Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sot seanca në Kuvend, në rend dite projektligji për marrjen e rreth 77 mln eurove hua nga BERZH

26 June 2025 at 08:22

Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në rend të ditës do të jenë një sërë projektligjesh, mes të cilëve ndryshimet në ligjin e sportit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe […]

The post Sot seanca në Kuvend, në rend dite projektligji për marrjen e rreth 77 mln eurove hua nga BERZH appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja me BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e kushteve financiare të OSHEE-së

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), lidhur me Marrëveshjen e Huasë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE GROUP) për projektin e qëndrueshmërisë financiare.

Ministri Malaj nënvizoi rëndësinë që ka miratimi i këtij projektligji, si një instrument kyç për mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve financiare të OSHEE GROUP, institucion i cili ka një rëndësi të veçantë në përmirësimin e qëndrueshmërisë së sektorit të energjisë në vend.

Malaj bëri të ditur se qëllimi i projektligjit është të sigurojë për OSHEE-në garancinë që do t’i ofrojë mundësinë për të përfituar një financim nga BERZH në vlerën prej rreth 45.7 milionë  euro, të cilat do të përdoren për rifinancimin e detyrimeve të OSHEE GROUP ndaj bankave të nivelit të dytë.

“Kjo masë financiare është e domosdoshme për përballimin e presioneve të likuiditetit dhe përmirësimin e bilancit financiar të OSHEE GROUP, duke siguruar kushte më të favorshme për menaxhimin e detyrimeve financiare”, shtoi ai.

Sipas ministrit Malaj, Marrëveshja e Garancisë ka si qëllim të garantojë të gjitha detyrimet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike merr përsipër nëpërmjet marrëveshjes së huasë që lidhet me BERZH.

Ministri informoi se OSHEE GROUP, në fund të vitit 2021 ka marrë overdraft, me garanci shtetërore, në vlerën totale prej rreth 81.5 milionë euro, sipas marrëveshjeve overdraft me bankat e nivelit të dytë, të cilat janë rinovuar çdo vit dhe janë efektive aktualisht.

“Këto financime, pavarësisht se kanë mundësuar mbështetje të menjëhershme, kanë krijuar një kosto financiare të lartë për shoqërinë, për shkak të kushteve të normave të interesit dhe periudhës së shkurtër të ripagimit”, shtoi ai.

Ky projektligj, sipas ministrit, synon të ristrukturojë këtë borxh, duke ofruar mundësinë e një huaje afatgjatë me kushte shumë më të favorshme.

“Kreditimi i propozuar nga BERZH për një periudhë 12-vjeçare (me tre vite periudhë grace) dhe me një normë interesi të bazuar në Euribor 6-mujor + marzh 1%, është më i favorshëm në krahasim me kreditë e afatshkurtra aktuale, të cilat përfshijnë norma të larta interesi dhe komisione të tjera administrative. Në këtë kuadër, është e rëndësishme të theksojmë se, pas një analize të thelluar kosto totale e kredisë afatgjatë, sipas kushteve e termave të BERZH, është më e ulët se kosto e overdrafteve aktuale, duke rezultuar me një kursim për OSHEE në vlerën rreth 7.1 milionë euro dhe duke ulur ndjeshëm ngarkesën financiare”, tha Malaj.

Ministri i Financave informoi se për të garantuar një ekuilibër të duhur financiar dhe për të ruajtur stabilitetin e tregut të kredive në Shqipëri, BERZH ka pranuar të ndajë rreth 50% të financimit të huasë me bankat tregtare vendase.

“Një angazhim i rëndësishëm ky për të mbajtur balancën e tregut të financimeve dhe për të ruajtur konkurrencën e shëndoshë në sektorin bankar shqiptar”, shtoi Malaj. /j.p/

The post Marrëveshja me BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e kushteve financiare të OSHEE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERZH: Fokusi i paqartë mund të bëjë industrinë shqiptare jo eficiente

28 May 2025 at 15:29

Politikat industriale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në vendet me të ardhura të ulëta, një trend që përfshin edhe Shqipërinë. Në një kohë kur vendet me të ardhura të larta po fuqizojnë politikat e subvencioneve dhe mbështetjes për sektorë strategjikë, Shqipëria dhe ekonomitë e ngjashme rrezikojnë të ndjekin modele të kushtueshme për shkak se nuk kanë kapacitete e nevojshme administrative apo fiskale për t’i përballuar me sukses, evidentoi raporti i Tranzicionit 2024- 2025 i BERZH që u prezantua sot.

Raporti evidenton se në vendet ku operon BERZH përqindja e eksporteve industriale është rritur nga rreth 10% në vitin 2010 në mbi 45% në vitin 2022. Megjithatë, vendet me kapacitete më të ulëta administrative si Shqipëria përdorin instrumente të tilla kuota apo licenca të ndërlikuara, të cilat në vend që të nxisin zhvillimin, çojnë në keqpërdorim të burimeve dhe rritje të korrupsionit.

Një tjetër element i përmendur në raport është përdorimi i Zonave të Lira Ekonomike si instrument për të reduktuar pabarazitë rajonale. Shqipëria është ndër vendet që ka eksperimentuar me këtë model, por raporti nënvizon se ndikimi ekonomik i zonave te lira është thellësisht lokal dhe varet nga  afërsia me infrastrukturën, nivelin e aftësive lokale dhe cilësinë e qeverisjes. Në mungesë të këtyre elementeve, investimet e huaja nuk sjellin efekte të qëndrueshme për zhvillimin.

Raporti thekson se Shqipëria aplikon shumë pak politika të targetuara posaçërisht për ndërmarrjet e reja apo me potencial të lartë rritjeje. Në mungesë të një qasjeje selektive bazuar në moshën, madhësinë apo kapacitetet teknologjike të kompanive, asistenca financiare rrezikon të shpërndahet pa efekt të vërtetë ekonomik.

