Pula theksoi se Gjykata Kushtetuese minimumi që mund të bëjë, është që të udhëzojë deputetët që t’i japin zgjidhje kësaj situate.
Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula, në një intervistë televizive tha se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk i ka dhënë zgjidhje kolapsit politik në vend.
Shqiprim Pula:
“Do të thosha dhe fatkeqësi, në periudhën kohore që po kalojmë si Kosovë, si institucione dhe si shoqëri. Gjykata kushtetuese nuk ofroi një zgjidhje juridike për problemin politik të republikës së Kosovës. Pra e vetmja pikë e aktgjykimi përjashtimisht, ajo çfarë do të duhej të jepte zgjidhje kësaj problematike nuk duhej të ishte aty, e vetmja zgjidhje ishte një afat kohor prej 30-ditësh. Por se si të përmbyllet kjo saga konstituive, nuk është dhënë nga ana e gjykatës kushtetuese. Praktikisht Gjykata Kushtetuese nuk ka sqaruar nëse kalimi nga votimi i fshehtë në votimin e hapur është i ligjshëm apo jo.
Nëse ushtrimi i detyrës së funksionit të të disa deputetëve të cilët njëkohësisht janë ministra në detyrë, këtë nuk e ka sqaruar. Kjo natyrisht ka qenë një temë e diskutuar prej kohësh. Dhe po ashtu nuk ka sqaruar se cila është procedura që duhet ndjekur nga ana e deputetëve, për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike. Faktikisht gjykata kushtetuese në fatkeqësinë e kësaj ngjarjeje, nuk e ka mbrojtur kushtetutën, nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj problematike dhe rrjedhimisht nuk e ka zgjidhur ngërçin politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.”
TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim të veçantë një ambientet e laboratorit EduLab, me fituesen e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, Kroni Pula dhe shokët e shoqëet e klasës së saj në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “Kroni Pula do të na përfaqësojë në Junior Eurovision Song, ndërsa në takimin e sotëm këta fëmijë sollën në EduLab një energji të jashtëzakonshme dhe shumë emocione me këngën “Fruta dhe Perime”.
Nga ana e saj, Pula foli për emocionet e mbrëmjes së festivalit ku u shpall fituese, ndërsa pret me padurim përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2025, edicion që këtë vit do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.
Kroni Pula u shpall fituesja e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.
Artisja fitoi çmimin e parë me këngën “Fruta perime”. Ajo rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.
Festivali i Fëmijëve është një ngjarje e rëndësishme kulturore e cila konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit dhe solli në skenë pasion dhe krijimtari për tre netë me radhë.
Në një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesën e artdashësve prishtinas, festivali Chopin Piano Fest Prishtina mirëpriti mbrëmë një nga emrat më të spikatur të gjeneratës së re pianistike, pianistin francez Nathanaël Gouin. Ky koncert u shndërrua në një udhëtim emocional përmes tingujve të Ravel, Bizet dhe Chopin, nën interpretimin brilant të virtuozit francez, shkruan KultPlus.
Këtë mbrëmje fillimisht e hapi drejtoresha artistike e festivalit, Lejla Pula, e cila përshëndeti të pranishmit me fjalë mirëseardhjeje dhe falënderimi, duke theksuar rëndësinë e këtij festivali në skenën kulturore të Prishtinës dhe përkushtimin e tij ndaj cilësisë artistike.
“Sot ne e kemi vërtet një kënaqësi të veçantë, ta presim në skenën e “Chopin Piano Fest’ pianistin francez të gjeneratave të reja, Nathanaël Gouin, Ai ka një karrierë shumë të gjatë, edhe pse është shumë i ri, sepse ka filluar herët të të mësojë piano, dhe vërtet kemi qenë shumë të lumtur që e ka pranuar ftesën tonë që të vijë sonte këtu dhe të luajë një program të mrekullueshëm”, u shpreh Lejla Pula në hapje të festivalit.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, edhe Ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot, mbajti një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve. Me theks të veçantë në rëndësinë e këtij festivali për jetën kulturore të Kosovës dhe në bashkëpunimin e vazhdueshëm franko-kosovar në fushën e artit, ambasadori shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e Francës ndaj zhvillimit të skenës muzikore dhe kulturore në vend.
“Që nga fillimi, Ambasada Franceze ka mbështetur me krenari Festivalin Chopin, duke kontribuar çdo vit përmes sjelljes në këtë skenë të disa prej emrave më të shquar të muzikës klasike nga Franca. Kjo mbështetje e vazhdueshme pasqyron përkushtimin tonë të fortë për ndërtimin e urave kulturore mes dy vendeve tona dhe për mbështetjen e komunitetit artistik të gjallë në Kosovë, si dhe të Kosovës në tërësi. Jemi veçanërisht të kënaqur që mirëpresim në këtë skenë njërin nga pianistët më të jashtëzakonshëm të gjeneratës së tij, Nathanaël Gouin, karriera e të cilit tashmë është përmendur dhe rikujtuar”, u shpreh ambasadori francez në Kosovë.
