Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Besiktas i bën “golin” Muçit, klubi turk përgatit transferimin e sulmuesit të Benfikës

By: armand
25 July 2025 at 20:56

Besiktas vazhdon që të jetë në merkato për një sulmues të krahut të majtë, pozicion ky që në shumë ndeshje u mbajt nga Ernest Muçi sezonin e shkuar. Por gjithçka mund të ndryshojë. “Shqiponjat” kanë shfaqur interes serioz për sulmuesin turk të Benfica, Kerem Aktürkoğlu. Ky i fundit shihet si përforcimi ideal për sulmin, por […]

The post Besiktas i bën “golin” Muçit, klubi turk përgatit transferimin e sulmuesit të Benfikës appeared first on BoldNews.al.

Sherri Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë

By: redi
24 July 2025 at 19:05

Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ”Lëvizjes Bashkë” përplasjet Lapaj-Shabani. Për Redi Muçin, ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur. ”Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të…

Source

“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

17 July 2025 at 20:05

Në tregun e perimeve të Sarandës, mes aromave të rigonit të mbledhur nga mali dhe shijeve të tjera autentike, prej më shumë se 35 vitesh, një grua e thjeshtë po mban gjallë traditën familjare të tregtisë. Bardha Nesturaj e nisi këtë rrugëtim në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe më pas me vëllezërit, e sot […]

The post “Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës me Besiktas

By: armand
17 July 2025 at 20:01

Ernest Muçi i kanë mjaftuar vetëm 8 minuta në fushë për të gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Besiktas, në duelin miqësor ndaj sllovakëve të Petrzalka-s. Talenti shqiptar, u hodh në fushë në startin e pjesës së dytë, teksa rezultati ishte 0-2 për skuadrën kundërshtare, teksa në minutën e 54-t, arriti të tunde rrjetën […]

The post VIDEO/ Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës me Besiktas appeared first on BoldNews.al.

“Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon

By: FAKTOJE
16 July 2025 at 15:00

Nga Sebi Alla-  Muçi zbarkoi në tregun e fruta-perimeve në Sarandë dhe me një dokument identifikues rreth qafës që vërtetonte se ishte punonjës i shtetit i mori mbarë gjithë tregtarët ambulantë, duke u kërkuar faturë tatimore për rigonin, çajin e malit, erëzat e fushës apo shalqirin. “Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër”, iu kthye Muçit një nga tregtaret.

Pas tyre, ai (Muçi) zbriti në bregdet ku kërkoi kupon edhe për sardelet e detit që kishte kapur në mëngjes herët një peshkatar. “Sot po vij kështu, nesër ka tjetër mënyrë”, sugjeroi Mustafa Lama, i njohur gjerësisht nga tregtarët ambulantë me shkurtimin e emrit si Muçi, që rezulton të jetë drejtues në Drejtorinë e Bujqësisë, Veterinarisë, Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Sarandë. Këto episode në dukje rutinë për të “fiskalizuar” deri edhe prodhimet e kopshtit të bahçes u kthyen në shqetësim në mbarë vendin, sidomos nga fermerët e vegjël dhe tregtarët ambulantë, problematikë që u trajtua përmes një artikulli më herët nga Faktoje.al

Problematika

Faktoje citonte se sipas ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, fermerët që shesin produkte bujqësore nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë tatimore. Ata regjistrohen vetëm pranë tatimeve, pa qenë të detyruar të regjistrohen si biznese në QKB, të mbajnë kontabilitet apo të lëshojnë faturë.

Ky përjashtim është konfirmuar edhe në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, ku përcaktohet se detyrimin për lëshimin e faturës e ka blerësi i produktit që zakonisht është grumbulluesi, baxhoja ose përpunuesi. 

Ku të gjejmë faturën? Kush e pret faturën? Ku të regjistrohemi e si të regjistrohemi për tu njohur me faturë? Pyetjet që prekën prodhuesin dhe tregtarin e vogël, morën një përgjigje zyrtare nga Administrata e Tatimeve, dy ditë pasi kontrollet e tatimorëve u shtrinë në të gjithë vendin.