BERZH thekson se politikat industriale mund të jenë të suksesshme vetëm nëse mbështeten në prioritete të qarta, vlerësime rigoroze të impaktit dhe koordinim institucional. Për vende si Shqipëria, sfida qëndron te zhvillimi i kapaciteteve për të hartuar dhe zbatuar politika që nuk vetëm imitojnë modelet perëndimore, por adresojnë në mënyrë reale nevojat strukturore të vendit.

Raporti nënvizon se për ekonomitë në tranzicion, përfshirë Shqipërinë, gabimet në hartimin apo zbatimin e politikave industriale mund të krijojë rritje shpenzimesh publike, humbje të të ardhurave dhe deformime në ekonomi. Prandaj, BERZH sugjeron më shumë kujdes transparencë dhe përqendrim te aftësive që ndërtojnë konkurrueshmëri afatgjatë./ MONITOR

The post BERZH: Fokusi i paqartë mund të bëjë industrinë shqiptare jo eficiente appeared first on Sot News | Lajme.

BERZH: Fokusi i paqartë mund të bëjë industrinë shqiptare jo eficiente

By: Ardit
28 May 2025 at 15:07

Politikat industriale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në vendet me të ardhura të ulëta, një trend që përfshin edhe Shqipërinë. Në një kohë kur vendet me të ardhura të larta po fuqizojnë politikat e subvencioneve dhe mbështetjes për sektorë strategjikë, Shqipëria dhe ekonomitë e ngjashme rrezikojnë të ndjekin modele të kushtueshme për […]

The post BERZH: Fokusi i paqartë mund të bëjë industrinë shqiptare jo eficiente appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln€

By: fra nc
28 May 2025 at 15:33

Banka e Shqipërisë thotë se vendi ynë duhet të zhvillohet përmes teknologjisë dhe politikave industriale. Për të mbështetur këtë tranzicion, do të jetë BERZH, ajo që do të financojë 900 mln euro për 5 vitet në vazhdim.

Reformat e 20 viteve të fundit kanë krijuar një ekonomi konkurruese në Shqipëri, por ato nuk janë të mjaftueshme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Në realitetin e ri global, për Guvernatorin Gent Sejko, vendi duhet të shkojë drejt ringritjes së politikave indistriale dhe tregut të teknologjisë.

“Këto “shërbime të inovacionit global”, si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave, janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale.

Disa ekonomi të Evropës Qendrore dhe Lindore tashmë janë bërë eksportuese lider në fushën e shërbimeve kompjuterike. Edhe Shqipëria ka potencialin ta ndjekë këtë rrugë”, tha Sejko.

Ndërkohë, BERZH do të financojë 900 mln euro deri në vitin 2030, për të mbështetur zhvillimin e vendit.

“Kjo synon të mbështesë progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prioritetet e strategjisë sonë për vendin janë tërësisht të harmonizuara me strategjinë globale të BERZH që përmenda më lart, ndërkohë që janë përshtatur me prioritetet dhe nevojat të Shqipërisë. Prioriteti i parë është përshpejtimi i kalimit drejt ekonomisë së gjelbër, do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në përpjekjet e saj për të diversifikuar burimet e energjisë së rinovueshme”, bëri me dije drejtoresha e Berzhit në Shqipëri, Ekaterina Solovova.

Në prezantimin e raportit të tranzicionit për vendin tonë, u detajuan edhe programet e financimit që do të përmirësojnë zgjerimin e rrjeteve të transportit dhe shpërndarjes së energjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln€ appeared first on Euronews Albania.

Sejko: Reformat dhe politikat industriale, çelësi i zhvillimit dhe integrimit në BE

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi sot se Shqipëria ka realizuar një progres të dukshëm në drejtim të krijimit të institucioneve të forta dhe përmirësimit të klimës së biznesit, duke kontribuar në një rritje ekonomike të qëndrueshme gjatë pesë viteve të fundit.

Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH-it për vitin 2024, Sejko foli për progres në disa tregues si uljen e papunësisë në 11,3% dhe një rritje të konsumit privat me 7%, duke nënvizuar rëndësinë e reformave strukturore në këtë rrugë.

Raporti i këtij viti i BERZH-it, trajton një nga sfidat më të mëdha që po përballen ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim: riformulimin e politikave industriale në një kontekst global gjithnjë e më të ndërlikuar.

Sipas Sejkos, këto politika nuk janë më thjesht mjet për mbështetjen e industrive ekzistuese, por për ndihmën në krijimin e ekonomive të diversifikuara dhe krijuese të përparuara, si dhe në përgatitjen e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Guvernatori nënvizoi se për Shqipërinë dhe shumë vende të tjera, rruga drejt zhvillimit përmes eksporteve tradicionale industriale është bërë më e vështirë. Sipas tij, shërbimet e digjitalizuara dhe krijuese të përparuara janë ato që po shfaqen si mundësia e re për rritjen e produktivitetit dhe vlerës së shtuar.

“Për shumë vende të BERZH-it, përfshirë Shqipërinë, rruga drejt rritjes përmes eksporteve tradicionale industriale është bërë më e vështirë. Në vend të saj, po shfaqet një mundësi e re: eksporti i shërbimeve të digjitalizuara dhe të tregtueshme ndërkombëtarisht. Këto “shërbime të transformimit global”, si teknologjia e informacionit, dizajni, logjistika dhe analiza e të dhënave, janë në zemër të rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar, por për t’i zhvilluar, nevojiten themele të forta: investime në arsim, fuqi punëtore e kualifikuar, infrastrukturë digjitale moderne dhe kapacitete të larta institucionale. Disa ekonomi të Evropës Qendrore dhe Lindore tashmë janë bërë eksportuese lider në fushën e shërbimeve kompjuterike. Edhe Shqipëria ka potencialin ta ndjekë këtë rrugë”, tha Sejko.

