Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Veliaj, zyrtarisht i pandehur/ Avokati Hoxha: Në themel të çështjes, mund të ndryshohet masa në arrest shtëpiak

By: Re Nato
23 July 2025 at 21:10

Avokati Arbër Hoxha thotë se drejtësia, duhet të vendosë mbi bazën e provave, duke iu referuar edhe çështjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hoxha u shpreh se në themel të çështjes, mund të ndryshohet masa për Veliajn, nga arrest në burg, në arrest shtëpiak.

“Drejtësia, mbi të gjitha një drejtësi funksionale dhe e guximshme, duhet të vendosë mbi bazën e provave, dhe jo mbi bazën e emrave. Që do të thotë, zoti Veliaj, unë i uroj shumë sukses në raport me fatin e vet personal, pse jo, edhe politik. Dhe mbi të gjitha, besoj se ndaj zotit Veliaj, në themel të çështjes, mund të ndryshohet masa e sigurimit, të paktën në arrest shtëpie”, theksoi ai./abcnews.al

“Provat ndaj Metës, janë shkresore”, Hoxha në “Real Story”: Ka shumë pak gjasa që të prishen

15 July 2025 at 20:27

TIRANË- Juristi Arbër Hoxha i ftuar në “Real Story” duke  folur për paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, tha se çdo i paraburgosur ka të drejtat dhe detyrimet karshi institucionit

“Çdo i paraburgosur ka disa të drejta dhe detyrime karshi institucionit ku ai qëndron. Telefonatat janë të regjistruar me familjarë dhe të afërm, personat që janë në marrëdhënie pune me ata, në marrëdhënie me avokatin.

Nëse jam avokati i një të paraburgosuri, patjetër që duhet të flas unë në cilësinë e avokatit ose sekretarëve dhe asistentëve të zyrës”, tha Hoxha.

Ai theksoi se veprat për të cilat po hetohet Ilir Meta janë vepra të natyrës financiare. Provat theksoi ai janë prova shkresore dhe nuk kemi të bëjmë më dëshmitarë, dhe në këtë kuadër, rreziku për prishjen e tyre është shumë i vogël.

“Veprat për të cilat Meta po hetohet janë të natyrës financiare dhe duke qenë të natyrës financiare  nuk janë prova me dëshmitarë, por prova shkresa, që do të thotë se provat shkresore i kanë shumë të ulëta gjasat që të kontaminohen.

Provat e Metës kanë pak gjasa që të prishen, Prova me dëshmitarë në të tilla raste janë shumë të vogla dhe periferike”, theksoi ai/abcnews.al

 

 

“Vakancat në sistemin e drejtësisë në kolaps”, Arbër Hoxha: Mbyllja e 5 Gjykatave të Apelit rriti kostot për qytetarët

By: Rovena
1 July 2025 at 20:50

Avokati Arbër Hoxha ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të vakancave në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se mungesa e prokurorëve dhe mbyllja e disa gjykatave po sjellin pasoja të rënda për qytetarët.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se më shumë se një e treta e vendeve të punës për prokurorë janë të paplotësuara, çka ka çuar në mbingarkesë të stafit ekzistues dhe vonesa të mëdha në shqyrtimin e çështjeve.

Sipas tij, qytetarët detyrohen të presin nga tre deri në pesë muaj për një seancë civile dhe shpesh mbi gjashtë vjet për të marrë drejtësi të plotë.

“Më shumë se 1/3 e vakancave dhe e prokurorëve mungojnë. Pra prokurorët në Prokuroritë e Rretheve nga 3 që duhet të jenë janë vetëm 2 qe bëjnë punën. Pra vakancat në sistemin e drejtësisë kanë kolaps dhe çështjet civile, një seancë sot e kësaj duhet të paktë 3 deri në 5 muaj, që të bëhet. Përveç vakance në sistemi e drejtësisë është edhe mbyllja e pesë Gjykatave të Apelit, të cilat jo vetëm shtojnë kostot për qytetarët, por edhe që të duash të marrësh drejtësi në një çështje civile të duhet të paktën 6 ose 7 vite kohë”, tha avokati./abcnews.al

Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Angli

By: S SH
20 June 2025 at 20:07

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Aktualisht është në pronësi të Dinamo Zagreb, por e ardhmja e 26-vjeçarit mund ntë përfundojë në Angli.

