Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025Main stream

Sulmi ndaj News24/ Reagon Ilir Meta: Akt kriminal i regjimit të “Ramaduros”

By: V K
9 August 2025 at 15:21

Ditën e sotme, policia rrethoi godinën e televizionit News24, duke ndaluar hyrjen e gazetarëve, pasi godina rezulton pronë shtetërore dhe do të përdoret për prodhimin e armëve.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar nga qelia Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i cili e quan “një akt kriminal të regjimit të “Ramaduros”.

“Akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit “News 24” është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv të “Ramaduros”, armik i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.

Duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale të ushtrimit me ndershmëri të misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm.

U bëj thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që na largon gjithmonë e më shumë nga Europa për ta kthyer vendin dekada pas në kohërat e errëta të diktatures totalitare dhe të izolimit të eger nga bota e qytetëruar”, shkruan Meta.

The post Sulmi ndaj News24/ Reagon Ilir Meta: Akt kriminal i regjimit të “Ramaduros” appeared first on Albeu.com.

Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës

9 August 2025 at 15:18

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër lidhur me rrethimin e medias News24 dhe paralizimin e punës së gazetarëve, si pasojë e moslejimit të hyrjes në ambientet e punës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike. I ftuar në Syri TV, ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias, duke kujtuar edhe precedentë […]

The post Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

9 August 2025 at 13:28

Nga Andi Bushati Rreth shtatë vite më parë, pikërisht në të njëjtat mjedise ku sot u turrën forcat e policisë, për të mbyllur televizionin News 24, dhe për të penguar gazetarët të shkonin në punë, Edi Rama hyri si i ftuar i Ylli Rakipit. Ishte koha e kanabizimit të vendit dhe e shpërthimit të skandaleve […]

The post Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Prerja e sinjalit të News24, sulm ndaj fjalës së lire

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi sot në lidhje me aksionin e policisë për lirimin e godinës së televizionit News24, e cila ndodhet në ambientet shtetërore të ish-Uzinës së Autotraktorëve, në Shkozë të Tiranës.

Kreu i PD-së e ka cilësuar operacionin e policisë si një sulm ndaj fjalës së lirë. Berisha theksoi se qeveria urdhëroi policinë që “të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri”.

Berisha thekson se Partia Demokratike “duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën sulmin ndaj fjalës së lirë” dhe “kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni”.

“Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit News24”, theksoi ndër të tjera Berisha.

/m.q/ /a.g/

The post Berisha: Prerja e sinjalit të News24, sulm ndaj fjalës së lire appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrethimi nga Policia/ Reagon “Panorama Group”: Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare, kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033

By: V K
9 August 2025 at 12:52

Pas bllokimit dhe ndërprerjes së aktivitetit mediatik, ka reaguar  shoqëria “Panorama Group” sh.a.        Në reagim thuhet se “Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033.

Në reagim gjithashtu, theksohet se çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

Shoqëria “Panorama Group” sh.a. shton se; ambientet janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga Ardi Veliu-shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur, sipas tyre, të drejtat kontraktuale dhe ligjore.

Sipas deklaratës, vendimi i Këshillit të Ministrave nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.

Gjithashtu, “Panorama Group” sh.a. thotë se ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët të hyjnë në ambientet e tyre të punës.

““Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, ambientet e Shoqërisë “Panorama Group” sh.a. (Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama) janë bllokuar dhe i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.

“Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

Megjithatë, ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.

Ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët tanë të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Si pasojë, pasqyrimi i lajmeve penguar dhe pajisjet tona teknike rrezikohen nga mungesa e energjise elektrike.

“Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias.

The post Rrethimi nga Policia/ Reagon “Panorama Group”: Ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare, kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033 appeared first on Albeu.com.

