Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Brazilit i ndalohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE, për shkak të gripit të shpendëve

By: Rovena
19 May 2025 at 16:34

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e ka të ndaluar nga tani të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në BE, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, tha të hënën Komisioni Evropian.

Të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë shpendësh.

“Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues [Brazili] të mos jetë i prekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë (HPAI)”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të shëndetit të kafshëve për eksport në BE dhe këto certifikata nuk mund të lëshohen më. Asnjë produkt mishi apo shpendësh nuk mund të eksportohet në BE nga asnjë pjesë e territorit brazilian”, tha zëdhënësi.

Ministri i Bujqësisë i Brazilit, Carlos Favaro, tha të premten se, sipas protokolleve ekzistuese, vende si Kina, Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut do ta ndalojnë importin e shpendëve nga Brazili për 60 ditë.

Por, Komisioni nuk dha asnjë afat kohor. Komisioni Evropian theksoi se, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve – i cili u zbulua në një fermë në shtetin Rio Grande do Sul – i gjithë territori i Brazilit ka pezulluar statusin zyrtar të të qenit “i paprekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë”.

Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues të mos jetë i prekur nga HPAI. BE-ja është një treg i vogël për Brazilin, i cili mbizotërohet nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.

Në vitin 2024, Brazili eksportoi më shumë se 5 milionë tonë mish shpendësh. Nga këto, afërsisht 4.4% shkuan drejt BE-së, sipas grupit kombëtar të mishit të derrit dhe shpendëve ABPA. Nga totali i importeve të mishit të shpendëve në BE, Brazili është burimi kryesor, me rreth 32% vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të BE-së.

Megjithatë, vëllimi mbeti mjaft i ulët pasi pjesa më e madhe e konsumit të BE-së mbulohet nga prodhimi vendas./REL

 

Gripi i shpendëve/ Brazilit s’i lejohet të eksportojë produkte mishi në BE

19 May 2025 at 16:29

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e ka të ndaluar nga tani të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në BE, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, tha të hënën Komisioni Evropian.

Të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë shpendësh.

“Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues [Brazili] të mos jetë i prekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë (HPAI)”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të shëndetit të kafshëve për eksport në BE dhe këto certifikata nuk mund të lëshohen më. Asnjë produkt mishi apo shpendësh nuk mund të eksportohet në BE nga asnjë pjesë e territorit brazilian”, tha zëdhënësi.

Ministri i Bujqësisë i Brazilit, Carlos Favaro, tha të premten se, sipas protokolleve ekzistuese, vende si Kina, Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut do ta ndalojnë importin e shpendëve nga Brazili për 60 ditë.

Por, Komisioni nuk dha asnjë afat kohor.

Komisioni Evropian theksoi se, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve – i cili u zbulua në një fermë në shtetin Rio Grande do Sul – i gjithë territori i Brazilit ka pezulluar statusin zyrtar të të qenit “i paprekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë”.

Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues të mos jetë i prekur nga HPAI.

BE-ja është një treg i vogël për Brazilin, i cili mbizotërohet nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.

Në vitin 2024, Brazili eksportoi më shumë se 5 milionë tonë mish shpendësh. Nga këto, afërsisht 4.4% shkuan drejt BE-së, sipas grupit kombëtar të mishit të derrit dhe shpendëve ABPA.

Nga totali i importeve të mishit të shpendëve në BE, Brazili është burimi kryesor, me rreth 32% vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të BE-së.

Megjithatë, vëllimi mbeti mjaft i ulët pasi pjesa më e madhe e konsumit të BE-së mbulohet nga prodhimi vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gripi i shpendëve/ Brazilit s’i lejohet të eksportojë produkte mishi në BE appeared first on Euronews Albania.

Gripi i shpendëve/ Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve, Ministria e Bujqësisë: Asgjësuam rreth 500 mijë pula

4 April 2025 at 17:57

Gripi i shpendëve ka goditur dy nga fermat më të mëdha të pulave në vend, duke sjellë pasoja të rënda për sektorin e bujqësisë dhe tregun ushqimor. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, gjatë një muaji janë asgjësuar rreth 497,986 pula në fermat “Rea’s” në Rrashbull dhe “AIBA”. Ferma e parë u prek më 3 mars, ndërsa më 13 mars u konfirmua infektimi edhe në fermën tjetër.

