Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit

By: Ardit
24 August 2025 at 15:45

Teksa na ndajnë pak ditë nga ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, sinjale pozitive për formën e futbollistëve kanë ardhur nga Turqia për teknikun Sylvinho. Dyshja e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti, shënuan në fitoren 3-1 që Bodrumspori regjistroi kundër Sakaryasporit në javën e tretë të Kategorisë së Parë në Turqi. Qendërmbrojtësi shënoi golin e […]

The post VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit appeared first on BoldNews.al.

Tre gola shqiptarë nëpër botë/ Uzuni, Seferi dhe Ajeti realizojnë në SHBA dhe Turqi

24 August 2025 at 13:16

Nga një cep i botës në tjetrin. Futbollistët shqiptarë e treguan veten edhe këtë herë, të paktën disa prej tyre, ndonëse jo që të gjithë festuan në fund.

Heroi tragjik ishte Myrto Uzuni pasi sulmuesi kuqezi bëri një paraqitje të madhe në ligën profesioniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pësuar humbjen 2-3.

Uzuni ishte autor i golit të barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 39-të, në duelin që skuadra e tij Ostin, e luajti në Montreal. Kanadezët ishin disi më lart dhe morën epërsinë 3-1, ndonëse ylli i kombëtares nuk u dorëzua.

Në 77’, ai shërbeu pasimin për golin e shënuar nga shoku I ekipit, Volf. Shqiptari ka 3 gola e 2 asistë në 21 ndeshje, ende pak për nivelin e tij. Në Ligën e Parë të Turqisë lojtarët tanë ishin më të lumtur.

Dy lojtarët e kombëtares, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi shënuan gola dhe fituan ndeshjen. Bodrumspor mundi 3-1 rivalin Sakariaspor, edhe pse pësoi gol që në fillim.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën. Fillimisht Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO)

By: V K
24 August 2025 at 07:52

Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor i shënoi Sakariaspor.

Skuadra e dy futbollistëve të Kombëtares, fitoi 3-1 përballë Sakariaspor.

Dhe pse fillimisht kaluan në avantazh miqtë e Sakariaspor, Bodrumspor vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën ishin Ajeti dhe Seferi që morën skenën.

Fillimisht, Ajeti në minutën e 60-të dhe më pas Seferi, vulosën fitorën për javën e tretë të Ligës së Parë.

Bodrumspor ishte një nga skuadrat e Superligës turke, që ra nga kategoria.

Boshti i skuadrës është ruajtur, pasi synim është rikthimi në elitë. Dhe pse pas 3 javësh kanë 5 pikë.

 

The post Dy futbollistë të Kombëtares shënojnë njëri pas tjetrit, i japin fitoren skuadrës së tyre që realizon përmbysjen e rezultatit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lela Seferi mahnit me pozat e saj në bikini, vë në pah linjat e tonifikuara

15 August 2025 at 08:48

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një sërë imazhesh të reja nga pushimet verore.

Lela ka poastuar disa poza mahnitëse me bikini, të cilat kanë bërë bujë menjëherë në rrjet.

Me një pamje të freskët dhe tërheqëse, ajo ka vënë në pah trupin e saj të tonifikuar dhe barkun e sheshtë, duke dëshmuar se është në formë të shkëlqyer fizike.

Foto: Lela Seferi / Instagram

Përveç linjave trupore që nuk kanë kaluar pa u vënë re, ndjekësit janë impresionuar edhe nga bukuria e saj natyrale dhe sharmi që e karakterizon.

Me flokë të lëshuar dhe një buzëqeshje rrezatuese, Lela është shfaqur plot pozitivitet, duke sjellë një atmosferë verore dhe energji të mirë në postimin e saj.

Foto: Lela Seferi / Instagram

Në përshkrimin që ka bashkëngjitur pranë fotove, ajo ka shkruar thjesht por me kuptim: “Jeta është e bukur këtu”, duke lënë të kuptohet se po shijon në maksimum pushimet.

The post Lela Seferi mahnit me pozat e saj në bikini, vë në pah linjat e tonifikuara appeared first on Telegrafi.

Pas suksesit në “BBVK3”, kjo ish-banore do të jetë në krye të moderimit të “Big Talk”

By: gaze tare
13 August 2025 at 13:26

Lela Seferi, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 3”, ka shpallur një lajm të rëndësishëm për fansat e saj. Ajo ka zbuluar se do të jetë moderatorja e re e programit “Big Talk”.

