Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e tij ish-ambasadori gjerman

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum. Ai ka ndërruar jetë gjatë natës, në dhomën e tij të hotelit ku po qëndronte në Kavajë, pas një ftese që kishte marrë nga kryetari i kësaj bashkie. Sot paradite ai ka pasur një takim me një person, në hollin e hotelit, dhe personi në fjalë në orën 10:20 është paraqitur në recepsion. Zoti Wermer Daum nuk u…

Source

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes pasagjeri 19 vjeçar

Tragjedi në autostradën “Tiranë-Durrës”, me një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur. Sipas policisë, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B.

Source

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Udhëheqësi suprem i Iranit lëshoi një kërcënim të ri ndaj SHBA-së të premten, duke thënë se bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme mund të sulmohen përsëri nëse merret vendimi për ta bërë këtë. “Sulmi ndaj Bazës Ajrore Al Udeid nuk është një incident i vogël, por një incident i madh që mund të përsëritet”, citohet të ketë thënë udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei. Ai po i referohej…

Source

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, nuk dëshiron të transferohet në Spanjë tek Real Betis. Ai nuk ka pranuar opsionin për të kaluar në La Liga tek skuadra e Betis, e cila kishte prezantuar një ofertë konkrete për shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare. Ky qëndrim i Asllanit, ka shkuar në linjë të drejtë në këtë rast edhe me vendimin e klubit i cili gjithashtu ishte i pakënaqur me ofertën…

Source

DASH do të fillojë shkarkimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka njoftuar punonjësit e tij se do të pushojë nga puna qindra prej tyre “në ditët në vijim”, pas vendimit të kësaj jave të Gjykatës së Lartë që i lejon administratës së Donald Trump-it të vazhdojë me shkurtimet masive të vendeve të punës në të gjitha agjencitë federale. Financial Times shkruan se plani i administratës, i shpallur nga Sekretari i Shtetit Marco…

Source

Rama publikon pamjet nga aksioni në Lungomare: Një tjetër sipërfaqe publike u është rikthyer turistëve dhe qytetarëve

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Lungomare të Vlorës. Kreu i qeverisë shprehet se një tjetër sipërfaqe plazhi publik, u është rikthyer turistëve dhe qytetarëve. Ndërkohë bëri thirrje që të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës.

Source

Vijon dhe sot aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth

Vijon edhe sot në zonën e Thethit operacioni i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, për prishjen e ndërtimeve pa leje. Në vendngjarje ndodhen mjete të rënda (fadroma), të cilat po vijojnë me shembjen e objekteve të evidentuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin. Ky është dita e gjashtë e aksionit që ka nisur në bazë…

Source

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, viziton sot Kosovën

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, ndodhet sot për vizitë zyrtare në Kosovë, si pjesë e një turi diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Hanrahan do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe do të zhvillojë takime të tjera me përfaqësues të partive parlamentare. Kryetari i LDK-së…

Source

Shkodrani futet në një lokal në Durrës me sëpatë dhe kërcënon dy persona

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ka kanosur me sëpatë në ambientet e një loakli dy persona, pas një konlikti për motive të dobëta. Në pranga është vënë shtatasi E.DH banues në Shkodër. “Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me mjet prerës (sopatë), për shkak të një konflikti për motive të dobëta…

Source

21 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, ndërsa pesë prej tyre mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në zona me shkurre, pyje dhe bimësi të dendur, duke djegur mbi 91 hektarë sipërfaqe dhe rreth 20 rrënjë ullinj. Aktualisht, vatra aktive raportohen në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Në zonën e “Livadhi i Peladhisë”, në Bulqizë…

Source

Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret

Në kuadër të planeve për forcimin e buxhetit të ardhshëm të Unionit dhe frenimin e konsumit të produkteve të dëmshme, Bashkimi Evropian, po përgatitet për një goditje fiskale të paprecedentë ndaj industrisë së duhanit. Komisioni Evropian, po propozon një paketë të re taksash që parashikon rritje drastike të akcizave, si për produktet tradicionale të duhanit, ashtu edhe për alternativat moderne…

Source

Putini po planifikon një mega-ofensivë me 30 mijë ushtarët e Kim Jong-un

Plani i ri megaloman i Shtabit të Përgjithshëm rus! Sipas blogerëve rusë, ky plan synon që të vihet nën kontroll një pjesë e madhe e Ukrainës brenda këtij viti, duke i ndërprerë Ukrainës qasjen në Detin e Zi. Por edhe vetë blogerët pro luftës të Putinit kanë dyshime për suksesin e këtij super-operacioni. Sipas kanalit privat në Telegram “Razvedchik” (“Zbuluesi”), Shtabi i Përgjithshëm rus i ka…

Source

Ekspertja e turizmit: Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Edi Ramës në podkast

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga banorët e zonës, menjëherë pasi IKMT nisi shembjet e objekteve të paligjshme, nga inati se ajo ishte e ftuara e kryeministrit Edi Rama në podkast. Vetë Aida Gjeçaj ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt me askënd, por ka pohuar publikisht se zjarri në…

Source

Lufta në Ukrainë, Zelensky njofton se SHBA ka rifilluar furnizimet ushtarake

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se SHBA ka rifilluar furnizimet ushtarake për Ukrainën. Zelensky tha se zyrtarët e lartë në Kiev do të punojnë për bashkëpunimin ushtarak javën e ardhshme me të dërguarin special të Uashingtonit, Keith Kellogg. Ai riafirmoi se Ukraina kishte marrë sinjale të nivelit të lartë nga Uashingtoni dhe aleatët e saj të tjerë perëndimorë se…

Source

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar raportin paraprak hetimor të incidentit ajror në Ahmedabad të Indisë, kur nga rrëzimi i avionit humbën jetën 241 pasagjerët në të dhe shpëtoi vetëm një. Sipas asaj që ka zbuluar Byroja Indiane e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, vetëm pak sekonda pas ngritjes për të dy motorët e avionit Air India u ndërpre furnizimi me karburant. Të dy çelësat që kontrollonin…

Source

Jorida Tabaku: “Paketa e Maleve”, Kali i Trojës për Veriun. Duan t’i hapin rrugë investitorëve strategjikë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik. Sipas saj, situata e krijuar është pasojë direkte e të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”, që ajo e cilësoi si Kali i Trojës për veriun e Shqipërisë. “Paketa e Maleve nuk po zgjidh, por po grabit pronat e banorëve në veri. Është një ligj që po…

Source

Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, flet vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore

Vëllai i Liridona Ademajt Leonard Ademaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku ka rezultuar se Naim Murseli nuk ka të meta mendore. Ai ka thënë se për familjen Ademaj kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por sipas Leonardit, ata kanë besuar se Naim Murseli një gjë të tillë po e bën, vetëm për të zvarritur…

Source

Mësohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit indian ku kishin humbur jetën 260 persona

Raporti paraprak për aksidentin ajror të Air India, ku muajin e kaluar humbën jetën 260 persona, ka treguar se tre sekonda pas ngritjes nga pista, çelësat për furnizimin me karburant të motorëve janë kaluar pothuajse në të njëjtën kohë nga pozicioni “i ndezur” në “i fikur”, duke ndërprerë furnizimin me karburant të motorëve. Aeroplani Boeing 787 Dreamliner menjëherë filloi të humbiste lartësi…

Source

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan. Sipas MeteoAlb, kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe…

Source

❌