Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Main stream

SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt

23 July 2025 at 15:00

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për çështjen ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili dyshohet se me bashkëshorten, Ajola Xoxa, u përfshi në një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash.

Të mërkurën SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut në paraburgimin e Durrësit, atje ku qëndron prej rreth 165 ditësh. Pavarësisht kësaj periudhe larg zyrës, ai vijon ta mbajë formalisht mandatin.

Veliaj tashmë akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg – një celular që përdori për komunikime gjatë periudhës shkurt-mars. Njësoj akuza janë ngritur edhe për bashkëshorten Xoxa: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Përtej komunikimit të akuzave, SPAK siguroi nga gjykata edhe zgjatjen e afatit të hetimeve deri në muajin shtator.

Hetimet paraprake ndaj çiftit Veliaj-Xoxa kanë sugjeruar se ata mund të jenë përfshirë në një skemë korruptive me së paku gjashtë sipërmarrës.

Grupi i sipërmarrësve dyshohet se përfitoi leje ndërtimi apo tenderë publik nga bashkia dhe nga ana tjetër qarkulloi para të dyshuara si pagesa korruptive në kompani dhe organizata jofitimprurëse të kontrolluara apo lidhura me Xoxën.

Sipërmarrësi Elman Abule, ishte i pari të cilit iu paraqit akuza “pastrim parash”. Ai ka qenë në masën arrest shtëpie, teksa sipermarrësit e tjerë, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu janë hetuar në gjendje të lirë me detyrim paraqitje.

SPAK dyshon se çifti Veliaj-Xoxa përfitoi rreth 1 milionë euro nga kjo skemë.

Hetuesit zbuluan shpenzime të majme për veshje dhe bizhuteri të bëra nga bashkëshortja e kryebashkiakut si dhe një vilë në bregdet, e cila mendohet se është pronë e tyre pavarësisht se nuk është deklaruar. Çifti ka mohuae akuzat.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi SPAK provoi në gjykatë se ai dhe bashkëshortja kishin tentuar të intimidonin dëshmitarët dhe të prishnin provat.

Kryebashkiaku e kundërshtoi vendimin duke e cilësuar të motivuar politikisht. Ai këmbënguli se po arrestohej pa gjyq, pa akuza dhe pa prova.

Në rrjetet sociale ai sulmoi me fyerje të rënda prokurorët dhe një prej gjyqtarëve që u përfshinë në vendim. Por masa e arrestit u cilësua e justifikuar në të gjitha shkallët e drejtësisë. Ajo u konfirmua edhe në Gjykatë të Lartë.

Familja e Veliajt angazhoi dy studio ligjore ndërkombëtare të kushtueshme për mbrojtjen e tij si dhe një kompani “PR”-i me seli në Londër dhe Nju Jork.

Teksa kompetencat e Veliajt si kryetar Bashkie i janë deleguar Anuela Ristanit, ai vijon të mbetet formalisht “në detyrë”, kjo së paku deri në një vendim të formës së prerë, shkarkim nga Kryeministri, apo Këshilli Bashkiak.

Lexoni gjithashtu:

The post SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Citizens shpjegon pse nuk po lirohen hapësirat publike

11 July 2025 at 18:40

Kryeministri Edi Rama e quajti “rikthim te qytetarët” aksionin e nisur këtë javë për lirimin e hapësirave publike. Por në Tiranë, terreni tregon një realitet tjetër, ku kantieret e ndërtimit janë përjashtime.

Citizens verifikoi se realisht zaptimi i hapësirave publike nuk kryhet vetëm nga baret apo restorantet, por edhe nga kantieret e ndërtimit.

Aksione me shtrirje selektive

Qeveria dhe bashkitë e vendit, sikurse dhe Bashkia Tiranë, kanë ndërmarrë aksione kundër zaptimit të hapësirave publike. Përgjithësisht, synimi është pastrimi i qytetit nga strukturat informale të bizneseve të vogla.

Ndërkohë, ndërtime shumëkatëshe të shtrira në gjithë kryeqytetin kanë zgjeruar kantieret e tyre në trotuare e madje dhe në rrugë.

Shembuj konkretë të zaptimit të hapësirave publike nga kantieret e ndërtimeve janë:

Qendra e Tiranës ku dallojnë:

  • kulla e Hotel InterContinental: ka marrë trotuarin dhe një korsi makine.
  • kompleksi “Book Building” pranë Sahatit ka pushtuar segmente të rrugës “28 Nëntori” dhe “Abdi Toptani”.

Zona e ish-“Ekspozitës Shqipëria Sot” ku dallojnë:

  • Kulla “Green Tower” në bulevardin “Gjergj Fishta” ka zënë të gjithë trotuarin.
  • Te rruga “Islam Alla” ndërtimet kanë zënë një segment të rrugës.

Pazari i Ri:

  • Në rrugicën “Riza Jasa” ndërtimet kanë kufizuar lëvizjen e banorëve dhe turistëve.
  • Në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” kantieri i Bazaar Gate u ka ngushtuar rrugën e banorëve.

Rruga “Xhanfize Keko”:

  • Kulla “Filigree Tower” ka uzurpuar një korsi të plotë rruge, duke ndikuar ndjeshëm në trafik.

Qasja selektive ndaj zaptimeve ekspozon një standard të dyfishtë institucional. Ndërkohë që bizneset e vogla ndëshkohen dhe linçohen publikisht, ndërtimet e mëdha tolerohen në heshtje.

Kjo përzgjedhje e qëllimshme hedh dyshime për favore politike apo interesa të mëdha ekonomike. Zaptimi i trotuareve nga kullat nuk shihet si problem, ndryshe nga zaptimi nga një kioskë apo tavolinë.

Kjo politikë e njëanshme përkeqëson jetën urbane dhe rrit pasigurinë për qytetarët. Rikthimi i hapësirës publike te qytetarët duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Nëse misioni është sinqerisht urban dhe qytetar, ai duhet të përfshijë edhe kantieret e ndërtimeve dhe jo vetëm karriget, apo çadrat e bareve dhe restoranteve.

Përndryshe, aksioni kthehet në propagandë që prek më të dobëtit dhe kursen më të fortët.

The post Citizens shpjegon pse nuk po lirohen hapësirat publike appeared first on Citizens.al.

“Edhe një herë, mos më harro!”

25 June 2025 at 17:10

Piramida e Tiranës u hap në vitin 1988, e ndërtuar në kujtim të ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, për të qenë një muze i jetës së tij. Dikur më tha: “Mos më harro.”

Këto fjalë ishin shkruar me spraj mbi fasadën e saj prej mermeri të zbehtë si një lutje për mbijetesë. Piramida qëndroi dhe u rinovua, por një pjesë e magjisë së saj u zhduk gjatë këtij procesi.

Megjithatë, kjo lutje më vlon ende në kokë teksa ec nëpër rrugët e pjesës më të vjetër të qytetit, në lindje të qendrës moderne. Shumë prej vilave të braktisura osmane dhe të fillimshekullit të njëzetë duket sikur thonë të njëjtën gjë, duke i lutur kalimtarët të mos i harrojnë, të mos i lënë të shkatërrohen, të mos u hedhin beton në themelet e tyre.

Përtej rrethimeve të metalta gri, çatia e një vile osmane është flakur tej. Brendësia e saj ka dalë jashtë. Qeramika ende e ngjitur dhe e shtresuar njëra mbi tjetrën është shkatërruar.

Druri, qindra vjeçar, është ekspozuar ndaj elementeve natyrorë. Uji dhe barishtet mbushin një dhomë ndenjeje. Suvaja çahet dhe bie në tokë, e zhveshur nga lëkura e saj e brendshme. Dritaret prej druri varen në një fije metali dhe kalbëzimi përhapet. Graviteti e tërheq drejt tokës.

