Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

By: V K
19 July 2025 at 15:17

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po kujdesen që Yamal të jetë imazhi i ri i klubit, e tashmja dhe e ardhmja, kjo tregohet qartë nga kontrata e fundit që firmosi talenti spanjoll, një kontratë deri në 2031, 20 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha fanella me numrin 10-të.

Kjo është një super kontratë, me shumë kosto, të paktën kjo ide të krijohet, por Yamal është kthyer në një fenomen të futbollit botëror, një lojtar që po frymëzon miliona të rinj në të gjithë botën.

Vetëm në 48 orë pas kontratës së tij të re, Barcelona ka fituar jo pak por 10 milionë euro, vetëm nga shitja e fanellave.

Sipas mediave spanjolle, fanella e re e Yamal me numrin 10 është shitur në 170 vende të ndryshme të botës, afro 700 mijë fanella, ç`ka do të thotë 10 milionë euro përfitime për klubin blaugrana.

Ky trend pritet të vijojë edhe për shumë kohë, me Yamal që pritet të kthehet në imazhin më të madh jo vetëm të Barcelonës por dhe të futbollit botëror.

Në sytë e të gjithë botës, sulmuesi spanjoll shihet si pasuesi i dyshes së famshme, Messi-Ronaldo.

The post Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm

By: armand
15 July 2025 at 16:15

Tirana ka prezantuar fanellën e parë në sezonin e ri. Është një video model e publikuar nga bardheblutë, pas disa sekuencave të ruajtura në rrugët e kryeqytetit. Po ashtu pjesë e videos janë lojtarë të afruar gjatë merkatos së verës. Tirana dje zyrtarizoi trajnerin e ri, Vangjel Mile, që ka përgjegjësinë e madhe për të […]

The post VIDEO/ Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm appeared first on BoldNews.al.

“Na dërgoni idetë tuaja”, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për fanellat e reja

By: armand
4 June 2025 at 18:29

Vllaznia vazhdon intensivisht përgatitjet dhe punën për sezonin e ri. Përveç afrimeve dhe largimeve, po punohet edhe në sektorë të tjerë. Kështu drejtuesit kërkojnë edhe ndihmën e tifozëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi ka kërkuar që tifozët të dërgojnë në adresat e klubit idetë e tyre për dizanjin e fanellës për sezonin e […]

The post “Na dërgoni idetë tuaja”, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për fanellat e reja appeared first on BoldNews.al.

Andi Bushati: Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

By: Oldi
2 June 2025 at 14:28

Nga Andi Bushati Veshja e Berishës me uniformen e Interit dhe thirrja për mosnjohjen e humbjes ishte një gjetje sipërfaqësisht e bukur. Ashtu si skuadra e Milanos në finalen e Ligës së Kampioneve edhe ajo e ShQUP-it u mund thellë dhe doli me turp nga fusha e lojës. Triumfi i fituesve ishte ngadhënjyes. Pikërisht kjo […]

The post Andi Bushati: Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit? appeared first on BoldNews.al.

Inter, lojtarët me bestytni për finalen e Champions: ja arsyeja e fanellës së verdhë

By: user 2
31 May 2025 at 14:44

PSG-Inter është finalja e Champions League 2024/2025. Një mundësi e jashtëzakonshme për zikaltërit për të fituar një trofe këtë sezon, pas humbjes së Superkupës së Italisë, Kupës së Italisë dhe kampionatit. Skuadra e teknikut Simone Inzaghi është vibruese, e bashkuar dhe e gatshme për të ngritur këtë kupë. Për ta bërë këtë, i besohet edhe supersticionit. Dhe pikërisht ky është rasti për ta thënë, pasi në sfidën e programuar për të shtunën më 31 maj në orën 21:00 në Allianz Arena të Mynihut, Lautaro Martinez dhe shokët e tij kanë vendosur të zbresin në fushë me një fanellë të pazakontë.

Jo me fanellën klasike me vija të zeza dhe blu, pasi “në shtëpi” luajnë francezët që do të veshin fanellën e parë, blu me një vijë të bardhë e të kuqe në mes, dhe as me fanellën e dytë të bardhë, por me fanellën e tretë të verdhë. Fanellë pra me detaje të zeza për Inter, e frymëzuar nga dizajni dhe arkitektura e Milanos. Të kenë zgjedhur të verdhën kanë qenë vetë lojtarët, qoftë për çështje estetike por ndoshta edhe për arsye supersticioni. Statistikat që lidhen me rezultatet pozitive të arritura duke luajtur me fanellë të verdhë, në fakt, e kanë shtyrë skuadrën të marrë këtë vendim.

