Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

By: Besnik
10 July 2025 at 14:38

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.

Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Ajo falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani appeared first on Euronews Albania.

VanHorn takon Dumanin: SHBA vlerëson angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe me disa prokurorë që janë pjesë e këtij institucioni.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së njoftoi se “VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm”.

VanHorn gjithashtu “falënderoi Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”.

/m.q//r.e//a.f/

The post VanHorn takon Dumanin: SHBA vlerëson angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn takim me grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey.

VanHorn përgëzoi grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey gjatë orientimit të tyre para nisjes.

Ata po thellojnë ekspertizën e tyre në fusha ku Amerika udhëheq, duke nxitur mirëqenien.

“Nga inteligjenca artificiale te financa, turizmi dhe më shumë, këta individë të jashtëzakonshëm po thellojnë ekspertizën e tyre në fusha ku Amerika udhëheq, duke nxitur mirëqenien dhe duke çuar më tej udhëheqjen amerikane në teknologjitë kritike dhe ato në zhvillim”, thekson Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m//r.e//a.f/

The post VanHorn takim me grupin e ri të pjesëmarrësve të programeve Fulbright dhe Humphrey appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa për 4 korrikun, VanHorn: Mbështetemi tek aleatët për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vlerësoi sot partneritetin mes dy vendeve ndërsa u shpreh se “jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria”.

Në festën e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, VanHorn u shpreh se “amerikanët nderojnë 4 korrikun 1776, ditën kur të parët tanë nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, si Ditën tonë të Pavarësisë”.

“Por, historia e kombit tonë fillon para asaj dite, me heronjtë që luftuan për të. Ajo luftë nisi një vit më herët, në 1775, me fillimet e ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Sonte festojmë jo vetëm vitin e 249-të të Amerikës, por edhe 250-vjetorin e Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ajo.

VanHorn theksoi se gjatë dy shekujve e gjysmë, udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë.

“Por, nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm. Tashmë udhëheqësit tanë janë duke u kthyer në shtëpi nga Samiti i NATO-s, ku aleatët u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për kërkesat bazë të mbrojtjes. Ne po mbështetemi tek aleatët tanë që të bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë”, shtoi ajo.

Duke sjellë në vëmendje bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre amerikane në kuadër të stërvitjes “Defender-Europë”, Van Horn kujtoi historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së, gati një dekadë më parë.

“Ai la pas një vajzë të vogël, tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria”, shtoi ai.

VanHorn u shpreh se falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona.

“Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”, theksoi ajo.

/m.m/j.p/

The post Festa për 4 korrikun, VanHorn: Mbështetemi tek aleatët për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, VanHorn: Me fat që kemi aleat si Shqipëria

26 June 2025 at 20:37

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, vlerësoi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe kontributin e Shqipërisë për paqen dhe sigurinë globale, gjatë ceremonisë për 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, të organizuar nga ambasada e SHBA-ve.

“Amerika është me fat që ka një aleat si Shqipëria,” tha VanHorn, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ajo solli në vëmendje një moment prekës nga pjesëmarrja e përbashkët e forcave shqiptare dhe amerikane në stërvitjen ushtarake “DEFENDER-Europe – Immediate Response”.

“U preka thellë kur dëgjova nga një prej partnerëve tanë shqiptarë historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së gati një dekadë më parë. Ai la pas një vajzë të vogël – tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj,” tha diplomatja amerikane.

Ajo shtoi se ky është vetëm një nga shumë shembuj të sakrificave që shqiptarët kanë bërë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe për të ndërtuar një botë më të sigurt dhe më paqësore.

Në fjalën e saj, VanHorn përmendi gjithashtu 250-vjetorin e themelimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të SHBA-së, duke i cilësuar ato si simbole të mbrojtjes së lirisë, drejtësisë dhe demokracisë që nga koha e Revolucionit Amerikan e deri më sot.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 249-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, VanHorn: Me fat që kemi aleat si Shqipëria appeared first on Euronews Albania.