Koncerti nisi me një homazh madhështor për 150-vjetorin e lindjes së Maurice Ravel, ku Gouin interpretoi me finesë dhe thellësi emocionale kryeveprën “Gaspard de la Nuit”, një nga veprat më sfiduese të repertorit pianistik. Publiku u përball me një përjetim të rrallë të tingullit dhe teknikës së përkryer, ku çdo notë u shpërfaq me një ndjeshmëri të rrallë muzikore.
Në vazhdim të koncertit, publiku pati rastin të përjetojë një homazh të ndjerë për kompozitorin e shquar francez Georges Bizet, në shënim të 150-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Nocturna e zgjedhur për këtë rast, një vepër e rrallë dhe delikate, u interpretua me ndjeshmëri të veçantë, duke sjellë në sallë një atmosferë të mbushur me qetësi dhe melankoli.
Kulmi emocional i mbrëmjes erdhi në pjesën e dytë, kur pianisti Nathanaël Gouin iu përkushtua plotësisht Frédéric Chopin-it, figurës që frymëzon vetë identitetin e festivalit. Me një interpretim të thellë dhe të rafinuar të ciklit 24 Preludëve, Gouin solli në jetë të gjitha nuancat shpirtërore dhe kompleksitetin emocional të kësaj vepre madhështore, duke krijuar një përjetim të paharrueshëm për publikun.
Pas një performance mbresëlënëse që u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, pianisti Nathanaël Gouin ndau me KultPlus përshtypjet e tij për vizitën e parë në Kosovë. I ftuar në edicionin e 15-të të Festivalit Chopin, Gouin solli një program të pasur artistik që përfshinte vepra të Maurice Ravel dhe Frédéric Chopin, duke dëshmuar mjeshtërinë dhe ndjeshmërinë e tij interpretative.
“Është hera ime e parë në Prishtinë, në Kosovë, madje edhe në rajonin e Ballkanit. Ndjehem shumë i lumtur që pata mundësinë ta zbuloja këtë vend dhe që u mirëprita nga një organizim i tillë. Ishte vërtet mbresëlënëse. Atmosfera ishte shumë e ngrohtë dhe gjithçka ishte kënaqësi nga fillimi deri në fund. Jam vërtet i lumtur. Në këtë koncert recital, doja të bëja një homazh, para së gjithash, për një kompozitor francez, Maurice Ravel. Ndoshta vepra e tij kryesore, Gaspard de la Nuit, që është një triptik shumë poetik dhe shumë i vështirë për t’u interpretuar. Gjithashtu, desha të luaja pak Chopin, ku interpretova Preludet. Është një kryevepër” tha Gouin, duke shtuar më tutje se të 24 preludet janë disa nga veprat më të vështira që ka kompozuar Chopin, megjithatë për të ishte një përvojë e veçantë.
Përveç koncertit, Nathanaël Gouin një ditë përpara mbajto edhe një puntori me studentë të rinj të muzikës në Prishtinë, po ashtu në kuadër të Chopin Piano Fest. Përmes këtij bashkëpunimi të drejtpërdrejtë me të rinjtë, pianisti francez pati mundësinë të njohë nga afër potencialin, pasionin dhe përkushtimin e brezit të ri të muzikantëve në Kosovë.
“U mahnita nga kaq shumë njerëz të ndjeshëm dhe të përkushtuar ndaj muzikës. Qasja e tyre ishte shumë bujare dhe ata dëgjonin me vëmendje, gjë që nuk ndodh gjithmonë në puntori të tilla. Më bëri shumë përshtypje që kishte profile të ndryshme muzikantësh, sepse zakonisht ndodh që të kesh studentë me prapavijë të ngjashme. Këtu ishte krejt ndryshe, me repertor, karaktere dhe personalitete të ndryshme. Jam shumë i lumtur për Kosovën që ka talente të tilla. Me padurim pres të shoh çfarë do të arrijnë në të ardhmen”, tha Gouin për KultPlus.
Ndërkaq, ju kujtojmë se festivali Chopin Piano Fest Prishtina do të zgjasë deri më 9 qershor, e përgjatë këtyre ditëve publiku do të ketë mundësi të shijojë performanca të artistëve të mirënjohur vendorë e ndërkombëtare./KultPlus.com
Në mbrëmjen e hapjes së edicionit të 15-të të festivalit “Chopin Piano Fest”, skena u ndriçua nga drita e një palete muzikore të rrallë nga interpretimi i pianistes së njohur polake, Maria Ludwika Gabryś-Heyke. Ajo nuk interpretoi vetëm nota, por i rrëfeu ato, si një poete që flet për dashurinë e parë. Nën gishtat e saj, çelësat e pianos u shndërruan në petale emocionesh që shpërthenin në gjallëri e butësi, në një udhëtim që luhatej mes brishtësisë dhe furisë melodike. Veprat që solli përmbanin në vete një gjuhë të përjetshme — melodi që ngjasonin me pëshpëritje të shpirtit, të lëna në kohë nga mjeshtër të epokave të shkuara. Ajo nuk luajti, ajo ndjeu. Çdo tingull ishte një dritare e hapur drejt ndjesive të fshehura, çdo heshtje – një frymëmarrje e thellë e artit. Dinamika e saj ishte si një lum që gjarpëronte përmes natyrës së egër: herë i qetë, herë i vrullshëm, por gjithnjë magjepsës. E publiku – i heshtur, i kapluar – ndoqi çdo valë të shpërthimit muzikor që përfundoi në një kulm të ndjeshmërisë së pastër, aty ku emocioni nuk kishte më nevojë për fjalë, shkruan KultPlus.
