Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mësohet orari zyrtar i fillimit të Balkans Blockchain Summit 2026 më 23 dhe 24 Maj



Vetëm pak ditë para nisjes së eventit, organizatorët e Balkans Blockchain Summit 2026 kanë publikuar agjendën zyrtare dhe detajet e hapjes së njërit ndër eventet më të mëdha të Web3 dhe blockchain në rajon.

Eventi do të mbahet më 23 dhe 24 Maj në Klan Arena, Prishtinë, ndërsa aktivitetet e ditës së parë fillojnë nga ora 10:00 me regjistrimin dhe pritjen e pjesëmarrësve. Hapja zyrtare e konferencës do të nisë nga ora 11:00.

Në ceremoninë hapëse do të marrin pjesë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Memli Krasniqi dhe Rachel Conlan, Chief Marketing Officer në Binance, duke shënuar një nga momentet kryesore të këtij edicioni.

Pas publikimit të agjendës, tashmë janë bërë publike edhe panelet dhe folësit që do të jenë pjesë e eventit, ku fokusi kryesor do të jetë tek inteligjenca artificiale, edukimi në Web3, tokenization, stablecoins, trading, marketingu në blockchain dhe e ardhmja e ekonomisë digjitale.

Binance rikthehet si partner i eventit edhe këtë vit, ndërsa në mesin e folësve dhe mysafirëve specialë do të jenë emra të njohur të industrisë globale të kriptovalutave dhe teknologjisë.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendje të madhe është edhe giveaway me mbi $10,000 në shpërblime për pjesëmarrësit e eventit, ku organizatorët kanë paralajmëruar shumë fitues gjatë dy ditëve të summitit.

Sipas organizatorëve, interesi për këtë edicion ka qenë rekord, me regjistrime nga vende të ndryshme të botës dhe me synimin që Balkans Blockchain Summit të pozicionohet si një nga eventet më të rëndësishme të Web3 në Evropë.

23-24 Maj, 2026
Klan Arena, Prishtinë
Regjistrohu falas: balkansbs.com

Përparim Rama dhe Memli Krasniqi bëhen pjesë e Balkans Blockchain Summit 2026



Balkans Blockchain Summit 2026 vazhdon të zgjerojë listën e pjesëmarrësve dhe emrave të rëndësishëm që do të jenë pjesë e edicionit të tretë të konferencës më të madhe Web3 në rajon, e cila mbahet më 23-24 maj në Prishtinë.

Organizatorët kanë konfirmuar se Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, si dhe Memli Krasniqi, ish- deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga figurat më të njohura politike në vend, do të jenë pjesë e këtij edicioni.

Memli Krasniqi njihet gjithashtu si një nga përkrahësit më të hershëm të kriptovalutave dhe teknologjisë blockchain në Kosovë. Ai ka folur publikisht për Bitcoin dhe blockchain prej vitesh, ka investuar në kriptovaluta që nga viti 2016 dhe ka mbështetur krijimin e një infrastrukture ligjore për zhvillimin e industrisë crypto në Kosovë.

Përfshirja e figurave institucionale dhe politike në BBS 2026 tregon qartë se diskutimi rreth blockchain, inovacionit teknologjik dhe ekonomisë dixhitale po merr gjithnjë e më shumë rëndësi edhe në nivel institucional në Kosovë.

Pas rikthimit të Binance si partner strategjik dhe interesimit global që po rritet çdo ditë, Balkans Blockchain Summit po pozicionohet si një platformë ku bashkohen teknologjia, biznesi, institucionet dhe ndërtuesit e ekosistemit Web3.

Edicioni i këtij viti pritet të sjellë:

•Folës ndërkombëtarë nga industria blockchain dhe AI

•Panele diskutimi mbi adoptimin real të kriptovalutave

•Networking me kompani dhe investitorë globalë

•Mbi $10,000 giveaway për pjesëmarrësit

•Një nga komunitetet më aktive Web3 në Europë

Sipas organizatorëve, interesimi për eventin ka kaluar tashmë kufijtë e rajonit, me mbi 1,800 regjistrime dhe pjesëmarrës nga shumë vende të botës.

Balkans Blockchain Summit 2026 do të mbahet në Klan Arena në Prishtinë dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Regjistrohu falas: balkansbs.com

Balkans Blockchain Summit 2026 drejt rekordit, mbi 1,800 regjistrime dhe interesim global në rritje



Balkans Blockchain Summit 2026 po vazhdon të konfirmohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e blockchain dhe kriptovalutave në rajon, me mbi 1,812 regjistrime të realizuara vetëm disa javë para mbajtjes së eventit në Prishtinë. Ky ritëm i hershëm i aplikimeve reflekton një interesim dukshëm më të lartë krahasuar me edicionet e kaluara, duke treguar qartë se eventi po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe po tërheq vëmendje përtej kufijve të Ballkanit.

Organizatorët bëjnë të ditur se këtë vit interesimi nuk po vjen vetëm nga rajoni, por gjithnjë e më shumë edhe nga pjesëmarrës ndërkombëtarë, përfshirë profesionistë, investitorë dhe entuziastë të industrisë nga vende të ndryshme të botës. Kjo prani e zgjeruar ndërkombëtare po e pozicionon Balkans Blockchain Summit si një platformë që lidh komunitetin lokal me zhvillimet globale në Web3, duke krijuar hapësirë për bashkëpunime të reja dhe mundësi konkrete për pjesëmarrësit.