Qeveria i fik sinjalin News24/ Berisha: Një akt prej xhelati i Ramaduros ndaj fjalës së lirë

9 August 2025 at 11:50

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aktin e sotëm të Qeverisë, e cila ka rrethuar me Polici godinën e News 24 në Shkozë, duke i fikur sinjalin televizionit dhe duke mos lejuar gazetarët të futen në redaksi, për shkak se do e kthejë në fabrikë të prodhimit të armëve. Në një postim në rrjetet […]

The post Qeveria i fik sinjalin News24/ Berisha: Një akt prej xhelati i Ramaduros ndaj fjalës së lirë appeared first on BoldNews.al.

Policia ndalon punën e News 24: Godina e saj do të jepet për fabrikë armësh

9 August 2025 at 11:09

Televizioneve News 24 dhe Panorama iu ndërpre sot sinjali i transmetimit ndërsa policia ndaloi gazetarët e tyre të hyjnë në zyra me arsyetimin se ishin urdhëruar të lironin godinën. Organizatat e medias dhe shoqërisë civile e dënuan rastin si pengim të punës së gazetarëve dhe cenim të lirisë së shprehjes.

Policia ndalon punën e gazetarëve

Në orët e para të mëngjesit të 9 gushtit, policia rrethoi selinë e televizioneve News 24, Panorama dhe mediave të tjera të lidhura me to. Gazetarë, operatorë dhe teknikë u nxorën jashtë dhe u ndaluan të hyjnë, më pas godinës iu ndërpre energjia dhe sinjali i transmetimit.

Në godinën që dikur ka qene “Uzina e Pjesëve të Ndërrimit të Automjeteve” në Shkozë kanë zyrat edhe “BallkanWeb”, “Panorama”, “Panorama Sport” dhe “Gazeta Shqiptare”, pjesë të “Media Focus Group” dhe “Panorama Group” të familjes Hysenbelliu.

Lajmi u bë publik nga vetë gazetarët në rrjetet sociale. Osman Stafa shkroi në Facebook se askush nga stafi nuk u lejua të hynte në vendin e punës apo të transmetonte ngjarjen.

“Kam ardhur për të nisur lajmet dhe gjeta një dyzinë policësh që na penguan të punojmë”, tha përmes një videoje postimi gazetari Klevin Muka.

Drejtoresha e Përgjithshme e News 24, Anila Jole e konsideroi aksionin policor një “sulmi brutal i paprecedentë”. Ajo tha se gazetarët “u trajtuan si kriminelë”.

Konteksti ligjor dhe reagimi i organizatave

Një vendim i qeverisë i datës 12 mars 2025 i kaloi godinën e ish-Uzinës kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve KAYO, e cila drejtohet nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Objekti ku ndodhet “News 24” dhe mediat e tjera duket se do të shndërrohet në fabrikë mjetesh dhe logjistike ushtarake. Por procedura e kalimit të pronësisë ka qenë jo-transparente dhe për pretendimet e tyre, palët u janë drejtuar gjykatave.

Televizioni ka qenë qiramarrës prej vitit 2003 në këtë hapësirë, e cila deri në mars 2025 ishte në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Aksioni policor i ndërmarrë sot u dënua nga opozita dhe organizatat e medias. Në deklarata të ndryshme përfaqësues të opozitës e konsideruan atë një sulm.

Ndërkohë, “SafeJournalist Albania” paralajmëroi se ky veprim rrezikon lirinë dhe pavarësinë e medias.

“Ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksi dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar. Ne po e ndjekim nga afër situatën dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet,” deklaroi SafeJournalist Albania.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) kërkoi ndërprerjen e veprimeve policore që pengojnë gazetarët.

“Institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare,” u tha në deklaratën e Unionit.

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) theksoi se policia nuk paralajmëroi mediat, duke i lënë pa kohë për të marrë masa. AGSH kërkoi negociata urgjente që të garantojnë një tranzicion të butë pa ndërprerë punën e rreth 200 punonjësve të medias.

Organizata “Qëndresa Qytetare” kërkoi transparencë mbi operacionin dhe paralajmëroi se liria e medias në vend është në rënie të ndjeshme, kjo e reflektuar prej disa vitesh edhe nga raportet ndërkombëtare.

