Normal view
Turizmi rural dhe kulinaria/ Kotelli: Po hartojmë një listë me produkte tradicionale shqiptare
Sofjola Kotelli nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik tha se një pjesë e pandashme e turizmit është patjetër dhe kulinaria.
Më tej, Kotelli përmendi se do të hartohet një listë me produkte tradicionale shqiptare të cilat kanë potencialin për tu regjistruar si skema cilësie. Përtej kësaj, Kotelli tha se turizmi dhe zhvillimi i saj do të detyrojë komunitetet të zgjedhin vendin tonë për të pushuar.
“Vetëm produkte tradicionale, janë produktet që duhet të dalin në zonat rurale. Po punojmë në regjistrimin si skema cilësie të recetave të vjetra, kemi kaq shumë produkte. Në gjysmën e territorit kemi screenuar dhe ka mbi 50 produkte që sot kanë potencialin për tu regjistruar si skema cilësie siç i ka Italia.
Vendi ynë ka qindra produkte që meritojnë të regjistrohen. Me turizmin dhe zhvillimin e saj do të detyrohen të vijnë vetë nga komunitete, por edhe pushtetet do të vijojnë të japin kontribut.”
/ abcnews.al
Me ‘sytë’ nga turizmi rural/ Çaushi: Fshati shqiptar, autenticitet dhe kal beteje për Shqipërinë
Eksperti për Shqipërinë dhe Ballkanin Elton Çaushi tha se turizmi rural i Shqipërisë është një kal beteje, nisur dhe nga fakti që po preferohet gjithnjë e më shumë nga vizitorët e huaj.
Më tej, Çaushi shtoi se fshati shqiptar të ofron mirëqënien, mikëpritjen dhe ka një autencitet që është e vështirë ta gjesh në vende të tjera.
“Turizmi rural ka qenë kal beteje gjithmonë. Ne kemi një traditë dhe fshati shqiptar është kaq i larmishëm dhe i pasur, është normale dhe është lloji i fshatit ku vizitorët nga perëndimi thonë që na kujton fshatin e gjyshërve tanë para shumë vitesh.
Ka plot elemente që kujtojnë këtë jo në prapambetje por në mikëpritje etj. Autencitetin që gjendet në fshatin shqiptar nuk është e lehtë ta gjesh, duhet ta paguash shumë shtrenjtë. Një ditë mund të ftojmë të huajt të mësojnë nga ne. Fshati të jep mundësinë për të gjetur mirëqenie dhe eksperiencat që ngrihen në fshat janë terapi mjekësore.” / abcnews.al
Turizmi që nuk njohim/ Arapi: Zonat rurale ofrojnë shumë mundësi për turizmin
Ekspertja e agroturizmit, Fabiola Arapi thotë se turizmi rural po njeh zhvillim në vend dhe është i dëshiruar nga turistë vendas dhe të huaj.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Arapi u shpreh se zonat rurale ofrojnë shumë mundësi për turizmin.
“Doja të flisnim pak për turizmin rural, të territorit. Vërehet shumë që ka një vëmendje të jashtëzakonshme, qoftë në aspektin e politikbërjes, bizneseve apo dhe turistëve vendas e të huaj. Por pse është kaq i rëndësishëm turizmi rural? Ka disa arsye. Së pari, janë resurset. Ofrojnë aktraksion, që turizmi rural të jetë i dëshiruar dhe i lakmuar. Një tjetër aspekt, do theksoja autenticitetin dhe mikpritjen. Një arsye tjetër është tradita dhe kultura rurale. Është edhe zhvillimi i qëndrueshëm, i shërben ekonomive rurale. I përmenda, pasi këto 4 elementë kryesorë bëjnë që turizmi rural të shndërrohet në agroturizëm.”, theksoi ajo./abcnews.al
-
- “Agroturizmi po tërheq turistët në fshat”/ Kotelli: Shqipëria ofron mundësinë e zhvillimit të atraksioneve
“Agroturizmi po tërheq turistët në fshat”/ Kotelli: Shqipëria ofron mundësinë e zhvillimit të atraksioneve
Sofjola Kotelli nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik, thotë se agroturizmi po tërheq turistët e huaj në fshatrat në vend.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Kotelli u shpreh se Shqipëria është destinacion në rritje.