Lajmi u bë i ditur gjatë një live në TikTok, ku Lela ishte e shoqëruar nga ish-banorja Xheneta Fetahu dhe partneri i saj, Leonardo Gashi.

Në transmetim, Lela u shpreh me shumë entuziazëm: “Keni me më pa shumë shpejt, në Big Talk. Do të jem moderatore. Kështu që mezi po pres me ju pa!” Ajo gjithashtu theksoi se ndihej e lumtur dhe e vlerësuar për këtë mundësi të re në karrierën e saj.

The post Pas suksesit në “BBVK3”, kjo ish-banore do të jetë në krye të moderimit të “Big Talk” appeared first on iconstyle.al.

Japin dorëheqjen katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë (EMRAT)

By: V K
31 July 2025 at 10:46

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë, kanë dhënë dorëheqjen.

Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili, janë larguar nga detyra.

Në vend të tyre, pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohen zyrtarisht katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të dorëheqjeve.

The post Japin dorëheqjen katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Uashington, Seferi: Policia e Shtetit, e përkushtuar ndaj partnerëve strategjikë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Në kuadër të thellimit të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë, drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Pëllumb Seferi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Uashington D.C., në bashkëpunim me organizatën Open Gov Hub.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Seferi zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve federale dhe shtetërore amerikane, organizata shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues të diasporës, struktura të shoqërisë civile, si dhe vizitoi ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Uashington, disa universitete prestigjioze dhe qendra kërkimore që operojnë në fushat e sigurisë, drejtësisë dhe administratës publike.

Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Seferi shprehu angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit për forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Fokusi i kësaj vizite ishte njohja dhe më tej aplikimi i praktikave më të mira amerikane në drejtimin policor, policimin në komunitet, menaxhimin e sfidave moderne të sigurisë, si dhe forcimi i lidhjes me qytetarët si partnerë në garantimin e rendit dhe sigurisë.

/gj.m//a.f/

The post Uashington, Seferi: Policia e Shtetit, e përkushtuar ndaj partnerëve strategjikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sylvinho nuk i grumbulloi, Berisha, Muja dhe Seferi motivojnë shokët para Serbisë

By: Besnik
7 June 2025 at 18:53

Jashtë listës së Sylvinhos, por portieri Etrit Berisha dhe sulmuesit Seferaj e Muja i kanë uruar fat Kombëtares dhe fitore në ndeshjen ndaj Serbisë.

Portieri Etrit Berisha nuk ka harruar të motivojë shokët e tij në prag të kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka publikuar një foto të vetën me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”.

Sulmuesi Arbnor Muja mund të cilësohet padyshim si “i harruari” i Sylvinhos. Pasi Shqipëria u kualifikua në Europian, ai nuk u ftua më nga trajneri brazilian, duke mbetur jashtë edhe nga kompeticioni që u zhvillua në Gjermani. Edhe pse Muja nuk është grumbulluar me Kombëtaren kuqezi, nuk i harron shokët e skuadrës dhe përmes një postimi në “InstaStory” shkruan: “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë! Paçi fat. Me këmbë të mbarë.”

Po ashtu, sulmuesi tjetër Taulant Seferi ka postuar në rrjete sociale: “Forca Shqipëria, gjithmonë me ty dhe për ty.”

Kujtojmë që sfida kundër Serbisë luhet këtë të shtunë në orën 20:45, ndërsa ajo kundër Letonisë më datë 10 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sylvinho nuk i grumbulloi, Berisha, Muja dhe Seferi motivojnë shokët para Serbisë appeared first on Euronews Albania.

Sfida historike me Serbinë, Seferi: Forca Shqipëria, gjithmonë me ty dhe për ty

By: redi
7 June 2025 at 18:56

Taulant Seferi nuk ishte i pranishëm në dy sfidat e para në kualifikueset e Botëror, por nuk u preferua nga trajneri dhe për dy sfidat e radhës, kundër Serbisë dhe Letoninë. Por kjo nuk e ka ndaluar që Seferi të shprehi mbështetjen për futbollistët që do të përballen sot në mbrëmje me Serbinë. ”Forca Shqipëria gjithmonë me ty dhe për ty”, shkruan Seferi në postimin e tij. …

Source

Zgjedhjet e 11 majit/ Pëllumb Seferi: T’i japim Tiranës zhvillim, dinjitet dhe siguri për pronën dhe arsimin!

