Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Atletico Madrid humbet pas 15 fitoresh radhazi, Griezmann gabon penallti!

By: armand
18 January 2025 at 19:54

Pas 15 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet dhe 8 radhazi në kampionat, Atletico Madrid bie dhe humb ndaj Leganes, qe ka shtangur Colchoneros në ndeshjen e vlefshme për raundin e 20-të në La Liga. Kampionët e dimrit në Spanjë u mposhtën në transfertë me shifrat minimale 1-0. Goli i vetëm për vendasit u shënua […]

The post Atletico Madrid humbet pas 15 fitoresh radhazi, Griezmann gabon penallti! appeared first on BoldNews.al.

Real i “plagosur” në mbrojtje, “Galaktikët” kërkojnë përforcime në merkaton e dimrit

29 December 2024 at 18:36

Nuk mjaftonin mungesat e Alaba, Carvajal, Lucas Vazquez e Aurelian Tchouameni, me “Galaktikët” që kanë humbur një tjetër pjesë të tyren.

Qendërmbrojtësi brazilian Eder Miliato i ka dhënë një fund të parakohshëm këtij sezoni, teksa sipas asaj që thuhet në raportin mjekësor ka pësuar këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy menisqeve në këmbën e djathtë dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Në të tillë situatë “gjigantët” e futbollit spanjoll janë të detyruar të mendojnë për afrimin e një qendërmbrojtësi të të njëjtit kalibër dhe deri më tani pretendentët duket të jenë tre.

I pari është bashkëlojtari i Antonio Rudiger në Kombëtaren gjermane dhe kontrata e tij skadon në qershor me Bayer Leverkusen dhe për këtë fakt, “Galaktikët” mund të arrijnë një marrëveshje me “Aspirinat” për një çmim më të ulët se vlera e kartonit të tij, prej 30 milionë eurosh.

Në krahun tjetër, një opsion tejet interesant është edhe ai i spanjolli, Aymeric Laporte, me kampionin në fuqi të Evropës, që konsiderohet një lojtar me shumë eksperincë dhe që e njeh mirë kampionatin e LaLiga, megjithatë Presidenti Florentino Perez pritet ta ketë jo pak të vështirë të bindë suaditët e Al-Nassr që ta lënë “iberikun” të largohet.

Në fund por ja nga rëndësia është edhe francezi i RB Leipzig, Castello Lukeba, me 21-vjeçarin, i cili konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe, megjithatë “shtatlarti” i mbrojtjes sapo ka rinuar me gjermanët dhe ka një klauzolë prej 90 milionë euro, me “gjigantët” e Madridit, që nuk janë të gatshëm të shkojnë në shpenzime të çmendura. /i.m /abcnews.al

Fantastik në mesfushë, “gjigantët” e Evropës pas “yllit” të Real Sociedad

28 December 2024 at 22:16

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal, “Të Kuqtë” e Liverpool dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendi, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.

Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Jo vetëm Real Madrid pas Davies, tekniku gjerman kërkon ribashkimin me “yllin” kanadez

27 December 2024 at 23:24

“Ylli” kanadez Alphonso Davies është në muajt e fundit të kontratës së tij, me “Bavarezët” e Bayern Munich, duke bërë që një sërë skuadrash të vihen pas tij.

Prej kohësh tashmë dihet interesimi i “Galaktikëve” të Real Madrid, mirëpo ditët e fundit ka dalë një tjetër emër në skenë, me rivalët e përjetshëm të “Los Blancos”, Barcelona që kërkojnë me ngulm transferimin e pistonit të krahut të majtë të mbrojtjes.

“Katalanasit” shihen si më të favorizuar, kjo për shkak edhe të teknikut Hansi Flick, i cili ka punuar më herët me Davies, në kohën kur drejtonte Bayern Munich, teksa në epokën e tij të “Bavarezët” arriti të realizonte edhe sezonin perfekt, duke fituar çdo trofe të mundshëm, e thënë ndryshe plot 6 të tillë.

Në të tilla rrethana, “Galaktikët” e Florentino Perez kanë filluar të mendojnë për të një tjetër lojtar, teksa kanë shprehu haptazi interesimin e tyre për 16-vjeçarin gjeorgjian, Saba Kharebashvili, i cili këtë sezon ka zhvilluar plot 26 sfida në të gjitha kompeticionet, me skuadrën e tij Dinamo Tbilisi. /i.m /abcnews.al

Barcelona nuk feston/ Klubi “blaugrana” humbet në gjykatë çështjen kundër Ligës, Dani Olmo nuk mund të federohet

27 December 2024 at 17:56

Në fushë dhe jashtë saj, Barcelona nuk ka asgjë për të festuar në këtë fund të vitit 2024.