Mbrëmja e hapjes së festivalit gjithashtu shënoi edhe Ditën e Evropës, 9 Majin. Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare ishte i mbushur plotësisht. Nga ata në moshë të rinj e të moshuar, salla dukshëm pulsonte me rrahje zemrash. Karriget e mbushura plotë prisnin tashmë nisjen e festivalit i cili ndriçonte bukur. Prapavija në skenë e lulëzuar në nota tingujsh që rrinin këndshëm mbi ekranin e vendosur, perdet në ngjyrë të tokës, re fletorët në ngjyrë portokalli dhe ato të bardhat që ndihmonin për vështrimin më të pastër të gishtërinjve të pianistes, ishin elementet që binin në sy që në fillim. Ambienti i ngrohtë e rriste emancipimin e publikut për të përjetuar një recital pianistik të mrekullueshëm.
Festivali “Chopin Piano Fest“ do të zgjasë një muaj dhe do të sjellë 15 koncerte me pjesëmarrjen e 26 artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë, përfshirë edhe dy koncerte të tjera dhe pesë masterklasë.
Hapjen e festivalit ‘Chopin Piano Fest’ e nisi drejtoresha artistike Lelja Pula e cila fillimisht tregoi për bashkëpunimin e parë me Zyrën e Bashkimit Evropian.
“Miq të dashur të festivalit, sonte me kënaqësinë më të madhe së bashku po qëndrojmë në momentin më të rëndësishëm në 15 vjetorin e festivalit të përvitshëm Chopin Piano Fest Prishtina. Vlerë e shtuar e festivalit është edhe bashkëpunimi ynë tanimë tradicional me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e Ditës së Evropës, 9 maji. Sivjet gjithashtu i bashkohemi edhe festimit të madh të 80 vjetorit të çlirimit nga fashizmi. Kanë kaluar 15 vite me përjetime muzikore të mrekullueshme dhe të paharruara artistike, andaj me këtë rast dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë të përzemërt për të gjithë mysafirët tanë të cilët janë artistë të jashtëzakonshëm. Janë mbi dyzet shtete nga e gjithë bota që kanë qenë në skenën tonë gjatë këtyre viteve”, thotë ajo.
Sipas saj, falënderimi i takon edhe artistëve vendorë që i janë përgjigjur ftesës dhe kanë ardhur në Prishtinë duke kontribuar në cilësinë e lartë të programit muzikor.
“Gjithashtu, dëshiroj të shpreh mirënjohje të thellë për ekipin tonë të mrekullueshëm, për punën dhe angazhimin maksimal në realizimin e përsosur të festivalit. Falënderimi shkon edhe për partnerët dhe mediat që kanë qenë këtu me besnikëri për 15 vite. Mirënjohje e veçantë shkon për publikun tonë, dhe pa ta, i gjithë ky organizim nuk do kishte kuptim dhe këtë jehonë.”
Drejtoresha organizative e festivalit, Besa Luzha foli rreth kontributit që ky festival ka sjell përgjatë 15 viteve.
“Jam shumë e lumtur që së bashku kemi arritur në këtë edicion të 15-të, ne po ndjehemi shumë krenarë për arritjet në aspektin lokal dhe ndërkombëtarizimin e këtij festivali. Plot 15 vite ne jemi anëtarë të devotshëm të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave Chopin në botë, e cila është pjesë e UNESCO-s dhe përmes saj edhe Kosova e ka një vend të vogël në këtë institucion të rëndësishëm. Pa përkrahjen e institucioneve të cilave asnjëherë më shumë se viteve të fundit nuk i kanë kushtuar rëndësi kulturës, gjithë ky mision do të ishte i pamundur, andaj falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, UP-në, Filharmoninë e Kosovës. Po ashtu, ne kemi arrirë një sukses të madh duke e inkuadruar edhe sektorin privat, kompanitë e ndryshme që po mbështesin artin dhe kulturën përmes ligjit të sponsorizimit.”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë rrugëtimin e festivalit “Chopin Piano Fest” dhe ka premtuar se të gjitha institucionet do të jenë përherë në përkrahje të artit dhe kulturës.