Pas një edicioni të suksesshëm në vitin 2025, ku eventi arriti të mbledhë mijëra pjesëmarrës dhe të fitojë vëmendje të konsiderueshme në industrinë globale, pritshmëritë për vitin 2026 janë edhe më të larta. Rikthimi i Binance si partner zyrtar për këtë edicion konsiderohet si një tregues i rëndësishëm i besimit dhe vazhdimësisë, duke forcuar më tej kredibilitetin dhe ndikimin ndërkombëtar të eventit.

Një tjetër element që po tërheq vëmendje këtë vit është edhe organizimi i shpërblimeve me vlerë deri në 10,000 dollarë, të cilat synojnë të angazhojnë komunitetin dhe të krijojnë një eksperiencë më interaktive për pjesëmarrësit. Këto iniciativa, së bashku me programin e pasur të eventit dhe pjesëmarrjen e figurave të njohura të industrisë, po kontribuojnë në rritjen e interesimit dhe në përshpejtimin e ritmit të regjistrimeve.

Me një numër pjesëmarrësish që po rritet çdo ditë dhe me interesim që vazhdon të zgjerohet në nivel global, Balkans Blockchain Summit 2026 pritet të arrijë një tjetër rekord këtë vit, duke e konsoliduar pozitën e tij si një nga eventet më të rëndësishme të këtij lloji në Evropë. Regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura, ndërsa organizatorët theksojnë se ritmi aktual i aplikimeve po tejkalon pritshmëritë fillestare dhe se kapacitetet mund të mbushen më herët se zakonisht.

Kujtojmë se Balkans Blockchain Summit 2026 do të mbahet më 23 dhe 24 maj në Klan Arena, në Prishtinë, duke pritur pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës në një nga ngjarjet më të mëdha të Web3 në rajon. Regjistrimi për pjesëmarrje është falas dhe mund të bëhet përmes faqes zyrtare balkansbs.com

Binance rikthehet si partner në Balkans Blockchain Summit 2026, duke e pozicionuar eventin në nivel global



Balkans Blockchain Summit (BBS) rikthehet më 23-24 maj në Prishtinë, duke u konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë Web3 në Evropë dhe më gjerë.

Pas një rritjeje të shpejtë që nga edicioni i parë, organizatorët synojnë mbi 10,000 pjesëmarrës këtë vit, duke e pozicionuar eventin në një nivel të ri global.

Partneriteti me Binance zyrtarizohet për edicionin 2026

Pas bashkëpunimit të suksesshëm në vitin 2025, ku Binance ishte partner kryesor i eventit, Balkans Blockchain Summit zyrtarizon rikthimin e këtij partneriteti edhe për vitin 2026. Ky bashkëpunim nuk përfaqëson vetëm vazhdimësi, por një hap të qartë drejt pozicionimit global të BBS. Prania e Binance, platformës më të madhe të kriptovalutave në botë, rrit ndjeshëm nivelin e besueshmërisë, ekspozimit dhe ndikimit ndërkombëtar të eventit.

Në edicionin e kaluar, përfshirja e Binance solli vëmendje globale drejt Prishtinës si një pikë e re referimi për teknologjinë dhe inovacionin. Në vitin 2026, ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më tej, duke e zgjeruar ndikimin e eventit përtej rajonit.

Nga një event rajonal në një platformë globale

Evolucioni i Balkans Blockchain Summit reflekton një rritje të qartë nga viti në vit:

2024 - Fillimi me mbi 1,000 pjesëmarrës

2025 - Rritje e ndjeshme me mbi 5,000 pjesëmarrës dhe partneritet me Binance

2026 - Një platformë globale që synon mbi 10,000 pjesëmarrës dhe shtrirje ndërkombëtare

Ky transformim e pozicionon BBS si një pikë takimi për ndërtues, investitorë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota.

Fokusi i edicionit 2026

Gjatë dy ditëve të eventit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin diskutime mbi temat më aktuale të industrisë, përfshirë:

-Integrimin e AI me blockchain

-Tokenizimin e aseteve reale (RWA)

-Analizat on-chain dhe tregjet financiare

-Adoptimin real të kriptovalutave

-Rolin e institucioneve dhe rregullatorëve

Përveç paneleve dhe diskutimeve, eventi do të ofrojë mundësi konkrete për networking dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Prishtina drejt një qendre të re të Web3

Rikthimi i eventit dhe partneriteti me Binance e vendosin Prishtinën në hartën globale të inovacionit teknologjik. Balkans Blockchain Summit synon të shndërrohet në një platformë ndërkombëtare që jo vetëm sjell ide, por edhe lidh kapitalin, talentin dhe projektet reale në një ekosistem të vetëm.

Hyrja mbetet falas

Eventi do të mbahet në Klan Arena më 23-24 maj dhe pjesëmarrja është falas për të gjithë të interesuarit.

Regjistrimet janë tashmë të hapura në: balkansbs.com

❌