“Agjencia gjermane për zhvillim, që unë përfaqësoj, ka 30 vite në Shqipëri, por nuk ka ndryshuar asnjëherë mbështetja për llojin e turizmit ndryshe, për turizmin rural, të bujtinave të vogla. Për një turizëm që po del në dritë dhe po bëhet një nga potencialet më të mira të Shqipërisë. Programi ku unë jam angazhuar fokusohet në 3 pika kryesore. Një nga fokuset është zhvillimi i agroturizmit në Shqipëri, që vitet e fundit, është bërë një nga arsyet pse njerëzit vijnë në Shqipëri. Ne punojmë me zhvillimin e produkteve tradicionale. Ne punojmë me turizmin aktiv, e aktiviteteve, shtigjet malore, të biçikletave. Edhe për këtë pjesë, Shqipëria po bëhet destinacion gjithnjë në rritje, Këtu mund të zhvillosh gjithçka. Shtylla e tretë është turizmi i fshatrave. Ne jemi fokusuar në disa fshatra. E rëndësishme është të bëjmë turizëm për komunitetin”, theksoi ajo./abcnews.al
-
- Konflikti Iran-Izrael/ Xhepa: Efekti në tregun e naftës, modest! Hoti: Çmimi pritet të shkojë në 50 dollarë për fuçi në 2026
Konflikti Iran-Izrael/ Xhepa: Efekti në tregun e naftës, modest! Hoti: Çmimi pritet të shkojë në 50 dollarë për fuçi në 2026
Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa u shpreh se edhe pse efekti me çmimin e naftës nuk duket ndikues, por problemi në Shqipërinë është fakti se kur bëhet fjalë për rritje reflektohet me shpejtësi. Megjithatë Xhepa, në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News nënvizoi se efekti i konfliktik Iran-Izrael në tregun e naftës është modest.
“Problemi me Shqipërinë dhe reflektimi në Shqipëri ndodh si gjithmonë sapo shfaqet në transaksione jo të vërteta. Por në Shqipëri kur bëhet fjalë për rritje reflektohet me shpejtësinë e dritës, e kundërta ndodh kur çmimet bien. Por në fakt kemi parë që edhe presidenti Trump bëri të njëjtin koment ku i kërkoi kompanive të naftës të mos abuzojnë”, tha ai.
“Çmimi i naftës pritet të shkojë në 50 dollarë për fuçi në 2026”, kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Altin Hoti, ndërsa analizoi ndikimin që sjell edhe lufta.
Gjatë intervistës, Hoti theksoi se oferta dhe kërkesa orienton kryesisht çmimin e naftës.
Opec ka shtuar ofertën e naftës në treg, shtoi ai. “Një ekonomi në rritje kërkon më shumë konsum të naftës dhe anasjelltas”, tha Hoti.
/abcnews.al/
-
- Konfliktet dhe ndikimi në tregun e naftës/ Selami Xhepa: Po të mbyllej ngushtica e Hormuzit, do kishte pasoja serioze
Konfliktet dhe ndikimi në tregun e naftës/ Selami Xhepa: Po të mbyllej ngushtica e Hormuzit, do kishte pasoja serioze
TIRANË- Sulmet e Izraelit mbi Iranin dhe ndërhyrja e SHBA duke sulmuar objektet bërthamore të Teheranit krijoi jo pak shqetësime sa i takon çmimit të naftës në treg.
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” tha se në situata konflikti dhe lufte nafta është një prej mallrave të papërpunuara, që rritet, për shkak dhe të pasigurisë dhe bllokimit të rrugëve të transportit detar.
Ai theksoi se nëse ngushtica e Hormuzit do mbyllej nga Irani kjo do kishte pasoja serioze.
“Tregjet e mallrave të papërpunuara, ku nafta është një nga elementë thelbësorë të këtij grup malli janë të ndejshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe sa hera ka konflikte, sidomos konflikte që lidhen me zona prej ku sigurohet de oferta kryesore e tregut ndërkombëtar, siç është nafta dhe destabiliteti në lindjen e mesme. Sa herë ka zhvillime të tillë pa diskutim që kjo prodhon një realitet krizash ekonomike dhe mund të ketë pasoja serioze.
