Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arsenali ‘thyen bankën’ për Zubimendin – ja sa do t’i paguajë Real Sociedadit

30 June 2025 at 19:33

Martin Zubimendi po kalon ditët e fundit si lojtar i Real Sociedad, pasi mesfushori pritet të transferohet te Arsenali. 

Një marrëveshje është arritur tashmë mes të gjitha palëve, dhe kjo ka qenë në vend prej disa javësh. 

Zubimendi kishte refuzuar një ofertë nga Liverpool verën e kaluar, por tani është gati të vazhdojë karrierën në Ligën Premier me klubin nga veriu i Londrës. 

Tifozët e Arsenalit janë lënë në pritje të një njoftimi zyrtar, por nuk ka asnjë arsye për shqetësim, pavarësisht interesimit të raportuar nga Real Madrid. 

Arsyeja është e thjeshtë: Real Sociedad dëshironte që shitja të përfshihej në bilancin financiar të sezonit 2025/2026. 

Zubimendi udhëtoi në Londër në fillim të këtij muaji për të finalizuar detajet, dhe sipas Marca, marrëveshja do të bëhet zyrtare nga të gjitha palët më vonë këtë javë, sapo të hapet zyrtarisht afati kalimtar i verës në Spanjë, duke shënuar kështu fillimin e vitit të ri financiar për Real Sociedad. 

Raporti gjithashtu konfirmoi shumën përfundimtare që Arsenali do të paguajë për Zubimendin. 

Mesfushori 26-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, por klubi londinez do të paguajë 10 për qind më shumë për të siguruar kushte më të favorshme pagese. 

Arsenal kishte synuar të shmangte pagesën e plotë në një këst të vetëm, dhe duket se këtë e ka arritur me sukses./Telegrafi/

The post Arsenali ‘thyen bankën’ për Zubimendin – ja sa do t’i paguajë Real Sociedadit appeared first on Telegrafi.

Zubimendi arrin në Londër për të finalizuar transferimin te Arsenali

20 June 2025 at 10:53

Mesfushori spanjoll, Martin Zubimendi thuhet se ka udhëtuar drejt Anglisë për të kompletuar kalimin te Arsenali nga Real Sociedadi.

Sipas David Ornstein të The Athletic, Zubimendi është në Londër për t’u takuar me zyrtarët e Arsenalit dhe për të finalizuar transferimin e tij në ‘Emirates’.

Arsenali e ka konsideruar nënshkrimin e 26-vjeçarit si një marrëveshje të kryer prej ditësh, pavarësisht thashethemeve që e lidhin atë me Real Madridin.

 

🚨 Martin Zubimendi in London to meet Arsenal officials & complete formalities of transfer to Emirates Stadium. 26yo Spain international midfielder joins from Real Sociedad in deal long since regarded at #AFC as done + signed. W/ @gunnerblog @TheAthleticFC https://t.co/rJbv5Rtxma

— David Ornstein (@David_Ornstein) June 20, 2025

Ndjekja është udhëhequr nga Mikel Arteta, i cili dëshiron të shtojë një lojtar në departamentin e tij të mesfushës, pas largimit të Jorginhos dhe të ardhmes së pasigurt të Thomas Partey.

Arsenali është i përgatitur të paguajë klauzolën e lirimit prej mbi 60 milionë eurosh në kontratën e Zubimendit me l Sociedadin, teksa i siguron edhe një pagë të mirë. /Telegrafi/

The post Zubimendi arrin në Londër për të finalizuar transferimin te Arsenali appeared first on Telegrafi.

Martin Zubimendi transferohet te Arsenali, e konfirmon Fabrizio Romano

By: S SH
10 June 2025 at 11:44

Arsenali është pranë finalizimit të një prej goditjeve më të rëndësishme të kësaj vere në mesfushë.

