Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bardhi tregon të vërtetën për Big Brother VIP: S’ishte eksperienca më e mirë e jetës, por…

By: gaze tare
12 June 2025 at 08:57

I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, Bardhi nuk i kurseu fjalët kur foli për kohën e tij në Big Brother VIP Albania 3. Pa filtra dhe pa dramë të sforcuar, ai pranoi se qëndrimi 53-ditor në shtëpinë më të famshme në vend nuk ka qenë aq i thjeshtë sa dukej nga jashtë.

“Shtatë ditët e para ishin më të vështirat. Tre ditë rresht kam kërkuar telefonin,” rrëfeu ai me sinqeritet. “Nuk është për çdo kë. Unë jam kënaqur, por jo në atë nivel që ta quaj eksperienca më e mirë e jetës.”

Ai nuk e fshehu faktin se dinamika e lojës, ndonjëherë e detyruar, e bëri ambientin të ngarkuar: “Je me njerëz që nuk i njeh, dhe ndonjëherë çdo minutë dikush mundohet të kapet pas teje që loja të bëhet më interesante.”

Por, edhe pse BBV nuk ishte “dream come true”, një gjë është e sigurt: nga ajo eksperiencë, Bardhi doli me dashurinë e jetës, Sara Gjordenin. Sot janë të martuar dhe prindër të Neas së vogël, që erdhi në jetë në fund të vitit që lamë pas.

The post Bardhi tregon të vërtetën për Big Brother VIP: S’ishte eksperienca më e mirë e jetës, por… appeared first on iconstyle.al.

“Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg

24 May 2025 at 09:00

Pas lajmit se aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, janë përfshirë në një skandal në Australi, pasi kishin kthyer banesën në “shtëpi bari” për kultivim kanabisi, reagimi më i komentuar në rrjet erdhi nga reperi Bardhi. Ai shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur një ironie që Vis Pupa kishte bërë ndaj tij gjatë […]

The post “Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg appeared first on BoldNews.al.

Pas komenteve për Sarën, reagon ashpër Bardhi: Edhe shkoj në burg…

By: gaze tare
23 May 2025 at 22:02

Pas lajmeve që tronditën opinionin publik mbi përfshirjen e aktorit Elvis Pupa dhe bashkëshortes së tij Belina Pupa në një çështje penale në Australi, reagimet në rrjet nuk munguan. Një ndër më të komentuaret ishte ai i Bardhi, i cili shfrytëzoi rastin për t’u kthyer tek një situatë e mëparshme mes tij dhe Vis Pupës gjatë kohës së “Big Brother VIP”. (lexo ketu).

Bardhi shkroi një mesazh të drejtpërdrejtë, duke kujtuar ironitë që aktori kishte bërë ndaj tij më parë:

“Po më vjen keq me lexu këtë lajm, se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet. U ngutë me fol për dikon që s’e njeh… Gjatë BB shkrujshe ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, shkroi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_media)

Por ky reagim solli një stuhi komentesh në rrjet, ku shumë ndjekës aluduan se postimi nuk ishte bërë nga Bardhi, por nga gruaja e tij, Sara Gjordeni. Komentet u bënë pikërisht në postin e Iconstyle.

Kjo solli një valë komentesh fyese duke provokuar një reagim të dytë, edhe më të ashpër, nga vetë Bardhi. Duke mohuar çdo aludim, Bardhi theksoi se postimi ishte i tij personal dhe se Sara nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje. Ai u doli në mbrojtje të plotë partneres, duke dënuar gjuhën e urrejtjes në rrjet dhe ofendimet e vazhdueshme që, sipas tij, janë shenja të një shoqërie në degradim.

“Mos i përfshini gratë në dramën tuaj,”- shkruan ai me vendosmëri ne postimin e shpërndarë nga vetë ne, duke i cilësuar komentuesit negativë si “berlloga” dhe “plehra”.

Po ashtu, pjesë e komenteve u përshi edhe bashkëshortja e tij, Sara Gjordeni:

The post Pas komenteve për Sarën, reagon ashpër Bardhi: Edhe shkoj në burg… appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Pas s*lmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg

By: M C
23 May 2025 at 21:19

Pas lajmit tronditës që aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, janë përfshirë në një skandal në Australi për kultivim kanabisi, reagimi më i komentuar në rrjet erdhi nga reperi Bardhi.

Ai shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur një ironie që Vis Pupa kishte bërë ndaj tij gjatë kohës së “Big Brother VIP”.

“Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet. U ngutë me fol për dikon që s’e njeh… Gjatë BB shkrujshe ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, shkroi ai.

Mirëpo, postimi u interpretua nga ndjekësit si i shkruar nga partnerja e tij, Sara Gjordeni, dhe kjo solli një lumë komentesh ofenduese ndaj saj.

Për këtë arsye, Bardhi reagoi sërish ashpër, duke theksuar se postimi ishte i tij personal dhe duke dalë hapur në mbrojtje të Sarës. Ai u bëri thirrje ndjekësve të mos përfshijnë partneren e tij në çështje që nuk e prekin fare.

Ai shprehet i zhgënjyer nga komentet e rënda dhe ofendimet që janë bërë ndaj Sarës dhe tij, duke i cilësuar si një nga arsyet kryesore që shoqëria shqiptare po degradohet.

Bardhi nënvizon se kjo gjuhë e urrejtjes nuk është e pranueshme dhe ka pasoja të rënda për shoqërinë, duke i bërë thirrje ndjekësve që të ndalojnë komente të tilla dhe të mos fyejnë gratë në internet. Ai i quan komentuesit negativë si “berlloga” dhe “plehra”, duke theksuar se nuk u ka bërë asgjë për t’u trajtuar në atë mënyrë.

Këngëtari përfundon me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kujtdo që ka probleme personale me të: t’i drejtohen atij drejtpërdrejt dhe jo të përfshijnë persona të tjerë, duke e mbrojtur Sarën nga sulmet dhe përfshirja në drama online.

The post FOTO/ Pas s*lmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg appeared first on Albeu.com.

Ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet! U ngute të flasësh…

23 May 2025 at 15:44

Aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi. Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është larguar jashtë vendit. Në mesin e […]

The post Ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet! U ngute të flasësh… appeared first on BoldNews.al.

Sara Gjordeni: Në Big Brother VIP Albania kisha ankth nga dallaveret e padrejtësitë

22 May 2025 at 19:36

Sara Gjordeni, një nga figurat më të përfolura të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë së fundmi një moment të ndjeshëm nga përvoja e saj në reality show.

Modelja shqiptare, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend u komentua gjerësisht për marrëdhënien me këngëtarin Bardhi dhe për dinamikat e shumta që krijoi, i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Një ndjekës e ka pyetur nëse ka përjetuar ndonjëherë ankth apo probleme me frymëmarrjen. Sara nuk ka nguruar të ndajë një pjesë të vërtetë nga përjetimet e saj emocionale në shtëpi:
“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, është përgjigjur ajo me sinqeritet.

Foto: Sara Gjordeni/InstaStory

Tutje, ajo theksoi një aspekt të karakterit të saj që shpesh e vendos në situata të vështira: “Unë jam njeri shumë i drejtë, por më dënon impulsiviteti”, shtoi ajo, duke reflektuar mbi mënyrën se si ka reaguar ndaj padrejtësive gjatë qëndrimit në BBVA.

Pavarësisht sfidave, Sara dhe Bardhi kanë vijuar historinë e tyre të dashurisë jashtë shtëpisë. Sot, ata janë të martuar dhe kanë një vajzë, duke ndërtuar jetën e tyre larg kamerave, por jo larg vëmendjes së publikut.

Deklarata e Sarës vjen si një kujtesë se, pas çdo figure publike, qëndron një person me ndjenja, emocione dhe sfida reale, edhe nëse ato ndodhin përballë gjithë Shqipërisë. /Telegrafi/

The post Sara Gjordeni: Në Big Brother VIP Albania kisha ankth nga dallaveret e padrejtësitë appeared first on Telegrafi.

Sara Gjordeni: Kisha ankth në Big Brother VIP nga dallaveret e padrejtësitë, u bëra shumë keq

22 May 2025 at 11:39

Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte shumë e komentuar për dinamikat brenda e po ashtu edhe për raportin me Bardhin.

Modelja shqiptare së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

E një prej tyre kishte të bënte me atë nëse ka pasur ndonjëherë ankth apo probleme të tilla.

“A të ka ndodhur të kesh ankth dhe simptoma si probleme me frymëmarrje?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Unë jam njeri shumë i drejtë por më dënon impulsiviteti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Nikol Idrizi (@saragjordeni)


Sido që të jetë, ajo tani është e martuar me këngëtarin Bardhi dhe kanë bashkë një vajzë. /Telegrafi/

The post Sara Gjordeni: Kisha ankth në Big Brother VIP nga dallaveret e padrejtësitë, u bëra shumë keq appeared first on Telegrafi.