Ministria ka bërë të ditur se asgjësimi i shpendëve është kryer përmes procesit të djegies, por pa dhënë detaje të sakta për vendin ku është zhvilluar ky operacion. Megjithatë, janë siguruar qytetarët se veprimet janë ndërmarrë në përputhje me ligjin për shërbimin veterinar dhe udhëzimet e përditësuara të Planit të Kontigjencës për gripin e shpendëve, bazuar në praktikat evropiane dhe rekomandimet ndërkombëtare.

Ndërkohë, pasojat janë ndjerë menjëherë në treg, ku çmimi i vezëve ka njohur një rritje të ndjeshme. Nga 20 deri në 22 lekë për kokërr në fillim të muajit mars, aktualisht vezët shiten me 30 lekë. Kjo rritje e menjëhershme ka shkaktuar pakënaqësi te konsumatorët, veçanërisht në një kohë kur zinxhiri ushqimor shqiptar po përballet me disa skandale të njëpasnjëshme.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:

Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon :
• Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.
• Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.
• Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.
Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:
• Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.
• Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
• “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet:
 me groposje;
 në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:
– me incenerim;
– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;
– si lëndë djegëse pas përpunimit;
– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”

Përditësimi i metodave të asgjësimit të përcaktuar me Urdhërin Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” është bërë dukë iu referuar metodave të përcaktuara :

1. Në nenin 13 të rregullores (EC) Nr. 1069/2009 e Parlamentit të Këshillit Evropian e datës 21 tetor 2009 që përcakton rregullat shëndetësore në lidhje me nënproduktet shtazore dhe produktet e prejardhura që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor (link)

https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:02009R1069-20191214

2. Në zbatim të praktikave të përcaktuara në manualin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve , sipas rekomandimeve të WOAH, Kapitulli 4 . 1 3. “Asgjësimi i kafshëve të ngordhura”, neni 4.13.6. “Metodat e rekomanduara për asgjësimin e kafshëve të ngordhura” (linku):

https://www.woah.org/en/what-we-do/standards/codes-and-manuals/terrestrial-code-online-access/?id=169&L=1&htmfile=chapitre_disposal.htm

The post Gripi i shpendëve/ Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve, Ministria e Bujqësisë: Asgjësuam rreth 500 mijë pula appeared first on Sot News | Lajme.

Ngordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve “shuan” pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s”

4 April 2025 at 15:21

Vazhdojnë ende aktive vatrat e gripit të shpendëve, e njohur si sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, të konstatuara nga shërbimi veterinar në Qarkun e Durrësit. Më konkretisht bëhet fjalë për dy vatra në pularitë e kompanisë “Rea’s” sh.p.k., si dhe tek kompania “AIBA” në pronësi të Armand Dukës. Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate […]

The post Ngordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve “shuan” pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s” appeared first on BoldNews.al.

Ngordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve shuan pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s”

By: V K
4 April 2025 at 15:34

Vatrat e gripit të shpendëve vazhdojnë ende aktive. E njohur si sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, të konstatuara nga shërbimi veterinar në Qarkun e Durrësit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për dy vatra në pularitë e kompanisë “Rea’s” sh.p.k., si dhe tek kompania “AIBA” në pronësi të Armand Dukës.

Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate për mediat, bën me dije se deri më tani në pularitë e këtyre dy kompanive janë konstatura të ngordhur 497 986 pula.

Autoritetet thonë se pulat e ngordhura janë asgjesuar përmes procesit të djegies, por pa dhënë më tepër detaje mbi vendin.

Situata me gripin e shpendëve është reflektuar menjëherë në treg, pasi është shtrenjtuar çmimi i vezëve, ku një vezë ka shkuar deri në 35 lekë.

Vatra e parë me gripin e shpendëve, u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e AIBA-s në pronësi të Xhafzotaj

The post Ngordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve shuan pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s” appeared first on Albeu.com.

Gripi i shpendëve, rritet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit

By: Mirgen
26 March 2025 at 07:59

Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive veza po tregtohet me çmim nga 20 deri 21 lekë për kokërr, ndërsa në tregun e pakicës çmimi i shitjes për vezën e hapur ka arritur në 25 lekë për kokërr. Përfaqësues të një ndër pularive kryesore të vendit pohuan se […]

The post Gripi i shpendëve, rritet deri dyfish çmimi i vezëve! Bie fuqia blerëse nga frika e konsumatorit appeared first on BoldNews.al.

Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi

By: Ela
24 March 2025 at 22:51

Zbulimi i një deleje të infektuar me gripin e shpendëve në Mbretërinë e Bashkuar ka shtuar shqetësimet për një pandemi të mundshme. Ky është rasti i parë i njohur globalisht i infektimit të një deleje me virusin H5N1, i cili tashmë po përhapet te gjitarët, duke rritur rrezikun e transmetimit te njerëzit. Ekspertët paralajmërojnë se […]

The post Gripi i shpendëve kryeson listën e viruseve që mund të shkaktojnë një tjetër pandemi appeared first on BoldNews.al.

Gripi i shpendëve paraqitet te delet për herë të parë në botë

24 March 2025 at 14:37

Gripi i shpendëve është zbuluar te delet për herë të parë në botë, kanë njoftuar ekspertët britanikë, megjithëse theksojnë se rreziku për bagëtinë dhe publikun e gjerë është i ulët.

Virusi H5N1 u zbulua në një kafshë të vetme në Yorkshire, Angli, pas testimit rutinë që u krye për shkak se tufa mbahej në një vend ku gripi i shpendëve ishte konfirmuar më parë te zogjtë.

Bëhet e ditur se asnjë dele tjetër në kope nuk u gjet e infektuar.

Kafsha e infektuar që atëherë është vrarë, me zyrtarin kryesor veterinar të Mbretërisë së Bashkuar duke thënë se janë zbatuar masa të rrepta të biosigurisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Ndërsa rreziku për bagëtinë mbetet i ulët, unë u bëj thirrje të gjithë pronarëve të kafshëve që të sigurojnë pastërti dhe të raportojnë menjëherë çdo shenjë infeksioni në Agjencinë e Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve”, tha Christine Middlemiss.

Gripi i shpendëve mund të shkaktojë sëmundje të rënda, duke përfshirë pneumoni, madje edhe vdekje – me ekspertët që ndjekin me kujdes ndryshimet në virusin H5N1, mes frikës se mund të shkaktojë një pandemi njerëzore.

Ndërsa Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vëren se nuk ka asnjë provë që H5N1 kalon nga njeriu te njeriu, virusi është zbuluar në një gamë të gjerë kafshësh, përveç shpendëve, duke përfshirë macet, dhelprat, qentë dhe derrat, me ekspertët që thonë se një variant i ri është endemik në lopët qumështore në SHBA.

Raportohet se shfaqja e H5N1 te lopët ka qenë një tronditje për shkencëtarët, duke qenë se më parë mendohej se kafshë të tilla nuk mund të infektoheshin lehtësisht me virusin.

H5N1 është gjetur edhe te njerëzit, megjithëse raste të tilla kanë qenë kryesisht te fermerë.

Rasti më i fundit në Britaninë e Madhe u raportua në janar, në një punëtor ferme, i cili dihet se ka pasur kontakt me një numër të madh zogjsh të infektuar. /Telegrafi/

The post Gripi i shpendëve paraqitet te delet për herë të parë në botë appeared first on Telegrafi.

Tjetë vatër me gripin e shpendëve në Durrës, Ministria e Bujqësisë: Mbi 1800 pula të ngordhura

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konfirmoi sot për një vatër të re të Influencës Aviare (H5N1), i njohur ndryshe si gripi i shpendëve.

Në njoftimin zyrtar, MBZHR sqaron se, vatra e re është konstatuar në fshatin Maliq Muço në Rrashbull të Durrësit, ndërsa grupi i veterinerëve ka konstatuar se në fermën në fjalë kanë ngordhur 1848 shpendë, të prekur nga H5N1.

Ministria deklarom se ka ndaluar shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjallë në Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Njoftimi i plotë për mediet:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës me publikun, informon se ditën e sotme është konfirmuar një tjetër rast i pranisë së sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1), në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh në zonën e mbrotjes së karantinuar (3 km) me vendodhje në fshatin Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës.
Shërbimi veterinar rajonal së bashku me perfaqësues së MBZHR janë paraqitur menjëherë në subjekt për tu njohur me gjendjen shëndetësore të shpendëve duke konstatuar 1848 shpendë të ngordhur. Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit për vendosjen e stabilimentit në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare, të cilat janë dërguar dhe analizuar brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Pas konfirmimit nga ISUV për rezultatin pozitiv të analizimit, në MBZHR është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Ministrisë për Pushtetin Vendor dhe Institutit të Shëndetit Publik.
Janë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200 datë 3.3.2025 dhe Urdhri 240, datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”
Njoftojmë fermerët dhe mbarështuesit e cilësdo lloj specieje shpendësh se vijon të jetë e ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë, në zbatim të Urdhrit të Ministrit Nr. 240 datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, i cili përcakton:

– Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
– Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
– Lejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë sipas tabelës 4, të shtojcës 5, të Urdhrit Nr. 177, datë 28.3.2023 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Mbikëqyrjes së Influencës Aviare”, vetëm me autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj Sëmundjes së Influencës Aviare dhe të jenë shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
Shërbimi Veterinerar Rajonal po mbikqyr dhe monitoron nëpërmjet gjurmimit dhe kampionimit edhe ferma të tjera të vogla familjare, prezent në zonën e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë në Laboratorin e Referencës – ISUV.
Vetëm ditën e sotme janë monitoruar 211 ferma me 2958 krerë nga 5 grupe Veterinerësh Zyrtarë të Kontrollit të pranishëm në terren. Gjithashtu, është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon fermerët dhe shpendërritësit në të gjithë vendin të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë lëvizjen e shpendëve për qëllime tregtare, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.
Për cdo rast dyshimi, kërkohet komunikimi i menjëhershëm me shërbimin veterinar rajonal në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mail: info@akvmb.gov.al dhe evitimi i kontaktit me shpendët e dyshuar.

The post Tjetë vatër me gripin e shpendëve në Durrës, Ministria e Bujqësisë: Mbi 1800 pula të ngordhura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gripi i shpendëve/ Vihet në karantinë ferma ‘Rea’s’ në Durrës!

By: V K
5 March 2025 at 10:07

Në Rrashbull të Durrësit, pularia “Rea’s” është vendosur në karantinë, pasi u raportua për ngordhje masive të pulave e zogjve.

Ministria e Bujqësisë, bëri të ditur se kjo fermë është prekur nga gripi i shpendëve, njohur në gjuhën veterinare si sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1.

Në njoftim thuhet se “ferma është vendosur në karantinë”. Pulat dhe vezët do të asgjësohen, por ende nuk ka të dhëna për numrin e krerëve.

Transparenca për publikun, në këtë rast mungon, pasi media nuk u lejua të xhironte në ambientet e kësaj pularie.

Ministria e Bujqësisë, nuk informon për numrin e shpendëve dhe as vendin e groposjes së tyre. Veç “Rea’s” deri më tani nuk ka dyshime për ferma të tjera të prekura, por 68 stabilimente janë njoftuar të marrin masa mbrojtëse.

“Në kuadër të transparencës për publikun informojmë se në datën 3.3.2025, është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, në vendin tonë.

Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë, kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, se në Qarkun Durrës, në subjekti “Rea’s” shpk, me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, ka patur ngordhje shpendësh:, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë  ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla, zogjve, shpendëve, të vezëve, të mishit dhe nënprodukteve të tjera nga Çekia, Polonia, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Italia dhe Bosnje-Hercegovina pasi këto shtete janë të prekura nga influenca aviare.

Gripi i shpendëve është i rrezikshëm, sepse mund të prekë dhe njerëzit ku më të rrezikuarit janë fermerët dhe punëtorët e stabilimenteve.

Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me shpendët e infektuara, si dhe përmes mishit ose vezëve të pa gatuara.

Specialistët thonë se nuk ka rrezik nëse ushqimet janë të gatuara në temperaturë të lartë. Gjithsesi, në rastet kur virusi i tipit H5N1 kalon tek njerëzit jep simptoma që prekin kryesisht traktin respirator, ethe dhe kollë por dhe pneumoni.

Ende nuk dihet numri i pulave që kanë ngordhur, teksa subjekti ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rrashbull dhe një kapanon në Njësinë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.

“Është ngritur qendra e krizës në Ministrinë e Bujqësisë për menaxhimin e situatës së gripit të shpendëve Pulat dhe vezët do të asgjësohen por ende nuk ka të dhëna për numrin e pulave të ngordhura dhe për numrin e vezëve që do të asgjësohen”, thuhet më tej në njoftim.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Pas konfirmimit, është mbajtur në MBZHR, është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200, datë 3.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare ne shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”.

Lidhur me rastin, informojmë publikun se strukturat qëndrore dhe rajonale ka vendosur fermën në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka njoftuar më herët në faqen zyrtare për konstatimin dhe ndjekjen e gjithë protokolleve veterinare për marrjen e masave në kohë.

AKVMB ka njoftuar gjithashtu, 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Aktualisht, të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimin rigoroz të masave të biosigurisë, kufizimin e ekspozimit të shpendëve të tyre në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët bartës të virusit.

Kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër në mbarë botën.

