Dy persona janë privuar nga liria pasi policia gjatë një bastisjeje në Shkup gjeti pesë kilogramë marihuanë.
Sipas kumtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, bastisja është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të S.L. (51), ku janë gjetur “pesë kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës”.
MPB njoftoi se S.L. dhe djali i tij B.L. (19) janë privuar nga liria, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, me procedurë urgjente.
Pas ndotjes së ujit në disa qytete, shkuma e bardhë nga Lepeneci në Vardar është një tregues i kolapsit të Institucioneve, akuzon LSDM.
Socialdemokratët thonë se shkuma, e cila duket sikur është sintetike, është provë e dukshme e ndotjes.
“Së pari, uji i pijshëm i kontaminuar në Gostivar, Vallandovë, Leshkë, Krushevë dhe Pllasnicë. Edhe në spital nuk kishte ujë të sigurt. Tani shkuma e bardhë rrjedh nëpër lumin Lepenec në Shkup. Shkuma duket sikur është sintetike. Provë e dukshme e ndotjes që derdhet direkt në lum, pikërisht aty ku Lepeneci derdhet në Vardar. Ky nuk është më një incident. Ky është një kolaps sistemik i institucioneve nën komandën e Hristijan Mickoskit. Ndërsa ata hapin pishina, ndërrojnë ministrat dhe akuzojnë për ‘dezinformim’, lumenjtë mbushen me shkumë, dhe qytetarëve nuk u lejohet të pinë ujë çezme”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Një rast i ri i dhunës në familje është raportuar në Shkup, pasi një e mitur ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerkui në shtëpinë familjare.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas denoncimit, oficerët e policisë kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me nënën dhe njerkun e vajzës.
Siç thuhet në denoncim, e mitura pretendon se është sulmuar fizikisht nga të dy, dhe rasti është raportuar në polici për veprime të mëtejshme.
Nga MPB informojnë se po merren masa për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave, pas së cilës do të bëhen dorëzimet përkatëse nëse konstatohet se ka elemente të një vepre penale ose kundërvajtjeje.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot mbajti takim me përfaqësues të mjekëve amë dhe Drejtorisë për shëndetësi elektronike “Termini Im”, ku u bisedua për mundësitë që mjekët amë në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase të sigurojnë termine për kontrolle specialistike përmes sistemit “Termini Im”.
Në takim, siç informojnë nga Minsitria e Shëndetësisë, ku morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe Shoqatës së mjekëve privatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga Drejtoria për shëndetësi elektronike u bisedua edhe për vegla të posaçme për kërkim të termineve të dëshiruara.
Në takim u dakordua që Ministria, së bashku me Drejtorinë për shëndetësi elektronike mbeten të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me përfaqësuesit e mjekëve amë, entet shëndetësore dhe kompanitë softuerike, me qëllim që të vendoset sistem efikas dhe efektiv për termine
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka nisur aktivitete të shtuara gjatë sezonit veror turistik, me fokus të veçantë te të ardhurat që personat fizikë i realizojnë nga dhënia afatshkurtër e kapaciteteve akomoduese.
Nga DAP informojnë se aktivitetet janë të orientuara drejt nxitjes së pajtueshmërisë vullnetare tatimore dhe sigurimit të kushteve të barabarta për të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari në sektorin e turizmit.
Në fokus janë të ardhurat nga dhënia me qira e apartamenteve, banesave, shtëpive, vilave, dhomave dhe kapaciteteve të tjera akomoduese, si dhe të ardhurat nga veprimtari të tjera sezonale të lidhura me turizmin.
DAP paralajmëron udhëzime praktike për deklarimin e të ardhurave, komunikim të drejtpërdrejtë me tatimpaguesit, shkëmbim informacioni me institucione të tjera shtetërore dhe lokale, analiza të rrezikut dhe kontrolle të targetuara. Parashikohet edhe një fushatë informuese përmes mediave dhe rrjeteve sociale.
Institucioni rikujton se çdo e ardhur e realizuar nga dhënia me qira e kapaciteteve akomoduese i nënshtrohet tatimit sipas dispozitave ligjore dhe u bën thirrje qytetarëve t’i përmbushin me kohë detyrimet e tyre tatimore.
“Qëllimi nuk është vetëm të tregojmë detyrimet ligjore, por t’u ndihmojmë qytetarëve t’i përmbushin ato në mënyrë të saktë dhe të rregullt”, theksojnë nga DAP.