Në të njëjtën kohë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se politikat industriale që ndërmerren nga qeveria duhet të jenë të harmonizuara me procesin e integrimit evropian, dhe se si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria ka shumë mundësi të përfitojë nga konvergjenca me Bashkimin Evropian.

Anëtarësimi në SEPA dhe përfitimet që lidhen me të, si reduktimi i kostove të transaksioneve ndërkombëtare, janë pjesë e këtij procesi, shtoi ai.

Guvernatori theksoi gjithashtu se politikat industriale nuk duhet të përqendrohen vetëm te sektori i pasurive natyrore dhe i industrive tradicionale, por duhet të përfshijnë edhe sektorët që janë jetikë për punësimin dhe kohezionin social brenda vendit.

Së bashku me zhvillimin e sektorëve të rinj, ai u shpreh për domosdoshmërinë që politikat të përqendrohen në përfshirjen sociale dhe të ndihmojnë në zvogëlimin e pabarazive.

Një tjetër element që Sejko theksoi, ishte nevoja që ndihma shtetërore të fokusohet tek ato kompani që kanë potencial të lartë për të kontribuar në inovacion dhe krijimin e vendeve të reja pune.

Ai sugjeroi që garancitë e kredive, huatë me interesa të ulëta dhe fondet e kapitalit sipërmarrës mund të bëhen katalizatorë të ndryshimeve të mëdha, duke krijuar mundësi për bizneset e reja dhe dinamike.

Në fjalën e tij, Sejko përmendi se, edhe pse Banka e Shqipërisë nuk harton politika industriale, ajo ka një rol thelbësor në garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, që është një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm.

“Banka qendrore nuk harton politika industriale, por kontribuon në to si garantuese e stabilitetit makroekonomik dhe financiar – kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm. Sot, mund të themi se ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet – PBB-ja u rrit me 4% në vitin 2024, inflacioni mbetet në 2%, kreditimi privat është rritur me 16,7%, dhe raporti i kredive me probleme ka rënë në nivelin historik 4%. Kjo pasqyron një sistem financiar të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe të aftë të mbështesë sektorin real”, deklaroi Sejko.

Sipas Sejkos, për të arritur një transformim të pandërprerë dhe për t’u pozicionuar më mirë në rrugëtimin drejt integrimit europian, Shqipëria duhet të vazhdojë të investojë jo vetëm në sektorët e ekonomisë, por edhe te njeriu dhe institucioni, si elementë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ai drejtoi një ftesë për të hartuar politika industriale të zgjuara dhe gjithëpërfshirëse, të cilat do të përputhen me aspiratat afatgjata të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e inovacionit, arsimit dhe krijimit të mundësive për të ardhmen.

“Të hartojmë politika industriale të zgjuara dhe gjithëpërfshirëse, që përputhen me aspiratat tona afatgjata. Mbi të gjitha, duhet të investojmë jo vetëm në sektorët e ekonomisë, por edhe te njeriu, si qeliza bazë e fuqisë punëtore, si dhe te institucionet dhe infrastruktura që do të definojnë Shqipërinë e së nesërmes, në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian, si një hapësirë mundësish për një transformim të pandërprerë”, deklaroi Guvernatori.

Prezantimi i Raportit të të BERZH, 2024-25- Foto Florian Abazaj
1 nga 7
Prezantimi i Raportit të të BERZH, 2024-25- Foto Florian Abazaj
Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë - Foto: Florian Abazaj

/a.f/r.e/

The post Sejko: Reformat dhe politikat industriale, çelësi i zhvillimit dhe integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Muzeu i Lundrimit në Shkodër, hapësirë unike e trashëgimisë dhe historisë

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i punimeve në muzeun e Lundrimit në hyrje të qytetit të Shkodrës, projekt i cili po merr formë dita-ditës.

Sipas Kryeministrit Rama, ky është një investim që do t’i japë qytetit një hapësirë unike kushtuar trashëgimisë dhe historisë së tij, e lidhur ngushtë me lundrimin në liqen dhe lumenjtë që e rrethojnë

Muzeu i Lundrimit është një projekt ambicioz dhe i shumëpritur nga qytetarët, ndërsa pritet të kthehet në një pikë referimi të rëndësishme kulturore dhe turistike për të gjithë rajonin.

Ky investim pritet të përfundojë deri më 10 shkurt 2026, ndërsa vlera e investimit parashikohet të shkojë rreth dy milion euro. Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik në këtë qytet të Shqipërisë.

Muzeu formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme. Muzeu i ri i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të qytetit të Shkodrës. Projekti financohet nga BERZH dhe Bashkimi Evropian.

/a.f/

The post Rama: Muzeu i Lundrimit në Shkodër, hapësirë unike e trashëgimisë dhe historisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH

14 April 2025 at 14:13

PRISHTINË, 14 prill /ATSH/ Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka nënshkruar sot marrëveshjen e grantit në vlerë prej 5 milionë euro, së bashku me drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergiy Maslichenko, dhe përfaqësuesin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti.

Sipas MF-së, ky grant është pjesë e projektit për zhvillimin e infrastrukturës së ujërave të zeza në rajonin e Mitrovicës, dhe parasheh ndërtimin e një impianti modern për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues në komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, përfshirë edhe zonat përreth.

“Projekti do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për rreth 123,000 banorë të kësaj zone, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen mjedisore dhe duke kontribuar në mbrojtjen e burimeve ujore lokale nga shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara. Deri më tani, vlera totale e financimit për këtë projekt arrin në rreth 38 milionë euro, ku granti prej 5 milionë euro është siguruar si rezultat i aplikimit të suksesshëm të Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje është dëshmi e përkushtimit për zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit dhe garantim të shërbimeve cilësore për qytetarët”, thuhet në komunikatë.

