Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Makarona kremozë me kërpudha dhe file pule

12 July 2025 at 01:05

Shije të buta dhe aromë të freskët për një drekë të ngrohtë familjare

Përbërësit:

• 400 g pasta (p.sh. penne ose tagliatelle)
• 300 g fileto pule
• 250 g kërpudha (champignon ose të përziera)
• 200 ml krem gatimi (pana)
• 1 qepë e vogël
• 2 thelpinj hudhre
• 50 g djathë parmigiano i grirë
• 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
• Kripë, piper, majdanoz i freskët

Përgatitja:

1. Ziej makaronat sipas udhëzimit në paketim (në ujë me kripë), kulloji dhe ruaj një gotë ujë nga zierja.
2. Prij qepën imët, fileton e pulës në copa të vogla dhe kërpudhat në feta.
3. Në një tigan të madh, ngroh vajin ose gjalpin, kavërdis qepën derisa të bëhet e tejdukshme, pastaj shto hudhrën e grirë.
4. Shto copat e pulës, kavërdis derisa të marrin ngjyrë të artë.
5. Shto kërpudhat dhe gatuaj derisa të zbuten.
6. Shto kremin e gatimit, pak ujë nga pasta për ta bërë salcën më të trashë dhe më kremoze. Kripë dhe piper sipas shijes.
7. Përziej pastat e ziera me sosin. Shto parmixhanin dhe majdanozin.
8. Shërbeji të ngrohta, me pak djathë shtesë sipër.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Makarona kremozë me kërpudha dhe file pule appeared first on Telegrafi.

Pulë e mbushur me spinaq dhe kajmak

7 June 2025 at 15:41

Gjatë ditëve të nxehta të verës, përgatitja e drekës mund të jetë një sfidë

Kërkohet që të kalojmë sa më pak kohë në kuzhinë, por që ushqimi të jetë gjithmonë i shijshëm dhe të kënaqë jo vetëm shijen, por edhe syrin.

Sot ndajmë me ju një recetë të thjeshtë, të shijshme dhe shumë të dashur për familjen.

Përbërësit

▪ 3 fileto pule (mish i bardhë)
▪ Vaj ulliri
▪ Spec i tymosur
▪ Hudhër e grirë imët
▪ Kripë
▪ Piper i zi
▪ Erëza

Për mbushjen

▪ 150 g kajmak
▪ 1 lugë majonezë
▪ Një grusht spinaq i freskët
▪ Kripë dhe piper sipas shijes
▪ Parmezan i grirë
▪ Hudhër

Përgatitja

Hapi 1: Filetot e pulës lyeni me vaj ulliri dhe i kriposni duke i shtuar edhe erëzat dhe hudhrën. Fërkojini mirë që të përthithin aromat.

Hapi 2: Prijeni fileton përgjysmë, por jo deri në fund – krijoni një lloj “xhepi” në mes.

Hapi 3: Përziejini të gjithë përbërësit e mbushjes dhe mbushni “xhepin” e çdo filetoje.

Hapi 4: Vendoseni mishin në një tavë qelqi të lyer paraprakisht me pak gjalpë ose vaj ulliri. Piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për 25-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Këshillë: Kjo recetë shoqërohet me një sallatë të freskët verore ose me perime të pjekura.

Ju bëftë mirë! i transmeton Telegrafi.

The post Pulë e mbushur me spinaq dhe kajmak appeared first on Telegrafi.

“Rama hëngri pulë me salmonelë, u sëmur”/ Berisha: Biznesmeni që i solli, eksponent i PS!

20 April 2025 at 22:09

Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët e Elbasanit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar edhe skandalin me tonelata mish pule me salmonelë të importuara në vendin tonë nga Brazili. Berisha hodhi akuza se biznesmeni Mondi Goxha, pronari i dy kompanive “AMG” dhe “diMal” të cilat importuan dhe shpërndanë në […]

The post “Rama hëngri pulë me salmonelë, u sëmur”/ Berisha: Biznesmeni që i solli, eksponent i PS! appeared first on BoldNews.al.

