Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sherri Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë

By: redi
24 July 2025 at 19:05

Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ”Lëvizjes Bashkë” përplasjet Lapaj-Shabani. Për Redi Muçin, ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur. ”Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të…

Source

Debati Lapaj-Shabani për mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KQZ merr vendimin, ja kush do të futet në Parlament

By: V K
23 July 2025 at 13:44

Në mbledhjen e sotme të KQZ u vendos që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni, të përbërë nga “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”, duke i dhënë fund debatit mes dy ish aleateve ne zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, ta marrë Kleana Xhuveli, kushërira e Adriatik Lapajt.

Celibashi sqaroi se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

“Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit. Për sa kohë ajo e ka interesin për këtë”, u shpreh ai.

Celibashi:Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në datën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ nuk ka vendosur për të shpallur kandidatët fitues, është në të drejtën e çdo kandidati për të hequr dorë.

Në rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do të marrë mandatin nëse do jetë rasti. E ka bërë këtë deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli është renditur më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit”.

The post Debati Lapaj-Shabani për mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KQZ merr vendimin, ja kush do të futet në Parlament appeared first on Albeu.com.

Sherri Lapaj-Shabani, Qori: Po ”hanë” njëri-tjetrin për një mandat, ata nuk kanë ideal

By: redi
22 July 2025 at 19:18

Sherrin Lapaj-Shabani për një mandat, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori e sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po zihen për një mandat deputeti. Për të ata nuk kanë asnjë ideal. ”Këto janë parti shampanjë, kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Po i jepet shumë vëmendje kësaj. Unë e shoh që janë parti që përfaqësuesit e tyre s’kanë asnjë ide dhe asnjë…

Source

Beteja Lapaj-Shabani për mandatin e Tiranës, “Shqipëria Bëhet”, sërish kërkesë në KQZ për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur

By: V K
21 July 2025 at 12:26

Teksa ende mbetet e paqartë se kush do të marrë mandatin e deputetit të qarkut Tiranë nga radhët e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, beteja verbale mes Adriatik Lapajt dhe kreut të Nismës Thurje Endrit Shabanit vijon.

Ditën e sotme, nënkryetarja e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Dorina Prethi, është paraqitur në KQZ për të dorëzuar një kërkesë për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur të Tiranës.

Ajo u shpreh se votuesit e kanë ditur se koalicioni ka përdorur lista të mbyllura fiktive në zgjedhjet e 11 majit “për të garantuar garën e vërtetë në listat e hapura”.

Sakaq, ajo theksoi se “të gjithë kandidatët kanë hequr dorë nga kandidimi dhe nuk kanë qenë pjesë e garës, ndaj nuk mund të përfitojnë asnjë mandat”.

The post Beteja Lapaj-Shabani për mandatin e Tiranës, “Shqipëria Bëhet”, sërish kërkesë në KQZ për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur appeared first on Albeu.com.

Divorci dhe sherri Lapaj-Shabani, tezja 60-vjeçare që mund të marrë mandatin

By: redi
17 July 2025 at 12:03

1 mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur tezja e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në…

Source

❌
❌