Tirana është një vend që mund t’i sjellë ndjesinë e mallit për shtëpinë edhe një qytetari që ka jetuar aty gjithë jetën. Zhvillimi i shpejtë dhe i furishëm e ka bërë qytetin të huaj. Një hapësirë ku dikur luanin fëmijët është zhdukur nën një kullë postmoderne; parku ku dikur ulesha, në siklet pranë burrave që luanin domino, është rrethuar si kantier ndërtimi.

Këto vende, janë viktima të bumit të ndërtimit në lartësi të Tiranës. Në vendin e një vile të vjetër, që mbante fantazmat e jetëve të kaluara, shkruhet: “jetesë luksoze që vjen së shpejti”. Shkëlqimi i një ëndrre që pak mund ta prekin.

Një numër tronditës vilash të vjetra tiranase janë humbur në këtë bum ndërtimi; disa prej tyre ishin monumente historike të mbrojtura. Këto vila mund të jenë rrënuar për shkak të pronësisë së paqartë pas komunizmit, ose ndoshta pronarët janë larguar jashtë vendit.

Shpesh familja që zotëron vilën pranon ndërtimin e ri në këmbim të disa apartamenteve në pallatin që do të ngrihet. Ka vende që përpiqen të rezistojnë, që përpiqen të përmbajnë lëvizjen lart të qytetit, por gjithmonë ndërpriten. Zëri i një pëllumbi në një oborr të vjetër mbivendoset me atë të një vinçi mekanik që lëviz nëpër qiell, lart e poshtë, djathtas e majtas dhe përsëri lart. Duke u kthyer herë pas here. Krahu i gjatë i “progresit”.

Kam shkruar më parë për nevojën që Shqipëria të ndërtojë mbi rrënjët e saj. Të mbështesë dhe vlerësojë atë që është vendase dhe të ndërtojë qytetet dhe vendbanimet e saj mbi këto vlera dhe këtë histori. Por Tirana është kthyer tashmë në një park lojërash për arkitektët e famshëm ndërkombëtarë.

Kullat e reja të Tiranës shfaqin një lloj nacionalizmi të çuditshëm, “kitsch”. Godina me emrin “Downtown One” ka struktura të dala në fasadë që formojnë një hartë të çuditshme dhe të pixelizuar të Shqipërisë. Një tjetër ndërtesë është e veshur me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar, ndërsa forma e një tjetër godine pasqyron profilin e Skënderbeut, heroit kombëtar. Tingëllon qesharake, por është turpëruese.

Janë lloje idesh që mund t’i kesh pas disa gotash në një bar, ato që kritiku i arkitekturës Oliver Wainwright i quan “krijesa të karikaturizuara që duken sikur janë marrë nga thellësitë e një rafti në një dyqan shakash”. Ai nuk gabon në këtë vlerësim. Por përtej arkitekturës, apartamentet që po ndërtohen nuk adresojnë asnjë nga problemet reale të banimit në Shqipëri.

Çmimet gjithnjë në rritje për të blerë ose për të marrë me qira, kushtet e dobëta dhe të mbingarkuara të banimit për shumë njerëz në periferi, dhe cilësia e mjedisit përreth. Këto apartamente nuk bëjnë gjë tjetër veçse përfundojnë në portofole investimesh, si shumë apartamente të reja në qytete të mëdha anembanë botës (dhe shpesh si mjete për pastrim parash). Natën, dritat në këto ndërtesa janë të fikura. Askush nuk banon aty.

Çdo copë toke e rrafshuar dhe çdo copë dheu e gërryer pa dëshirë nga toka na thotë të mos e harrojmë. Kujtesa dhe rrëfimi janë fuqi të mëdha. Ato thonë: “Gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu; nuk kanë pse të jenë kështu.” Kujto si çelnin dahlitë, imagjino jaseminët me qumësht që mbulonin murin, shiko dallëndyshet që fluturonin përherë nga këtu andej.

Qershitë ishin plot me fruta, frutat binin mbi kalldrëm dhe shtypeshin nën këmbë. Kujto kur hapej kanata para shëtitjes së mbrëmjes, kur dielli ishte gati të hynte sërish në shtëpi. Ndjej ngrohtësinë. Ndjej ngrohtësinë.

Jashtë në bulevard kalon një grup turistësh. Udhërrëfyesi u thotë në anglisht: “Shikoni, këtu do të ndërtohet një teatër krejt i ri!” dhe turistët murmurisin me miratim. Kthehem për t’u treguar historinë e vërtetë, sesi ndërtesat historike binjake të teatrit u shembën kundër vullnetit të qytetarëve, në orën 4 të mëngjesit, ditën e fundit të karantinës, por ata tashmë janë larguar.

Nëse historitë e vërteta nuk tregohen, atëherë narrativa zbutet nga qeveria dhe media. E vetmja histori që tregohet është ajo e progresit të pandalshëm dhe zhvillimit ekonomik. Jo shfrytëzimi i tokës që gërryhet dhe mbushet me beton, jo dhimbjet e strehimit që ndiejnë shumë qytetarë, dhe as paratë e mëdha që pastrohen dhe që nuk i sjellin asgjë popullit vendas.

Rezistenca qëndron në mos harrim. Të mos harruarit kurrë. Rezistenca qëndron në të ndenjurit me dhimbjen.

Kjo rezistencë lind në punën e studiuesve dhe gazetarëve që kanë hartuar vlerën historike dhe kulturore të vilave të humbura dhe çfarë është ndërtuar në vend të tyre. Kjo na mundëson të shohim qytetin siç ka qenë dikur. Të vazhdojmë të ecim nëpër rrugët e tij, duke imagjinuar dhe kujtuar ku rridhte lumi dikur, ku luanin fëmijët, ku shtigjet dhe rrugicat ishin formuar nga e ecura hap pas hapi.

Të dëgjosh zërat e lojtarëve të dominove dhe të ndjesh hijen e freskët të hardhive që vareshin sipër. Të kujtosh festën në oborr teksa nata afrohej dhe ndriçimi ngadalë shtohej. Burrat që vallëzonin dhe kërcenin me gjunjët lart vallen e Kukësit. Rakia që rridhte nga goja dhe zbrazej në fyt, duke ngrohur barkun dhe mendjen.

Ky është syri i mendjes që do të jetë rezistenca. Kjo kërkon ndjeshmëri ndaj së kaluarës, aftësi për të parë qytetin njëkohësisht përmes lentes së së tashmes dhe së dikurshmes, për të hartuar çfarë ka qenë qyteti.

Nën hotelin“ Tirana International” gjendet gjurma e një shtëpie të zhdukur nga komunistët. Fryma e njerëzve të saj është ende aty. Historitë ekzistojnë ende, por duhet të tregohen e ritregohen brez pas brezi.

Mendja harron vetëm kur pushon së kujtuari. Kjo është një formë aktive dhe shpresëplotë nostalgjie. Të vendosësh emocionin, dhe ndonjëherë edhe dhimbjen, në punë. Për të luftuar amnezinë që bllokon trurin dhe për të shqetësuar sigurinë e rreme të së tashmes.

Por kjo kërkon që qytetarët t’i përgjigjen thirrjes gjithnjë e më të fortë të qytetit: “Mos më harro.”

The post “Edhe një herë, mos më harro!” appeared first on Citizens.al.

Gara e kullave: 10 gjigandët e betonit që po pushtojnë Tiranën

20 June 2025 at 17:35

Citizens publikoi hartën e kullave të Tiranës me 140 projekte që pritet t’i shtohen qytetit me bekimin e qeverisë shqiptare.