Mish pule me salmonelë, hetohet në liri pronari i ”AMG FOOD”

By: redi
4 April 2025 at 15:42

Policia e Tiranës ndaloi Arben Goxhen, pronarin e kompanisë AMG Food, që importoi nga Brazili mish pule me salmonelë. Ai u shpall në kërkim më 29 mars dhe akuzohet për “Importim, prodhim, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. Sipas policisë, pas konsultimit me prokurorin u vendos që 50-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë. Ai akuzohet se më 11 mars…

Source

Salmonela, shenja si virozat/ Mjekët: Simptomat shfaqen brenda 3 ditësh, organizmi e njeh

By: xhir jeta
3 April 2025 at 15:38

Nëse keni konsumuar mish pule me salmonelë, nuk është nevoja për panik, pasi ky bakter sipas specialistëve nuk është i panjohur për organizmin tonë.Simptomat  sipas specialistëve shfaqen brenda 72 orëve pas  kontaktit me ushqimet e kontaminuara me salmonelë.

“Nga momenti që ne konsumojmë një produktë që është i kontaminuar me salmonelë, ku jo domosdoshmërishtë e hasim vetëm tek mishi i pulës, por, është veza, qumështi apo krudot e peshku dhe sushi, janë produkte që nëse ne nuk kemi kujdes mund të kontaminohemi, na duhen 6-72 orë për të shfaqur simptomat, nëse ne këto simptoma nuk i kemi shfaqur nuk ka vend për panik”.

 Simptomat janë të ngjashme me atë të virozave. Ndaj specialistët këshillojnë mos ngelizhencë të gjendjes disa ditore, por këshillojnë konsultë me mjekun specialist

“Simptomat janë të natyrës gastroiterninale, vjellje, diarre dhe temperaturë mbi 39. Nëse këto zgjadin më shumë sesa 3-4 ditë, mund të ngatërrohen edhe me ndonjë virozë, ndaj e mira është të shkojnë tek ndonjë mjek specialistë për të bërë dallimin, nëse është virozë apo salmonelë”.”

Si në çdo sëmundje apo gjendje virale, më të riskuar për tu prekur janë fëmijët e të moshuarit, kjo për shkak të imunitetit më të dobët. Në çdo rast, specialistët këshillojnë një higjienë dhe kujdes të shtuar në gatimin e produkteve të mishit

“Normalishtë që këshillohet mos të konsumohet asnjë lloj qumështi apo derivatet e tij, por, bukë të thekur, oriz dhe ndonjë frutë. Ai kujdesi për sigurinë ushqimore duhet të jetë gjithnjë në momentin që ne gatuajm apo pastrojmë, duhet të bëhet me ujë të nxehtë se edhe salmonela luftohet me temperaturë mbi 70 gradë, mos të përdoret e njëjta dërrasë apo thikë ku ndahet mishi, apo frutat që ne konsumojmë.”/abcnews.al

Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, Kosova rrit masat e kontrollit

2 April 2025 at 17:34

Pas dyshimeve për praninë e salmonelës në mishin e pulës me origjinë nga Brazili në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka nisur kontrolle të rrepta për këtë produkt.

Autoritetet kanë urdhëruar testime mikrobiologjike për të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto) që vijnë nga Brazili. Deri në daljen e rezultateve, ngarkesat do të mbeten të bllokuara në pikat kufitare.

Po ashtu, janë kryer inspektime në disa pika shitjeje brenda vendit, ku janë marrë mostra për analiza të mëtejshme. Deri më tani, nuk ka pasur raportime për probleme shëndetësore të lidhura me këtë mish në Kosovë.

The post Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, Kosova rrit masat e kontrollit appeared first on Sot News | Lajme.