Marrëdhënia e tij me trajnerin Sergej Jakiroivic është e ngushtë edhe pse ai nuk është më në “timonin” e Dinamo Zagreb.

Jakirovic drejton Hull City dhe raportimet e fundit nga mediat pranë klubit anglezë pohojnë se Arbër Hoxha është në listën e dëshirave.

Kartoni i lojtarit shqiptar sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” përkon me 1.5 milionë euro, ndërsa pretendimet e Dinamo Zagreb janë në kufirin e 1 milionë euro.

Kuota në fjalë është mëse e përballueshme për ekipin anglezë. Kalimi i Hoxhës në Championship, aty ku militon Hull City do i jepte më shumë vëmendje, sikurse besimin në pozitën e titullarit, ku Jakirovic i njeh mirë aftësit e anësorit.

Në sezonin që lam pas, Hoxha e djerësiti fanellën e Dinamo Zagreb në 41 ndeshje, e përkthyer me 3 gola dhe 3 asiste. Në urdhërat e trajnerit Sylvinho, Arbëri ende nuk e ka siguruar statusin e titullarit fiks.

The post Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Angli appeared first on Albeu.com.

Përballja me Serbinë, Hoxha: Ndeshje emocionale, do të bëjmë më të mirën në fushë

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha në konferencën zyrtare për media, foli për ndeshjen e radhës, duke theksuar se kundërshtari është i një niveli të lartë vështirësie.

Megjithatë, ai u shpreh se Kombëtarja do të futet në fushë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë tri pikët.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi. Do të japim maksimumin. Po përgatitemi dhe po punojmë shumë mirë dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen”, tha ai.

Sa i përket ngarkesës së kësaj ndeshjeje, ai u shpreh se lojtarët janë profesionistë.

“Ne jemi profesionistë, do të bëjmë pjesën tonë në fushë. Normal që është pak ndeshje emocionale, nuk diskutohet. Por ne jemi profesionistë dhe do të bëjmë më të mirën në fushë”, u shpreh Hoxha.

Ai u pyet se sa besoni te kualifikimi në Botëror.

“Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj që vendos për një vend “play-off” për në Botëror. Shpresojmë që do të fitojmë ndeshjen dhe të kemi shpresë në Botëror”, u shpreh Hoxha.

Për konkurrencën brenda ekipit, Hoxha tha se, “konkurrenca të bën më të fortë, jemi në Kombëtare, sado minuta që të kemi, do të japim më të mirën. Do të japim maksimumin”.

Për ndeshjen me Serbinë në vitin 2014, ai u shpreh se “kam qenë i vogël në atë kohë dhe e kam parë atë ndeshje. Ka qenë shumë emocionale, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Hysaj na tregon edhe tani për historinë atje. Ne duhet të futemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën për të fituar ndeshjen”.

Hoxha më pas u shpreh se do pranonte të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë. /j.p/

The post Përballja me Serbinë, Hoxha: Ndeshje emocionale, do të bëjmë më të mirën në fushë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Do të firmosja, të fitonim me Serbinë e të…”/Ndeshja Shqipëri-Serbi, Hoxha flet me zemër: Ndeshje e vështirë, por…

4 June 2025 at 12:28

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha u shfaq në konferencën për shtyp në krah të portierit Tomas Strakosha. Ndër të tjera, Hoxha u pyet për unazën që mban në gishtin e martesës, teksa zbuloi që është vetëm i fejuar, dhe së shpejti do të martohet.

Ai u shpreh se kjo ndeshje është vendimtare për rrugën drejt Botërorit dhe se nëse duhet të zgjidhte fitoren me Serbinë dhe humbjen me Letoninë, do ta pranonte.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi, por po punojmë shumë mirë, po përgatitemi dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi profesionistë, do bëjmë tonën në fushë, bëjmë më të mirën. Kjo ndeshje është e vështirë dhe vendos për një vend “play off” për në Botëror, shpresojmë të fitojmë dhe të kemi shpresë në Botëror.