Lexo më tej: “Ajo ende na sheh”: Luis Enrique dhe ëndrra me të bijën Xana që nuk jeton më

Vetëm një precedent negativ

E vetmja humbje e Inter në këtë Champions këtë sezon ka ardhur me fanellën e bardhë, në ndeshjen e zhvilluar në BayArena të Leverkusen më 10 dhjetor ndaj ish-skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso. Me të verdhën, përkundrazi, dy fitore në dy ndeshje: më 22 janar në Pragë ndaj Spartës dhe më 5 mars në Rotterdam, në ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër Feyenoord me rezultatin 2-0. Përveç këtyre dy ndeshjeve të fituara me të verdhën, i shtohen edhe pesë të tjera në kampionat, që pra e kanë bindur skuadrën të vazhdojë këtë traditë fituese.

Sommer me fanellën portokalli të veshur edhe kundër Barcelonës

Yann Sommer, mes shtyllave, do të vishet si zakonisht me fanellën portokalli. Një ngjyrë që, duke qëndruar në temën e supersticionit, zvicerani e ka veshur kur ka bërë pritje të jashtëzakonshme në fitoren 4-3 ndaj Barcelonës, duke i hapur Inter dyert e finales. Simone Inzaghi pra mbështetet te golat e Lautaro e Thuram, te shpikjet e Calhanoglu dhe te sprintet e Dumfries, por në këtë rast edhe te supersticioni që, në ndeshje të rëndësishme si kjo që vlen një sezon të tërë, mund të jetë me rëndësi thelbësore.

The post Inter, lojtarët me bestytni për finalen e Champions: ja arsyeja e fanellës së verdhë appeared first on Lapsi.al.

Fanella debutuese e Kobe Bryant shitet për shumën marramendëse

By: armand
27 April 2025 at 13:21

Fanella e Kobe Bryant, të cilën legjenda e NBA-së e mbajti veshur në debutimin e tij me Los Angeles Lakers në vitin 1996, është shitur për 7 milionë dollarë në ankand. Kjo ishte fanella e parë e Brajant me Lakers në edicionin 1996- 1997 dhe është bërë bluza e katërt më e shtrenjtë e të […]

The post Fanella debutuese e Kobe Bryant shitet për shumën marramendëse appeared first on BoldNews.al.

Del në ankand fanella që veshi Zidane në finalen e Botërorit 1998

By: armand
15 March 2025 at 22:10

Këtë të shtunë, shtëpia e ankandeve ”Millon” nxjerr në ankand më shumë se 200 fanella dhe objekte të rralla që lidhen me futbollin francez. Koleksionistët kanë mundësi ta bëjnë për vete një nga fanellat historike. Në këtë ankand do të dalë në shitje edhe fanella e Zinedine Zidane, që kishte veshur në finalen e Kupës […]

The post Del në ankand fanella që veshi Zidane në finalen e Botërorit 1998 appeared first on BoldNews.al.

Rënia e Assad sjell ndryshime edhe në futboll, kombëtarja siriane ndryshon ngjyrat

By: armand
9 December 2024 at 17:47

Pasi rebelët në Siri përmbysën regjimin e presidentit Bashar al-Assad, ndryshime pati edhe në Federatën e Futbollit të Sirisë. E inkurajuar nga rënia e regjimit, Federata e Futbollit të Sirisë vendosi të ndryshojë ngjyrën e fanellës dhe stemës së kombëtares, e cila nuk do të jetë më e kuqe. Kujtojmë se rebelët sirianë pushtuan Damaskun […]

The post Rënia e Assad sjell ndryshime edhe në futboll, kombëtarja siriane ndryshon ngjyrat appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Gjesti i veçantë i Mbappe, sulmuesi i idhuron fanellën Edon Zhegrovës

By: armand
21 October 2024 at 18:32

Sulmuesi Kylian Mbappe ia ka dhuruar fanellën yllit kosovar Edon Zhegrova. Dyshja që luajtën disa herë kundër në Francë sezonin e kaluar, u takuan edhe në përballjen që Lille e fitoi me rezultat minimal 1:0 kundër Realit në Ligën e Kampionëve, ku Zhegrova ishte më i miri. Zhegrova në rrjetin social “Instagram” ka postuar fanellën […]

The post FOTO/ Gjesti i veçantë i Mbappe, sulmuesi i idhuron fanellën Edon Zhegrovës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