3 May 2025 at 16:40

Pëllumb Seferi është përfshirë në fushatën zgjedhore të 11 majit si kandiat për koalicionin eueoatlantik. si qytetari që sakrifikoi pa fund për të mos u larguar nga shqipëria, por për të kontribuar në vend, e po ashtu ti japë fëmijëve vlerat dhe krenarinë e shqiptarit, thotë se synon të përfaqësojë vlerat e tiranës.

Thotë se ka angazhimin e plotë për të mbrojtur individin nga forca e shtetit.

“Është domosdoshmëri të mbështetet shtresa e mesme. Forcimi i saj, ruan demokracinë, por dhe krijon frymën evropiane të vendit dhe një motorr i fortë zhvillimi dhe krijimi. Garantimi i mirëqenies dhe krijimi real i kësaj shtresë do të çlirojë energjitë e tyre. do të thotë se askush nuk do të ketë frikë se ekonomia do ti lëkundet brenda një jave. Por përmes mbrojtjes me ligj do tu japë mundësi të mendojnë për të ardhmen, për mirërritjen e fëmijëve. Do tu jap mundësinë të shprehin mendimin lirshëm e pa frikë e do të rrisë llogaridhënien te qeverisja.”

Një vend me arsim të dobët përballet me sfidën e brezave duke prodhuar dobësi. Për mësuesit paga është e rëndësishme por duhet të shoqërohet me nderimin e njeriut të arsimit. Konsiderimin e tij të shenjtë për të ardhmen e vendit

“Arsimi është themeli i kombit, e ardhmja e tij. dikur mësuesin e shihnin si prindin. Sot mësuesi detyrohet të vërë nota fiktive, duke ulur nivelin e nxënësve por kjo nuk i shërben askujt. Sot mësuesi nëpërkëmbet”, shton Seferi.

“Vlerë do jetë këshillimi me arsimtarët me përvojë”

Bizneset nuk duhet të jenë nën frikën e pushtetit. Përkundrazi lehtëzimi i tyre, sidomos biznesi i vogël e i mesëm, kërkon solidaritet e bashkëpunim, e jo vetëm gjoba e presion.

“Vetëm me një njeri të lirë, të mbrojtur nga presioni i pushtetit, shqipëria do shfaq vlerat e saj të mbruajtura në shekuj e që sot i kanë lënë në harresë. Ka ikur koha kur diskutohet fakti se askush nuk vdes për bukë, është koha kur shqiptarët të tregojnë se krijimet që kanë bërë në shtetet e tyre ti bëjnë në vendin e tyre, të tregojmë se jemi dhe dimë të flasim për demokracinë”

“Në parlament do të jemë jo për të mbrojtur mandatin tim, por për të mos lejuar nëpërkembjen e individit, për të qenë përfaqësues i pronarëve dhe i shtresës së mesme, për ti dhënë një shtysë lirisë, pra të jem për Tiranën po ai pëllumb sefer që njihni ndër vite”.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Pëllumb Seferi: T’i japim Tiranës zhvillim, dinjitet dhe siguri për pronën dhe arsimin! appeared first on Sot News | Lajme.

‘Dinjitet dhe siguri për arsimin’, Pëllumb Seferi: Në parlament për të mbrojtur lirinë, pronën dhe shtresën e mesme

3 May 2025 at 14:27

Pëllumb Seferi është përfshirë në garën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit si kandidat i Koalicionit Euroatlantik. I njohur si qytetar që ka zgjedhur të qëndrojë dhe kontribuojë në Shqipëri, Seferi thekson se synon të përfaqësojë vlerat e Tiranës dhe të mbrojë individin nga forca e shtetit.

Në deklaratën e tij, ai thekson rëndësinë e forcimit të shtresës së mesme, duke e konsideruar atë si themel për zhvillim demokratik dhe motor të mirëqenies:
“Garantimi i mirëqenies dhe krijimi real i kësaj shtrese do të çlirojë energjitë e tyre. Do të thotë se askush nuk do të ketë frikë se ekonomia do t’i lëkundet brenda një jave”.