Më shumë se gjysma e këtyre projekteve po zhvillohen në kushte të transparencës së cunguar, pasi gjenden vetëm në rendin e ditës së mbledhjeve të KKTU. Pavarësisht kërkesave të vazhueshme për informim institucionet kanë injoruar detyrën për të dhënë informacion nëse këto ndërtime do të realizohen, refuzohen apo ndryshohen.

Ekspertët argumentojnë se kjo është bërë e mundur përmes një përdorimi selektiv të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të kryeqytetit, që lejon “zonifikim të përzier” në shumë zona.

Por cilat janë kullat më të larta në kryeqytet? 

Citizens ka listuar projektet që arrijnë nga 50-100 kate, ose thënë ndryshe nga 200-300 m lartësi.

1. Bond Tower – 200 metra e lartë

Një projekt i ideuar nga studio e arkitekturës OODA Architecture dhe investitor Nova Construction. Kjo kullë është 200 metër e lartë rreth 55 kate lartësi. Bond Tower është me vendodhje në Rrugën “Dritan Hoxha. 

2. Barcelona Tower – 202 metra

Ky projekt do të jetë  50 kate mbi tokë dhe 6 të tjera nën tokë, me një lartësi 202 metër. Kjo ndërtesë do të zërë vendin e Bankës Kombëtare Tregtare, ngjitur me Shtëpinë e Gjetheve. Ndërtuesi i kësaj kulle është kompania “Bami Holding” e biznesmenit Besnik Bami. Studio që ka ideuar projektin është RBTA – Ricardo Bofill Taller de Arquitectura.

3. Lana Riverside Residences – 204 metra

Ky projekt është e pozicionuar në Bulevardin Gjergj Fishta, te ish-Universiteti i Tiranës. Ndërtesa do të jetë 56 kate mbi tokë dhe 6 kate nën tokë, me një lartësi prej 204.5 metra, në formën e cilindrit.  Kulla është pjesë e një kompleksi dhe do të ndërtohet nga “Forever Construcion”, në pronësi të Lefter Sota, i angazhuar në fushën e tregtimit të hekurit. Kjo kullë është projektuar nga studio  e arkitekturës Marco Casamonti & Partners, X-Plan Studio.

4. Mount Tirana – 205 metra

Kjo kullë është e  vendosur në Rrugën e Barrikadave, pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është 58 kate e lartë, ose 205 metër e lartë, me ndërtues Nova Construction – 2012 . Studio që ka ideuar projektin është CEBRA Architects. Kjo kullë po ngrihet në një hapësirë që më herët shërbente si lulishte, shkaktoi dhe një sërë protestash.

5. Papuli Tower – 205 metra

Kjo kullë  është e vendosurnë rrugën e Kavajës, 58 kate e lartë ose 205 metër, me zhvillues shoqërinë Classic  S & J sh.p.k. Studio e arkitekturës që ka ideuar projektin është RBTA – Ricardo Bofill Taller de Arquitectura

6. Mixed-use Tower – 245 metra

Ky projekt është me vendodhje në Bulevardin e Ri dhe  është 65 kate e lartë ose 245 metër e lartë me zhvillues shoqërinë Klar shpk. Studio e arkitekturës që ka ideuar projektin është Herzog and de Meuron.

7. Piano Nobile Tower – 250 metra

Kjo kullë do të ndërtohet mbi 17,000 m2 truall në qendër të Tiranës, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndërtesa, përfshirë katër pallate deri në 9 kate, si dhe godinat publike të Teatrit Metropol dhe “Info-Point” i bashkisë. Kjo kullë do të jetë 250 metër e lartë ose rreth 66 kate. Investitori është Veliaj Construction në pronësi të Astrit Veliaj. 

8. Kastrati Tower – 265 metra

Kjo kullë do të jetë 265 metër e lartë ose ndryshe 70 katë. Investitori i këtij projekti është Kastrati Group.  Kjo kullë u prezantua për herë të parë në festivalin “Bread and Heart” nga arkitekti  Steven Hall, i cili ekspozoi për herë të parë kullën “Kastrati Toëer” nga “Kastrati Group” – dy herë më masive se “Donëtoën One”, e cila parashikohet të ngrihet përballë, krah Katedrales Katolike Shën Pali.

9. Grand Park Skyline – 268 metra

Ky është një tjetër projekt ndërtimi po sfidon horizontin urbanistik të Tiranës duke synuar qiellin. Parashikon tre kulla 40, 51 dhe 71 kate për apartamente,  hotel dhe qendër tregtare në hyrje të Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Projekti është konceptuar nga arkitekti zviceran Valerio Olgiati me porosi të kompanisë “X One”, parashikon rreth 145 mijë metra katrorë ndërtim.

10. Tirana Society Tower – 300 metra

Përmes një konkursi që u zhvillua më 29 korrik 2024, juria përzgjodhi si fituese projektin “Tirana Society Towers”  i arkitektit kilian Alejandro Aravena me studion Elemental.Ndërsa kompanitë që do e ndërtojnë janë shqiptare, Delta në pronësi të Luan Meçës dhe Techno Alb në pronësi të Daljan Avdiajt. Nuk ka ende një leje të zbardhur për këtë kullë, por pritet të miratohet në vijim.

The post Gara e kullave: 10 gjigandët e betonit që po pushtojnë Tiranën appeared first on Citizens.al.

“Bukë, zemër dhe beton”

18 June 2025 at 16:55

Në Tiranën që po ngrihet mbi rrënojat e kujtesës dhe interesit publik, u mbajt festivali “Bukë dhe Zemër” (Bread and Heart). Disa prej emrave më të mëdhenj të arkitekturës botërore zbritën në Tiranë, jo për të vënë në pikëpyetje betejën urbane që zhvillohet përditë mbi trupin e qytetit, por për t’i dhënë asaj një pamje më të pranueshme.

Nën shkëlqimin e “Book Building”, një ndërtesë ende e papërfunduar, që i ka bllokuar qytetarëve fushëpamjen e sahatit të qytetit zuri vend një paradoks i thellë midis diskursit etik të “star-arkitektëve” dhe shërbimit të tyre konformist ndaj një qeverie, që ka ngritur modelin e vet ekonomik mbi një vrull ndërtimesh të pakontrolluara e me burime të errëta financimi.

Të ftuarit ndërkombëtarë në këtë event, për të cilin paguhej deri në 360 euro për një biletë hyrëse, vinin me një reputacion të ngjizur mbi parime të qëndrueshmërisë ekonomike, respektit ndaj mjedisit, hapësirës dhe vlerave sociale. 

Alejandro Aravena, për shembull, është fitues i çmimit Pritzker – konsideruar si çmimi Nobel në arkitekturë – për projektet e rindërtimit me funksion strehimin social në Kili pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2010 ku humbën jetën mbi 500 persona. 

Por në Tiranë ai prezantohet si fitues i konkursit për “Tirana Society Towers”, një projekt “monstruoz” kullash 300 metra të larta pas Pallatit të Kulturës, në qendër, i konceptuar si qiellgërvishtësi i parë në një qytet që po mbytet nga betoni dhe ku asnjë verifikim publik nuk bëhet mbi origjinën e investimeve që financojnë këto kulla.

E njëjta gjë vlen për Stefano Boerin, autor i planit Tirana 2030, i cili për vite u promovua nga qeveria dhe Bashkia Tiranë si një zhvillim vizionar për kryeqytetin, me përparësi për transportin publik, hapësirat e gjelbra – i paharruar kujtimi i Pyllit Orbital, Unazës së Gjelbër të Tiranës dhe kufizimi i lartësisë në zonat historike.

