Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë/ BERZH miraton huanë 30 milionë euro, pjesë e korridorit 8

By: Rovena
5 August 2025 at 14:43

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikim e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ky institucion ka bërë me dije se ka aprovuar kredinë me vlerë 30 milionë euro. Këto fonde do të përdoren për rehabilitimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.

Kjo hua  plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti. Në total fondi për ndërhyrjen në këtë segment hekurudhor është mbi 120 milionë euro.

Projekti strategjik parashikon që  të rehabilitojë dhe elektrifikojë afërsisht 34 km hekurudhë midis qytetit portual të Durrësit dhe Rrogozhinës në Shqipëri, duke përfshirë rindërtimin e ndërtesave të stacioneve. Pas realizimit të këtij investimi, trenat do të mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 120 km/h. Ai shënon një hap të rëndësishëm  në përpjekjet e Shqipërisë për të modernizuar rrjetin e saj hekurudhor, për të përmirësuar lidhjen rajonale dhe për t’u përshtatur me standardet e transportit dhe mjedisit të BE-së.

BERZH bëri me dije se së bashku me Bashkimin Evropian, po mbështesin projektin e tyre të tretë të madh hekurudhor në Shqipëri. Kjo, pas linjave Tiranë – Durrës – Rinas dhe Vorë – Hani i Hotit.

Realizimi i projekteve hekurudhore pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme mjedisore duke zhvendosur trafikun e mallrave dhe pasagjerëve nga rruga në hekurudhë, duke ulur emetimet e karbonit dhe duke mbështetur tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë.

Qendrat e Vizitorëve në Vjosë, Rama: Hapësira dedikuar njohjes së vlerave të lumit të fundit të egër në Europë

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Në Tepelenë dhe në Përmet ka nisur zbatimi i projekteve për ndërtimin e Qendrave Multifunksionale që do tu shërbejnë vizitorëve, turistëve të huaj, por edhe studiuesve dhe të pasionuarve pas natyrës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot, në një postim në rrjetet sociale, se “po marrin jetë Qendrat Multifunksionale në Tepelenë dhe në Përmet, si dy hapësira dedikuar njohjes së vlerave të lumit të fundit të egër në Evropë”.

Kreu i qeverisë nënvizoi se përmes informacioneve shkencore, muzeve, itinerareve dhe hapësirave të edukimit, këto qendra do të kthehen në pole shumëdimensionale që do t’u shërbejnë edhe studiuesve dhe të pasionuarve të natyrës, ndërsa pohoi se “ka nisur punën zyra e dedikuar për administrimin e këtij parku unik në kontinentin tonë që shtrihet në mbi 12 mijë hektarë”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizitoi nga afër kantierin e punimeve për  ndërtimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit për Parkun Kombëtar “Lumi Vjosa” në Tepelenë dhe Përmet. Ky projekt është produkt i një konkursi ndërkombëtar, ndërsa koncepti i tij shfrytëzon përdorimin e materialeve vendase dhe një shkrirje të qendrave të vizitorëve brenda konceptit të peizazhit.

Ndërsa u njoh me punën në terren, ministrja Kumbaro njoftoi se me miratimin e planit kombëtar të menaxhimit të parkut kombëtar, do të bëhen ndërhyrje për rehabilitimin e disa problematikave në zonën e Vjosës.

“Jemi këtu për të ndjekur punimet e një kantieri të madh që do të ketë tre vendndodhje. Qendra më e madhe është gjithashtu edhe muzeu natyror, do të jenë edhe ambientet e edukimit mjedisor, por edhe mjedise shërbimesh për turistët dhe vizitorët, ndërsa do të ketë mjedise në dispozicion edhe për studiuesit, bashkë me laboratorin si dhe mjediset e administratës. Do të ndodhen këtu. Një pjesë e këtij projekti, lidhet edhe me projektin e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Pak më tutje ka qenë një vendpozitim aspak i pëlqyeshëm i mbetjeve të bashkisë Tepelenë i cili zhvendoset krejtësisht dhe integrohet në pjesën tjetër të projektit të menaxhimit të mbetjeve për t’i lënë vend këtu një hapësire prej rreth 3.500 metra katrorë në shërbim të vizitorëve, administratës, turistëve e studiuesve, ekspertëve të mjedisit, sidomos atyre të dashuruar me Vjosën që kanë kontribuar në pozicione të ndryshme në 10 vitet e fundit, deri sot që është Park Kombëtar. Me miratimin e planit kombëtar të menaxhimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa, do të kemi edhe ndërhyrje për rehabilitimet e disa pikave të cilat i kemi trashëgimi të një të kaluare ku aktivitete industriale që sot janë në stade pasive, do të kenë një plan rehabilitimi gradual bashkë me qendrën e Vjosës”.

Gjatë fjalës së saj ministrja theksoi se në Vjosë nuk ka aktivitete të reja që impaktojnë parkun, por ka nisur puna për rehabilitimin që mbron lumin e fundit të egër në Evropë nga efektet e aktiviteteve njerëzore të së shkuarës.

“Vjosa këtu ka qenë prej shekujsh dhe ka bashkëjetuar edhe me ndërhyrjet e aktiviteteve njerëzore, qoftë atyre tradicionale si bujqësia, blegtoria dhe peshkimi, por edhe me aktivitete të tjera siç është përdorimi i inerteve, siç mund të jenë vendpozitimet e naftës në zonat e Fierit, apo burimet ujore. Të gjitha këto bëjnë pjesë tek historiku i Vjosës. Dhe arsyeja pse e shpallëm park kombëtar, pas një kohe shumë të gjatë dhe sensibilizimi forcash, ishte për t’i dhënë një të ardhme të re Luginës së Vjosës si lumi i fundit i egër në Evropë. Prandaj gjithë historiku është ndalur, janë bllokuar dhe anuluar kontratat e mëparshme për HEC-e të ndryshme. Kjo është arsyeja pse këtë vit ka nisur paralelisht zbatimi i disa projekteve të mëdha si plani i menaxhimit të integruar të mbetjeve në gjithë qarkun e Gjirokastrës, projekti që kemi me Bankën Botërore për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë. Po kështu, po punojmë ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Albpetrol për një tjetër projekt të rehabilitimit të territorit që s’kanë të bëjnë me Vjosën, por prekin edhe Vjosën, siç janë vendpozitimet e vjetra të naftës, sepse nuk ka aktivitete të reja naftënxjerrëse aty, të cilat në një mënyrë ose tjetër impaktojnë edhe parkun tonë. Shpallja Park Kombëtar nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin dhe vendimmarrjen, por ka përgjegjësi dhe kosto shumë të mëdha, që kërkon bllokim të disa aktiviteteve ekonomike, por edhe një edukim të madh për banorët”, tha Kumbaro.

Më tej ministrja Kumbaro, vizitoi edhe stacionin e dytë të qendrës së vizitorëve, që po ndërtohet në Përmet, ku një pjesë e projektit parashikon edhe rivitalizimin e vendstrehimit të gurit të qytetit, një monument natyror dhe kulturor duke e bërë një pjesë integrale të projektit që do të shërbejë si muze natyror. Aty, ministrja Kumbaro u takua edhe me stafin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa, ndërsa qendra e tretë e këtij projekti do të ndërtohet në Vlorë.

Parku Kombëtar i Lumit Vjosa, i cili përfshin edhe tre degëzimet: Drino, Bënçë dhe Shushicë, përfshin një sipërfaqe prej 12 727 hektarë, në një vijë lumore prej 480 kilometrash në katër qarqe të vendit. Për këtë arsye, me Vendim të Këshillit të Ministrave është krijuar një Zyrë e dedikuar për Administrimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, ndërsa ka hyrë në fuqi edhe plani i menaxhimit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në kantieret e Qendra Multifunksionale në Vjo...
1 nga 4

/e.i//r.e/

The post Qendrat e Vizitorëve në Vjosë, Rama: Hapësira dedikuar njohjes së vlerave të lumit të fundit të egër në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

By: V K
30 July 2025 at 08:30

Shqipëria, renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare, për kërkim dhe zhvillim në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.

Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D.

Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Ekspertët e lidhin këtë nivel të ulët shpenzimesh në Shqipëri, me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila është e përqendruar kryesisht në sektorë si ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi.

Për më tepër, mungesa e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim ka çuar në një nënfinancim të qëndrueshëm dhe në mungesë të infrastrukturës akademike moderne.

Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë.

Sipas Eurostat, investimet publike në R&D, janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.

Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.

Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro).

Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro).

Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.

Të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rritur buxhetet e tyre për kërkim dhe zhvillim gjatë periudhës 2014–2024, të llogaritura në euro për banor.

Rritjet më të mëdha në përqindje janë regjistruar në vendet e Europës Lindore, duke reflektuar një përpjekje për të kapur hendekun me pjesën tjetër të kontinentit.

Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024.

Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.

Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF.

Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapesires/Monitor

The post Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on Albeu.com.

Rama: Do të krijohet Agjencia e Planifikimit dhe Zhvillimit, ndihmë bashkive për menaxhimin e territorit

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se do të krijohet Agjencia Kombatare e Planifikimit dhe Zhvillimit, e cila do të ndihmojë çdo bashki të menaxhojë si duhet territorin.

“Do të procedojmë në vijim paralelisht me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit dhe Zhvillimit, si një agjenci me shtrirje në territor dhe me përfaqësi në çdo rajon. Që do të thotë, që të gjitha bashkitë do ta kenë më të lehtë nga pikëpamja profesionale e burimeve njerëzore, e asistencës teknike, për sa i përket planifikimit dhe zhvillimit të territorit, gjë që do të lehtësojë një pjesë të madhe të bashkive të vogla ku është shumë e vështirë për të patur arkitektë, inxhinierë, që të qëndrojnë në ato territore ku edhe kërkesat për lejet e ndërtimit apo projektet nuk janë të mëdha”, tha Rama, në takimin me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të bashkisë Tiranë.

Nga ana tjetër, vijoi Kryeministri, do të krijohet një bazë krejt e re ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, zhvilluesve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi.

“Kjo është e domosdoshme, pasi do të na japë mundësinë që të kemi burime njerëzore shumë më cilësore në territor si dhe që edhe gjithë ai volum pune që përqendrohet, kur vjen puna e planifikimit apo lejeve të zhvillimit me rëndësi të veçantë në Tiranë, të decentralizohet në territor me departamente urbanistike që u shërbejnë bashkive dhe janë pjesë e rrjetit të agjencisë kombëtare”, tha Rama.

/k.s//r.e/

The post Rama: Do të krijohet Agjencia e Planifikimit dhe Zhvillimit, ndihmë bashkive për menaxhimin e territorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla?

15 May 2025 at 16:50

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtyn për përmbylljen e numërimit brenda afatit zyrtar – mesnata e 15 majit – rezultati i partive të reja tashmë është qartësuar për mandatet që do të mbajnë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Deri tani, në shkallë kombëtare, “Lëvizja Bashkë” ka siguruar një mandat me rreth 20 mijë vota (1.44%); Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate me rreth 43 mijë vota (3%); ndërsa Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” (3.9%) po lufton për një mandat të dytë në Fier me rreth 50 mijë vota të grumbulluara.

Partitë e tjera si “Koalicioni Euroatlantik” (1.33%), “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (0.39%), Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.22%), Lëvizja Atdheu (0.15%) dhe Aleanca Demokracia e Re (0.07%) nuk kanë fituar asnjë mandat.

Partia Socialiste fitoi thellë me 83 mandate (52.33%) duke lënë prapa koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 50 mandate (33.74%).

Pas tyre, me numrin më të lartë të mandateve vjen Partia Socialdemokrate (3.19%), e cila konfirmoi tre mandate – dy në Shkodër dhe një në Tiranë – ngjashëm si në zgjedhjet e shkuara.

Lista e mbyllur, vetëm në letër

Risia e këtyre zgjedhjeve është zhvlerësimi i listave të mbyllura dhe kalimi i mandateve kandidatëve më të votuar, një praktikë e vendosur si parim mes koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, “Koalicionit Euroatlantik” (edhe pse nuk siguruan mandate), por deri diku dhe PSD-së.

Sipas rezultateve dhe renditjes në listat e mbyllura, Ana Dajko (Tiranë, Nisma-Shqipëria Bëhet), Sabina Jorgo (Shkodër, PSD) dhe Albana Pëllumbi (Tiranë, PSD) kanë fituar mandatin e deputetit – këta të fundit krah Tom Doshit, i listuar i pari në Shkodër.

Mirëpo Dajko, Jorgo dhe Pëllumbi – dhe pjesa vijuese në listën e mbyllur të partive përkatëse – duket se do t’ia lënë mandatet më të votuarve në listat e hapura.

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, konfirmoi për Citizens se përmes një marrëveshjeje të brendshme, kandidati me më shumë vota në koalicionin me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, do të marrë mandatin, pavarësisht renditjes në listë.

Aktualisht më i votuari në listën e parapëlqyer është Lapaj (mbi 3,400 vota). Pas tij vjen Shabani (mbi 1,900 vota). Mirëpo nëse “Shqipëria Bëhet” do ta mbyllë procesin me vetëm një mandat të siguruar, deputet do të bëhet Shabani.

“Adriatiku, si angazhim personal, ka thënë publikisht dhe privatisht, në çdo takim me ne, si aleatë, që nëse [koalicioni] do të ketë vetëm një mandat, do të tërhiqet. Nëse ruhet ky trend, unë do të jem përfaqësuesi për Tiranën në Kuvend,” tha Shabani.

Citizens.al iu drejtua Lapajt për një koment lidhur me mandatin e Tiranës, por ai tha se nuk mund të komentonte pa u mbyllur procesi.

Me këtë parim, në Fier, nëse “Nisma-Shqipëria Bëhet” siguron mandatin e dytë, ai do t’i kalojë Azmer Duleviçit, i cili ka marrë mbi 1050 vota dhe jo Lefter Thomës, i pari në listë.

Edhe PSD duket se ka vendosur të ndjekë këtë logjikë. Burime të Citizens.al thanë se nga kjo parti në Tiranë, deputet do të bëhet më i votuari në listën e hapur dhe jo Albana Pëllumbi – e listuara në krye të listës së mbyllur. Aktualisht më i votuari nga PSD në Tiranë është Tedi Mula, i cili ka marrë mbi 2,100 vota.

Nëse ky parim ndiqet edhe në Shkodër – duke marrë të mirëqenë se nuk do të aplikohet për kryetarin Tom Doshi – ai që mund ta marrë mandatin pritet të jetë Besnik Brahimi, i cili ka marrë mbi 3,400 vota.

Ky parim, edhe pse duket se vlerëson demokracinë, shkel kuotën gjinore, pasi u heq të drejtën për t’u përfaqësuar në parlament tre grave.

Presioni ndaj partive të reja

Sipas Redi Muçit, i cili pritet të marrë mandatin e vetëm parlamentar nga Lëvizja Bashkë, zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga “influenca masive” dhe presioni i të ashtuquajturve “patronazhistë të votës” – një strukturë brenda PS-së e denoncuar që gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai pohon se kandidatë të Lëvizjes Bashkë janë përballur me presion për t’u tërhequr nga listat zgjedhore.

“Por sidoqoftë […] jemi të kënaqur që kemi hyrë në parlament dhe nga ky moment, nga ky hap i parë, thjesht do ndërtojmë mbi këtë,” theksoi Muçi.

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, gara ishte e pabarabartë. Ajo tha se votuesit ishin frikësuar, ndërsa maxhoranca përdori administratën dhe mësuesit për qëllime elektorale.

