Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri)

11 July 2025 at 11:24

Një 29-vjeçar i identifikuar si Gerdi Dokolli është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe pasi e ndante në doza në banesën e tij e shiste në qytet.
Blutë kanë sekuestruar sasinë e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit me vete dhe në banesë.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.

Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Has, procedohet kryeplaku i fshatit, kultivoi 93 bimë narkotike në pyll

10 July 2025 at 12:11

Operacioni u kodua “Koordinata” dhe zbulimi u bë gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Dronët e policisë zbulojnë parcelën me kanabis, e hapur në mes të fshatit Golaj në zonën e Hasit, ndërsa nën hetim është marrë kryeplaku dhe po investigohet për gjetjen e autorit apo autorëve të kultivimit.

Burime zyrtare thanë se kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Golaj 93 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Golaj, Sh. R., banues në këtë fshat, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi policia vendore.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Has, procedohet kryeplaku i fshatit, kultivoi 93 bimë narkotike në pyll appeared first on Sot News | Lajme.

Shitje narkotikësh dhe të dehur në timon, 4 të arrestuar në Durrës

By: Ela
7 July 2025 at 12:26

Katër persona janë arrestuar në Durrës gjatë orëve të fundit për vepra penale që lidhen me shitje narkotikësh dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor. Policia ka arrestuar një 21-vjeçar në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë, tre persona të tjerë u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në mënyrë të paligjshme ose në […]

The post Shitje narkotikësh dhe të dehur në timon, 4 të arrestuar në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

By: Ela
3 July 2025 at 13:33

Një 64-vjeçare e identifikuar si Sheqere Hamati është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi shiste lëndë narkotike në doza. Bëhet me dije se është shpallur në kërkim djali i saj shtetasi Xhenson Hamati. Blutë gjatë kontrollit në banesën e shtetasve gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe një shumë […]

The post Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi

28 June 2025 at 15:35

Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, kanë trajtuar një informatë ku dyshohej se dy persona janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.

Në njoftim thuhet se hetuesit e NjHTN-Prishtinë, por edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, janë përfshirë në rastin ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike e llojit marihuanë, 13 gramë substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme.

Ndaj dy të dyshuarave M.I, (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe M.I, (viti i lindjes 1197, mashkull kosovar), është iniciuar rasti karshi dy veprave penale: ‘blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivim i bimëve narkotike’.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

The post Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi appeared first on Telegrafi.

Bie në prangat e policisë 26-vjeçari/ Gjatë kontrollit i gjenden 4 doza me lëndë narkotike kanabis (Emri)

26 June 2025 at 15:30

Blutë kanë sekuestruar lëndën në cilësinë e provës materiale. Një shtetas i identifikuar si Eljos Papadhima është arrestuar nga nga Policia pasi gjatë kontrollit iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kanabis.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Vlorë dhe Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., 26 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në fshatin Dhërmi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

The post Bie në prangat e policisë 26-vjeçari/ Gjatë kontrollit i gjenden 4 doza me lëndë narkotike kanabis (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Gjirokastër/ 45-vjeçarit i sekuestrohen biznese, vila e makina luksoze, dyshohet se…

25 June 2025 at 19:06

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike.

Konkretisht janë sekuestruar:

-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.

The post Gjirokastër/ 45-vjeçarit i sekuestrohen biznese, vila e makina luksoze, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

U kap duke vaditur bimët narkotike, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh

24 June 2025 at 13:35

Policia në Gramsh ka arrestuar në flagrancë një person që u kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit Grazhdan.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Survejimi” u vu në pranga teksa kujdesej për 35 bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte, shtetasi M. H., 63 vjeç.

Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, që posedoheshin pa leje.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babanë e tij, shtetasin M. H., për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

The post U kap duke vaditur bimët narkotike, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh appeared first on Euronews Albania.

Asgjësohen 1 mijë bimë narkotike në Fier, arrestohet një shtetas

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë, të dyshuara narkotike kanabis.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i shtetasit E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarakë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Po ashtu, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

/m.m//r.e/

The post Asgjësohen 1 mijë bimë narkotike në Fier, arrestohet një shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok, 25 të arrestuarit para Gjykatës në pritje të masës së sigurisë

21 June 2025 at 12:30

25 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim pasi së bashku operonin në disa zona të Tiranës në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role

Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezeër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim. Baza e grupit ishte pranë zonës së shkollës së bashkuar, por shpërndahej edhe në selitë, al idem e fresk. 25 personat e arrestuar kan

Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role. Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezeër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim.