“Një vend që cenon lirinë e medias është gati të bëjë kurban lirinë e qytetarit”, paralajmëroi ndër të tjera organizata.

Lexo gjithashtu:

The post Policia ndalon punën e News 24: Godina e saj do të jepet për fabrikë armësh appeared first on Citizens.al.

Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias!

By: V K
9 August 2025 at 11:24

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj medias News24.

Pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24 nga autoritetet, lideri demokrat Berisha, ka reaguar ashpër duke u shprehur; “Regjimi ndërpret sinjalin e News24, sulm ndaj lirisë së medias”.

 

 

The post Sali Berisha reagon ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të News24: Sulm ndaj lirisë së medias! appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj News24/ Përplotet Drejtoresha e Përgjithshme Anila Jole: I paprecedentë, 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë, jo gazetarë (VIDEO)

By: V K
9 August 2025 at 10:55

Mëngjesin e sotëm 9 gusht 2025, Policia ka rrethuar godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.

Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.

Tashmë News24, ka nisur transmetimin maratonë në Youtube, nga ku qytetarët do të ndjekin gjithçka po ndodh në kohë reale, pavarësisht përpjekjeve që zëri i të vërtetës të mos mbërrijë tek qytetarët, duke ndërprerë energjinë elektrike, e për pasojë edhe trensmetimin e medias më të rëndësishme informative në vend.

 

 

Drejtoresha e News24, Anila Jola, është përlotur nga situata në të cilën ndodhet News24 nën terrorin e policisë.

“Ështe një situatë qe nuk mund ta përshkruaj, jam zgjuar me telefonatën që që në orën 6 këtu kishte ardhur policia. Erdhëm bashkë me kolegët por nuk u lejuam të hynim brenda dhe të vijonte transmetimi. News24 është rrethuar nga policia dhe gjithçka ndodhi pa një njoftim paraprak, si të ishim një kioskë e thjeshtë. Ishte vendim arbitrar abuziv i papritur dhe nuk u lejuam të hynim në vendin e punës si të ishim kriminelë jo punonjës kaq vjeçarë të News24.

Nuk e përfytyroj dot këtë që po ndodh me median më të besueshme për shqiptarët. Lokalet kishin lënë ekranin e bardhë, me shpresën se ka ndonjë difekt. Shikuesit shpresojnë që ne do të rikthehemi. Ndoshta duhet të presim të hënën që të nisin punën gjykatat dhe të japë një vendim shpresojmë në favorin tonë. Ngjarja më e dhimbshme që ndodh në këto vite punë. 230 punonjës që në lëtë moment janë në rrugë. 230 familjeve u janë prerë të ardhurat”, shprehet ajo.

The post Sulmi ndaj News24/ Përplotet Drejtoresha e Përgjithshme Anila Jole: I paprecedentë, 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë, jo gazetarë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Qeveria i fik sinjalin News24/ Maliqi: Çmenduri! Po kthehemi në diktaturë, duhet reagim urgjent

9 August 2025 at 09:37

Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me aktin e sotëm të Qeverisë, e cila ka rrethuar me Polici godinën e News 24 në Shkozë, duke i fikur sinjalin televizionit dhe duke mos lejuar gazetarët të futen në redaksi, për shkak se do e kthejë në fabrikë të prodhimit të armëve. Në një postim në rrjetet […]

The post Qeveria i fik sinjalin News24/ Maliqi: Çmenduri! Po kthehemi në diktaturë, duhet reagim urgjent appeared first on BoldNews.al.

Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ

9 August 2025 at 08:51

Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në […]

The post Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ appeared first on Reporter.al.

Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari

By: V K
9 August 2025 at 09:34

Pas zhvillimeve që përfshijnë bllokimin e aksesit për gazetarët e News24, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Ajo që po ndodh me News24 nuk është thjesht sulm ndaj një media të lirë, por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari”, u shpreh Mediu, duke theksuar se veprimi është kryer pa asnjë vendim gjykate dhe në shkelje të parimeve demokratike.