Sipas Organizatave Botërore të Shëndetit të Kafshëve, asaj të Njeriut e me tej janë me qindra vatra aktive të virusit në shpendë dhe në specie të tjera.

The post Gripi i shpendëve/ Vihet në karantinë ferma ‘Rea’s’ në Durrës! appeared first on Albeu.com.

Nga rritja e çmimit të vezëve tek shëndeti i konsumatorëve, ja pasojat e përhapjes së gripit të shpendëve

By: E S
4 March 2025 at 21:18

Konsumatorët shqiptarë duhet të përgatiten për rritjen e çmimit të vezëve. Në SHBA, i njëjti variant gripi ka sjellë rritje të çmimit të vezëve, ku një kokërr vezë të tetor kushtonte 18 cent, ndërsa sot afërsisht 1$, që në shifra përkthehet 500 % më tepër.

“Sigurisht që do të ketë elementë të rritjes së çmimit të vezëve, por duke pasur parasysh se sa do të jetë numri i stabilimenteve që do të preken”, shprehet Fatmir Guri, ekspert ekonomie bujqësor.

Gripi i shpendëve H5N1 është tepër agresiv. Viti 2022 tregoi se kjo sëmundje mund të shfarosë shpendët e pularive brenda pak ditëve. Në këtë rast, vendet duhet të respektojnë masat e bio sigurisë, në të kundërt ekonomia e këtyre bizneseve rrezikohet seriozisht nga influenca aviare, ku për të rimëkëmbur edhe njëherë koloninë e shpendëve kërkohen gati 6 muaj.

“Gripi i shpendëve që i prek në masë shpendët, nëse bie në një stabiliment duhet që e gjithë popullsia të asgjësohet. Kjo do të sjellë një ofertë të menjëhershme për mish dhe shpendë nga eksporti”, shton më tej ai.

Ky shtim i gripit të shpendëve H5N1 prek edhe njerëzit, ndaj për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm, këshillohet që mishi dhe veza të përgatiten në temperaturat mbi 70 gradë.

Gripi i shpendëve në Durrës, AUV ngrit masat e kontrollit për produkte me origjinë shtazore, kafshë dhe shpezë të gjalla

4 March 2025 at 15:51

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur masat e kontrollit për ngarkesat me produkte me origjinë shtazore, kafshë dhe shpezë të gjalla nga zona e Durrësit, Shqipëri.

AUV njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve të Shqipërisë për të marrë informacione të përditësuara mbi situatën zoonotike lidhur me prezencën e gripit të shpendëve, nën tipi H5N1. Aktualisht, një fermë në afërsi të Durrësit është identifikuar si e prekur nga kjo sëmundje.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, AUV ka vendosur masa të menjëhershme të kontrollit kufitar. Inspektorët veterinarë kufitarë janë urdhëruar të kryejnë kontrolle të detajuara mbi ngarkesat me produkte ushqimore me origjinë shtazore, si dhe mbi kafshët apo shpendët e gjalla, duke zbatuar në përpikëri procedurat e kontrollit për të parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjes në vendin tonë”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, thuhet se për momentin, situata e gripit të shpendëve mbetet e kufizuar në një fermë të izoluar, ndërsa autoritetet shqiptare kanë marrë masa të menjëhershme për izolimin e zonës dhe ndalimin e qarkullimit të brendshëm.

“Nuk është vlerësuar e nevojshme vendosja e masave kufizuese për importin e përgjithshëm, pasi Kosova nuk ka import të shpendëve të gjalla nga kjo zonë. Aktualisht, rreziku i përhapjes së gripit H5N1 përmes importit mbetet i ulët. Megjithatë, AUV është në gjendje gatishmërie dhe do të përshtatë masat sipas zhvillimit të situatës”, theksohet në njofitm.

Më tej, bëhet e ditur se fermerët që mbajnë shpendë duhet të zbatojnë menjëherë masat e biosigurisë në fermat e tyre për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve (Avian Influenza).

“Përmes shoqatave përkatëse, të gjithë fermerët komercialë janë njoftuar për masat mbrojtëse të biosigurisë, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e shpendëve të tyre. Aktivizimi i sistemit të vetëkontrollit dhe zbatimi i masave të biosigurisë në fermë janë mënyrat më efikase për të përballuar këtë sëmundje.

