Sara Hoxha, duket se po shijon jo vetëm rrezet e diellit këtë verë, por edhe shoqërinë e një emri që po përmendet gjithnjë e më shpesh pranë saj, biznesmeni Erik Fullani. Të dy janë fotografuar së fundmi në bregdet, në momente të afërta dhe të relaksuara, duke nxitur edhe më shumë dyshimet për një lidhje […]
Sara Hoxha, duket se po shijon jo vetëm rrezet e diellit këtë verë, por edhe shoqërinë e një emri që po përmendet gjithnjë e më shpesh pranë saj, biznesmeni Erik Fullani.
Të dy janë fotografuar së fundmi në bregdet, në momente të afërta dhe të relaksuara, duke nxitur edhe më shumë dyshimet për një lidhje të re në horizont.
Në një imazh të publikuar nga “Anabel”, Sara dhe Erik shihen shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një dite në plazh.
Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë përsëri në qendër të vëmendjes pas fotove të reja që i kapin së bashku, duke vërtetuar dyshimet për një marrëdhënie mes tyre.
Dyshja, e cila ka qenë temë diskutimi gjatë kësaj vere, duket se nuk po përpiqet më ta fshehë lidhjen e tyre, pasi janë fotografuar në momente shumë të afërta gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë.
Pamjet e publikuara nga “Revista Class” tregojnë Sarën dhe Erikun pranë detit, duke shijuar rërën e bardhë dhe ujin kristaltë, në një atmosferë që nuk lë vend për dyshime mbi natyrën e raportit të tyre.
Këto imazhe konfirmojnë spekulimet dhe thashethemet që kanë qarkulluar për javë me radhë, se Sara dhe Erik mund të jenë në një lidhje romantike, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike për të sqaruar situatën.
Përveç pushimeve, dyshja janë parë shpesh në dalje të përbashkëta në Tiranë dhe në evente të ndryshme, duke treguar një afërsi të dukshme mes tyre.
Ky pushim romantik duket si një konfirmim indirekt i marrëdhënies që ka nisur mes tyre, dhe gjithashtu po i shton kuriozitetin dhe interesin e publikut për historinë e tyre.
Ndërkohë që ata preferojnë të ruajnë privatësinë, imazhet dhe momentet e kapura nga kamerat nuk kanë lënë dyshime për intensitetin e lidhjes së tyre në këtë fazë.
Reperi Ledri Vula ka thyer heshtjen për ndarjen nga ish-partnerja e tij, Sara Hoxha. I ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, ai ka treguar për herë të parë arsyen që qëndron pas përfundimit të lidhjes së tyre. Sipas Ledrit, nuk ka pasur një konflikt specifik mes tyre, por ishte distanca ajo që ndikoi gradualisht në ftohjen e marrëdhënies.
“Puna e Sarës ishte në Tiranë, ndërsa unë isha mes Kosovës dhe diasporës. Kjo distancë e bëri ndarjen më të lehtë, sepse raportet u ftohën natyrshëm,” u shpreh ai.
Megjithatë, ai theksoi se raportet me Sarën vazhdojnë të jenë shumë të mira, pavarësisht ndarjes dhe zhurmës mediatike.
Gjatë intervistës, Ledri komentoi edhe për lidhjen e re të Sarës me Erik Fullanin.
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua kjo ka më shumë rëndësi, sepse kur ajo është e lumtur, edhe vajza jonë është e lumtur,” tha reperi, duke treguar se vëmendja e tij është e përqendruar tek mirëqenia e vajzës së tyre.
Influencuesja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, ka mahnitur ndjekësit me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet sociale, ku ka ndarë disa fotografi nga një ambient luksoz dhe natyror pranë detit.
E veshur me një bikini me printe leopardi dhe një palë pantallona të gjëra me një këmishë të bardhë të hapur në një tjetër fotografi, Sara ka treguar edhe një herë shijen e saj të sofistikuar për stilin dhe kombinimin perfekt të elegancës me komoditetin veror.
Me grim minimal dhe flokë të lëshuara natyrshëm, ajo shkëlqen në dritën natyrale dhe përçon një atmosferë qetësie e bukurie natyrore.