Administrata njofton se do të vazhdojë me analiza dhe kontrolle të bazuara në rrezik, me synim zbatimin e barabartë të ligjeve dhe parandalimin e konkurrencës jolojale ndaj atyre që i përmbushin rregullisht detyrimet e tyre.
Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, e përshëndeti vendimin e Komitetit për Trashëgimi Botërore të UNESCO‑s, me të cilin Rajoni i Ohrit nuk u fut në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik dhe mori afat shtesë deri më 1 shkurt 2031 për përmbushjen e rekomandimeve.
Pecakov vlerësoi se ky vendim është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të pushtetit lokal dhe atij qendror, institucioneve dhe të gjithë aktorëve të përfshirë, duke theksuar se ai paraqet mundësi të rëndësishme, por edhe përgjegjësi të madhe.
Ai theksoi se Komuna e Ohrit edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë edhe më intensivisht me zbatimin e masave për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Si prioritete i veçoi realizimin e projekteve kapitale ekologjike, planifikimin urbanistik të përgjegjshëm, avancimin e sistemeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të UNESCO‑s.
Sipas Pecakovit, ruajtja e Rajonit të Ohrit është detyrim i përbashkët i pushtetit lokal dhe qendror, institucioneve dhe qytetarëve. Ai shprehu bindjen se përmes koordinimit të mirë, përkushtimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë do të realizohen aktivitetet e nevojshme për mbrojtjen e qëndrueshme të Rajonit të Ohrit si trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore.
Një substancë e pazakontë, e bardhë dhe me shkumë, ka mbuluar derdhjen e lumit Lepenc në lumin Vardar, në Shkup.
Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, doli në terren së bashku me shërbimet inspektuese dhe theksoi se, edhe pse kjo çështje është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ata kanë marrë mostra dhe do të hetojnë se kush është ndotësi.
Ai tha se raste të tilla dhe sjellje të papërgjegjshme ka pasur edhe më herët, por kësaj radhe do të ketë veprim konkret.
Përgjatë derdhjes së lumit Lepenc ka disa kompani, ndërsa rrjedha e tij vjen nga territori i Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me kritikat e opozitës për mungesë rezultatesh në bujqësi, theksoi se të dhënat flasin qartë për përmirësime të dukshme dhe për sanimin e gjendjes së rëndë të trashëguar nga qeveritë e mëparshme.
Ai rikujtoi se, sipas tij, qeveria e kaluar ka lënë pas vetes një situatë të rënduar: paga të papaguara në ndërmarrjen “Ujësjellësi”, akumulime të degraduara, probleme serioze me furnizimin me ujë për bujqit, borxhe të pashlyera ndaj fermerëve dhe vonesa në pagesat e drejtpërdrejta për vitet 2020–2021. Mickoski theksoi se këto obligime tashmë janë drejt përfundimit dhe se me ribalancin do të përmbyllen edhe pagesat e mbetura për bujqit dhe blegtorët.
Kryeministri njoftoi se cikli i aplikimeve për subvencionet e vitit 2026 ka filluar dhe se në dy vitet e fundit janë paguar mbi 15 miliardë denarë subvencione të drejtpërdrejta për bujqit. Sipas tij, prodhimi bujqësor është rritur, ndërsa deficiti tregtar në import‑eksportin e produkteve bujqësore është ulur.
Mickoski vlerësoi se këto rezultate janë arritur pavarësisht, siç tha, “kataklizmës së trashëguar” nga qeveria e mëparshme e LSDM‑së dhe BDI‑së, si dhe nga partia E Majta, e cila tani është pjesë e koalicionit opozitar.
Ai shtoi se opozita do të vazhdojë të pengojë punën e Qeverisë, por se ekzekutivi mbetet i fokusuar në prioritetet dhe politikat e veta.
Kryqi i Kuq hapi llogari në të cilën të gjithë qytetarët humanë do të mund t’i ndihmojnë banorët e Gotivarit të cilët përballen me epideminë pasi që u konstatua se uji nuk është për përdorim.
“Në këto çaste të vështira, kur një numër i madh i familjeve në Komunën e Gostivarit po përballen me pasojat nga ndotja e ujit të pijshëm dhe ndikimit të tij ndaj shëndetit të tyre dhe jetës së përditshme, humanizmi ynë, solidariteti dhe uniteti janë me rëndësi të jashtëzakonshme. Kryqi i Kuq është në terren dhe në mënyrë aktive zbaton aktivitete për mbështetje të popullatës së goditur, ndërkaq edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë me aktivitetet e veta humanitare me qëllim të sigurimit të ndihmës atje ku është më se e nevojshme. Çdo donacion, pa dallim të vlerës së tij, paraqet mbështetje të jashtëzakonshme për familjet e goditura dhe do të ndihmojë në sigurimin e ndihmës së domosdsoshme dh etejkalimit më të lehtë të pasojave nga kjo gjendje. Ju bëjmë thirrje të gjithë së bashku ta tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë dhe të kontribuojmë në sigurimin e ndihmës për familjet e prekura”, thonë nga Kryqi i Kuq.