Konkurrenca të bën më të fortë, jemi në Kombëtare, sado minuta që të kemi të japim më të mirën. Jam vetëm i fejuar, por edhe shumë shpejt i martuar. Kam qenë i vogël në atë kohë, po ka qenë shumë emocionale jo vetëm për mua, po për të gjithë shqiptarët, Hysaj na tregon edhe tani për historinë atje. Ne duhet të bëjmë më të mirën. Do e pranoja të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë”, përfundoi Arbër Hoxha.

The post “Do të firmosja, të fitonim me Serbinë e të…”/Ndeshja Shqipëri-Serbi, Hoxha flet me zemër: Ndeshje e vështirë, por… appeared first on Sot News | Lajme.

Arbër Hoxha: Ndeshja me Serbinë, vendimtare për Botërorin

By: Oldi
4 June 2025 at 12:32

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha u shfaq në konferencën për shtyp në krah të portierit Tomas Strakosha. Ai u shpreh se kjo ndeshje është vendimtare për rrugën drejt Botërorit dhe se nëse duhet të zgjidhte fitoren me Serbinë dhe humbjen me Letoninë, do ta pranonte. Ndër të tjera, Hoxha u pyet për unazën që mban […]

The post Arbër Hoxha: Ndeshja me Serbinë, vendimtare për Botërorin appeared first on BoldNews.al.

“Të fitojmë për tifozët”, Tomas Strakosha dhe Arbër Hoxha flasin para ndeshjes me Serbinë

By: xhir jeta
4 June 2025 at 12:53

Pritet të jetë titullar, edhe pse nuk ka luajtur shumë këtë vit. Tomas Strakosha është gardiani zyrtar i kombëtares shqiptare, dhe atij I takoi të dilte përpara gazetarëvr për të folur për ndeshjen ndaj Serbisë në eliminatoret e Botërorit, së bashku me Arbër Hoxhën.

“Nuk e shikoj veten personalisht, duhet të punojmë të gjithë si grup. Ata janë një grup i mirë, por edhe ne kemi kualitet, e përballojmë mirë Serbinë dhe jemi gati për atë ndeshje. Deri tani po shikoj djemtë që janë të përgatitur, të emocionuar si për çdo ndeshje, e di që për tifozët është diçka më shumë. Por ne dimë që vlen për 3 pikët dhe jo më shumë, duhet të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe te festojmë me të. Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje si ato që kemi luajtur tani, por ne shikojmë nga ana sportive. Duhet të tregojmë që e meritojmë Botërorin dhe e shtuna është ndeshja më e rëndësishme që kemi tani për të vazhduar ëndrrën tonë, e kemi përgatitur shumë mirë deri tani, çunat janë pozitivë dhe besoj mund t’ia dalim.

Strakosha vlerëson Serbinë, por besimi nuk mungon.

“Di që në goditjet standarte janë shumë mirë, e kemi treguar që kemi një grup që mund të mbrojë mirë, por i dimë dhe gabimet tona që bëmë në Europian. Një lojtar veçmas nuk kam, por si ekip po. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht. Nuk kam një thirrje të veçantë, tifozët kuqezinj na kanë mbështetur si gjithmonë. Kam respekt për çdo tifoz që na ka mbështetur që nga fundi botës. Kam pasur momente edhe që nuk kam luajtur fare, jam i përqëndruar, gati dhe ndjehem mirë. Ne jemi profesionistë dhe përqëndrohemi për çdo ndeshje, do të jetë ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare për vendin e dytë ose të tretë, e shohim si ndeshje të vështirë që do të japim maksimumin, por që nuk do të mbarojë asgjë tani”

Arbër Hoxha ngacmohet se ai është shqiptar i Kosovës, pra si e ndjen ndeshjen ndaj serbëve?