Foto: Sara Hoxha/Instagram
Në fotografi vërehen detaje që i japin karakter pamjes së saj – si manikyri i kujdesshëm në ngjyrë pastel dhe bizhuteritë minimaliste.
Postimi i saj në Instagram ka marrë shumë pëlqime dhe qindra komente, ku ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për të shprehur admirimin e tyre.
Sara Hoxha vazhdon të jetë një nga figurat më me ndikim në rrjetet sociale në Shqipëri, duke frymëzuar shumë vajza me stilin, qëndrimin dhe pozitivitetin e saj. /Telegrafi/
Foto: Sara Hoxha/InstagramFoto: Sara Hoxha/InstagramFoto: Sara Hoxha/InstagramFoto: Sara Hoxha/InstagramFoto: Sara Hoxha/InstagramFoto: Sara Hoxha/InstagramFoto: Sara Hoxha/Instagram
Prej disa ditësh rrjeti po zien nga thashethemet për një lidhje të mundshme mes Sarës Hoxha dhe Erik Fullanit. Dyshimet nisën pas disa postimeve të dyshimta nga i njëjti destinacion në jug të vendit, por tashmë duket se çdo dyshim është konfirmuar me këto pamje ekskluzive të siguruara nga IconStyle.
Në foto, Sara dhe Eriku shihen duke shijuar një ditë plazhi në shoqërinë e njëri-tjetrit, të relaksuar dhe të buzëqeshur, në një ambient privat dhe larg syve të publikut.
Prej disa ditësh, rrjeti po “zien” me lajmet që qarkullojnë mbi romancën e re mes Sara Hoxhës dhe milionerit Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin. Dyshimet nisën nga disa foto nga jugu i Shqipërisë ku u aludua se ishin me pushime bashkë. Por duket se mikesha e ngushtë e Sarës, […]
Spekulimet për një romancë mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi të dy janë parë në disa ambiente të njëjta, fillimisht në jug të vendit dhe së fundmi në një festë private në Tiranë.
Pas fotove të publikuara nga një vend bregdetar, që ngjallën dyshime për një udhëtim të përbashkët, Fullani dhe Hoxha janë shfaqur sërish “në të njëjtin orbitë”: në ditëlindjen e parë të Zeos, djalit të aktores Olta Gixhari. Festa u mbajt në periferi të Tiranës dhe mblodhi miqtë më të afërt të aktores.
Miqësia e ngushtë mes Sarës dhe Oltës është tashmë e njohur, e nisur që nga bashkëpunimi në serialin “Në kuadër të dashurisë”, ku të dyja luanin si motra. Prania e Sarës në festë ishte e pritshme.
Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte pjesëmarrja e Erik Fullanit, i cili deri më tani nuk ka qenë i lidhur publikisht me rrethin shoqëror të Oltës.
Ky takim i dytë i përbashkët vetëm sa i ka shtuar dyshimet për një raport më të afërt mes Erikut dhe Sarës.
Së fundmi influencerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha është përfolur se ka nisur një histori të re dashurie, pas ndarjes me reperin Ledri Vula.
Fillimisht u aludua se influencerja ishte në një romancë me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës. Por së fundmi referuar postimeve të bërë në rrjet, është krijuar një ide se kush është djali misterizo që i vodhi zemrën Sarës.
Teksa kaloi fundjavën buzë detit, Sara Hoxha është parë shumë pranë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Ka qenë dyshja në fjalë ata që kanë lënë hapësirë për aludime të tilla pas Fullani publikoi një foto nga bregu i detit. E pak çaste pas tij, nga i njëjti vend ka postuar dhe Sara.
Për rrjedhojë në rrjet është përfolur se dyshja në fjalë mund të jenë në lidhje, por ata mund të jenë edhe pjesë e një grupi shoqëror.
Megjithatë postimet e bëra së fundmi kanë dëshmuar se të shpeshta kanë qenë rastet kur dyshja në fjalë ka postuar nga i njëjti vend.
Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin Ledri Vula. Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës, por duket se tani kemi një ide se për kë bëhet fjalë. “Sekretin” e ka zbuluar Instagrami! Në të […]
Ndarja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike. Së fundmi, mbi këtë temë ka reaguar edhe nëna e reperit, Xheraldina Vula, në një intervistë për Klan Kosova.
E njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, Xheraldina ka pranuar se lajmi për ndarjen i ka tronditur të gjithë si familje. “Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne,” tha ajo.
Megjithatë, ajo nënvizon se vendimet për marrëdhëniet e tyre u përkasin të rinjve: “Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”
Pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën nuk ka ndryshuar.
“Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh.”
Mbrëmja finale e Big Brother VIP Albania 4 u mbyll me fitoren e Gjestit, i cili u kurorëzua si fituesi i këtij edicioni të ndjekur gjerësisht.
Pas shpalljes së rezultatit, në vendin e dytë u rendit këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi, e cila sapo hyri në studio, nuk i fshehu emocionet.
Ajo u shpreh me sinqeritet se ishte e lumtur për fitoren e Gjestit: “Jam shumë e gëzuar që e fitoi Gjesti këtë rrugëtim, e kam dashur shumë”, tha ajo mes falënderimesh dhe buzëqeshjesh.
Foto: Screenshot/YouTube
Por. momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur Rozana nisi të falënderonte stafin e produksionit dhe veçanërisht dhomën e rrëfimit, me tone plot mirënjohje:“Dua të falënderoj ‘Motorin’ e Top Channel-it. Motori është ai Vëllai i Madh – e falënderoj shumë. Dua të falënderoj të gjithë ata, sepse motori pa benzinë nuk ecën – dhomat e rrëfimit, një duartrokitje të madhe se na kanë suportuar, na kanë dhuruar shumë. Autorët, regjisorët, ndriçimi, skenografia, gjithçka që përmban kjo flotë e madhe e Top Channel-it – faleminderit! Faleminderit ty, Ledion. Faleminderit Sara, opinionistët, publiku kudo që ndodheni – Shqipëri, Kosovë, diasporë – ju dua! Faleminderit edhe konkurrentëve.”
Por, ndërsa falënderimet e saj prekën shumë fansa, pati edhe nga ata që vunë re një detaj që riktheu diskutime të mëparshme në rrjet.
Momenti kur Rozana falënderoi posaçërisht dhomën e rrëfimit u komentua gjerësisht nga shikuesit, duke rikthyer në vëmendje një video që ishte bërë virale gjatë kohës së qëndrimit të saj në shtëpi. Në pamjet e përhapura më parë, Rozana shihej duke lëvizur sytë në mënyrë të dyshimtë në dhomën e rrëfimit, gjë që disa interpretuan si lexime në një ekran apo marrje instruksionesh.
Kjo nxiti spekulime të reja mes ndjekësve të formatit, të cilët në rrjetet sociale komentuan se ndoshta banorët, përfshirë Rozanën, mund të kenë marrë ndonjëherë sugjerime për lojën ose informacione të brendshme.
Pavarësisht komenteve, Rozana doli nga formati me shumë dinjitet, duke marrë përkrahje të madhe nga publiku dhe duke lënë pas një rrugëtim të fortë emocional dhe dinamik në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/
Drejtuesja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Hoxha, ka ndezur pritshmëritë për finalen e madhe të këtij edicioni, duke premtuar një mbrëmje spektakolare plot surpriza.
Përmes një postimi në Instastory, Hoxha ka zbuluar se finalja e këtij viti do të jetë më e veçanta nga të gjitha.
“Të shtunën disa nga surprizat më të bukura në 4 edicione,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se publiku duhet të presë emocione dhe momente të papritura.
Finalja e madhe do të zhvillohet më 19 prill, ku katër finalistët – Gjesti, Rozana, Egli dhe Laerti – janë në garë për të rrëmbyer çmimin e madh. Tashmë sytë janë të gjithë nga kjo natë e shumëpritur që pritet të mbledhë para ekranit një audiencë rekord.
Producentja e Big Brother VIP Albania 4, Sara Hoxha, ka ndezur rrjetin me një postim në InstaStory që shumë fansa po e konsiderojnë si konfirmim të heshtur të finalistes së tretë.
Në foton e shpërndarë nga Sara, shihet pamja nga Prime-i i fundit i spektaklit, i cili ka grumbulluar mbi 2.7 milionë shikime në YouTube – një sukses i jashtëzakonshëm për produksionin.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk janë shifrat, por fytyra e zgjedhur për këtë foto: Egli Tako.