Gripi i shpendëve përhapet kryesisht nga shpendët shtegtarë, çka e bën sfidues parandalimin e tij për çdo vend. Prandaj, bashkëpunimi i fermerëve dhe zbatimi i masave të duhura është vendimtar për mbrojtjen e fermave dhe të sektorit të shpendarisë në vend”./Telegrafi/

The post Gripi i shpendëve në Durrës, AUV ngrit masat e kontrollit për produkte me origjinë shtazore, kafshë dhe shpezë të gjalla appeared first on Telegrafi.

Turqia do të eksportojë 15,000 ton vezë në SHBA mes ndërprerjeve për shkak të gripit të shpendëve

19 February 2025 at 20:30

Turqia ka filluar të eksportojë rreth 15,000 tonë vezë në Shtetet e Bashkuara, ku një shpërthim i vazhdueshëm i gripit të shpendëve ndërpreu furnizimin, rriti çmimet dhe çoi në bisedime me prodhues të tjerë, tha të mërkurën një zyrtar kryesor i sektorit.

Ibrahim Afyon, kryetar i Unionit Qendror të Prodhuesve të Vezëve (YUM-BIR) në Turqi, i tha Reuters se dërgesat filluan këtë muaj dhe do të vazhdojnë deri në korrik, përcjell Telegrafi.

“Eksporti do të bëhet përmes kompanive tona anëtare me autorizimet e kërkuara, ndërsa dy firma do të koordinojnë procesin”, tha Afyon.

“Një total prej 15,000 ton vezë – ekuivalente me 700 kontejnerë – do të dërgohen atje”.

SHBA-ja ka punuar për të frenuar përhapjen e gripit të shpendëve, i cili u zbulua për herë të parë te bagëtitë qumështore në Teksas marsin e kaluar dhe që atëherë është përhapur në shumë shtete.

Virusi ka infektuar afro 70 njerëz që nga prilli, duke përfshirë një rast fatal, kryesisht midis punëtorëve të fermave të ekspozuar ndaj shpendëve ose bagëtive të infektuara.

Një shpërthim në shpendë që filloi në vitin 2022 ka zhdukur rreth 160 milionë pula, gjela dhe zogj të tjerë, duke kontribuar në mungesën e vezëve.

Të përballur me kufizimet e furnizimit, firmat amerikane kanë kërkuar tregje alternative të importit, duke çuar në negociata me prodhuesit turq, tha Afyon.

Sipas të dhënave, Turqia renditet ndër 10 eksportuesit kryesorë të vezëve në botë. /Telegrafi/

The post Turqia do të eksportojë 15,000 ton vezë në SHBA mes ndërprerjeve për shkak të gripit të shpendëve appeared first on Telegrafi.

Alarmante/ Gjendet një lloj i dytë i gripit të shpendëve tek lopët e qumështit

6 February 2025 at 23:16
Lopët e prodhimit të qumështit rezultuan pozitive për një lloj gripi të shpendëve që më parë nuk ishte parë tek këto bagëti, tha të mërkurën Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara (USDA), duke rritur shqetësimet për përhapjen e virusit. Virusi H5N1 ka ndikuar në uljen e prodhimit të qumështit, ka rritur çmimin e vezëve,

SHBA/ Zbulohet një lloj i ri i gripit të shpendëve te lopët

By: lia rda
5 February 2025 at 22:51

Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) ka zbuluar një lloj gripi të shpendëve në lopët qumështore, i cili nuk ka ndodhur kurrë më parë, sipas një emaili nga Shërbimi i Inspektimit të Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve, publikuar nga Reuters.

Përpara këtij zbulimi, 957 infeksionet e gripit të shpendëve midis tufave të qumështit të raportuara këtë vit ishin shkaktuar nga i njëjti lloj virusi, tha USDA.

Agjencia sqaroi se sekuenca e gjenomit të qumështit nga Nevada ka identifikuar për herë të parë një lloj tjetër të pranishëm në lopët qumështore.

Ky lloj ishte gjenotipi dominues midis zogjve të egër vjeshtën dhe dimrin e kaluar, thuhej në email.

Ai u identifikua përmes Strategjisë Kombëtare të Testimit të Qumështit të agjencisë, e cila filloi testimin e qumështit në mbarë vendin për gripin e shpendëve në dhjetor./abcnews.al

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit – a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

31 January 2025 at 18:27

Gripi i shpendëve përbën një kërcënim në rritje, me potencialin për t’u përshtatur me njerëzit dhe për të shkaktuar pandemi të ardhshme, sipas një raporti të ri nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA).

“Zhvillimet globale kërkojnë që ne të qëndrojmë vigjilent dhe të sigurohemi që Evropa të jetë e përgatitur për t’iu përgjigjur kërcënimit të gripit të shpendëve”, tha Pamela Rendi-Wagner, Drejtore e ECDC.