Episode të tilla i kemi parë dhe përsëriten në historinë e ekonomisë. E gjithë sistemi i tranzitimi i naftës që gjenerohet në Lindjen e Mesme, tranzitohet vetëm përmes një rrugë, që është ngushtica e Hormuzit, i cili kontrollohet nga Irani në raste të konfliktesh të kësaj natyre ishte një burim shqetësimi dhe tensioni. Ne pamë që kompaninë e transportit dhe kompanitë e sigurimet, që bëjnë sigurimin e mallit, rritën menjëherë premiumin e transportet dhe sigurimet dhe pati një efekt deri diku modest. N.q.s. do mbyllej ngushtica, efekti do kishte qenë shumë më dramatik në tregje”, tha ai.
Më tej, eksperti i ekonomisë theksoi se për të tejkaluar problemet në të ardhmen, duhet që shtetet të krijojnë një plan për të diversifikuar rrugët e transportit të naftës.
“Duhet të ndërtojmë qasje strategjike për të diversifikuar kanalet e trazitimit të naftës, duke nënkuptuar sisteme të reja tubacionesh dhe ndërtimin e porteve në vende që kanë rrezik më të ulët të destabilizimit dhe në këtë mënyrë mund të kapërcehet efekti i ndikimeve të forta në afatshkurtër, sepse në afatgjatë gjenden zgjidhje politike për ta stabilizuar situatën”, tha ai/ abcnews.al
-
- Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Nafta përdoret si armë gjeopolitike, çmimi pritet të rritet
Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Nafta përdoret si armë gjeopolitike, çmimi pritet të rritet
Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sefa u shpreh se nafta shpesh përdoret si një “armë e ftohtë” nga shtete si Kina, SHBA dhe Rusia, ndërsa ndikimet më të mëdha i ndien Europa.
Sipas tij, në këtë luftë ekonomike, tregjet mbeten të ndjeshme dhe çmimi aktual nuk pritet të qëndrojë i pandryshuar për një kohë të gjatë.
“Unë nuk jam aq optimist saqë të mendoj se çmimi i naftës nuk do të rritet ose do të qëndrojë kaq sa është. Mendoj se do të rritet disi, kjo për shkak të disa faktorëve. Duhet të kemi parasysh dy faktorë të mëdhenj, nafta shpesh përdoret si një armë e ftohtë gjeopolitike për vendet e mëdha sidomos SHBA. Më së shumti e përdor Kina, e cila është konsumator i madh, pastaj favorizon Rusinë pasi ka fitime të mëdha nga nafta. SHBA kërkon që ta mbajnë të pandryshuar, sepse janë shumë të ndjeshëm për rritjen e çmimit. Në këtë luftë gjeopolitike nafta përdoret shumë si një armë, ose kërcënim. Europa është në dorë të SHBA. Kjo luftë dëmtoi më shumë Europën”, tha eksperti./abcnews.al
Dritëhijet e “arit të zi”, Igli Tola: Shqipëria nuk ndikon në tregun e naftës, por vuan pasojat
Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Igli Tola, ka komentuar ndikimin e konfliktit Izrael-Iran në tregjet globale të naftës, gjatë emisionit “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka asnjë rol në këtë zinxhir ndërkombëtar dhe është thjesht konsumatore që ndjen pasojat.
Tola theksoi se çmimet e naftës ndikohen nga fuqitë e mëdha dhe kontratat ndërkombëtare, ndërsa aktualisht tregu paraqitet i stabilizuar, pavarësisht tensioneve gjeopolitike.
“Dihet që nafta është një burim që ndikohet nga fuqitë. Pushteti që kanë shtetet e gjirit në raport me SHBA në këtë resurs janë të njohura. Sa u takon Shqipërisë, është qe ne thjesht do të vuajmë pasojat dhe nuk kemi asnjë lloj impakti. Siç ndodhi edhe rasti Izrael-Iran, të gjithë prisnim që konflikti të ndalonte. Një ndryshim nëse bursë nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë, ndikon në kontratat e ardhshme. Treguesit për naftën tregojnë që aktualisht është i stabilizuar”, tha Tola./abcnews.al
Çmimi i naftës pas konfliktit Iran-Izrael/ Hoti: Ulja, e ndikuar nga rritja e prodhimit
Altin Hoti ekspert ekonomie në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për ndikimin e konfliktit Iran-Izrael te çmimi i naftës.