Paqartësi

“Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si ‘tregtarë ambulantë’ se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Por më herët një tjetër njoftim ishte shpërndarë nga ministria e Bujqësisë.

“Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët”, lajmëronte ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

Të gjithë me kupon

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se nuk do të kishte më tregtim të qumështit dhe nënprodukteve të tij pa kupom tatimor, duke lënë një afat deri më 14 korrik u përkthye në lëvizje masive të zellshme jo vetëm të administratës lokale tatimore por edhe drejtorëve të bashkive (të shigjetuar po nga Rama me largim nga puna).

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë. Nga java e ardhshme, (shënim: 14 korrik) do të konfiskohet çdo shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti produkt pa faturë”, deklaroi kryeministri Rama.

Përfundimi

Deklaratat e kreut të qeverisë për tu dorëhequr masivisht drejtues lokal nga nënkryetarë bashkisë, drejtues njësish vendore dhe drejtorësh në bashki, është shoqëruar paralelisht (po me urdhër të tij) me “kontrolle të vazhdueshme” nga tatimet, policia bashkiake, policia e shtetit në lirimin e hapësirave publike dhe së fundmi edhe nga agjentët tatimorë.

Në paqartësi të plotë mbi kompetencat, udhëzimet dhe ligjet, fenomeni i kontrolleve në gjithë Shqipërinë po tregon më së paku një keqpërdorim të situatës nga funksionarët lokalë, dhe më së shumti veprime në terren pa udhëzime të qarta, mos njohje të ligjeve ekzistuese, si dhe përplasje qëndrimesh mes vetë institucioneve.

The post “Çfarë flet mo Muçi im”, kur shteti nuk di çfarë kërkon appeared first on Faktoje.al.

Muçi në shitje, konfirmohet plani në merkaton e Besiktas për katër lojtarë

By: armand
13 July 2025 at 12:17

Besiktas do të ketë ndryshime të mëdha për këtë edicion. “Fantatik” raporton se tre lojtarë janë informuar për t’u larguar, ndërsa edhe Muçi mbetet në merkato. Al Musrati, Zainutdinov dhe Onana nuk janë pjesë e llogarive për edicionin e ardhshëm. Në anën tjetër, situata me Muçin është ndryshe. Për sulmuesin e Kombëtares janë paguar 10 […]

The post Muçi në shitje, konfirmohet plani në merkaton e Besiktas për katër lojtarë appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Eraldo Muçit! Klodiana Lala: Po shkonte në Durrës për të “kryer një punë”

By: M C
12 July 2025 at 20:10

Gazetarja Klodiana Lala komentoi zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal. Në emisionin Kjo Javë në News 24, Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë luksoze para se të humbiste çdo gjurmë në autostradën Tiranë-Durrës.

Ajo gjithashtu përmendi se policia ka pasur kontrolle të shumta për të zbuluar detajet rreth grupit kriminal të Dhëmblanit, pas masakrës së Memaliajt dhe vrasjes së Aleksandër Sadikajt.

“Eraldo Muçi është djali i vetëm i dy prindërve, që janë në gjendje të mjerë ekonomike, që jetojnë në një fshat të Memaliajt. Ai ishte mik i besuar i Aleksandër Sadikajt, pra “Sanço”, ekzekutuar në atentat më 2022 tek Rreth-rrotullimi i TEG-ut. Eraldo Muçi tek Sancho Farm ka marrë tek menaxheri i fermës një shumë prej 10 mijë lekësh, pra borxh për të shkuar në Durrës, për të shkuar, sipas të dhënave, për të bërë një punë, nuk dimë se për çfarë pune bëhet fjalë, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal dhe aty ka shkuar një makinë luksoze, që Eraldo Muçi iu ka thënë miqve se pas ca ditësh, kur të mbarojë atë “punë”, do e kishte ai një mjet të tillë. Gjurmët kanë humbur pas QTU-së, në autostradë. Një personi që quhet “Tupja” dhe vëllait të tij iu janë kontrolluar banesat, me shpresat për të shkuar në gjurmët e të riut.