Kryeministri Rama, drejtorja e AZHT Roka dhe arkitekti portugez Camilo Rebelo/Citizens.al

Vetë Boeri ka marrë përsipër ndërtime masive dhe të larta në zonën e ish-Bllokut dhe pas Presidencës, në shkelje të vetë parimeve për të cilat ai punoi dhe shpalli në planin e tij “Tirana 2030”. Në ditët e festivalit Boeri promovoi edhe librin e tij për “Pyllin vertikal”, një koncept që në Tiranë u aplikua vetëm te tarraca e Bashkisë Tiranë dhe te kulla 21-katëshe e “Gener 2” prapa Stadiumit Kombëtar.

Në përgjithësi, diskutimet në katin e parë të Book Building, në prani të Kryeministrit Edi Rama, ishin një përzierje fjalimesh entuziaste, lavdërimesh për “rilindjen arkitekturore” të Shqipërisë dhe paralajmërimesh utopike për një të ardhme që vjen nga qielli.

Arkitekti  Steven Hall, i cili ekspozoi për herë të parë kullën “Kastrati Tower” nga “Kastrati Group” – dy herë më masive se “Donwtown One”, e cila parashikohet të ngrihet përballë, krah Katedrales Katolike Shën Pali – foli me mbresa për një “kravatë speciale” që ia kishte dhuruar Rama.

Vetë Kryeministri, në deklaratën më të rëndësishme të eventit, ku si rallë herë lexoi një fjalim të parapërgatitur – si për të thënë, ky është një leksion i imi për ju, për arkitekturën botërore, për të cilin meritoj një “standing-ovation”, – pretendoi se “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa së bashku”, një deklaratë që nuk mbështetet në asnjë statistikë, por që maskon realitetin e një zhvillimi urban të pakontrolluar, pa konsultime, pa transparencë dhe pa mekanizma të qartë që ndalojnë pastrimin e parave përmes ndërtimit.

Në të vërtetë, vetëm gjatë dekadës së fundit, sikurse Citizens.al ka treguar, në Tiranë janë shqyrtuar apo miratuar rreth 140 leje për kulla shumëkatëshe – një bum ndërtimi që ka ardhur jo si rezultat i një planifikimi të kujdesshëm urban, por si pasojë e një strategjie që favorizon një grusht sipërmarrësish, lidhjet e tyre politike dhe investimet me burime të dyshimta. 

Shumë prej projekteve të ekspozuara në katin e dytë dhe të tretë të “Book Building” nuk ishin miratuar ende zyrtarisht, por ishin aty si për të sinjalizuar përkushtimin e qeverisë ndaj këtij vizioni vertikal, ku betoni zë vendin e kujtesës historike, bregdetit dhe interesit publik.

Maketi i “Kastrati Tower” dhe paraqitja me vendndodhje sipas një modelimi në “Skyscrapercity”/Citizens.al

Ndërkohë, hapësirat publike ngushtohen, ndërtesat historike lihen nën hije, fshihen ose shemben, dhe qyteti humbet karakterin, zemrën, shpirtin e vet, për t’u zëvendësuar nga këto ndërtime masive që nuk pasqyrojnë as nevojat e banorëve, as historinë urbane, por vetëm interesat e ndërtuesve dhe natyrisht: vizionin e Kryeministrit.

Në këtë kontekst, pjesëmarrja dhe entuziazmi i arkitektëve të mëdhenj ndërkombëtarë nuk mund të shihen si neutralë. Nëse këta profesionistë flasin për “arkitekturë me ndërgjegje” në vende të tjera, në Shqipëri po firmosin projekte që kontribuojnë në shkatërrimin urban dhe social, atëherë fjala “hipokrizi” është e paktë dhe e pashmangshme.

Nën këtë hipokrizi, mes të ftuarve ishte dhe arkitekti danez Bjarke Ingels (BIG), i cili nuk publikoi shumë kontekst nga eventi në rrjetet e tij sociale. Pavarësisht kësaj, askush nuk e harron në Shqipëri, që ai u kontraktua nga sipërmarrësi privat “Fusha shpk” për të dizejnuar, pa konkurs dhe pa garë, një ndërtesë publike: “Teatrin Kombëtar” dhe pas tij një kullë 33-katëshe.

Nëse ka një dilemë etike – sipas kritikut britanik Oliver Wainwright: “A duhet të punojnë arkitektët për regjime shtypëse?” – mund të themi se kjo nuk mbetet teori në kontekstin shqiptar. Në artikullin për The Guardian (2020), Wainwright kritikonte Ingelsin për bashkëpunime me regjime si ai i Jair Bolsonaros në Brazil (2019-2023) dhe Mohammed bin Salman në Arabinë Saudite, duke ironizuar stilin e tij si “TED-Talk për diktatorë”

Kjo qasje ilustrohet qartë në Tiranë. Ingels projektoi Teatrin e ri Kombëtar me shembje në mënyrë të dhunshme të godinës historike jashtë çdo procesi konkurrues apo konsensusi publik.

Projekti, i dhënë fillimisht përmes një ligji special, u shoqërua me akuza për favorizime politike dhe kafshim të hapësirës publike në interes ndërtimi kullash për privatin. Në këtë kontekst, angazhimi i BIG-ut në Tiranë nuk është thjesht një çështje estetike apo funksionale, por një akt me ngarkesë politike: një arkitekt që në vende evropiane – aq më shumë në Danimarkë – projekton me ndjeshmëri sociale, në Shqipëri bëhet palë në riformatimin autoritar të qytetit.

Siç paralajmëron kritiku tjetër britanik, Jeremy Till, Arkitektura nuk është neutrale: ajo ose e forcon pushtetin ekzistues, ose e sfidon atë”. Në rastin e Tiranës, BIG-u zgjodhi të ndërtojë për pushtetin, jo për qytetin.

Projekti i arkitektit Luca Dini “Colosseum 339″/Citizens.al

Kontrasti dhe shpërfillja e arkitekturës vendase

Për ata që patën mundësi ta ndiqnin nga afër festivalin “Bukë dhe Zemër”, aktiviteti nxori në pah kontrastin mes emrave të mëdhenj të arkitekturës ndërkombëtare dhe mungesës së dukshme të përfshirjes reale të komunitetit vendas të arkitektëve, urbanistëve dhe studiove të pavarura shqiptare.

Për një event të kësaj shkalle – që bashkoi 170 pjesëmarrës të huaj nga më shumë se 20 vende – pritej që të shërbente si një platformë ku zëri i arkitektëve shqiptarë jo vetëm të dëgjohej, por të vihej në qendër të vëmendjes.

Në vend të kësaj, festivali mbeti në thelb një vitrinë e “arkitekturës së importit”, ku projektet për Shqipërinë u artikuluan nga të huajt e përzgjedhur nga pushteti, ndërsa profesionistët vendas u reduktuan në role logjistike e teknike si ndihmës ose përmendje në fund të fletushkave apo ekspozitës promovuese.

Pjesëmarrja e kufizuar e arkitektëve shqiptarë në panelet e diskutimit – së paku të eventit publik të datës 6 qershor – ishte simptoma e qartë e qasjes që nuk njeh, nuk përkrah dhe nuk investon në potencialin vendas të arkitekturës.

Përveç Kryeministrit Rama dhe dy emrave që lidhen drejtpërdrejt me organizimin dhe institucionet publike – Falma Fshazi ish-drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) dhe Sonila Abdalli, arkitekte, drejtuese dhe themeluese e Destil Creative Hub – nuk pati asnjë përfaqësim tjetër në fjalime, ligjërata apo diskutime nga studiues, arkitektë apo zëra të pavarur shqiptarë.