“Të nderuar të pranishëm, është nder për mua të jem sonte këtu me ju në hapjen e ngjarjeve më domethënëse kulturore në vendin tonë, Chopin Piano Fest, një festë e pianos por edhe e bashkimit shoqëror e edukimit artistik dhe diplomacisë kulturore. Emri i festivalit përmban figurën e Frederic Chopin, një prej emrave më unifikues në historinë e pianizmit botëror. Pianoja nuk është vetëm mjet muzikor por është mjet fisnikërie, disipline e krijimtarie. Përmes tingullit të saj, ka fuqinë të lidhë njerëzit e të ndërtojë ura midis kulturave dhe brezave. Figura e Frederic Chopin, mjeshtër i pianos dhe simbol i komunitetit kulturor evropian, ka ndikuar thellësisht në arsimimin në Kosovë ku muzika e tij është interpretuar, studiuar dhe përkujtuar përmes konkurseve dhe krijimeve të reja nga kompozitorët tanë. Chopin Piano Fest tashmë është traditë e konsoliduar, pasqyron hapin tonë ndaj botës, pasionin për muzikën dhe përkushtimin për cilësi. Edhe këtë vit, programi i festivalit është i pasur dhe mbresëlënës me artistë nga Polonia, Franca, Italia, Hungaria, Ukraina, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Kuba Suedia dhe Kosova. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe faktit që Kosova po fiton në hartën kulturore globale. Ky festival është një ekosistem i gjallë kulturor që mbështetë talent të rinj, promovon trashëgiminë muzikore, dokumenton krijimtarinë dhe nxit diplomacinë përmes artit. Festivali lidh skenën tonë të pavarur muzikore me struktura të ngjashme në rajon dhe në botë.”
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se artistët kosovarë janë bërë pjesë e denjë e peizazhit kulturor evropian, duke arritur majat dhe duke kontribuar me talentin dhe pasionin e tyre.
“Nëse hedhim një vështrim prapa në të kaluarën, Bashkimi Evropian shfaqet si projekti më i suksesshëm në historinë moderne. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, ne e ëndërrojmë dhe e besojmë që ky projekt do të vazhdojë të jetojë përherë. Jam veçanërisht i lumtur që, në prag të Ditës së Evropës, kemi mundësinë të festojmë përmes gjuhës universale të muzikës — me veprat e jashtëzakonshme të Fryderyk Chopin-it. Bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe festivalit Chopin Piano Fest ka qenë shembullor dhe është kthyer tashmë në një partneritet të qëndrueshëm dhe tradicional. Ky bashkëpunim dëshmon fuqishëm për rëndësinë thelbësore që ka shkëmbimi kulturor ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Artistët kosovarë janë bërë pjesë e denjë e peizazhit kulturor evropian, duke arritur majat dhe duke kontribuar me talentin dhe pasionin e tyre. Bashkimi Evropian ka qenë një mbështetës i fortë i kulturës në Kosovë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Gjatë viteve, Chopin Piano Fest ka sjellë në Prishtinë muzikantë të mrekullueshëm nga mbarë bota, dhe sot, me kënaqësi të veçantë, presim të dëgjojmë interpretimet që do të na dhurojnë emocione të paharruara.”
Përfaqësuesja nga Ministria e Jashtme e Polonisë, Agnieszka Kowalska u ka uruar të pranishmëve që të zhyten thellë brenda pasurisë së muzikës polake.
“Është kënaqësi e veçantë për mua t’ju uroj mirëseardhje të ngrohtë të gjithëve ju që keni ardhur në këtë koncert të veçantë, në kuadër të festimeve për Ditën e Evropës, e cila këtë vit ka një rëndësi të veçantë për ne. Dëshiroj të theksoj se Polonia e njeh dhe e mbështet plotësisht aspiratën e Kosovës për integrimin evropian. Jemi krenarë që Shoqata Chopin në Kosovë ka vendosur ta hapë këtë edicion të festivalit me një performancë të jashtëzakonshme. Shpresoj që koncerti i sonte të jetë momenti kulmor i edicionit të 15-të të Chopin Piano Fest dhe ju ftoj që të zhytni veten në pasurinë e muzikës polake. Më lejoni t’ju uroj një përvojë të paharrueshme muzikore.”
Pas këtyre fjalimeve, në sallë mbizotëroi heshtja për të sjellë në skenë pianisten polake Maria Ludwika Gabryś-Heyke me duartrokitje dhe brohoritje të shumta.
Mbrëmja nisi me një goditje të butë, por të sigurt – “Polonaise in cis – op. 26 nr. 1” u ngrit mbi tingujt si një hark triumfi, një marsh krenar që e shpalli ardhjen e një muzike që nuk njeh kohë. Gishtat e saj preknin pianon si ushtarë të disiplinuar që ndjekin një mision melodik – të hapin rrugën për emocionin. Katër Mazurkat e op. 30 erdhën si kujtime nga fshatrat e humbur të Polonisë – me ritme që luhateshin si hapa vallëzimi të një kujtese të gjallë. Në to, ajo nuk interpretonte thjesht tinguj, por rrëfente jetën e një populli të tërë, me dhimbjen dhe hijeshinë e tij të heshtur.