Sipas tij, qeveria vepron kundër fjalës së lirë dhe, kur nuk mund ta blejë apo ta mbyllë një zë kritik, “përdor dhunën e paligjshme”.

Kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo e shqiptarëve. Shqipëria sot është dhunë, korrupsion dhe krim”, shkruan ai.

The post Fatmir Mediu: Sulmi ndaj News24 është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari appeared first on Albeu.com.

Policia rrethon ambientet e medias News24, reagon rrjeti SafeJournalists: Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias

By: V K
9 August 2025 at 08:55

Me anë të një njoftimi, Rrjeti SafeJournalists Shqipëri, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur represionin nga Policia e Shtetit në ambientet e News24.

Organizata shprehet e alarmuar për pengimin e aksesit në ambientet e redaksive të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë.

Sipas njoftimit, ky veprim kufizon qasjen e gazetarëve në vendin e punës dhe pengon ushtrimin e detyrës së tyre profesionale.

Organizata paralajmëron se veprime të tilla, përbëjnë rrezik për lirinë dhe pavarësinë e medias në vend.

SafeJournalists, bën të ditur se po e ndjek nga afër situatën dhe do të vazhdojë monitorimin e zhvillimeve në ditët në vijim.

 

The post Policia rrethon ambientet e medias News24, reagon rrjeti SafeJournalists: Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias appeared first on Albeu.com.

News24 prej 2 orësh nën rrethim, policia ndërpret edhe energjinë elektrike (VIDEO)

By: V K
9 August 2025 at 08:15

Këtë të shtunë, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën.

Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Policia e Shtetit, vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Prej 2 orësh, dhjetëra uniforma mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.

 

Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.

Ky veprim, rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend.

The post News24 prej 2 orësh nën rrethim, policia ndërpret edhe energjinë elektrike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

9 August 2025 at 07:55

Policia e Shtetit ka rrethuar mëngjesin e kësaj të shtune godinën e televizionit News 24 në zonën e Shkozës, duke kërkuar lirimin e ambienteve. Raportohet se gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi, ndërsa është kërkuar që të dalin nga godina dhe ata punonjës që janë brenda. Gjithashtu, godinës i është ndërprerë edhe energjia elektrike. […]

The post Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi appeared first on BoldNews.al.

Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi (VIDEO)

By: V K
9 August 2025 at 07:35

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën.

Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO”, i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.

 

 

Veprimet arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të mediave.

 

The post Policia e Shtetit rrethon News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm

2 August 2025 at 13:55

Atletja e famshme amerikane, Sha’Carri Richardson u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle Tacoma pas një incidenti me të dashurin e saj, atletin Christian Coleman.

Kampionia olimpike në stafetën 4×100 metra me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Parisi iu desh të kalonte 19 orë në qendrën korrektuese Score South, pasi u filmua duke goditur të dashurin e saj.

Sipas një raporti policor të marrë nga mediumit The Athletic nga Departamenti i Policisë së Seattle, Richardson dhe Coleman ishin të përfshirë në një grindje në një pikë kontrolli të sigurisë në aeroport.

Në atë rast, atletja amerikane e shtyu dhe e goditi vazhdimisht të dashurin e saj, me të cilin është në një lidhje prej dy vitesh, megjithëse çifti nuk foli për lidhjen deri në shkurt.

 

Sha’Carri Richardson arrested in alleged domestic violence incident, police say https://t.co/NvQn7q2WQo

— USA TODAY (@USATODAY) August 1, 2025

Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë dhe u konsideruan mjaftueshëm të besueshme për të justifikuar arrestimin. Vepra penale u listua si dhunë në familje e shkallës së katërt.

I dashuri i saj, një kampion i shumëfishtë bote, refuzoi të ngrinte padi dhe e shpëtoi të zgjedhurën e tij nga një dënim më i rëndë.