“[Qytetarët] janë të frikësuar, përderisa nuk dilnin dot një foto [me mua], edhe pse u thosha që nuk është e thënë se do të votonin për ne,” shpjegon Karabina.

“Elbasani po vdes ngadalë, ndotja kancerogjene dhe sëmundjet janë në rritje. Nuk e di kur do të zgjohet vota popullore,” tha Karabina sipas së cilës partia në pushtet, PS-ja, kishte prapa edhe sipërmarrës të fuqishëm me fonde për fushatën.

Sfida e opozitës në parlamentin e ri

Erald Kapri, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit për partinë “Mundësia” shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse priste më shumë.

Partia e themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së njëherësh edhe ish-kandidat për kreun e saj, grumbulloi mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke marrë mundësinë e dy mandateve në parlament, një numër i kënaqshëm në raport me rezultatin që morën dhe partitë e tjera të reja, por që sidoqoftë është i pamjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Përballë një “supermaxhorance” me 83 mandate, opozita duket e brishtë për të gjetur instrumentat që do të mund ta pengonin PS-në për të ndërhyrë në ligjet apo reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nisur nga kjo, Kapri theksoi se sfida e parë për opozitën e re do të jetë “mbrojtja e institucioneve të drejtësisë”.

“Ne dyshojmë që një nga shtysat e Ramës në legjislaturën e ardhshme do të jetë kufizimi i rolit të SPAK. Kjo do jetë një sfidë e madhe për opozitën, që të ruaj pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” citoi ai.

“Mesazhi me mbi 200 mijë vota për partitë e reja është i qartë: qytetarët kërkojnë ndryshim,” përfundoi Kapri.

The post Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla? appeared first on Citizens.al.

Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve

14 May 2025 at 16:35

Deklaratë Paszgjedhore: Partitë politike dhe kandidatët dështuan në respektimin e plotë të lirisë dhe transparencës së medias gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.

Tiranë, 14 Maj 2025

Më 22 janar 2025, katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile publikuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik para dhe gjatë fushatës zgjedhore që çoi në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri më 11 maj 2025. Për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve.

Qasje e plotë për gazetarët në aktivitetet zgjedhore

Edhe pse partitë politike dhe kandidatët nuk vendosën kufizime formale për qasjen e gazetarëve në aktivitetet zgjedhore, në praktikë aftësia e gazetarëve për të mbuluar në mënyrë të pavarur aktivitetet e fushatës ishte e kufizuar. Aktorët politikë përgjithësisht nuk ndanë në mënyrë proaktive agjendat e ngjarjeve, nuk nxorrën ftesa të qarta, as nuk lehtësuan pjesëmarrjen e gazetarëve, duke penguar përpjekjet e medias për një mbulim të pavarur dhe gjithëpërfshirës. Për më tepër, disa incidente në ditën e zgjedhjeve penguan drejtpërdrejt aftësinë e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur, duke shkelur më tej parimin themelor të zgjedhjeve të hapura dhe transparente.

Transparenca mbi materialet politike të gatshme

Pavarësisht rekomandimeve të qarta që kërkonin transparencë në mbulimin zgjedhor, partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës. Si pasojë, mbulimi mediatik shpesh përbëhej nga mesazhe politike të prodhuara në mënyrë qendrore, përmes transmetimeve video të ofruara nga ekipet e partive, në vend të gazetarie që verifikon në mënyrë të pavarur. Mungesa e deklarimit të qartë mbi origjinën e këtyre materialeve mjedulloi kufirin midis gazetarisë së pavarur dhe propagandës politike, duke dëmtuar rëndë transparencën dhe duke penguar aftësinë e publikut për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin zgjedhor.

Mbrojtja e pluralizmit

Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha. Gjithashtu, në fillim të marsit 2025, qeveria urdhëroi pezullimin njëvjeçar të platformës TikTok, duke përmendur shqetësime për sigurinë. Kjo vendimmarrje u kritikua gjerësisht dhe u denoncua si një akt censure që kufizoi rëndë diskursin politik online gjatë një periudhe kritike zgjedhore. Organizatat e shoqërisë civile e kanë sfiduar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ai cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin demokratik.

Debati publik dhe përballja mes kandidatëve

Edhe pse studiot televizive ofruan hapësirë të bollshme për mbulim zgjedhor, fushata u zhvillua pa asnjë debat ballë për ballë midis drejtuesve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ndërsa shumica e ministrave dhe kandidatëve për deputetë shmangën po ashtu forumet e përbashkëta me

kundërshtarët e tyre. Kandidatët preferuan intervista individuale, ndërsa emisionet prime-time u mbushën me analistë dhe komentatorë që flisnin në vend të politikanëve. Në mungesë të debateve të drejtpërdrejta, iniciativa si seria “Ballë për Ballë me Faktet” u përpoqën të mbushnin këtë boshllëk duke u paraqitur kandidatëve pyetje identike mbi çështje të rëndësishme publike.

Megjithatë, preferenca e përgjithshme për paraqitje të kontrolluara me kujdes në vend të shkëmbimeve të drejtpërdrejta, i la votuesit pa mundësinë për të parë programet konkurruese të sfidohen në kohë reale, duke dobësuar cilësinë përfaqësuese dhe debatuese të fushatës. Fushata favorizoi viralitetin online në vend të dialogut të mirëfilltë, duke u mbështetur në sulme personale, retorikë të njëanshme dhe, herë pas here, haptazi në gjuhë urrejtjeje. Spektakli zëvendësoi përmbajtjen, duke përjashtuar diskutimin mbi politikat konkrete apo performancën e qeverisë dhe duke minimizuar besimin e publikut.

Pavarësia dhe liria redaksionale e medias dhe gazetarëve

Pavarësisht angazhimeve formale për mbrojtjen e lirisë së shtypit, periudha zgjedhore u karakterizua nga ndërhyrje të përsëritura në pavarësinë redaksionale dhe një klimë frikësimi. Zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin, përçmuan publikisht mediat kritike dhe shfaqën armiqësi ndaj gazetarëve, gazetaret femra ishin në shënjestër të fushatave denigruese me bazë gjinore dhe ngacmimeve të koordinuara online; disa gazetarë morën kërcënime të drejtpërdrejta, disa prej të cilave arritën në përplasje fizike në ditën e zgjedhjeve. Kjo retorikë armiqësore shoqërohej me ndërhyrje politike, veçanërisht me zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së nga Kuvendi, duke ngritur shqetësime serioze mbi kontrollin politik ndaj transmetuesit publik. Të gjitha këto presione së bashku nxitën autocensurë tek gazetarët dhe i privuan votuesit nga një shqyrtim i pavarur i kandidatëve që garonin.

Transparenca në komunikime

Transparenca në komunikimet e fushatës, si etiketimi i qartë i përmbajtjes së paguar politike dhe ndarja e burimeve shtetërore nga aktiviteti partiak, ishte një parim thelbësor që u shkel vazhdimisht gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Disa televizione shitën hapur “paketa mbulimi” dhe intervista të transmetuara për partitë politike, pa i etiketuar si të tilla, duke i shndërruar edicionet informative në reklama të paetiketuara. Në të njëjtën kohë, kanalet zyrtare të mediave sociale të qeverisë u kthyen në tabela reklamimi (billboard) partiak, me faqe zyrtare që shpërndanin postera dhe slogane të fushatës. Online, një rritje e faqeve dhe reklamave politike anonime ose mashtruese, disa të gjeneruara apo të përforcuara nga mjete inteligjence artificiale, qarkulluan pa sponsorë të qartë, duke e bërë edhe më të turbullt origjinën e mesazheve zgjedhore.

Ne i bëjmë thirrje partive politike, institucioneve shtetërore, organeve rregullatore dhe aktorëve të tjerë relevantë që të adresojnë menjëherë këto mangësi dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies demokratike.

Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet, të avokojnë për reforma thelbësore dhe të bashkëpunojnë me aktorët për të forcuar parimet demokratike.

Nënshkruesit:

  1. Qendra Shkencë dhe Inovacioni për Zhvillim (SCiDEV)
  2. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
  3. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  4. Keshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
  5. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
  6. Citizens Channel (Citizens.al)
  7. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
  8. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
  9. Qëndresa Qytetare (QQ)
  10. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
  11. Qendra Shqiptare MediaLook
  12. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
  13. Shoqata “Gazetarët Profesionalë të Shqipërisë” (APJA)
  14. Faktoje.al

The post Deklaratë: Partitë dështuan të respektojnë lirinë e medias gjatë zgjedhjeve appeared first on Citizens.al.

“Fuqizimi i Infrastrukturës së Arsimit dhe Sportit në Kosovë”, Agjencia Franceze për Zhvillim nënshkruan marrëveshje me MKRS dhe MASHTI

17 July 2025 at 10:46

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (Agence Française de Développement- AFD) kanë nënshkruar zyrtarisht Memorandumin për Mirëkuptim (MpM), i cili hap rrugën për një partneritet strategjik në mbështetje të Lojërave Mesdhetare XXI- Prishtina 2030.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi shënon një moment të rëndësishëm në përgatitjet e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

MKRS dhe MASHTI do të punojnë në bashkërendim të ngushtë për të avancuar zhvillimin e Fshatit të Atletëve në Kompleksin e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, renovimin dhe adaptimin e Sallës së Sportit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, si dhe modernizimin e dymbëdhjetë sallave sportive të shkollave publike të cilat do të shërbejnë si qendra zyrtare të trajnimit.

Këto objekte do të përshtaten për të përmbushur nevojat operacionale të Lojërave Mesdhetare dhe do të vazhdojnë të u shërbejnë sektorëve të arsimit dhe sportit edhe pas përfundimit të tyre.

AFD, si institucioni publik francez për financim të zhvillimit, sjell përvojë të gjerë në mbështetje të iniciativave për zhvillimin e infrastrukturës në shkallë të gjerë dhe asistencës teknike.

Përmes këtij MpM, AFD është pajtuar të financojë fazën fillestare të asistencës teknike për përgatitjen e projektit, duke integruar standardet më të larta teknike, mjedisore dhe shoqërore. Bashkëpunimi do të mbështetet në përvojën institucionale të Francës, veçanërisht nga përvoja e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Paris 2024, dhe pasqyron zotimin e AFD për zhvillim urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe për përmbushjen e Objektivave Globale për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Rreth Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

Grupi AFD kontribuon në zbatimin e politikave franceze për zhvillim të qëndrueshëm dhe solidaritet ndërkombëtar. Grupi përfshin “Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD)”, e cila financon sektorin publik, OJQ-të, kërkimin shkencor dhe trajnimin; degën e saj “Proparco”, të dedikuar për sektorin privat; dhe “Expertise France”, agjencinë për bashkëpunim teknik.

Grupi AFD financon, mbështet dhe përshpejton tranzicionet e domosdoshme drejt një bote më të drejtë dhe më rezistente. Aktive në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2019, Grupi AFD është mandatuar të ndihmojë vendet e rajonit në përmbushjen e standardeve të BE-së dhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, drejt një trajektoreje të zhvillimit gjithëpërfshirës dhe me emetim të ulët të karbonit. Që atëherë, Grupi AFD ka angazhuar më shumë se 1 miliard euro në Ballkanin Perëndimor, përmes 17 projekteve aktive.

The post “Fuqizimi i Infrastrukturës së Arsimit dhe Sportit në Kosovë”, Agjencia Franceze për Zhvillim nënshkruan marrëveshje me MKRS dhe MASHTI appeared first on Telegrafi.

Ura e Bonarakëve, Denaj: Investim që sjell siguri dhe zhvillim për komunitetin

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Në njësinë administrative Bërzhitë, të bashkisë Tiranë, po vijon me intensitet ndërtimi i “Urës së Bonarakëve” mbi lumin Erzen.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj inspektoi sot nga afër punimet e kësaj ure, ndërsa u shpreh se ky “është një premtim i mbajtur që i jep zgjidhje një kërkese të kahershme të banorëve, duke lidhur lagjen e ‘Bonarakëve’ me pjesën tjetër të fshatit Ibë e Poshtme”.

Ministrja Denaj tha se ky është një investim që sjell siguri, akses dhe zhvillim për komunitetin!

“Është një punë e bërë në një kohë rekord, sepse brenda tre muajve të gjithë banorët, gati 27 familje që i kemi vizituar përpara pak muajve duke kaluar në një urë të vjetër, do kenë një urë të re që po bëhet realitet”, tha Denaj.

Ministrja Denaj tha se pavarësisht nga ndërtimi i urës së pjesshme, ndërtimi në kohë rekord i “Urës së Bonarakëve” duhet të jetë brenda të gjitha standardeve të projektuara dhe të zbatuara.

/e.i//a.f/

The post Ura e Bonarakëve, Denaj: Investim që sjell siguri dhe zhvillim për komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbështetje për pika të reja të mbarështimit të të imtave në natyrë

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duhet të krijojmë pika të reja të mbarështimit të të imtave në natyrë.

“Stani i Çajupit është një shembull spektakolar jo thjesht për blegtorinë, por edhe për turizmin, dhe koncepti i integruar i këtij stani, i kombinuar me blegtorinë dhe turizmin, është një koncept fitues”, tha Rama, në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të Dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi për një urë të re komunikimi në funksion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE.

Kryeministri Rama bëri të ditur se “kemi diskutuar për të dalë me një program të posaçëm për të mbështetur krijimin e staneve dhe fermave në natyrë, në fushë. Siç pashë, ka gatishmëri”.

“Në Korçë kemi dy sipërmarrje të dalluara në përpunimin e mishit. Kanë të gjithë të drejtën, të shqetësuar nga njëra anë për sa i përket konkurrencës që bëhet si rezultat i pamundësisë për të ndarë importin e mishit për shitje nga importi i mishit për nënproduktet e tij, dhe duhet ta adresojmë këtë çështje”, nënvizoi Rama.

Por, vijoi Kryeministri, “nga ana tjetër kemi shumë të drejtë dhe duhet t’u kërkojmë, dhe ata e pritën më shumë entuziazëm, që të përfshihen në krijimin e një zinxhiri të blegtorisë për të pasur shumë më tepër prodhim mishi vendas në treg dhe për të eksportuar”.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se duhet të krijojmë masë kritike dhe mund ta bëjmë duke bërë njëkohësisht një blegtori të lidhur me natyrën.

“Është bërë e modës fjala “bio”, por të jetë tërësisht në natyrë, po kështu edhe ferma fushore janë të mundura, por kërkojnë mbështetje nga ana jonë. Nuk kemi arsye të stepemi nga kjo situatë, nga inercia e rënies së numrit të krerëve, por përkundrazi, duhet të përgjigjemi me një politikë agresive në këtë drejtim, sepse është një politikë fituese”, theksoi Rama.

Më tej, Rama u shpreh se “çështja e ushqimit në tërësi dhe prodhimit të ushqimit duhet ta kthejmë në një çështje me prioritet edhe më të madh se e kemi pasur për këtë arsye i kemi dhënë një mbështetje edhe më të madhe Universitetit Bujqësor”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Rama: Mbështetje për pika të reja të mbarështimit të të imtave në natyrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Bylisi, krenaria ilire mbi Vjosë, po shndërrohet në qendër zhvillimi dhe edukimi

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ndau sot pamje dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin e cilëson si një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë.

“Bylis – Krenaria ilire mbi Vjosë”, shkruan Rama, duke e përshkruar si një qytet të lashtë të ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para erës sonë, një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

Kryeministri nënvizon se falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik – drejtuar nga turizmi”, të zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra të reja zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi.