Ajo shtoi se zbatimi i planeve të forta gatishmërie është thelbësor për të mbrojtur shëndetin publik në Evropë.

Bëhet e ditur se studimi identifikoi 34 mutacione kyçe në gripin e shpendëve që mund të rrisë gjasat e infektimit te njerëzit dhe që kërkon zbulim dhe përgjigje të shpejtë.

Këto mutacione mund të përmirësojnë përshtatjen me gjitarët, të lehtësojnë transmetimin nga gjitarët te gjitarët dhe të çojnë në infeksione të rastësishme njerëzore, duke ngritur shqetësime për potencialin e virusit për t’u përshtatur me njerëzit dhe për të shkaktuar një pandemi globale, paralajmëruan agjencitë.

“Në vitin 2024, gripi i shpendëve zgjeroi shtrirjen, duke infektuar specie të paprekura më parë”, tha Bernhard Url, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të EFSA.

Ndërsa ekspertët shëndetësorë janë gjithnjë e më të shqetësuar pasi rastet vazhdojnë të rriten midis shpendëve të egër në mbarë botën, veçanërisht në SHBA, ku një shpërthim midis shpendëve dhe lopëve qumështore ka rezultuar në 67 raste të konfirmuara në njerëz dhe një vdekje, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Virusi përgjegjës për këto raste është H5N1 dhe ndërsa është i përhapur në mesin e shpendëve dhe disa gjitarëve, është i pazakontë tek njerëzit dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë transmetim nga njeriu te njeriu.

Pothuajse të gjitha rastet lidhen me ekspozimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj kafshëve të infektuara ose mjediseve të kontaminuara.

Ndryshe, që nga zbulimi i tij i parë në 1997, ky grup ka qenë përgjegjës për 954 raste ose zbulime njerëzore, me raste të raportuara në 24 vende.

Asnjë rast njerëzor nuk është zbuluar në Evropë, njoftoi një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Megjithatë, situata që prek kafshët është më shqetësuese.

Midis shtatorit dhe dhjetorit 2024, 657 zbulime të gripit të shpendëve u raportuan në shpendët shtëpiak dhe të egër në 27 vende të Evropës.

Zbulimi i grupit të H5N1 midis kafshëve shtëpiake që jetojnë në ferma, si për shembull një shpërthim që preku macet në Poloni, rrit rrezikun e infeksioneve njerëzore.

Ky shpërthim ka prekur gjithashtu qentë në Kanada, Itali dhe Poloni, kafshë në Spanjë dhe Finlandë dhe është veçanërisht e përhapur midis bagëtive qumështore në SHBA.

Disa vende kanë marrë masa kombëtare për të trajtuar shpërthimet e tyre.

Në Spanjë, ministria e bujqësisë deklaroi rrezik të lartë për gripin e shpendëve dhe ndaloi mbajtjen e rosave dhe patave me specie të tjera shpendësh, si dhe mbajtjen e shpendëve në natyrë.

“Për sa i përket shëndetit të kafshëve, Komisioni mbështet autoritetet kombëtare me parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes te shpendët”, shtoi zëdhënësi i Komisionit.

Për t’u siguruar që shtetet anëtare mund të parandalojnë dhe t’i përgjigjen shpërthimit të mundshëm, Komisioni po siguron se janë vendosur kundërmasa mjekësore, me tre kontrata të përbashkëta prokurimi për blerjen e vaksinave të gripit pandemik tashmë të vendosura.

Raportohet se në qershor 2024, BE bleu 665,000 doza të vaksinës së gripit të shpendëve dhe mori një opsion për 40 milionë doza gjatë katër viteve të ardhshme.

Megjithatë, agjencitë evropiane paralajmërojnë se nëse futet vaksinimi kundër gripit zoonotik, ai duhet të jetë pjesë e një strategjie më gjithëpërfshirëse të menaxhimit të shpërthimit.

Për të zvogëluar rrezikun e përhapjes – ku virusi kalon te njerëzit – mbarështimi i bagëtive duhet të planifikohet me kujdes. /Telegrafi/

The post Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit – a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër? appeared first on Telegrafi.

Epidemia e gripit të shpendëve H5N9/ Cilat janë simptomat që duhet të vëreni?

