Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 July 2025Main stream

KLP paragjykon vendimmarrjen e ILD-së për prokuroren Elsa Gjeli

25 July 2025 at 08:54

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka shmangur në dy mbledhjet plenare të fundit, më datat 11 dhe 16 korrik, të shqyrtojë kërkesën e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli për ta mbrojtur ndaj sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj saj, lidhur me mosfillimin e hetimit për një kallëzim të kryer për ndërtimet në Theth, megjithëse […]

The post KLP paragjykon vendimmarrjen e ILD-së për prokuroren Elsa Gjeli appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro

22 July 2025 at 07:39

Një shembje e bujshme e një pallati ndërtuar në bregdetin e Vlorës në vitin 2014, i ka sjellë taksapaguesve shqiptarë një faturë prej 13.4 milionë euro – në formën e dëmshpërblimit për pronarët, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 2018. Por qeveria refuzon të dëmshpërblejë pronarët përfitues, mes të […]

The post Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro appeared first on Reporter.al.

Citizens shpjegon pse nuk po lirohen hapësirat publike

11 July 2025 at 18:40

Kryeministri Edi Rama e quajti “rikthim te qytetarët” aksionin e nisur këtë javë për lirimin e hapësirave publike. Por në Tiranë, terreni tregon një realitet tjetër, ku kantieret e ndërtimit janë përjashtime.

Citizens verifikoi se realisht zaptimi i hapësirave publike nuk kryhet vetëm nga baret apo restorantet, por edhe nga kantieret e ndërtimit.

Aksione me shtrirje selektive

Qeveria dhe bashkitë e vendit, sikurse dhe Bashkia Tiranë, kanë ndërmarrë aksione kundër zaptimit të hapësirave publike. Përgjithësisht, synimi është pastrimi i qytetit nga strukturat informale të bizneseve të vogla.

Ndërkohë, ndërtime shumëkatëshe të shtrira në gjithë kryeqytetin kanë zgjeruar kantieret e tyre në trotuare e madje dhe në rrugë.

Shembuj konkretë të zaptimit të hapësirave publike nga kantieret e ndërtimeve janë:

Qendra e Tiranës ku dallojnë:

  • kulla e Hotel InterContinental: ka marrë trotuarin dhe një korsi makine.
  • kompleksi “Book Building” pranë Sahatit ka pushtuar segmente të rrugës “28 Nëntori” dhe “Abdi Toptani”.

Zona e ish-“Ekspozitës Shqipëria Sot” ku dallojnë:

  • Kulla “Green Tower” në bulevardin “Gjergj Fishta” ka zënë të gjithë trotuarin.
  • Te rruga “Islam Alla” ndërtimet kanë zënë një segment të rrugës.

Pazari i Ri:

  • Në rrugicën “Riza Jasa” ndërtimet kanë kufizuar lëvizjen e banorëve dhe turistëve.
  • Në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” kantieri i Bazaar Gate u ka ngushtuar rrugën e banorëve.

Rruga “Xhanfize Keko”:

  • Kulla “Filigree Tower” ka uzurpuar një korsi të plotë rruge, duke ndikuar ndjeshëm në trafik.

Qasja selektive ndaj zaptimeve ekspozon një standard të dyfishtë institucional. Ndërkohë që bizneset e vogla ndëshkohen dhe linçohen publikisht, ndërtimet e mëdha tolerohen në heshtje.

Kjo përzgjedhje e qëllimshme hedh dyshime për favore politike apo interesa të mëdha ekonomike. Zaptimi i trotuareve nga kullat nuk shihet si problem, ndryshe nga zaptimi nga një kioskë apo tavolinë.

Kjo politikë e njëanshme përkeqëson jetën urbane dhe rrit pasigurinë për qytetarët. Rikthimi i hapësirës publike te qytetarët duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Nëse misioni është sinqerisht urban dhe qytetar, ai duhet të përfshijë edhe kantieret e ndërtimeve dhe jo vetëm karriget, apo çadrat e bareve dhe restoranteve.