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi, por po punojmë shumë mirë, po përgatitemi dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi profesionistë, do bëjmë tonën në fushë, bëjmë më të mirën. Kjo ndeshje është e vështirë dhe vendos për një vend “play off” për në Botëror, shpresojmë të fitojmë dhe të kemi shpresë në Botëror.”

“Berisha, zyrtarisht nën hetim për korrupsion”/ Avokati: Besoj se do të jetë një proces që do të zgjasë

19 May 2025 at 18:18

Ish-kryeministri, Sali Berisha do të gjykohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka miratuar dosjen e SPAK për çështjen e ish-Kompleksit Partizani dhe fillimin e gjykimit për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehur të tjerë.

Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, u shpreh se tashmë do të jetë një trupë gjyqësore pre 3 gjyqtarësh që do ta gjykojnë çështjen në themel.

Gjithashtu ai u shpreh se do të thirren për të dëshmuar të gjithë të pandehurit. Avokati theksoi se procesi për këtë çështje, është një proces që sipas tij do të zgjasë dhe se mund të marrë një vit e gjysmë apo dy vite kohë.

“Një vendim i tillë ka të bëjë me dërgimin e çështjes në gjyq. Tani do të jetë një trupë gjyqësore prej 3 gjyqtarësh që do ta gjykojë çështjen në themel. Tani do të zhvillohet gjykimi normal në themel i çështjes. Gjykimi është publik, dhe zhvillimi do të jetë me dy etapa. Si rregull është me dyer të hapura, por për një apo dy seanca mund të jetë me dyer të mbyllura. Besoj që do të jetë një proces që do të zgjasë edhe duke qenë se kanë hyrë me ritin e gjykimit të zakonshëm. Ligji është nga katër deri në 12 vite burgim, por kjo mbetet për t’u parë se si do të ecë procesi dhe kemi ende shumë kohë për të arritur deri te përmasa e dënimit”, tha ndër të tjera ai.

“Dosja Partizani”, Avokati: Më 5 maj jepet vendimi përfundimtar, Berisha s’ka më asnjë mundësi për ta zvarritur

By: Rovena
24 April 2025 at 18:30

Ditën e sotme çështja për kreun e PD-së, Sali Berisha sa i takon dosjes “Partizani” u shty sërish duke sjellë kështu një zvarritje të procesit gjyqësor.

Për “Tirana Live” në ABC News avokati Arbër Hoxha tha se sipas ligjeve afati për të marrë një vendim në seancën paraprake është nga 30 ditë e deri në 6 muaj. Sipas avokatit Berisha nuk mund që ta zvarrisë më çështjen pasi sipas tij ka përdorur çdo mjet të mundshëm. Avokati parashikon se gjykata do të marrë një vendim përfundimtar më 5 maj.

“Shumë rrallë ka ndodhur që të ketë përfunduar data e afatit. Berisha ka falënderuar personalisht gjyqtaren dhe më pas sipas tij ajo humbi integritetin qoftë profesional. Nuk ka ngelur asgjë për t’u paraqitur, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ishte e fundit. Pas datës 5 maj nuk mund të ketë më shtyrje, nëse do të jenë gjetur avokatët për të pandehurit. Edhe nëse s’do të jetë pala do të shpallet vendimi.

Vendimi mund të shtyhet vetëm në rastet e ndonjë tërmeti, përmbytjeje, fatkeqësie natyrore ose nëse vijnë na pushtojmë. Vetëm në të tilla raste mund të shtyhet shpallja e vendimit, në rastet e tjera vendimi do të jepet. Mendoj që të gjitha gjasat janë që të shpallet vendimi. Mendoj se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares do të rrëzohet, pasi ka raste specifike kur përjashtohet një gjyqtare.

Anshmëria që pretendon Berisha nuk është një rast specifik. Berisha ka kryer të gjitha mundësitë për zvarritur rrëzimin gjyqësor. Me 5 maj mundësia më të mëdha ligjore është pushimi i çështjes, por mundësia më e vogël është kthimi i çështjes për rigjykim”, tha avokati.