Përsëritet skandali: Ngarkesë me fileto pule të kontaminuar bllokohet në Durrës

By: gaze tare
2 April 2025 at 12:18

Një tjetër ngarkesë me fileto pule të importuar nga Brazili është bllokuar në portin e Durrësit, pasi analizat konfirmuan praninë e bakterit të rrezikshëm Salmonella Typhimurium. Pas zbulimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ndërmori masa administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës, duke e referuar çështjen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ky incident vjen pas disa rasteve të ngjashme që kanë ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në vend. Më herët, janë raportuar raste të shpërndarjes së produkteve të kontaminuara, si akullore me oksid etileni, qumësht dhe dhallë të prishura, si dhe mish pule të infektuar me salmonelë. Në disa prej këtyre rasteve, ndërhyrja e AKU-së ka qenë e vonuar ose e pamjaftueshme, duke lejuar që produktet e rrezikshme të arrijnë te konsumatorët.

Ekspertët e sigurisë ushqimore theksojnë nevojën për masa më të rrepta kontrolli dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

The post Përsëritet skandali: Ngarkesë me fileto pule të kontaminuar bllokohet në Durrës appeared first on iconstyle.al.

Mishi i pulës me salmonelë/ AKU shmang përgjegjësinë

By: xhir jeta
1 April 2025 at 15:56

Nëse keni blerë fileto pule të paketuar  kopakol me datë skadencë 13 dhjetor  2026 mos e konsumoni,  por  kthejeni aty ku  e keni blerë.  Bëni kujdes gjithashtu kur porosisni  mish pule në fast foode apo restorante.

Një pjesë e ngarkesës  me fileto e ardhur  nga Brazili  në Shqipëri që  ka rezultuar  me  prani të  salmonelës  sipas   Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është shpërndarë  thuajse në të gjithë vendin dhe ende nuk është tërhequr e gjitha.

Inspektorët kanë njoftuar  subjektet dhe po vijojnë verifikimet në terren.

“Shkëputja e linjes se gjurmueshmerise po verifikohet qe e gjithe ngarkesa te terhiqet është shperndarë ne disa  qarqe, pjesa me e madhe ne Tirane … behet fjale per biznes te madh, importuesi ka shtrirje te gjere normalisht jane produkte  qe konsumohen  ne familje, ne restorante fast food, gjurmueshmeria eshte e rendeshishme

Më  11 mars në pikën e inspektimit  kufitar në Durrës  inspektorët e AKU kanë  marrë mostra  nga kjo ngarkesë  me fileto pule  dhe I kanë dërguar  për analiza pranë Instiutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.   Më 21 mars  përgjigja e tyre ka rezultuar positive për salmonelë.   Ndërkohë  në pritje të përgjigjeve të analizave  kompania  ka nxjerr në treg një pjesë të produktit.

Specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thonë se kanë nisur inspektimet në terren menjëherë pasi në filetot e  pulës është zbuluar  prania e salmonelës.  Më herët për produktin    nuk ka pasur një urdhër bllokimi

“Nje ngarkese fileto pule e paketuar qe ka nje date skadence 13,12,2026 e cila nga moatra qe eshte marre nga pika e inspektimit kufitar ne Durrës eshte analizuar dhe per 10 dite ka dale rezultati me prani te salmonela tifimurio

Ngarkesa ka kaluar ne magazinate e biznesit, nuk eshte bllokuar se ideja nuk del direkt dhe nuk mund te bllokohet direkt keshtu qe ka kohen e vet momentin qe jemi njoftuar nga isuv jane mare masa per verifikimin ne terren te ngarkeses

Urdher nuk ka pasur qe produkti te bllokohet por produkti ka rezult nuk duhet te dale ne treg.” 

Për nxjerrje në treg të një produkti të pasigurt ushqimor  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se ka dërguar në prokurori  kompaninë që  nuk ka pritur përgjigjen e analizave.

Pas skandalit AKU kontroll në 6 biznese, konstatohet mish pule me salmonelë në Vlorë

By: V K
1 April 2025 at 14:20

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), është kujtuar vetëm pas shpërthimit të skandalit, për të ushtruar kontrolle në bizneset që tregtojnë mish pule të infektuar me salmonelë.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas kontrollit të ushtruar, në 6 subjekte në Vlorë është evidentuar se mbanin në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule me salmonelë.