Mungesa ishte edhe më domethënëse nëse merret parasysh se aktiviteti nuk pati asnjë emër shqiptar nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi mes të ftuarve zyrtarë – paraqitur në webfaqe – ndonëse këto vende ndajnë realitete të ngjashme urbane dhe kulturore me Shqipërinë, dhe mund të kishin sjellë përvoja të vlefshme rajonale.

Stenda e “AYA” në aktivitetin Bread and Heart/Citizens.al

Ekspozitat në katet e sipërme të “Book Building” – që përmbanin projekte të më shumë se 60 studiove të njohura ndërkombëtare – u ndërtuan nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, i studios 51N4E dhe iRI, në bashkëpunim me disa kompani ndërtimi dhe studio vendase. Këto të fundit, ishin përmendur në cep të broshurave më tepër “në rolin e asistentëve teknikë” sesa si aktorë të barabartë në procesin krijues.

Ngjashëm, stendat rreth Bashkisë Tiranë dhe “Book Building” ekspozonin emrat e disa prej kompanive shqiptare, por prania e tyre ishte më shumë si dëshmi e rolit prej zbatuesi të projekteve “të hartuara gjetkë”.

Jashtë kësaj fasade zyrtare, në një nga stendat më të vogla, por më domethënëse – të organizuar nga grupimi Albanian Youth Architects – opinioni ishte krejt ndryshe.

Në një mori fletushkash të vendosura për diskutim të hapur, arkitektët e rinj tërhoqën vëmendjen për mungesën e pjesëmarrjes vendase në vendimmarrjen urbane, për anashkalimin e traditës, mungesën e hapësirave të gjelbra dhe planifikimit gjithëpërfshirës.

“Arkitektura është shumë premtuese, por planifikimi urban është lënë pas dore,” thuhej në një prej fletëve, ndërsa në një tjetër theksohej se “korrupsioni i jep formë horizontit të qytetit”.

Në pyetjet e hapura për të ardhmen e qyteteve të Shqipërisë, komentet e pjesëmarrësve ishin shqetësuese: “Kaos”, “mungesë hapësirash publike”, “zhvillim që nuk merr parasysh njeriun”.

Kjo qasje kritike ndaj vizionit vertikal të Tiranës dhe rolit gjithnjë e më të kufizuar të arkitektëve vendas u ilustrua edhe me komente mbi projekte specifike.

Opinione të shprehura në stendën e AYA/Citizens.al

Për shembull, një i pranishëm e përshkruante projektin e kullës së Luca Dini-t si “i frikshëm”, ndërsa një tjetër sugjeronte vlerësimin dhe përfshirjen e elementëve tradicionale dhe ruajtjen e elementëve që dallojnë identitetin në ndërtimet e reja.

Për projektin “Downtown One” të “Kastrati Group”, një pjesëmarrës shënonte: “Lartësi mbresëlënëse, por mungon hapësira e vërtetë publike rreth objektit”. Ishte një reflektim i drejtpërdrejtë i problemit thelbësor: mungesës së një plani urban që vë në qendër qytetarin.

Në këtë panoramë, festivali “Bukë dhe Zemër” i ngjau më shumë një ekspozite të kontrolluar, ku arkitektura përdoret për të legjitimuar politikat e ndërtimit, sesa një forumi të hapur për ide, konkurrencë dhe përfshirje.

Kështu, festivali mund të ketë sjellë “bukë” për karrierat e disave dhe “zemër” për vizionet autoritare të qeverisë për transformimin e vrullshëm urban, por për qytetarët ai përforcoi një tjetër realitet: atë të një vendi që po shet shpirtin për një fasadë me shkëlqim, të financuar nga interesa të padeklaruara dhe të firmosura nga ata që, gjoja, do ta mbronin, ruanin, dhe zhvillonin në të mirë për publiken.

Lexoni gjithashtu:

The post “Bukë, zemër dhe beton” appeared first on Citizens.al.

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

12 June 2025 at 17:47

Xhafer Lila banon në një prej pallateve pas shkollës Emin Duraku në Tiranë. Ai dhe një grup banorësh po protestojnë prej muajsh, pasi mësuan se në hapësirën mes pallateve dhe oborrit të shkollës do të ndërtohet një kullë 16 katëshe.

Nuk e di si mund të lejohet një katrahurë e tillë, për më tepër ngjitur me një shkollë ku mësojnë me qindra nxënës, i zë dritën e syve fëmijëve”, thotë i revoltuar Xhaferi, i cili ka një lidhje të ngushtë me shkollën pasi është mësues.

Kulla që nxiti protestën e banorëve nuk është një rast i izoluar, por shembull konkret i një modeli zhvillimi që po përshkon të gjithë Tiranën

Citizens.al analizoi lejet e shqyrtuaranga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) dhe Komiteti i Investimeve Strategjike (AIDA)* në periudhën 2015-2025, duke zbuluar se ky organ kolegjial i ka hapur rrugën ndërtimit të të paktën 139 kullave në kryeqytet.

KKTU drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, me fuqi të jashtëzakonshme ligjore, të cilën e ka përdorur rregullisht për të miratuar leje ndërtimi që thyejnë kriteret e planit urbanistik të qytetit.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), e cila kryen rolin e sekretariatit mbi vendimet e KKTU-së, në jo pak raste ka dështuar të bëjë transparencë për zbardhjen e vendimeve për lejet zhvillimit dhe ndërtimit për kullat, duke bërë publike vetëm 65 nga 139 vendimet e shqyrtuara nga KKTU për objekte me lartësi nga 8 deri në 100 kate.

Janë plot 72 projekte që gjenden vetëm në rendin e ditës së mbledhjeve të KKT, për të cilat institucionet kanë injoruar detyrën për të informuar publikun nëse këto ndërtime do të realizohen, refuzohen apo ndryshohen.

Citizens.al i është drejtuar AZHT-së me disa kërkesa për informacion, duke kërkuar transparencë mbi vendimet e pa zbardhura. Agjencia u përgjigj zyrtarisht se vendimet gjenden në faqen e AZHT-së, bashkë me hartat e planvendosjes që tregojnë ku do të ndërtohen kullat.

Për të provuar se kjo është e pavërtetë, mjafton të shqyrtojmë një nga mbledhjet e fundit të KKTU-së, atë të datës 27 shkurt 2025, ku janë shqyrtuar 59 leje ndërtimi dhe zhvillimi, nga të cilat në faqen e AZHT-së janë zbardhur vetëm 9 , ndërsa 50 të tjerat mbeten jo-transparente, në shkelje të afatit ligjor prej 90- ditësh.  

Në një tjetër rast, AZHT-së iu deshën 8 muaj për të zbardhur vendimin e kullës 33-katëshe që po ndërtohet pas Teatrit Kombëtar.

“Kullat lartësohen, transparenca ulet”

Duke analizuar të dhënat e lejeve të publikuara në 15 vitet e fundit, Citizens.al ka krijuar një hartë të vendodhjes së kullave në kryeqytet. Të dhënat tregojnë një rritje progresive e lartësisë dhe intensiteit të ndërtimeve.

Në përgjithësi, 139 kullat (65 me vendime të zbardhura) kanë një lartësi mesatare prej 26 katesh. Gjysma e këtyre objekteve shkojnë me lartësi nga 24 (mediana) deri në 100 kate.

“Ajo që po ndodh është ‘kullëzim’ i qëndrës nën arsyetimin e rigjenerimit urban apo modernizimit,” thotë urbanistja Doriana Musai për Citizens. Ajo nënvizon se në asnjë kryeqytet europian nuk lejohet ndërtimi i 30-katëshëve pranë monumenteve të shek. XVIII–XIX.