Sipas raportimeve më të fundit, londinezët kanë arritur marrëveshje të plotë me Martin Zubimendin, futbollistin spanjoll të Real Sociedadit, i cili ka qenë një nga objektivat kryesorë të trajnerit Mikel Arteta.

Mesfushori 25-vjeçar pritet të jetë një përforcim strategjik për Arsenalin në sezonin e ri, me qëllim që skuadra të rivalizojë seriozisht për titullin në Ligën Premier dhe të jetë konkurruese në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe shenjën e famshme të konfirmimit.

“Martin Zubimendi ka arritur marrëveshje të plotë për t’u bashkuar me Arsenalin dhe kjo është e konfirmuar”

“‘Here we go’-ja për Zubimendin ka qenë në fuqi që nga maji, pasi ekziston marrëveshje për çdo detaj të këtij transferimi.

“Mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën me Arsenalin në javët në vijim, pa ndonjë ndryshim në plane”.

“Real Sociedad do të përfitojë një shumë rreth 65 milionë euro, e cila do të paguhet me këste si pjesë e negociatave dhe gjithçka është dakorduar”, ka shkruar Romano.

The post Martin Zubimendi transferohet te Arsenali, e konfirmon Fabrizio Romano appeared first on Albeu.com.

Fabirzio Romano e bën fakt të kryer: Martin Zubimendi është futbollist i ri i Arsenalit

10 June 2025 at 11:40

Arsenali është pranë finalizimit të një prej goditjeve më të rëndësishme të kësaj vere në mesfushë.

Sipas raportimeve më të fundit, londinezët kanë arritur marrëveshje të plotë me Martin Zubimendin, futbollistin spanjoll të Real Sociedadit, i cili ka qenë një nga objektivat kryesorë të trajnerit Mikel Arteta.

Mesfushori 25-vjeçar pritet të jetë një përforcim strategjik për Arsenalin në sezonin e ri, me qëllim që skuadra të rivalizojë seriozisht për titullin në Ligën Premier  dhe të jetë konkurruese në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë edhe shenjën e famshme të konfirmimit.

“Martin Zubimendi ka arritur marrëveshje të plotë për t’u bashkuar me Arsenalin dhe kjo është e konfirmuar”

“‘Here we go’-ja për Zubimendin ka qenë në fuqi që nga maji, pasi ekziston marrëveshje për çdo detaj të këtij transferimi.

“Mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën me Arsenalin në javët në vijim, pa ndonjë ndryshim në plane”.

“Real Sociedad do të përfitojë një shumë rreth 65 milionë euro, e cila do të paguhet me këste si pjesë e negociatave dhe gjithçka është dakorduar”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/ 

The post Fabirzio Romano e bën fakt të kryer: Martin Zubimendi është futbollist i ri i Arsenalit appeared first on Telegrafi.

Zubimendi gati të bashkohet me Arsenalin, planifikohen testet mjekësore

28 May 2025 at 13:41

Arsenali është në prag të përfundimit të nënshkrimit të mesfushorit të Real Sociedadit, Martin Zubimendi.

Klubi londinez ka finalizuar të gjithë dokumentacionin dhe kushtet e pagesës janë dakorduar, duke përfshirë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë eurosh.

Sipas mediumit britanik BBC, transferimi tani varet nga një seri vizitash mjekësore të suksesshme, të cilat klubi është në proces të planifikimit.

 

Martin Zubimendi is set to have a medical before completing a switch to Arsenal 🩺 pic.twitter.com/zCJLn4CVTI

— BBC Sport (@BBCSport) May 28, 2025

Burimet tregojnë se nuk ka urgjencë për sa i përket kohës, pasi të gjitha palët janë të sigurta, por Arsenali synon ta finalizojë transferimin së shpejti dhe të njoftojë Zubimendin si përforcimin e tyre të fundit.

Ideja e klubit nga Emirates është ta ketë mesfushorin spanjoll gati kur të fillojë përgatitjet para-sezonale. /Telegrafi/

The post Zubimendi gati të bashkohet me Arsenalin, planifikohen testet mjekësore appeared first on Telegrafi.

