Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ledri Vula flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës

By: V K
13 July 2025 at 08:47

Reperi i njohur Ledri Vula, teksa ishte i ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, ka folur për herë të parë publikisht rreth lidhjes së re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, me Erik Fullanin.

Ledri tregoi maturi dhe qartësi në qëndrimin e tij, duke lënë pas çdo formë spekulimi apo tensioni.

Në intervistën e tij,  u diskutua edhe mbi ndikimin që kjo marrëdhënie e re mund të ketë në bashkëprindërimin me Sarën, për vajzën e tyre, Poem Blu.

I pyetur nëse kjo marrëdhënie e re ndikon në raportin që ata kanë për rritjen e vajzës së tyre, Ledri shprehet qartë:

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është me shumë rëndësi”, – u shpreh Ledri me qetësi dhe vendosmëri.

Deklarata e tij është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për qëndrimin e tij të pjekur dhe përkushtimin ndaj vajzës.

Në një kohë kur ndarjet publike shpesh shoqërohen me polemika, Ledri zgjodhi të japë një shembull pozitiv, duke vënë në plan të parë mirëqenien emocionale të fëmijës dhe respektin reciprok me ish-partneren.

Lidhja e re e Sarës me Erik Fullanin, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë muajt e fundit, por kjo është hera e parë që Ledri flet hapur për të.

Me këtë deklaratë, ai i ka dhënë fund çdo hamendjeje për marrëdhëniet mes tyre dhe ka lënë të kuptohet qartë se qëndrimi i tij, do të mbetet i qetë dhe i përqendruar te prindërimi.

The post Ledri Vula flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës appeared first on Albeu.com.

U tha se eshte ne lidhje me biznesmenin Shqiptare, Sara Hoxha poston videon e papritur ne krahet e Ledri Vules

4 July 2025 at 22:08

Një video e vjetër ku Sara Hoxha shfaqet në momente intime me Ledri Vulën është rikthyer sërish në profilin e saj në TikTok, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Ndjekësit kanë vënë re se postimi nuk është fshirë ose është rikthyer rishtas,

duke ndezur spekulime mbi arsyen e këtij veprimi

Kujtojmë se Sara dhe Ledri i dhanë fund marrëdhënies së tyre afro dy vite më parë.

Prej atëherë, të dy janë përfshirë në lidhje të reja: Ledri është në një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ndërsa Sara është lidhur me Erik Fullanin.

The post U tha se eshte ne lidhje me biznesmenin Shqiptare, Sara Hoxha poston videon e papritur ne krahet e Ledri Vules appeared first on Sot News | Lajme.

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “mat” në Ibiza?

By: M C
30 June 2025 at 22:23

Dy emrat më në zë të estradës shqiptare duket se nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave të tyre.

Ledri Vula dhe një vajzë misterioze, me fytyrë të mbuluar janë fotografuar në Ibiza në Spanjë.

Nuk ka një konfirmim 100% se vajza në foto është Xhensila Myrtezaj, por ajo që vihet re janë tatuazhet e vajzës në foto, që përkojnë me ato të këngëtares.

The post Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen “mat” në Ibiza? appeared first on Albeu.com.

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

By: M C
28 June 2025 at 16:26

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për një lidhje dashurie me Rina Zaitin, sipërmarrësen shqiptare që jeton mes Londrës dhe Tiranës, duket se historia ka marrë fund. Nëse i hedhim një profilit të të dyve, vëmë re se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndryshe deri nga disa ditë më parë, ku Rina dhe Ledri jo vetëm ndiqeshin, por edhe i bënin shpesh herë ‘like’ në postime.

Nuk dihet se cilat janë arsyet që dyshja është ndarë, por ajo që dihet me siguri është fakti se në mes të raportit të prishur me Rinën, është lidhja e mundshme e reperit me Xhensila Myrtezaj. Vëmendjen e publikut javët e fundit, e ka marrë afërsia në rritje mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt. Dyshja janë parë së bashku në Ibiza, ku kanë pushuar për disa ditë dhe kanë ndarë foto nga vende të njëjta, duke ngjallur dyshime të reja për natyrën e marrëdhënies së tyre.

Pavarësisht se Ledri Vula u shpreh qartë në një intervistë të fundit se për të hyrë në një lidhje “duhet kimi dhe dashuri” dhe mohoi zërat për një romancë me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, disa foto që po qarkullojnë së fundmi në rrjet po e vënë këtë deklaratë në pikëpyetje.

