Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli

6 July 2025 at 20:50

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, Edi Ramës i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në A2 CNN, ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve, teologu Justinian Topulli. Ai hodhi dyshime për marrëdhënien tepër të afërt të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve me seli në Tiranë, me Tel Avivin zyrtar gjatë viteve të fundit, […]

The post “Ideja i ka ardhur Ramës nga jashtë”/ Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri qëndron Izraeli appeared first on BoldNews.al.

Rama shkrin AKU-në: Duhet ndaluar me urgjencë!

By: user 5
2 July 2025 at 19:34

Kryeministri Edi Rama, në fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi, është shprehur se duhet pezulluar menjëherë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Rama u shpreh se “AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë, bën dëm”.

Kreu i qeverisë tha më tej se duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.

Gjithashtu, ai propozoi se në komision duhet të ftohet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.

“AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”, tha Rama.

Rama: Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.

Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.

AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm. Ministër duhet nxjerr urdhër i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së totalisht, nuk duhet të dalin dhe të shkojnë asgjëkund.

The post Rama shkrin AKU-në: Duhet ndaluar me urgjencë! appeared first on Lapsi.al.

“34 pasgoditje”/Sizmiologu tregon nëse priten goditje të tjera nga tërmeti në Tiranë

24 June 2025 at 19:30

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Shqipërinë ditën e sotme në orët e para të mëngjesit, më konkretisht rreth orës 05:00.

Lidhur me këtë, sizmiologu Edmond Dushi shpjegoi në emisionin “People” për të dhënat e këtij tërmeti, pasgoditjet e tij si dhe nëse priten të tjera goditje në vijim.

“Kemi goditjen kryesore të mëngjesit rreth orës 04:07 minuta me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, dhe kemi një seri pasgoditjesh që bëhen rreth 35 të tilla. Pavarësisht se ka rezultuar që thellësia të jetë e ulët, pas vlerësimit të të dhënave ka rezultuar se thellësia është në nivele rreth 19.5 km, një karakteristikë kjo e të gjitha këtyre termeteve.

Bëhet fjalë për një zonë sizmike të caktuar në brendësi të tokës dhe duke qenë se të gjitha këto pasgoditje shtrihen në të njëjtën thellësi, tregon që është një zonë e mirë përcaktuar, që është aktive dhe vazhdon të gjenerojë.

Jemi duke vrojtuar ende dhe nuk mendoj se përbën një shqetësim serioz. Kohëzgjatja e këtij tërmeti nuk ishte i gjatë. Tërmetet të nivelit 4.5 për territorin e Shqipërisë, janë tërmete të cilat kanë probabilitet të lartë të ndodhin, pasi këto mund të ndodhin çdo vit”, tha sizmologu Dushi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “34 pasgoditje”/Sizmiologu tregon nëse priten goditje të tjera nga tërmeti në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Tërmetet “shkundën” Tiranën në orët e para të mëngjesit, sizmologët tregojnë se sa rrezik ka

24 June 2025 at 15:59

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm me epiqendër në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë. Lëkundjet u ndjenë kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke shqetësuar qytetarët, por sipas ekspertëve, nuk ka vend për alarm.

Sizmiologu Edmond Dushi e ka cilësuar tërmetin si një lëkundje të shkallës së moderuar, pjesë e një aktiviteti sizmik të vazhdueshëm në këtë zonë që nga fillimi i vitit.

Është një tërmet i regjistruar në shkallë të moderuar. Vjen pas dhjetëra pasgoditjesh. Dhe kjo zonë, që prej janarit, është dalluar për aktivitet sizmik. Por është aktivitet normal,” – u shpreh Dushi.

Nga ana tjetër, Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të mos përhapin panik.

Sizmiologët kanë theksuar gjithashtu se ky tërmet nuk ka lidhje apo krahasim me intensitetin e tërmetit të rëndë të vitit 2019.