Zonat më të prekura janë ato pranë Sahatit, ish-Teatrit Kombëtar, Bankës Kombëtare dhe stadiumit “Arena Kombëtare”, ku janë ndërtuar ose janë në proces projekte si “Eyes of Tirana”, “InterContinental Hotel Tirana”, “Mount Tirana”, “Book Building”, “Downtown One”, etj.

Në horizont, pas Operas, është shpallur projekti fitues për qiellgërvishtësin e parë që pritet të shkojë në 300 metra lartësi “Tirana Society Towers”.

Ekspertët argumentojnë se kjo është bërë e mundur përmes një përdorimi selektiv të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të kryeqytetit, që lejon “zonifikim të përzier” në shumë zona.

Zona e ish-Bllokut, është një shembull i qartë se si vendimet e KKTU-së kanë thyer kriteret e lartësisë dhe intensitetit të ndërtimit, të përcaktuara në planin urbanistik. Bashkia Tiranë parashikonte zhvillimin e zonës me godina nga 5 deri në 9 kate, ndërsa KKTU miratoi 12 lejet ndërtimi kullash me intensitet më të lartë.

Lartësia dominuese e ndërtimit në Tiranë ka ndryshuar sipas viteve, në periudhën 2000-2009, ndërtimi ishte kryesisht i kufizuar, me ndërtesa që rrallë e kalonin pragun e 10-kateve. Midis viteve 2010-2014, filloi të vërehej prirje drejt ndërtimeve më të larta, me objekte që shkonin deri në 15-kate, megjithatë me kufizime të qarta në zonat qendrore.

Ndryshimi i vërtetë ndodhi pas vitit 2015, kur Tirana përjetoi një “boom” kullash, me projekte që tejkalojnë 40-katet, duke përfshirë ndërtimet masive edhe në zona historike apo pranë monumenteve të mbrojtura.

KKTU: Më shumë fuqi, më pak kontroll dhe standarde      

Që nga ndryshimet ligjore të vitit 2014, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) është shndërruar në një instrument qendror të vendimmarrjes për zhvillimin urban në vend.

Ky organ ka marrë kompetenca të shtuara që kapërcejnë planifikimin urban tradicional dhe përfshijnë edhe administrimin e burimeve ujore – duke u emërtuar së fundmi si Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujërave (KKTU).

Sipas urbanistes Doriana Musai, përbërja aktuale e KKTU-së – e dominuar nga ministra dhe përfaqësues të qeverisë – ka zëvendësuar modelin më të balancuar që ekzistonte më parë, duke dobësuar ndjeshëm mekanizmat e transparencës dhe kontrollit.

Përmes pesë ndryshimeve në Ligjin 107/2014 dhe dhjetë vendimeve të Këshillit të Ministrave, ky institucion ka përqendruar në mënyrë të pazakontë vendimmarrjen për ndërtimet strategjike, shpesh duke anashkaluar pushtetin vendor dhe institucionet mbikëqyrëse.

Një shembull domethënës është projekti “Hora Vertikale” – një kullë 41-katëshe pranë Universitetit të Sporteve – e cila bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), që lejon ndërtime deri në 9 kate.

Ndërtimi është planifikuar mbi një fushë sportive publike, ndërsa Bashkia e Tiranës ndryshoi destinacionin e tokës me një vendim të fundvitit 2023, duke hapur rrugën për këtë zhvillim. Ky model është kundërshtuar nga arkitektë, aktivistë dhe qytetarë, duke ngritur shqetësime edhe për raste të shpronësimeve të debatueshme që shoqërojnë projekte të ngjashme.

Musai vë në dukje gjithashtu përplasjen e praktikave aktuale me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore (nr. 27/2018), i cili parashikon që çdo ndërhyrje pranë monumenteve të marrë vlerësim paraprak nga institucionet përkatëse. Në realitet, këto vlerësime shpesh merren “post-factum” – pasi projekti është miratuar politikisht – ose anashkalohen tërësisht përmes vendimeve të veçanta të KKT-së që e justifikojnë ndërtimin si “interes kombëtar”.

Ajo thekson se mungon një sistem funksional monitorimi për ndikimin vizual dhe estetik të kullave në hapësirat historike.


*Mes listës së kullave përfshihet edhe projekti “The Cliffs” – një propozim i pakërkuar që parashikon tre kulla 18-23-30-katëshe në truall publik pranë “Bulevardit të Ri”. Një rast atipik i kaluar nga AIDA dhe i papërmendur në rendet e ditës në mbledhjet e KKTU-së. Ai ka zënë vendin e projektit të grupit saudit Al Shiddi, që parashikonte gjithashtu një kullë të lartë. I paraqitur nga kompania Adriatic Resorts (me pronarë përfitues Steven Merrill Gallaway dhe Engjëll Pasha) “The Cliffs” mori statusin e investimit strategjik në vitin 2024 dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse ka leje zhvillimi apo leje ndërtimi të miratuar.

The post Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën appeared first on Citizens.al.

VIDEO/ Shpërndante kokainë në Kamëz, momenti kur arrestohet 29-vjeçari

By: Besnik
11 July 2025 at 11:17

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar në Kamëz, i cili siguronte kokainë dhe pasi e ndante në doza në banesën e tij, e shiste në zona të ndryshme të qytetit.

Shtetasi G. D., banues në Kodër Kamëz, u ndalua nga forcat e rendit teksa lëvizte me automjet në kryqëzimin e rrugëve “Skënderbej” dhe “Iliria”.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Njoftimi i plotë i policisë

“Siguronte lëndë narkotike Kokainë, e ndante në doza në banesën e tij dhe e shiste në qytet, identifikohet dhe kapet 29-vjeçari në Kamëz.

Sekuestrohet sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, me vete dhe në banesë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.

Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Shpërndante kokainë në Kamëz, momenti kur arrestohet 29-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

By: Besnik
10 July 2025 at 14:38

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.

Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Ajo falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani appeared first on Euronews Albania.

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë

By: Besnik
10 July 2025 at 09:52

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në një segment të rrugës ku po punohet dhe është i paaksesueshëm.

Shtetasi 38-vjeçar F.Z. ka përplasur me mjetin e tij shtetasin 66-vjeçar E.M., i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në orën 23:20, ndërsa si pasojë e aksidentit 66-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Më datë 09.07.2025, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës (dyshohet në një segment të rrugës që është ende i paaksesueshëm), shtetasi F.Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi E.M., rreth 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë appeared first on Euronews Albania.

“Askush nuk mund ta sfidojë NATO-n”, Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Rubios

By: Besnik
10 July 2025 at 07:47

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në lidhje me NATO-n.

Në mesazhin e Rubios thuhet se tashmë NATO është shumë më e përgatitur dhe kundërshtarët e saj nuk mund të ëndërrojnë që ta arrijnë.

Sipas Rubios, aleanca është më e fortë në fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike, gjë që do t’i mundësojë të pengojë lufterat e ardhshme.

“NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Mesazhi vjen në një kohë kur siguria globale vijon të përballet me sfida të mëdha, ndërsa vendet anëtare të NATO-s po thellojnë bashkëpunimin përballë kërcënimeve të reja dhe tensioneve ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Askush nuk mund ta sfidojë NATO-n”, Ambasada e SHBA publikon mesazhin e Rubios appeared first on Euronews Albania.