Në imazhet që janë bërë virale, Ledri dhe Xhensila shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin, në shoqërinë e një grupi miqsh. Thuhet se këto pamje janë realizuar në Ibiza. Ndërsa Xhensila përpiqet të mbulojë fytyrën me një erashkë, një detaj e tradhton: tatuazhi në dorë që e identifikon qartë. Veshur me streçe të zeza dhe crop top të njëjtë, ajo shihet duke përqafuar Ledrin, në një moment që duket mjaft intim. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto foto, pamjet kanë ndezur rrjetin dhe po lënë hapur shumë pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Nëse më parë u fol se projekti i përbashkët muzikor “Ma kthe” ishte thjesht bashkëpunim profesional, sot interpretimet janë më të guximshme. Në videoklipin e këngës ata shfaqen në skena të ngrohta, plot kimi dhe intimitet një ndjesi që, sipas ndjekësve, tejkalon kufijtë artistikë. Vetë Ledri është pyetur për marrëdhënien me Xhensilën, dhe në një intervistë të shkurtër është shprehur: “Nuk kam ç’të fsheh, por ndonjëherë është mirë të mos thuash asgjë.”

Një përgjigje që më shumë ushqen se ndalon spekulimet. Nga ana tjetër, Xhensila ka zgjedhur të mos komentojë për jetën private, duke e lënë publikun të flasë me interpretimin e vet. Ajo ka postuar fragmente nga klipi dhe momente nga Ibiza, pa përmendur as Ledrin, as ndonjë sqarim për zërat që po qarkullojnë. Për momentin, asgjë nuk është zyrtare. Por pushimet në Ibiza, shkëndijat në klip dhe heshtja publike e të dyve, vetëm sa e bëjnë historinë më intriguese. A është Xhensila arsyeja e vërtetë e ndarjes së Ledrit me Rinën? Apo thjesht rasti i një bashkëpunimi artistik që “dogji pak më shumë se duhej”? Koha do ta tregojë.

The post Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën appeared first on Albeu.com.

“Nuk do bashkëpunoja kurrë me Jozin”/ Këngëtari i kthen përgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ledrit

28 June 2025 at 11:53

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar as pyetjet ‘pikante’. Një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për reperin Ledri Vula, i cili deklaroi publikisht se nuk do të realizonte kurrë një bashkëpunim me Jozin. Ndërsa reagimi i Jozit nuk vonoi. I pyetur për këtë deklaratë, ai zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të fortë e simbolik:


“Kingjat (qingjat) në tufë, Luani vetëm në fron.”

Fjalët e tij janë interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe një ‘diss’ ndaj refuzimit të Ledrit, duke e vendosur veten në një pozicion të veçantë e të vetmuar, si “luani” që nuk ka nevojë për “tufën e qingjave”.

The post “Nuk do bashkëpunoja kurrë me Jozin”/ Këngëtari i kthen përgjigje ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ledrit appeared first on Sot News | Lajme.

Fotot që tregojnë se Ledri dhe Xhensila mund të jenë çift

By: redi
25 June 2025 at 17:52

Në një intervistë, Ledri tha që duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë dhe ndonëse i hodhi poshtë pretendimet se është në një lidhje me Xhensilën, këto foto dëshmojnë të kundërtën. Ledri dhe Xhensila shfaqen më të afërt se kurrë me një grup miqsh (sipas burimeve të Anabel, në Ibiza). Ndonëse Xhensila është përpjekur të mbulojë fytyrën, ka një detaj që e nxjerr zbuluar: Tatuazhi në dorë.

Source

Ledri Vula: Do bashkëpunoja me Gjestin, por jo me Jozin

By: gaze tare
25 June 2025 at 14:36

I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, reperi Ledri Vula ka komentuar për disa prej emrave të skenës muzikore shqiptare. Ai vlerësoi reperin Gjestin për stilin dhe energjinë që sjell në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim.

“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji,” tha Ledri.

Ndërsa, i pyetur për një bashkëpunim me Jozin, ai u përgjigj prerë: “Me Jozin, jo.” Kjo deklaratë shkurt e qartë ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

The post Ledri Vula: Do bashkëpunoja me Gjestin, por jo me Jozin appeared first on iconstyle.al.

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

By: M C
24 June 2025 at 21:13

Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij në muzikë, por jo vetëm.

I intervistuar gjatë koncertit të Alban Skënderajt pak kohë më parë në Milano, ai nuk i ka shpëtuar asnjë një pyetje ‘me spec’ nga Eni.