E deleguara e Amerikës në Tiranë, VanHorn: Mbështetemi tek aleatët për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë

By: redi
26 June 2025 at 20:26

E deleguara e Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vlerësoi sot partneritetin mes dy vendeve ndërsa u shpreh se janë me fat të kemi aleatë si Shqipëria. Në festën e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, VanHorn u shpreh se amerikanët nderojnë 4 korrikun 1776, ditën kur të parët nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, si Ditën e Pavarësisë. ”…

Source

E dërguara e SHBA në zyrën e ministrit të Brendshëm, Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA në luftën kundër kriminalitetit

4 June 2025 at 16:38

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Pas bisedës ai shkruan në rrjetet sociale: “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.

VanHorn: Një klimë më e favorshme investimi sjell prani më të madhe të SHBA në ekonominë vendase

TIRANË, 11 prill/ATSH/ E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham).

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të SHBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.

“Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Referuar statistikave të publikuara nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës llogariten gjatë vitit 2024 në 7 miliardë lekë, nga 9,7 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.

Ndërkohë, importet nga SHBA shënuan rritje. Sipas të dhënave, importet llogariten 20,5 miliardë lekë gjatë vitit 2024, nga 17,3 miliardë lekë që ishin në 2023-shin.

Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh, kryesisht produkte ushqimore, bimë mjekësore dhe metale.

1 nga 3

/r.e//a.f/

The post VanHorn: Një klimë më e favorshme investimi sjell prani më të madhe të SHBA në ekonominë vendase appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

39 amerikanë betohen si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Ditën e sotme, 39 amerikanë kanë bërë betimin për t’u angazhuar si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri për dy vite shërbim. Sipas njoftimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e pranishme në këtë ceremoni ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, ndërsa këta individë plot përkushtim do të sjellin më të mirat e vlerave amerikane në Shqipëri.

“Duke u mbështetur në 30 vite ndikimi, ata do të bashkëpunojnë me komunitetet lokale për të forcuar lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim, ndërsa në ceremoni u bashkua edhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe drejtuesja e Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Megan Wilson.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn u shpreh gjatë fjalës së saj përshëndetëse falënderoi ministren Manastirliu dhe ekipin për mbështetjen ndaj vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe për punën që ata bëjnë nëpër klasa, shkolla dhe komunitete anembanë Shqipërisë.

“Gjithashtu, dua të falënderoj mësuesit, bashkëpunëtorët lokalë dhe partnerët qeveritarë që do të punojnë përkrah vullnetarëve gjatë muajve dhe viteve në vijim. Ju i keni hapur bujarisht jo vetëm shtëpitë, por edhe zemrat tuaja për t’i përgatitur këta vullnetarë për punën që i pret. Mbështetja e të gjithë partnerëve tanë shqiptarë është thelbësore për suksesin e Korpusit të Paqes në Shqipëri. Dhe më duhet të pranoj, jam pak ziliqare ndaj të gjithë vullnetarëve”, tha VanHorn.

“Mikpritja, bukuritë e Shqipërisë, edhe unë i kam përjetuar këtu në ambasadë nuk mund të krahasohen me atë që ju do të përjetoni duke u bërë pjesë e këtyre familjeve dhe komuniteteve.

E di që mund të jem pak e njëanshme, por me siguri mund të them që ju jeni vullnetarë të Korpusit të Paqes në vendin më të mirë në botë. Dhe jeni duke bërë një nga punët më të rëndësishme që mund të bëhen në emër të popullit amerikan. Më shumë se 240,000 vullnetarë kanë shërbyer në rreth 140 vende dhe mendoj që të gjithë ju përfaqësoni shpirtin e shërbimit që është në thelb të asaj çfarë do të thotë të jesh amerikan”, pohoi ajo.

Gjatë fjalës së saj, VanHorn iu drejtua të rinjve vullnetarë të Korpusit të Paqes, se teksa do të hynë në një klasë shqiptare apo do të punojnë me një organizatë lokale, këta të rinj do të thellojnë dhe forcojnë më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Ju do të ndihmoni në forcimin e stabilitetit ekonomik përmes punës suaj në çuarjen përpara të sipërmarrjes dhe fuqizimin e komuniteteve për të zbatuar projekte të zhvilluara në mënyrë lokale. Kjo do të krijojë mundësi të reja për të dy vendet tona dhe do të ulë cenueshmëritë”, nënvizoi VanHorn.