Mikrofonat regjistrojnë atë që Asencio i tha Modricit pasi Real Madrid fitoi penalltinë kundër Sociedadit

27 May 2025 at 21:54

Luka Modric luajti atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit për Real Madridin kundër Real Sociedadit këtë fundjavë.

Në pjesën e parë të asaj ndeshjeje, Real Madrid fitoi një penallti, të cilën Kylian Mbappe e humbi, megjithëse francezi nxitoi të shënonte nga topi i rikthyer.

Kur penalltia po kontrollohej nga VAR, Raul Asencio filloi të bisedonte me Modricin.

Asencio i drejtohet Luka Modricit: “Pse nuk e gjuan penalltinë?”.

Luka: “Jo, jo, Kylianit i duhet (për Këpucën e Artë)”.

Luka: “Kylian…godite”.

Modric ishte i pari që festoi menjëherë, dhe Mbappe më në fund e shënoi penalltinë.

Mbappe e përfundoi sezonin me 31 gola në La Liga, duke e bërë atë jo vetëm golashënuesin më të mirë të La Ligas, por edhe fituesin e Këpucës së Artë në Evropë.

Modriç largohet nga Madridi me kokën lart. Ai kurrë nuk i shkaktoi probleme klubit dhe gjithmonë i ndihmoi shokët e tij të ekipit. /Telegrafi/

The post Mikrofonat regjistrojnë atë që Asencio i tha Modricit pasi Real Madrid fitoi penalltinë kundër Sociedadit appeared first on Telegrafi.

Arsenali do të sakrifikojë tre lojtarë për të blerë yje të rinj

9 April 2025 at 15:21

Klubi anglez, Arsenali ka finalizuar planet e tyre të transferimeve për verën e vitit 2025, ku përfshihen tri blerje dhe së paku tri largime.

Drejtuesit e klubit nga Emirates kanë bërë planin e tyre për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi duan të jenë edhe më konkurrues.

Sipas gazetës spanjolle Todofichajes, klubi nga Emirates planifikon të nënshkruajë me tre lojtarë të njohur.

Mesfushori Martin Zubimendi i Real Sociedad, sulmuesi anësor Nico Williams nga Athletic Bilbao dhe sulmuesin Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona janë tre objektivat kryesorë.

Topçinjtë janë gati të shpenzojnë 230 milionë euro për këto transferime, por për të financuar lëvizjet, Arsenalit do t’i duhet të shesë disa lojtarë.

Lista e lojtarëve që do të sakrifikohen për rinovimin e skuadrës përfshin mbrojtësit Kieran Tierney dhe Oleksandr Zinchenko, si dhe sulmuesin anësor Leandro Trossard. /Telegrafi/

The post Arsenali do të sakrifikojë tre lojtarë për të blerë yje të rinj appeared first on Telegrafi.

Gjiganti evropian e bën prioritet transferimin e Kubos

6 April 2025 at 14:43

E ardhmja e Takefusa Kubos duket larg Real Sociedadit, por edhe La Ligas.

Sulmuesi anësorë ka shkëlqyer në vitet e fundit në La Liga dhe është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierë.

Kubo iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë ka ndryshuar disa skuadra në La Liga si RCD Mallorca, Villarreal e Getfae, para se të shitej te Sociedad në vitin 2022.

Por pasi ka gjetur vazhdimësi tani, e ardhmja e Kubos duket larg klubit bardhekaltër pasi edhe Bayern Munich është futur në garë për të.

Bavarezët janë gati ta shesin francezin Kingsley Coman dhe Kubo shihet si zëvendësuesi i tij.

Kicker ka raportuar se bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për të.

Reprezentuesi japonez është edhe në listën e Liverpoolit, me The Reds që e duan atë nëse largohet Mohamed Salah.

23-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 43 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

The post Gjiganti evropian e bën prioritet transferimin e Kubos appeared first on Telegrafi.