Pas rezultateve negative që detyruan skuadrën e Hansi Flick të dorëzonte kreun e renditjes në La Liga, në klubin “blaugrana” kanë marrë një tjetër goditje të rëndë.

Gjykata komerciale e Barcelonës ka vendosur kundër klubit nga Katalonja në lidhje me padinë e ngritur nga Liga Spanjolle e Futbollit në lidhje me federimin e dy lojtarëve Dani Olmo dhe Pau Victor.

Si pasojë e borxhit të madh të akumuluar ndër vite, Barcelona regjistroi me vështirësi dy futbollistët në fillim të sezonit, pasi sipas Ligës po shkeleshin rregullat e “Fair Play Financiar”.

Në këtë mënyrë palët iu drejtuan gjykatës, që ka vendosur kundër klubit “blaugrana”.

Ky I fundit ka të drejtën e apelit, por koha punon kundër dhe nëse nuk gjen zgjidhje deri në datën 31 dhjetor, atëherë rrezikon të humbasë dy futbollistët me parametra zero.

Nëse Pau Victor është prodhim i akadamisë “La Massia”, për Dani Olmo, Barcelona pagoi 60 milion euro për të marr kartonin e tij nga Leipzig në merkaton e verës.

Nëse deri në ditën e fundit të viti nuk arrin ta federojë, atëherë sipas kontratës, mesfushori spanjoll ka të drejtë që nga 1 janari 2025 të gjejë një tjetër skuadër. /abcnews.al

Valverde besnik ndaj “Galaktikëve”: Kam fatin të luaj te Real Madrid

26 December 2024 at 23:24

Prej 7 sezonesh tashmë, Federico Valverde është kthyer në një “katalizator” të mesfushës së Real Madrid, teksa shihet si një prej “yjeve” në shkëlqen më shumë në organikën e “Galaktikëve” spajollë.

Ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë, me “Të kuqtë” e Liverpool, që janë të parët në listë që duan të sigurojnë shërbimet e tij, mirëpo uruguajani duket se nuk e ka ndërmend të largohet në “Santiago Bernabeu” dhe këtë gjë e tha dhe për mediat, ku ndër të tjera shtoi se është shumë me fat që luan te “mbretërit” spanjollë.

“Ofertat drejt Real Madrid? Unë kam fatin të luaj me Real Madrid. Do të mendoj për një tjetër opsion ditën kur nuk do të ndjehem i dëshiruar nga “galaktikët” apo kurrë të mos kem cilësinë për të luajtur me ta.

Atëherë do të jetë vetë Reali që do të mendoj për një tjetër lojtar duke ma bërë të qartë se nuk jam në planet e tyre. Por, për momentin nuk ka asnjë tjetër opsion veç madrilenëve”,- tha Valverde në fjalët e tij. /i.m /abcnews.al 

Mediat spanjolle e konfirmojnë, “gjigantët” gjermanë gati thasët për Araujo

25 December 2024 at 21:36

Mund të thuhet se pritet të jetë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së dimrit.

“Shtatlarti” uruguajan i mbrojtjes, Ronald Araujo duket të jetë shumë pranë kalimit te “Bavarezët” e Bayern Munich, me bordin gjermain, i cili është i mahnitur nga performancat e 24-vjeçarit, në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, nëse oferta e “gjigantëve” gjermanë është mbi 80 milionë euro, atëherë “Katalanasit” janë gati t’i japin “dritën jeshile” transferimit të uruguajanit, kjo pasi vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heq dorë përfundimisht nga shërbimet e këtij të fundit.

Siç theksuam edhe më sipër, bordi i gjermanëve është i fiksuar pas Araujo dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit, por kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbisnin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre. /i.m /abcnews.al

“Galaktikët” mendojnë për mbrojtjen, Real Madrid piketon “yllin” anglez

22 December 2024 at 19:16

Merkatoja e ardhshme e verës duket të jetë vërtetë spektakolare për “galaktikët” e Real Madrid, të cilët duket se do të forcojnë jo pak mbrojtjen e sidomos krahët e saj, të cilat prej 3 sezonesh kanë nevojë për “rinovim”.