“Siç e theksuan ministrja dhe Megan, do të ktheheni në Shtetet e Bashkuara me aftësi të paçmueshme, aftësi udhëheqëse, ekspertizë teknike, njohuri të gjuhës shqipe dhe aftësi kulturore që do t’ju bëjnë të vyer për Shtetet e Bashkuara kur të ktheheni. Dhe me shumë sinqeritet them se ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës. Shërbimi që do të bëni këtu për dy vitet e ardhshme nuk do të sjellë ndryshim vetëm në jetët tuaja, por edhe në jetët e atyre që do të takoni gjatë shërbimit. Ky shërbim do të forcojë lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për shumë vite që do të vijnë”, përfundoi VanHorn. /j.p/

Nga ceremonia e betimit të 39 amerikanëve si Vulnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri
1 nga 8

The post 39 amerikanë betohen si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Van Horn takon Kryepeshkopin Joan: Komunitetet fetare, rol jetik në harmoninë ndërfetare në Shqipëri

TIRANË, 2 prill /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua sot me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.

Në këtë takim Van Horn i përcolli Kryepeshkopit Joan urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.

Ata diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri, njoftoi sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

1 nga 3

/a.f/

The post Van Horn takon Kryepeshkopin Joan: Komunitetet fetare, rol jetik në harmoninë ndërfetare në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E deleguara e SHBA takon Kryepeshkopin Joan Pelushi! Diskutohet mbi rëndësinë e harmonisë ndërfetare në Shqipëri

By: redi
2 April 2025 at 17:21

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ku ka shprehur urimet e saj për rolin e ri të Kryepeshkopit në udhëheqjen e Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë. VanHorn dhe Kryepeshkopi Pelushi sipas njoftimit të Ambasadës, kanë diskutuar mbi rolin jetik të komuniteteve fetare…

Source

Hoxha takim me VanHorn: Të angazhuar në përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 majit

By: E.K
4 February 2025 at 13:58

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur sot në një takim zyrtar në ambientet e ministrisë, Të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dhe stafin që e shoqëronte. Ministri Hoxha ka zbardhur detaje nga ky takim, të cilin ai e cilëson “një bisedë të frytshme rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin që shoqërohet […]

The post Hoxha takim me VanHorn: Të angazhuar në përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 majit appeared first on FaxWeb.

Hoxha takim me VanHorn: Të angazhuar në përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 majit

4 February 2025 at 13:55

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur sot në një takim zyrtar në ambientet e ministrisë, Të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dhe stafin që e shoqëronte.

Ministri Hoxha ka zbardhur detaje nga ky takim, të cilin ai e cilëson “një bisedë të frytshme rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin që shoqërohet me rezultate në rritje”.

“E informova znj. VanHorn mbi angazhimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme, posaçërisht Policisë dhe zyrës së Gjendjes Civile, në raport me detyrat dhe përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 Majit, si dhe me disa të dhëna nga sondazhi i fundit që mat perceptimin e publikut për sigurinë dhe punën e Policisë,” thekson Hoxha në postimin në Facebook.

Njëherësh, ministri i Brendshëm i shprehu VanHorn falënderimet për kontributin e palës amerikane dhe partneritetin, sidomos për Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët në të dy vendet.

/r.e/a.f/

The post Hoxha takim me VanHorn: Të angazhuar në përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn: Nderimi nga Shqipëria i kryekapterit Vogel, testament i partneritetit tonë si aleatë të NATO-s

17 January 2025 at 20:06

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Kryekapteri John Vogel është larguar sot nga Forcat Ajrore të SHBA. Me këtë rast, u organizua në bazën ajrore të Farkës një ceremoni largimi, ndërsa të pranishëm ishin, E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe gjeneral lejtnant Arben Kingji.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë kohës së angazhimit të kryekapterit Vogel në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria zhvilluan konsultimet e para dypalëshe të mbrojtjes që nga pandemia COVID, rihapën bazën ajrore të Kuçovës për mbështetjen e operacioneve të mbrojtjes së NATO-s në të ardhmen, mirëpritën Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën, gjeneral Cavoli në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm (A5) dhe forcuan mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë.