Pasi kaloi 19 orë në Qendrën Korrektuese Score South, Sha’Carri Richardson u lirua dhe çështja u mbyll.

 

OLYMPIC SPRINTER SHA’CARRI RICHARDSON WAS REPORTEDLY ARRESTED IN CONNECTION WITH AN ALLEGED DOMESTIC INCIDENT INVOLVING FELLOW SPRINTER CHRISTIAN COLEMAN. pic.twitter.com/xV5GrdihIz

— Poetik Flakko (@FlakkoPoetik) August 2, 2025

Në Lojërat Olimpike të Parisit, Sha’Carri fitoi medaljen e artë në stafetë me Ekipin e SHBA-së dhe fitoi medaljen e argjendtë individualisht. Ajo është fituese e shumëfishtë e medaljeve nga kampionatet botërore.

Nga ana tjetër, i dashuri i saj Christian Coleman është pesë herë kampion bote. /Telegrafi/

 

Sha’Carri Richardson arrested at Seattle airport over domestic violence incident https://t.co/1JeZjQhhla pic.twitter.com/AApImjjAxy

— New York Post (@nypost) August 2, 2025

 

The post Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm appeared first on Telegrafi.

Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”

31 July 2025 at 18:39

Gjykata Kushtetuese vendos të mos e shfuqizojë ligjin që ndryshon kuadrin për “Zonat e Mbrojtura”.

Përmes një konference për shtyp, pasditen e sotme Gjykata Kushtetuese tha se kishte vendosur të rrëzojë kërkesën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit dhe organizatave mjedisore “Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS) dhe “EcoAlbania”, të cilët kërkonin shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 ‘Për Zonat e Mbrojtura’”.

Pretendimet për cenim të barazisë përpara ligjit, parimeve të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së akteve u rrëzuan për mungesë argumentesh kushtetuese.

Njësoj u rrëzua pretendimi se ndryshimet cenojnë trashëgiminë natyrore dhe identitetin kombëtar.

Gjykata vlerësoi se ligji është një ligj kuadër, pra nuk krijon pasoja të drejtpërdrejta dhe konkrete për mjedisin. Efektet reale do të vlerësohen vetëm kur të miratohen aktet nënligjore (si vendimet e Këshillit të Ministrave).

Sa i takon konsultimeve publike, Gjykata vlerësoi se ato ishin përmbushur, pasi nisma ishte parlamentare dhe Kuvendi kreu konsultimin me publikun për versionin përfundimtar të projektligjit.

Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e ndarë (pa shumicë të cilësuar prej 5 gjyqtarësh) sa i takon pajtueshmërisë ose jo të ndryshimeve me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe “acquis communautiaire”, Gjykata Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të Kushtetutës dhe vendosi rrëzimin e kërkesës.

Për rrjedhojë ligji nr. 21/2024 mbetet në fuqi.

Në seancën e 23 qershorit, palët patën paraqitur qëndrime të kundërta mbi ndikimin mjedisor dhe standardet kushtetuese të ligjit. Organizatat mjedisore argumentuan se ligji hapte rrugën për ndërtime në zona natyrore të ndjeshme.

Vendimi, i cili pritet të zbardhet në javët e ardhshme, ka ngjallur zhgënjim nga shoqëria civile, pasi krijon precedent për dobësimin e mbrojtjes ligjore të natyrës në emër të investimeve.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura” appeared first on Citizens.al.

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

By: V K
29 July 2025 at 07:51

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës (wiiw), Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, duke arritur në 1,58 miliardë euro, nga 1,5 miliardë euro në vitin 2023 me rritje vjetore prej rreth 5.7%.

Ajo që bie në sy për Shqipërinë është rritja e fortë e riinvestimeve të fitimeve, të cilat u zgjeruan nga 137 milionë euro në 2017, në 852 milionë euro në 2024, një tregues i mirëbesimit të investitorëve ekzistues.