Kështu, përveç Alphonso Davies, i cili pritet të jetë “ylli” që do të vijë në krahun e majtë të mbrojtjes, ana tjetër e këtij reparti pritet të përmbushet nga një prej lojtarëve, më të talentuar të Kombëtares angleze.

Bëhet fjalë për anësorin 23-vjeçar, të “Bluve” të Chelsea, Reece James, i cili prej kohësh është në “radarët” e 15 herë kampionëve të Evropës dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet verën e ardhshme, ndërsa sipas raportimeve të mediave spanjolle, “Los Blancos” do të nisin negociatat që në janar, për të plotësuar totalisht marrëveshjen në qershor. /i.m /abcnews.al

LaLiga/ Shkëlqejnë Mbappe e Rodrygo, Real Madrid triumfon “festivalin” e golave ndaj Sevilla

22 December 2024 at 18:16

Ishte padyshim një fitore e madhe, ndaj një kundërshtarti me emër të madh.

“Galaktikët” e Real Madrid mundën të shënojnë 4 herë në portën e Sevilla, pasditen e kësaj të diele në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll të futboll LaLiga, e cila në fund u mbyll me rezultatin 4-2.

Nga “yjet” e teknikut më shumë shkëlqyen Kylian Mbappe e Rodrygo, që realizuan secila nga një gol e një asist, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Federico Valverde e Brahim Diaz, për vendasit në “Bernabeu”, si dhe Isaac Romero dhe Dodi Lukebakio, për “Andaluzianët” miq.

Falë këtij rezultati “Galaktikët” e Real Madrid ngjtien në vendin e 2-të të renditjes me 40 pikë, 1 më pak se Atletico Madrid e vendit të parë dhe dy më shumë se “Katalanasit” e Barcelona, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e 12-të të tabelës me 22 pikë pas 19 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al

Barça “ëndërron” Leao, “Katalanasit” vihen pas “yllit” portugez

21 December 2024 at 19:56

Është padyshim një lojtar shumë cilësor, pavarëisht se “eklipson” shkëlqimin, me “nazet” e tij.

Prej disa vitesh tashmë, “ylli” portugez, Rafael Leao konsiderohet si lojtari i më i mirë i “Kuqezinjve” të Milan, mirëpo duket se tashmë një tjetër “gjigant” i futbollit në “kontinentin e vjetër” është vënë pas tij.

Bëhet fjalë për “Katalanasit” e Barcelona, të cilët janë në pritje të sponzirimit nga Nike, kontratë nga e cila do përfitojnë plot 1.4 miliardë euro, shifër që ka bërë skuadrën spanjolle të nisë interesimin konkret për 25-vjeçarin, i cili do ta pëlqente shumë kalimin në një tjetër ekip me histori në futbollin evropian.

Ndërkaq, sa i përket shifrave dhe statistikave, kartoni i Leao vlerësohet në 75 milionë euro, sipas speciliastëve të “Transfermarkt”, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë 3 gola e të dhurojë 5 asistime në 14 ndeshje. /i.m /abcnews.al

Real i “plagosur” në mbrojtje, “Galaktikët” kërkojnë përforcime në merkaton e dimrit

21 December 2024 at 19:36

Nuk mjaftonin mungesat e Alaba, Carvajal, Lucas Vazquez e Aurelian Tchouameni, me “Galaktikët” që kanë humbur një tjetër pjesë të tyren.

Qendërmbrojtësi brazilian Eder Miliato i ka dhënë një fund të parakohshëm këtij sezoni, teksa sipas asaj që thuhet në raportin mjekësor ka pësuar këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy menisqeve në këmbën e djathtë dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Në të tillë situatë “gjigantët” e futbollit spanjoll janë të detyruar të mendojnë për afrimin e një qendërmbrojtësi të të njëjtit kalibër dhe deri më tani pretendentët duket të jenë tre.

I pari është bashkëlojtari i Antonio Rudiger në Kombëtaren gjermane dhe kontrata e tij skadon në qershor me Bayer Leverkusen dhe për këtë fakt, “Galaktikët” mund të arrijnë një marrëveshje me “Aspirinat” për një çmim më të ulët se vlera e kartonit të tij, prej 30 milionë eurosh.