Sipas postimit, projekti përfshin: restaurim profesional dhe mbrojtje të qëndrueshme; përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët; mbështetje për komunitetin në fushën e turizmit dhe artizanatit; programe edukative për brezat e rinj.

Rama thekson se ky është një bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, AICS, Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë, me qëllim kthimin e trashëgimisë kulturore në një motor të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të krenarisë kombëtare.

/a.f/

The post Rama: Bylisi, krenaria ilire mbi Vjosë, po shndërrohet në qendër zhvillimi dhe edukimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tryezë për një qeverisje më të hapur dhe llogaridhënëse në Tiranë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi sot një tryezë që shërbeu si një platformë për të ndarë progresin e deritanishëm, për të identifikuar sfidat dhe për të propozuar hapa të mëtejshëm për forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, POP – Përballja e Ofertave Politike i mbështetur nga “Olof Palmes Internationella Center” dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Në këtë takim morën pjesë nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Keti Luarasi, kryetarja e këshillit bashkiak Megi Fino, drejtues të drejtorive të bashkisë që kanë qenë të angazhuar në zbatimin e prioriteteve të Kontratës Sociale, si edhe administratorë të njësive të ndryshme administrative të Tiranës.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti e hapi tryezën duke theksuar rëndësinë e Kontratës Sociale si një instrument i provuar për fuqizimin e dialogut ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve vendore.

Arqimandriti tha se “në kontratën e mëparshme 2019–2023 u arrit të adresoheshin rreth 85% e prioriteteve të qytetarëve, ndërsa në kontratën aktuale për periudhën 2023–2027, tashmë në vitin e dytë të monitorimit, janë adresuar rreth 45% e tyre”.

Në fjalën e saj, ajo vlerësoi rolin e GADC dhe Rrjetin POP jo vetëm si monitoruese të procesit, por si një urë bashkëpunimi dhe ndërtimi besimi mes komunitetit dhe institucioneve.

Kryetarja e këshillit bashkiak, Megi Fino tha se “në një qytet si Tirana, dinamik dhe plot energji, vendimmarrja nuk mund të ndodhë në zyrë, por duhet të udhëhiqet nga realiteti i përditshëm i qytetarëve tanë. Prandaj, qytetarët nuk janë vetëm përfitues pasivë të shërbimeve publike, por bashkë-krijues të politikave dhe bashkëmonitorues të zbatimit të tyre. Në këtë kuptim, Kontrata Sociale 2023–2027 nuk është thjesht një dokument. Është një instrument konkret për të institucionalizuar pikërisht këtë qasje: një qeverisje më të drejtë, më të hapur dhe më llogaridhënëse”.

“Për këshillin bashkiak të Tiranës kjo kontratë është një udhërrëfyes i qartë, një marrëveshje publike që vendos në qendër zërin, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve. Në këtë proces, roli i shoqërisë civile është thelbësor. Rrjeti POP dhe organizatat partnere kanë treguar se janë jo vetëm zëra të angazhuar, por edhe partnere serioze për qeverisjen vendore”, tha Fino.

Ndërsa nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Keti Luarasi tha se “Kontrata Sociale është një mjet efektiv që prej vitesh ndihmon në vendosjen e prioriteteve të qytetarëve në qendër të punës institucionale”.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me GADC jo vetëm në kuadër të Rrjetit POP, por edhe për nisma të tjera të përbashkëta, duke e konsideruar këtë tryezë si një moment të rëndësishëm për të parë qartë se ku duhet të përqendrohen më shumë përpjekjet.

Hapat e mëtejshëm të diskutuar gjatë tryezës përfshijnë disa propozime konkrete që synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe ndjekjen sistematike të angazhimeve të Kontratës Sociale. Ndër këto u përmendën: krijimi i një kalendari të përbashkët i takimeve monitoruese; përgatitja e një raporti vjetor të thjeshtuar për qytetarët; emërimi i pikave kontaktuese në drejtori të ndryshme për të ndjekur përparimin sipas fushave prioritare, si dhe zhvillimi i takimeve të hapura në njësitë administrative, me qëllim forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe organizatat vendore.

/k.s//r.e/

The post Tryezë për një qeverisje më të hapur dhe llogaridhënëse në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet marrëveshja me Gjermaninë për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim”

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen e zbatimit për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim (ZME)”.

Marrëveshja e miratuar sot është lidhur mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Qeveria shqiptare përfaqësohet në marrëveshje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa qeveria gjermane përfaqësohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, (GIZ) GMBH.

Marrëveshja, siç thuhet në vendimin e qeverisë ka në fokus programin për “Qendrat për Migracion dhe Zhvillim (ZME)”.

Qendrat për Migracion dhe Zhvillim (ZME) kanë në fokus emigrantët e kthyer nga Gjermania dhe vendet e BE. Qendrat ofrojnë falas këshillime për riintegrimin social dhe ekonomik në vend.

Qendrat ofrojnë këshilla, për shembull, se si të kthyerit nga emigrimi mund të gjejnë një punë ose se si mund të nisin një sipërmarrje. Përveç këshillave të përgjithshme, qendrat ofrojnë edhe arsimim të mëtejshëm, trajnim ose oferta mbështetjeje psikosociale.

/a.f/r.e/

The post Miratohet marrëveshja me Gjermaninë për programin “Qendrat për migracion dhe zhvillim” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim/ Shehi: Shembull demokracie, duhet t’ju hapim rrugë të rinjve

22 May 2025 at 15:57

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen.

Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë.

Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje.

Dashamir Shehi: Isha kryetar i koalicionit me Djathtas 1912 dhe dhashë dorëheqjen. Edhe shoqëria ka ndryshuar shumë. Pse dhashë dorëheqjen nuk është fundi i botës. Dhashë një shembull demokracie. Në politikë kanë hyrë dhe faktorë të rinj. Duhet t’ju hapim rrugë të rinjve. LZHK ka një emër dhe besoj do qëndrojë si emër. PS fitoi, se nuk kishte alternativë. Edhe PS ka rënë në vota, por se PD ka humbur shumë më tepër vota. Edhe programet nuk votohen, njerëzit pyesin nëse atë që votojnë a e sjell në pushtet. Njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik, jo programet. Negociova dhe me parti të tjera të vogla për koalicion, por nuk ia dola. Ne betejën e humbëm pa hyrë në zgjedhje. Unë kam qenë dy herë jashtë parlamentit dhe mund ta bëjë politikën dhe jashtë parlamentit.

Marrëveshja ka qenë që Rama do jetë kryeministër dhe Berisha kryetar opozite dhe kjo po ndodh. Vjedhje votash në Shqipëri ka pasur e do ketë, por diferenca 300 mijë vota është shumë. Ka rënë profili ideologjik, është luftë votash dhe luftë interesash. Qeveria vjedh, por edhe PD ka njerëz të korruptuar dhe nëse do vinin vetë në pushtet do vidhnin edhe ata. Prandaj, çdo gjë është biznes. Në politikë sot nuk fiton dot po nuk ke para, duhet të jesh biznesmen njëherë e më pas të hysh në Kuvend. Sali Berisha as nuk duhet të kishte hyrë në këtë garë. Opozita ka konsumuar personazhet. Një pjesë kanë humbur fytyrën.

The post U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim/ Shehi: Shembull demokracie, duhet t’ju hapim rrugë të rinjve appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Shehi: Të zgjerojmë hapësirën e lirisë në Diasporë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë

17 April 2025 at 10:51

Kryetari i LZHK dhe njëherësh drejtues i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë.

Shehi gjatë fjalës së tij tha se emigrantët shqiptarë kudo nëpër botë kanë nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin dhe jo për t’u futur në sherr për partitë politike.