Arbër Hoxha mbetet pa trajner, Dinamo e Zagrebit shkarkon Cannavaron

By: armand
9 April 2025 at 17:12

Dinamo e Zagrebit ka shkarkuar Fabio Cannavaron. Lajmi për largimin e trajnerit u bë publik nga klubi kroat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Vendimi erdhi pas një ecurie të ekipit ku luan edhe lojtari i kombëtares, Arbër Hoxha, me 25 herë kampionët e Kroacisë që fituan vetëm dy ndeshje nga shtatë ndeshje në të […]

The post Arbër Hoxha mbetet pa trajner, Dinamo e Zagrebit shkarkon Cannavaron appeared first on BoldNews.al.

Berisha ndryshon mendje për SPAK/ Avokati Hoxha: Ndryshimi i strukturës së Gjykatës së Posaçme është i pamundur

By: Re Nato
27 February 2025 at 13:22

Avokati Arbër Hoxha thotë se ndryshimi i strukturës së Gjykatës së Posaçme është i pamundur, teksa kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar ndryshime në reformën në drejtësi.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se reforma në drejtësi, është investim i amerikanëve.

“Kushdo mazhorancë që të vijë në shtator 2025, nuk do t’i ketë numrat për të bërë edhe ndryshimet kushtetuese. Duhet një balancim i interesave politike dhe jo vetëm, për të ndërhyrë në SPAK dhe GJKKO. Mund të ndryshojë neni 75 a, që ka të bëjë me kompetencat e SPAK, duke hequr korrupsionin shtetëror dhe duke e kthyer në ish prokurorinë e krimeve të rënda. Kjo kërkon 84 vota, sesa të ndryshohet kushtetuta në raport me SPAK dhe GJKKO. Këto nuk janë investim shqiptar. SHBA nuk janë tërjequr vetëm nga Shqipëria, janë tërhequr nga e gjithë bota. Reforma në drejtësi, përveç SPAK dhe GJKKO, është totalisht e dështuar. Ka nevojë për ndërhyrje në prokuroritë dhe gjykatat në rrethe”, theksoi ai./abcnews.al

“Shqetësimi i Ramës, i drejtë, por i vonuar”/ Avokati Hoxha: Numri i të paraburgosurve, më i lartë se i të dënuarve

By: Re Nato
27 February 2025 at 13:18

Avokati Arbër Hoxha e cilëson të drejtë shqetësimin e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me numrin e lartë të të paraburgosrve në vend.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se numri i të paraburgosurve është më i lartë se i të dënuarve.

Hoxha shtoi se drejtësia duhet të ketë edhe infrastrukturë mbështetëse.

“Deklaratat politike nuk i bëjnë nder drejtësisë së vjetër, e jo më asaj të re. Politika duhet të qëndrojë lag drejtësisë, qoftë majtas apo djathtas. Politika, mazhoranca, apo opozita duhet të qëdnrojë larg dhe nuk duhet të komentojë ligjërisht vendimet. Është shqetësim i ngritur, i drejtë, por i vonuar i Ramës, që numri i të paraburgosurve është më i lartë se i të dënuarve. Është fakt, jo opinion. Është shqetësim aktual, por nuk është shqetësim i kohëve të fundit. Masat e sigurimit janë vetëm “arrest me burg”. “Arrest në burg” mund të kthehet shumë lehtë në “arrest shtëpie”. Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ bënë reformën në drejtësi. Gjykata e Apelit ka vetëm 31 gjyqtarë. Drejtësia duhet të ketë edhe infrastrukturë mbështetëse”, theksoi ai./abcnews.al

Berisha do shkrijë SPAK/ Avokati Hoxha: Premtim elektoral. Është e pamundur, duhen 94 vota në parlament

By: Re Nato
18 February 2025 at 13:40

Avokati Arbër Hoxha e cilëson premtim elektoral deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha, i cili ka thënë se do të shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se kjo është e pamundur, pasi duhen 94 vota, pra 3/5 e votave në parlament.