Ju e dini mirë se pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, kishte sagë të tmerrshme kriminale. Edhe për masakrën e Memaliajt, policia kohët e fundit ka pasur kontrolle në atë që njihet si Grupi i Dhëmblanit, duke shkuar në gjurmët e një personazhi që është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër operacioni. Ndoshta autoritetet mund t’i afrohen zbardhjes së ngjarjes. Policia ka dashur të arrestojë persona të grupit kriminal të Dhëmblanit, e nuk ka pasur rezultat. Personazhi kryesor është arrestuar në Tiranë, në një përplasje me policinë,” tha Lala.

The post Zhdukja e Eraldo Muçit! Klodiana Lala: Po shkonte në Durrës për të “kryer një punë” appeared first on Albeu.com.

“Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij

By: Ardit
12 July 2025 at 18:28

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal. Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë […]

The post “Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqve të tij appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI)

11 July 2025 at 09:48

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Gjirokastrës ka urdhëruar kontroll të 5 banesave pas zhdukjes misterioze të 30-vjeçarit Eraldo Muçi nga fshati Bylysh i Memaliajt që prej 15 Qershorit. Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa mësohet se kontroll do të ushtrohet dhe në banesën e Donald Nelës, i njohur si Tupja, me të cilin […]

The post Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek

10 July 2025 at 08:58

Me urdhër të Edi Ramës, në mbarë vendin ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese apo individë të ndryshëm. Por, duket se kjo nismë ka dështuar që në fillim, pasi aksioni po bëhet selektiv, pa prekur bizneset e “miqve” të Qeverisë, të cilët kanë zaptuar hapësiar […]

The post Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek appeared first on BoldNews.al.

Shoku i “Sanços” prej dy javësh i zhdukur, babai: Kam 17 ditë pa gjumë, herën e fundit u pa në Sukth

2 July 2025 at 15:55

30-vjeçari Eraldo Muçi, nga fshati Bylysh i Memaliajr, prej rreth dy javësh rezulton i zhdukur teksa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Babai i tij ka bërë një kallëzim në stacionin e Policisë së Memaliajt më 24 Qershor, ku ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e të birit. Ai u ka thënë […]

The post Shoku i “Sanços” prej dy javësh i zhdukur, babai: Kam 17 ditë pa gjumë, herën e fundit u pa në Sukth appeared first on BoldNews.al.

Abraham i thotë po Besiktas, shok skuadre me Muçin: plusvalencë e madhe për Romën

By: user 2
30 June 2025 at 11:39

Goditje e madhe në dalje për Romën që arrin të çlirohet nga Tammy Abraham, jashtë projektit të teknikut të ri Gasperini dhe të verdhekuqve, duke siguruar një shumë të mirë parash në prag të merkatos së verës dhe sidomos për të realizuar një plusvalencë thelbësore. Drejtori Sportiv Massara ka arritur të gjejë marrëveshjen me Besiktas për shitjen e sulmuesit anglez te turqit, ku do të ketë shok skuadre lojtarin e kombëtares kuqezi Ernest Muçi. Kostoja e operacionit është rreth 20 milionë dhe Abraham ka pranuar destinacionin përkundër “jo”-së për Zenitin.

Plusvalenca e përfituar nga Roma për Abraham

Një shumë që do të sjellë kështu 8 milionë plusvalencë për Romën duke pasur parasysh që në vitin 2021 ishte blerë për 40 milionë nga Chelsea. Tani mbeten vetëm procedurat burokratike mes klubeve për të përfunduar operacionin dhe Tammy do të jetë gati të fluturojë drejt Turqisë. Kështu shkruan eksperti i merkatos Fabrizio Romano, i cili thekson se marrëveshja është tashmë e përfunduar.