Tifozët e Real Madridit befasohen nga reagimi i Nadalit kur Rudiger kaloi Realin në finale

2 April 2025 at 23:10

Rafael Nadal është ndoshta tifozi më i famshëm i Real Madridit nga një sport tjetër, dhe pasioni i tij për Los Blancos u shfaq gjatë fitores së tyre në Copa del Rey ndaj Real Sociedadit.

Legjenda e tenisit ka 22 Grand Slam në emër të tij, por ai festoi golin e triumfit i shënuar nga Antonio Rudiger sikur sapo kishte fituar një të 23-të.

Madje, edhe tifozët nuk mund të mos reagonin ndaj festës së tij të çmendur.

Një tifoz shkroi: “Djali i gjorë që ndjen gjithë dhimbjen që na ka shkaktuar Carlo gjatë gjithë sezonit. Ky ekip do t’ju stresojë aq shumë sa do të dëshironi t’i urreni, por nuk mundeni”.

“Ancelotti ende nuk e di se çfarë na ka bërë, shikoni Nadalin”, shkroi një tjetër tifoz.

Ndërsa një mbështetës tjetër i Real Madridit shkroi: “Tashmë duket si një president i Madridit… së shpejti Nadal, së shpejti”. /Telegrafi/

The post Tifozët e Real Madridit befasohen nga reagimi i Nadalit kur Rudiger kaloi Realin në finale appeared first on Telegrafi.

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

2 April 2025 at 00:08

Real Madridi ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, duke e eliminuar Real Sociedadin në vazhdime me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Pas vetëm 16-të minutash lojë, Ander Barrenetxea kaloi mysafirët në epërsi me asistimin e Pablo Marin.

Por, Endrick i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 30-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minuat e dytë kishte një dramë të vërtetë.

Në minutën e 72-të, David Alaba realizoi auto-gol, për t’ia kthyer epërsinë Real Sociedadit.

Tetë minuta më vonë, Takefusa Kubo asistoi te Mikel Oyarzabal, për rezultatin 3-1.

Mirëpo për katër minuta, Real Madridit bëri mrekullinë, duke shënuar dy gola.

Fillimisht, Jude Bellingham (82’) shënoi për 3-2 nga një asistim i Vinicius Junior, ndërsa katër minuta më vonë Aurelien Tchouameni i barazoi shifrat në 3-3 me asistimin e Rodrygos.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në epërsi me golin e Oyarzabal (90+3′), për t’ia kthyer epërsinë Sociedadit për 4-3.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa Los Blancos treguan përvojën e tyre.

Real Madridi kaloi në finale falë golit me kokë nga Antonio Rudiger, që shënoi në minutën e 115-të, me asistimin e Arda Guler.

Në finale, Real Madridi do të përballet me fituesin e duelit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. /Telegrafi/

The post Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime appeared first on Telegrafi.

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

By: admin
2 April 2025 at 00:12

Real Madridi ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, duke e eliminuar Real Sociedadin në vazhdime me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Pas vetëm 16-të minutash lojë, Ander Barrenetxea kaloi mysafirët në epërsi me asistimin e Pablo Marin.

Por, Endrick i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 30-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minuat e dytë kishte një dramë të vërtetë.

Në minutën e 72-të, David Alaba realizoi auto-gol, për t’ia kthyer epërsinë Real Sociedadit.

Tetë minuta më vonë, Takefusa Kubo asistoi te Mikel Oyarzabal, për rezultatin 3-1.

Mirëpo për katër minuta, Real Madridit bëri mrekullinë, duke shënuar dy gola.

Fillimisht, Jude Bellingham (82’) shënoi për 3-2 nga një asistim i Vinicius Junior, ndërsa katër minuta më vonë Aurelien Tchouameni i barazoi shifrat në 3-3 me asistimin e Rodrygos.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në epërsi me golin e Oyarzabal (90+3′), për t’ia kthyer epërsinë Sociedadit për 4-3.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa Los Blancos treguan përvojën e tyre.