Sara Gjordeni publikon një foto të rrallë të vajzës së saj

9 May 2025 at 23:00

Influencerja njëherazi dhe moderatorja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjet i ka bërë një dedikim të veçantë vogëlushes Nea.

Ndoënse Sara ka publikuar foto të Neas dhe më parë, POR ajo është kujdesur që të mos zbulojë portretin e vogëlushes. POR mesa duket deri këtu ishte kjo stepje nga ana e influenceres.

 

Në postimin e fundit, ku shfaqet një pjesë e fytyrës së Neas, Sara nëpërmjet fjalëve të shkruara në këtë post arrin që të na krijojë një imazh të vogëlushes në mendjen tonë.

Postimi i plotë: E dua atë pak të verdhë të diellit që sytë e tu blu kanë mes tyre!

S’di sesi bora ka zbritur në lëkurën tënde të bardhë por disi, munda gjatë krijimit tënd që ftohtesinë e botës të ta shtroja mbi lëkurë. Jam e bindur se, diku lart në hyjni,

engjëjt mblodhën këngët e tyre më të bukura për të krijuar zërin tënd, e ata mendjelehtë s’u ndalen aty,

të hodhen ar mbi flokë sikur të mos ekzistonte vend tjetër! Mami nuk di të hedhë ngjyra në kanavace, por lehtësisht isha krenuar pa modesti sesi pikturat më të famshme në botë, i kisha hedhur diku në një cep të harroheshin përjetë përpara portretit tënd.

Pse ngec kur shkruaj për ty? A s’jam unë ajo vajza arrogante në krenarinë time për oratorinë?

Ku më shkojnë fjalët përpara teje? Si mund të më munde një kundërshtare kaq engjëllore që ende s’di të lëshojë një tingull të plotë? Vallë kaq e fuqishme je?!

Për këtë ndjesi më ka folur nëna ime 27 vite? Nëse kjo është vetëm maja e ajsbergut të rrugës sonë, shpresoj të di të notoj më thellë se Mariana Trench një ditë, të shoh aq thellë brenda teje sa edhe nese une s’jam shoqja jote më e ngushtë, ti te jesh e imja! Me shpresën që diku, dikur, një ditë, do i lexosh këto postime ; Mami!

The post Sara Gjordeni publikon një foto të rrallë të vajzës së saj appeared first on Sot News | Lajme.

Dea Mishel, Argjira Spanca, Agnesa Vuthaj, Sara Gjordeni dhe nëna e Eglit, dalin njëra pas tjetrës për t’i dhënë një mesazh

20 April 2025 at 01:00

Një surprizë e madhe priti Eglin në finalen e Big Brother, ku u përball me motrën e saj, Ejonën.

Ejona i tregoi se ishte aty për një arsye. Ajo i kujtoi Eglit se kur kishte dalë njëherë më parë, kishte qenë në një gjendje shumë të keqe, dhe ajo i kishte thënë të mos rikthehej më.

Por tani që Egli ka arritur deri në finale, Ejona pranoi se ka qenë e gabuar që nuk ka dashur rikthimin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas këtij momenti të ndjerë, Ejona e mori Eglin dhe e çoi në studion e Big Brother, ku e priste një surprizë shumë e bukur, ku vajza të njohura dolën njëra pas tjetrës për të folur për Eglin.

E para që u shfaq ishte Dea Mishel. Ajo tha: “Nëse i nënshtrohesh dashurisë nuk është dobësi. Dëshiroj që këtë dashuri pa kushte t’ia falësh vetes tënde sepse je një yll.”

Foto: Screenshot/YouTube

E dyta ishte Argjira Spanca. Ajo tha: “Sot na tregove mësimin më të madh që mund ta mësosh – si ta duash veten.”

Më pas ishte Agnesa Vuthaj. Ajo tha: “Egli kishte një forcë të rrallë, kishte guximin të ishte e vërtetë edhe kur ishte e lënduar. Ji vetvetja, guxo, jeto, dashuro sepse lojën e jetën në fund e fiton ajo që guxon, si ti Egli.”

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje erdhi Sara Gjordeni. Ajo tha: “E ke merituar finalen plotësisht. Je një grua që kalove një det të madh trazirash. Unë do të të jap një këshillë – kur të dalësh nga këtu mos lexo asnjë mesazh negativ. Merre kohën të pish kafen e mëngjesin, të rrish me njerëzit që të duan. Jeta do të të japë shumë gjëra të bukura kur të dalësh nga këtu.”