“Nderimi i MSgt Vogel nga Shqipëria është një testament i partneritetit tonë të bazuar në vlera si aleatë të NATO-s”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Nga ceremonia e largimit të Kryekapterit amerikan John Vogel
1 nga 9

/r.e/a.f/

The post VanHorn: Nderimi nga Shqipëria i kryekapterit Vogel, testament i partneritetit tonë si aleatë të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VanHorn në Durrës: Mbrojmë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë për brezat e ardhshëm

17 January 2025 at 18:18

TIRANË, 17 janar/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një vizitë në Durrës.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë thuhet se gjatë kësaj vizite, VanHorn vizitoi kullën C të Kalasë së Durrësit, ku pas tërmetit të vitit 2019, Ambasada e SHBA-ve bashkëpunoi me “Trashëgiminë Kulturore pa Kufij” për të restauruar sitin përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.

“Gjatë vizitës së saj, VanHorn foli me partnerët e Ambasadës së SHBA-ve, ndërsa në fokus mbetet vazhdimi i punës së rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në rrjetet sociale.

Nga vizita e Të Ngarkuarës së SHBA-ve,Nancy VanHorn në Durrës
1 nga 7

/a.f/

The post VanHorn në Durrës: Mbrojmë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë për brezat e ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA-së, mbështetje qendrave sociale që kujdesen për viktimat e trafikimit

TIRANË, 17 janar/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn vizitoi Njësinë Lëvizëse për Identifikimin e viktimave (MIU) të qendrës psikosociale Vatra, që ndodhet në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada e SHBA-së, theksoi se “kjo njësi është një aktor kyç në Mekanizmin Kombëtar të Referimit që lidh viktimat e trafikimit me strehat, kujdesin shëndetësor dhe ndihmën ligjore”.

“MIU-të punojnë me shërbimet e zbatimit të ligjit dhe ato sociale për të ofruar mbështetje dhe mbrojtje gjithëpërfshirëse për viktimat gjatë gjithë procesit të rimëkëmbjes, dhe Ambasada e SHBA është krenare të mbështesë punën e tyre”, tha ambasada e SHBA-së.

Janari është muaji i Parandalimit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Trafikimi i qenieve njerëzore mund të ndodhë edhe nëse viktima fillimisht ka pranuar të ofrojë punë, shërbime ose akte seksuale me pagesë. Sjellja e trafikantit është ajo që ka rëndësi, jo pëlqimi paraprak i viktimës.

/k.s/j.p/

The post Ambasada e SHBA-së, mbështetje qendrave sociale që kujdesen për viktimat e trafikimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Modernizimi i FA dhe forcimi i bashkëpunimit ushtarak, VanHorn takon Kingjin

7 January 2025 at 16:32

TIRANË, 7 janar /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant, Arben Kingji.

Në takim u diskutua mbi përparësitë e përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët”, thekson ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

1 nga 4

The post Modernizimi i FA dhe forcimi i bashkëpunimit ushtarak, VanHorn takon Kingjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkëpunimi ushtarak mes Shqipërisë dhe Amerikës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA

7 January 2025 at 16:09

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA.

Me anë të një njoftimi, ambasada amerikane në vendin tonë thotë se SHBA janë krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë kolektive.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Arben Kingji për të diskutuar mbi përparësitë tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

The post Bashkëpunimi ushtarak mes Shqipërisë dhe Amerikës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA appeared first on Sot News | Lajme.

E ngarkuara e SHBA-së takon Arben Kingjin. Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis të dyja vendeve

By: redi
7 January 2025 at 16:14

E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn u takua këtë të martë me Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji. Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i vendit tonë me SHBA-në për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak ”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të…

Source

Takuan VanHorn, Manjani shpërthen ndaj deputetëve të PD: Legena! Kush të votoi mor qen bir qeni/ VIDEO

By: Ela
7 January 2025 at 09:28

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua në dhjetor me një grup deputetësh të PD. Në takim morën pjesë Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku. Juristi Ylli Manjani ka shpërthyer i revoltuar duke e cilësuar si turp këtë takim të deputetëve demokratë me Vanhorn. “Ça do atje mo […]

The post Takuan VanHorn, Manjani shpërthen ndaj deputetëve të PD: Legena! Kush të votoi mor qen bir qeni/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

❌
❌