Sa i përket çështjes së pronës, Seferi kritikon praktikat aktuale të kompensimeve të ulëta dhe veprimet arbitrare të pushtetit vendor apo qendror. Ai premton angazhim të palodhur në parlament për të mbrojtur të drejtën e pronarëve:
“Do të them jo shkeljes me këmbë të të drejtave të pronarit, edhe pse autoritetet fshihen pas investimeve publike”.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e fushatës së tij është arsimi. Seferi thekson rolin qendror të mësuesve dhe nevojën për rritje të vlerësimit moral dhe ekonomik për ta:
“Arsimi është themeli i kombit. Mësuesi sot nëpërkëmbet. Vlerë do të jetë këshillimi me arsimtarët me përvojë”.

Në planin ekonomik, ai shprehet se bizneset, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, duhet të jenë të lira nga frika e pushtetit dhe të ndihmohen përmes bashkëpunimit dhe lehtësimeve.

Në përmbyllje, Seferi premton se në parlament nuk do të mbrojë një mandat, por individin dhe liritë e tij:
“Do të jem përfaqësues i pronarëve dhe i shtresës së mesme, për t’i dhënë një shtysë lirisë, pra të jem për Tiranën po ai Pëllumb Sefer që njihni ndër vite”.

The post ‘Dinjitet dhe siguri për arsimin’, Pëllumb Seferi: Në parlament për të mbrojtur lirinë, pronën dhe shtresën e mesme appeared first on Sot News | Lajme.

Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Shqipëria, pranë Kosovës. Duhet ta shohim të ardhmen drejt Europës

10 April 2025 at 16:50

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpall sot “Qytetar Nderi” i Gjilanit. Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Kreu i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për këtë nderim.

Në fjalimin përshëndetës të marrjes së titullit, Presidenti Begaj deklaroi se e pranon me përulësi të jetë Nderi i Gjilanit, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës.
“Ky titull, – vlerësoi Presidenti i Republikës, – u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët.

Ndërsa kujtoi figurat historike të Gjilanit, si: Idriz Seferi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Agim Ramadani, Rrahim Beqiri, atdhetarë që me përpjekjet e tyre luftuan për liri, Presidenti Begaj theksoi: “Sot ky qytet, me sa pashë kur po vija, është i mbushur me jetë, me shpresë dhe me të rinj të gatshëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe që e dinë shumë se sa sakrifica u deshën për liri dhe kjo liri nuk është çuar dëm”.

Kreu i Shtetit u zotua se, ashtu siç ka ndodhur përgjatë gjithë historisë, Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe do të jetë gjithmonë dhe se së bashku duhet ta shohin të ardhmen në një rrugëtim drejt integrimit evropian: “Ne do të qëndrojmë pranë njëri- tjetrit kurdoherë edhe në kohë paqeje, sepse paqja, që të mbrohet, kërkon diçka edhe më të vështirë: mendje të mençura, vizion të qartë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme më të begatë për kombin tonë. Sot, kemi një mundësi që shumë breza përpara nesh nuk e kishin ëndërruan dhe nuk e patën. Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak. Është ADN-ja jonë. Ky është një privilegj shumë i madh, por është edhe një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe”.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe institucioneve përkatëse për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë eksperiencat më të mira dhe për t’u ngritur bashkë si shqiptarë.

“Duhet të dimë ta përdorim këtë mundësi, – u shpreh Presidenti i Republikës, – ta përdorim këtë mundësi për të forcuar njëri-tjetrin, për të ndërtuar një ekonomi të bashkuar, për të ndarë së bashku eksperiencat më të mira dhe patjetër për t’u ngritur bashkë si shqiptarë. Këtë mundësi duhet ta kthejmë në bashkëpunim konkret, bashkëpunim në ekonomi, bashkëpunim në arsim, bashkëpunim në diplomaci, në një treg të përbashkët, në politika të përbashkëta që ndihmojnë qytetarët tanë të zhvillohen e të jetojnë më mirë”.

Gjatë qëndrimit në Gjilan, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me drejtuesit lokalë, përfaqësues të të gjitha partive politike në Asamblenë e këtij qyteti.
Presidenti i Republikës kreu homazhe dhe mbajti një minutë heshtje edhe në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit i shoqëruar nga familjet dhe shoqatat e të rënëve për liri.

Paraqitjet e legjionarëve, Shehu shënon sërish dhe shpallet lojtari i ndeshjes, Muçi e Seferi realizojnë në Kupën e Turqisë

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Legjionarët shqiptarë kanë regjistruar paraqitje pozitive me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare në javën që sapo u mbyll.