Mësohet se bëhet fjalë për disa markete, por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve, apo edhe në “fast food-e” të cilat janë kryesisht afër shkollave.

Burime për mediat bëjnë me dije gjithashtu se; nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme mish pule me salmonelë të evidentuar deri më tani.

Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Sarmonelë është edhe më i madh.

Sipas burimeve, ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht, shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur, pavarësisht se ka qënë ose jo me sarmonelë për t`i shpëtuar rrezikut. Kjo gjë ka zbehur “skandalin”, duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara.

Mësohet se për 6 subjektet ku janë konstatuar sasi të pulës me salmonelë, janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.

Kujtojmë se pak ditë më par, rezultoi se një sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelë ishte futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“ e kishte hedhur në treg dhe është konsumuar nga qytetarët.

Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim pronari i komanisë “diMal”, Mondi Goxha, teksa janë vënë nën hetim dhe tre inspektorë të AKU-së.

Deri më tani, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe kreu i AKU-së, Manush Kulolli, nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi.

The post Pas skandalit AKU kontroll në 6 biznese, konstatohet mish pule me salmonelë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Vlorë, mish pule me salmonelë/ Zbulohet në gjashtë markete dhe restorante, gjatë kontrolleve nga AKU

1 April 2025 at 13:05

Gjashtë subjekte në Vlorë janë evidentuar deri më tani që kanë patur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për  klientët pulë me Salmonelë.

Këto subjekte janë evidentuar nga kontrollet që ka kryer AKU në Vlorë. Të evidentuara si subjekte që kanë patur sasi të konsiderueshëm të pulave me Salmonelë kanë qenë disa prej tyre markete por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.

Mësohet gjithashtu se nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me Salmonelë të evidentuar deri më tani. Por edhe “fast food” të cilat janë kryesisht afër shkollave dhe në qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe “fast foodeve” që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Salmonelë është edhe më i madh

Sipas burimeve ka dyshime që pas daljes së lajmit publikisht shumë subjekte private në Vlorë kanë larguar prej tyre gjithë sasinë e pulës që kanë patur Pavarësisht se ka qenë ose jo me salmonelë për ti shpëtuar rrezikut. Kjo gjë ka zbehur “skandalin” duke ulur numrin e subjekteve të evidentuara

Ndërkohë konfirmohet se kontrollet vijojnë teksa çdo ditë dhe më tepër që kalon evidentohen të tjera subjekte private dhe tërhiqet nga Vlora të tjera sasi të konsiderueshme pule me salmonelë

Fileto pule me salmonelë, Denaj: Çështja nën hetim, personat përgjegjës përpara drejtësisë

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se çështja e sasisë së filetove të punës me salmonelë është një rast me të cilin nuk përballet vetëm Shqipëria, por gjithë rajoni edhe bota, pasi sipas Denaj “rritja e sëmundjeve që kalojnë nga kafshët dhe rrezikshmëria te njeriu është një situatë alerti”.

Në një prononcim televiziv, Denaj theksoi se bizneset kanë një detyrim ligjor për të lajmëruar në gjurmueshmërinë e produktit. “Dhe po aq duhet të jetë përgjegjësia edhe e institucioneve të varësisë dhe ato që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me gjurmueshmërinë”, u shpreh ajo.

“Në datën 21 mars është marrë përgjigja e analizave nga ISUV, për ekzistencën nga një ngarkesë, në monstrën e marrë në një sasi prej 7.2 tonë për evidencën e salmonelës, e cila ka një rrezikshmëri edhe për sëmundjet e tifos”, tha ministrja Denaj.

Sipas saj, është kërkuar që të gjurmohet gjithë zinxhiri i tregtimit.