Fakti që Sara ka zgjedhur pikërisht Eglin për ta vendosur në qendër të këtij momenti ka ngjallur shumë dyshime se ajo mund të jetë finalistja e tretë e BBVA4, pas Rozanës dhe Laertit.
A është ky një spoiler i qëllimshëm apo thjesht një zgjedhje e rastësishme?
Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mbetet për t’u parë në Prime-in e radhës nëse dyshimet do të shndërrohen në realitet.
Pas 2 vitesh nga ndarja me Ledri Vulën, kemi të reja nga jeta sentimentale e Sara Hoxhës.
Sipas “Panorama”, Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës.
Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmeneve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës.
Megjithatë, detaje nga kjo histori nuk dihen ende, nëse bëhet fjalë për një raport sentimental që ka nisur, apo dy të rinjtë thjeshtë po frekuentohen për t’u njohur mes tyre.
Pas 2 vitesh nga ndarja me Ledri Vulën, kemi të reja nga jeta sentimentale e Sara Hoxhës.
Sipas “Panorama”, Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës.
Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmeneve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës.
Megjithatë, detaje nga kjo histori nuk dihen ende, nëse bëhet fjalë për një raport sentimental që ka nisur, apo dy të rinjtë thjeshtë po frekuentohen për t’u njohur mes tyre.
Në rrjet, përflitet se Sara Hoxha, ish partnerja e Ledri Vulës ka kryer ndërhyrje kirurgjikale për rritjen e gjoksit.
Sikurse shihet edhe në fotot më poshtë, ndryshimi vihet re menjëherë. Muajt e fundit, Sara ka mbajtur një profil më të ulët në rrjetet sociale, duke minimizuar fotot si dhe duke veshur pellusha apo xhupa, si për të fshehur ndërhyrjen.
Producentja e “Big Brother Vip Albania 4”, Sara Hoxha ka bërë një paralajmërim në lidhje me valixhen e tundimeve, e cila iu dha Gjestit, si pasojë e avantazhit që kishte si lider i javës.
Brenda valixhes kishte 7 zarfe, secila me një detyrë të caktuar.
Tashme ka mbetur vetëm edhe një zarf për të lexuar dhe Hoxha ka reaguar në lidhje me këtë.
Ajo është shprehur “Nuk e keni idenë se çfarë mban akoma valixhja”.
Sara Hoxha është ndër emrat më të komentuar në rrjet dhe jo vetëm. Ajo ditën sot e nisi me një postim në instastory, duke ndarë momente të veçanta të përditshmërisë së saj. Sara shprehu se lumturinë në shtrat e përjeton me vajzën e saj, Poin. Kjo lidhje e ngushtë mes nënës dhe vajzës është një nga ato marrëdhënie që krijojnë një ambient të ngrohtë dhe të bukur në çdo familje.
Momente të tilla, ku fëmijët ndihen të dashur dhe të sigurt në praninë e prindërve, janë thelbësore për zhvillimin e tyre emocional. Sara ka treguar si ajo përpiqet të krijojë kujtime të paharrueshme që do t’i shërbejnë Poin në vitet e saj të ardhshme.
Përmes postimeve të saj në rrjetet sociale, ajo nuk heziton të ndajë detaje të vogla nga jeta e saj personale, duke e bërë atë më të afërt me ndjekësit e saj. Kjo ndihmon në ndërtimin e një imazhi pozitiv dhe real të asaj që është si nënë. Në një botë ku shumë familje kanë ritme të shpejta dhe të ngarkuara, Sara Hoxha është një shembull se sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të gëzohesh për momentet e vogla në jetë. Ajo nxit të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, duke krijuar një atmosferë pozitive në rrjete sociale.
Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e komunikimit të mirë me fëmijët, duke i dhënë hapësirë ata për të shprehur ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kjo është një praktikë e shkëlqyer që ndihmon në forcimin e besimit dhe lidhjes mes nënës dhe vajzës së saj. Në fund, mund të themi se momentet e lumtura dhe të thjeshta si këto, janë ato që i japin kuptim jetës. Sara Hoxha vazhdon të jetë një frymëzim për shumë prindër në rrjet, duke treguar se si dashuria dhe bashkëjetesa me fëmijët janë një nga pasuritë më të mëdha që mund të kemi.