Real Madridi kaloi në finale falë golit me kokë nga Antonio Rudiger, që shënoi në minutën e 115-të, me asistimin e Arda Guler.

Në finale, Real Madridi do të përballet me fituesin e duelit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. /Telegrafi/

The post Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime appeared first on Albeu.com.

Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

1 April 2025 at 23:29

Ka shkuar në vazhdime përballja mes Real Madridit dhe Real Sociedadit në Kupën e Mbretit, pasi 180 minuta nuk prodhuan fitues, por sollën në total tetë gola (4-4)

Pas vetëm 16-të minutash lojë, Ander Barrenetxea kaloi mysafirët në epërsi me asistimin e Pablo Marin.

Por, Endrick i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 30-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minuat e dytë kishte një dramë të vërtetë.

Në minutën e 72-të, David Alaba realizoi auto-gol, për t’ia kthyer epërsinë Real Sociedadit.

Tetë minuta më vonë, Takefusa Kubo asistoi te Mikel Oyarzabal, për rezultatin 3-1.

Mirëpo për katër minuta, Real Madridit bëri mrekullinë, duke shënuar dy gola.

Fillimisht, Jude Bellingham (82’) shënoi për 3-2 nga një asistim i Vinicius Junior, ndërsa katër minuta më vonë Aurelien Tchouameni i barazoi shifrat në 3-3 me asistimin e Rodrygos.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në epërsi me golin e Oyarzabal (90+3′), për t’ia kthyer epërsinë Sociedadit për 4-3.

Real Madridi nuk u eliminua, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të tyre, ndërsa tani rezultati i përgjithshëm është 4-4, e që do të luhen dy herë nga 15 minuta. /Telegrafi/

The post Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad appeared first on Telegrafi.

Real Madridi do të sjellë një zëvendësues për Kroos apo Modric, vlen 60 milionë euro

25 March 2025 at 23:23

Real Madrid ka shtuar përpjekjet për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll Martin Zubimendi nga Real Sociedad, duke vënë në pikëpyetje një transferim që Arsenali e konsideroi “praktikisht të përfunduar”. 

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle AS, gjigantët madrilen janë seriozisht të interesuar për mesfushorin mbrojtës 26-vjeçar, i cili ka një klauzolë blerjeje prej 60 milionë euro.  

Arsenali thuhet se ishte gati të aktivizonte këtë klauzolë, por tani mund të lihet duarbosh. 

Real Madridi e kërkon Zubimendin sepse është në kërkim të një mesfushori të mirë me topin, por edhe në detyrat mbrojtëse. Drejtuesit e klubit gjithashtu duan të “spanjollizojnë” ekipin pasi së fundmi humbën disa lojtarë kyç spanjollë si Marco Asensio, Joselu dhe Nacho. 

Zubimendi, i lindur më 2 shkurt 1999 në San Sebastián, aktualisht ka 226 paraqitje për Real Sociedad, duke shënuar dhjetë gola.  

Këtë sezon ai ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar dy asistime. 

Përveç Arsenalit dhe Real Madridit, raportohet se për Zubimendin janë të interesuar edhe Liverpool dhe Manchester City.  

Zubimendi mund të jetë një zëvendësues afatgjatë i Luka Modric apo Toni Kroos në mesfushën e mbretërve, me transferimin që pritet gjatë afatit kalimtar të verës në vitin 2025. /Telegrafi/  

The post Real Madridi do të sjellë një zëvendësues për Kroos apo Modric, vlen 60 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Bruno Fernandes me het-trik-un e tij kalon Man Unitedin në çerekfinale të Ligës së Evropës

13 March 2025 at 22:55

Manchester United ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës, pasi eliminoi Real Sociedadin me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë në Old Trafford, spanjollët fituan një penallti dhe nga aty i saktë u tregua Mikel Oyarzabal.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi edhe Djajtë e Kuq fituan një penallti me anë të Patrick Dorgu që u rrëzua në zonë nga lojtari i Sociedadit.