Një shumë e rëndësishme për Romën për të respektuar kufizimet e Fair Play Financiar së bashku me shitjet e mundshme të të rinjve Pagano, Romano, Cherubini dhe Terlizzi pa harruar Paredes. Abraham, pas dy sezoneve sigurisht jo të shkëlqyera – dëmtim dhe huazim te Milani – kalon kështu te turqit për një shumë shumë të lartë. Abraham erdhi në oborrin e portugezin José Mourinho te Roma për 40 milionë euro nga Chelsea. Një shumë e rëndësishme e investuar nga familja Friedkin për një lojtar që padyshim mund të thuhet se ishte një nga protagonistët e fitores së Conference League nga verdhekuqtë. Roma çlirohet gjithashtu edhe nga një pagë prej gati 8 milionë eurosh në sezon: anglezi do të fitojë 6 në Turqi.

Lexo më tej: Ernest Muçi nuk eviton dot rënien e Besiktas: Goztepe e thyen 1-3 në Kupë

Një marrëveshje, ajo e Abraham te Besiktas, që ecën paralelisht me atë të Ciro Immobile. Sulmuesi italian do të lërë Turqinë një vit pas mbërritjes për të shkuar te Bologna e teknikut Vincenzo Italiano. Pikërisht për këtë arsye, sapo të përfundojë shitja e sulmuesit kampan te emilianët, Besiktas u hodh menjëherë mbi Abraham si zëvendësuesin e tij. Anglezi me fanellën e Romës në 120 ndeshje ka shënuar 37 gola dhe ka dhënë 13 asistime. Pastaj erdhi dëmtimi i rëndë dhe gati një vit ndalesë deri te huazimi te Milan.

Sezoni i Abraham te Milan

Me fanellën kuqezi Abraham erdhi në huazim të thatë me Saelemaekers që bëri rrugën e kundërt duke forcuar skuadrën verdhekuqe. Në eksperiencën e tij te Milan anglezi u tregua i zoti duke shënuar 10 gola dhe 7 asistime në 45 paraqitje zyrtare mes kampionatit, Superkupës italiane, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë. Por mbi të gjitha ishte pikërisht ai protagonisti i vërtetë më 6 janarin e kaluar kur në Riad shënoi golin vendimtar kundër Interit që i dhuroi kuqezinjve Superkupën italiane 2024.

The post Abraham i thotë po Besiktas, shok skuadre me Muçin: plusvalencë e madhe për Romën appeared first on Lapsi.al.

Besiktasi nxjerr në shitje Muçin, zbulon shifrën që kërkon nga sulmuesi

By: armand
27 June 2025 at 15:59

Ernest Muçi duket se e ka të ardhmen të pasigurt te Besiktasi. Sipas raportimeve nga mediat turke, sulmuesi i Kombëtares nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ardhshëm dhe një rikthim te Legia e Varshavës është skenar gjithnjë e më i mundshëm. Gjigandët e Stambollit janë të gatshëm ta lënë të lirë Muçin […]

The post Besiktasi nxjerr në shitje Muçin, zbulon shifrën që kërkon nga sulmuesi appeared first on BoldNews.al.

Hap prapa për Muçin? Besiktas mendon mundësinë e huazimit aty ku shkëlqeu

By: armand
23 June 2025 at 19:54

Ernest Muçi është në qendër të vëmendjes te Besiktasi. Klubi turk kërkon të ndajë rrugët me sulmuesin shqiptar, por duke marrë sërish 10 milionë euro që shpenzoi për ta transferuar. Ky objektiv duket mjaft i vështirë në këtë moment. Në ditët e fundit është përfolur mundësia e huazimit për 24-vjeçarin. Opsioni më i bujshëm është […]

The post Hap prapa për Muçin? Besiktas mendon mundësinë e huazimit aty ku shkëlqeu appeared first on BoldNews.al.

Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias

By: Ardit
17 June 2025 at 21:52

Ish-prokurori Besnik Muçi, ka komentuar ndikimin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare, u shpreh se tashmë grupet kriminale ndërveprojnë me njëri-tjetrin Sipas Muçit, grupet tashmë janë më të strukturuara dhe kanë nuanca të mafias, por që nuk kanë një hartë të shpërndarë. “Në Shqipëri, nëse flasim në kuptimin e ngushtë të fjalës, ka grupe kriminale ku […]

The post Muçi: Krimi tashmë është më i strukturuar në Shqipëri! Ka edhe nuanca të mafias appeared first on BoldNews.al.