/Kosovapress/

The post Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku fotovoltaik i Karavastasë, Solovova: Shqipëria me tarifën më të ulët të energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Përfaqësuesja e Përhershme e Zyrës së BERZH-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova, deklaroi se “BERZH e ka mbështetur me 100 milionë euro projektin fotovoltaik të Karavastasë dhe është i gatshëm të mbështesë investime të reja, si një partner i angazhuar të mbështesë Shqipërinë”.

E pranishme sot, në ceremoninë e përurimit të parkut diellor të Karavastasë, Solovova e cilësoi parkun diellor të Karavastasë me 140  MGW prodhim të energjisë, një projekt shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Ky është një projekt që është ndërtuar sipas standardeve më të mira teknike, mjedisore dhe sociale”, tha ajo.

Në BERZH, vijoi ajo kemi pranuar prej shumë kohësh shkallën dhe urgjencën e tranzicionit të energjisë dhe mundësitë që ai paraqet për Shqipërinë. “Prandaj diversifikimin e burimeve të energjisë e kemi bërë përparësi strategjike të punës tonë, por nuk ka qenë e mjaftueshme vetëm kjo. Profesionalizimi dhe angazhimi i partnerëve tanë dhe homologëve tanë shqiptarë ka qenë përparësi kryesore e përurimit që kemi sot”, vijoi Solovova.

Ajo tha se, bashkëpunimi i BERZH në Shqipëri nisi në vitin 2017 me një takim trajnimi që hodhi farën e asaj që do të bëhej një angazhim transformues.

“Në 2018 ekipi ynë do të punonte ngushtë me MIE-së për të ngritur themelet ligjore për kuadrin politik konkurrues dhe mbështetës. Së bashku hodhëm themelet për ankandin e parë në Shqipëri që e kurorëzojmë sot në terren”, u shpreh Solovova.

Ajo deklaroi se, “Shqipëria ka ende rekordin për tarifën më të ulët të energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor dhe tashmë ka dhënë më shumë se 800 MGV përmes 4 ankandeve të suksesshme duke e vënë vendin në hartë si destinacion investimi për shoqëritë ndërkombëtare”.

“BERZH e ka mbështetur me krenari projektin fotovoltaik të Karavastasë nga kompania “Voltalia” me 100 milionë euro financim tregtar si shembullin ku politikat inteligjente ndihmojnë në mobilizimin dhe financimin privat, për të trajtuar nevojat strategjike të vendit dhe po presim projektin e ardhshëm për të cilin është rënë dakord. BERZH është i gatshëm të mbështesë ankandet e reja për investime të reja dhe ne jemi partnerë i angazhuar i Shqipërisë”, tha Solovova. /j.p/

The post Parku fotovoltaik i Karavastasë, Solovova: Shqipëria me tarifën më të ulët të energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko me delegacionin e BERZH: Ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Aleksandra Vukosavljevic, drejtore për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ekaterina Solovova, përfaqësuese rezidente e BERZH-it në Shqipëri, si dhe përfaqësues të tjerë të dy institucioneve.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend.

Sejko u shpreh se “parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes. Sistemi financiar dhe sektori bankar, vijojnë të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Kreditimi është rritur me ritme të mira dhe cilësia e tij mbetet e mirë”.

Guvernatori përshkroi edhe përparimin në modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin me praktikat më të mira globale në sektorin financiar.

Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë ka qenë e angazhuar për të ndjekur dhe implementuar risitë teknologjike dhe rregullatore drejt një sistemi financiar më të sigurt, më të shpejtë dhe më të standardizuar për të gjithë përdoruesit.

Më tej, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të vendit tonë me BERZH-in dhe i falënderoi përfaqësuesit e tij për kontributin e çmuar dhënë Shqipërisë, falë të cilit janë realizuar projekte shumë të rëndësishme, si ai për përgatitjen e infrastrukturës rregullative në lidhje me administrimin e ndikimit nga ndryshimet e klimës.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin që BERZH-i, donatorët dhe ekspertët e përzgjedhur prej tij, kanë dhënë nëpërmjet projekteve të ndryshme, për përgatitjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe rritjen e kapaciteteve teknike e rregullative të Bankës së Shqipërisë, në funksionin e saj të mbikëqyrjes dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Këto projekte përfshinin: përgatitjen dhe realizimin e vetëvlerësimit, në procesin e verifikimit të ekuivalencës së kuadrit rregullator mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian dhe vlerësimin në nivel rajoni të kuadrit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, me fokus të veçantë në krijimin e kërkesave për kapital dhe detyrime të pranuara (MREL), si edhe zhvillimin e metodologjisë për një nga instrumentet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Në vijim, Guvernatori bëri një përshkrim të përgjithshëm të zhvillimeve ekonomike dhe financiare, duke evidentuar ndryshimet strukturore në ekonomi dhe kontributin e sektorit bankar në mbështetje të tyre. Pritjet për zhvillimet e ardhshme, pavarësisht sfidave, mbeten pozitive. Palët vlerësuan nevojën për rritjen e mbështetjes financiare të sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku programi i posaçëm i miratuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, përfaqëson një mundësi shumë të mirë zhvillimi.

Në këtë drejtim, ata vlerësuan se progresi i realizuar nga Banka e Shqipërisë për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe digjitalizimin, do të shërbejë gjithashtu për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe rritjen e aksesit në financim nga sektorët më pak të financuar.

Përfaqësuesit e BERZH-it shprehën vlerësimin maksimal për bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë në projektet e mësipërme dhe gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në drejtime të tjera.

Vukosavljevic shtoi se BERZH-i do të vazhdojë të mbetet një partner kryesor, duke ofruar mbështetje në sektorë kyç të ekonomisë së vendit, me fokus te ndihma për bizneset shqiptare që të bëhen më të gjelbra dhe më digjitale, si dhe për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj.