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas erdhi nëna e saj, e cila tha: “Unë dhe Babi jemi krenarë për vajzën me shpirtin e madh, tepër shumë të ndjeshme. Jemi shumë krenarë me ty, zemra ime.”

Një natë e mbushur me emocione të forta dhe dashuri, që Egli do ta mbajë mend përgjithmonë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

The post Dea Mishel, Argjira Spanca, Agnesa Vuthaj, Sara Gjordeni dhe nëna e Eglit, dalin njëra pas tjetrës për t’i dhënë një mesazh appeared first on Telegrafi.

Sara Gjordeni rikthehet në ekran me një super projekt të pazhvilluar më parë, ja për çfarë bëhet fjalë!

8 April 2025 at 19:37

Pas një pauze në ekran, Sara Gjordeni është gati të rikthehet me një ide të re televizive, që sjell emocione të veçanta për nënat e ardhshme.

E ftuar në një emision televiziv, ajo ndau me publikun detaje nga projekti, por edhe nga jeta e saj personale.

Formati i ri do të fokusohet në një moment të veçantë për çdo prind të ardhshëm: zbulimin e gjinisë së bebit.

“Një format ndryshe, që synon të sjellë ndjeshmëri dhe gëzim në ekran,” tha Sara, duke theksuar rëndësinë e këtyre çasteve për familjet.

Në intervistë, ajo foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Bardhin, dhe vendimin për të lidhur kurorë.

“Martesa me Bardhin ishte një dëshirë e tij që unë vendosa ta plotësoja me zemër,” rrëfeu ajo me sinqeritet. Sara theksoi gjithashtu mirëkuptimin dhe tolerancën në çift, duke shtuar: “Të dy jemi të hapur dhe tolerantë ndaj besimeve të njëri-tjetrit, nuk jemi ekstremistë.”

Në fund, me shumë emocion, Sara foli për vajzën e saj të vogël, Nea. “Ajo është kopja ime e vogël,” tha ajo me dashuri, duke shtuar se dëshiron t’i ofrojë të bijës gjithçka që vetë nuk ka pasur mundësinë të përjetojë gjatë fëmijërisë.

The post Sara Gjordeni rikthehet në ekran me një super projekt të pazhvilluar më parë, ja për çfarë bëhet fjalë! appeared first on Sot News | Lajme.

Sara Gjordeni rikthehet në ekran: Flet për projektin e ri, martesën dhe vajzën

By: gaze tare
7 April 2025 at 20:03

Sara Gjordeni ka ndarë disa momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe profesionale në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, pasditen e sotme.

Ajo konfirmoi se është gati të rikthehet në ekran me një projekt televiziv të veçantë, i cili do të fokusohet në momentin emocionues të zbulimit të gjinisë për gratë shtatzëna. Një format ndryshe, që synon të sjellë ndjeshmëri dhe gëzim në ekran.

Ndërsa foli për jetën në çift, Sara zbuloi se martesa me Bardhin ishte një dëshirë e tij që ajo vendosi ta plotësonte me zemër. Ajo shtoi se të dy janë të hapur dhe tolerantë ndaj besimeve të njëri-tjetrit, duke theksuar se nuk janë ekstremistë.

Në përfundim, ish-banorja e Big Brother VIP foli me emocione për vajzën e saj, Nea, të cilën e përshkroi si “kopjen e saj të vogël”. Sara theksoi se dëshiron t’i ofrojë të bijës gjithçka që ajo vetë nuk e ka pasur mundësi të përjetojë në fëmijëri.

The post Sara Gjordeni rikthehet në ekran: Flet për projektin e ri, martesën dhe vajzën appeared first on iconstyle.al.

Martesa në xhami, Sara e sqaron për publikun: Nuk jam konvertuar në fenë islame

By: gaze tare
3 April 2025 at 12:30

Sara Gjordeni dhe Bardhi u martuan në xhami gjatë muajit të Ramazanit, duke respektuar traditat islame, besimit të të cilit i përket Bardhi. Sara, e cila është besimtare e krishterë-ortodokse, theksoi se toleranca e besimeve është ajo që e bën të veçantë lidhjen e tyre. Ajo shpjegoi se, megjithë kritikave për faktin se kishin fëmijë, ata ndoqën ritet sipas këshillës së hoxhës dhe nuk u shqetësuan nga opinionet e jashtme.