“Gjatë gjurmueshmërisë janë evidentuar disa mangësi në informacion, dhe rasti është referuar për t’u ndjekur edhe me organe të tjera siç është Hetimi Tatimor, apo për të shkuar edhe në biznese të tjera me Policinë e Shtetit, por është referuar dhe në Prokurori. Ky është një proces nën hetim. Unë do isha shumë e kujdesshme sot që të përmendja shifra për sa kohë gjurmueshmëria nuk ka përfunduar. Mund të jetë një sasi që vetëm kur të dalë inga institucionet që po e gjurmojnë mund të dalë dhe ne ta certifikojmë”, pohoi Denaj.

Ministrja Denaj, referuar rastit u shpreh se “çdo gram është i rrezikshëm”.

“Ne protokollet i kemi të qarta, aty ku është thyer edhe nga institucioni ne i kemi të ekspozuar në përgjegjshmërinë e tyre. Vetëm, në 21 mars është konstatuar salmonela dhe ka nisur gjurmueshmëria, ku detyrimi ligjor vjen edhe nga bizneset. Sepse edhe produktet e tjera, edhe biznesi ka të njëjtin detyrim, ne nuk duhet të relativizojmë për asnjë gramë”, pohoi Denaj. /j.p/

The post Fileto pule me salmonelë, Denaj: Çështja nën hetim, personat përgjegjës përpara drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni

By: Ela
31 March 2025 at 22:35

Në nisje të emisionit “Opinion”, ku diskutohet për sasinë e mishit të pulës, që ishte i kontaminuar me salmonelë, gazetari Blendi Fevziu tregoi foton e paketimit të mishit të pulës që përmban salmonelë dhe që ka qarkulluar në tregun vendas. “Kjo është paketa që kush e ka blerë të mos e konsumojë. Nuk duhet konsumuar, […]

The post KUJDES! Ky është mishi i pulës që nuk duhet të konsumoni appeared first on BoldNews.al.

“AKU të kontrollojë fast-food-et!”, ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin për mishin me salmonelë

By: Mirgen
31 March 2025 at 21:41

Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ngriti alarmin për përdorimin e mishit të pulës të dyshuar me salmonelë që ka hyrë në vend prej javësh. Ai i kërkoi AKU-së që të shkojë në njësitë e ushqimit të shpejtë që të bëjë kontrollin e e gatimit të ushqimit që frekuentohet më […]

The post “AKU të kontrollojë fast-food-et!”, ish-ministri i Bujqësisë ngre alarmin për mishin me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

Skandali i mishit të pulës me salmonelë/ Denaj nuk mban përgjegjësi: Mos bëni politikë me ushqimin!

30 March 2025 at 15:38

Një skandal është regjistruar në vendin tonë, me përgjegjës Ministrinë e Bujqësisë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, teksa një sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelë është futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“ e ka hedhur në treg dhe […]

The post Skandali i mishit të pulës me salmonelë/ Denaj nuk mban përgjegjësi: Mos bëni politikë me ushqimin! appeared first on BoldNews.al.

Importoi fileto pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

By: user 5
29 March 2025 at 09:51

Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë në Tiranë, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, 50-vjeçari A.G., administrator i kompanisë, dhe vëllai i tij, M.G., 53 vjeç, kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe tre inspektorë të AKU-së, G.H., 38 vjeç, S.L., 42 vjeçe, dhe A.S., 46 vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.

Çështja është tashmë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për këtë rast serioz që përbën një kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

The post Importoi fileto pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë appeared first on Lapsi.al.

Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule

By: Oldi
29 March 2025 at 11:20

Pasiguria ushqimore është në nivele alarmante në Shqipëri. Së fundmi në skandalin ushqimor është përfshirë kompania “diMal” e cila ka futur nga Brazili në Shqipëri 18 ton mish pule që rezultojnë se janë infektuar me llojin më të rëndë të bakterit salomnelë e cila shkakton rrezik për shëndetin e konsumatorit. Gazetarja Arestina Skenderi tregon përvojën […]

The post Skandali/ Gazetarja: 4 herë më ra të fikët! Si përfundova në spital pasi hëngra fileto pule appeared first on BoldNews.al.

Fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, Muçollari: Qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë

By: V K
29 March 2025 at 10:33

Këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, u shpreh se qeveria dhe ministrja Denaj duhen të largohen menjëherë, pas skandalit ku u hodhën në treg 27 ton fileto pule i kontaminuar me salmonelë.

Gjithashtu, ai shprehet se, opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

DEKLARATA:

As 32 pesticidet e dëmshme për shëndetin të ndaluara në BE, por që qarkullojnë lirisht në Shqiperi, as salmonela helmuese nuk e bëjnë qeverinë, Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, dhe AKU të lëvizin nga vendi.

Opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

Këtë e konfirmon zyrtarisht dhe AKU. Kjo agjenci, pretendon se ka rënë në gjurmë të salmonelës që në doganen e portit. Por, nuk ka kryer detyrën për bllokimin e menjëhershëm.

Pra, një pjesë e madhe e kesaj sasie ka hyrë në treg.

Ka pasur dje gjithë ditën raportime për këtë situatë. Për shkak të mungesës së transparencës dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Ministres Denaj, versionet janë të ndryshme.

Por, askush nuk e mohon që mishi me lëndën helmuese, ka mbërritur ne marketet dhe shtëpitë e qytetarëve.

Ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet.

Meqënëse as demtimi i shëndetit të qytetarëve nuk është arsye për zonjën Denaj të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë e të largohet një orë e më parë nga ajo detyrë, ne i themi sot Prokurorisë, që nëse vertetë kërkon të bëjë punën e të mbrojë qytetarët, të heqë dorë nga ndjekja e keqbërësve të vegjël, por të shkojë drejt e në zyrën e Ministres së Bujqësisë.

Siguria ushqimore do të vendoset me 11 Maj me votën e qytetarëve, por ndërkohë do të kerkojmë transparencë të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien para Drejtesisë të çdo qeveritari.

Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore si çështje të Sigurisë Kombëtare.

Partia Demokratike do të angazhojë specialistët më të mirë dhe gjithë burimet e duhura për ta garantuar produkin ushqimor, për fëmijët tanë, për prindërti tanë, përmes një platforme që parashikon përmbysje totale të gjendjes aktuale, që nga ndërhyrjet ligjore e deri tek ofrimi i standarteve europiane në analizimin dhe trajtimin e rasteve. PD do të rrisë kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastukrurë, për të bërë të mundur parandalimin e rasteve.

The post Fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, Muçollari: Qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë appeared first on Albeu.com.

Skandali me mishin e pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (EMRAT)

By: V K
29 March 2025 at 09:59

Ditën e djeshme, një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht fileto pule.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Sipas njoftimit të DVP Tiranë, 50-vjeçari Arben Goxha, administrator i kompanisë, dhe vëllai i tij, Mondi Goxha, 53-vjeç, kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe tre inspektorë të AKU-së, Gezim Hushi, 38-vjeç, Sada Lufta, 42-vjeçe, dhe Aldo Sinjari, 46-vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50-vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53-vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38-vjeç, S. L., 42-vjeçe dhe A. S., 46-vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Skandali me mishin e pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Tregtuan mish pule me salmonelë, procedohet administratori dhe 3 inspektorë të AKU

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion në lidhje me importin dhe hedhjen për tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë nga Brazili.

Policia e Shtetit njoftoi sot se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që tentoi të fuste në Shqipëri një ngarkesë prej 18,5 tonësh gjoks pule të kontaminuar si dhe ka proceduar penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Tregtuan mish pule me salmonelë, procedohet administratori dhe 3 inspektorë të AKU appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mishi me salmonelë, AKU: Produkti është shpërndarë në 10 qarqe

By: redi
28 March 2025 at 20:37

Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, ka dhënë detaje për Report Tv për mishin e pulës të kontaminuar me salmonelë që AKU ka bllokuar. Sa është sasia e mishit me Salmonela? Kur erdhi në port? Sasia e mishit të kontaminuar me salmonelë ka ardhur nga importi, nga Brazili, dhe autoriteti kombëtar i ushqimit në bazë të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave në pikat e…

Source

❌
❌