The post Tërmetet “shkundën” Tiranën në orët e para të mëngjesit, sizmologët tregojnë se sa rrezik ka appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti 4.4 ballë, sizmiologu: S’ka asnjë lloj rreziku, pasgoditjet po vijnë duke u shuar

By: redi
24 June 2025 at 11:51

Mëngjesi i kësaj të marte nisi me lëkundje. Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë. Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Sizmiologu Rrapo Ormëni thotë se ky lloj tërmeti nuk ka asnjë lidhje me atë që ra në 26 nëntor të 2019. ”Ky tërmet ndodhet larg zonës së tërmeteve të parë. Nuk ka nevojë për panik sepse ka qenë një…

Source

“ALForum 2025”, Gonxhja: Dialogu, mënyra më e qëndrueshme për të ndërtuar të ardhmen

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Tirana ishte mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit, ALForum 2025, që u zhvillua nga datat 18-20 qershor.

Gjatë ditëve të forumit, rreth 1 mijë pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit euromesdhetar, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, medie, të rinj liderë, institucione dhe figura me ndikim, diskutuan dhe ndanë ide për forcimin e bashkëpunimit, dialogut ndërkulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja u shpreh se në një “kohë me sfida të ndërlikuara, forumi tregoi se dialogu, i mbështetur në dije, krijimtari dhe respekt të ndërsjellë, mbetet mënyra më e qëndrueshme për të ndërtuar të ardhmen”.

“Për tri ditë me radhë, Tirana u shndërrua në një hapësirë të gjallë ku kultura, arti, diplomacia dhe angazhimi qytetar u ndërthurën për të ripërcaktuar partneritetin euromesdhetar mbi vlera njerëzore dhe solidaritet”, tha Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Gonxhja falënderoi fondacionin “Anna Lindh” dhe princeshën Rym Ali për lidershipin dhe përkushtimin ndaj bashkëpunimit mesdhetar.

“Një falënderim të veçantë për Komisionin Evropian, Unionin për Mesdheun, Bashkinë e Tiranës dhe të gjithë partnerët për besimin dhe bashkëpunimin e çmuar”, tha Gonxhja.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Goxhja gjatë aktivitetit ALForum 2025
1 nga 24

/e.i//r.e/a.f/

The post “ALForum 2025”, Gonxhja: Dialogu, mënyra më e qëndrueshme për të ndërtuar të ardhmen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

By: Oldi
14 June 2025 at 15:51

Politologu Ilir Kalemaj tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se sulmi i Izraelit ndaj Iranit, mund të ketë përfitime afatshkurtra për Netanjahun, por rrezikon ta fusë rajonin në një spirale të rrezikshme, me kosto të mëdha dhe të paplanifikuara. Kalemaj tha se ka analistë që mendojnë që ky sulm mund ta legjitimojë Iranin […]

The post Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme appeared first on BoldNews.al.

Ankimimi për Shkodrën, PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmailit nga KAS: Është në kushte njëanshmërie

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Marash Logu, paraqiti sot një kërkesë drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, ndërsa po shqyrtohet ankimimi i bërë për rezultatin zgjedhor në Shkodër.

Në kërkesën e PD-së theksohet se prania e Ilirjan Rusmalit nuk garanton një proces të rregullt ligjor për palën ankuese, në drejtim të garantimit të parimit të paanshmërisë.

Sipas PD-së “ky anëtar, për shkak të funksionit zyrtar që mban pranë presidentit të republikës, si dhe vendimmarrjeve të ndërmjetme me ankimet tona të mëparshme, ashtu edhe fjalëve dhe shprehjeve  që ka përdorur në raport me përfaqësuesin ligjor të ankuesit, vlerësojmë se është në kushte njëanshmërie dhe si i tillë duhet të përjashtohet nga shqyrtimi i kërkesës ankimore, objekt shqyrtimi në procedurë administrative”.

PD nënvizon në kërkesën drejtuar KAS se Ilirjan Rusmali, ushtron edhe detyrën e këshilltarit ligjor të Presidentit të Republikës, Barjam Begaj.