“Nuk ka rëndësi fare besimi i tjetrit, kur vjen puna tek rutina jonë tek dëshirat tona. Duket se e kemi respektin të instaluar tek njëri-tjetri, sa i përket besimit, nuk është se [unë dhe Bardhi] i kemi vendosur njëri-tjetrit rregulla që ‘shiko ti do të bësh këtë’ sepse besimi im nuk e toleron”, pohoi ajo.

“[Martesa në xhami] sigurisht që ishte e çuditshme, unë nuk kam qenë asnjëherë në praninë e një hoxhe apo një xhamie, sigurisht kam kaluar koxha kohë me njerëz të besimit myslimanë, pasi nëna ime e ka komplet familjen që i përket këtij besimi, sigurisht kam parë Bardhin të falej apo të lexonte Kuran. E gjithë eksperienca ime ishte paqësore dhe më dha një ndjesi shumë të mirë”.

Sara theksoi gjithashtu se martesa në xhami ishte një eksperiencë pozitive për të, pavarësisht se nuk kishte qenë ndonjëherë në një xhami më parë, dhe se e ka respektin për besimin mysliman. Ajo po ashtu sqaroi se nuk është konvertuar në fenë islame, pas aludimeve që u bënë pas fotografive të martesës. Përveç kësaj, Sara njoftoi se do të moderonte një emision të ri në Top Channel, “Vajzë apo djalë”.

The post Martesa në xhami, Sara e sqaron për publikun: Nuk jam konvertuar në fenë islame appeared first on iconstyle.al.

Sara dhe Bardhi martohen sipas zakoneve të besimit mysliman

By: gaze tare
29 March 2025 at 09:24

Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë kurorëzuar sërish dashurinë e tyre në martesë, por kësaj here, sipas zakoneve të besimit mysliman. Me një postim në platformën “Instagram”, Sara ka shpërndarë një foto, e mbuluar me një shami të bardhë, ku shkruan se është martuar me dashurinë e jetës së saj sipas zakoneve.

“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve te tij me dashurine e zemres sime prej grifshe”, shkruan ajo.

Çifti i famshëm e kanë celebruar dashurinë e tyre më 11 nëntor të 2024, gjithashtu janë prindër të një vajze, e cila quhet Nea.

The post Sara dhe Bardhi martohen sipas zakoneve të besimit mysliman appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Sara Gjordeni vesh hixhab dhe martohet në xhami në muajin e Ramazanit me Bardhin

28 March 2025 at 22:18

Për së dyti herë, dy ish banorët e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni dhe Bardhi janë martuar, por kësaj here sipas zakoneve myslimanë. Çifti, të cilët janë dhe prindi i vajzës së tyre Nea, kanë ndarë foto nga martesa e tyre, teksa kanë shkruar dhe fjalë të ëmbla për njëri-tjetrin. E veshur me hixhab të […]

The post FOTO/ Sara Gjordeni vesh hixhab dhe martohet në xhami në muajin e Ramazanit me Bardhin appeared first on BoldNews.al.

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

28 March 2025 at 22:19

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni dhe Bardhi, kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga dalja e tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Lidhja e tyre ka vazhduar edhe jashtë spektaklit, duke u kurorëzuar me lindjen e vajzës së tyre, Nea.

Sot, Bardhi ndau me ndjekësit e tij një lajm të veçantë: ai dhe Sara janë martuar sipas riteve islame në një ceremoni të mbajtur në xhami.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim emocional, ai zbuloi se kishte pritur me padurim që kurorëzimi të ndodhte pikërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në një ditë të premte.

“Me ndihmën e Zotit, më në fund mu realizua dëshira. Faleminderit @saragjordeni që pate durim një vit për këtë ditë të shenjtë për ne të dy dhe që iu përshtate zakoneve të fesë Islame. Vetëm dua të të them që shumë po të ka hije”, shkroi Bardhi.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër, edhe Sara reagoi duke sqaruar se nuk është konvertuar në fenë islame, por ka respektuar traditat fetare të partnerit të saj në këtë ditë të veçantë.

“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve të tij me dashurinë e zemrës sime”, u shpreh ajo.

Ky hap i rëndësishëm në jetën e tyre ka emocionuar fansat, të cilët i kanë uruar çiftit lumturi dhe harmoni në martesën e tyre. /Telegrafi/

The post Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame appeared first on Telegrafi.

FOTO/ Sara Gjordeni bën ndryshimin e papritur në pamje

By: M C
21 March 2025 at 19:55

Ish-banorja e “BBVA3” e njohur ndryshe dhe si një nga influenceret shqiptare Sara Gjordeni, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim të papritur në look.