Në krahun tjetër, një opsion tejet interesant është edhe ai i spanjolli, Aymeric Laporte, me kampionin në fuqi të Evropës, që konsiderohet një lojtar me shumë eksperincë dhe që e njeh mirë kampionatin e LaLiga, megjithatë Presidenti Florentino Perez pritet ta ketë jo pak të vështirë të bindë suaditët e Al-Nassr që ta lënë “iberikun” të largohet.

Në fund por ja nga rëndësia është edhe francezi i RB Leipzig, Castello Lukeba, me 21-vjeçarin, i cili konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe, megjithatë “shtatlarti” i mbrojtjes sapo ka rinuar me gjermanët dhe ka një klauzolë prej 90 milionë euro, me “gjigantët” e Madridit, që nuk janë të gatshëm të shkojnë në shpenzime të çmendura. /i.m /abcnews.al

Në “monitorim” nga Chelsea, Real e Barcelona, “ylli” spanjoll pret “menaxherët”

21 December 2024 at 17:16

Pa dyshimin më të vogël mund të quhet një nga lojtarët më premtues të futbollit spanjoll.

“Fantazisti” i krahut të majtë të fushës, Nico Williams po shkëlqen te Athletic Bilbao dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë “gjignatëve” të futbollit, si në Angli, por edhe atij vendas, me Barcelona e Real Madrid, që kërkojnë të kenë në skuadër një lojtar si ai.

Talenti 21-vjeçar i sulmit, i cili në qershor u shpall kampion i Evropës me “Iberikët” spanjollë, po kalon momente fantastike te “baskët” e tij, skuadër ku edhe është rritur, së bashku me vëllain e tij, Inaki Williams.

Të shumta kanë qenë zërat, që e lidhin 21-vjeçarin me një kalim, te një prej “gjigantëve” të futbollit evropian, por deri më tani nuk ka një lëvizje konkrete dhe për mediat, “ylli” i futbollit spanjoll ka folur me tepër modesti për interesimin e skuadrave të mëdha.

“Nëse skuadra të mëdha si Barça, Real Madrid apo klube angleze po më monitorojnë, do të thotë se po e bëj mirë punën time. Unë jam i qartë për vendimin që dua të marr, por në fund kjo është diçka për të cilën mendojnë agjentët e mi. Të cilët kanë qenë me mua që kur isha 11 vjeç. Dhe ata janë prindërit e mi dhe vëllai im”,- theksoi Nico.

Siç thamë edhe më lart, “Iberiku” është rritur në akademinë e Athletic Bilbao dhe ka një kontratë me “baskët” deri në verën e vitit 2027. /i.m /abcnews.al 

Real Madrid “piketon” një tjetër “xhevahir”, mbrojtësi i Benfica në shënjestrën e “galaktikëve”

20 December 2024 at 22:16

“Rinovimi” i skuadrës duket se nuk ka mbaruar ende, me “galaktikët” e Real Madrid, që janë gjithë kohës në kërkim të talenteve që kanë potencialin për të shkëlqyer në arenën botërore të futbollit.

Pas nënshkrimeve me Vinicius Junior, Rodrygo, Camavinga, Tchouameni, Federico Valverede, Endrick, Jude Bellingham e Arda Guler tashmë klubi “mbretëror” i ka vënë syrin një “xhevahiri” të ri dhe më konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçar të portugezëve të Benfica, Antonio Silva.

Mbrojtësi, produkt i akademisë së portugezëve, prej muajsh tashmë konsiderohet si një talent i nivelit të lartë, teksa ka shkëlqyer me performancat e tij, si në kampionat, ashtu dhe në arenën Evropiane, duke habitur jo pak drejtuesit e klubeve elitare, të konitentit të “vjetër”. /i.m /abcnews.al 

Barça synon talentin e “Pulëbardhave”, “gjigantët” e La Liga vihen pas “yllit” japonez

20 December 2024 at 18:16

“Fantazisti” 26-vjeçar i sulmit, Kaoru Mitoma ka hyrë në sezonin e tij të tretë, te “Pulëbardhat” e Brighton, teska është kthyer në një nga protagonistët e skuadrës angleze, me këtë të fundit që po bën mrekulli me skuadrën në elitën e Premier League.