Nga 11 metra, i saktë u tregua Bruno Fernandes (16’), duke i barazuar shifrat në 1-1.

Mesfushori portugez doli të ishte heroi i Manchester United, pasi sërish shënoi nga penalltia.

Në minutën e 50-të, Bruno Fernandes sërish doli përballë portierit të Sociedadit dhe për të përmbysur rezultatin në 2-1.

Portugezi kompletoi het-trikun e tij në minutën e 87-të, kur u asistua nga Alejandro Garnacho.

Diogo Dalot (90+1′) realizoi golin e katër për Djajtë e Kuq, për rezultatin final 4-1 dhe i përgjithshëm 5-2.

Në çerekfinale, Manchester United do të përballet me Lynonin që eliminoi FCSB-në. /Telegrafi/

The post Bruno Fernandes me het-trik-un e tij kalon Man Unitedin në çerekfinale të Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

26 February 2025 at 23:29

Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Real Sociedadit me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. 

Ndeshja nisi më mirë për Real Sociedadin, ku Tekefusa Kubo ishte më i rrezikshëm, duke tentuar golin, pastaj edhe duke kërkuar penallti. 

Në minutën e 19-të u hap ndeshja, kur Jude Bellingham asistoi te Endrick që shënoi për 1-0. 

Image

Vinicius Junior kishte dy raste për të dyfishuar epërsinë, por pa sukses. 

Në anën tjetër, Mikel Oyarzabal tentoi barazimin, por Andriy Lunin ishte në vend. 

Edhe në pjesën e dytë, nuk munguan rastet, kur që në start Endrick dhe Oyarzabal kishin raste. 

Në vazhdim sërish rrezikoi Oyarzabal, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja. 

Image

Jude Bellingham ishte afër golit, por portieri Alex Remiro bëri pritje të madhe.  

Deri në fund nuk kishte më raste të tjera dhe Real Madridi fitoi gjysmëfinalen e parë duke bërë hap të madh drejt finales.  

Ndeshja kthyese pas një jave zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/  

The post Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick appeared first on Telegrafi.

Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre

26 February 2025 at 19:05

Real Madridi është i interesuar për transferimin e Martin Zubimendit, sipas Diario AS.

Zubimendi ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro në Real Sociedad dhe konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë spanjollë të gjeneratës së tij.

Megjithë interesimin e spikatur të Madridit, Arsenali thuhet se është favoriti për të nënshkruar me spanjollin këtë verë, pasi ai refuzoi një lëvizje te Liverpooli gushtin e kaluar.

Burime të besueshme këmbëngulin se Real Madridi nuk po kërkon të shpenzojë para të mëdha në verë nëse një lojtar nuk largohet nga klubi.

Nëse Dani Ceballos ose Luka Modric vendosin të largohen, Real Madrid mund të transferohet për Zubimendin.

Transferimi i lojtarit mund të lehtësohet, pasi Los Blancos kanë 50 për qind të kartonit të lojtarit tjetër të Real Sociedadit, Takefusa Kubo.

Sociedadi e ka vënë në shitje për 60 milionë euro lojtarin, andaj 30 milionë do të shkonin në arkat e Real Madridit. /Telegrafi/

The post Plani gjenial i Perezit për të transferuar Zubimendin te Real Madridi përmes ish-lojtarit të tyre appeared first on Telegrafi.

Europa League/ Fenerbahce, Ajax dhe Real Sociedad fitojnë sfidat e para të “Playoff”-it

By: armand
13 February 2025 at 20:49

U zhvilluan disa nga ndeshjet e Play Off të Europa League. Fenerbahce ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 3-0, falë golave që arritën të realizonin Tadic, Dzeko dhe En Nesyri. Real Sociedadi arriti të triumfojë në një transfertë të vështirë ndaj Midtjylland me shifrat 2-1. Skuadra spanjolle shënoi fillimisht me Mendez dhe Kubo, ndërsa golin […]

The post Europa League/ Fenerbahce, Ajax dhe Real Sociedad fitojnë sfidat e para të “Playoff”-it appeared first on BoldNews.al.