Prej një periudhe të gjatë kohore ne Sarën e kemi parë me flokë brune. Mirëpo në postimin e bërë së fundmi ajo është shfaqur bjonde.

Teksa publikoi foto krah partnerit, këngëtarit Bardhi Idrizi, dyshja shfaqet përpara pasqyrës matchy-matchy.

Kujtojmë se përpara se të dilte nga “BBVA3” edhe Bardhi ka qenë brun derisa bëri një ndryshim në look, njëjtë si partnerja e tij së fundmi.

The post FOTO/ Sara Gjordeni bën ndryshimin e papritur në pamje appeared first on Albeu.com.

Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni tregon rastësinë me çiftin Egli dhe Gjesti

By: gaze tare
19 March 2025 at 16:42

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Gjordeni ka treguar një rastësi që ka ndodhur me mikrofonat e banorëve të cilat janë me numra, ku Egli mban mikrofonin e Sarës, ndërsa Gjesti të Bardhit.

Nga ana tjetër, Sara tregon ka folur rreth marrëdhënies së çiftit, duke dhënë dhe një mesazh për gjithë komentet që thuhen për ta në rrjet dhe panele televizive ku flitet për BBV. Ndërsa jep mendimin e saj për secilin nga dy banorët, ajo bën thirrje për të ndalur komentet negative e ofenduese në rrjet për dy njerëz që po i japin publikut kaq shumë emocione.

Po ashtu, Sara e thekson se e gjitha kjo është një lojë, e se aty brenda ndodh një eksperiment social.

Postimet e Sarës:

The post Njësoj si ajo dhe Bardhi! Sara Gjordeni tregon rastësinë me çiftin Egli dhe Gjesti appeared first on iconstyle.al.

“Mos lexo asnjë koment”/ Sara Gjordeni reagon pas largimit të Eglit nga “BBVA”

By: gaze tare
6 March 2025 at 20:08

Pas largimit të Eglit nga Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka reaguar me një mesazh mbështetës në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, ajo i ka bërë thirrje Eglit të mos lexojë komentet negative dhe i ka shprehur mbështetjen e saj të plotë.

Tani që dole, mos lexo asnjë koment! Nuk je asgjë nga ato që thonë. Të pres me krahët hapur për disa fjalë zemre nga eksperienca, kurdo që ti të bëhesh më mirë!”, ka shkruar Sara, duke e inkurajuar Eglin pas përfundimit të rrugëtimit të saj në BBVIP.

The post “Mos lexo asnjë koment”/ Sara Gjordeni reagon pas largimit të Eglit nga “BBVA” appeared first on iconstyle.al.

‘Dhuratën e keni nga Nea’/Për 8 Mars, Sara Gjordeni u vjen në ndihmë grave të sëmura

By: gaze tare
4 March 2025 at 16:58

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Gjordeni ka vendosur të ndihmojë gratë e prekura nga sëmundje tumorale. Ajo ka treguar se do ndihmojë tre gra që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duke ua financuar ndërhyrjet kirurgjikale.

“Ps : Spitalet duhet te jene ne territorin shqiptar! Dhuraten e keni nga Nea“- shkruan ajo krah postimit.

Kjo nismë e saj është pritur mjaft mirë nga publiku, duke e përgëzuar Sarën për veprimin human që ka vendosur të ndërmarrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Nikol Idrizi (@saragjordeni)

The post ‘Dhuratën e keni nga Nea’/Për 8 Mars, Sara Gjordeni u vjen në ndihmë grave të sëmura appeared first on iconstyle.al.

‘Dhuratën e keni nga Nea’/Për 8 Mars, Sara Gjordeni u vjen në ndihmë grave të sëmura

By: D Marku
4 March 2025 at 17:46

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Gjordeni ka vendosur të ndihmojë gratë e prekura nga sëmundje tumorale. Ajo ka treguar se do ndihmojë tre gra që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duke ua financuar ndërhyrjet kirurgjikale.

“Ps : Spitalet duhet te jene ne territorin shqiptar! Dhuraten e keni nga Nea“- shkruan ajo krah postimit.

Kjo nismë e saj është pritur mjaft mirë nga publiku, duke e përgëzuar Sarën për veprimin human që ka vendosur të ndërmarrë.

The post ‘Dhuratën e keni nga Nea’/Për 8 Mars, Sara Gjordeni u vjen në ndihmë grave të sëmura appeared first on Albeu.com.

❌
❌