Po ashtu, Shehi tha se koalicioni që ai përfaqëson, pra ‘Djathtas për Zhvillim’, mban numrin 9 në fletën e votimit. Ai tha se kandidati Ylber Dibra do të përfaqësojë shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

“Ju jeni vëllezër, jeni miq, keni nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin. Nuk keni nevojë me u nda ju për votën, a do hyjë Dashi në Tiranë apo do hyjë Edi Rama. Ju nuk keni nevojë që pas datës 12 të uleni në dy kafe të ndryshme këtu, një rozë dhe një blu.

Ligji është bërë që të votohet te shtëpia jote, duke bërë muhabet me gruan… Nuk është bërë që të votohet në klub bashkarisht në mënyrë kolektive. Ligji është bërë të zgjerojmë hapësirën e lirisë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë edhe në Diasporë. Ne numrin 9 kemi, por ju votoni si ta ndieni ju në shpirt.

Vetëm mos u bëni pjesë e këtij sherri të madh këtu. Po mos të më kishte ftuar Ylberi, nuk kisha për të ardhur. Sepse e kam bërë tezë politike këtë, që politika po shkon po ngatërron shqiptarët e diasporës.

Ne kemi vënë Ylberin si kandidat i Diasporës dhe kryetar i LZHK për Italinë. Ylberi përfaqëson edhe Shkodrën, një qytet të madh që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Ai do të jetë këtu për ju, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tuaja”, tha Shehi.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Shehi: Të zgjerojmë hapësirën e lirisë në Diasporë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Rruga që afroi Dibrën/ Në rrugën e Arbrit, nga Tirana në Peshkopi për 90 minuta. Banorët: Zhvillim për zonën

By: xhir jeta
21 March 2025 at 17:03

Nisemi nga Tirana drejt Peshkopisë, të cilat tashmë jane larg njera tjetres ne nje distance jo me shume se 1 ore 30 minuta. Përfundimi i rruges se arbrit realizon dëshiren e përhershme të banorëve dibranë për të qenë më afër kryeqytetit.

Nga Tirana, rruga e Arbrit kalon nga fshati Zall Bastar, Shkalla e Tujanit, duke ofruar një pamje piktoreske të zonës me një natyrë të larmishme.

Rruga vijon më tej drejt Murrizit. Ndonëse gjeografikisht shumë pranë pranë Tiranës, banorët e kësaj zone iu duhej shumë orë udhëtim drejt kryeqytetit, nga rrugë e vjetër e Qafë Mollës.

Tuneli i Murrizit është vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit. Tuneli ka një gjatësi prej 3. 8 km. Ky tunel është vepra më komplekse e rruges se arbrit, për t’a ndërtuar u deshën 6 vite për shkak të kushteve të vështira gjeologjike.

75 kamera sigurie si dhe radarë monitorojnë tunelin e murrizit për shkeljet e drejtuesve të mjeteve. Fluksi i automjeteve sipas të dhënave ka qenë i lartë. Rreth 10 mijë automjete kaluan në tunel të dielën e kaluar, vetëm dy ditë pasi u hap.

Të parët që ndjejnë distancën e shkurtuar ndjeshëm me Tiranën, janë banorët e Xibrit, fshati i parë sapo kalon tunelin e Murrizit.

Pranë rrugës së Arbrit, në hyrje të qytetit të Klosit, Lulzime Zhuku së bashku me fermerë të tjerë të zonës tregtojnë produktet e tyre. Hapja e rrugës së re, thotë Lulzimja i ka shtuar shitjet, me të cilat siguron të ardhurat e vetme për familjen e saj me 9 anëtarë.

“Na ka nderuar rruga. Shes frutat e mia, bulmet, veze. Bënim 3 orë rrugë.”

Rruga shtrihet në një terren shumë të thyer mes maleve dhe shkembinjve, nje terren qe i ka mbajtur të izoluar zonën për një kohë të gjatë.  Pjesë e rrugës së Arbrit janë disa tunele dhe ura te larta, te konsideruara si veprat inxhinieriks me te veshtira.

Ura e Lezedrës dhe ajo e Vashës, dy më të lartat në rajon, 158 dhe 152 metra, janë dy veprat më të veçantat. Ato bashkojnë shpatet e maleve shkëmborë duke u lidhur me 6 tunele, që v

Ura e re Vashës ka marrë emrin e asaj të vjetrës ekzistuese, që ndodhet në gjurmën e vjetër të rrugës së Abrit mbi lumin Mat, pranë fshatit Guri i Bardhë, e ndërtuar në shekullin e 18.

Rruga e vjetër nga qafa e Buallit shmanget përmes tuneleve të tjerë. Rruga e re e sjell Bulqëizën vetëm 40 minuta larg Tiranës.

Në një distancë prej 160 km iu duhet të udhëtonin banorët e Bulqizës për të mbërritur në Tiranë. Duke kaluar permes nje terreni te veshtire nga Qafa e Buallit.

Nga Bulqiza drejt Peshkopisë, rruga e re, ka shmangur në disa segmente të vjetrën, duke shkurtuar edhe më shumë distancën mes dy qyteteve.

Aksi kalon në fshatrat e Shupenzës dhe Maqellarës, me një natyrë piktoreske. Rruga pritet të ndikojë në aspektin ekonomik të zonës, duke sjellë zhvillim të turizmit dhe veçanërisht në agroturizëm.

Rruga konsiderohet gjithashtu si një vepër historike që mund ta kthejë atë në listën e guidave turistike në vend për të huajt. Ajo shtrihet paralel me rrugën e dikurshme të shtetit të arbrit. Njihej si rruga e karvanëve dhe shërbente për tregti. Ishte rruga më e rëndësishme në trojet shqiptare, krahas rrugës Egnatia.

Pasi përshkuam të gjithë rrugën e Arbrit, kemi mbërritur në qytetin e Peshkopisë nga Tirana. Në një rrugë që dikur udhëtimi donte më shumë se 4 orë, tashmë nga kryeqyteti në Peshkopi mberrim per 1 ore e 30 minuta. Por çfarë thonë qytetarët e peshkopisë, për rurgën që e pritën gjatë.

Rruga e Arbrit afron më shumë Tiranën dhe Shkupin. Nga kryeqyteti deri në pikën kufitare të Bllatës pranë Dibrës së Madhe rruga ka një gjatësi prej 71 km./abcnews.al

Filialet e Bankës Shqiptare të Zhvillimit në degët e Postës, akses në financë pensionistëve dhe studentëve

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se, “Banka Shqiptare për Zhvillim, përveç mbështetjes të SME-ve, sektorit privat, bujqësisë dhe fasonerisë me kredi të buta, do të rrisë aksesin në financë të pensionistëve dhe studentëve nga depozitat përmes Postës Shqiptare”.

E pranishme në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin gjatë diskutimit dhe miratimit të projektligjit për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ibrahimaj tha se, “banka synon të financojë me kredi sektorin privat. Individëve do i lehtësohet aksesi në financim përmes produkteve të kursimit, (depozitave bankare)”.

“Pra, target grupet që nuk kanë kursime, depozita, si për shembull pensionistët dhe studentët, do të kenë më tepër akses në financë përmes Bankës së Zhvillimit”, tha ajo.

Ibrahimaj theksoi se, “bujqësia do të jetë një sektor që do të mbështetet, por edhe tekstilet. Prodhuesit e tekstileve janë mbështetur më parë me garanci sovrane të përkohshme. Banka e Zhvillimit do t’i garantojë atyre një garanci të përhershme”.

Sipas saj, BSHZH ka dy kolona, një për aktivitet promovues dhe një për aktivitet tregtar (do të ofrojë instrumente për qytetarët). Filialet e Bankës do të jenë pikat e Postës Shqiptare”.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj u ndal gjithashtu në kriteret që duhet të plotësojnë bizneset në bujqësi për të përfituar kredi me norma të ulëta interesi, teksa vuri në dukje se, eksperienca në vendet e tjera ka treguar se Banka e Zhvillimit do të ndihmojë edhe në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të Bashkimit Evropian. /j.p/

The post Filialet e Bankës Shqiptare të Zhvillimit në degët e Postës, akses në financë pensionistëve dhe studentëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ekonomi për ATSH: Mbështetje integrimit të SME-ve në tregun e hapur europian

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Banka Shqiptare e Zhvillimit do të mbështesë përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE përmes zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të konkurrueshmërisë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), që përbëjnë 80% të vlerës së shtuar në ekonominë shqiptare.