Gjatë intervistës, Hoti shpjegoi se ka një sërë faktorësh që kanë sjellë këtë situatë, duke nënvizuar se gjithashtu ulja e çmimit të naftës është e ndikuar edhe nga rritja e prodhimit.
“Edhe pse konflikti Iran Izrael është jo aktiv, por nuk është i shuar, ajo që quhet risku gjeopolitike që mund të rrisë çmimin e naftës është për shkak të riskut që mund të ekzistojë për shkak të ndërprerjes së luftës në rajon ka pësuar ulje. Parashikimet janë që gjatë gjithë vitit 2025 por edhe në vazhdim do të ketë tendencë të ulje. Mendimi im për këtë çështje është se nuk do pësojë ulje jo vetëm për shkak të largimit të riskut të luftës në rajon por edhe për shkak të një sërë faktorësh të tjerë…Gjatë 2025 konsumatori i ekonomisë globale nuk është më konsumatori me të njëjtën ritëm i naftës. Edhe normat e interesit në Amerikë që është një tjetër konsumator i produkteve të naftës, ka qenë e pandryshuar gjë që frenon konsumin si për investime….Ka një sërë parametrash makroekonomik që kanë ndikim në uljen e çmimit të naftës”, u shpreh ai.
/abcnews.al/
Pas pak “Sheshi i Dollarit”, na ndiqni në ABC News
Pas pak “Sheshi i Dollarit”, na ndiqni në ABC News.
-
- Kredi me interesa të ulëta për bujqësinë/ Kuçi: Çdo vit ka mbështetje, javën e ardhshme miratohet një tjetër skemë investimi
Kredi me interesa të ulëta për bujqësinë/ Kuçi: Çdo vit ka mbështetje, javën e ardhshme miratohet një tjetër skemë investimi
Ardita Kuçi, Drejtore e Përgjithshme e AZHBR në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se nga viti i shkuar ka një skemë të dedikuar për investimet, në këtë periudhë tranzitore. Vitin e shkuar Kuçi tha se ka pasur një buxhet prej 15 milionë euro.
Më tej nënvizoi se procedurat administrative janë thjeshtuar, dhe se javën e ardhshme do të miratohet skema e re e investimeve, më një kohëzgjatje dyvjeçare, duke shtuar se ka një buxhet prej 20 milionë euro.
“Kemi një buxhet fillestar të bujqësisë të alokuar të bujqësisë të alokuar për këtë vit prej 44 milionë euro, kësaj i shtojmë edhe buxhetin 20 milionë euro me kohëzgjatje 2025-2026 me nëntë masa financimi që fokusohen në bujqësi edhe në blegtori. Kemi një fokus të shtuar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella”, tha ajo.
Gjatë kësaj interviste foli edhe për skemën e investimeve në bujqësi, duke shpjeguar se financimi për fermerët është tepër i rëndësishëm dhe se çdo vit janë mbështetur
“Financimi për fermerët është tepër i rëndësishëm. Çdo vit pothuajse kemi pasur mbështetje me skemat e investimeve. Më tej kemi pasur mundësi të aksesit në financë dhe në programet e BE. Kemi një skemë të dedikuar, që është hapur në shtator të vitit të kaluar. Këtë viti besoj se javën e ardhshme miratojmë skemën e re të investimeve me një kohëzgjatje dy vjeçare me nëntë masa mbështetëse dhe kemi një buxhet prej 20 milionë euro. Kemi një fokus të shtuar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Sërish kemi ndërtimin e serave diellore, kemi edhe agroturizmin këtë vit”, tha ajo, duke shtuar: “Këtë vit fermerit do t’i lihet në dispozicion dy muaj e gjysmë për të bërë aplikimin. Thirrja planifikohet të hapet rreth mesit të muajit korrik. Kemi tre instrumente shumë të rëndësishëm, pres që këtë vit të kemi më shumë aplikime për investime. Nga ana tjetër kemi kredinë e butë dhe garancinë sovrane”.