“Nocturne në cis – mol, op. 27 nr. 1” e mbështolli sallën në një natë të butë dhe të pambarimtë. Çdo notë u derdh si dritë hëne mbi një liqen të qetë, ndërsa publiku u tret në qetësinë që vetëm muzika e Chopin-it mund ta krijojë. Me “Nocturne në H-dur, op. 32 nr. 1”, ajo solli një dritë më të ngrohtë, më njerëzore. Ishte sikur të dëgjoje zemrën e dikujt që flet pa fjalë, që rrëfen pa pasur nevojë të kuptohet. Tingujt e saj pikturonin një butësi që mbetet në mendje si aroma e një mbrëmjeje pranverore. Dhe pastaj, si një shpërthim i papritur i ndjenjave të fshehura, “Fantaisie-Impromptu në cis – mol, op. 66” përmbylli gjithçka. Aty pianistja u bë një me instrumentin — një stuhi pasioni dhe teknikë që shpërtheu mbi piano.
Pjesa e dytë e programit hapi një dritare tjetër të shpirtit të Chopin-it — një botë ku aristokracia e formës përqafohej me melankolinë e një zemre që s’pushonte së kërkuari përjetësinë në tingull.
“Polonaise në c – mol, op. 40 nr. 2” u ngjit mbi vend me një solemnitet të thellë — si një elegji e heshtur, një rrëfim i brendshëm i krenarisë së plagosur. Ajo fliste me peshën e kujtesës, e cila nëpërmjet fuqisë së ritmit shndërrohej në qëndresë. Në duart e pianistes Maria Ludwika Gabryś-Heyke, kjo polonezë nuk ishte thjesht një formë — ishte thirrje, hije, shpresë e ngulitur në një tokë që frymon përmes muzikës.
Pastaj, “Valset në es – dur, op. 34 nr. 1” u shfaq si një dritë që ndizet në ballo, një rrotullim i hijshëm në mes të sallës, ku çdo notë kishte aromën e parfumeve të epokës romantike. Ajo fluturonte lehtë mbi piano, por pas lehtësisë fshihej një mall — një buzëqeshje që s’flet kurrë plotësisht. “Valset në a – mol, op. 34 nr. 2” ishte si një fije zëri që vjen nga një dritare e mbyllur — plot me kujtime, e brishtë dhe e ndalur në ajër. Ky ishte valsi i një shpirti që kërkon një emër nëpër hapësira bosh, një ritëm që ecën, por kurrë nuk gjen një strehë të qetë. Pianistja prekte këtë ndjesi me finesë të rrallë.
E me “Valset des – dur, op. 64 nr. 1” — të njohur ndryshe si “Minute Ëaltz” — ajo solli një lojë shpërthyese. Një xixëllimë e shpejtësisë, një dritë që vezullon në errësirën e mendimeve të thella. Ky vals nuk është për t’u matur në kohë, por për t’u përjetuar si shpërthim i pastër gëzimi — një ndjekje pas kohës që ikën, pa mundur ta kapësh kurrë. Në fund, vepra “Andante spianato dhe Grande Polonaise Brillante në es – dur, op. 22” ishte si një kurorë mbi gjithë natën. Fillimi – një ëndërr e qetë, një melodi që shtrihet mbi piano si një pëlhurë mëndafshi. Dhe më pas – një shpërthim i hijeshisë, i shkëlqimit teknik, i dashurisë për formën dhe fuqinë e lirisë. Në këtë vepër, pianistja u bë kalorëse e bardhë e romancës dhe rebelimit artistik; çdo notë ishte një hap mbi një skenë që tani nuk i mjaftonte më.
Madhështia e rrallë e interpretimit pianistik të Maria Ludwika Gabryś-Heyke, mjeshtëria e një gruaje që nuk e pushton skenën, por e shndërron atë në një zgjatim të shpirtit të saj, ndërlidhja e thellë mes emocioneve dhe tingujve, vallëzimi i butë i trupit me çdo notë, pasioni që shkruhej në shprehjet e fytyrës si në një letër të hapur – ishin këto elementet që e kthyen natën në një përjetim të pazëvendësueshëm. Ajo luante si të kish lindur me ato melodi në duar. Çdo prekje ishte një ofrim i shpirtit përballë një bote që dëgjonte në heshtje dhe merrte frymë përmes saj. Publiku tërhiqej vazhdimisht në brendësinë e lojës së saj — në skutat më intime të një muzike që lindte dhe jetonte vetëm aty, vetëm atë natë.
Ishin duartrokitjet ato që ndërhynin në heshtjet mes frazave — të ngrohta, të papritura, por të merituara. Heshtjet e krijuara nga ajo, me një saktësi kirurgjikale, u mbushën me falënderimet e buta të publikut, që shpërthenin në emocione të pakontrolluara. Në atë çast, ajo nuk ishte vetëm interprete. Ishte krijuese e një përvoje të përbashkët. Dhe publiku, në mënyrën më të natyrshme, u shndërrua në pjesën e fundit të enigmës — në nyjën që lidhte artin me përjetimin. Ashtu, nata u bë një e tërë, një kujtim që do të jetojë gjatë në mendjet e të gjithë atyre që patën fatin të jenë dëshmitarë të saj.
