një larmishmëri zhanresh dhe tematikash, disa të trajtuara për herë në letërsinë shqipe.
Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, juria e këtij edicioni, përzgjodhi dhjetë dorëshkrimet më të mira, e më pas pesëshen finaliste të përbërë nga: Armand Bora me dramën Ata që mbijetuan; Enird Malil me tregimet Planeti leshtor; Gazmend Krasniqi me romanin Si shkruhet një roman dashurie; Mimoza Ahmeti me romanin I vogli; Stefan Çapaliku me romanin Saga e Sarajevës.
Mes këtyre alternativave jo të lehta, juria vendosi që: “Çmimi Kadare 2025 i jepet dramaturgut Armand Bora për veprën dramatike “Ata që mbijetuan”, për risi stilistikore dhe vlera të qëndrueshme estetike, ku me anë të ndërtimit të personazheve autentike, sjell evokimin e së kaluarës, duke përcjellë mesazhe në realitetin e sotëm”.
I diplomuar në Universitetin e Arteve, Armand Bora ka një karrierë të gjatë e të spikatur si autor i shumë produksioneve skenike, regjisor i disa produksioneve operistike, autor i disa teksteve në dramë, autor filmash, krahas së cilave ka vijuar punën si pedagog me të rinjtë në universitet.
Vlera totale Çmimit Kadare vlerësohet 10 mijë euro, ku krahas pjesës monetare, fituesit i sigurohet botimi i veprës nga shtëpia botuese UETPRESS dhe promovimi i saj përmes turesh e takimesh me lexuesit në të gjithë Shqipërinë.
Fituesit ndër vite kanë qenë emra të rinj e të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e diaspora. I pari fitues i këtij çmimi u shpall shkrimtari Rudolf Marku me romanin e tij Tre divorcet e zotit Viktor N.; duke vijuar me Shkëlqim Çelën dhe përmbledhjen me tregime Embriologji; Virgjil Muçi me “Piramida e Shpirtrave”; autori nga Kosova Musa Ramadani me “Profeti nga Praga”; Loer Kume me “Amigdala Mandala”; Gani Mehmetaj po ashtu nga Kosova me romanin “Zogjtë e Qyqes”; shkrimtarja Vera Bekteshi me romanin “Pusulla të Verdha”; poetja e re nga Maqedonia e Veriut e cila debutoi me romanin “Duhet të jetë dashuri”; prozatori i ri Dionis Prifti me romanin “Dy javë nën balonë.
Dekadën e dytë të fituesve e nis Armand Bora me dramën “Ata që mbijetuan”. /Liberale.al/ KultPlus.com
Emisioni më i ndjekur “Për Shqiptarët” do të rikthehet në ekranin e madh të “Top Channel” çdo të premte në orën 21:00.
Por, ndryshe nga sezoni i kaluar ku ky program i cili arriti të linte gjurmë të thella te të gjithë shqiptarët, nuk do të vijë nën moderimin e Marina Vjollcës, por të Bora Zemanit.
Bora e cila sapo përfundoi emisionin “Piramida” është shprehur e lumtur për këtë ftesë të marrë nga Fondacioni Firdeus të cilën nuk mund ta refuzonte.
“Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diel, mos harroni!”, tha Bora.
Elvis Naçi: Po flasim për një emision i cili ka të bëj drejtpërdrejtë me jetën e njeriut. Ata të cilët na bashkohen nga bamirësit është një emision me heronj brenda dhe me njerëz që kanë nevojë. Unë besoj që këtë të premte në orën 21:00 emisioni ‘Për shqiptarët’ fillon furishëm, me amanet, me përgjegjësi, po me shpresën e madhe që të bëhen sa më shumë vepra të mira. Në këtë sezon do të jetë Bora Zemani një risi e emisionit dhe do të ketë nuanca të ndryshme por thelbi mbetet i njëjtë. Kur flitet për të shpëtuar jetë njerëzore, lodhja kthehet në shplodhje dhe në të njëjtën kohë, angazhimi kthehet në kënaqësi. Dhe unë shpresoj që bashkë me ekranin e madh të Top Channel ne të bëjmë mrekulli për familjet shqiptare.
Bora Zemani: Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh. Është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri tjetrit. Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diel, mos harroni!.
Elvis Naçi: Sezoni që kaloi ne përpara shqiptarëve thamë nëse janë shëruar 300 fëmijë ne do i shumëfishojmë ato dhe mund ta them me sinqeritet, ato kanë qenë të dukshme e transparente moria e fëmijëve dhe angazhimi ishte i jashtëzakonshëm.
Bora Zemani: Nuk di a mund të mos përfshihesh në këto histori që dëgjohen këtu. Aq më tepër në ato mesazhet dhe zgjidhjet e mëdha që jepen. Do përfshihesh si nga ana emocionale por akoma më bukur edhe për të dhuruar!
Këtë të hënë, Kukësi është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Rruga që ka shfaqur probleme më shumë ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.
Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.