“Prania e këshilltarit ligjor të Presidentit në shqyrtimin e ankesave zgjedhore të subjekteve politike ngërthen një sërë problematikash të natyrës kushtetuese dhe ligjore”, thekson PD.

PD shton se “edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një shkresë Presidentit të Republikës, duke i kërkuar mosndërhyrjen e Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e neutralitetit politik të institucionit”.

“Nga ana tjetër, pala ankuese nuk mund të injorojë faktin e mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili ka qenë një propozim i dalë nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, për t’u zgjedhur më pas në datën 4 qershor 2022, President i Republikës vetëm me votat e Partisë Socialiste” thuhet në kërkesën e PD-së.

Sipas PD “këto dyshime për njëanshmëri të Ilirjan Rusmali, i cili paraqitet në përbërje të trupës së KAS, me petkun e dyfishtë të këshilltarit ligjor të Presidentit dhe anëtarit të KAS-it, përforcohen edhe më tej nga veprimet dhe vendimmarrjet e tij”.

Në tjetër pikë që prek PD thekson është edhe sjellja e Rusmalit.

“Anëtari Rusmali, në pamundësi për të kontrolluar shpërthimet emocionale dhe bindjet e tij të brendshme ndaj palës ankuese, Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, degradon në sharje dhe ofendime personale ndaj përfaqësuesve ligjor të subjektit zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore””, thuhet në kërkesën e PD-së.

Sipas PD-së “në kushtet kur anëtari i KAS, Ilirjan Rusmali, për shkak të funksionit të tij zyrtar si këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës, veprimeve, sjelljeve dhe vendimmarrjeve të tij në cilësinë e anëtarit të KAS-it haptazi kundër palës ankuese, subjektit zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, dhe përfaqësuesve të saj ligjor, ka krijuar arsye serioze për njëanshmëri””. /j.p/

The post Ankimimi për Shkodrën, PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmailit nga KAS: Është në kushte njëanshmërie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinisin takimet në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi

By: fra nc
2 June 2025 at 15:50

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel ku po zhvillon një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian në kuadër të dialogut me Serbinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni, gjatë një konference për media të hënën. Ai tha se takimi është thirrur në nivel të kryenegociatorëve dhe se Bislimi përfaqëson palën kosovare, ndërsa përfaqësuesit nga Serbia pritet të mbërrijnë të martën.

Ky është takimi i parë i këtij niveli që zhvillohet pas emërimit të Peter Sorensen si i dërguar i posaçëm për dialog, duke zëvendësuar Miroslav Lajçakun.

Që nga shtatori i vitit 2023, në Bruksel nuk është mbajtur asnjë raund i dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në veri të vendit. Deri më tani, kontaktet janë kufizuar vetëm në nivel teknik, mes kryenegociatorëve.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur një marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve në shkurt të vitit 2023, ndërsa më 18 mars të po atij viti në Ohër u dakordësuan për aneksin e zbatimit të saj. Megjithatë, progresi konkret në zbatimin e kësaj marrëveshjeje ende mungon.

The post Rinisin takimet në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Euronews Albania.

Opozita kërkon përjashtimin e Rusmalit nga KAS, Logu: Është i njëanshëm

By: Oldi
2 June 2025 at 13:55

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka depozituar në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve një kërkesë me objekt, përjashtimin nga shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.4933 të datës 27.05 2025 të anëtarit të Komisionit të Anikimeve dhe Sanksioneve Ilirjan Rusmali. Prania e tij, thuhet në shkresën e firmosur nga avokati i opozitës Marash Logu nuk garanton […]

The post Opozita kërkon përjashtimin e Rusmalit nga KAS, Logu: Është i njëanshëm appeared first on BoldNews.al.

Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

31 May 2025 at 09:01

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet e deritanishme të negociuara nga Brukseli. DW: Kur flasim për Bashkimin Europian, politikën e jashtme rajonale dhe reformat që duhen çuar përpara, dua t’ju pyes për dialogun me Serbinë, i cili duket se […]

The post Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi appeared first on BoldNews.al.

PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i ankesave për 11 Majin

By: user 4
30 May 2025 at 17:09

Partia Demokratike do të kërkojë përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave që ka bërë PD në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit në qarqet e vendit.

Sipas PD-së, Rusmali, ka konflikt interesi dhe nuk garanton paanshmwrinw e procesit, ka votuar pak ditë më parë për të mos i dhënë PD-së procesverbalet e qendrave të votimit për Kukësin dhe ka përsëritur sjelljet e një njeriu pa etikë.

Në seancën e mesditës së sotme, ku po shqyrtohej ankesa e PD-së për shpalljen e pavlefshme të votimit në qarkun e Dibrës, gjithashtu Ilir Rusmali ka ofenduar përfaqësuesin ligjor të PD-së, Marash Logu. Shkak u bë një mosmarrëveshje për procedurën e hapjes së kutive me përfaqësuesin e PD, Logu.

Gjatë debatit, Rusmali është shprehur: “Ti je djalë i ri dhe gabon vazhdimisht. Ishte e qartë kërkesa ime. Fodullin mos e bëj në institucion.”

Ndërsa Marash Logu, menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar duke kërkuar procedurialisht përjashtimin e Rusmalit nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave të PD-së në KAS:

“Kërkoj procedurialisht që Rusmali të përjashtohet nga shqyrtimi i të gjithë kërkesave që ka bërë PD se nuk garanton paanshmëri në këtë proces. Ka dhe konflikt interesi. Në këtë moment t’i ndërpritet fjala e të mos përfshihet në procedurë. Këto fjalë ‘fodullëk’ t’i mbajë për vete, e kërko falje e ruaj etikën.”

Kërkesa për përjashtimin e Ilir Rusmalit pritet të dorëzohet zyrtarisht pranë KAS në orët në vijim.

Ndërkohë, Partia Demokratike kundërshtoi sot tabelat përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve për qarkun Dibër, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara më 11 maj.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, paraqiti në KAS prova dhe fakte që sipas tij dëshmojnë se “shteti u shkri në një me partinë” dhe se “administrata dhe resurset shtetërore u përdorën për të blerë zgjedhjet në këtë qark”.

PD kërkon gjithashtu të administrohen të dhënat e kryqëzuara nga pajisja PAY dhe të dhënat nga DHL për shpërndarjen e votës së diasporës.

The post PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i ankesave për 11 Majin appeared first on Lapsi.al.

“Plas” në KAS! Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin/ Logu kërkon përjashtimin e tij

By: Ela
30 May 2025 at 16:16

Partia Demokratike do të kërkojë përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i të gjithë kërkesave që ka bërë PD në KAS për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarqet e Shqipërisë. Kjo vjen pas tenisioneve dhe përplasjeve me të cilat u shoqërua mbledhja e sotme e Kolegjit të Ankimimit dhe Sanksionet. Anëtari […]

The post “Plas” në KAS! Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin/ Logu kërkon përjashtimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Avokati: SPAK shmang hetimin e zyrtarëve të lartë, drejtësia në krizë përballë skandalit zgjedhor

By: Oldi
28 May 2025 at 17:17

Avokati Besart Logu u shpreh se hetimet për zyrtarët e lartë të qeverisë të përfshirë në aktivitet të dyshimtë zgjedhor janë trajtuar me neglizhencë të plotë nga organet e drejtësisë. Ai theksoi se subjektet e kallëzuara janë figura të rëndësishme politike dhe administrative, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe disa kryebashkiakë. Sipas Logut, pamjet e publikuara […]

The post Avokati: SPAK shmang hetimin e zyrtarëve të lartë, drejtësia në krizë përballë skandalit zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

By: user 5
22 May 2025 at 19:10

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.

Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re.

Ndërkaq, Serbia, në muajt e fundit është duke u përballur me protesta të shumta dhe turbullira politike.