By: Ela
29 January 2025 at 14:57

Gripi shumë patogjen H5N9 i shpendëve është zbuluar për herë të parë te shpendët në Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në betejën e vazhdueshme kundër gripit të shpendëve. Epidemia u identifikua në një fermë të mishit të rosës në Qarkun Merced, Kaliforni, në nëntor 2024, ku rritja e shkallës së vdekshmërisë […]

The post Epidemia e gripit të shpendëve H5N9/ Cilat janë simptomat që duhet të vëreni? appeared first on BoldNews.al.

ISHP, këshilla për qytetarët si të ruhen nga gripi i shpendëve

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë disa këshilla për qytetarët se si të ruhen për të mos u infektuar nga gripi i shpendëve.

ISHP këshillon qytetarët të zbatojnë masat e kontrollit të infeksionit në kontaktin e drejtpërdrejtë me shpendët e infektuara nëpërmjet trajtimit, prerjes, therjes, përpunimit ose kontaktit indirekt nëpërmjet mjediseve të kontaminuara me lëngje trupore nga shpendët e infektuara.

Sipas ISHP, kontakti me këto shpendë përfaqëson një rrezik për infektimin e njerëzve.

Popullata, të shmangë kontaktin apo prekjen e shpendëve të sëmura ose të ngordhura, duke përfshirë zogjtë e egër, dhe duhet të raportojë shpendët e ngordhura ose të kërkojë largimin e tyre duke kontaktuar autoritetet lokale veterinare.

Të respektohet higjiena e duarve dhe zbatohen masat e kujdesit para dhe pas kontaktit me shpendët dhe mjedisin e tyre.

Të zbatohen praktikat me të mira të sigurisë ushqimore: ndarja e mishit të papërpunuar nga ushqimet e gatuara ose të gatshme për t’u ngrënë, mbajtja e pastër dhe larja e duarve, gatimi i plotë termikisht i ushqimit dhe trajtimi dhe ruajtja e mishit të shpendëve në kushtet e rekomanduara.

/k.s/

The post ISHP, këshilla për qytetarët si të ruhen nga gripi i shpendëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Gripi i shpendëve, grupet e punës në terren, monitorim dhe dezinfektim në Lagunën e Karavastasë

11 January 2025 at 10:39

Punonjësit e Agjencisë së zonave të mbrojtura kanë bërë monitorimin e lagunës së Karavastasë, pas shqetësimit të ngritur për gripin e shpendëve. Grupet e punës kanë shkuar për verifikim në terren, ku janë konstatuar tri shpendë uji të ngordhur, përkatësisht, pulëbardha.

Në vendin ku edhe u gjetën shpendët e ngordhur u bë edhe dezinfektimi i vendit. Sakaq monitorimi nga grupet e punës po bëhet në lagunë dhe zonë përreth në bashkëpunim me punonjësit e Agjencisë së zonave të mbrojtura për shkak të terrenit lagunor.

Për këtë situatë janë ngritur katër grupe punë, që gjithashtu po monitorojnë fermat e shpendëve. Aktualisht nuk raportohet për raste në ferma oborri, apo komplekse mbarështimi me shpengë. Theksohet se është krijuar zona e mbrojtur dhe zona e mbikëqyrur me rreze 3 dhe 10 kilometra ku vazhdojnë monitorimet e përditshme.

/abcnews.al/

Gripi i shpendëve në Tiranë, zbulohet një tjetër vatër

By: user 11
10 January 2025 at 10:15

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim publik në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, pas verifikimit të disa rasteve në zona të ndryshme të vendit.

Sipas ministrisë, situata është në kontroll dhe po vijon monitorimi i të gjitha rasteve të dyshuara, teksa i kërkohet të gjithë fermerëve të bashkëpunojnë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe komunikimit me publikun informon qytetarët se situata për Influencën Aviare në vend është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, nëpërmjet strukturave në qendër dhe atyre rajonale.

Sëmundja e Influencës Aviare e konfirmuar edhe në vendin tonë, është një sëmundje e një rëndësie të veçantë dhe me përhapje mbarëbotërore. Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikëqyrjeje të njëjta me vendin tonë. Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë.

Që prej konfirmimit të rastit të parë është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendëshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës, e cila ka identifikuar Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes (3 km) dhe mbikqyrjes (10 km) për tre vatrat në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe asaj të konfirmuar ditën e sotme 09.01.2025 në Lagunën e Karavastasë.

Prej rastit të parë të konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë të gjitha masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura.

Është bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me Njësitë e vetëqeverisjes vendore në Bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të çdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë.

The post Gripi i shpendëve në Tiranë, zbulohet një tjetër vatër appeared first on Lapsi.al.

❌
❌