1 nga 5

/k.s//a.f//r.e/

The post Sejko me delegacionin e BERZH: Ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Marrëveshje me BERZH, 45.7 milionë euro për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së

12 March 2025 at 18:05

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se është nënshkruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) një marrëveshje huaje afatgjatë në vlerën e 45.7 milionë eurove, me kushte të favorshme.

Marrëveshja e garancisë është firmosur nga zëvendëspresidenti i BERZH-it, Matteo Patrone, dhe Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në kuadër të Projektit të Qëndrueshmërisë së OSHEE-së.

“Synojmë forcimin e stabilitetit financiar, duke siguruar burime financimi të gjelbra, më pak të kushtueshme dhe më të qëndrueshme,” tha Malaj.

Gjatë takimit, ministri i shprehu Zëvendëspresidentit të BERZH-it vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që institucioni ka dhënë për Shqipërinë ndër vite.

Marrëveshje me BERZH
1 nga 12
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH
Marrëveshje me BERZH

/a.f/

The post Malaj: Marrëveshje me BERZH, 45.7 milionë euro për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh

12 March 2025 at 06:48

Në shkurt të vitit 2021, zyrtarët shqiptarë premtuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se linja hekurudhore Tiranë– Durrës, bashkë me një segment të ri drejt Rinasit, do të rehabilitohej brenda 30 muajsh dhe do të kushtonte 69.6 milionë euro në total. Por katër vite më vonë, linja hekurudhore nuk ka përfunduar ende, ndërkohë që […]

The post Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh appeared first on Reporter.al.

Shkupi nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor me Serbinë

By: M C
5 March 2025 at 18:20

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një grant investimesh prej 2.4 milionë eurosh, që do të përdoren për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor në pikën kufitare të Tabanovcës, që lidh vendin me Serbinë.

Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën, më 5 mars, nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, dhe shefi i zyrës së BERZH-it në Shkup, Fatih Turkmenoglu.

Projekti është pjesë e një pakete investimesh prej 7.6 milionë eurosh për krijimin e një pikëkalimi të përbashkët kufitar, që synon “përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve mes dy vendeve”.

Në kuadër të këtij projekti, BERZH-i paraprakisht miratoi një kredi prej 5 milionë eurosh dhe një grant prej 250.000 eurosh.

“Në këtë mënyrë do të përmirësojmë komunikimin midis dy shteteve sepse do të kemi ‘one stop shop’ [kontroll i përbashkët kufitar] edhe në pjesën hekurudhore, kur udhëtohet me tren. Shpresoj se kjo do të jetë një hyrje për rivendosjen e linjës së rregullt hekurudhore të udhëtarëve midis Shkupit dhe Beogradit, për të cilën padyshim janë të nevojshme përpjekje nga të dyja palët. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë totale prej 7.4 milionë euro në pjesën ndërtimore dhe 250.000 euro në pjesën e shërbimeve konsultative dhe mbikëqyrjes”, tha ministri Nikoloski.

Projekti parashikon ndërtimin e një ndërtese të re të përbashkët për shërbimet kufitare, doganore dhe inspektuese të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe rinovimin e objekteve ekzistuese në Tabanovcë. Gjithashtu, do të ndërtohet infrastrukturë e re rrugore dhe komunale.

Ndërtimi pritet të nisë këtë vit, pas përzgjedhjes së kontraktorit, dhe të përfundojë brenda dy vjetësh. Linja hekurudhore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është pjesë e Korridorit 10, që lidhet me zgjerimin e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, tha se me këto investime, BE-ja po mbështet drejtpërdrejt përpjekjet për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Korridorit 10 dhe për të përmirësuar lidhjet rajonale.

Shefi i BERZH-it, Fatih Turkmenoglu, tha se ky projekt është dëshmi “e mbështetjes së vazhdueshme të Bankës Evropiane për përmirësimin e infrastrukturës së vendit”, duke e cilësuar atë si “një investim kyç për nxitjen e rritjes rajonale dhe forcimin e lidhjeve hekurudhore në Ballkanin Perëndimor”./REL

The post Shkupi nënshkruan marrëveshje me BERZH-in për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor me Serbinë appeared first on Albeu.com.

3.7% më 2025/ BERZH lë të pandryshuar parashikimin për rritjen e PBB-së së Shqipërisë

By: D Marku
28 February 2025 at 08:07

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.7% këtë vit referoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila la të pandryshuar pritshmëritë në krahasim me shtatorin 2024.

“Parashikimi i rritjes prej 3.7% për vitet 2025 dhe 2026 është negativ për shkak të importeve më të larta, dhe deficitit të llogarisë korrente që u zgjerua krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2023”, thuhet në raport.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar parashikimin e saj ekonomik rajonal për vitin 2025 në rënie me 0.3 pikë përqindjeje në krahasim me perspektivën e saj të shtatorit 2024.

Rritja në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e qëndrueshme në 3.6% si në vitin 2025 ashtu edhe në vitin 2026. Rishikimi në rënie për këtë vit reflekton rënien e kërkesës nga jashtë dhe ndikime të brendshme nga ecuria e dobët e projekteve të investimeve publike dhe kushtet e shtrënguara të tregjeve të punës.

Rritja në të gjithë ekonomitë ku Banka investon aktualisht pritet të jetë mesatarisht 3.2% këtë vit.

Ky rishikim në rënie vjen kryesisht nga kërkesa më e dobët në Europën Qendrore, shtetet baltike dhe vendet juglindore të BE-së. Parashikimet për rritjen reflektojnë gjithashtu ndikimin e vazhdueshëm të konflikteve dhe ritmin e ngadaltë të reformave në rajonin e Mesdheut jugor dhe lindor (SEMED).