Pianistja polake Maria Ludwika Gabryś-Heyke e cila performoi për herë të parë në Kosovë, ka thënë se ndjehet tejet e lumtur që ka ndarë skenën me audiencën e Kosovës.
“Pata një nder shumë, shumë të madh të luaj për ju sonte. Desha ta nis koncertin me një pjesë shumë tradicionale polake, sepse në kohët e mëhershme, çdo festë në Poloni fillonte me një valle kombëtare polake. Dhe Chopin e shkroi këtë pjesë pak para se të largohej përgjithmonë nga Polonia. Më pas janë Mazurkat – ato ishin shumë pranë zemrës së Chopin-it, dhe ai i kompozoi ato gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë në to edhe vuajtjen, edhe gëzimin. Në pjesën e parë të koncertit, dëshirova të prezantoj vepra që janë plot dritë dhe hije – vepra shumë ekspresive. Kjo është hera e parë që performova këtu. Kam kaluar tashmë dy ditë në Kosovë dhe kam takuar njerëz shumë miqësorë, dhe më pëlqen shumë energjia që ka ky vend. Jam shumë e lumtur që isha së bashku me audiencën e Kosovës.”
‘Chopin Piano Fest’ gjatë këtij edicioni do të prezantojë edhe 14 koncerte të tjera në vazhdim. Nata e dytë e këtij festivali vjen më datë 12 maj ku do të interpretojë Sihana Badivuku, Jelena Ocic dhe Artem Yasynskyy në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare./ KultPlus.com
Një familje amerikane nuk e priste që këtë pranverë të kishte një shtesë të re mes kafshëve të fermës së tyre, por gomarja që kishin shpëtuar i befasoi.
Bonnie erdhi në jetë më 26 prill dhe vetëm disa orë më vonë filloi të eksploronte rrethinën.
Kur ishte vetëm dy ditëshe, ajo takoi një pulë dhe reagimet e tyre krejt të ndryshme, por shumë të ëmbla, i kanë prekur shumë njerëz.
Miqësia e tyre e pazakontë duket si fillimi i një historie që meriton një film të animuar më vete.
Pula ishte paksa e kujdesshme për shkak të madhësisë së gomaricës së vogël, por nuk arriti ta shmangte shoqërinë për shumë gjatë — Bonnie e ndoqi shpejt.
Duket se do të bëhen shoqe, e donte apo jo pula. Shikoni videon. /Telegrafi/
Deputetja socialiste Milva Ekonomi, në studion e “Off the Record”, u vendos përballë faktit se qytetarët në Shqipëri kanë konsumuar një ngarkesë mishi të pulës me salmonelë, e ardhur nga Brazili, pasi i shpëtoi filtrave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Qesharak ishte justifikimi i ish-ministres së Bujqësisë për situatën alarmante që ndodhet siguria ushqimore në vend. Teksa përpiqet të minimizojë skandalin, ajo shprehet se kjo gjë ndodh në çdo vend.
“Unë besoj që këto raste nuk janë raste që ti nuk i shikon edhe në vende të tjera. Janë raste që i shikon në Shqipëri edhe në vende të tjera”, u përgjigj Ekonomi.
Në fillim të muajit mars, Shqipëria u përball sërish me gripin e shpendëve. Dy stabilimente të rëndësishme të tregut shqiptar, që operojnë në qarkun e Durrësit deklaruan se kanë patur një numër të madh ngordhjesh nga kjo sëmundje. Por ku përfunduan këto shpendë, që do të konsumoheshin nga familjet shqiptare dhe a u zbatua ligji […]
Vatrat e gripit të shpendëve vazhdojnë ende aktive. E njohur si sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, të konstatuara nga shërbimi veterinar në Qarkun e Durrësit.
Më konkretisht, bëhet fjalë për dy vatra në pularitë e kompanisë “Rea’s” sh.p.k., si dhe tek kompania “AIBA” në pronësi të Armand Dukës.
Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate për mediat, bën me dije se deri më tani në pularitë e këtyre dy kompanive janë konstatura të ngordhur 497 986 pula.
Autoritetet thonë se pulat e ngordhura janë asgjesuar përmes procesit të djegies, por pa dhënë më tepër detaje mbi vendin.
Situata me gripin e shpendëve është reflektuar menjëherë në treg, pasi është shtrenjtuar çmimi i vezëve, ku një vezë ka shkuar deri në 35 lekë.