“SPAK është investim i SHBA dhe BE. Nëse do të bëjmë krahasim me vendet e rajonit, të cilat edhe janë anëtare të BE, si Rumania dhe Bullgaria, kanë pasur në hapjen e negociatave, kanë pasur reformën në drejtësi. Edhe vendet e tjera të rajonit, pjesërisht Maqedonia, Serbia, Mali i Zi kanë bërë reforime, edhe institucione të reja të drejtësisë. Ka dy të vërteta. E para, reforma në drejtësi është iniciuar nga 2013-2016, që përkon me qeverisjen e PS. Së dyti, a kemi të bëjmë me një reformë të suksesshme? Reforma në drejtësi, në tërësi, është mbështetur nga PS dhe ndërkombëtarët, por në tërësi, nuk i ka dhënë drejtësinë e munguar shqiptarëve.

Reforma në drejtësi, aktualisht nuk jep drejtësi, shqiptarët e kanë shumë të vështirë të marrin drejtësi. SPAK po funksionon deri diku, por reforma në drejtësi ka kolapsuar. A do të shkrihet SPAK nëse vjen PD? Për të shkrirë SPAK, duhen 94 vota, 3/5 e parlamentit. Është premtim elektoral. Është e pamundur të ndryshosh SPAK, asnjëra prej mazhorancave të mundshme në shtator, nuk do t’i kenë 94 vota”, theksoi ai./abcnews.al

Manaj gol, Hoxha asist! Sylvinho merr lajme të mira nga kuqezinjtë para kualifikueseve

By: armand
17 February 2025 at 18:04

Futbollistët e Kombëtares vazhdojnë të spikasin me klubet e tyre jashtë vendit. Në fundjavën që lamë pas, Rey Manaj u rikthye te goli në Turqi me skuadrën e Sivassporit. Sulmuesi i Kombëtares realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 26-të në ndeshjen Gaziantep – Sivasspor. Ky ishte goli i tij i shtatë në kampionat […]

The post Manaj gol, Hoxha asist! Sylvinho merr lajme të mira nga kuqezinjtë para kualifikueseve appeared first on BoldNews.al.

Paraqitjet e Legjionarëve, Rey Manaj rikthehet te goli, Arbër Hoxha jep asist

17 February 2025 at 09:25

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Legjionarët kuqezi vazhdojnë të spikasin me klubet e tyre jashtë vendit. Në fundjavën që lamë pas, Rey Manaj u rikthye te goli në Turqi me skuadrën e Sivassporit.

Sulmuesi i Kombëtares realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 26-të në ndeshjen Gaziantep – Sivasspor. Ky ishte goli i tij i shtatë në kampionat gjatë këtij sezoni.

Arbër Hoxha vijon me formën e mirë, teksa këtë herë dha një asist në fitoren 3-1 të Dinamo Zagrebit ndaj Goricës.

Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë dhe asistoi në fundin e takimit për golin e tretë të shënuar nga Kulenovic.

Nga lojtarët e Kombëtares, titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Adrion Pajaziti, Anis Mehmeti dhe Taulant Seferi. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ylber Ramadani, Jasir Asani, Keidi Bare, Ernest Muçi dhe Arbnor Muja.

The post Paraqitjet e Legjionarëve, Rey Manaj rikthehet te goli, Arbër Hoxha jep asist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj, sot para gjykatës/ Avokati Hoxha: Masa e arrestit në burg, e gabuar. Arresti shtëpiak do ishte më i përshtatshëm

By: Re Nato
12 February 2025 at 13:21

Avokati Arbër Hoxha thotë se masa e arrestit në burg”, vendosur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është e gabuar.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se në disa raste, Prokuroria e Posaçme është më e ashpër sesa duhet, dhe shtoi se masa e arrestit shtëpiak, do ishte më e përshtatshme.