Llogaria e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së:
300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka komerciale me shenjën: ndihmë për qytetarët e pësuar në Gostivar.
Për donacione të mjeteve në valutë të huaj: NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11 SWIFT CODE: KOBSMK2X IBAN CODE: MK07300701000001228
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka sqaruar sot dhe situata epidemiologjike në qytet është stabile dhe më e qetë.
Ai tha se në zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm po ndihmojnë dhe ekipe nga qyteti i Shkupit, me qëllim që qytetarët sa më shpejt të kenë ujë të pijshëm dhe për përdorim të përgjithshëm.
“U bë mbledhja e shtabit të krizës në nivel shtetëror, poashtu edhe e shtabit lokal të krizës dhe dolëm më këto rekomandime. Situata epidemiologjike në qytet është dukshëm më e qetë, edhe ajo e furnizimit me ujë. Ndërmarrja Publike Komunalec e Gostivarit ka filluar bashkëpunimin me ekspert të ujësjëllësit nga Shkupi dhe së shpejti do te ketë edhe ujë për përdorim të përditshëm dhe për pije”, tha Limani.
Kujtojmë se ndalesa për përdorimin e ujit të pijshëm në Gostivar është ende në fuqi, teksa numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është ulur dukshëm dhe pacientë te hospitalizuar nuk ka.
LSDM-ja opozitare akuzon Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asgjë për dëmshpërblimin e bujqve.
Sipas LSDM-së stuhia shkatërroi shumë të mbjella në Strumicë dhe komuna të tjera, ndërsa familje të tëra përballen me të ardhme të pasigurt.
LSDM thotë se bujqit janë lënë të vetëm.
“Kjo Qeveri dëshmoi se bujqit nuk janë të rëndësishëm për të. Dhe kjo nuk është hera e parë që bujqit u lanë vetëm kur është më rëndë. Shkurtuan subvencionet për bujqit, në terren ndodh kaosi, çmime nënçmuese të blerjes dhe plasman i pasigurt. Nuk na duhet stuhi, Qeveria e VMRO-së është stuhia më e fuqishme për bujqit- si cunami e shkatërroi tërë sektorin. Kërkojmë që Qeveria të mbajë seancë të jashtëzakonshme dhe të marr vendim urgjent për dëmshpërblimin dhe ndihmë financiare për bujqit, tha Tanja Ilijoska, LSDM.
Pas 92 ditësh në paraburgim, ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini është liruar dhe nga sot do të mbrohet në liri.
Lajmi është bërë i ditur përmes një reagimi publik të familjarëve dhe mbështetësve të tij, të cilët kanë falënderuar të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe kanë shprehur solidaritet dhe përkrahje.
“Sot dua ta ndaj me ju edhe këtë gëzim, ashtu siç kemi ndarë së bashku edhe ditët më të vështira. Nga sot, Met Braja (Muhamedi) do të mbrohet në liri”, thuhet në reagim.
Në mesazh theksohet se Sejdini i qëndroi besnik bindjeve të tij gjatë gjithë periudhës së paraburgimit dhe nuk u dorëzua përballë sfidave.
“Meti besoi se e drejta vonon, por nuk harron. Ai nuk u nënshtrua, nuk u thye, por qëndroi stoik, me dinjitet dhe besnik ndaj bindjeve që ka mbrojtur gjithmonë”, thuhet më tej.
Familjarët kanë shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët që i mbështetën gjatë kësaj periudhe, ata e kanë cilësuar lirimin e Sejdinit si një fitore të drejtësisë.
Policia ka filluar të sanksionojë shoferët e trotinetëve elektrikë që nuk i përmbahen rregullave të reja ligjore. Ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor hynë në fuqi më 14 korrik dhe deri më tani janë lëshuar gjithsej 12 gjoba.
Sipas informacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme, deri më tani janë lëshuar tre gjoba për drejtimin e një trotineti elektrik pa helmetë mbrojtëse, për të cilën parashikohet gjobë prej 50 euro.