/abcnews.al/
-
- “Buka” që ushqen fermerin/ Eksperti: Sistemi i mikrofinancës është i decentralizuar, i qëndron afër bujqësisë
“Buka” që ushqen fermerin/ Eksperti: Sistemi i mikrofinancës është i decentralizuar, i qëndron afër bujqësisë
TIRANË- Sektori i mikrofinancës është i decentralizuar dhe vendimet për disburisimin e kredive në sektorin e bujqësisë i merr brenda një kohë të shkurtër.
Kështu u shpreh, Ilir Pilku, i cili ishte i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.
Ai theksoi se mikrofinancat janë më pranë fermerëve dhe ky model aplikohet gjerësisht në Shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe ka një impakt të jashtëzakonshëm.
Ai pohoi se në krahasim me sektorin bankar, sektori i mikrofinancës është më elastik dhe vendimet i merr brenda një kohë të shkurtër.
Motori i zhvillimit të bujqësisë në lidhje me kredidhënien janë mikrofinancat. Po të shikojmë pak edhe portofolin e kredive, 15% e zë bujqësia, kjo tregon se është një tregues i mirë në krahasim me sektorin bankar. Sistemi i mikrofinancës është një sistem i decentralizuar, në krahasim me sistemin bankar, që është një sistem i centralizuar, vjen aplikimi nga dega, në qendër, ndërkohë mikrofinanca merr vendimet brenda në degë.”, tha ai.
Ai theksoi se fondi prej 250 milionë euro, që është vendosur për sektorin e bujqësisë është një hap pozitiv. Sipas tij, nuk është vepruar mirë, që sektori i mikrokredisë është lënë jashtë kësaj strategjie.
“250 milionë euro është një fond i jashtëzakonshëm për bujqësinë. Është shumë pozitiv”, tha ai/abcnews.al
“Buka” që ushqen fermerin/ Isaj: Kredia për bujqësinë u zgjerua me 31 për qind vitin e kaluar
Brunilda Isaj, nga Shoqata e Mikrofinancës Shqiptare, në një intervistë ne emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se viti 2024 ka qenë një vit i suksesshëm për financimin e bujqësisë
“Viti 2024 ishte një vit i suksesshme për financimin e bujqësisë. Pati një rritje të konsiderueshme. Kredia e re në vitin e kaluar ishte 35 milion euro dhe u dhanë rreth 12 mijë e 600 kredi të reja. Po ashtu edhe për blegtori. Edhe veriu nuk mbetet pas”, tha ajo.
Gjatë intervistës, theksoi se më shumë mbështetje ka përfituar zonat e Beratit, Fierit dhe Lushnjes ndërsa shtoi se bujqësia ka qenë në fokus në të gjithë vitet e fundit.
“Zhvillimet në kohët e fundit në bujqësi nuk kanë qenë shumë premtuese dhe pse kemi pasur një vëmendje të shtuar”, nënvizoi ajo.
/abcnews.al/
Pas pak “Sheshi i Dollarit”, na ndiqni në ABC News
Pas pak “Sheshi i Dollarit”, na ndiqni në ABC News
“Sheshi i Dollarit” me Bardh Sejdarasin, (13/06/2025)
Pikiata e euros/ Vaso: Sektori i ndërtimit, një nga faktorët kryesorë të fluksit të euros
Eksperti bankar Klinton Vaso komentoi pikiatën e euros në ekonominë shqiptare ku u shpreh se një prej faktorëve kryesor të fluksit të euros është sektori i ndërtimit. Më tej, Vaso tha se ekonomia shqiptare nuk është e strukturuar dhe se duhet të ketë statistika mbi turistët që rikthehen sërish në vendin tonë.
‘Ndërtimi, bar restorantet, pikat e karburanteve janë pikat ku bota e errët gjen mënyrën për të pastruar paratë. 1.6 miliardë euro janë shumë pa menduar lekët nën dorë. Sektori i ndërtimit, një nga faktorët kryesorë të fluksit të euros.