Vatra e parë me gripin e shpendëve, u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e AIBA-s në pronësi të Xhafzotaj
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me mishin e pulës që u konstatua me salmonele. Hetimet po vijnë për dy vepra penale atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Hetuesit janë duke verifikuar mbi procedurën që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga […]
Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr. Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit “Veza e […]
Një vatër e re e gripit të shpendëve është zbuluar nga shërbimi veterinar rajonal në Xhafzotaj të Rrashbullit në Durrës. Ministria e Bujqësisë, përmes një komunikate për mediat bën me dije se janë konstatuar të ngordhura 1848 shpendë në pularitë e kompanisë “AIBA” në pronësi të Armand Dukës. Bëhet me dije se për të parandaluar […]
Shije luksi dhe “viktima” të famshme. Duket se të paktën tri vitet e fundit në zona të ndryshme të Francës, ky ka qenë objektivi i disa të rinjve që kanë realizuar vjedhje miliona euroshe. Reperi Booba, futbollistët Thiago Silva dhe Eric Choupo-Moting, shefi i kuzhinës Jean-Pierre Vigato, madje edhe Princesha Patricia della Giovampaola e Arenberg, […]
Policia franceze ka goditur bandën e pagëzuar “Nikla”, e cila drejtohej nga i arrestuari Edison Pula. Në pranga sipas autoriteteve franceze kanë rënë shtatë shqiptarë të përfshirë në këtë bandë që merrej kryesisht me grabitje në Paris por edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ndërsa 5 persona të tjerë, burra dhe gra të kombësisë shqiptare, […]
Policia franceze ka goditur bandën e pagëzuar “Nikla”, e cila drejtohej nga i arrestuari Edison Pula.
Në pranga sipas autoriteteve franceze kanë rënë shtatë shqiptarë të përfshirë në këtë bandë që merrej kryesisht me grabitje në Paris por edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ndërsa 5 persona të tjerë, burra dhe gra të kombësisë shqiptare, u arrestuan nga policia të martën më 4 mars 2025 në zonën e Reims.
Pre e këtyre grabitjeve kanë rënë edhe vila rezidenciale të figurave publike në Francë por edhe në Belgjikë, por edhe futbolliste te njohur, këngëtarë, pilotë të Formula Uno etj… adresat e tyre i gjenin ne rrjetet sociale.
Sipas autoriteteve franceze bosi i kësaj bande e quajtur “Nikla” është 30-vjeçari shqiptar, Edison Pula, i cili u arrestua në Luksenburg në fund te janarit të vitit 2025 për llogari te Francës. Ai u identifikua falë profilit të tij gjenetik, i marrë nga më shumë se 30 vjedhje të kryera midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024.
Edison Pula, kërkohet edhe nga Shqipëria me njoftim të kuq në Interpol për vrasje të mbetur ne tentativ. Në Shqipëri Edison Pula u dyshua bashkë me 8 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që me 19 shtator të 2016 i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Para kësaj, ai ishte arratisur disa herë nga burgjet, së fundmi nga Treviso, Itali, në qershor 2022. Më pas lidhi çarçafët për t’u arratisur nga dritarja. Më pas u strehua në Francë ku vazhdoi të kryente krime./abcnews.al
Ish-ylli i futbollit evropian, Marek Hamsik, iu përkushtua “shoqërimit” me kafshët pas përfundimit të karrierës së tij dhe hapi një fermë pulash me gruan e tij Martina.
Gruaja e Marek, Martina ka treguar se e kanë pajisur kafazin e pulave sipas standardeve më të fundit dhe se deri më sot ka 29 pula që i sjellin një numër të madh vezësh çdo ditë.
“Është një hobi i yni relativisht i ri. Gjithçka filloi në prill të vitit të kaluar gjatë Pashkëve, kur filluam biznesin dhe pajisëm një kotec pulash me çdo gjë që shkon me të. Është si një hotel pulash me ngrohje dhe ventilim të integruar, por edhe me dyer automatike që hapen në mëngjes, kështu që ne nuk duhet të ngrihemi dhe t’i kontrollojmë ato”, ka thënë Martina.
Tutje, rreth pulave foli edhe ish-ylli i Napolit, duke treguar edhe pse ata merren me këtë hobi.
“Deri më sot, ne kemi 29 pula, dhe ato na sjellin rreth njëzet vezë në ditë. Ne tashmë kemi shumë prej tyre dhe po mendojmë t’i shesim vezët. Ne hamë shumë vezë, kështu që na vjen në ndihmë sepse i përdorim shumë në shtëpinë tonë. Pjesën tjetër ia jap familjes sime sepse nuk mund t’i hamë të gjitha në mëngjes çdo herë”, ka thënë fillimisht Hamsik.
Ai shtoi se ideja ka ardhur nga gruaja e tij, e cila është një adhuruese e madhe e kafshëve dhe se ata tashmë kanë shumë prej tyre.
“Ideja erdhi nga gruaja ime. Ajo është një dashnore e madhe e kafshëve, të cilën ia ka përcjellë gjithë familjes. Nëse do të kishim mundësi, do të kishim një kopsht zoologjik të vogël në shtëpi. Tani kemi tre qen, një mace, pulat e lartpërmendura, dy breshka dhe dy ferret. Kishim edhe dy gjela”, përfundoi ish-ylli sllovak.
Ish-futbollisti sllovak gjatë karrierës së tij luajti për Slovan Bratislava, Brescia dhe Napoli, ku luajti 519 ndeshje dhe shënoi 121 gola.