Ukraina hyri në vitin 2025 duke u përballur me performancë më të dobët ekonomike dhe rritje të inflacionit. Banka ka rishikuar PBB-në e Ukrainës me rënie këtë vit, pasi sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike po vazhdojnë të pengojnë prodhimin.

Rritja e PBB-së së Ukrainës pritet të arrijë në 3.5% në vitin 2025 dhe 5.0% në vitin 2026, me supozimin se një armëpushim do të realizohet deri në fund të 2025.

Një skenar në të cilin Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat për të gjitha importet me 10 pikë përqindje shtesë, mund të ulë PBB-në në rajonet e BERZH-it me 0,1-0,2% në afat të shkurtër.

Ndërsa Jordania, Republika Sllovake, Hungaria dhe Lituania janë disa nga ekonomitë e BERZH-it që janë më të prekura ndaj këtyre masave për shkak të ekspozimit të tyre ndaj tregut amerikan, tregon raporti.

BERZH thekson se inflacioni ka rënë, duke lehtësuar disi konsumin. Inflacioni ka rënë nga një kulm prej 17.5% në tetor 2022 në 5.9% në dhjetor 2024, megjithatë mbi 1 pikë përqindjeje mbi mesataren e tij para pandemisë.

Rritja në Europën Qendrore dhe në shtetet baltike parashikohet të arrijë në 2.7% në 2025 dhe 2.8% në 2026.

Në vendet juglindore të BE-së, rritja u ngadalësua në 1.5% në vitin 2024, me performancë më të dobët se sa pritej./Monitor

The post 3.7% më 2025/ BERZH lë të pandryshuar parashikimin për rritjen e PBB-së së Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Projeksionet e BERZH: Ekonomia e Ukrainës mund të rritet për 5 për qind vitin e ardhshëm

27 February 2025 at 19:06

Ekonomia ukrainase e shkatërruar nga lufta mund të rritet për 5% vitin e ardhshëm nëse arrihet një armëpushim, ka parashikuar Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), por perspektivat për rindërtim varen nga një paqe e qëndrueshme.

Huadhënësi me bazë në Londër ka investuar 6.2 miliardë dollarë në projekte në Ukrainë gjatë rrjedhës së konfliktit trevjeçar, shkruan media britanike  “The Guardian”.

Ai parashikon rritjen e PBB-së për Ukrainën në 3.5% këtë vit, pasi vendi lufton me inflacionin e shkaktuar nga sulmet ruse në prodhimin e energjisë, dhe 5% në vitin 2026, nëse armiqësitë ndërpriten.

Beata Javorcik, kryeekonomistja e BERZH-it, tha se është e përgatitur të mbështesë rindërtimin e Ukrainës në rast se negociatat sigurojnë fundin e luftës.

“Ne jemi të gatshëm të investojmë kur të vijë koha”, tha ajo.

BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024

10 February 2025 at 21:30

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), njofton se ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024 përmes 19 projekteve, duke tejkaluar 81 milionë euro që kishte investuar në 16 projekte në vitin 2023.

Sergiy Maslichenko, kreu i BERZH-it për Kosovën, tha se investimi në Kosovë vitin e kaluar nënvizoi përkushtim për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Projektet që kemi ndërmarrë, veçanërisht në sektorin privat dhe ekonominë e gjelbër, do të kenë një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në jetën e qytetarëve. Ne jemi krenarë që po kontribuojmë në përparimin e Kosovës dhe presim që të vazhdojmë mbështetjen tonë në vitet në vijim”, tha ai.

Shumica dërrmuese e këtyre projekteve – 17 nga 19 – përfshinin investime në sektorin privat, duke mbështetur ekonominë e Kosovës. Banka u fokusua kryesisht në tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër, duke drejtuar 80 për qind të investimeve të saj në projekte të gjelbra.

Në të njëjtën kohë, 11 projekte përfshinin një komponent gjinor, duke demonstruar përkushtimin e BERZH-it për të mbështetur barazinë gjinore në vend.

“Në vitin 2024, BERZH pranoi kredinë e saj më të madhe ndonjëherë në Kosovë, duke ofruar 50 milionë euro për përmirësime të efiçiencës së energjisë deri në 400 ndërtesa publike në vend (si dhe duke siguruar një grant investimi prej 7 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për ta bërë këtë projekt në shkallë të gjerë më të përballueshëm). Këto masa të efiçencës së energjisë do të çojnë në kursime mesatare prej 30 deri në 50 për qind, ndërsa do të reduktojnë ndjeshëm emetimet e gazeve serrë”, njofton BERZH.

The post BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

BERZH: Plakja dhe emigracioni, rrezik i lartë për perspektivën ekonomike të vendit

By: V K
31 January 2025 at 08:40

Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emigracioni në moshat e reja dhe me plakje të shpejtë të popullsisë, është një faktor me rrezik të lartë për qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë, vlerëson BERZH në draft-strategjinë e bashkëpunimit 2025-2030.

Nga katër rreziqe që cenojnë sigurinë ekonomike të vendit tonë të tilla si: kapacitetet e pamjaftueshme institucionale, zhvillimet demografike, ndikimi i klimës dhe zhvillimet e jashtme, dy u nga këto, “Faktori demografik” dhe “Pasiguria në tregjet e huaja” u vlerësuan rreziqe me ndikim shumë të lartë.

Rezultatet e fundit të Censit 2023 treguan se popullsia e vendit u tkurr me rreth 14.8% ndërmjet 2011 dhe 2023, teksa mosha mesatare gjatë kësaj periudhe u rrit me 7.5 vite.

Ndryshe nga vendet e tjera të Europës tranzicioni demografik në Shqipëri po zhvillohet për më shumë se tre dekada ku largimet nga vendi janë me shumë se ardhjet. Emigrimi i moshave të reja ka krijuar një hendek në forcën punëtore të vendit dhe po bëhet pengesë për zhvillimin e disa sektorëve të tilla si bujqësia dhe turizmi.