Ekonomia shqiptare nuk është e strukturuar, duke mos pasur vizion dhe strukturë. Turistët nuk janë elitarë. Dua ta besojë që është 5 miliardë euro por askush se ka matur. Këta njerëz që merren me turizëm duhet të japin statsistikë se sa turistë rikthehen në vend sërish. Kështu kemi turizëm të qëndrueshëm dhe duke pasur një normë të lartë të turizmit themi se kemi ndërtuar një turizëm të qëndrueshëm.’ / abcnews.al
Monedha shqiptare mposht valutat e huaja/ Vaso: BSH të ndërhyjë për ta mbajtur në nivel stabël
Kliton Vaso, ekspert bankar në Gjermani u shpreh se zhvlerësimi i monedhës së euros është bërë në mënyrë konstante.
“Është e disata herë që flasim për këtë problem. Turizmi mund të ndikojnë. Tendenca e rënies së euros ka nisur që në 2014 dhe numrat e turistëve që kanë shkelur në Shqipëri kanë qenë në rritje dhe dy vitet e fundit kanë arritur pikun. Por nuk e përjashtoj faktin që mund të jetë një nga arsyet që euro zhvlerësohet, por për mua duhet ta shohim edhe nga një tjetër faktor që është paraja e pisët. Shumë njerëz këtë mund ta kundërshtojnë sepse ne nuk kemi të dhëna”, tha ai.
Gjatë intervistës, theksoi se është një ulje që ekonomia shqiptare nuk e justifikon.
“Turizmi është totalisht jashtë kontrollit të shtetit dhe nuk e di se si llogariten. Ne jemi të detyruar të bëjmë analiza mbi bazën e shifrave që vijnë nga një ekonomi informale, por edhe ne kemi të drejtë që si besojmë sepse e shohim diku situatën. Unë mendoj që zhvlerësimi i euros në këto ritme është katastrofale”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/
-
- ‘Një pjesë e ekonomisë shqiptare mbështet në euro’, Shera: Leku i fortë mban inflacionin në nivele të ulëta
‘Një pjesë e ekonomisë shqiptare mbështet në euro’, Shera: Leku i fortë mban inflacionin në nivele të ulëta
Eksperti bankar Elvis Shera komentoi më tepër mbi pozitën e euros në tregun ekonomik shqiptar. Shera tha se një lek i fortë e mban inflacionin në nivele të ulëta, ndëra turizmi sipas tij mbetet elementi kryesor i hyrjeve të valutave të huaja në treg sidomos të euros.
“Ekonomia shqiptare nuk e ka kurs ligjor, por një pjesë e ekonomisë mbështetet në euro. Zhvlerësimi është natyral edhe pse ka problematika me eksportet.
Kemi një kthim të tendencës, në verë të 2021 pa rregullat e forta të Covidit aty kemi një trend të fortë të rritjes së turizmit. Ccdo element më drejton tek turizmi. Nga njëra anë kemi një fluks të euros, dhe është natyrale të mendojmë që leku do forcohet. Një lek i fortë e mban presionin inflancionar në nivele të ulëta, është mirë për ata që kanë borxhe sidomos qeveria sepse redukton kostot që ka për ta servivur këtë borxh.”
-
- Epoka e re e euros, risitë e 2025/ Zusi: Prodhimi vendas, vështirësi të përshtaten në tregun europian
Epoka e re e euros, risitë e 2025/ Zusi: Prodhimi vendas, vështirësi të përshtaten në tregun europian
Alban Zusi nga Qendra Shqiptare e Eksporteve në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për epokën e re të euros, dhe forcimin e lekut.
Gjatë intervistës, Zusi tha se prodhimi vendas deri diku ka hasur në vështirësi për t’u përshtatur në tregun europian.
“Eksportet vuajtën, nuk janë produkte të thjeshta kanë industri pas vetes. Kemi vënë re se gjatë vitit të fundit, janë duke vuajtur edhe prodhuesit vendas sepse edhe ata po ndjejnë konkurrueshmërinë, pavarësisht se atje ku prodhohet kanë të njëjtin çmim në Shqipëri kushtojnë më lirë. Por problemi i vjen nga fuqizimi i monedhës vendase. Por do thoja që do kemi problem për njerëzit që kanë varësi nga remitancat. Pra rënia e euros ka sjellë probleme, por po përpiqen të familjarizohen me këtë. Pra fakti është që po të shohësh edhe importin si makineri pajisjeve është më i reduktuar dhe kjo është tregues i njëlloj zvogëlimi të ritmeve të rritjes së prodhimit”, tha ai.
/abcnews.al/