Ai luajti në Kinë, Suedi dhe Turqi përpara se të varte këpucët në vitin 2023, dhe sot ai ka akademinë e tij të futbollit dhe kryen punë të përkohshme për shoqatën lokale të futbollit. /Telegrafi/
Edison Pula, 30-vjeçar i cili u arrestua në Luksemburg, rezulton i padënuar në Shqipëri. Me anë të një vendimi të datës 4 korrik 2024, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit që e dënonte me 14 vite burg për vrasje e shpërthim me eksploziv. GJL dërgoi çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit
Është vënë në pranga Edison Pula, një 30-vjeçar, me një “karrierë” të gjatë në botën e krimit. I shpallur në kërkim nga Shqipëria dhe i dënuar me 14 vite burg, ai është vënë në pranga në Luksemburg dhe pritet të ekstradohet në vendin tonë.
Ndaj të riut të lindur në Krujë rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Edison Pula, njihet si njeriu që në Shqipëri hodhi në erë karrierën e dy policëve pasi u arratis në çastet që ata po e fusnin në burg. Po ashtu ai është arratisur edhe nga një burg në Itali. Nga burgu i Trevizos, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.
Por më shumë se sa episodet e vjedhjeve në Itali dhe Shqipëri dhe implikimi në drogë, emri i Edison Pula lidhet me një nga atentatet me tritol të organizuar ndaj njerëzve të hetuar për vjedhjen e një mjeti që u përdor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
Numri i telefonit që aktivizoi bombën me tritol në 19 shtator 2016 në automjetin e Gentjan Bejtjes i dëmtuar rëndë në atë kohë, e tradhtoi Edison Pulën dhe bashkëpunëtorët e tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda e hetoi në atë kohë shënjestrën e atentatit të Pulës, Gentjan Bejten, së bashku me Enver Stafukën, si hajdutët që siguruan makinën “BMW” prej nga ku u qëllua me breshëri komisari Dritan Lamaj.
Për atentatin që synoi të asgjësonte një person që ka dijeni për autorët e vrasjes së një polici si Lamaj, prokuroria mori nën hetim jo vetëm Edison Pulajn, por edhe Oltion Cacën, që të dy nën akuzë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe shpërthim me eksploziv.
Ky hetim së bashku me vendimet e fajësisë është rekursuar në Gjykatën e lartë, së bashku me episode të tjera për të cilat akuzohet në Shqipëri si vjedhje dhe drogë. Në Krujë, dy ditë pasi ai u mor i pandehur dhjetorin e vitit 2016, Edison Pula u shpëtoi nga duart dy policëve Denis Çela dhe Naim Stafuka duke u arratisur. Policët që u arrestuan për shpërdorim detyre thanë se sapo e zbritën nga makina për ta futur në komisariat, i dyshuari përfitoi nga dera e hapur dhe u largua. /TCH
Policia e Shtetit ka bërë me dije se është arrestuar 30-vjeçari Edison Pula, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Ai është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Together”, ku është kapur në Luksemburg pas shkëmbimit të informacionit mes autorieteve të dy vendeve. Edison Pula është dënuar nga drejtësia […]
Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Luksemburgu shtetasin shqiptar Edison Pula, i kërkuar për vepra të rënda penale në Shqipëri, ndër të tjera edhe për vrasje me dashje.
Pula është anëtar i bandës së Niklës. Ai është akuzuar për atentatin me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjas në Larushk dhe për një sërë veprash të tjera penale.
Njoftimi:
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër operacion, në koordinim me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.
Operacioni “Together”, në pranga 1 shtetas i dënuar me 14 vjet burgim, për disa vepra penale të rënda, dhe 1 shtetas i akuzuar nga autoritetet franceze.
Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Shqipëri, për disa vepra penale të rënda, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve me homologët e FAST Luksemburgut, nëpërmjet koordinimit të rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Together”.
Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Edison Pula, 30 vjeç, i lindur në Krujë, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Më tej, gjatë këtij operacioni, në bazë të një urdhër arresti europian, të lëshuar nga autoritetet franceze, u vu në pranga shtetasi A. S., 31 vjeç.
Zyrat homologe të Interpolit po vijojnë bashkëpunimin, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtyre shtetasve.
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, prokuroren nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, kanë mbajtur takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe Menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, në kuadër të sistemit prokurorial, Besim Kusari.
Në këtë takim, kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula dhe kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera ligjzbatuese në veçanti me Policinë e Kosovës, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Në këtë takim të pranishmit u informuan nga Koordinatorja Pula, se pas pranimit të informatave lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet.
Në këtë takim u ritheksua se Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të trajtojë secilin rast me urgjencë dhe brenda afateve ligjore.
Prokurori i Shtetit fton qytetarët të cilët kanë apo mund të kenë informata se në çfarëdo mënyre po cenohet fshehtësia e votës apo çfarëdo veprimi tjetër i ndërmarrë që bie në kuadër të veprave penale kundër të drejtës së votimit, t’i raportojnë ato tek Prokurori i Shtetit apo tek Policia e Kosovës, thuhet në njoftim. /Telegrafi/