Përveç kësaj, policia ka lëshuar nëntë gjoba për drejtimin e një skuteri në zonat ku lëvizja e këtij lloji automjeti nuk lejohet, me një gjobë prej 80 euro.
Është regjistruar edhe një gjobë prej 100 euro për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të një trotineti elektrik.
MPB informon se të gjitha sanksionet e lëshuara deri më tani kanë të bëjnë me të rriturit dhe deri më tani nuk është konfiskuar asnjë trotinet elektrik.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili për herë të parë prezantoi statistika për pushimet mjekësore afatshkurtra, deri në 30 ditë, dhe ato afatgjata, mbi 30 ditë.
Sipas tij, mbi 300 mijë pushime mjekësore janë regjistruar gjatë vitit 2025.
Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe problemet gastrointestinale mbeten arsyet më të shpeshta për hapjen e pushimeve mjekësore.
“Dua të theksoj se viti 2021 ishte viti i pandemisë së COVID-19, kur numri i pushimeve mjekësore ishte shumë i lartë. Megjithatë, në vitin 2025 kemi një rritje prej 30 për qind, me mbi 300 mijë pushime mjekësore të regjistruara. Ajo që është e rëndësishme është se nuk është rritur numri i personave që shfrytëzojnë pushime mjekësore, por numri mesatar i pushimeve për çdo pacient. Mesatarja është rritur nga 1.8 në 2.3 pushime mjekësore për pacient. Sëmundjet që vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i pushimeve mjekësore janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe problemet gastrointestinale. Vetëm gjatë vitit të fundit janë regjistruar mbi 10 mijë pushime mjekësore për shkak të gastroenteritit", tha Klekovski.
Ndërkohë, numri i pushimeve mjekësore afatgjata, që zgjasin mbi 30 ditë, mbetet i qëndrueshëm në rreth 25 mijë raste në vit.
“Sa u përket pushimeve mjekësore afatgjata, numri i tyre mbetet i qëndrueshëm në rreth 25 mijë raste në vit gjatë viteve të fundit. Megjithëse nuk ka rritje të numrit të pushimeve, është vërejtur një rritje e ndjeshme e mjeteve të paguara për to. Shuma që paguhet për pushimet mjekësore është rritur disa herë, gjë që, sipas autoriteteve, tregon se është e nevojshme të hapet një debat më i gjerë për këtë çështje", sqaroi Klekovski.
Autoritetet paralajmërojnë kontrolle më të rrepta për pushimet mjekësore, pasi në pesë vitet e fundit numri i tyre është rritur për 33 për qind.
Ministria e Transportit njofton se katër kompani kanë paraqitur ofertat e tyre në thirrjen publike për furnizimin me 150 autobusë elektrikë dhe 75 stacione karikimi.
Sipas vlerësimit të komisionit, vetëm dy kompani i kanë plotësuar kriteret e pjesëmarrjes, ndërsa Xiamen Golden Dragon Bus Co., Ltd dhe YES‑EU DENMARK A/S YUTONG nuk i kanë përmbushur kushtet e kërkuara.
Në ankandin elektronik të mbajtur sot, ofertën më të favorshme e ka dorëzuar IKARUS Electric Zrt, në ofertë të përbashkët me EVN. Ministria informon:
“Pas vlerësimit të ofertave, Komisioni për prokurime publike konstatoi se nga katër ofertat e dorëzuara, sipas kritereve të përcaktuara në thirrjen publike, dy operatorë ekonomikë i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në ankandin elektronik: BMC Otomotiv Sanayi ve Ticaret A.Ş. dhe IKARUS Electric Zrt në ofertë të përbashkët me EVN. Sipas ankandit elektronik, çmimin më të ulët e dorëzoi IKARUS Electric Zrt me EVN — 3.120.956.004 denarë pa TVSH, që nënkupton 19.796.924 denarë pa TVSH për njësi autobus dhe 2.018.899 denarë pa TVSH për njësi stacion karikimi.”
Komisioni kompetent tashmë ka propozuar përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, ndërsa ka filluar afati ligjor prej 10 ditësh për paraqitjen e ankesave.
Ministria sqaron edhe afatet e dorëzimit të autobusëve dhe stacioneve të karikimit:
“Pas nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i përzgjedhur është i detyruar të realizojë furnizimin sipas dinamikës së mëposhtme:– 30 autobusë elektrikë dhe 15 stacione karikimi brenda 6 muajve nga nënshkrimi i kontratës;– 60 autobusë elektrikë dhe 30 stacione karikimi brenda 12 muajve;– 60 autobusë elektrikë dhe 30 stacione karikimi brenda 18 muajve.”