Përndryshe, aksioni kthehet në propagandë që prek më të dobëtit dhe kursen më të fortët.

The post Citizens shpjegon pse nuk po lirohen hapësirat publike appeared first on Citizens.al.

34-vjetori i PS, Rama: Nuk u shmangemi përgjegjësive, brenda kësaj dekade jemi në BE

19 June 2025 at 19:30

Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte festën e 34-vjetorit të krijimit të kësaj force politike. Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ku tha se PS-ja asnjëherë nuk i është shmangur përgjegjësive, ndërsa shtoi se objektivi kryesor i këtij mandati të katërt do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.

“Ky mandate vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, për vetë faktin se erdhi si rezultat një mbështetje më të madhe për Partinë Socialiste. Ne Asnjëherë nuk u jemi shmangur përgjegjësive që vijnë me fitoret. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ne nuk lodhemi së fituari, e së ngarkuari veten me përgjegjësi e së reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë.

Çdo fitore është e lidhur me një mandate besimi për të udhëhequr vendin e për të anëtarësuar Shqipërinë brenda Bashkimit Europian, brenda kësaj dekade. Ky objektiv është sa i arritshëm, po a qi vështirë, është objektiv sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do të jemi në gjendje të përmirësojmë atë që duhet përmirësuar dhe të përmbushim atë që duhet përmbushur.

Nuk kemi asnjë arsye për të mos qenë besimplotë, kemi një skuadër të re me jo pak por me 83 deputetë. Më shumë se sa numri është përbërja e skuadrës, harmonizimi i eksperiencës me prurjet e reja dhe shpërndarja më e mirë e peshës në çdo territori, që i jep mundësinë kësaj skuadre të re të mbaj peshën”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 34-vjetori i PS, Rama: Nuk u shmangemi përgjegjësive, brenda kësaj dekade jemi në BE appeared first on Euronews Albania.

“Urime Ramës për fitoren”/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara uron Ramën për fitoren

By: Rovena
14 May 2025 at 10:44

Presidenti i Emirateve të Bashkuara ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të 11 majit. Ai shprehet besimplotë për një zgjerim të bashkëpunimit mes kombeve.

“Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Presidenti i Emirateve të Bashkuara.

UAE President: Sincere congratulations to Prime Minister Edi Rama on the result of the Albanian parliamentary election. Ties between the UAE and #Albania have witnessed strong growth in recent years, and I am confident that together we can continue to expand collaboration and… pic.twitter.com/vLd03DHWwq

— WAM English (@WAMNEWS_ENG) May 14, 2025

/abcnews.al

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

11 May 2025 at 06:37

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore […]

The post Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale

7 May 2025 at 10:10

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi. I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e […]

The post Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale appeared first on Reporter.al.

“Farë e të ndjerës LSI…”, Rama ironizon partitë e vogla: Historia ka treguar se janë vetëm problem

By: Rovena
4 May 2025 at 16:13

Kryeministri Edi Rama, po vijon fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Lezhë. Gjatë fjalës së tij kryesocialisti nuk la pa përmendur partitë e vogla të cilat garojnë në zgjedhje dhe synojnë që të kenë përfaqësuesit e tyre në parlament.

Partitë e vogla i cilësoi si farë e barit të keq, njësoj si LSI. Ai iu referua historisë dhe tha se në të gjitha historitë politike partitë e vogla ka qenë gjithmonë problem dhe jo risi.

“Këta janë fara e të ndjerit LSI. E mbani mend atë farën e keqe të barit. Ju kujtohet që ishte një LSI, që hapej dhe hapej. Më ka tmerruar kur kam lexuar se si rriteshin. Këta janë një version tjetër janë një version laik, jo fetar, nuk kanë ende një shef kulti. Kur mblidhen 10 veta për të bërë një parti, bëhen vetëm për interesin e tyre. Historia e partive të vogla në të gjitha historitë kanë treguar se janë problem.  Kur flasim për paga dhe për rritje, të gjitha i kemi nga këshilltarët tanë që janë të shkëlqyer”, tha Rama./abcnews.al

Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

27 March 2025 at 15:56

Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë, sipas tij, që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027. Por, Delegacioni i Bashkimit Europian në […]

The post Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste appeared first on Reporter.al.

Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri sfidohet në Gjykatë Kushtetuese

25 March 2025 at 13:35

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri – botues i Reporter.al, dhe Qendra për Fuqizim Ligjor depozituan të martën pranë Gjykatës Kushtetuese një padi për pezullimin e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave mbi mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Sipas padisë qëllimi kryesor që fshihet pas këtij […]

The post Vendimi për mbylljen e TikTok në Shqipëri sfidohet në Gjykatë Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Rama replikon me ndjekësit dhe ironizon PD: Do të vendos Shqipërinë në majën ku është Europa, pastaj le ta marrë brezi i ri! Ai bufi dhe kua-kua-kuatë…

4 February 2025 at 09:38
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit në rrjetet sociale gjatë rubrikës “Sy më sy”, teksa është shprehur se “jam këtu për të më ngarkuar dhe për të dërguar ngarkesën në destinacion”. Rama theksoi se do të vendosë Shqipërinë në majën ku është Europa dhe më pas “le ta marrë brezi i ri”. “Po, mo, ashtu e

Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’ 

27 January 2025 at 18:07

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji deri në dhjetor të 2026-ës, përfshirjen e sektorëve të tjerë përveç atyre prioritarë dhe kalimin nga Këshilli i Ministrave te Komiteti i Investimeve Strategjike të […]

The post Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’  appeared first on Reporter.al.

Rama u përgjigjet kritikave për pensionistët: Më mirë se ne s’ka dhe për 10 vjet

11 January 2025 at 10:43

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një video në Facebook ku ka zgjedhur ti përgjigjet disa kritikave të marra nga komentuesit në rrjetet sociale për sa u përket pensionistëve.

Teksa udhëton me makinë drejt qytetit të Elbasanit, Rama thotë se Partia Socialiste ishte ajo që udhëhoqi reformën e pensioneve që siguroi pension më të lartë. Për PS, Rama thotë se pensionistët do jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa rendit bonusin 100 mln euro për Vitin e Ri dhe bonusin që do u ofrohet në pranverë.

Për Elbasan sot. E mira s’ka fund e borxhi i kësaj shoqëri ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk ndalet kurrë. Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë pension 10 vitet e fundit të ketë pension konsiderueshëm më të lartë se ata që kanë dalë më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 mln euro si bonus për Vitin e Ri. Do do t’u japë për herë të parë bonus të dytë në pranverë dhe do mbajë do bonuse në vit. Këto janë fakte kuptimplota të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët, me të cilët ne do të ndajmë në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja e pandalshme e ekonomisë”,-tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar gjithashtu opozitën duke thënë se ata që s’kanë dhe as do të kenë ndonjëherë gjë në dorë ofrojnë për pensionistët “qilima fluturues”.

“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh pa din e pa iman, te ca katranë të vegjël pa cipë dhe pa nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe Xhaferrit. Por mos të harrojmë se pensionistët e parë nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li, dhe e dinë aritmetikën më mirë se Lulat e rinj, e kanë të qartë se kushdo tjetër se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ku vend as nuk ka pasur dhe as nuk gjen dot edhe për nja 10 vjet të tjera pa diskutim”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama u përgjigjet kritikave për pensionistët: Më mirë se ne s’ka dhe për 10 vjet appeared first on Euronews Albania.

“Kush shpenzon deri në 700 kilovat, do paguajë më pak”, Rama: Ulja e parë në 35 vite e çmimit të energjisë

8 January 2025 at 12:44

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat komentoi vendimin e sotëm të marrë nga ERE, për të ulur çmimin e energjisë elektrike, duke e fiksuar në 8.5 lekë për kilovat.