Falë performancave “magjike”, në “Amex Stadium”, sulmuesi japonez tashmë ka tërhequr vëmendjen e “gjigantëve” evropian, me “Katalanasit’ e Barcelona, që janë të interesuar për “yllin” e Kombëtares së Japonisë, teksa prej kohësh vuajnë mungesën e një lojtari cilësor në krahun e majtë të fushës.

Ndërkaq, se në total te skuadra e Brighton, Mitoma ka zbritur plot 81 herë në fushë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojnë 16 gola, si dhe të asistojë 15 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al

Real Madrid “piketon” një tjetër “xhevahir”, mbrojtësi i Benfica në shënjestrën e “galaktikëve”

19 December 2024 at 20:16

“Rinovimi” i skuadrës duket se nuk ka mbaruar ende, me “galaktikët” e Real Madrid, që janë gjithë kohës në kërkim të talenteve që kanë potencialin për të shkëlqyer në arenën botërore të futbollit.

Pas nënshkrimeve me Vinicius Junior, Rodrygo, Camavinga, Tchouameni, Federico Valverede, Endrick, Jude Bellingham e Arda Guler tashmë klubi “mbretëror” i ka vënë syrin një “xhevahiri” të ri dhe më konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçar të portugezëve të Benfica, Antonio Silva.

Mbrojtësi, produkt i akademisë së portugezëve, prej muajsh tashmë konsiderohet si një talent i nivelit të lartë, teksa ka shkëlqyer me performancat e tij, si në kampionat, ashtu dhe në arenën Evropiane, duke habitur jo pak drejtuesit e klubeve elitare, të konitentit të “vjetër”. /i.m /abcnews.al 

Real i “plagosur” në mbrojtje, “Galaktikët” kërkojnë përforcime në merkaton e dimrit

18 December 2024 at 23:50

Nuk mjaftonin mungesat e Alaba, Carvajal, Lucas Vazquez e Aurelian Tchouameni, me “Galaktikët” që kanë humbur një tjetër pjesë të tyren.

Qendërmbrojtësi brazilian Eder Miliato i ka dhënë një fund të parakohshëm këtij sezoni, teksa sipas asaj që thuhet në raportin mjekësor ka pësuar këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy menisqeve në këmbën e djathtë dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Në të tillë situatë “gjigantët” e futbollit spanjoll janë të detyruar të mendojnë për afrimin e një qendërmbrojtësi të të njëjtit kalibër dhe deri më tani pretendentët duket të jenë tre.

I pari është bashkëlojtari i Antonio Rudiger në Kombëtaren gjermane dhe kontrata e tij skadon në qershor me Bayer Leverkusen dhe për këtë fakt, “Galaktikët” mund të arrijnë një marrëveshje me “Aspirinat” për një çmim më të ulët se vlera e kartonit të tij, prej 30 milionë eurosh.

Në krahun tjetër, një opsion tejet interesant është edhe ai i spanjolli, Aymeric Laporte, me kampionin në fuqi të Evropës, që konsiderohet një lojtar me shumë eksperincë dhe që e njeh mirë kampionatin e LaLiga, megjithatë Presidenti Florentino Perez pritet ta ketë jo pak të vështirë të bindë suaditët e Al-Nassr që ta lënë “iberikun” të largohet.

Në fund por ja nga rëndësia është edhe francezi i RB Leipzig, Castello Lukeba, me 21-vjeçarin, i cili konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe, megjithatë “shtatlarti” i mbrojtjes sapo ka rinuar me gjermanët dhe ka një klauzolë prej 90 milionë euro, me “gjigantët” e Madridit, që nuk janë të gatshëm të shkojnë në shpenzime të çmendura. /i.m /abcnews.al

Jo vetëm Real Madrid pas Davies, tekniku gjerman kërkon ribashkimin me “yllin” kanadez

18 December 2024 at 20:16

“Ylli” kanadez Alphonso Davies është në muajt e fundit të kontratës së tij, me “Bavarezët” e Bayern Munich, duke bërë që një sërë skuadrash të vihen pas tij.

Prej kohësh tashmë dihet interesimi i “Galaktikëve” të Real Madrid, mirëpo ditët e fundit ka dalë një tjetër emër në skenë, me rivalët e përjetshëm të “Los Blancos”, Barcelona që kërkojnë me ngulm transferimin e pistonit të krahut të majtë të mbrojtjes.