Shok skuadre me Muçin? Besiktas këmbëngul për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

By: armand
16 June 2025 at 15:34

Pasi përfundoi një sezon shumë të mire në aspektin personal, por jo sa i takon ekipit të tij, me Empolin që zbriti në Serinë B, a ardhmja e mbrojtësit të kombëtares tone Ardian Ismajli vijon të jetë ende në pikëpytje. Sipas mediave italiane me shumë gjasa pritet që destinacioni i tij i radhës të mos […]

The post Shok skuadre me Muçin? Besiktas këmbëngul për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare appeared first on BoldNews.al.

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

By: Ardit
15 June 2025 at 14:00

E ardhmja e Ardian Ismajlit pritet të jetë larg Italisë. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Beshiktashi. Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli prej kohësh monitoronte […]

The post E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Tepër i përfolur në merkato, Besiktas me ide të qarta për Ernest Muçin

By: S SH
13 June 2025 at 19:25

Me Kombëtaren shqiptare, Ernest Muçi nuk ka kaluar aspak një periudhë të mirë për shkak të minutazhit.

Por kjo është diçka që Besiktasit nuk i ka interesuar, gjë që është është treguar pak më parë.

Së fundmi, klubi turk ka prezantuar uniformat për sezonin 2025/26. Në publikimin e fundit, shihet qartë Ernest Muçi duke prezantuar fanellat e reja të klubit bardhezi për sezonin tjetër.

Kjo mund të jetë një shenjë e madhe që sulmuesi shqiptar të jetë pjesë e Besiktasit për sezonin e ardhshëm.

Klubi turk e bleu Muçin vitin e kaluar për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës.

The post FOTO/ Tepër i përfolur në merkato, Besiktas me ide të qarta për Ernest Muçin appeared first on Albeu.com.

Muçi drejt largimit, zbulohen prapaskenat: Nuk rri aty ku nuk më duan

By: armand
11 June 2025 at 17:42

Ernest Muçi nuk po kalon një periudhë të mirë te Besiktas. Është gazeta turke “Hurriyet”, që ka publikuar së fundmi prapaskenat me sulmuesin e Kombëtares shqiptare. “Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Besiktasit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë […]

The post Muçi drejt largimit, zbulohen prapaskenat: Nuk rri aty ku nuk më duan appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria luan futboll/ Hysaj dhe Laçi: Kundër Serbisë kërkojmë fitoren, mendojmë për fushën

By: xhir jeta
2 June 2025 at 13:07

Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares, mesfushori, Qazim Laçi dolën sot para mediave për ndeshjen me Serbinë.

“Kjo është një ndeshje më e rëndësishme sepse sic dihet janë ndër kundërshtarët më direkt në ekipin tonë, por besoj që marrëdhëniet ndaj vendeve tona dhe të atyre nuk duhet të jemi ne futbollistat në këtë marrëdhënie sepse ka kush merret me këtë punë.

Ne duhet të mendojmë që thjesht të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të koncentruar, të qetë, ta dimë që është një kundërshtar direkt dhe mos mendojmë për problemet. Gjithë futbollistët janë të koncentruar e dinë mirë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, si për ne edhe për futbollin edhe jashtë tij, ka shumë tifozë që me zi po e presin këtë ndeshje, kam folur me disa lojëtarë për lidhjet që kemi patur dhe ndeshjet që kemi luajtur bashkë, e dinë historinë e Shqipërisë iu kam thën të jemi sa më të qetë dhe të japim më të mirën në fushë.” tha Hysaj.

“Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë në shtëpi, nuk është një skuadër që është e favorizuar të dy ekipet jemi barabartë dhe do duket edhe brenda në fushë. Në do pregatitemi nga ana jonë për të marrë fitoren, edhe ajo ka rëndësi për momentin. Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe të mos emocionohemi aq shumë, si njerëzit nga jashtë.” u shpreh Muçi./abcnews.al

❌
❌