“Nëse do t’i qëndrojmë koherent asaj që kemi thënë, SPAK dhe GJKKO, por edhe gjykatat në tërësi, kanë masën e sigurisë “arrest në burg”, është e tepruar. Unë jam i mendimit që krimet e larta duhet të ndiqen me masë sigurimi, por shumica duhet të ndiqen me arrest shtëpie. Janë shpenzuar 15 milionë euro fon te BE për mbikëqyrje elektonike. Nëse do funksiononte, masa arrest shtëpie, jo vetëm për zotin Veliaj, por edhe të gjithë zyrtarët që dyshohen, mund të ishte e përshtatshme. Shqipëria është kthyer me kohë në një republikë, jo të prokurorëve, por të mungesës së gjykatave. Nuk duhet ngritur zëri vetëm në rastin e zotit Veliaj. Qytetarët kanë vite që presin drejtësi. Duhet të mbahet edhe një lloj standardi të paktën. Duhet ngritur zëri, sa ka nevojë për drejtësi. Drejtësinë e meritojnë të gjithë shqiptarët. Duke qenë se nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në 72 orët e fundit, besoj se do të qëndrojë në masën “arrest në burg” zoti Veliaj. Të pakta janë shanset ligjërisht që vendimmarrja në raport me zotin Veliaj të jetë e ndryshme nga ajo e para 72 orëve. Të pakta janë shanset për të ndryshuar masën e sigurimit”, theksoi ai./abcnews.al

VIDEO / Të gjithë të mahnitur prej yllit të Kombëtares, Arbër Hoxha çmend komentatorin kroat

By: S SH
10 February 2025 at 20:56

Dinamo Zagreb ka triumfuar me një fitore 3-0 në shtëpi kundër Sibenik, ku protagonisti dhe “heroi” i ndeshjes ishte legjionari, Arbër Hoxha.

Në ligën kroate, Arbër Hoxha arriti të çmendë komentatorin me paraqitjen e tij. Shqiptari realizoi një nga tre golat dhe asistoi te i fundit.

Performanca e tij spektakolare bëri që komentuesi të thërriste me entuziazëm mbiemrin e tij shqiptar.

Në pamjet e publikuara, Arbër Hoxha shfaqet duke dribluar bukur, por jo vetëm kaq. Sulmuesi kuqezi dha edhe një pasim shumë inteligjent në zonë, duke gjetur Baturinën të lirë, i cili nuk gaboi dhe realizoi golin.

Lojtari i kombëtares solli adrenalinë në zërin e komentatorit, i cili në gjuhën sllave përsëriste “Hoxhaaaa” duke dhënë gjithashtu vlerësime pozitive për anësorin që praktikisht krijoi golin.

Në Kroaci, të gjithë e duan Arbrin, i cili po kalon një formë të shkëlqyer që para nisjes së pjesës së dytë të sezonit.

Në ndeshjet miqësore, ai kishte dhënë sinjale të forta, të cilat tani po shndërrohen në statistika mbresëlënëse edhe në përballjet zyrtare për futbollistin e Sylvinhos.

The post VIDEO / Të gjithë të mahnitur prej yllit të Kombëtares, Arbër Hoxha çmend komentatorin kroat appeared first on Albeu.com.

Kroaci, Arbër Hoxha në formacionin e javës

By: redi
10 February 2025 at 20:51

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha një nga lojtarët më të spikatur këtë fundjavë në elitën e futbollit kroat. Ai u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Sibenik, që përfundoi 3-0. Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist, duke ndihmuar ekipin të siguronte fitoren. Në përfundim të ndeshjes, ai u vlerësua si më i miri me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika…

Source

Paraqitjet e legjionarëve, shkëlqejnë Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti 

10 February 2025 at 16:34

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të bëjnë paraqitje pozitive me klubet e tyre, duke kontribuar me gola dhe asiste.

Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të spikatur këtë fundjavë. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Šibenik, që përfundoi 3-0. Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist, duke ndihmuar ekipin të siguronte fitoren. Në përfundim të ndeshjes, ai u vlerësua si më i miri me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika “Sofascore”.

Berat Gjimshiti vazhdon me paraqitje të mira tek Atalanta. Kapiteni i Kombëtares dha një asist në fitoren 0-5 në transfertë ndaj Veronës. Ai shërbeu saktë për Reteguin në minutën e 25-të, i cili realizoi golin e dytë të takimit.

Edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares patën minuta në fushë, teksa si titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi dhe Rey Manaj.

/a.f/r.e/

The post Paraqitjet e legjionarëve, shkëlqejnë Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