Kështu u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi në një intervistë për ATSH-në, ku shpjegoi rolin e krijimit të Bankës së parë Shqiptare të Zhvillimit dhe fokusin e mbështetjes.

“Qeveria shqiptare dhe e gjithë shoqëria është e angazhuar që ne ta shikojmë flamurin e Shqipërisë në 2030 në Bashkimin Europian. Për këtë objektiv, qeveria po punon për përmbushjen e detyrimeve dhe kritereve, që kërkon procesi i integrimit në disa drejtime dhe procese”, tha Ekonomi.

Ekonomi vuri në dukje se, Shqipëria ka shënuar hapa shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, vijoi ajo, kur kaloi procesi screening, ne kemi gëzim që çdo herë që hapet një nga kapitujt (6 gjithsej) ta prezantojmë në publik, kapitullin dhe çështjet kryesore që ka çdo kapitull.

“Së fundi është hapur Kapitulli i Tregut, që është dhe kapitulli i tretë, dhe është një nga kapitujt e rëndësishëm që do ta bëjë gati ekonominë shqiptare që të jetë konkurruese me ekonominë e BE-së. Nisur nga ky fakt institucionet kanë ngritur nevojën për ngritjen e një banke zhvillimi që do të ketë instrumente financiare brenda saj, me fokus mbështetjen e SME-ve, Sepse për tregun shqiptar, SME-të janë 80% e vlerës së shtuar në ekonomi dhe punësojnë mbi 80% të forcës së punës, por ndërkohë mundësia për t’u kredituar është 4 herë më e vogël se ajo e biznesit të madh”, theksoi Ekonomi për ATSH-në.

Në këto kushte, nënvizoi Ekonomi, për të bërë një ekonomi konkurruese, ku shtyllën e zhvillimit e kanë SME-të, qeveria mendon që fondin për zhvillim ta japë përmes një banke zhvillimi, që adreson specifikisht mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit dhe rritjen e prodhimit konkurrues Made in Albania në tregun e hapur.

Në këndvështrimin e ekspertes së ekonomisë, Ekonomi shprehet se Banka për Zhvillim do të rrisë konkurrueshmërinë në sektorin bankar përmes ofrimit të kredive me interesa të ulëta.

“Ne kemi 11 banka të nivelit të dytë, por ajo që ndodh është se Banka për Zhvillim që hyn në lojë me bankat e tjera tregtare, ka 51% të aseteve të veta aksione të qeverisë dhe tatimfitimin e rifut në qarkullim dhe kjo bankë do të ‘presojë’ tregun bankar përmes ofrimit të kredive me interes të ulët, duke lehtësuar SME-të të kenë më shumë akses në financim dhe për t’u zhvilluar. SME duhet të rrisin produktivitetin dhe këtë objektiv ato mund ta arrijnë vetëm përmes implementimit të teknologjive bashkëkohore. Banka e Zhvillimit i vjen në ndihmë të gjithë tregut dhe ekonomisë shqiptare”, tha Ekonomi.

Ekonomi shprehet se, Banka e Shqipërisë me lançimin e programit të ri të financimit 25 miliardë lekë kredi për SME-të dhe bujqësinë, ka sjellë përvojën më të mirë europiane në këtë drejtim dhe bashkë me ekspertizën e institucioneve ndërkombëtare dhe diskutimin me të gjithë aktorët, po paraprijnë me këtë program modelin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Sipas saj, sot është fakt që fondi që vihet në dispozicion të programit të SME-ve mbulon 70% të kolateralit, më shumë se çdo herë tjetër, çka do të thotë se ky program nuk ndihmon vetëm ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por mbi të gjitha edhe bizneset bujqësore.

“Bujqësia shqiptare duhet të arrijë disa objektiva shumë të rëndësishme, sepse ne jemi angazhuar që të arrijmë 1 miliard eksporte në 2030-n dhe kjo arrihet duke mekanizuar bujqësinë, shtuar sipërfaqet me vepra ujitëse dhe kulluese, duke zgjeruar sipërfaqet me serra dhe aplikimin e mjeteve të mbrojtjes nga faktorët klimatikë. Fakti që kishim një fond garancie si eksperiencë edhe nga vitet e kaluara dhe në këndvështrimin si do ta përmirësojnë duke avancuar aksesin në financim edhe për sektorin e bujqësisë, qeveria vuri 70% të kolateralit që mundëson pikërisht kreditimin e bujqësisë”, theksoi ajo.

Ekonomi tha se, së bashku me prodhuesit shqiptarë, mund të rrisim më tej cilësinë e bujqësisë të Shqipërisë dhe mund ta sjellim Shqipërinë një hap më pranë integrimit në BE.

Pikërisht, vijoi ajo, ky instrument financimi (programi për SME dhe bujqësinë) do të shërbejë si një orientues apo mentorim se si është konceptuar kjo Bankë Zhvillimi që do të mbështesë përafrimin e prodhimit shqiptar me tregun e hapur.

/r.e//a.f/

The post Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ekonomi për ATSH: Mbështetje integrimit të SME-ve në tregun e hapur europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kur Tiranën e mori me dhunë “këneta”, ngeci

21 February 2025 at 12:45


TIRANË, 21 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nuk janë të gjithë njësoj, ndërsa shtoi se kur Tiranën e mori me dhunë “këneta”, ajo ngeci dhe as Sahati i Tiranës nuk punonte.

Përmes një videomesazhi në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri iu përgjigj një komentuesi i cili në videokujtesën e postuar në rrjetet sociale për zhvillimin e Tiranës, i kujton se ka bërë vetëm detyrën për të cilën është zgjedhur.

“Videokujtesën e postuar sot në mëngjes në këtë faqe për Tiranën, kush nuk e ka parë, mendoj se do të bënte mirë ta shihte. Po, nuk më kanë vënë njerëzit “të dridhja zinxhirët”, por kam një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjesh përpara sesa të thuash: “Ti ke zero meritë, se ke bërë vetëm detyrën”. Po atëherë, përse u desh të vija unë, se aty ishin të tjerët, apo jo, dhe njerëzit, edhe ata për detyrën i kishin vënë, nuk i kishin vënë “të dridhnin zinxhirët”, apo jo?!”, iu drejtua Rama komentuesit.

“Detyrën pra, detyrën. Atë duhet të bëjnë të gjithë, dhe tek detyra dallohen dhe udhëheqësit, edhe fshesaxhinjtë, edhe të gjithë ata që janë ndërmjet të dyjave. Prandaj unë vërtetë nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur, madje këtë nuk ma heq dot askush”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “kush nuk do ta shikojë, natyrisht nuk e shikon, por ky nuk është problem”.

“Edhe diçka tjetër, pse kur Tiranën e mori me dhunë “këneta” ajo ngeci dhe as Sahati i Tiranës nuk punonte? Apo ngaqë të gjithë jemi njësoj? Jo pra, jo, nuk jemi të gjithë njësoj, prandaj Tirana sot nuk është më Kandahar, dhe prandaj Shqipëria sot nuk është hiçgjëkundi njësoj, qysh se unë dhe Partia Socialiste kemi marrë besimin e popullit për ta udhëhequr këtë vend dhe për ta ngjitur në atë majë ku askush tjetër nuk e ngjit dot”, u shpreh Rama.

Ndërsa një tjetër komentuesi i cili shprehet se krahasimi pas 35 vitesh është i shëmtuar, Rama u shpreh se “Tirana është bërë nga ata që është bërë, jo nga ata që sa herë kanë pasur gjë në dorë e kanë zhbërë në plot kuptimin e fjalës”.