Juljan Shehu vazhdon të jetë protagonist me Widzew Lodz. Pas debutimit me Kombëtaren, mesfushori kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e fundit, ndërsa këtë fundjavë shënoi ndaj Lechia Gdansk në fitoren 2-0 të Widzew Lodz. Përveç golit, Shehu zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari i ndeshjes, me notën 7.9 nga sajti i specializuar për statistika, Sofascore.

Ernest Muçi u rikthye te goli në Turqi me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol të bukur në çerekfinalen e Kupës së Turqisë ndaj Goztepe, por pavarësisht golit të tij, Besiktas u eliminua pas humbjes 1-3.

Një tjetër paraqitje pozitive në çerekfinalet e Kupës së Turqisë regjistroi edhe Taulant Seferi me Bodrumspor. Ai shënoi në minutën e 15-të dhe asistoi për golin e dytë në të 20-ën ndaj Trabzonspor. Megjithatë, në fund Bodrumspor u eliminua pasi ndeshja përfundoi 3-2 për Trabzonspor pas kohës shtesë.

Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Jon Mersinaj me skuadrën e tij në Kroaci, Osijek. Një gol historik për mbrojtësin kuqezi, i cili shënoi për herë të parë pas 123 ndeshjesh në kampionatin kroat me Lokomotiva Zagreb dhe Osijek.

Nga lojtarët e Kombëtares, u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre: Elhan Kastrati, Simon Simoni, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Arbnor Muja, Jasir Asani, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.

Ndërsa si zëvendësues dhanë kontributin e tyre: Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.

The post Paraqitjet e legjionarëve, Shehu shënon sërish dhe shpallet lojtari i ndeshjes, Muçi e Seferi realizojnë në Kupën e Turqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ Seferi: Boshti më i rëndësishëm i jetës politike, prezenca dhe zëri i qytetarëve

By: xhir jeta
2 April 2025 at 10:53

Për Andi Seferin, kandidat në listat e PS në zgjedhjet e 11 majit, korrektësia ndaj komunitetit, qëndron në thelbin e cdo pune.

“Tanimë edhe për arsye të detyrës që kam patur si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, deri në momentin që flasim që pezullova statusin tim, ka qenë një punë e përditshme dhe një takim i vazhdueshëm me të gjithë qytetarët e Tiranës, si për problematikat por edhe për të marrë mendimet e tyre për proceset që Tirana të shkonte më tutje.

Realisht kuptoj që në thelbin e cdo pune, qenka bashkëbisedimi me qytetarët, gjë që nuk më pengon madje më ndihmon që edhe në këtë hap të ri që kam hedhur në jetën politike është një ndihmë e madhe. Sekreti i gjithçkaje është prezenca dhe qëndruarja në mes të qytetarëve, të cosh zërin e tyre në parlamentin shqiptar. Boshti më i rëndësishëm i jetës administrative politike, shoqërore është pezenca dhe zëri i qytetarëve. Nuk është që mësojmë qytetarët, po mësoj unë nga ata për të ditur për të vazhduar gjërat tona.

Qëndroj në përcimin e problematikave të tyre, por edhe marr prej tyre. Bërja pjesë e halleve të tyre, të jep një dorë të madhe dhe nuk kthehesh në atë qoshin e fajita, sepse në momentin që menaxhon je transparent kundrejt politikave dhe problematikave, nuk ka qoshe faji.” -u shpreh Seferi./abcnews.al

Isa Boletini dhe Idriz Seferi në një fotografi (FOTO)

By: Kult Plus
25 March 2025 at 12:48

Isa Boletini dhe Idriz Seferi janë dy emra që përfaqësojnë patriotët më të mëdhenj të Kosovës e kombit që i kanë shërbyer çështjes atdhetare, shkruan KultPlus.

KultPlus sot ju sjell një fotografi të vjetër ku shihet këto dy figura historike të rrethuar edhe me miq të tjerë.

Sipas lexuesve kjo fotografi është shkrepur në Isniq, të Deçanit. Kontributi i tyre cilësohet si historik në të kaluarën e popullit shqiptar./ KultPlus.com

“S’po muj me ia kthy shpinën miletit”, kujtojmë sot fjalët e Idriz Seferit në 97 vjetorin e vdekjes

By: Kult Plus
25 March 2025 at 10:05

Shqiptarët e Kosovës e kanë meritën e tyre të pamohueshme në pavarësinë e Shtetit shqiptar. Në këtë rrugëtim të Shtetit shqiptar, gjurmë të pashlyeshme ka lënë edhe atdhetari ynë i madh, Idriz Seferi.