A do të lidhej me Xhensila Myrtezaj vetëm për ‘zhurmë mediatike’?

“Nuk shkon kështu, duket të kesh kimi, dashuri, nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, tha ai.

The post A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula appeared first on Albeu.com.

Sara Hoxha feston 33 vjetorin e lindjes mes miqsh në Itali – i pranishëm edhe Erik Fullani

19 June 2025 at 21:52

Influencuesja e njohur, Sara Hoxha, po feston ditëlindjen e saj të 33-të me një udhëtim të veçantë në Sicili, duke e kthyer këtë përvjetor në një përjetim të paharrueshëm.

E njohur për stilin e saj të rafinuar dhe praninë aktive në rrjete sociale, Sara ka ndarë me ndjekësit momente nga festa, ku spikasnin ambientet elegante, veshjet me shije dhe një atmosferë intime, por plot gjallëri.

Pjesë e festës duket se ka qenë edhe Erik Fullani, i cili prej kohësh përflitet si partneri i Sarës.

Foto: Screenshot/Instagram

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një konfirmim publik për lidhjen, pranitë e tyre të shpeshta së bashku dhe disa detaje të përbashkëta në postime kanë nxitur dyshimet dhe kuriozitetin e ndjekësve.

Hoxha, përveçse një figurë mjaft e ndjekur në fushën e modës dhe stilit të jetesës, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale.

Foto: Screenshot/Instagram

Me një kombinim të elegancës, udhëtimeve dhe jetës personale që ngjall interes, Sara vazhdon të mbajë statusin e saj si një nga figurat më të spikatura të rrjeteve sociale.

E njëjta ka disa vite që është ndarë nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka një vajzë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erik Fullani (@erik_a_fullani)

The post Sara Hoxha feston 33 vjetorin e lindjes mes miqsh në Itali – i pranishëm edhe Erik Fullani appeared first on Telegrafi.

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

By: Oldi
7 June 2025 at 09:24

Rreth dy muaj më parë, shkruajtëm për një histori të re që pritej të niste për Sara Hoxhën. Pas ndarjes nga Ledri, duket se edhe për blogeren tashmë është momenti që të nisë një lidhje të re dashurie. Në atë kohë shkruam se kohët e fundit Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të […]

The post Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re appeared first on BoldNews.al.

Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie?

By: D Marku
4 June 2025 at 13:49

Blogerja Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula trazuan rrjetin dy vite më parë me lajmin se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë, Poem Blu.

Ndërsa Sara ka qenë më e rezervuar për ndarjen nga Ledri , reperi ka folur më hapur për këtë periudhë të jetës së tij në intervistën me Arbana Osmanin në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, dhënë në nëntor të vitit të kaluar.

Pas ndarjes, mediat rozë kanë aluduar disa herë për lidhje të mundshme të Ledrit, fillimisht me Rina Zajtin dhe më vonë me Xhensila Myrtezajn.

Mirëpo këngëtarja ka mohuar çdo përfshirje romantike, duke theksuar se afrimiteti i tyre lidhet vetëm me bashkëpunimin muzikor të fundit.

Ndërkohë, burime të ndryshme raportojnë se edhe Sara Hoxha është në një lidhje të re dashurie.

Partneri i saj i ri nuk është personazh publik, ndërsa burimi shton se ata kanë qenë në njohje prej disa muajsh, përpara se të vendosnin ta konkretizonin marrëdhënien.

Ende nuk ka një reagim nga vetë Sara Hoxha lidhur me lajmet e përhapura në media.

The post Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? appeared first on Albeu.com.

Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)

3 June 2025 at 20:39

Blogerja Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula trazuan rrjetin dy vite më parë me lajmin se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, nga e cila kanë edhe një vajzë, Poem Blu.

Megjithëse nuk u bë e ditur arsyeja e ndarjes së tyre, burime të ndryshe treguan detaje asokohe se shkak i ndarjes u bë dëshira e Sarës për të ndjekur karrierën në ekranet televizive (për të cilën Ledri Vula nuk ishte dakord), dhe projekte të ndryshme si pjesmarrja në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Ndërsa Sara ka qenë më e rezervuar për ndarjen nga Ledri , reperi ka folur më hapur për këtë periudhë të jetës së tij në intervistën me Arbana Osmanin në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, dhënë në nëntor të vitit të kaluar.

Pas ndarjes, mediat rozë kanë aluduar disa herë për lidhje të mundshme të Ledrit, fillimisht me Rina Zajtin dhe më vonë me Xhensila Myrtezajn.