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat  

12 February 2025 at 13:51

Është hedhur sot (e mërkurë) shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey apo Kupës së Mbretit, ku janë mësuar tashmë dy çiftet.

Barcelona, Real Madridit, Atletico Madrid dhe Real Sociedad janë katër skuadrat e fundit në garë për trofeun e Copa del Rey.

Tani këto katër skuadra do ta dinë rrugën e tyre drejt triumfit pasi kanë mësuar se kush me kë do të ndeshet në gjysmëfinale.

Barcelona është shortuar me Atletico Madridin, ndërsa Real Madridi do të ketë punë më të lehtë me Real Sociedadin.

 

🚨 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 | ¡¡TENEMOS SEMIFINALES!!

Estos son los cruces, a doble partido, que decidirán qué equipos lucharán por el título en la gran final de la #CopaDelReyMAPFRE.

🗓 Ida: 25, 26 0 27 de febrero.
🗓 Vuelta: 1, 2 o 3 de abril.

ℹ https://t.co/a1IkTt4i0S#LaCopaMola🏆 pic.twitter.com/PB832yHF7r

— RFEF (@rfef) February 12, 2025

Ndeshjet e para në Montjuic dhe Reale Arena, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen në Metropolitano dhe Santiago Bernabeu në Madrid.

Takimet e para do të zhvillohen më 25, 26 ose 27 shkurt, ndërsa ato të kthimit pas një muaji më 1, 2 ose 3 prill.

Golat si mysafirë nuk do të llogariten, por koha shtesë dhe penalltitë do të jenë në ndeshjen e dytë për të vendosur finalistët, nëse totali i golave është i barabartë. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat   appeared first on Telegrafi.

Video/ Përleshje mes ultrasve të Lacios dhe atyre të Real Sociedad, 9 spanjollë të plagosur

By: armand
23 January 2025 at 15:54

Nëntë tifozë të Real Sociedad u plagosën në qendër të Romës gjatë përleshjeve me tifozët e Lazios në prag të ndeshjes së Europa League të së enjtes mes dy skuadrave. Rreth 70 mbështetës spanjollë u sulmuan nga rreth 80 mbështetës të Lazios në rrugën ‘Leonina’, pranë Koloseumit, rreth orës 23:00 të së mërkurës, tha një […]

The post Video/ Përleshje mes ultrasve të Lacios dhe atyre të Real Sociedad, 9 spanjollë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Real Madridi po has në vështirësi për transferimin e Zubimendit

5 January 2025 at 14:25

Real Madridi e ka bërë priroitet transferimin e një zëvendësuesi të ish-mesfushorit gjerman Toni Kroos.

Prej pensionimit të Kroos, Los Blancos kanë vuajtur në mesfushë dhe Carlo Ancelotti e di se duhet përforcuar skuadra në atë pozitë.

Mesfushori spanjoll Martin Zubimendi është objektivi kryesor i Los Blancos, por nuk është aspak i lehtë afrimi i tij.

25-vjeçari ka një klauzolë largimi nga Real Sociedad prej 60 milionë eurove, shumë që nga Real Madridi konsiderohet e lartë.

Një tjetër pengesë është se lojtari dëshiron transferimin në Ligën Premier dhe ofertat nga klubet angleze nuk mungojnë.

Manchester City, Liverpool dhe Arsenal janë tre klubet angleze që e duan spanjollin dhe janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e tij.

Reprezentuesi spanjoll ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

The post Real Madridi po has në vështirësi për transferimin e Zubimendit appeared first on Telegrafi.

❌
❌