Gjilani me rrethinë zë vend të rëndësishëm në Lëvizjen Kombëtare. Ky territor verilindor i viseve shqiptare ka qenë pjesë e pandashme, rrugëkalim i përpjekjeve e lëvizjeve për të drejta dhe pavarësi kombëtare dhe në çdo kohë ka qëndruar në ballë të kësaj detyre, duke i dhënë atdheut bijtë e tij më të mirë.

Njëri ndër udhëheqësit kryesor, që organizoi luftën e popullit për çlirim e bashkim kombëtar dhe për mbrojtjen e viseve shqiptare nga pushtuesit e huaj, ishte kryetrimi dhe tribuni popullor i kësaj ane, Idriz Seferi.

“Kalorësi i Karadakut” është figura më emblematike e luftës për liri e për Shqipëri, njeri i epokës 100-vjeçare, bashkë me Isa Boletinin, Hasan Prishtinën dhe shumë të tjerë, epokë kjo që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Pa Shqipërinë e pavarur zor se sot të kishim Kosovën shtet.

Historiani Aliriza Selmani thotë se Idriz Seferi ishte organizator i zoti, që frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare.

Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi. Nuk ishte vetëm prijës popullor e luftëtar i lirë, por ishte edhe strateg ushtarak që me sukses e udhëhoqi popullin e tij në luftëra e beteja për çlirim. Kushtrimit të Idrizit populli i kësaj ane iu përgjigj gjithmonë. Ai fliste me gjuhën e popullit dhe e njihte mirë shpirtin e tij.

Seferi vdiq duke i thënë të birit se tërë jetën është munduar që ta bëjë këtë tokë Shqipëri, por zor qenka. Historiani Rasim Rexhepi thotë se Idriz Seferi nuk luftoi për pasuri, por për komb e për atdhe. Pesë djemve të tij u la vetëm një shtëpi të vogël. Ofertës së mbretit të Serbisë për t`ia shkolluar djemtë Qazimin dhe Ramadanin në Akademinë Ushtarake, ai i përgjigjet duke i thënë se lufta mes shqiptarëve dhe mbretërisë serbe nuk ka përfunduar ende.

“S’PO MUJ ME IA KTHY SHPINËN MILETIT…”

Shkrimtari Sabit Rrustemi thotë se e ka pyetur njëherë bacën Lush pse Idriz Seferi nuk shkoi në Vlorë, si Isa Boletini. E ai i kish pas thënë: Kur kishin fol me Hasan Prishtinën, ai u kish pas thanë cili po shkoni me ruajt Ismajl Qemalin, edhe Qeverinë? “I pari kish kcy Isë Boletini. Qe, le t’ fol Idriz Seferi. Edhe ky i joni i kish dredh mustaqet njëherë, kish kesh pak ndër buzë se e kish pa qefin e Isës për me shkua… – Mirë pra, po foli mbasi po kërkon prej meje Isa Boletini… Unë po rri me këta trima se nuk muj m’i lanë vetëm. Le t’ shkojë Isa se asht edhe pak ma i ri. S’po muj me ia kthye shpinën këtij mileti…” /KultPlus.com

Prokuroria e Elbasanit zgjeron hetimet për kompaninë që menaxhon inceneratorin

6 March 2025 at 19:08

Prokuroria e Elbasanit ka zgjeruar hetimin mbi kompaninë publike Eco-Elb, që administron inceneratorin dhe landfillin e mbetjeve për qarkun e Elbasanit. Në përgjigje të pyetjeve nga BIRN, Prokuroria e Elbasanit bëri me dije se drejtues të kompanisë po hetoheshin për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimet për këtë akuzë sipas prokurorisë i ishin shtuar hetimeve […]

The post Prokuroria e Elbasanit zgjeron hetimet për kompaninë që menaxhon inceneratorin appeared first on Reporter.al.

Shqipëria për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore “Torino 2025”

21 February 2025 at 14:49

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Për herë ta parë Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, që do të mbahen në Torino nga data 7 deri më 16 mars 2025.

Vendi ynë, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, do të përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale, në 3 disiplina sportive dimërore.

Atletët shqiptarë do të marrin pjesë në disiplinat: ski alpine, cross country skiing dhe snowshoeing.

