E bujshme, Zidane refuzon 100 milionë për një sezon! A është Juventusi pas kësaj?
Merkatoja verore ka nisur dhe me të edhe valsi i trajnerëve. Skuadrat që janë në kërkim të një trajneri të ri këto ditë janë me të vërtetë të shumta, veçanërisht mes skuadrave të mëdha të Serie A. Ndër to, në radhë të parë është padyshim Juventus, që shpresonte të mbyllte gjithçka në ditët e fundit me Antonio Conte. Por trajneri nga Leçe vendosi të qëndronte në Napoli dhe kështu klubi bardhezi mbeti me duar bosh. Ëndërra megjithat është një tjetër ADN juventine: Zinedine Zidane. Trajneri francez ka refuzuar një mal me para nga Al Hilal e ka projekte të tjera për të ardhmen, sipas “L’Équipe”.
Tani Zonja e Vjetër do të shkojë në Amerikë për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube së bashku me Igor Tudor, i cili siguroi kualifikimin për në Champions League në javën e fundit të kampionatit. Por pastaj? Drejtuesit e Juventus janë në kërkim të një emri të madh për pankinën dhe profilët që po studiohen për momentin janë të shumtë.
Dikush e ka ëndërruar prej vitesh Zinedine Zidane, trajnerin francez që i ka fituar të gjitha me Real Madrid, por që prej kohësh është i lirë nga kontrata. Dhe tani do të kishte një indicie interesante që nuk mund të shpërfillet.
Zidane refuzon Arabinë për Juven?
Siç sapo është raportuar nga “L’Équipe”, Zidane ka refuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë një mal me para; po, sepse Al Hilal, një nga klubet më të rëndësishëm të Arabisë Saudite, do të kishte ofruar plot 100 milionë euro për vetëm një sezon. Arabët kërkonin pikërisht një emër të madh në pankinë për të përballuar Kupën e Botës për Klube pas pak javësh.
Lexo më tej: CEO i Tether i bën tifozët të ëndërrojnë: Zidane e Del Piero bashkë te Juventus
Sipas gazetës franceze, oferta saudite do ta lidhte trajnerin vetëm për një sezon, me mundësinë që më pas të merrte drejtimin e kombëtares franceze në fund të kontratës – ëndrra e tij që nuk është më një sekret. Megjithatë, Zidane tashmë e ka refuzuar: trajneri do të kishte projekte të tjera për të ardhmen e tij.
A mund ta ketë bërë këtë për të pritur Juven? Ish-kampioni i botës ka kaluar vite shumë të bukura në fanellën bardhezi si lojtar dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer një ditë në Torino. Kush e di, ndoshta kjo është hera e duhur.
The post E bujshme, Zidane refuzon 100 milionë për një sezon! A është Juventusi pas kësaj? appeared first on Lapsi.al.