Legjitimiteti i palëve biseduese

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu nuk ka kuptim, nëse ai nuk udhëhiqet nga liderë që kanë kredenciale dhe legjitimitet në vendet përkatëse.

Problematika kryesore, sipas tij, ndërlidhet me faktin se Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë.

Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dialogu me Serbinë udhëhiqet vetëm nga qeveria e vendit. Ndërkaq, në këtë proces, palën e Serbisë e drejton presidenti i saj.

“Unë nuk besoj që do të kemi rund apo përpjekje për një takim eventual, të paktën jo për aq kohë sa nuk themelohet qeveria e re në Kosovë”, thekson Hoti.

Në anën tjetër, pas një incidenti në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar, që i mori jetën 16 personave, autoritetet në Serbi u ballafaquan me protesta për disa muaj.

Qeveria e atjeshme, e drejtuar nga Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga një kabinet qeverisës që aktualisht drejtohet nga Gjuro Macut, i cili, sikurse paraardhësi, është pjesë e Partisë Progresiste Serbe, e themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e muajve të fundit në Serbi e kanë luhatur seriozisht pushtetin e Vuçiqit.

“Në Serbi nuk ka qeveri legjitime, por vetëm legale”, shprehet Janjiq, duke shtuar se insistimi i përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kallas, për rinisje të dialogut tani, duket si qasje burokratike, me sloganin “duhet të nisë”.

“Mirë që ka ardhur [Kallas, në Beograd dhe në Prishtinë], që të shohë se negociuesit me të cilët bisedon janë ‘rrëfim bosh’, dhe të nisë ta përgatisë aparatin e saj dhe veten për një metodologji të negociatave. Në rast të kundërt, do ta humbë mandatin e lehtësueses [së dialogut]”, vlerëson Janjiq.

Faza e ardhshme e procesit

Të mërkurën, Vuçiq tha se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së”.

Por, ai shtoi se ia ka përkujtuar kryediplomates Kallas se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga pala kosovare është “një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog”.

Gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në procesin e dialogut e ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, por ajo i ka bërë thirrje BE-së që, paraprakisht, “duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Masat e tilla vazhdojnë të jenë në fuqi.

Në prill, Kallas bëri me dije se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit.

Duke iu referuar kësaj deklarate, Hoti shpreh mendimin se nuk ka shumë tema për të cilat mund të bisedohet, kurdo që të rinisë dialogu në Bruksel.

Sipas tij, problem mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë atë kryesoren, Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

“Fundja, nëse ne kemi në sfond një listë të marrëveshjeve, për të cilat është dhënë pajtimi nga udhëheqjet përkatëse, dhe nuk kemi zbatimin e tyre praktik, vazhdimi i procesit negociues del i panevojshëm, i palogjikshëm, nuk ka racionalitet”, thotë Hoti.

Ai pret që strategjia e re e Kallasit në fazën e ardhshme të dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, duke ushtruar presion të balancuar tek të dyja palët.

Edhe Janjiq shpreson që vazhdimi eventual i procesit, kurdo që të ndodhë gjatë mandatit të Kallasit, të mos jetë përsëritje e qasjes së “menaxhimit të konfliktit”, siç ishte, sipas tij, gjatë mandatit të pararendësit të saj, Josep Borrell.

“Shpresoj që ata [BE-ja] do të mendojnë seriozisht dhe do të nisen rrugës që do ta ndjekin amerikanët. Kjo nënkupton: tavolina të rrumbullakëta, procese të shkurtuara të bisedimeve dhe, më e rëndësishmja, të hapin ‘Zyrën për zbatim’”, shprehet Janjiq.

“Zyra për zbatim”, sipas tij, do të mbikëqyrte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut, dhe do t’i raportonte BE-së për rezultatet.

Megjithatë, ai nuk pret që procesi të rinisë deri në fund të këtij viti, pa arritjen e stabilizimit të rrethanave dhe skenave politike në Kosovë dhe në Serbi./ REL

The post REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale? appeared first on Lapsi.al.

BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

By: user 5
22 May 2025 at 18:44

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese që rëndojnë mbi Kosovën që prej dy vjetësh.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Kallas bëri të ditur se duhet shtensionim i situatës në veri, që sipas saj nuk i kontribuon mbyllja e strukturave paralele në veri.

“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri.

Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit”, ka deklaruar ajo.

The post BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës appeared first on Lapsi.al.

BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës, Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik

22 May 2025 at 17:51

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, si dhe ka thënë se blloku evropian ka nisur tashmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, në vizitën e saj të […]

The post BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës, Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik appeared first on BoldNews.al.

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së

By: user7
22 May 2025 at 10:35

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Ballkanin Perëndimor për vizita zyrtare në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ka thënë se do të bisedojë me qeveritë dhe me shoqërinë civile për “rrugën e tyre drejt BE-së”.

Sipas saj, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara” në atë drejtim.

“Tani është koha për riangazhim”, ka shkruar Kallas në llogarinë e saj, në platformën X, në internet.

Kryediplomatja e BE-së do ta qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 maj, në kuadër të turneut rajonal që e ka nisur më 21 maj, me vizitë në Serbi.

Në Beograd, ajo është takuar në natën e së mërkurës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se vendi i tij “mbetet partner i besueshëm për të gjithë që sinqerisht duan bashkëpunim, përparim dhe një të ardhme të përbashkët evropiane”.

Presidenti i Serbisë ka pohuar, në një postim në llogarinë e tij, në rrjetin social Instagram, se me Kallasin ka biseduar për çështje kyç gjeopolitike, për situatën e sigurisë në rajon, për rrugën evropiane të Serbisë dhe për dialogun me Kosovën.

Ai ka thënë se Kallasit i ka theksuar se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së, si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, dhe se mbrojtja e serbëve në Kosovë është prioriteti ynë absolut”.

Vuçiq ka thënë se ia ka kujtuar kryediplomates së BE-së se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është vetëm obligim për të cilin jemi marrë vesh, për edhe një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog, dhe për çfarëdo normalizimi marrëdhëniesh”.

BE-ja ka njoftuar se Kallas do ta takojë në Beograd edhe kryeministrin Gjuro Macut, si dhe ministrin e Jashtëm, Marko Gjuriq, atë për Integrime Evropiane, Nemanja Staroviq, dhe kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq, dhe grupet parlamentare opozitare, para se atje të mbajë një konferencë për media, të enjten.

Kallas më pas, gjatë ditës, do të udhëtojë drejt Prishtinës.

“Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, ka bërë të ditur BE-ja.

Para takimit me ta, shefja e diplomacisë evropiane ka planifikuar të mbajë një konferencë për media, në Prishtinë, në pasditen e së enjtes.

Kallas do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut me Serbinë, të cilin BE-ja e ndërmjetëson.

BE-ja, në anën tjetër, ka kërkuar shtensionim situate në Kosovë, teksa Kosova po vazhdon me mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, gjë që ka nxitur reagimin e Brukselit.

Në Prishtinë, Kallas pritet të vizitojë edhe Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), si dhe komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, Enrico Barduani./REL

The post Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së appeared first on Lapsi.al.

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

By: user 11
22 May 2025 at 09:19

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Kallas e cila një ditë më parë ka nisur vizitën në Serbi, ndërkaq sot do të jetë në Kosovë e më pas do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se tani është koha për t’u riangazhuar në procesin e dialogut.

“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar Kallas në X.

The post Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së appeared first on Lapsi.al.

Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu?

By: Oldi
19 May 2025 at 09:50

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani foli në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në vend do të mbizotërojnë vransira të shumta, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu. Këto vransira dhe reshje do të jenë prezente gjatë gjithë javës, përfshirë të shtunën dhe […]

The post Meteorologu flet për një javë dinamike: Si do jetë moti dhe a do të ketë reshje shiu? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