“Katalanasit” shihen si më të favorizuar, kjo për shkak edhe të teknikut Hansi Flick, i cili ka punuar më herët me Davies, në kohën kur drejtonte Bayern Munich, teksa në epokën e tij të “Bavarezët” arriti të realizonte edhe sezonin perfekt, duke fituar çdo trofe të mundshëm, e thënë ndryshe plot 6 të tillë.

Në të tilla rrethana, “Galaktikët” e Florentino Perez kanë filluar të mendojnë për të një tjetër lojtar, teksa kanë shprehu haptazi interesimin e tyre për 16-vjeçarin gjeorgjian, Saba Kharebashvili, i cili këtë sezon ka zhvilluar plot 26 sfida në të gjitha kompeticionet, me skuadrën e tij Dinamo Tbilisi. /i.m /abcnews.al

 LaLiga/ “Galaktikët” ngecin ndaj Rayo Vallecano, Real Madrid e mbyll në barazim “festivalin” e golave

14 December 2024 at 22:56

Përmbysën gjithçka pas disavantazhit të dyfishtë, ama në fund nuk mund të shpëtonin më shumë se 1 pikë.

“Galaktikët” e Real Madrid janë mjaftuar me vetëm 1 pikë në transfertën e Rayo Vallecano, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit spanjoll të futbollit, LaLiga, me sfidën në “Campo de Futbol de Vallecas”, që u mbyll me rezultatin spektakolar, 3-3.

Lopez e Mumin në minutat 4’ e 36’ i dhanë avantazhin e dyfishtë vendasve, mirëpo golat e Valverde, Jude Bellingham e Rodrygo në minutat 39’, 45’ e 56’ siguruan përmbysjen e “Galakatikëve”, për që zgjati pak pasi vetëm 8 minuta pas golit të brazilianit Palazon barazoi shifrat duke vendosur rezultatin përfundimtar të sfidës.

Falë këtij rezultati “Galaktikët” e Real Madrid ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe mbeten 1 pikë larg “Katalanasve” të Barcelona me të dyja skuadrat që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa Rayo Vallecano mbetet në vendin e 13-të me 20 pikë. /i.m /abcnews.al

Lider në mesin e fushës, Tottenham gati milionat për Frenkie De Jong

14 December 2024 at 22:36

Frenkie De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli, aty ku për një kohë të gjatë ishte “fiksimi” i “Djajve të Kuq”, të Manchester United, mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar, me londinezët e Tottenham, që kërkojnë ta bëjnë të tyrin “tulipanin” e “Katalanasve” të Barcelona, teksa kanë bërë edhe hapa konkret lidhur me këtë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, tekniku Ange Postecoglou e kërkon me ngulm, 26-vjeçarin, në “Tottenham Stadium”, teksa tashmë është bërë edhe një ofertë për kartonin e De Jong, me Presidentin e Tottenham, Daniel Levy, që ka “hedhur” në tavolinë, plot 60 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset për kartonin e “yllit” të mesfushës.

Sa i përket kontratës, holandezin e pret në Londër, një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton aktualisht në “Camp Nou”, teksa Barcelona e vlerëson shumë De Jong, teksa kujtojmë se sezonin e shkuar ka zhvilluar plot 30 sfida, ku ka shënuar edhe 2 gola. /i.m /abcnews.al

Arsenal do Wirtz, Leverkusen ngre “bllokadën” 150 milionë euro

13 December 2024 at 23:50

Ishte i magjishëm sezonin e kaluar, ishte i magjishëm në Euro 2024 dhe po vijon të dhurojë spektakël në fushën e blertë.

“Ylli” gjerman, Florian Wirtz konsiderohet si një ndër lojtarët me më shumë potencial për të ardhmen, teksa pas një sezoni ku shënoi plot 20 gola e dhuroi po 20 asistime, në 54 ndeshje ka tërhequr të gjithë të mëdhenjtë pas vetes.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjerman “Bild”, pas interesimit të Bayern Munich, Manchester City e Real Madrid, në garë për shërbimet e 21-vjeçarit kanë hyrë edhe “Topçinjtë” e Arsenal, me teknikun Mikel Arteta që e pëlqen shumë talentin gjerman, megjithatë problem mbetet çmimi.

“Aspirinat” gjermane kërkojnë jo më pak se 150 milionë euro për kartonin e tij, shifër goxha e madhe edhe për një klub si Arsenal. /i.m /abcnews.al

❌
❌