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor, mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës

5 July 2025 at 10:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përgëzuar Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i anijes luftarake së Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Ambasada e Amerikës ka shpërndarë një video nga kjo ceremoni.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar. Përjetoni këtë moment historik të rëndësishëm në karrierën e tij”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Për të shikuar videon klikoni KËTU:

Lidhur me drejtimin e anijes luftarake nga një shqiptaro-amerikan ambasada po ashtu kishte njoftuar disa muaj më parë.

Në atë postim Ambasada kishte ndarë disa detaje nga jeta e Alban Dervishit, i cili vinte nga një familje ushtarake që kishin emigruar 25 vjet më parë në SHBA.

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, kishte shkruar Ambasada amerikane.

Alban Dervishi është i lindur e rritur në Tiranë. Ai në moshën 16 vjeç ka emigruar në SHBA. /Telegrafi/

 

The post Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor, mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës appeared first on Telegrafi.

Detaje nga arrestimi i dy ‘furnitorëve’ në Tiranë, baza e operacioneve në Pezë

By: user 11
1 July 2025 at 10:50

Dy të rinj që shpërndanin kokainë në zonat e Tiranës janë vënë në pranga. Ata qarkullonin të pashqetësuar me një mjet luksoz Benz nëpër kryeqytet, ndërsa siguroheshin që drogën ta shisnin në disa zona si ‘Tiranë e Re’, ‘Kombinat’ dhe në ‘Selitë’.

Në momentin e arrestimit nga policia, atyre iu gjet një çantë kartoni me drogë,. Iu sekuestrua 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila ishte e vendosur në sediljen e pasagjerit, ndërsa në pranga ra Braild Aga dhe Ronaldo Spahiu, të dy 27 vjeç.

“Operacioni, në vazhdën e aksioneve të Policisë së Tiranës, kundër shitjes në doza/sasi të lëndëve narkotike. Siguronin lëndë narkotike Kokainë, e cila iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Gjatë kontolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë. Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”.

Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

 

The post Detaje nga arrestimi i dy ‘furnitorëve’ në Tiranë, baza e operacioneve në Pezë appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë, u kapën me pistoleta me vete

By: Besnik
26 June 2025 at 11:13

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka të bëjë me arrestimin e 21-vjeçarit P.K., i cili u ndalua pas një kontrolli fizik në rrugën “George W. Bush”, ndërsa ishte në shoqërinë e xhaxhait të tij.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e posedonte pa leje ndërkohë, xhaxhai i tij, 46-vjeçari A.K., është proceduar në gjendje të lirë, pasi sipas policisë ka penguar zbulimin e së vërtetës duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin.

Në rastin e dytë, policia ka arrestuar 30-vjeçarin H.A., pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjet një pistoletë dhe rreth 40 000 euro.

Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues.

 

Njoftimi i plotë i policisë 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Për të dyja rastet, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, 1.

Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale, goditën gjatë 24 orëve të fundit, 2 raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme, të armëve të zjarrit. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Kontigjenti”:

-u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin;

-u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë, u kapën me pistoleta me vete appeared first on Euronews Albania.

Aksidentoi të miturit me monopatinë, arrestohet shoferi! Si është gjendja e fëmijëve?

By: gaze tare
26 June 2025 at 10:10

Policia Rrugore e Tiranës arreston Ekerem Skureni, shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas ekspertizës së bërë në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Dy të vegjël, 9 dhe 11 vjeç, mësohet se janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës me dëmtime në krah dhe në këmbë. I treti, një 11-vjeçar është në gjendje të rëndë.

The post Aksidentoi të miturit me monopatinë, arrestohet shoferi! Si është gjendja e fëmijëve? appeared first on iconstyle.al.

Samiti i NATO-s, Hasani: Deri në 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në samitin e NATO-s në Hagë.

Pas përfundimit të samitit, ministri Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale tha sot se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s, duke kontribuar vazhdimisht si në aspektin politik, ashtu edhe në atë operacional për sigurinë kolektive të Aleancës.

“Deri në vitin 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë — një hap i rëndësishëm në përmbushjen e përgjegjësive tona kombëtare dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”, shkruan Hasani teksa iu referuar deklaratës së përbashkët të të lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që morën pjesë në samit.

Hasani nënvizoi se “vendimi për organizimin e Samitit të NATO-s për herë të parë në Tiranë në vitin 2027 është një nder i madh për Shqipërinë, dhe një dëshmi e angazhimit dhe e rolit tonë strategjik në Aleancë”.

/m.q/j.p/

The post Samiti i NATO-s, Hasani: Deri në 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Në vitin 2027, për herë të parë, do të mbahet në Tiranë, Samiti i NATO-s.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, nga Haga (Holandë) ku edhe u zhvilluan sot punimet e samitit të nivelit të lartë të NATO-s me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës.

“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

I pranishëm në punimet e këtij samiti, Kryeministri Edi Rama ndau edhe momente nga ceremonia e mikpritjes zyrtare nga Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe Dick Schoof, kryeministër i Mbretërisë së Holandës.

Po ashtu, Rama ndau pamje nga fotoja familjare përkrah liderëve botërorë, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan etj.

Krerët e NATO-s u mblodhën për të trajtuar një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca.

Në deklaratën e lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që morën pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Hagë, u riafirmua angazhimi i palëkundur për mbrojtjen për mbrojtjen kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit – se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.

Tjetër pikë e deklaratës ishte edhe bashkimi përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë të paraqitur nga Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes.

Krerët e shteteve riafirmuan angazhimin e përbashkët për të zgjeruar me shpejtësi bashkëpunimin industrial të mbrojtjes transatlantik dhe për të shfrytëzuar teknologjinë në zhvillim dhe frymën e inovacionit për të avancuar sigurinë tonë kolektive.

Samiti i ardhshëm i NATO-së do të zhvillohet në Turqi në vitin 2026 e më pas në vitin 2027 do të zhvillohet në Shqipëri.

/m.q/j.p/

The post Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada Amerikane në Tiranë trajnon prokurorët shqiptarë për sigurinë digjitale

By: Besnik
25 June 2025 at 21:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka pritur për dy ditë me radhë prokurorë shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen penale të provave digjitale, nën kujdesin e Programit të Ndihmës së Sigurisë Diplomatike për Antiterrorin.

Me këtë rast, Ambasada Amerikane ndau fjalën e zëvendës shefes së misionit në detyrë, Kathryn Hammond, gjatë ceremonisë së diplomimit të pjesëmarrësve në kursin “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”.

Hammond theksoi se luftërat moderne fillojnë online dhe gatishmëria kibernetike është thelbësore, pasi mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale përbën një element të rëndësishëm të mbrojtjes kombëtare.

“Aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, çka e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që evoluojnë me shpejtësi. Trajnimi juaj në këtë kurs ju ka përgatitur për të përballuar këto sfida drejtpërdrejt, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend në epokën digjitale,” deklaroi ajo.

Hammond vuri në dukje edhe ndihmën konkrete që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë pas sulmeve kibernetike të korrikut dhe shtatorit 2022. Ajo nënvizoi se SHBA ka ofruar miliona dollarë në ndihmë dhe ekspertizë kibernetike, duke theksuar angazhimin e palëkundur të Amerikës për të ndihmuar partnerët në forcimin e mbrojtjes së tyre kibernetike.

Fjala e plotë e Kathryn Hammond

“Jam e lumtur që jam sot këtu në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Programit të Ndihmës për Antiterrorin të Sigurisë Diplomatike. Ky kurs ishte planifikuar dhe pastaj u shty, mendoj se dy herë. Kështu që jam vërtet shumë e kënaqur që jemi të gjithë së bashku sot këtu për të ndarë informacion mbi këtë temë kaq të rëndësishme. Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm, Admiral Jano, instruktorë Curt Perkins dhe Scott Longo, kolegë nga ambasada – faleminderit për praninë tuaj sot këtu. Dhe faleminderit juve, prokurorëve, që keni ndarë kohë nga oraret tuaja të ngarkuara për të qenë këtu dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje jetike. E di që keni udhëtuar nga e gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në këtë kurs.