Megjithëse ekonomia e vendit pas Pandemisë Covid-19 është rritur më shumë se mesatarja e dekadës se kaluar sërish një pjesë e madhe e popullsisë edhe me të ardhura mbi mesataren dëshirojnë të largohen.

Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua gjatë shtatorit 2024 përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me kampionim rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore evidentoi një trend të ri të emigrimit të personave të arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Mbi 94% e pjesëmarrësve ishin me arsim të lartë dhe gati gjysma ishin me gradë PHD. Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri, 40% kishin bërë gati planet dhe infrastrukturën për t’u larguar gjatë dy viteve në vijim. 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grup-moshës 40-49 vjeç,

Ndryshe nga popullata e përgjithshme që shikon si arsye kryesore të emigrimit, statusin ekonomik dhe punësimin, në shtresën e mesme dhe te profesionistët, arsyeja kryesore pse kanë vendosur të largohen nga Shqipëria është mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore. Ja të gjitha arsyet që po largojnë shtresën e mesme.

Emigracioni në Shqipëri ka marrë përmasat e një gangrene, e cila ka mbetur pa një diagnozë, e për rrjedhojë edhe pa një kurë se si mund të fashitet para se efektet të jenë të pandreqshme. Institucionet financiare ndërkombëtare dhe së fundmi BERZH e vlerësoi faktorin demografik me rrezik të lartë për perspektiven ekonomike të vendit./ Monitor

The post BERZH: Plakja dhe emigracioni, rrezik i lartë për perspektivën ekonomike të vendit appeared first on Albeu.com.

BERZH dhe BE, paketë financiare 5 milionë euro për bizneset, nëpërmjet Union Bank

17 January 2025 at 16:04

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian (BE) njoftuan se kanë bashkuar forcat për të nxitur bizneset e vogla në Shqipëri nëpërmjet një partneriteti me Bankën Union dhe donatorë të tjerë.

Një paketë financiare prej 5 milionë eurosh u nënshkrua sot, në Shtëpinë e Europës, në Tiranë, nga Ekaterina Solovova, Drejtore e BERZH-it në Shqipëri dhe znj. Flutura Veipi, CEO e Bankës Union, në prani të Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.

Paketa financiare prej 5 milionë euro e BERZH-it do të disbursohet nëpërmjet Bankës Union për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Shqipëri në kuadër të dy programeve.

Programi “Bëhu digjital” do të mbështesë digjitalizimin dhe modernizimin e tyre, si dhe do të nxisë investimet e gjelbra. Programi “Të rinjtë në biznes” synon të rrisë qasjen në financa për bizneset e vogla në pronësi ose të drejtuara nga sipërmarrës të rinj.

Ekaterina Solovova, Drejtore e BERZH-it në Shqipëri, tha: “Jemi krenarë që forcojmë mbështetjen tonë për bizneset e vogla në Shqipëri, një gur themeli i ekonomisë vendore, nëpërmjet këtij partneriteti me Bankën Union. Këto marrëveshje pasqyrojnë qasjen largpamëse të BERZH-it për të nxitur fuqizimin e të rinjve dhe drejtimin e transformimit digjital të sektorit privat”.

Të dy programet mbështeten nga financimi i BE-së. Në kuadër të programit “Bëhu digjital”, NMV-të do të përfitojnë nga stimujt në grante të financuar nga BE-ja me vlerë deri në 10 për qind të shumës së kredisë, për t’i bërë investimet e tyre më të përballueshme.

Në kuadër të programit “Të rinjtë në biznes”, BE-ja do të sigurojë financimin për mbulimin e rrezikut të humbjes së parë (FLRC) deri në 10 për qind të shumës së kredisë. Financimi kanalizohet përmes programit të Fondit Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm Plus (EFSD+) – hera e parë që EFSD+ ka mbështetur një projekt në Ballkanin Perëndimor.

Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së, tha: “Jemi krenarë që ofrojmë financim nëpërmjet BERZH-it dhe Bankës Union për të lehtësuar qasjen në financa për NMV-të në Shqipëri. NMV-të punësojnë më shumë se 80% të fuqisë punëtore në Shqipëri dhe një financim i tillë i lehtësuar është jetik për të siguruar suksesin e tyre të vazhdueshëm.

Ne synojmë t’i mbështesim sipërmarrësit e rinj dhe të promovojmë përdorimin e teknologjive digjitale në NMV për t’i bërë ato më konkurruese, gjë që është në përputhje me Dekadën Digjitale të BE-së dhe Strategjinë tonë për Rininë. Kjo është edhe ajo çka synon Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”.

Banka Union, si bankë tregtare në Shqipëri, ka vite që është fokusuar te kreditimi i NMV-ve.

Flutura Veipi, CEO e Bankës Union, tha: “Jemi të entuziazmuar për partneritetin me BERZH-in në nisjen e këtyre dy programeve transformuese. Jemi gjithashtu krenarë të mbështetemi te suksesi i programit “Të rinjtë në biznes”, ku një investim prej 1 milion eurosh ka dhënë tashmë rezultate të jashtëzakonshme në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe rritjes së bizneseve të tyre.

Kjo përvojë na ka treguar potencialin për rritje kur investojmë te të rinjtë dhe jemi të lumtur që vazhdojmë t’i zgjerojmë këto mundësi. Këto nisma përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në nxitjen e inovacionit, rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërisë në Shqipëri, duke mbështetur brezin ardhshëm të drejtuesve dhe modernizimin e sektorit privat”.

Detaje për paketën financiare

Huaja prej 5 milionë euro jepet në dy linja krediti:

• Një hua prej 3 milionë eurosh në kuadër të programit të BERZH-it “Bëhu digjital” për automatizimin, digjitalizimin dhe investimet e teknologjisë së gjelbër për NMV-të, i cili mbështetet nga BE-ja. Kjo është kredia e parë që Banka jep në kuadër të këtij programi në Ballkanin Perëndimor.