Ministria e Transportit thekson se procedura po zhvillohet në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurime Publike dhe standardet e transparencës.
Policia serbe arrestoi sot një shtetas maqedonas i cili goditi me kamion një shofer ambulance.
Sipas informacionit nga Departamenti i Policisë së Leskovcit, ai u gjet dhe u ndalua pasi kamioni i tij goditi shoferin e një automjeti ambulance në korsinë e ndalimit emergjent pranë Grdelicës.
I dyshuari u urdhërua të mbahet në paraburgim deri në 48 orë.
Aksidenti ndodhi dje pasdite pranë Grdelicës, kur një automjet ambulance që po transportonte një djalë 10-vjeçar nga Vranja në Nish u prish.
Shoferi doli nga automjeti për të rregulluar problemin kur një kamion u përplas me të.
Sipas informacioneve të deritanishme, kamioni ka goditur derën e hapur të automjetit, dhe dera ka goditur shoferin.
Ai ra dhe goditi kokën në beton, pas së cilës u transportua në Qendrën Klinike Universitare në Nish me lëndime të rënda.
Një mjeke që rastësisht u ndodh në vendin e aksidentit e mori djalin, i cili dyshohej se kishte apendicit, dhe e çoi me makinën e saj në Nish.
Mbi 30 persona pësuan lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna dje nga stuhia në Shkup dhe të njëjtit kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrat spitalore në kryeqytet.
Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë paraqitur 11 persona prej të cilëve 9 janë mjekuar në mënyrë ambulatore, një i është nënshtruar operacionit dhe një turist është hospitalizuar.
“Në spitalin tonë nga fillimi i motit të ligë janë paraqitur 22 pacientë, dy janë pranuar në trajtim spitalor, të tjerët janë trajtuar në formë poliklinike me lëndime më të lehtë. Prej atyre dyve, njëri pacient është operuar me thyere në pjesën e shuplakës, tjetri pacient i lënduar është turist që u lëndua nga rënia e një peme, që është me lëndime në pjesën e legenit, por nuk kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por kishte trajtim jo operativ”, tha Nebojsha Nastov.
Drejtori i Klinikës për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL), Igor Merxhanovski, në një deklaratë për MIA-n tha se një paciente me lëndim në kokë dhe frakturë të kërcirit të djathtë është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë. Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi për pacientët e lënduar dhe dëmet nëpër spitale, për të cilat tha se po sanohen.
“Në Qendrën Klinike Nënë Tereza, gjegjësisht TOARILUC, kanë ardhur 11 persona nga moti i ligë, tre janë me thyerje më serioze dhe trajtohen në mënyrë të duhur në klinikë. Po përcjellim dëmet në shtëpitë e shëndetit. Në Qendrën Klinike ka rënë pemë, por nuk ka të lënduar, në spitalin psikiatrik në Bardovcë njëjtë pa të lënduar, ku ishte ndalur për disa orë edhe rryma, por u rikthye”, tha Sasho Klekovski.
Pacientët kishin prerje dhe mavijosje, por ndodheshin në gjendje stabile. Njëri prej tyre u lëndua nga rrëzimi i një peme dhe degëve, një tjetër nga një llamarinë që ra nga çatia, ndërsa i treti nga tjegullat e rrëzuara, njoftojnë menaxherët e klinikave.
"Rasti i ujit të ndotur në Gostivar është edhe një konfirmim se institucionet nën këtë qeveri nuk funksionojnë kur qytetarët kanë më shumë nevojë për to. Pas tragjedisë në Koçan, asgjë nuk ka ndryshuar në thelb deri më sot. Ja, tani kemi Gostivarin, ku përsëri shohim një reagim të vonuar, heshtje institucionale dhe shmangie të përgjegjësisë", tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, në Tv Kanali 5.
Ai theksoi se përgjegjësinë duhet ta mbajnë të gjitha institucionet kompetente - nga Qeveria dhe autoritetet shëndetësore, deri te Instituti i Shëndetit Publik dhe të gjitha institucionet që kishin detyrim ligjor të reagonin në kohën e duhur.