Në botën e sotme të ndërlidhur, nuk mendoj se mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e luftës kundër krimeve kibernetike. Krimet kibernetike paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e qytetarëve. Kriminelë, terroristë, regjime shtypëse dhe aktorë të tjerë abuzojnë me mjetet digjitale duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, duke dëmtuar të tjerët dhe duke ushtruar ndikim të dëmshëm. Vetëm të premten që kaloi, pamë një incident kibernetik në Bashkinë e Tiranës, të cilin Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ua ka atribuar aktorëve iranianë. Luftërat bashkëkohore fillojnë online. Mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale është mbrojtje kombëtare. Gatishmëria kibernetike është thelbësore për misionin.

Aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, gjë që e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi. Trajnimi juaj në këtë kurs ju ka përgatitur për të përballuar këto sfida drejtpërdrejt, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend në epokën digjitale.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me partnerët për të çuar përpara një të ardhme digjitale që mbron sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke ndëshkuar ata që përdorin mjetet digjitale për qëllime kriminale. Që nga ndërhyrjet shkatërruese kibernetike të korrikut dhe shtatorit 2022, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar miliona dollarë në ndihmë dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e marrin me seriozitet rolin e tyre në ndihmën ndaj partnerëve për të ndërtuar mbrojtjen e tyre kibernetike – dhe një pjesë kyçe e kësaj mbrojtjeje është aftësia për të hetuar dhe ndjekur penalisht autorët e krimeve kibernetike.

Gjatë këtij kursi, ju keni thelluar njohuritë tuaja mbi kompleksitetin e provave digjitale dhe rolin e tyre kyç në ndjekjen penale të terrorizmit dhe krimeve të tjera të mëdha. Keni fituar njohuri të vlefshme mbi mënyrat se si terroristët dhe kriminelët e tjerë shfrytëzojnë internetin dhe teknologjinë për të planifikuar dhe kryer veprat e tyre të tmerrshme. Ndërsa ktheheni në rrethet tuaja përkatëse, jam e bindur se do të zbatoni njohuritë dhe aftësitë që keni fituar për të pasur një ndikim të rëndësishëm në luftën kundër krimit.

Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj mbrojtjes së komuniteteve tuaja. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten partnerë të përkushtuar, si në botën reale, ashtu edhe në hapësirën kibernetike. Faleminderit!”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ambasada Amerikane në Tiranë trajnon prokurorët shqiptarë për sigurinë digjitale appeared first on Euronews Albania.

Monopatinat elektrike, mjeti i preferuar i të rinjve që po kthehet në problem serioz

By: Besnik
25 June 2025 at 16:59

Monopatinat elektrike po kthehen gjithnjë e më shumë në një mjet masiv transporti për qytetarët e Tiranës.

Të përdorura kryesisht nga të rinjtë për të shmangur trafikun e dendur, këto mjete të vogla dhe të shpejta janë bërë pjesë e përditshme e rrugëve urbane, por janë kthyer edhe në burim aksidenti.

Përveç të rinjve, ato po përdoren gjerësisht edhe nga fëmijët, duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Vetëm gjatë këtij viti, monopatinat dhe biçikletat janë përfshirë në rreth 7% të aksidenteve rrugore, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit.

Shpejtësia e lartë, mungesa e kontrollit dhe mosrespektimi i Kodit Rrugor nga drejtuesit janë disa nga arsyet kryesore që i kanë kthyer këto mjete në një shqetësim serioz.

Në shumë raste, monopatinat lëvizin me shpejtësi 30 deri në 50 km/h, duke tejkaluar kufirin prej 25 km/h që u lejohet, pasi klasifikohen si mjete të lehta.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka përgatitur një projekt draft ku propozohet që mosha minimale për përdorimin e monopatinave të jetë 16 vjeç, por deri tani nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.

Rreziku nuk kufizohet vetëm në qytet. Monopatinat qarkullojnë edhe në rrugë interurbane, shpesh pa standarde sigurie dhe pa dokumentacion ligjor.

Deri tani janë vendosur mbi 600 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve me pedale apo elektrike, por numri i shkeljeve dhe i aksidenteve vazhdon të rritet.

Specialistët e sigurisë rrugore kërkojnë rregullim të qartë ligjor dhe që për çdo mjet që kalon shpejtësinë e lejuar të kërkohet leje drejtimi dhe siguracion.

Në mungesë të ndërhyrjes ligjore dhe kontrollit në terren, ky mjet modern rrezikon të shndërrohet në burim tragjedish të heshtura në rrugët tona.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Monopatinat elektrike, mjeti i preferuar i të rinjve që po kthehet në problem serioz appeared first on Euronews Albania.

Ambasada Amerikane në Tiranë: 5% e PBB-së në mbrojtje do forcojë sigurinë kombëtare

By: Besnik
24 June 2025 at 22:31

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku thekson ndikimin që do të ketë investimi i 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje.

Teksa në Hagë zhvillohet samiti dyditor i NATO-s, ambasada shprehet se, nën udhëheqjen e Donald Trump, 32 aleatët pritet të marrin vendime të rëndësishme.

Në postim theksohet se investimi prej 5% në mbrojtje do të ketë ndikim edhe përtej ushtrisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka theksuar përmes këtij postimi rëndësinë e investimeve në mbrojtje. Sipas saj, presidenti amerikan Donald Trump ka luajtur një rol kyç në këtë drejtim:

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë. Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë,” shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Postimi i plotë Ambasadës Amerikane

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë. Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë.Na ndiqni për më shumë.

Samiti dyditor i NATO-s në Hagë ka nisur sot dhe ka për qëllim t’i dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se Aleanca është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj saj, dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për të frenuar çdo sulm nga Moska. Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trump për të shpenzuar 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një rritje e madhe nga pragu i tanishëm prej 2 për qind.

Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte, shefi i aleancës ushtarake, duke folur para një samiti ku pritet të miratohet një synim i ri për shpenzime të mëdha.

Rutte e përshkroi çështjen e shpenzimeve si një pengesë dhe irritim të madh, për faktin se ne nuk po shpenzojmë sa duhet si evropianë dhe kanadezë, dhe ata duan që të barazohemi me atë që shpenzon SHBA-ja. Samiti i NATO-s është i pari në të cilin merr pjesë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që kur ai mori detyrën në janar për mandatin e tij të dytë.

The post Ambasada Amerikane në Tiranë: 5% e PBB-së në mbrojtje do forcojë sigurinë kombëtare appeared first on Euronews Albania.

Lëkundje në Nikël, sa ishte magnituta e tërmetit me epiqendër pranë Tiranës

By: Besnik
24 June 2025 at 22:13

Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë të martë, ku më e fundit është shënuar në orët e mbrëmjes.

Kjo lëkundje është regjistruar në Nikël të Krujës, në orën 21:53, me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Sipas sizmiologëve, këto janë pasgoditje të tërmetit të mëngjesit, me magnitudë 4.4 ballë, që goditi vendin në orët e para të 24 qershorit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit të parë është regjistruar rreth orës 05:05, pranë zonës së Kamzës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.

Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës.

Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet, në zonat përreth, si edhe në Durrës.

Tërmeti është shoqëruar nga gjashtë paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2, 3.1, 3.4, 2.6 dhe 2.1 ballë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lëkundje në Nikël, sa ishte magnituta e tërmetit me epiqendër pranë Tiranës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