Shumica e fondeve do t’i dedikohen projekteve të automatizimit dhe digjitalizimit, duke demonstruar fokusin e Bankës te modernizimi i sektorit privat. Investimet e gjelbra mbeten një prioritet në vend dhe të paktën 60 për qind e financimit total do të jetë për projekte në përputhje me qasjen e Bankës për Tranzicionin e Ekonomisë së Gjelbër (GET).

Programi përfshin një paketë gjithëpërfshirëse bashkëpunimi teknik dhe 10 për qind stimuj investimi për nën-huamarrësit për implementimin e automatizimit dhe investimet e digjitalizimit, të dyja të financuara nga BE-ja përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

• Një hua prej 2 milion eurosh në kuadër të programit të madh të BERZH-it “Të rinjtë në biznes” për NMV-të në pronësi ose të udhëhequra nga sipërmarrës nën moshën 35 vjeç, një segment i pashërbyer në vend. Banka po fuqizon sipërmarrësit e rinj në Shqipëri nëpërmjet këtij projekti, duke nxitur përfshirjen e tyre financiare dhe duke ofruar një produkt të përshtatur për nevojat e tyre.

Përveç financave, programi ofron shërbime këshillimore për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e njohurive, duke i ndihmuar ata të përmbushin potencialin e tyre. Mbulimi i rrezikut të humbjes së parë deri në 10 për qind të shumës së kredisë do të mbështetet nga BE-ja nëpërmjet programit të saj të Fondit Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm Plus (EFSD+), duke e bërë këtë projektin e parë të mbështetur nga EFSD+ në Ballkanin Perëndimor.

Programi “Të rinjtë në biznes” mbështetet edhe nga Suedia, përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), nga Italia, përmes Nismës së Evropës Qendrore (CEI), si dhe nga Luksemburgu, përmes Fondit për Ndikimin e Biznesit të Vogël të BERZH-it (SBIF).

 

 

 

 

The post BERZH dhe BE, paketë financiare 5 milionë euro për bizneset, nëpërmjet Union Bank appeared first on Revista Monitor.

BE dhe BERZH, paketë 5 milionë euro për nxitjen e bizneseve të vogla dhe të mesme

17 January 2025 at 16:11

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) bashkuan forcat për të nxitur bizneset e vogla në Shqipëri nëpërmjet një partneriteti me Bankën Union dhe donatorë të tjerë. Kështu, palët nënshkruan një paketë financiare prej 5 milionë eurosh në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë.

Paketa u nënshkrua nga Ekaterina Solovova, drejtore e BERZH-it në Shqipëri dhe Flutura Veipi, CEO e Bankës Union, në prani të ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato.

Paketa financiare prej 5 milionë euro e BERZH-it do të disbursohet nëpërmjet Bankës Union për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri në kuadër të dy programeve.

Programi “Bëhu digjital” do të mbështesë digjitalizimin dhe modernizimin e tyre, si dhe do të nxisë investimet e gjelbra.

Programi “Të rinjtë në biznes” synon të rrisë qasjen në financa për bizneset e vogla në pronësi ose të drejtuara nga sipërmarrës të rinj.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të paketës, drejtore e BERZH-it në Shqipëri, Ekaterina Solovova tha se ndihet krenarë që forcojnë mbështetjen për bizneset e vogla në Shqipëri, një gur themeli i ekonomisë vendore, nëpërmjet këtij partneriteti me Bankën Union.

“Këto marrëveshje pasqyrojnë qasjen largpamëse të BERZH-it për të nxitur fuqizimin e të rinjve dhe drejtimin e transformimit digjital të sektorit privat”, shtoi ajo.

Të dy programet mbështeten nga financimi i BE-së. Në kuadër të programit “Bëhu digjital”, NMV-të do të përfitojnë nga stimujt në grante të financuar nga BE-ja me vlerë deri në 10 për qind të shumës së kredisë, për t’i bërë investimet e tyre më të përballueshme.

Në kuadër të programit “Të rinjtë në biznes”, BE-ja do të sigurojë financimin për mbulimin e rrezikut të humbjes së parë (FLRC) deri në 10 për qind të shumës së kredisë. Financimi kanalizohet përmes programit të Fondit Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm Plus (EFSD+) – hera e parë që EFSD+ ka mbështetur një projekt në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se “jemi krenarë që ofrojmë financim nëpërmjet BERZH-it dhe Bankës Union për të lehtësuar qasjen në financa për NMV-të në Shqipëri”.

“NMV-të punësojnë më shumë se 80% të fuqisë punëtore në Shqipëri dhe një financim i tillë i lehtësuar është jetik për të siguruar suksesin e tyre të vazhdueshëm. Ne synojmë t’i mbështesim sipërmarrësit e rinj dhe të promovojmë përdorimin e teknologjive digjitale në NMV për t’i bërë ato më konkurruese, gjë që është në përputhje me Dekadën Digjitale të BE-së dhe Strategjinë tonë për Rininë. Kjo është edhe ajo çka synon Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Gonzato.

1 nga 3

The post BE dhe BERZH, paketë 5 milionë euro për nxitjen e bizneseve të vogla dhe të mesme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERZH:12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme ekonomike deri më 2030

By: Mirgen
15 January 2025 at 08:13

Në draft strategjinë e re të bashkëpunimit me Shqipërinë 2025-2030, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH ) rendit disa fusha dhe aspekte të ekonomisë shqiptare, të cilat duhet të përmirësohen për të siguruar vendit rritjen e qëndrueshme ekonomike. BERZH vë në dukje se Shqipëri duhet të përmirësojë varësinë e prodhimit të energjisë nga ndryshimet […]

The post BERZH:12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme ekonomike deri më 2030 appeared first on BoldNews.al.

❌
❌