“A thua Soni të jetë e vërtetë kjo? A thua se kushdo që të ishte prapëseprapë për shembull do bënte piramida në ’97-ën? A thua se kushdo që të ishte prapëseprapë do t’i vinte kantiereve të Zogut të Zi dhe të sheshit “Skënderbej” për luftë politike me kryetarin e bashkisë? A thua që kushdo që të ishte do ta ngrinte Tiranën nga varri në vitet 2000 apo do ta bënte qytet europian me miliona turistë në vit? Nuk e di, por besoj je gabim se i bie që sipas teje kot voton populli, kor zgjidhen qeveritë dhe udhëheqësit dhe kushdo që të jetë prapëseprapë do bëjë atë që është për t’u bërë”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se “po të ishte kjo puna e përbashkët kaq abstrakte dhe po ta bënte koha nuk do të ishte ‘ca ndërto e ca shkatërro’”.

“Prandaj, duan, s’duan ata që s’duan, historia e Tiranës europiane është historia e pikërisht asaj video kujtese, që çuditërisht të ka mërzitur në vend që të të frymëzojë. Është historia ime, është historia jonë, është historia e Partisë Specialiste. Është historia e këtij populli. Populli i Tiranës, jo më kot nga i ka dhënë besimin 7 herë në 7 për ta drejtuar Tiranën”, tha Rama.

Prandaj, vijoi ai, “jo më kot në 11 Maj do votojë PS-në më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranën”. “Të tjerat janë llafe, i merr era dhe ngjarje që nesër do i përkasin thjeshtë dhe vetëm harresës”, tha Rama.

Ndërkohë një tjetër komentuesi që thotë se qendra e Tiranës me rrugë e bulevard ashtu ka qenë që nga koha e Zogut, Rama iu përgjigj: “A thua janë bërë vërtetë që në kohë të Zogut apo mos e ke pak gabim? Se në fakt të tëra këto rrugë që ti përmend janë zgjeruar. Për shembull ajo rruga tek Pallati me Shigjeta nuk ekzistonte fare. S’kishte fare dalje andej shoku Uran. Po pemët thua janë aty që nga koha e Zogut apo janë mbjellë pjesa më e madhe në atë kohën që ti nuk e dashke fare? Këtë për betonin nuk i hyj hiç, është një debat shterpë për mua. Ndërsa historinë, historinë lërja historisë, aty mos ma kij merakun fare”.

Kryeministri siguroi se do ta bëjmë “Shqipërinë 2030” Europën e Ballkanit dhe Tiranën kryeqytetin e saj krenar.

“Pikërisht se këtë “Kandahar” e bëra kryeqytet europian dhe bashkë me PS, që ti nuk e do, por s’ka problem se rëndësi ka që ne ty të duam, pavarësisht bindjeve që të errësojnë sytë”, tha Rama.

/r.e/

The post Rama: Kur Tiranën e mori me dhunë “këneta”, ngeci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kur shoh sot pemët e rritura në akset kryesore të Tiranës së atëhershme, them se ia ka vlejtur balta dhe gurët që kam ngrënë

20 February 2025 at 18:41

TIRANË, 20 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Tirana është për të prova se si Kandahari i vitit 2000 është kthyer në një qytet europian.

Në një takim me punonjësit e bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Rama tregoi se cili ishte momenti kur vendosi të përfshihej në politikë.

“Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës kur erdha atëherë nga Franca për të përcjellë tim atë dhe u kthyem në shtëpi nga varrimi sikur ishim kthyer nga lufta me baltën deri afër gjunjëve. Prandaj aty nuk i ika dot tundimit që t’i thosha po thirrjes së kahershme të Fatos Nanos për t’u përfshirë në qeveri, që deri aty nuk e kisha marrë ndonjëherë në konsideratë”, shtoi Rama.

“Pastaj rruga e jetës politike, por besoj më shumë fati i shkruar mua më nxori në krye të bashkisë së Tiranës tamam ku ishte mbledhur gjithë balta, llumi, pluhuri i një gjendjeje natyrore pa ligj, pa shtet dhe pa kontroll dhe të një qyteti që ishte kthyer në tokë të askujt me bekimin e bufit të kënetës ku pushtohej çdo pëllëmbë e lirë dhe pemët binin përditë si ata robërit kur i pushkaton”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “kur i sheh sot ato pemët e mbjella që janë rritur në akset kryesore të Tiranës së atëhershme them se edhe për aq do ia kishin vlejtur gurët dhe balta që kam ngrënë që atëherë”.

Por, sipas tij, edhe mbjellja e pemëve i është konsideruar pastrim parash të drogës në komisionin hetimor.

“Edhe mbjelljen e pemëve te ai komisioni hetimor që patë në televizor, besojeni apo jo, por ma kanë quajtur pastrim parash të drogës, pemë për pemë, të kumbullave të kuqe, pastrim i parave të drogës. Imagjinojeni sa vite ka ky avaz”, shtoi Rama.

“Por sot që ka shumë më shumë se aq për të parë Tirana është për mua prova se siç kjo luftë e pafundme përballë gjithfarë horrash dhe horrllëqesh nga të katër anët, nga ata horra dhe horrllëqe që nuk e lanë këtë vend të ngrinte kokë as kur ngriti flamurin e pavarësisë, që nuk ju ndanë këtij vendi që nga vitit 1912, sot e ka bërë qytet europian Kandaharin e vitit 2000. Fiks si ajo luftë, edhe lufta e pafundme përballë llumit të një kënete të gjithë politike dhe mediatike dhe një deti paragjykimesh për shqiptarinë dhe shqiptarët do ta bëjë ‘Albanian’ shtetin e ri europian në vitin 2030”, siguroi Rama. /j.p/

The post Rama: Kur shoh sot pemët e rritura në akset kryesore të Tiranës së atëhershme, them se ia ka vlejtur balta dhe gurët që kam ngrënë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Asnjë buf nga këneta politike nuk mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës

20 February 2025 at 18:06

TIRANË, 20 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se asnjë buf dhe asnjë specie tjetër e kënetës së madhe politike dhe mediatike nuk e mbulon dot me shoshën e blozës dhe të llumit diellin e transformimit kolosal historik të Tiranës.

Në një takim me punonjësit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Rama solli në vëmendje transformimin e Tiranës që ka nisur që me drejtimin e tij në krye të bashkisë, për të vijuar me punën që është bërë gjatë drejtimit të Erion Veliajt.

“Pa mua që e nxora nga koma dhe rrënojat, e pastrova nga llumi dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pakursyer të popullit të Tiranës dhe të PS-së, të socialistëve dhe progresistëve kryeqytetas dhe pa lali Erin që e bëri të vrapojë dhe të kthehet në një destinacion turistik gjithëvjetor me mbështetjen e pakursyer të të gjithëve ne, ky qytet nuk do të ishte dot kurrë vendi ku sot shëtisin si europianë që të gjithë, opozitarë, prokurorë, gjykatës, analistë, gjithologë, gazetarë e qytetarë”, tha Rama.

Rama theksoi se sot qytetarët e Tiranës shkojnë e vijnë në punën e tyre duke i çuar fëmijët në çerdhe, kopshte dhe shkolla që nuk i lënë asnjë gjë mangët shkollave të BE-së.

“I çojnë të afërmit në një spital që nuk i lë gjë mangët spitaleve të BE-së. Dhe duke shëtitur nëpër parqe bashkë me prindërit e tyre pensionistë dhe duke dalë edhe për vrap nga liqeni në një park si parqet në Europë dhe jo si ai parku ku u zhvillua lufta e fundit civile e Tiranës mes disa specieve të kënetës opozitare të armatosur me pistoleta dhe policëve bashkiakë për t’i hapur rrugë një këndi lojërash”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Asnjë buf nga këneta politike nuk mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