Për këtë pjesëmarrje sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri u mbajt një ceremoni e veçantë.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se pjesëmarrja e sportistëve tanë në këtë aktivitet ndërkombëtar është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të përbashkëta për të promovuar gjithëpërfshirjen në sport dhe për të ndërtuar një sistem që u jep mundësi të gjithë sportistëve, pa dallim.

“Sporti nuk njeh kufizime dhe çdo njeri, pavarësisht sfidave, mund të arrijë majat përmes përkushtimit dhe pasionit. Kjo duket qartazi nga 6 sportistët tanë, 3 vajza dhe 3 djem, që do të garojnë në tre disiplina. Ata janë një shembull frymëzues dhe dua t’i falënderoj për përkushtimin e tyre. Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për trajnerët, federatën e skive për mbështetjen e tyre të pakursyer, si dhe për prindërit dhe partnerët financiarë që kanë bërë të mundur këtë rrugëtim”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në sport dhe angazhimin e qeverisë për të krijuar struktura të qëndrueshme për ta:

“Jam vërtet krenare që, me punën e përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe me bashkëpunimin fantastik me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe të gjitha federatat olimpike dhe jo olimpike, kemi arritur në një moment të rëndësishëm, miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të projektligjit për ndryshimet në Ligjin e Sportit. Ky projektligj është tashmë i miratuar nga qeveria shqiptare dhe do të mundësojë krijimin e Komitetit Paralimpik Shqiptar dhe të Lëvizjes Olimpike Speciale. Këto struktura do të institucionalizohen, duke garantuar jo vetëm qëndrueshmëri, por mbi të gjitha një mbështetje më të madhe për personat me aftësi speciale përmes sportit”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipëri, Fidel Ylli, u shpreh se, sporti është imazh, sporti është turizëm, dhe kërkoi më shumë investime për sportin e skive.

“Ne mendojmë, si KOKSH që ka ardhur momenti që Shqipëria të investojë në resortet e skive, sepse janë turizëm, ku dikush do të vijë të bëjë pistën e skive, por biznesi privat do të vijë për të ndërtuar hotele dhe resorte që të jetë një përfitim edhe për Shqipërinë”, tha ai.

Ylli u shpreh se, për këtë KOKSH ka bërë edhe një Memorandum Bashkëpunimi me Austrinë. Ai theksoi se me palën austriake kanë shkuar në Alpet e Shqipërisë, në malet e Shkodrës, në Razëm, në Theth dhe, tha ai, “kemi përcaktuar një zonë dhe në fund të muajit shkurt ose në fillim të marsit kemi caktuar momentin për të shkuar dhe një herë për të instaluar një stacion që ne Shqipërinë të mund ta bëjmë me një pistë skish”.

Kreu i KOKSH theksoi se, “qeveria ka bërë një punë të mirë për qendrat olimpike, për stadiumet, për pallatet e sportit, për ligjin e sportit, për ligjin e gradave, por buxhetet e federatave kanë nevojë të dyfishohen, sepse kanë aktivitete pafund”.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi në fjalën e tij theksoi se, “ky është një moment feste, një moment që këto kampionë na bëjnë krenarë dhe do i përcjellim ashtu siç e meritojnë, por nga ana tjetër është edhe një moment që shënon dhe shënjon ecurinë e institucioneve tona”.

Seferi u shpreh se Bashkia Tiranë ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjithmonë e më tepër për sa i përket personave me aftësi speciale.

“Ne kemi filluar edhe pjesën e qendrës më të madhe në Ballkan për sa i përket rehabilitimit të fëmijëve autikë, por edhe asistencës sociale të fëmijëve me sindromën Down, e cila realisht do të jetë një mbështetje e madhe në ecurinë që do të kemi të gjithë bashkë si shoqëri, si institucione në ndihmë të kësaj kategorie”, tha Seferi.

Roland Hysi, Drejues Kombëtar i organizatës Special Olympics Albania, e cila është pjesë e Special Olympics, e njohur ndryshe si lëvizja më e madhe botërore sportive për personat me aftësi të kufizuara.

Hysi u shpreh se, miratimi projektligjit për Sportin dhe buxheti do të ndihmojnë në përmbushjen e detyrave kombëtare të Special Olympics Albania.