Rama deklaroi se kjo është hera e parë në 35 vite që çmimi i energjisë elektrike ulet. Kryeministri shtoi se sot qeveria mund t’i shohë në sy qytetarët dhe mund t’ju thotë pa frikë se kush shpenzon deri në 700 kilovat, do paguajë më pak.

Edi Rama: Sot do të ndajmë me publikun një arritje që është nga më domethënëset e qeverisjes sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve, të ccmimit të energjisë elektrike. Ky është një fakt. Ishim në humnerë ku nisëm ngjitjen në këtë pikë. Ulja është në kundërtendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimet janë rritur dhe kërcënohen nga rritje të tjera. Kjo masë është më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe me ekspertizë ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik për sovranitetin e plotë energjetik dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportues neto të energjisë brenda mandatit tonë të katërt. Sigurisht duke pasur parasysh edhe parimin e shpallur botërisht të qeverisë tonë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme, frytet e përpjekjeve të mundimshme në këto vite dhe frytet e një rritje ekonomike që për 2025 e parashohim në harkun e 4% që është një shifër shumë domethënëse.

U deshën vite por ne ia dolëm, t’ju shohim në sy dhe t’ju themi, sepse 90% e konsumatorëve shpenzojnë deri në fashën 700 kilovat do të kenë një ulje të energjisë. Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 mln kilovat orë, në natën e vitit të ri 2019. Ka qenë konsumi më i lartë. Sot 22 mln kilovat orë është normaliteti. Ndërkohë që në pikun, shkojmë 28-29 mln. Pikun s’e kemi më për vitin e ri siç e kishim, por edhe në periudhën e verës prej turizmit e dhjetor-janar po ashtu. Tregon se Shqipëria është një vend tjetër. Rritja e konsumit të energjisë tregon rritje të ekonomisë, rritje të kapaciteve në të gjitha shtresat për konsum të energjisë.

The post “Kush shpenzon deri në 700 kilovat, do paguajë më pak”, Rama: Ulja e parë në 35 vite e çmimit të energjisë appeared first on Sot News | Lajme.

Kryeministri Rama mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Qoftë një vit me ngjitje

31 December 2024 at 19:14

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh urimi ndryshe për Vitin e Ri 2025.

Me anë të një video-mesazhi teksa kalonte në ambientet e kryeministrisë dhe me muzikën e Moxart në sfondt, kryeministri ka uruar shqiptarët për një vit të ri me plot ngjitje e me mbarësi dhe gëzime.

“Ka një vit të tër për tu ngjitur, e çdo vit ka një ditë të vetme për të zbritur. Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, por në vitin që po troket e disa vite pas tij, do e ngjisim në majën ku do qëndrojë edhe kur ne most të jemi më.

Sot për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo ditë e vetme për të zbritur pranë familjeve tona për të festuar Vitin e Ri. Sot nuk do bëj më shumë se sa tju uroj një vit të ri me ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja”-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri Rama mesazh urimi për Vitin e Ri 2025: Qoftë një vit me ngjitje appeared first on Euronews Albania.

Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit të rrugës së re Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më të rëndësishme! Ja kur pritet të përfundojë

20 December 2024 at 08:08
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Rama u shpreh se ky është një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër. Kreu i qeverisë shkruan se rruga Shëngjin-Velipojë pritet të përfundojë nëverë. “MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i rrugës së re Shëngjin-Velipojë, një nga investimet më

Shqipëria pjesë e SEPA, Rama: Nga 1 Janari asnjë kosto për dërgesat e parave

21 November 2024 at 17:08

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimit në “X” se Shqipëria është bërë pjesë të sistemit unik të pagesave të Bashkimit Europian.

Në shkrimin e tij ai shprehet se nga 1 janari dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025

Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”,-shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria pjesë e SEPA, Rama: Nga 1 Janari asnjë kosto për dërgesat e parave appeared first on Euronews Albania.

❌
❌