Në të kundërt, investimet përmes kapitalit të ri ranë nga 808 milionë euro në 2017 në 709 milionë në 2024.

Në të njëjtin vit, Serbia arriti të tërheqë 5,2 miliardë euro ose 14% më shumë se në vitin 2023, më shumë se të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku.

Rritja ishte veçanërisht e theksuar në investimet e reja që shkuan në 2.5 miliardë euro dhe në riinvestimet e fitimeve (1.587 milionë euro).

Roli i instrumenteve të borxhit, është më i lartë se në çdo vend tjetër me rreth 1,055 milionë euro në 2024.

Ndërsa Maqedonia e Veriut tërhoqi 1,2 miliardë euro në vitin 2024 me rritje vjetore 117 për qind.

Maqedonia shënoi një rritje të fortë në vitin 2024, me IHD-të që pothuajse u dyfishuan në një vit. Pati rritjeje të ndjeshme në ri-investimet e fitimeve nga 139 në 2023 në 255 milionë euro në 2024, por dhe në investimet e reja përmes kapitalit, që arritën në 314 milionë euro.

Mali i Zi tërhoqi 553 milionë euro më 2024, pavarësisht madhësisë së vogël të tregut dhe popullsisë me rritje vjetore 14%.

Edhe Bosnja dhe Hercegovina tërhoqi mbi 1 miliard euro investime të huaja më 2024 me rritje vjetore 6.2%, si rrjedhojë infrastrukturës dhe politikave fiskale që po ndikojnë në orientimin e kapitalit ndërkombëtar drejt vendit.

Brenda grupit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), Shqipëria zë vendin e dytë pas Serbisë për investimet e huaja në vlerë.

Totali i IHD-ve në rajon arriti në 10,4 miliardë euro në vitin 2024, një rritje domethënëse nga 8,9 miliardë euro në vitin 2023. Shqipëria kontribuon me rreth 15% të totalit rajonal.

Raporti i wiiw thekson se në vitin 2024, sektorët me më shumë projekte të reja investimesh në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore ishin shërbimet e IT-së dhe energjia e rinovueshme. Megjithatë Shqipëria nuk ka përfituar në mënyrë të ndjeshme nga këto dy sektorë strategjikë.

Raporti vë në dukje se, rritja e IHD-ve në Shqipëri vijon të mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, sektorë që nuk kontribuojnë në rritjen e produktivitetit dhe as në modernizimin e ekonomisë.

Edhe pse Shqipëria ka ruajtur një trend të lehtë rritjeje në tërheqjen e investimeve të huaja në vitin 2024, performanca e saj mbetet me modeste në krahasim me rajonin si në vlerë ashtu edhe në strukturën e investimeve.

Analiza tregon se Shqipëria gjendet ende në një pozicion të dobët, për të përfituar nga tendencat më të fundit në ekonominë globale, si teknologjia, energjia e gjelbër dhe prodhimi inteligjent.

Për të kaluar nga një ekonomi e udhëhequr nga ndërtimi në një ekonomi të qëndrueshme dhe eksportuese, vendit ton i sugjerohet të përmirësojë klimën e biznesit, të garantojë siguri ligjore për investitorët dhe të zhvillojë kapitalin njerëzor përmes arsimit profesional dhe teknologjik./ Monitor

 

The post Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024 appeared first on Albeu.com.

Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024

By: Oldi
21 July 2025 at 08:15

Deri më 20 Korrik 2025 është afati i fundit për bashkitë me probleme financiare dhe për ato me detyrime të prapambetura, të kenë përfunduar hartimin e planit të shlyerjes së borxheve. Ministri i Financave Petrit Malaj më herët u kërkoi bashkive që planin e rehabilitimit financiar, pasi ta kenë miratuar në këshillat bashkiak ta paraqesin […]

The post Kryeson Tirana dhe Kavaja/ Borxhet e bashkive arritën 33 mln euro në 2024 appeared first on BoldNews.al.

❌
❌