“Special Olympics Albania është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë dhe MAS për të implementuar një projekt, i cili është tejet ambicioz në arsim dhe quhet “Koalicioni global i gjithëpërfshirjes”, i implementuar në mbi 30 mijë shkolla, në rreth 150 vende në mbarë botën”, tha ai.

1 nga 5

/r.e/

The post Shqipëria për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore “Torino 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtimi i Bashkisë Tiranë nuk iu besua nënkryetarit Andi Seferi

14 February 2025 at 12:24

Pretendimi: Nënkryetari Andi Seferi u komandua në krye të bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Veliajt

Verdikti: E pavërtetë

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e 10 shkurtit, një prej pyetjeve që u ngrit në media ishte mbi personin që do drejtojë në vijim  bashkinë më të madhe në vend.

mediat online qarkulluan emra të ndryshëm, mes tyre edhe ai i nënkryetarit, Andi Seferi. Duke iu referuar burimeve të besueshme, “Ora News” raportonte në 11 shkurt se zoti Seferi do të udhëheqte përkohësisht administratën e qytetit, deri në përfundimin e procedurave ligjore ndaj Veliajt.

“Andi Seferi komandohet në krye të Bashkisë Tiranë”- titullohet artikulli i “Ora News” që ka marrë qindra shikime.

Artikulli i publikuar nga “Ora News”

Mirëpo, ky informacion nuk rezultoi i sakte edhe pse qarkulloi në disa portale. Teksa kryebashkiaku Veliaj vazhdon betejën gjyqësore, drejtimi i Bashkisë së Tiranës i është besuar, prej mbrëmjes së 11 shkurtit nënkryetares tjetër, Anuela Ristanit.

Në të njëjtën ditë, në 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Tiranës, kryebashkiakja e komanduar mbajti edhe fjalimin në rolin e ri të ngarkuar në një procedurë që ka ngritur pikëpyetje nga këshilltarët e opozitës. Ristani u shpreh në ndër të tjera: “Detyra jonë këtu sot si punonjës të Bashkisë Tiranë dhe gjithë stafit të Bashkisë Tiranë që ndan dhe ka ndarë me ne vizionin dhe misionin e kësaj skuadre është të vijojmë ta bëjmë Tiranën të shkëlqejë edhe më fort, shumë herë edhe më fort.” E megjithatë, lajmi i pasaktë për komandimin e z.Seferi vijon të jetë publik në platformat online të Ora News edhe disa ditë pas këtij publikimi.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Më 13 shkurt, Veliaj u transferua në ambientet e paraburgimit në Durrës.

The post Drejtimi i Bashkisë Tiranë nuk iu besua nënkryetarit Andi Seferi appeared first on Faktoje.al.

Ushqim falas në 119 shkolla të Tiranës, Seferi: Përfitojnë 32 mijë nxënës

4 February 2025 at 15:14

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Nga muaji shtator i këtij viti, pritet që 119 shkolla publike të kryeqytetit të kenë të përfshirë vaktin e drekës për nxënësit, duke u dhënë mundësi atyre që të ushqehen shëndetshëm, por ndërkohë të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00.

Nënkryetari i bashkisë Tiranë Andi Seferi në një intervistë televizive u shpreh se kjo “iniciativë do të fillojë për herë të parë në shkollat publike në Tiranë, duke e bërë si në shkollat në Evropë. Është në kuadër të një procesi të madh duke iu kushtuar vëmendje të veçantë kopshteve, çerdheve dhe shkollave”.

Sipas Seferit, projekti synon që të sigurojë shëndetin, mirëqenien, të garantojë aftësitë intelektuale, fizike dhe sociale dhe të ofrojë hapësira të mbrojtura për fëmijët.

“Nga ky projekt do të përfitojnë 32 200 nxënës nga parashkollori deri në klasë të pestë. Do të jetë me dakordësinë e prindërve për konsumimin e vaktit. Menuja do të jetë bërë nga specialistë dhe do të shpërndahet çdo ditë në shkollë”, tha nënkryetari i bashkisë së Tiranës.

Lidhur me organizimin e këtij projekti bashkia Tiranë ka bashkëpunuar me disa ministri, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Bujqësisë.

Sa i përket zgjatjes së orës në shkollë, po punohet si do të vijojë ky proces me nxënësit në shkollë deri në orën 16:00.

/a.f/

The post Ushqim falas në 119 shkolla të Tiranës, Seferi: Përfitojnë 32 mijë nxënës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