Mirëpo këngëtarja ka mohuar çdo përfshirje romantike, duke theksuar se afrimiteti i tyre lidhet vetëm me bashkëpunimin muzikor të fundit.

Ndërkohë, burime të ndryshme raportojnë se edhe Sara Hoxha është në një lidhje të re dashurie.

Partneri i saj i ri nuk është personazh publik, ndërsa burimi shton se ata kanë qenë në njohje prej disa muajsh, përpara se të vendosnin ta konkretizonin marrëdhënien.

Ende nuk ka një reagim nga vetë Sara Hoxha lidhur me lajmet e përhapura në media.

The post Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje) appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Xhensila dhe Ledri Vula: A po flasin të vërtetat pas skenave të afërta?

By: D Marku
2 June 2025 at 19:52

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë sjellë së fundmi një bashkëpunim të shumëpritur me këngën “Ma kthe”, e cila ka grumbulluar miliona klikime dhe është pritur pozitivisht nga publiku.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është vetëm kënga, por edhe afërsia e dukshme midis dyshes gjatë xhirimeve të videoklipit.

Por lidhja mes Xhensilës dhe Ledrit duket se ka shkaktuar më shumë spekulime. Të dy artistët kanë qenë së fundmi në një koncert të përbashkët në Zvicër, ku interpretuan live, dhe sërish ishin të afërt në disa skena, duke bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të nisin aludime të ndryshme për marrëdhënien e tyre.

Ka pasur kritika edhe për lëvizjet skenike të Xhensilës, të cilat janë konsideruar si provokuese në adresë të Ledrit, por asnjë prej tyre nuk ka komentuar përtej muzikës.

The post FOTO/ Xhensila dhe Ledri Vula: A po flasin të vërtetat pas skenave të afërta? appeared first on Albeu.com.

Ju shfaq në ekran foto me Ledrin, Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me reperin

2 June 2025 at 16:46

Mbrëmja e fundit e spektaklit “AG Show”, e drejtuar nga Aurela Gaçe, solli emocione, muzikë dhe një përballje të papritur mes të ftuarës Xhensila Myrtezaj dhe zërave që po qarkullojnë në rrjet.

Pas publikimit të bashkëpunimit muzikor me reperin Ledri Vula, fansat nisën të aludonin për një romancë mes tyre, të nxitur edhe nga fotot e afërta nga videoklipi.

Gjatë koncertit, Aurela i tregoi Xhensilës një nga fotot me Ledrin dhe i drejtoi pyetjen që të gjithë donin ta dëgjonin: “A ka diçka më shumë mes jush?”

Xhensila si fillim i reagoi Aurelës me përgjigje: “Seç mora vesh që kishe ftuar dashnorin në dasëm?”

Pas këtij momenti, Xhensila vendosi t’i japë fund thashethemeve duke deklaruar qartë: “Ishte vetëm një bashkëpunim profesional. Nuk ka asgjë tjetër përtej muzikës.”

Kjo deklaratë, e bërë live në skenë, i dha fund spekulimeve – të paktën për momentin.

The post Ju shfaq në ekran foto me Ledrin, Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me reperin appeared first on Sot News | Lajme.

“Na ka lënduar…”/ Mamaja e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e të birit nga Sara Hoxha

1 June 2025 at 20:28

Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një ndër zhvillimet më të komentuar kohët e fundit në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Tashmë mbi këtë temë ka reaguar edhe nëna e artistit, Xheraldina Vula, e cila në një intervistë për “Klan Kosova” është shprehur hapur për mënyrën si e ka përjetuar familja lajmin.

“[Na ka lënduar]. Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne” tha ajo.

Xheraldina theksoi se ndonëse ndarja nuk ka qenë e lehtë për familjen, ata e respektojnë vendimin e dy të rinjve.”Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”

E pyetur për marrëdhënien me ish-partneren e djalit, ajo u shpreh se lidhja e saj me Sarën nuk ka ndryshuar: “Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh”.

The post “Na ka lënduar…”/ Mamaja e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e të birit nga Sara Hoxha appeared first on Sot News | Lajme.

Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: Na ka lënduar, por marrëdhënia me Sarën mbetet e njëjtë

By: D Marku
1 June 2025 at 17:48
Ndarja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike. Së fundmi, mbi këtë temë ka reaguar edhe nëna e reperit, Xheraldina Vula, në një intervistë për Klan Kosova.

E njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, Xheraldina ka pranuar se lajmi për ndarjen i ka tronditur të gjithë si familje. “Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nënvizon se vendimet për marrëdhëniet e tyre u përkasin të rinjve: “Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”

Pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën nuk ka ndryshuar.

Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh.”

The post Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: Na ka lënduar, por marrëdhënia me Sarën mbetet e njëjtë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ledri dhe Xhensila tregojnë të vërtetën për raportin e tyre: Disa flasin ne…

By: V K
22 April 2025 at 16:01

Dy nga artistët më të dashur të skenës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, vijnë për herë të parë me një bashkëpunim muzikor, që pritet të jetë një nga projektet më të fuqishme të këtij sezoni.

Përmes një postimi në Instagram, artistët kanë konfirmuar lajmin që prej javësh kishte ngjallur kureshtje mes fansave.

“Disa flasin… ne këndojmë. Nesër”, ka shkruar Xhensila.

Të dy kanë zbuluar se kënga është gati dhe do të publikohet nesër.

Projektin muzikor e keni në orën 17:00 në YouTube.

 

The post FOTO/ Ledri dhe Xhensila tregojnë të vërtetën për raportin e tyre: Disa flasin ne… appeared first on Albeu.com.

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje pas divorceve? Zbulohet e vërteta

By: M C
5 April 2025 at 21:36

Jeta private e Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt është vendosur në qendër të vëmendjes pasi dy këngëtarët i dhanë fund lidhjeve me partnerët e tyre.

Pasi Xhensila u divorcua nga aktori i humorit Bes Kallaku, me të cilin ka edhe 2 fëmijë Ajka e Amen, dhe Ledri Vula nga blogerja Sara Hoxha, me të cilën ka vajzën Poem Blu, dyshja janë përfolur shumë mbi jetën private.

Ndërsa së fundmi po qarkullon një thashethem që ka ndezur rrjetin.

Sipas medias Express, dyshja kanë nisur një romancë dhe dyshimet janë ngritur për shkak se janë parë së fundmi shumë shpesh nën shoqërinë e njëritjetrit.

Së fundmi, Ledri Vula është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren. Gjithashtu, dyshja raportohet se janë takuar edhe në Prizren.

Por duket se e gjithë zhurma mediatike është vetëm për të promovuar këngën e re që dy artistët po përgatitin. Duket se është kjo mënyra që Ledri dhe Xhensila kanë vendosur të bëjnë pak zhurmë deri në mbërritjen e projektit.

The post Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje pas divorceve? Zbulohet e vërteta appeared first on Albeu.com.

Ledri dhe Xhensila: Takime të shpeshta mes thashethemeve për një romancë

By: D Marku
1 April 2025 at 11:44

Reperi i njohur, Ledri Vula, shpesh bëhet pjesë e mediave rozë për jetën e tij personale, ndërsa tekstet e këngëve të tij ngjallin gjithmonë diskutime dhe spekulime.

Së fundmi, ai është parë disa herë në shoqërinë e këngëtares Xhensila Myrtezaj në disa nga lokalet më të njohura të Prishtinës. Burime pranë tyre kanë zbuluar se takimet nuk janë të rastësishme dhe se dyshja është parë edhe në Prizren.

Edhe pse fansat mund të presin një bashkëpunim muzikor mes tyre, zërat në prapaskenë flasin për diçka më shumë: një lidhje të mundshme mes dy artistëve.

A do të konfirmojnë ata këto thashetheme apo gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve? Koha do ta tregojë!

The post Ledri dhe Xhensila: Takime të shpeshta mes thashethemeve për një romancë appeared first on Albeu.com.

Edhe pse u nda nga Ledri që një kohë, Sara thotë se nuk është e gatshme për lidhje të re

6 February 2025 at 23:57

Sara Hoxha ka tash e sa kohë që është ndarë nga partneri i saj, reperi Ledri Vula.

Ndërsa kanë bashkë një vajzë të quajtur Poem Blu, ata kanë ndarë rrugët që disa vite.

Blogerja u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëra nga pyetjet kishte të bënte me jetën e saj private, meqë fansat janë të etur të dinë rreth kësaj pjese.

“Je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Jo”, u përgjigj ajo.

As Ledri e as Sara nuk kanë dhënë edhe shumë detaje rreth kësaj marrëdhënie, ndonëse theksuan se thjesht nuk ka funksionuar. /Telegrafi/

Sara Hoxha dhe Ledri Vula

The post Edhe pse u nda nga Ledri që një kohë, Sara thotë se nuk është e gatshme për lidhje të re appeared first on Telegrafi.

❌
❌