"Për atë që po ndodh në Gostivar, përgjegjësia qëndron në të gjitha nivelet - nga niveli qendror në atë lokal. Deri më tani, nuk kam dëgjuar që ndonjë nga ministrat të ndihet përgjegjës. Pse shmangia e autoriteteve shëndetësore nuk ofroi asnjë përgjegjësi? Momenti kur 200 qytetarët e parë nga Gostivari u paraqitën në spital nuk do të thoshte asgjë as për autoritetet shëndetësore dhe as për Qeverinë. Reagimi fillestar erdhi vetëm pas pesë ose gjashtë ditësh", theksoi Spasovski.
Spasovski theksoi se është pikërisht ky lloj sjelljeje institucionale që tregon se si kjo qeveri po e udhëheq vendin.
"Duhet të pranohet. Duhet të pranohet se Koçani na ndodhi dhe se nuk ka ndryshim në sistem. Dhe se tani ajo që po ndodh në Gostivar po na ndodh, dhe institucionet kanë heshtur për një javë dhe nuk po bëjnë asgjë në atë moment", tha Spasovski.
Ai theksoi se publiku ende nuk ka përgjigje për pyetjet më të rëndësishme - cila ishte cilësia e ujit, sa teste u kryen dhe cilat ishin rezultatet e tyre.
“Deri më sot, nuk kemi përgjigje në lidhje me cilësinë e ujit, sa teste janë kryer e kështu me radhë. Nëse mostrat treguan se uji ishte i sigurt, atëherë duhet të përcaktohet se çfarë ka ndodhur, si janë kryer ato teste dhe nëse raportet e pasqyrojnë realisht situatën”, tha Spasovski.
Spasovski theksoi se Instituti i Shëndetit Publik ka një detyrim ligjor për të monitoruar vazhdimisht sigurinë e ujit të pijshëm dhe për të vepruar në kohën e duhur.
“Çfarë bëri Instituti i Shëndetit Publik? Ata janë të detyruar të kontrollojnë ujin, jo vetëm në një qytet, por në të gjitha qytetet”, theksoi Spasovski.
Stuhia e fortë që goditi disa vende të Shkupit, ka përfshirë edhe rajonin e Haraçinës.
Dëmet më të mëdha janë regjistruar në kulturat bujqësore, nga cka banorët thonë se kanë përjetuar humbje të mëdha.
“Dëme ka pas por jo shumë të mëdha, diku ndoshta ka më shumë. Mbulesat mi ka grisur, edhe ka thyer disa rrënjë. Askush nuk është lajmëruar, ju jeni të parët,” tha një banor.
“Janë të dëmtuara plotësisht mbulesat e bardhë ndër plantacione, pjesërisht do të thotë materiali i brendshëm është i dëmtuar, por gjithashtu edhe duhani i cili ka qenë i mbrojtur,” tha një tjetër banor.
“Ndihmesa nuk kemi prej askujt. Do të thotë ne jemi vetëm prej mëshirës së Zotit. Shteti nuk na ka ndihmuar. Ne jemi të detyruar të dalim në televizion me kërkuar ndihmë prej shtetit,” u shpreh një banor.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri tha për Alsat se kanë marrë masa të menjëhershme për të stabilizuar situatën, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e Ministrisë së Bujqësisë.
“Edhe bujqit intervenuan menjëherë dhe reaguan, na dhanë informacion se kanë edhe dëme në kulturat bujqësore. Qysh në orët e hershme të mëngjesit i komunikuam përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe e shqyrtuam mundësinë që të formojnë një komision që të dalin ti vlerësojnë dëmet që të ju dalim në ndihmë bujqve,” deklaroi Daut Beqiri (Kryetari i Komunës së Haraçinës).
Edhe pse stuhia zgjati relativisht pak, pasojat u ndjenë në disa pjesë të komunës, ndërsa ekipet punuan për normalizimin e situatës. Janë dëmtuar pemë, llamarina mbrojtëse, cati dhe rrugë. Pasdite situata u duk e normalizuar. /Alsat.mk
Është konstatuar nivel i rritur i arsenit në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Vallandovës, njoftoi Ndërmarrja Publike “Shërbimi Komunal”.
Sipas rezultateve të analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik në Shkup, prania e arsenit ka bërë që qytetarëve t’u rekomandohet të mos e përdorin ujin për pije deri në marrjen e rezultateve të reja që do të konfirmojnë sigurinë e tij.
Nga ndërmarrja komunale bëjnë të ditur se uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike, ndërsa tashmë po kryhen analiza dhe kontrolle shtesë në bashkëpunim me institucionet kompetente.
Qytetarët janë apeluar që të respektojnë rekomandimet zyrtare dhe të presin njoftimin e radhës përpara se uji të shpallet sërish i sigurt për konsum.