Baza e grupit ishte pranë zonës së shkollës së bashkuar, por shpërndahej edhe në selitë, alidem e fresk. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role

Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim. Baza e grupit ishte pranë zonës së Shkollës së Bashkuar, por shpërndahej edhe në Selitë, Ali Dem e Fresk. 25 personat e arrestuar kanë dalë përpara togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

The post Shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok, 25 të arrestuarit para Gjykatës në pritje të masës së sigurisë appeared first on Sot News | Lajme.

Dyshohen për kultivimin e 400 bimëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

By: Besnik
21 June 2025 at 11:02

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për kultivimin e 400 bimëve narkotike, të zbuluara gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më 29 prill 2025, në fshatin Sheldi.

Në njoftimin e saj, Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Sheldija” janë kapur dhe janë vënë në pranga E. F., 28 vjeç, dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi pasi gjykata kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i plotë i policisë

“Finalizohet operacioni “Sheldija” për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike.

Vihen në pranga dy vëllezërit, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi.

Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sheldija”, u kapën dhe u vunë në pranga:

  1. F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi.

Nga hetimi dhe veprimet në terren, rezulton se E. F. dhe M. F. dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike, të zbuluara nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më datë 29.04.2025, në fshatin Sheldi.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohen për kultivimin e 400 bimëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Operacioni “Koordinata” në Shkodër dhe Krujë, arrestohen 3 shtetas dhe asgjësohen 6590 rrënjë kanabis sativa

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në kuadër të operacionit “Koordinata” u arrestuan 3 shtetas nga Kruja si dhe u asgjësuan 5999 bimë narkotike të dyshuar kanabis sativa në Shkodër dhe 591 të tjera në Krujë.
Policia e Shtetit informoi sot se si rezultat i monitorimit nga ajri me dronë dhe nga toka me patrulla këmbësore, janë gjetur dhe asgjësuar 5999 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa në zonën e Shkodrës.
Sipas policisë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave, ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike, që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë.
Në  njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, Shkodër u gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 688 bimë të dyshuara narkotike.
Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-L. A. dhe L. M., roje mjedisore, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; L. L., kryetar i fshatit Nëmavrriq, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj, për moskallëzim krimi.
Ndërsa në njësinë administrative Temal, Vau i Dejës shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 5311 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë.
Për këto raste policia nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Z. M., kryetar i fshatit Toplanë, për shpërdorim detyre; G. M., kryetar i fshatit Kishë-Arrë, për shpërdorim detyre;
-F. B., kryetar i fshatit Qerret, për shpërdorim detyre.
Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi D. F., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 12.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi nga hetimet dyshohet si autor i kultivimit të 2127 bimëve narkotike që u gjetën nga shërbimet e Policisë, më datë 24.04.2025, në fshatin Vigë-Mnelë.
Policia vijon puna kapjen e shtetasit D. F. dhe për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Në Krujë u arrestuan 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike, M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.
/k.s/j.p/

The post Operacioni “Koordinata” në Shkodër dhe Krujë, arrestohen 3 shtetas dhe asgjësohen 6590 rrënjë kanabis sativa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, ja kush është 20-vjeçari që u arrestua ne Vlore

17 June 2025 at 14:56

Një 20-vjeçar i identifikuar si Arkel Jani është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

The post Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, ja kush është 20-vjeçari që u arrestua ne Vlore appeared first on Sot News | Lajme.

Shkodër/ Asgjësohen 1408 bimë narkotike, vihet në pranga 34-vjeçari

16 June 2025 at 11:25

Policia e Shkodrës, ka zhvilluar kontrolle në të gjithë territorin e Shkodrës me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat, shërbimet policore kanë konstatuar dhe asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike kanabis në fshatin Gomsiqe. Gjatë një ndërhyrjeje, janë gjetur 130 bimë narkotike, ndërsa shtetasi me iniciale D. Gj., 34 vjeç, banues në këtë fshat, është arrestuar nën dyshimin se ka kultivuar këto bimë. Pas konfiskimit, bimët janë asgjësuar përmes djegies.

Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në territorin e njësisë administrative Temal, kanë zbuluar dhe asgjësuar 1278 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Policia ka intensifikuar hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve, duke theksuar angazhimin e plotë për goditjen e çdo forme të kriminalitetit të lidhur me trafikun e narkotikëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkodër/ Asgjësohen 1408 bimë narkotike, vihet në pranga 34-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Gjenden mbi 1400 bimë narkotike, pranga 34-vjeçarit. Vijon operacioni në Shkodër

By: nilda
16 June 2025 at 11:42

Policia e Shkodrës ka gjetur edhe asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ndërkohë blutë e Shkodrës kanë arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i kultivimit të 130 prej këtyre bimëve, në fshatin Gomsiqe. “Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën…

Source

Policia aksion në fshatrat e Krujës, dyshohet për parcela me drogë

By: Ela
16 June 2025 at 11:20

Forcat e policisë së komisariatit të Krujës, të mbështetura nga forcat e drejtorisë së Tiranës, kanë nisur një tjetër aksion blic në fshatrat e malësisë së Krujës. Vetëm pak ditë më parë, në një aksion të tillë në fshatin Mafsheq, janë asgjesuar lëndë narkotike. Sërish dyshohet se ndodhen parcela të mbjella me lëndë narkotike, ndaj […]

The post Policia aksion në fshatrat e Krujës, dyshohet për parcela me drogë appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Koordinata”, asgjësohen 1408 bimë kanabis në Shkodër

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, u asgjësuan 1408 bimë narkotike kanabis.

Policia njoftoi se konkretisht “shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies”.

Po ashtu “shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike”.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, sipas policisë po vijon.

/m.q/ /a.g/

The post Operacioni “Koordinata”, asgjësohen 1408 bimë kanabis në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fier/ Po kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet 59-vjeçari

16 June 2025 at 09:26

Policia e Fierit, ka zhvilluar kontrolle sistematike lidhur me veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat, shërbimet e policisë kanë kapur një 59-vjeçar me iniciale F. R., i cili po kujdesej për 22 bimët e dyshuara narkotike kanabis.

Bimët narkotike, 59-vjeçari i kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit Vlosh, aty ku banonte.

Policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fier/ Po kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet 59-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Goditja e grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike në Finlandë, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të 9 shqiptarëve (VIDEO)

By: V K
3 June 2025 at 15:36

Policia ka publikuar pamje nga momenti i goditjes së grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë. Në pamje shihen anëtarët e grupit të vendosur në pranga pas operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze mëngjesin e sotëm.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre.

Blutë po punojnë për kapjen e një prej shtetasve, ndërsa një tjetër nuk ndodhet në Shqipëri dhe po punohet me autoritetet partnere për lokalizimin e tij.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente me vlerë për hetimin, kryesisht në gjuhën finlandeze, të cilat konsiderohen prova të rëndësishme që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve të mëtejshme penale dhe hetimit pasuror.

 

 

“Gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë, u angazhuan rreth 110 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Nga 11 masa sigurie, Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, kanë ekzekutuar 9 masa sigurie dhe vijon puna për kapjen e 1 shtetasi, ndërsa 1 shtetas, nga informacionet e siguruara, nuk ndodhet në Shqipëri, dhe po bashkëpunohet me auritetet partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjithashtu, janë sekuestruar prova të rëndësishme për vijimin e hetimeve paraprake dhe hetimit pasuror”,– njofton policia.

The post Goditja e grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike në Finlandë, publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të 9 shqiptarëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Trafiku i lëndëve narkotike drejt Finlandës/ Transporti bëhej me kamionë, anëtarë të grupit edhe rumunë, aziatikë e afrikanë

By: V K
3 June 2025 at 14:07

Në operacionin antidrogë të SPAK të realizuar në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, janë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën e veprimit të grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike drejt Finlandës.

  Lidhur me këtë operacion, kryeprokurori i Finlandës, Hans, tha:

“Një nga rrugët nga Holanda për në Finlandë me kamionë me targa polake dhe shofer polak është shumë e zakonshme, pasi amfetamina ka konsum të lartë në Finlandë. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës”.

Në këtë operacion janë arrestuar 55 persona, nga të cilët 10 janë me shtetësi shqiptare, ndërsa ndër të arrestuarit janë edhe polakë dhe finlandezë.

Prokurori Shehu shtoi:Janë përfshirë rumunë, aziatikë dhe afrikanë në këto rrjete, ndërsa karakteristikë e grupeve ka qenë bashkëpunimi i tyre për qëllime kriminale. Dy nga grupet organizonin trafikimin nga Shqipëria drejt Spanjës dhe më pas në Finlandë, ku kishin rrjetin e shpërndarësve. Një grup tjetër operonte vetëm në Finlandë për blerjen dhe shitjen e drogës, ndërsa një tjetër përdorte shërbimin postar për trafikim”.

Operacioni është një shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ka rezultuar në goditje konkrete ndaj krimit të organizuar.

The post Trafiku i lëndëve narkotike drejt Finlandës/ Transporti bëhej me kamionë, anëtarë të grupit edhe rumunë, aziatikë e afrikanë appeared first on Albeu.com.

❌
❌